Irina

Çfarë i komunikon Olta fshehurazi Luizit? Aktorja fshihet brenda tualetit dhe…

Komunikimi brenda tualetit është i ndaluar brenda ‘Big Brother VIP Albania’.

Për këtë shkelje rregulli, dolën në nominim Luizi, Maestro dhe Kristi, e në fund u eliminua Armaldo Kllogjeri (Maestro).
Luizi është i vetëdijshëm për këtë rregull, pasi ishte ai që planifikoi planin i pari, ndaj nuk ra pre e asaj që Olta i kërkoi të bënte.

Kjo e fundit, kërkoi nga ai që të futej në banjo, pasi do t’i tregonte diçka. Por Luizi nuk bëri kështu.

Ai qëndroi jashtë por gjithsesi dëgjoi atë çka Olta i tha. ‘Super ide’ i tha Olta e cila del më pas nga tualeti duke qeshur, ndërsa Luizi largohet i heshtur.

Olta: Jo të të tregoj diçka… Super ide.

Nuk dihet se cila është ideja që Olta po kërkon të realizojë e nëse Luizi do marrë pjesë. Vlen të kujtohet se Olta është në nominim me Kiarën, e njëra prej tyre do lërë shtëpinë të shtunën.

Çfarë i komunikon Olta fshehurazi Luizit? Aktorja fshihet brenda tualetit dhe… Read More »

Jorit i ndodh incident, vajzat: Ule urgjent fundin

Jori teksa ka qenë duke u relaksuar pranë pishinës i ka ndodhur një incident.

Ajo kishte veshur një fund të gjatë dhe në momentin kur ka qenë e shtrirë, i është ngritur fundi dhe ka treguar pjesët intime.

Olta: Jori, urgjent, dukesh komplet.

Jori: Uuaa

Kejsi: Ule atë Jori se të ngrihet ajo copa.

Lorenci: O Jori, s’ka gjë po hë.

Jori: Dukem?

Lorenci: Komplet fare.

Jori: Po pse s’më thoni ju

Lorenci: Po kush e pa, unë jam anash, ta kisha pa unë do isha aty përball teje.

Jorit i ndodh incident, vajzat: Ule urgjent fundin Read More »

Kiara në nominim me Oltën, Luizi i bën deklaratën e papritur moderatores: Do jem i yti…

Teksa qëndronin të përqafuar së bashku, Luizi i tha Kiarës se ai do t’i nxjerrë të gjithë banorët nga shtëpia një e nga një.

Ai u shpreh se i sheh si pengesë që duhet të kalojë, për të qenë me të.

“E di si i shoh unë këta, i shoh si pengesë për të qenë me ty, kështu që do i kaloj se s’bën. Ti kaloj këta dhe pastaj jam Luizi jot përgjithmonë”, tha Luizi.

Kujtojmë që Kiara dhe Olta janë të dyja në nominim dhe njëra nga ato do të lërë shtëpinë ditën e shtunë.

Kiara në nominim me Oltën, Luizi i bën deklaratën e papritur moderatores: Do jem i yti… Read More »

‘Për kohë të vështira, duhet i dashuri’, motra e Oltës ironizon Kiarën

Teksa Kiara Tito është përballë motrës së saj në nomionim këtë të shtunë, Gerta Gixhari ka gjetur mundësinë të ironizojë hapur moderatoren.

Motra e aktores Olta Gixhari, ka ndarë në Instagramin e saj një foto të Kiarës me Luizin me mshishkirmin: Për kohë të vështira, duhet i dashuri.

Gerta Gixhari i ka mëshuar opinionit të një pjese të madhe të publikut, të cilët mendojnë se Kiara e përdor këngëtarin për lojën e saj në “BBV” ose më saktë për të qëndruar sa më gjatë të jetë e mundur në këtë format.

Kujtojmë që të martën u zbulua se çifti më i votuar për të dalë në nominim “kokë më kokë” për këtë të shtunë ishte Kiara dhe Olta. Nëse gjërat nuk ndryshojnë rrugës, njëra nga ato “Prime-n” e ardhshëm lë shtëpinë e “BBV”.

Luizi edhe njëherë deklaroi se po u largua Kiara, do të largohet edhe ai bashkë më të. Ndonëse këto ditë, moderatorja është përpjekur ta bindë duke i thënë se edhe nëse kjo ndodh, ajo do që Luizi t’i shkojë deri në fund kësaj loje.

‘Për kohë të vështira, duhet i dashuri’, motra e Oltës ironizon Kiarën Read More »

Bled Mane publikon foton duke e puthur Olta: ‘Çfarë ka ndaj teje ta thotë mbrapa krahëve me sinqeritet…’

Edhe pse zgjati pak aventura e tij në Big brother Vip, Bledi mane vijon të jetë po aq thumbuas sa edhe brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Mane ka publikuar një foto “nostalgjike” në momentet kur ndodhej brenda shtëpisë, ku ka qenë momenti kur Olta ishte duke eputhur në ballë.

Por përpos fotos që s’a asgjë të keqe madje duket tejet miqësore, Bledi ka dhe një mesazh “helmues” po aq sa foto të cilën Mane e konsideron si “puthja helmuese”.

Në postimin e tij në instagram, Mane shkruan se pavarësisht se Olta ka intelekt poshtë mesataresh ajo dhe Luizi duhet të dalin në fnale të Big Brother.

Bled Mane publikon foton duke e puthur Olta: ‘Çfarë ka ndaj teje ta thotë mbrapa krahëve me sinqeritet…’ Read More »

Bledi reagon ndaj mesazhit të avokates së Qetsorit: ‘Urgjente, Instituti i Gjuhësisë duhet të arrestojë…’

Pak ditë më parë, ish-konkurrenti i Big Brother, Bledi Mane tha se kishte qenë në burg me konkurrentin vlonjat Qetsor Ferrunaj.

Bledi ironizoi duke thënë se ai kishte shërbyer te biblioteka e burgut, ndërsa Qetësori sipas tij, ishte te “qelia e hajdutëve të pusetave”.
Bledi i referohet këtu lajmeve të përhapura vite më parë, se Qetsori ishte arrestuar për vjedhjen e një kablli elektrik (me qëllim shitjen për skrap) në Vlorë.

Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i një personi që pretendon se është avokatja e Qetsorit. Përmes një mesazhi që vetë Bledi e ka publikuar, ajo thotë se nuk rezulton që Qetsori të ketë qenë në bu rg, ndaj i kërkon atij të qartësojë deklaratën ose do të përballet në gjyq me të për shpifje.

Bledi reagon ndaj mesazhit të avokates së Qetsorit: ‘Urgjente, Instituti i Gjuhësisë duhet të arrestojë…’ Read More »

Ish-banorja e BBV zbardh prapaskenat e produksionit dhe kapet keq me aktoren Olta Gixhari

Gazetarja Zhaklina Gjolla qëndroi pak ditë në “Big Brother Vip”, megjithatë pas daljes ajo e ka ndjekur formatin. Ajo jep mendimet e saj në lidhje me lojën e banorëve edhe gjatë Prime-ve ku është e pranishme në studio, ndërsa së fundmi ajo ka folur me ndjekësit e saj.

Nga deklaratat që Olta Gixhari ka bërë për të dhe kontrata e supozuar e Luizit me produksionin, te marrëdhënia e këtij të fundit me moderatoren Kiara Tito, Zhaku nuk u kursye me përgjigjet e saj.
Ç’po ndodh me Instagram-in e Luizit?

“Kur firmos një kontratë me një televizion, ti i shet të drejtat e portretit tënd këtij televizioni. Sigurisht që kontratat kanë klauzola të ndryshme, por për mendimin tim thjesht po zbatohet kontrata deri sa njëra nga palët të tërhiqet”.

A beson te dashuria mes Kiarës dhe Luizit?

“Nuk kam besuar kur isha brenda dhe të them të drejtën nuk besoj se ka një dashuri reale ose se ata të dy mendojnë që kjo martëdhënie do të zgjasë edhe kur ata të dalin jashtë. Aty brenda ata kanë një lidhje për lojë”

Çfarë ka për të thënë për deklaratën e Oltës, “i paska dhënë shenjat e para kjo”?

“Unë nga jashtë kam preferuar të hesht, duke qenë se është në lojë dhe nuk kam dashur fare ta komentoja as lojën e saj. Që ajo vazhdon merret me mua më bëhet shumë qejfi sepse më tregon që xhelozia e saj nuk ishte thjesht për lojë, por ishte e brendshme dhe e vërtetë, pra është një njeri xheloz”

Ish-banorja e BBV zbardh prapaskenat e produksionit dhe kapet keq me aktoren Olta Gixhari Read More »

Luizi performon këngët e Getoar Selimit, reperi reagon dhe bën deklaratën për banorin e ‘BBVA’

Ditën e sotme, janë bërë 90 ditë prej kur ka nisur edicioni i dytë i “Big Brother VIP Albania”.

Për këtë shkak, banorëve u është dhënë rasti të festojnë.

Shumë këngë janë lëshuar e disa prej tyre ishin të reperit të Babastars, Getoar Selimi.

Luizi sërish i ka kënduar këngët e tij, e pothuashtu në stilin e tij. Reperi ka publikuar këtë video në ‘Instastory’ dhe në njërën prej tyre e komentoi sërish fenomenin shqiptar. “Luiz baba”, shkroi sërish reperi kosovar.

Luizi performon këngët e Getoar Selimit, reperi reagon dhe bën deklaratën për banorin e ‘BBVA’ Read More »