Detaje të reja mësohen nga ngjarja e rëndë që tronditi komisariatin e Durrësit mbrëmjen e sotme.
Nënkomisari Arben Pjeçi i dha fund jetës me armën e shërbimit, brenda ambienteve të zyrës.
Shkak dyshohet se është bërë vendimi për ta shkarkuar nga detyra, pasi siç njoftoiu policia E durrësit, nënkomisari ishte dënuar me vendim të formës së prerë për “plagosje të lehtë”.
57-vjeçari Pjeçi si pasojë e një konflikti me komshiun polic, që përfundoi me plagosje, ishte dënuar me punë në komunitet.
Fillimisht sherri ka nisur mes grave të fqinjëve dhe më pas ka vijuar mes burrave. Situatë që ka argravuar në plagosje me dashje.
Pas sherrit në vitin 2022 Arben Pjeçi është denoncuar dhe kanë nisur hetimet që çuan në gjykimin e tij.
Arben Pjeçi, kishte 35 vite karrierë në radhët e policisë.
Ai ishte baba i dy fëmijëve.
Pas ngjarjes së rëndë po hetohet për të kuptuar pse askush nuk e ka dëgjuar krismën e armës së shkrepur brenda ambienteve të policisë së Durrësit.
Pjeçi u gjet i vetëvrarë brenda zyrës së tij rreth orës 16:15, pas denoncimit të familjarëve se kishin humbur kontaktet me të./albeu.com.
Ditët e fundit Europa është duke u përballur me përhapjen e fruthit, ku raste të shumta janë regjistruar edhe në vendin tonë.
Mjeku pediatër Kujtim Ibrahimi në një intervistë për median, tha se fruthi mund të shmanget përmes kryerjes së vaksinës, e cila sipas tij shpesh herë shmanget nga prindërit e fëmijëve me frikën se ajo mund të shkaktojë autizëm.
Më tej mjeku ka theksuar se fruthi mund të fatal, pasi mund të sjellë komplikacione tepër të rënda që mund të shkojnë deri në infeksion truri ose vdekje dhe vaksinimi ajo është e vetmja mënyrë për shmangien e virusit dhe garantimin e shëndetit të fëmijëve.
“Ka mjaft refuzime të bërjes së vaksinës së fruthit me aludimin se ajo mund të shkaktojë autizëm, por kjo nuk është e provuar. Çdo fëmije i vaksinuar është i mbrojtur përjetë nga fruthi. Fëmijët e pavaksinuar rrezikojnë të përballen me komplikimet e fruthit, që janë tepër të rënda.
Jemi përballur me situata shumë të vështira, ka pasur infeksion të trurit që është edhe rasti më i rëndë që shkakton vdekje ose probleme të rënda neurologjike. Ky virus përhapet përmes pështymës, ajrit dhe kjo ndodh kur këta fëmijë shkojnë në vende me grumbullime njerëzish.
Të gjitha statistikat tregojnë se të sëmurët me fruth janë të pavaksinuar. Vaksina e mbron fëmijën nga këto komplikime. Që të gjithë ata që nuk kanë bërë vaksinën e fruthit duhet ta bëjnë atë”, u shpreh ai.
Ndonëse tejet të rezervuar në dhënien e informacionit, hetuesit italianë duket se janë afër zbardhjes së vrasjes së shqiptarit Bledar Dedja. Këtë të enjte, mediat italian shkruajnë se ka dyshime se 39-vjeçarit i është bërë pritë dhe vrasja ka qenë e planifikuar.
Hipoteza kryesore është se viktima ka lënë takim me vrasësin. Ky i fundit dyshohet të ketë ardhur me makinë, të cilën e ka parkuar pranë mjetit të Dedja. Nuk përjashtohet edhe mundësi që shqiptari të jetë goditur fillimisht brenda këtij automjeti.
Sa i takon makinës se shqiptarit, në dritë del një tjetër detaj. Karabinierët e gjetën Mercedesin të mbyllur dhe çelësat e zhdukur. Për të hapur mjetin e viktimës ata përdorën çelësat rezervë që kishte në shtëpi. Nuk përjashtohet mundësi që çelësat i ka marrë vrasësi.
Bledar Dedja u vra pasditen e së shtunës në pyjet e Paderno del Grappa, në Asolo të Treviso-s. Trupi i tij i pajetë u zbulua mëngjesin e së dielës, i goditur të paktën 20 herë me thikë. Pavarësisht hetimeve intensive, deri më tani nuk ka ende një autor të dyshuar. As arma e krimit nuk është gjetur.
Dyshimet kryesore të hetuesve janë se kemi të bëjmë me një krim pasioni. Deri më tani janë marrë me dhjetëra persona në pyetje, ndërsa në analizë të detajuar është marrë telefoni i viktimës për të kuptuar se me kë ka biseduar e me kë kishte lënë takim atë pasdite.
Tre shtetas shqiptarë të arrestuar gati një vit më parë gjatë një aksioni anti-kanabis në Burnley të Britanisë së Madhe janë dënuar me burg.
Sabian Kasaj, 21-vjeç, Nikoll Kaza, 23-vjeç, and Adrian Paluca, 25-vjeç u dënuan me nga 21 muaj burg secili, pasi u gjetën duke kultivuar bimë narkotike kanabis në bodrumin e një dyqani të boshatisur në Burnley.
Ata thanë se kishin shkuar në Britani për një jetë më të mirë, por ishin detyruar të punonin si fermerë kanabisi për të shlyer borxhet ndaj trafikantëve.
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Fier.
Ngjarja është regjistruar në orën 19:10, në aksin rrugor “Fier-Roskovec”, në vendin e quajtur “Kthesa e Marinzës”.
Policia bën me dije se shtetasi O. F., duke drejtuar automjetn tip “Golf” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, dhe për pasojë ka dalë nga rruga.
Për pasojë, është dëmtuar shtetasi O. F., i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Një grua, e identifikuar si Sara, gjatë një interviste, ka rrëfyer historinë e trishtë të jetës së saj, që nis me përdhunimin që në moshën 13-vjeçare.
Ajo tregoi se është abuzuar seksualisht nga të njëjtët persona, për gati tetë vite.
“Ndodhte nëpër makina, hotele, ferra, ku të ishin… Shoqet e mia më shihnin shenjat, nuk e morën kurrë guximin të më pyesin apo të më thoshin a ke nevojë për ndihmë. Ata më thoshin po tregove gjë, do të të vrasim”.
Për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme, Sara nuk e mori dot guximin të denonconte autorët.
“Kam tentuar të largohem, kur ata kryenin aktin makabër, unë i godisja dhe ofendoja. Por, mora guximin për të ikur 2 vite më vonë. Doja të nisja një jetë të re, por ishte e pamundur. Nuk i shkova dot deri në fund, nuk i denoncova dot. Frika më e madhe ishte se ata nuk vepronin vetëm”.
Nisi një jetë të re, por ra sërish viktimë e një përdhunimi, nga i cili mbeti shtatzënë.
“Më pas u abuzova prapë, solla në jetë një fëmijë. vendosa ta mbaja fëmijën. E denoncova dhe personi që abuzoi me mua, bëri vetëm dy vite burg. Po e rris e vetme fëmijën. Kushtet ekonomike nuk i kam, pa punë jam. Shpesh, fëmijës i mungojnë gjërat elementare”.
Me dhimbje, Sara tregon rastet kur bashkë me fëmijën flenë pa ngrënë.
Megjithatë, apeli i saj i vetëm është të ketë mbrojtje, pasi kërcënohet vazhdimisht nga abuzues dhe familjarë të tyre.
“Ka raste që flemë pa ngrënë. Kërkoj që shteti të më mbrojë mua dhe fëmijën tim nga këta persona. Kam që në korrik që marr mesazhe kërcënuese. Më ka thënë ‘e dimë shumë mirë ku ndodhesh, nëse i bën publike këto mesazhe, do të të çojmë në Holandë dhe do marrin 300 mijë euro. I kam çuar letrat në Prokurori dhe më ka sjellë letër për mosfillimin e çështjes, pasi për prokuroren këto nuk janë kërcënime”.
Ai ishte martuar pak ditë më parë dhe kishte shkuar në Itali nga Shqipëria, të shtunën së bashku me motrën e tij, për të festuar ditëlindjen e kushërirës së tij me të cilën ishte shumë afër, duke konfirmuar se sa e rëndësishme ishte për të që të mbante lidhje të ngushta me të afërmit.
Për fat të keq ai e ka pritur vdekjen në rrugë. Ky është fati tragjik i 30-vjeçarit Dorjo Duka, banues në Tiranë, i cili humbi jetën natën e së dielës së 21 janarit pas përplasjes së tmerrshme kokë më kokë që ndodhi në Ponte Meduna, përgjatë Pontebbana, në Pordenone, mes makinës “Fiat Grande Punto” me të cilën ai drejtonte dhe një “Mercedes CLA”, drejtuesi i të cilit kaloi papritur në korsinë e kundërt.
Dorjo ishte kushëriri i moderatores së njohur Kiara Tito, e cila dje bëri një reagim prekës për të
Një lajm që na tronditi të gjithëve familjarisht. Një nga njerëzit me shpirtin më të mirë, por aq i mirë ishe sa zoti të deshi për vete. U prehsh në paqe kusho”, shkroi Kiara ditën e djeshme.
I vetmi ngushëllim në dramën që po përjetojnë të dashurit e tij dhe komuniteti shqiptar i zonës, është kushëriri njëzet e pesë vjeçar që ishte në makinë me të, i transportuar në kushte shumë të rënda për në spitalin e Pordenones, duket se po përmirësohet pak.
Prokurori i Prokurorisë Publike të Pordenone, Federico Baldo, i cili si zakonisht hapi procedimin penal për veprën penale të dyshuar të vrasjes në rrugë (të rënduar nga dëmtimet shumë të rënda që i janë shkaktuar edhe pasagjerit të Puntos), ku përfshihej drejtuesi i Mercedesit, një 45-vjeçari nga Codogne, në zonën e Trevisos, nuk e gjykoi të nevojshme kryerjen e autopsisë së trupit të viktimës, pasi ishte e qartë se vdekja ishte vetëm për shkak të traumave shumë të rënda të raportuara në aksident. Prandaj, në orët e ardhshme Prokuroria Publike do të lëshojë autorizimin për varrimin dhe kështu familja do të mund të riatdhesojë trupin e të dashurit të tyre në Tiranë, ku do të bëhet varrimi.
Dorjo Duka, një i ri gazmor, gjithmonë i disponueshëm, i cili punonte në një kompani ndërtimi dhe, siç u përmend, ishte shumë i afërt me familjen e tij, la në dhimbje të pafund gruan e tij Irisin, me të cilën ishte martuar më 12 janar 2024 pas mbi gjashtë vitesh të fejesës, prindërit, një vëlla dhe një motër në pritje (në një muaj do të lindë) një djalë të vogël që nuk do ta njohë kurrë dajën e tij, të gjithë të emigruar në Belgjikë.
Studio “3A-Valore SpA”, një kompani e specializuar në nivel kombëtar për dëmshpërblimin e dëmeve dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve, së bashku me avokatët Laura Fagotto e Bar Pordenone, mbron ligjërisht anëtarët e familjes.