Irina

Dikur saldator, sot perandor ari në Afrikë, historia e pazakontë e shqiptarit: Si bleva rastësisht një diamant

Baki Balliu është biznesmeni shqiptar që ka një histori të vertetë suksesi. Ai njihet si perandori shqiptar i diamanteve në Afrikë.I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Bakiu ka treguar historinë e jetës se si nga saldator, u kthye në një biznesmen të fuqishëm dhe në krye të Dhomës Afrikane të Tregtisë.

Ai ka rrëfyer se fillimisht emigroi në Gjermani, mori një zanat dhe fal njohjes që krijoi me partnerin e tij, shet diamante dhe ar kudo në botë.

“Unë kam një minierë bashkë me një partner në Afrikë, ku punojmë, gërmojmë dhe i gjejmë diamante dhe arin.

Diamanti nuk vlerësohet sipas madhësisë, por sipas prerjes dhe pastërstisë. Mua më ndodh që i gjej dhe i shes shumë lirë. Ka edhe diamant artificial që nuk kanë vlerë. Unë i dalloj.

Unë kam shkuar në vitin ’90 nga Mitrovica në Gjermani. Atje mbas një kohe kam filluar shkollën, dhe pas dy vitesh jam bërë saldator. Mbas vitit 2000, isha me partnerin tim, një nga më të fuqishmit në Europë dhe ai shkonte në Afrikë një herë në vit. Kështu bëra edhe unë, punoja me të.

Çështjet e diamantave e kam parë në film. Në Gjermani isha në panaire dhe atje kam njohur partnerin tim. Ai është çifut, ka shumë vite me këtë punë. Kështu lindi ideja.

Unë fillimisht, kam shkuar pa djeni të madhe, për të parë se çfarë është. Nëse kisha mundësi të bëja diçka apo jo. Unë kam shkuar si një lloj turisti. Edhe krejt rastësisht e kam bërë biznesin e parë. Unë kam blerë një gur që mu duk shumë i shtrenjtë, ishte 13 mijë euro. thash gjithë atë kohë që isha atje, të rrezikoj. Edhe pasi erdha në Gjermani, e çova te ky partneri dhe ai nuk e diti. Por ai diamant ka pasur vlerën 400 mijë euro dhe e përpunoi. Aty filloi ideja për të marrë sërish.

Njerëzit lokalë janë shumë të butë, nuk dinë të thonë jo. Të ndihmojnë gjithmonë. Ka vende ku gjendet ari, ka vende ku gjendet diamanti”, u shpreh Balliu./abcnews.al

Dikur saldator, sot perandor ari në Afrikë, historia e pazakontë e shqiptarit: Si bleva rastësisht një diamant Read More »

Rrëfimi i këngëtares së njohur shqiptare: ‘Kisha frikë mos bëja gabime kur performova para Enverit’

Paro Ziflaj, këngëtare e njohur e polifonisë dhe muzikës popullore, ka rrëfyer në “Vila 24” fillimet e daljes së saj në skenë dhe performancën para Enver Hoxhës ku së bashku me grupin e saj i kënduan këngën “rrofsh sa mosh e kësaj toke”.

Ajo tregon emocionet që e shoqëronin gjatë kësaj performance, pasi, siç shprehet, nëse do të bëje një gabim, akuza do të ishte se “gabimi ishte bërë me qëllim”

Ka vende që janë larg dhe nuk shkon nëpër koncerte?

Ka vende që janë larg. Edhe pagesat nuk janë të mëdha që të të joshin. Ne nuk rendim pas pagesave, por kjo është punë, lodhesh. Nuk është tralala. Puna fillon që nga përgatitja e valixhes, këpucët, fustani, çfarë të veshësh. Ka gjëra që të stresojnë. Sa më shumë të njihesh në publik, aq më shumë përgjegjësi ke.

Si ishte ai momenti kur t’u besua kënga “rrofsh sa mosh e kësaj toke”. Kënga e kënduar në prezencë të tij pak para se të ndahej nga jeta?

Në 1983 e kënduam ne këngën. Ne bënim prova si gjithmonë. Tekstin e ndërtuan disa poetë se atëherë ishte kulti i individit, kush e kush të këndonte për Enverin. Të gjitha rrethet bënin këngë për Enverin dhe mendonin se do të merrnin çmime se kështu ishte koha. Ne bënim prova 3 muaj para se të shkonim në festivale. Kompozimin e bënim vetë. Kur bënim provat, ishte këngë e zakonshme. Kur shkuam në festivalin e Gjirokastrës ku ishte mbushur kalaja, u ngritën në këmbë. Ne thamë “paskemi qenë të mirë ne”. Këngët fituese i sillnin në Tiranë, në koncertin qeveritar. Aty kishim rastin që ishte edhe Enver Hoxha.

Shumë sepse një fjalë të lëvizte…

Emocioni si frikë është. Një lloj ndëshkimi të jepnin nëse do bëje një lapsus dhe të thonin “e bëre me qëllim”. Te pallati i Sportit “Asllan Rusi” që kënduam, e pamë që po përgatitej skena. Pastaj pamë që Enveri hyri nga dera tjetër. E kënduam këngën me pak emocione. Erdhën të gjithë këta që na shoqëronin dhe dolëm.

Nëpër skena jo, por ka që e kërkojnë nëpër lokale. Por kur janë shumë njerëz janë me bindje të ndryshme, nuk e këndoj, se u prishet gëzimi i familjes.

Ishte ky moment që ka ndikuar në karrierën tuaj kjo këngë?

Jo. Ne ishim të diktuar atëherë të këndonim këngë për Enverin. Ne bënim çfarë na thonin. Të gjithë donin të këndonin për Enverin në atë kohë.

Rrëfimi i këngëtares së njohur shqiptare: ‘Kisha frikë mos bëja gabime kur performova para Enverit’ Read More »

Kejvina dhuron skena ‘të nxehta’ teksa i bën masazh Amosit

Modelja Kejvina Kthella ka “dhuruar” momente er otike në shtëpinë e Big Brother VIP mbi shpinën e Amos Mujo Zaharia.

Kejvina i ka bërë masazh Amosit teksa ky i fundit dëgjohet të reagojë i kënaqur nga fërkimi i modeles.

Ndërkohë aty pranë është edhe Kristi që sheh këtë moment dhe reagon duke qeshur.

Amosi i drejtohet Kristit dhe thotë: “O Krist plak, ça duarsh të arta mor plak“.

Kejvina dhuron skena ‘të nxehta’ teksa i bën masazh Amosit Read More »

Deklarata e fortë e Luizit: ‘Po kaluam të shtunën, Kiarën do e shoh si konkurrente’

Pasi Kiara Tito i tha se “nuk do ta shohë me sy” dhe se nuk dëshiron që t’i përmendë emrin, Luiz Ejlli duket se ka vendosur që ta shohë atë si konkurrente.

Gjatë një bisede me këngëtaren, Nita, Luizi ka thënë se tani e tutje do ta shohë moderatoren si konkurrente.

Pjesë nga biseda:

Nita: Ti je i sigurt se edhe Kiarës i pëlqen apo çfarë?

Luizi: Këtë e di veç Kiara dhe aktualisht që flasim as mua nuk më besohet që po e them, po kaluam të shtunën, unë Kiarën do e shoh thjeshtë si konkurrente. As nuk do i flas, as nuk do merrem, meqenëse kjo është dëshira e saj. Më lër të qetë pak, kaq. Dhe unë do e lë

Nita: Domethënë ke vendosur që të respektosh fjalën e saj

Luizi: As që bëhet fjalë

Nita: Bravo

Luizi: Dhe unë do e lë të qetë dhe do kthehem nga këta, po do të kthehem me tanë ça ka, me shpirt, me zemër, me gojë, me trup, me çfarë të mundem.

Deklarata e fortë e Luizit: ‘Po kaluam të shtunën, Kiarën do e shoh si konkurrente’ Read More »

Djali i Hueda El Sayed festoi dje ditëlindjen, Thierry i bën dedikimin emocionues: Më të fortë së bashku

LUSKENBURG- Djali i Hueda El Sayed ka festuar ditën e sotme ditëlindjen e tij të tetë. Babai i tij, Thierry i ka bërë djalin një dedikimin emocionues Gabrielit. Vogëlushi po rritet me babain e tij, i cili pas nda rjes nga jeta të artistes ka marrë edhe atësinë e vogëlushit.

“Gëzuar ditëlindjen biri im i mrekullueshëm!!

8 vjeç sot sa djalë i madh tani!!

Jam shumë krenar për ty Gabriel!

Te dua shume!!

Më të fortë së bashku!!

Babi jot”, shkruan Thierry.

Hueyda El-Sayed h umbi jetën në 23 nëntor të vitit 2021 pasi vuante nga kanceri në gji. Ajo vd iq në Luksemburg duke u largua nga publiku dhe ekrani shqiptar. Ajo u bë e njohur si balerinë, këngëtare, shkrimtare, etj.

Djali i Hueda El Sayed festoi dje ditëlindjen, Thierry i bën dedikimin emocionues: Më të fortë së bashku Read More »

Kiara flet për Luizin: Nuk e besoj dot, prandaj i preva gjërat

Armaldo në një bisedë me Kiarën i tha asaj se një ditë gënjeshtra që Luizi ka thënë do e dënojë.

Armaldo: A do ta dënojë gënjeshtra , se ai ka gënjyer se kur gënjen është vështirë të kthehet besimi!

Kiara: Prandaj i preva gjërat, është shumë e vështirë, se tani çdo shpjegim që ai do japë unë do e kem të dyshimtë. Nuk do arrij dot ta besoj.

Armaldo: Njeriu i vërtetë nuk njihet këtu se jemi në lojë!

Kiara: Por por njeriu nuk mund të gënjejë në këtë mënyrë edhe për lojë!

Armaldo: Ne nuk ia hapim dot zemrën, i takon ati ta vendosë!

Kiara flet për Luizin: Nuk e besoj dot, prandaj i preva gjërat Read More »

Luizi merr fuqitë: A e di se ça do bëhet kur unë të hap sytë të dielën në mëngjes?

Luiz Ejlli ka vendosur që nëse nuk eliminohet të shtunën mbrëma, të merret me gjithë banorët që ‘i bënë gjyqin’ gjatë spektaklit të kaluar të “Big Brother VIP2”.

Teksa bisedonte me Tea Trifonin jashtë në oborr, ai tha se nëse “çohet të diel në mëngjes në shtëpinë e BB VIP, a e di se çfarë do të bëhet këtu?”.

Luizi: A e di se çfarë do bëhet këtu, me hap sytë unë të dielën në mëngjes në këtë shtëpi?

Luizi: Për këtë që po më bëjnë. Se po ta shohësh ndryshimin e Deas me ditën e nominimit, e shkreta është duke u torturuar shumë. Se i tha Amosit “pse jam unë në nominim?”, thua ti Amosi e ka vendosur. Duhet të përfshihesh në çdo lloj debati, edhe tema pa lidhje. Ja futi gjithkund.

Te karaokja e llogariti “a të këndojë këtë këngën vetë Dea”, a kupton? Janë pjesë e lojës, ok, thjesht jam duke të thënë se unë që po rri si budalla, nuk është duke më shpëtuar gjë jo.

Luizi merr fuqitë: A e di se ça do bëhet kur unë të hap sytë të dielën në mëngjes? Read More »

Bjordi: ‘Jam traumatizuar, lidhja që kam pasur publike më ka bërë tjetër njeri’

Bjordi Mezini u bë pjesë e “Big Brother VIP2” mbrëmjen e së martës dhe banorët e tjerë janë kuriozë që të dinë sa më shumë rreth tij.

Teksa po bisedonte me Olta Gixharin dhe Luiz Ejllin, ky i fundit e pyet nëse është i dashuruar jashtë.

Bjordi: Jo, unë kam dikë, por jam beqar si status këtu brenda. Jo se kërkoj dikë por them…

Luizi: Domethënë je me dikë jashtë, por i ke thënë kësaj për periudhën që jam brenda jam beqar
Bjordi: Jo, jo. Po ta them ty. Nuk dua të më ndikojë lojën, as juve

Më pas regjisori i njohur foli gjithashtu edhe për lidhjen e tij publike, për të cilën tha se ka ndikuar.

Bjordi: Në rastin tim, lidhja publike është një çështje që më ka traumatizuar jo pak

Olta: Po ke të drejtë

Luizi: Për mirë apo për keq?

Bjordi: Për si jam ndërtuar unë, vëmendja mediatike dhe përfshirja e publikut dhe mediave, ka qenë diçka që ka ndikuar jo pak. Jo vetëm në lidhjen time por edhe në karakterin tim. Gjë që më ka bërë të kuptoj se disa gjëra të jetës time nuk duhet ti ndaj më kurrë.

Bjordi: ‘Jam traumatizuar, lidhja që kam pasur publike më ka bërë tjetër njeri’ Read More »