Irina

Dalin analizat e Luizit të ‘BBV2’

Banori i “Big Brother Vip”, Luiz Ejlli është vënë në fokus të medieve pas diskutimit për shëndetin e tij për shkak të deklaratave kontradiktore të këngëtarit.

Ai i tha Kiara Titos që vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërsa në “Prime”, këngëtarin e morën dhe e çuan në spital, ku në më pak se një orë doli përgjigja se ai ishte mirë dhe se analizat kishin dal normale.

Mirëpo “Kryefjala” së fundmi ka publikuar edhe rezultatet e analizave të Luizit, por duke se analizat tregojnë probleme shëndetësore për banorin e BBV2, kjo pasi ka norma të larta te disa.

Një nga analizat që ka dalë mbi normë, siç shihet dhe më poshtë është neutrofile, një shenjë që tregon disa sëmundje që vuan një person, por urojmë që Luiz mos i ketë.

Disa mjekë që i kanë parë analizat thonë se përgjigjet nuk janë dhe aq normale. Burime për media bëjnë me dije se këngëtari mund të vuaj nga bronkiektazi. Një sëmundje që prek muret e bronkeve, trash venat dhe mushkëria është më e predispozuar për të marrë infeksion.

Dalin analizat e Luizit të ‘BBV2’ Read More »

Pini një gotë me ujë të vakët në mëngjes dhe ja çfarë ndodh me trupin tuaj

Mënyra se si e nisim ditën është e rëndësishme, ndaj është e rëndësishme të praktikojmë një rutinë që do të përmirësojnë të gjithë gjendjen e organizmit. Është e vërtetë se pirja e një gote me ujë të vakët në mëngjes nuk do të zvogëlojë numrin në peshore kur e shkelni, por ky veprim përshpejton metabolizmin tuaj.

“Konsumimi i ujit të vakët ndihmon sistemin tretës dhe parandalon fryrjen, si dhe në nxjerrjen e lëngjeve të tepërta në trup”, pohojnë dietologët.
Largon infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes

Nëse keni një infeksion të fytit dhe sinusit, praktikoni të pini një gotë ujë të vakët në mëngjes.

“Nëse keni hundë të bllokuar, ndihmon në pastrimin dhe hapjen e rrugëve të frymëmarrjes sepse nxehtësia do të pastrojë më shpejt mukozën. Temperatura e lëngut që pimë mund të ndikojë edhe në simptomat e të ftohtit”, thotë doktorreshë Nesochi Okeke-Igbokwe.

Ndikon në shëndetin e dhëmbëve

Që një gotë me ujë të vakët në stomak bosh ndikon në shëndetin e dhëmbëve dihet më pak, por ekspertët tregojnë se kjo ndihmon të kemi dhëmbë të shëndetshëm.
“Për shkak të ujit të ftohtë, smalti mund të dëmtohet dhe kështu shkakton dhimbje” thotë mjekja, dhe paralajmëron që uji të mos jetë shumë i nxehtë. Këshillohet që të jetë në temperaturën e dhomës.

Stimulon tretjen

Uji i vakët stimulon qarkullimin e gjakut në zorrët dhe përmirëson tretjen.

Ajo shton se ndryshe nga uji i ftohtë, uji i ngrohtë hidratohet më shpejt. Në kombinim me ushqimin, ai shpërndan yndyrat më shpejt, të cilat për këtë arsye treten më lehtë.

Redukton dhimbjen

Uji i ngrohtë arrin rrjedhjen e gjakut në inde dhe mundëson relaksimin e muskujve, gjë që ndikon në uljen e dhimbjes.

“Ndihmon me të gjitha llojet e dhimbjeve, nga dhimbjet menstruale e deri te dhimbjet e kyçeve. Përveç kësaj, nëse pini ujë të ngrohtë para se të shkoni në shtrat, do të bini në gjumë më shpejt dhe do të jeni më të ngopur për më gjatë, kështu që nuk do të zgjoheni natën për ushqim. Dhe kur të zgjoheni, do të jeni të freskët”, thotë Okeke Igbokwe.

Pini një gotë me ujë të vakët në mëngjes dhe ja çfarë ndodh me trupin tuaj Read More »

Produksioni i ‘BBV’ merr vendimin e papritur në lidhje me Luizin

Puntata aq shumë e komentuar e “Big Brother Vip Albania” e datës 10 janar 2023 është fshirë nga kanali zyrtar në Youtube.

Ndodhitë e asaj puntate po diskutohen akoma edhe sot, ndërsa produksioni i “BBV” e ka parë të arsyeshme ta zhduk fare.
Në atë puntatë Luiz Ejlli u dërgua gjatë transmetimit “live” në spital për të kryer ekza minimet e nevojshme mbi sëmundjen që ai rrëfeu se kishte disa ditë më parë.

Produksioni i “Big Brother Vip” mbrëmjen e 10 janarit nxorri rezultatet e analizave të një sëmundje të rrallë për më pak se dy orë.

Kujtojmë se personazhet firmosin një kontratë që përfshin një penalitet shumë të lartë nëse “njollosin” emisionin dhe televizionin.

Për pak, Luizi desh nxorri zbuluar produksionin se në fakt i kishte fshehur diçka tepër serioze, që duhet të ishte konstatuar nga testet dhe ekzaminimet e tyre që në fillimet e spektaklit.

Mirëpo, pas disa bisedash në dhomën e rrëfimit, historia e Luizit ndryshoi rrugës, ndërsa përgjigjet e ekzaminimeve të tij dolën brenda një afati kohor prej dy orësh që publiku i gjërë vazhdon ta kundërshtojë herë pas here duke treguar jo besueshmëri. Që pas këtij momenti rrjeti ka shpë rthyer.

Produksioni i ‘BBV’ merr vendimin e papritur në lidhje me Luizin Read More »

Pas trazirave të fundit në ‘BBV’, reagojnë prindërit e Kiarës: ‘Ja çfarë duhet të kishte bërë që në fillim’

Tensionet dhe situatat e ndodhura së fundmi në BBV, janë komentuar ditën e sotme në studion e “Ftesë në 5”, ku të pranishëm me anë të një lidhje skype kanë qenë prindërit e Kiara Titos.

Teksa kanë analizuar lojën e Luizit dhe Kiarës në Big Brother VIP, babai i Kiarës u shpreh se e bija duhet të ishte treguar e prerë që në momentin e parë që mori vesh gënjeshtrën e Luizit, pasi sipas tij, ky i fundit është treguar cinik.
Babai i Kiares: Dua të përshëndes Arbanën që arriti të menaxhonte një emision që mund t’i dilte nga duart. Kiara është kjo që është, ata janë të kushtëzuar nga të drejtat personale, i mungon privatësia, Kiara ka nevojë të rrijë vetëm. Me thënë të drejtën unë u shokova e besova, më vinte keq për Kiarën, Luizi e fitoi krejt besimin e Kiarës, ai është një lojtar shumë i fortë por duhet të ketë kujdes se këmbënguljen nga cinizmi e ndan një vijë e hodhe dhe ai mu duk cinik. Kiara mu duk pak e ekzagjeruar, duhet të ishte e prerë që në fillim.

Nga ana tjetër e ëma e Kiarës është shprehur se ndihet shumë e prekur nga komentet negative në rrjete sociale për Kiarën.

E ëma e Kiares: Ne u shqetësuam jashtëzakonisht me thënë të drejtën për Luizin. Nuk u fokusuam shumë në marrëdhënien mes tyre. Ne menduam që Kiara të hiqte dorë që dje nga lekët për të ndihmuar Luizin. Këta rrinë deri në 3-4 të mëngjesit dhe ne bashkë me ta por ata flenë deri në 12 ndërsa ne duhet të ikim në punë. Mua më prek më shumë kur lexoj sharjet për Kiarën në rrjete sociale, ajo nuk i meriton.

Pas trazirave të fundit në ‘BBV’, reagojnë prindërit e Kiarës: ‘Ja çfarë duhet të kishte bërë që në fillim’ Read More »

Kiara flet për reagimet e banorëve pas rrëfimit të Luizit: ‘Ulërisnin në oborr, po na pl as zemra’

Në një bisedë me Efin dhe Luizin, Kiara tha se ajo priste më shumë dashamirësi nga banorët pasi çështja e Luizit trazoi gjithë shtëpinë.

Kiara: Jemi njerëz, po na p las zemra.

Efi: S’kanë pikë emocioni!

Kiara: Kujtojnë këta se jam e lumtur me këtë situatë, po rrinin ulërisnin nëpër oborr!

Ronaldo: Disa këtu menduan që me këtë gjë bëhet e sigurt ikja e Luizit dhe kështu iu hapet rruga!

Efi: Unë në këtë pikë nuk mendoj dot për lojën!

Kiara flet për reagimet e banorëve pas rrëfimit të Luizit: ‘Ulërisnin në oborr, po na pl as zemra’ Read More »

V des në spital 41-vjeçari, përdori stimulues për marrëdhëniet sek*uale

Ka ndë rruar jetë ditën e sotme një 41-vjeçar në Spitalin e Prizrenit.

Dy shohet paraprakisht se 41-vjeçari përdori mjete stimuluese për marrëdhënie sek suale.

Bëhet me dije nga mediat kosovare se v iktima po qëndronte i shtrirë dhe siç dy shohet kishte përdorur stimulues për marrëdhënie se ksuale.

Lajmin për vdekjen e vi ktimës e ka konfirmuar dhe Shaqir Bytyqi, zëdhënës i po licisë rajonale të Prizrenit.

“Sot rreth orës 07:00 është raportuar nga Spitali Rajonal i Prizrenit që një pacient i cili ka qenë i shtrirë mashkull 41 vjeç ka nd ërruar jetë. Po licia ka dalë në vendin e ngja rjes dhe pasi kanë marrë raportin e mjekut, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i vi ktimës u është liruar familjarëve”.

V iktima dy shohet se ishte shtrirë në spital për shkak të përdorimit të stimuluesve.

V des në spital 41-vjeçari, përdori stimulues për marrëdhëniet sek*uale Read More »

Kiara përballet sërish me Luizin: ‘Jam aq keq sa them ishalla…’

Kiara dhe Luizi janë përballur sërish mbrëmjen e sotme. Me fjalë të ashpra Kiara i ka kërkuar mos t’i flasë dhe mos t’i afrohet më , ndërkohë që Luizi vazhdimisht i kërkonte të falur pas asaj se çfarë ndodh dje në spektakël.

Kiara: Unë me ty nuk dua të kem më punë, më rri larg, më lër hapësirë se po çmendem, me mua nuk ke më punë fare. Nuk kam më besim te ty, e kupton këtë? Nuk di si ta them më troç, edhe vendi të hapet këtu, ti me mua s’ke më punë. Më rri larg! Nuk të shoh dot në sy, më është kthyer në një gjendje shumë të keqe!

Luizi: Nuk e pranon faljen time?

Kiara: Më lër të qetë të lutem, mos mu afro më, nuk dua më shpejgim nga ty, mu hiq sysh, nuk të dua më fare . Nuk mundem më , po më plas zemra, jam aq keq sa ishall them dal të shtunën!

Kiara përballet sërish me Luizin: ‘Jam aq keq sa them ishalla…’ Read More »

Gjinekologu i njohur trazon rrjetin me deklaratën befasuese: ’30-vjeçaret quhen plaka…’

Mjeku gjinekolog Shkëlqim Balili, në një intervistë për “Vizioni i Pasdites”, ka folur për shtatëzanitë te brezi i ri dhe se kur është sipas tij mosha ideale që vajzat të bëhen nëna.

Mjeku tha se mosha ideale për shtatëzani tek vajzat është nga 19-28 vjeç, ndërsa për moshat nga 30 vjeç e lart, mjeku i cilësoi si “plaka”.

“Ne na mungon informacioni. Ne duhet që në të gjitha spitalet dhe qenrat shëndetësore të ketë formator, njerëz të trajnuar për pr oblemet shëndetësore. Ata janë njerëz të rinj, të cilët janë trajnuar shumë mirë për shtatëzaninë dhe aktivitetin se ksual. Mjekët gjinekologë duhet të flasin nëpër shkolla.

Ne nuk duhet të bëjmë ab orte, janë të dë mshme. Mosha për të linduar është deri në 30 vjeç. Mua më janë dukur vajzat 30 vjeç që vijnë për të lindur si plaka. Femra 19 vjeç ka mbaruar adoleshencën, është pjekur dhe deri në 28 është lindja normale. Organizmi është i perdispozuar për të dhënë vitalitet. Duhet të bëjnë deri në tre fëmijë”, tha mjeku.

Gjinekologu i njohur trazon rrjetin me deklaratën befasuese: ’30-vjeçaret quhen plaka…’ Read More »