Irina

Donaldi rrëfen historinë e pazakontë: ‘Ejani se jua jap unë lekët e drogës’

Emigrimi masiv, sidomos i të rinjve, është rikthyer fort pas pandemisë. Shqiptarët po largohen duke rrezikuar jetën njësoj si në luftë, dhe së fundmi edhe duke kaluar detin nga Franca në Britani me gomone.

Megjithëse nuk jemi në luftë, shqiptarët mes të cilëve edhe persona të shkolluar, mirëedukuar, me profesione të caktuara kanë zgjedhur të largohen nga vendi njësoj si në vitet para pas rrëzimit të komunizmit. Në këto kushte, a mos është kthyer të ikësh nga vendi në trend?

Gjatë një bisede në studion e “Më lër të flas”, aktivisti Adriatik Lapaj nuk bie dakord me këtë ide, duke theksuar se kushtet e sotme nuk të lejojnë të punosh dhe qëndrosh më në Shqipëri. “Si mendoni ju a mund të iki një njeri nga shtëpia e vetë… nga dielli?”- pyet ndër të tjera Lapaj panelistët, koment ky i cili u hodh poshtë teksa një prej binjakëve Veshaj mori shkurtimisht një shembull.

Sipas rrëfimit të Donaldit, të punosh për një pjesë të mirë të rinisë së sotme është tepër “e lodhshme”, ata thjesht nuk duan të punojnë.

Lapaj: Si mendoni ju a mund të iki një njeri nga shtëpia e vetë?

Xhensila Pere: Jo nuk e besoj e para njëherë është populli sepse vendi ku shkojnë nuk është shesh me lule. Do punoj edhe ai atje.

Donaldi: Po prit një sekondë, sepse unë njoh dikë që ka një biznes adeziv, dhe po më thoshte që kam çuna tek lagja që rrinë kot dhe pinë dr ogë. Iu kam thënë “ore hajdeni punoni, do paguheni, do t’jua japë unë edhe lekët e dro gës” dhe s’vijnë. Pra pyetja është “a mos është bërë të ikësh nga vendi trend?”

Donaldi rrëfen historinë e pazakontë: ‘Ejani se jua jap unë lekët e drogës’ Read More »

Luizi merr informacion nga jashtë dhe i tregojnë skenarin që po bën produksioni dhe ç’po ndodh

Një person është afruar mbrëmjen e kaluar pranë shtëpisë së Big Brother dhe i ka thënë diçka Luizit.

Në një video të publikuar në rrjet, dëgjojet se si ai i thotë Luizit se nëse do të dalë Kiara duhet ta lërë edhe ai shtëpinë e Big Brother.

Teksa bërtet me të madhe që ta dëgjojë Luizi, personi i thotë atij se nëse Kiara lë sonte shtëpinë e Big Brother nënkupton që çmimin e madh Big Brother ka vendosur që t’ia japë Oltës.

Informacion nga jashtë por jo nga banorët por nga njerëzit. Nëse ky informacion do jepej nga banorët do penalizohej e ndoshta do eliminohej, por në këtë rast produksioni nuk ka se çfarë të bëjë.

Kujtojmë që Kiara dhe Olta janë dy banoret në nominim dhe një prej tyre duhet të lërë shtëpinë e Big Brother sonte.

Luizi merr informacion nga jashtë dhe i tregojnë skenarin që po bën produksioni dhe ç’po ndodh Read More »

Plas keq mes çiftit! ‘E ndërpresim këtu lidhjen në këtë moment’

Teksa ethet e nominimit sa vinë e shtohen, duket se janë shtuar dhe përplasjet mes Kiarës dhe Luizit në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Gjatë mbrëmjes së djeshme çifti ka debatuar ashpër, pasi Luizi vuri në dyshim nëse Kiara e donte. Kjo duket se e preku shumë moderatorin, e cila madje i tha se nëse ai mendon që ai nuk e do edhe pas gjithë gjërave që kanë kaluar bashkë, atëherë ta mbyllin lidhjen.

“Nëse ti mendon se pas gjithë gjërave që kemi kaluar në këto 90 ditë, unë nuk të dua, këtu e ndërpresim bashkë.”- tha Kiara.

Luizi: “Thashë a më don, jo nuk më do Kiar”

Kiara: “Edhe më shumë se ç’mendon ti”

Luizi: “Edhe ma tregon kështu? Mbas 90 ditëve, 24 orë?”

Kiara: “Si, e ke ngaqë ndenja me Oltën 2 orë?”

Plas keq mes çiftit! ‘E ndërpresim këtu lidhjen në këtë moment’ Read More »

Olta Gixhari nxjerr veten zbuluar dhe tregon se ka folur me partnerin?

Nominimi i kësaj jave mund të quhet ndër më të fortët në “Big Brother”. Olta Gixhari dhe Kiara Tito janë përballë, ku njëra prej tyre do të lërë shtëpinë.

Nominimi “kokë më kokë” ka shkaktuar debate dhe tensione mes banorëve të “Big Brother Vip”. Aktorja ka shprehur pasiguritë e saj nëse do fitojë apo jo mes këtij nominimi.
Në një video që po qarkullon në rrjet, Olta shfaqet duke biseduar me Dean, ku i thotë se ka folur më bashkëshortin e saj Dorin. Ajo dëgjohet teksa i thotë Deas që i ka thënë partnerit të saj, Dorit, që çfarëdolloj gjëje që të ndodhë në spektaklin e së shtunës, ai të gjendet pranë saj.

“Unë i thashë Dorit dje, sidoqoftë të shtunën hajde këtu”, dëgjohet të thotë Gixhari. Kaq ka mjaftuar që në rrjet të përflitet se në fakt, Olta flet me bashkëshortin e saj, madje ka pasur edhe nga ata që kanë shprehur se në fakt edhe janë takuar.
Megjithatë, duhet thënë që kjo nuk është hera e parë, që përflitet mundësia e takimit të Oltës me bashkëshortin e saj. Vetëm pak javë më parë, kur Olta ishte në nominimi me Maestron dhe Kristin, në rrjet u aludua një fakt i tillë.

Olta ishte e para që i shpëtoi këtij votimi, duke u kthyer e para në shtëpi. Por duket se publikut, nuk i ka shpëtuar një detaj nga rikthimi i saj në lojë. Kur Olta, Maestro dhe Kristi shkuan në studio, ajo ishte me grim dhe krejtësisht e rregulluar.

Por kur u rikthye në shtëpi, pak minuta më pas, u vu re se ajo ishte pa grim, dhe specifikisht me buzëkuqin e larguar. Kaq mjaftoi që në rrjet të shpërthente teoria se në ato pak minuta pas skene, Olta të kishte takuar bashkëshortin dhe të ishte puthur me të.

Kujtojmë se po atë mbrëmjen në shtëpinë e “Big Brother”, si surprizë kishte ardhur edhe mamaja e aktore. Mes lotëve, ajo përqafoi të ëmën, ndërsa sapo iu hodh në qafë, i tha se donte të ikte nga shtëpia e “Big Brother” sepse po çmendej. Mamaja e saj i dha kurajë së bijës, duke i thënë se ajo është shumë mirë dhe se duhet të vazhdojë lojën.

Sakaq, mamaja e Oltës i tha aktores se edhe burri i saj e ndjek, së bashku me të birin, Amarin, ndërsa i tha se Dori është shumë i kënaqur me lojën e saj deri tani dhe se ajo duhet të vazhdojë kështu. Mes lotëve dhe mallit, aktorja nuk “harroi” ta pyeste për bashkëshortin, për Dorin se nëse është në Spanjë apo në Tiranë.

Teksa i la një porosi që nuk u kuptua mirë, por që ndërhyri Arbana dhe ku i kërkoi që të përshëndeten. Por në faqen e ndryshme të “Tik-Tok”, kanë dhënë informacion se Dori në fakt ka qenë në Tiranë dhe në ato pak sekonda është takuar me të.

Përforcimi për një takim mes dy partnerëve vjen edhe nga fakti se ajo ishte e para që shpëtoi nga televotimi, ajo ishte e dyta që u fut në shtëpi.

Fillimisht hyri Armaldo në shtëpinë, dhe vetëm pak minuta më pas, Olta u rikthye krejtësisht e lumtur në lojë, por këtë herë pa makeupin që u nis nga skena.

Deklarata e fundit e bërë nga aktorja, në rrjet është interpretuar si një favorizim që i jepet aktores në lojën e saj të Big Brother. Deri më tani, produksioni ka zgjedhur të heshtë në lidhje me këto pretendime, duke lënë gjithçka si një thashethem që qarkullon në rrjet.

Olta Gixhari nxjerr veten zbuluar dhe tregon se ka folur me partnerin? Read More »

Alarmohet Olta: ‘Thirrni urgjencën shpejt, jam shumë keq’

Olta dhe Kiara kanë kaluar disa orë së bashku mbrëmjen e djeshme brenda suitës së improvizuar në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Vajzat u janë përgjigjur dhe disa pyetjeve të përgatitura nga vëllai i madh, teksa një prej tyre ka qenë nëse kanë blerë ndonjëherë lodra seksi. Në këtë moment olta nuk ka dashur të përgjigjet dhe ka thënë se nuk pi dot më tekila, pasi ndihej keq.

“Unë kam thënë gjëra më bombë këtu për këtë ta pi shortin? Nuk kam blerë me të vërtetë, kam hyrë në sexshop.

Nuk pi dot tekila, jam keq. Leje, thirr çik Urgjencën. Po, po thirr Urgjencën. Hë tani thirr Urgjencën se jam keq. Urgjencaaa? Nejse hajde se po e pi nga shishja. Ja tani ta bëjnë video dhe dal unë kështu. Ik ore. Ua po më dridhen duart. Nuk pi dot moj, e urrej tekilën.”- deklaroi Olta.

Alarmohet Olta: ‘Thirrni urgjencën shpejt, jam shumë keq’ Read More »

Ish-banori i ‘Big Brother VIP’ ‘thumbon’ sërish produksionin: Xhirime tjetër nivel…

Vedat Bajrami ishte pjesë e “Big Brother VIP Kosova” deri në finale, duke dalur i dyti. Pas përfundimit të këtij formati ai nuk mori pjesë në “Post BBK”, si shenjë “revolte” ndaj produksionit.

Madje ai pikërisht në atë ditë ka postuar edhe një sondazh sipas të cilit ai del i pari më i votuar e jo Stresi ai i cili edhe mori çmimin e madh. Ai së fundi ka paralajmëruar se ka nisur xhirimet e një seriali të ri, por që nuk mungoi edhe një “thumb”.

Ai shpesh gjatë spektaklit kishte përmendur që ai nuk është nivel i tyre, prandaj edhe nuk po gjen veten nëpër debatet e tyre.

Aktori përmes postimit ku tregoi për nisjen e xhirimeve, “thumboi” duke i cilësuar xhirimet tjetër nivel.

Ish-banori i ‘Big Brother VIP’ ‘thumbon’ sërish produksionin: Xhirime tjetër nivel… Read More »

Si i dallon binjakët Veshaj nga njëri-tjetri? Bora Zemani çudit me përgjigjen

Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen”, historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj dhe së fundmi si prezantuese e “Dancing With The Stars”, programi më i përfolur i kërcimit.

Por, përpos karrierës bukuroshja është gjithashtu shumë e komentuar dhe për momentet e saj private dhe lidhjes së saj me Donald Veshaj. Mes shumë pyetjeve ditën e sotme në një ‘Ask’ të postuar nga ajo në Instastory, një nga më interesantet ishte se si arrin Bora që të dallojë Donaldin nga vëllai i tij binjak Romeo dhe Bora nuk ka ngurruar të përgjigjet.

Për mua nuk ngjajnë fare! Si tipa po e po por edhe si pamje kanë qenë shumë të dallueshëm që nga dita 1.

Nuk përmbahet Kokalari, sulmon ashpër Këlliçin: Se di si përfundoi ‘Rithemelimi’ te ky kloun! Mbivlerësova ndershmërinë e Berishës, mbylli sytë dhe veshët me këtë njëri

Padyshim si për çdo vajzë tjetër të showbiz-it, diskutimi më i madh i ditëve të sotme, operacionet plastike! Shpeshherë nga ndjekësit bëhen krahasime para dhe pas, nga fillimet e karrierës e deri ditët e sotme dhe e pyetur së fundmi në një ‘Ask’, Bora është përgjigjur duke rrëfyer të vërtetën për herë të parë.

Si i dallon binjakët Veshaj nga njëri-tjetri? Bora Zemani çudit me përgjigjen Read More »

Ja sa klikime ka arritur deri më tani kënga e Luizit

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Për ditën e Shën Valentinit, Luizi i ka dedikuar një këngë Kiarës, e cila titullohet “Me ty”, ku me ndihmën e produksionit të “BBV2” dhe producentit Elgit Doda kjo këngë u realizua shumë shpejt madje dhe është publikuar në platformën You Tube dhe kudo në rrjete sociale.

Kënga u pëlqye shumë nga të gjithë e tashmë ka kaluar një muaj nga publikimi i saj dhe klikimet në You Tube duket se sa vjen edhe rriten. Deri më tani “Me ty” ka kaluar 10 milionë klikime në You Tube.

Ja sa klikime ka arritur deri më tani kënga e Luizit Read More »