Irina

Fjalët e fundit që Olta i tha Luizit para se të dilte nga shtëpia

Olta Gixhari ka vendosur mbrëmë të heqë dorë përfundimisht nga gara e saj në “Big Brother VIP2”. Vendimi i saj ishte i papritur për banorët e shtëpisë dhe publikun gjithashtu.

Ajo ka shprehur mungesën e djalit dhe shpesh ka pasur gjendje të rënduar emocionale. Ajo ka thënë se para se të jetë lojtare e “Big Brother”-it, është nënë dhe familja për të është gjëja më e shenjtë.

“Jam djegur nga malli për të dhe në këtë moment nuk ka finale në botë që të më bëjë të ndryshoj mendje”, tha aktorja.

Teksa dha vendimin për tu larguar nga shtëpia, Olta mori një surprizë nga Vëllai i Madh. Djali i saj Amari e priste në dhomën e surprizave. Ajo ka shpërthyer në lot në momentin e parë që e pa.

Largimi i aktores i përloti të gjithë banorët por kryesisht Dean, Luizin dhe Kristin. Madje këngëtari i njohur i kërkoi te dera të mos ikte, ndërsa Olta i tha: “Të dua fort”.

Nga ana tjetër, Luizi i tha që t’i thotë “Dorit më fal për gjithçka, është veç lojë”.

Fjalët e fundit që Olta i tha Luizit para se të dilte nga shtëpia Read More »

Ish-banorët rikthehen në BB VIP/ Si i pritën banorët? 

Një televotim u hap gjatë prime-t të mbrëmjes së djeshme, ku katër nga ish-banorët më të votuar nga publiku, do të kishin mundësi për t’u bërë edhe njëherë tjetër pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Efi Dhedhes, Kiara Tito, Bledi Mane dhe Ronaldo Sharka janë katër banorët më të votuar nga publiku që i bashkohen shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Banorët janë surprizuar nga ardhja e ish-banorëve të rinj. Luizi dhe Kiara janë përlotur dhe janë përqafuar me mall.

Ish-banorët rikthehen në BB VIP/ Si i pritën banorët?  Read More »

Nd ahet papritur nga jeta arkitekti i njohur

Arkitekti i njohur korçar Vladimir Bregu është nd arë nga jeta pasditen e kësaj të shtune.

Lajmi është bërë i ditur me anë të një postimi në Facebook nga Perfekti i Qarkut Korçë Nertil Jole.
Përveçse profesor i arkitekturës, Vladimir Bregu është projektues i shumë prej objekteve kryesore në Tiranë si Pallati i Kongreseve, Piramida (bashkë projektues) e shumë të tjera, ku ndërthuret tradita me elemente modernë.

Ndër shumë projekte të tij, janë edhe City Center në hyrje të Korçës dhe i njohuri si Kubi në qytetin tonë.

Ngushëllime familjarëve për humbjen e tyre!

Prof. Vladimiri u prehtë në paqe dhe qoftë i paharruar!”-ka shkruar perfekti Jole.

Nd ahet papritur nga jeta arkitekti i njohur Read More »

Ish-banori i BBV hedh akuza të forta ndaj produksionit

Finalisti i “Big Brother VIP Kosova”, Artan Thaçi ka hedhur akuza të forta ndaj produksionit.

Ai rrëfeu shumë detaje në emisionin “Kendiv” rreth përvojës së tij, por edhe raporteve jashtë me disa nga ish-banorët.

Ndër të tjera, ai tregoi se shumë persona i kishin bërë të ditur se çmimi final ishte shitur.

Sipas tij, Stresi fitoi sepse e ka vlerësuar masa, por në anën tjetër nuk mohoi se ka pasur persona që i kanë thënë se çmimi është shitur në fillim.

“Pasi ka përfundu kanë qarkullu shumë fjalë. Ka që më kanë thëne se çmimi ishte i shitur që nga fillimi. Ishalla so kështu…”, u shpreh ai.

Artani foli edhe për kontaktet me Vedatin e “Stupca”-ve dhe atë se pse ai nuk është dakord me humbjen.

”Kam folur me të. Ai nuk është dakord, qarkullojnë lloj lloj lajmesh”

Ish-banori i BBV hedh akuza të forta ndaj produksionit Read More »

Olta vendos të largohet nga shtëpia e Big Brother

Olta ka vendosur të heqë dorë nga gara e saj në Big Brother. Vendimi i saj ishte i papritur për banorët e shtëpisë dhe publikun gjithashtu.

Ajo ka shprehur mungesën e djalit dhe shpesh ka pasur gjendje të rënduar emocionale. Ajo ka thënë se para se të jetë lojtare e Big Brotheri-t, është nënë dhe familja për të është gjëja më e shenjtë.

Olta: Hyra këtu që të luaj, që të bëj historinë time, të krijojë kujtimet më të bukura të jetës sime dhe mendoj që ja dola. Amari është i imi, unë e di se sa e dua, se sa më mungon. Në këto momente jam e djegur nga malli për të. Është një nga vendimet më të vështira.

Olta vendos të largohet nga shtëpia e Big Brother Read More »

Maestro e thotë hapur: Ky është banori që nuk dua ta takoj pasi të mbarojë spektakli

Ish-banori i “Big Borther VIP”, Armaldo Kllogjeri ka zbuluar disa detaje nga jeta e tij pas daljes nga shtëpia.

I pyetur se cilin prej banorëve nuk do donte të takonte pas daljes nga shtëpia, Armaldo tha: 99.9 është Kristi.

Ai u shpreh gjithashtu se tashmë pas daljes së tij nuk po e sheh më “Big Brother”, pasi nuk ka atmosferë të bukur sipas tij.

“Nuk po e shoh fare “Big-un”, ata po flenë gjumë të gjithë. Më thuaj një skenë humori që kur kam dalë unë, një skenë empatie mes lojtarëve brenda. Gjithsesi aty lojtarë të fortë dihet se kush janë. Nuk e shoh sepse shoh që nuk ka atmosferë të bukur”, u shpreh Maestro.

Maestro e thotë hapur: Ky është banori që nuk dua ta takoj pasi të mbarojë spektakli Read More »

Ka qenë në një lidhje me Luiz Ejllin? Këngëtarja shumë e njohur shqiptare rrëfen të vërtetën

Një nga këngëtaret më të mira të skenës shqiptare, Mariza Ikonomi, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’, përballë moderators Ester Bylyku, ku i dha përjigje shumë pyetjeve që kanë qarkulluar në rrjetet sociale.

Disa javë më parë u bënë virale fotot e saj me fenomenin e momentit Luiz Ejlli. Dyshja e këngëtarëve u përfol për një lidhje. Por sa e vërtetë është kjo?

Mariza shuan kuriozitetin e publikut, ekskluzivisht për ‘Glamour Zone’.

Ester Bylyku: Janë bërë virale disa foto te tuat me Luiz Ejllin, madje jeni përfolur në media për më tepër se miqësi. Është e vërtetë që keni qenë dikur në një lidhje?

Mariza Ikonomi: Tani që po më thua ti po shoh se cfarë ka ndodhur, sepse sinqerisht nuk ia kisha idenë për këto thashetheme që janë përhapur. Fotot tona janë shkrepur në prapaskenën e Festivalit. Nëse s’gabohem ka qenë hera e parë dhe e fundit që ne kemi bërë foto.

Ester Bylyku: A ka patur lidhje mes jush?

Mariza Ikonomi: Jo, asnjëherë. Luizi është një djalë shume i mire, karizmatik dhe një koleg që e vlerësoj shumë.

Ka qenë në një lidhje me Luiz Ejllin? Këngëtarja shumë e njohur shqiptare rrëfen të vërtetën Read More »

Stresi tregon si është raporti i tij me Kejsin pas BBV

I ftuar sot në “Ditë pas Dite” ishte reperi Stresi njëkohësisht fitues i “Big Brother Vip Kosova”. Por vec fitores ai ka folur ndër të tjera edhe për raportin që ka tani me ish partneren e tij Kejsin, duke zbuluar se kanë komunikuar edhe privatisht pas fitores së tij.

Ai rrëfeu se ajo e ka telefonuar dhe ka komunikuar me të, por nuk preferoi që të tregonte më shumë detaje, duke e quajtur marrëdhënien me të si dicka personale e që preferon ta mbajë të tillë.

Po ashtu ai foli edhe për arsyet se përse nuk zgjodhi të krijonte dicka me vajzat e shtëpisë, duke u shprehur se nuk kishte hyrën në “BBVK” për të gjetur dashurinë dhe kishte mbajtur një pozicion të qartë që në fillim.

Stresi tha ndër të tjera që së shpejti do të vijë me dy këngë të forta, njëra prej të cilave është bashkëpunim dhe tjera solo. Por nga ana tjetër theksoi se falë Big Brother do të realizojë edhe një dokumentar për karrierën e tij.

Stresi tregon si është raporti i tij me Kejsin pas BBV Read More »