Olta Gixhari ka lënë mbrëmjen e sotme gaën brenda shtëpisë së BBV Albania. Pas daljes Olta i kërkoi ndjesë publikut por edhe banorëve, duke theksuar se ajo që ndodhi brenda të mbetet aty, dhe të gjithë bashkë të nisin një njohe të re “pa mure.
Unë doja ti kërkoja ndejesë kujtdo aty që kam lënduar pa ose me dashje. Dua t’i ftoj të gjithë tani që dolëm jashtë të nismim një njohje të re pa mure që na rrethojnë”, tha Olta.
Ndërkohë e pyetur nga Arbër Hajdari se kush do ta fitojë Big brotherin, Olta duke qeshur tha se ajo tashmë dihet, duke nënkuptuar Luizin.
Arbri: Kush e fiton Big brotherin?
Olta: Ajo dihet tashmë. Ja kam lënë vetë. Do ta përndjek gjatë gjithë jetës do e marr gjithmonë në telefon e do t’i them, ta lashë unë.
Një televotim u hap gjatë prime-t të mbrëmjes së djeshme, ku katër nga ish-banorët më të votuar nga publiku, do të kishin mundësi për t’u bërë edhe njëherë tjetër pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP”.
Efi Dhedhes, Kiara Tito, Bledi Mane dhe Ronaldo Sharka janë katër banorët më të votuar nga publiku që i bashkohen shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Banorët janë surprizuar nga ardhja e ish-banorëve të rinj. Luizi dhe Kiara janë përlotur dhe janë përqafuar me mall.
Efi, Kiara, Bledi dhe Ronaldo janë katër ish-banorët më të votuar nga publiku që i bashkohen sërish BBV. Me të dëgjuar emrin e Kiarës, opinionistja Zhaklin Lekatari i la “amanetet” moderatores dhe i tha se e ka me merak që ajo të bëj dashuri me partnerin e saj Luizin brenda ne BBV
Por në merak se nuk ishte shumë e qartë me porositë që i la Kiara Titos, Zhaku e sqaroi sërish me gojën plot.
“Dua të shoh seks në Big Bother VIP”, shprehet ajo.
Kjo deklaratë u kundërshtua menjëherë nga Arbër Hajdari dhe Gent Hazizi të cilët thanë se nuk e shohin me vend të bëhet dashuri para dhjetra kamerave.
Teksa banorët po konsumonin darkën pas spektaklit të madh të “Big Brother VIP”, në shtëpinë më të famshme në Shqipëri i rikthyen 4 ish-banorë. Ata janë Efi Dhedhes, Bledi Mane, Kiara Tito dhe Ronaldo Sharka, ku vetëm njëri prej tyre ka mundësi që të shkojnë në finalen e madhe që do të mbahet më 6 maj.
Opinionisti i njohur, Arbër Hajdari, i quajti Kiarën, Efin dhe Ronaldon si ‘luizatorë’, duke qenë se jashtë shtëpisë së BB VIP kanë mbështetur këngëtarin e njohur.
Ndërkohë mbrëmë teksa Luizi dhe Kiara ishin shtrirë në krevat, aty pranë shkon Ronaldo, i cili merr e puth këngëtarin. Por jo vetëm kaq, pasi ai shtrihet aty me çiftin.
Nga ana tjetër moderatorja vetëm qeshte, ndërsa Luizi iu kthye gazetarit: “Në prime do thonë ke aleancë me mua”.
Durrësi, Elbasani dhe Dibra konsiderohen si pjesa më e rre zikuar nga tërmetet në vendin tonë. Detajet i përcolli sizmologu Edmond Dushi, në një bisedë me gazetarin Besard Jacaj në studion e Klan News.
Mund të themi që pjesë jugperëndimore e vendit për shkak të të rmeteve autoktonë/historikë, që janë aty dhe aktivitetit të vazhdueshëm tektonik që ka, ka vlera të theksuara të rre zikut sizmik. Ndërkohë pothuajse pjesa dërrmuese e zonës së kontaktit ku përfshihet Durrësi, Tirana dhe një pjesë e qyteteve që janë në këtë zonë kanë vlera mbi 03g ose 30 përqind të nxitimit të rënies së lirë që merret si kriter bazë për vlerësimin e rrezikut sizmik. Pra do të thotë që këto zona tashmë janë, nëse do ndërtohet me këtë standard, do të jenë më të mbrojtura në raport me dukuritë sizmike që alokohen në këtë rajon”.
Sizmologu tregoi edhe dy zonat ku aktiviteti sizmik është i ulët.
“Pothuajse i gjithë territori i vendit, me përjashtim të zonave të Alpeve dhe zona verilindore të thella, të cilat rezultojnë historikisht pa aktivitet të theksuar sizmik meqenëse janë dhe më pak aktive në kuptimin tektonik sesa zonat e tjera të territorit të vendit”.
Po a ka një cikël të përsëritjes së lëkundjeve të forta të tërmetit?
Sigurisht që ka një cikël, tërmeti është një dukuri i paparashikueshme, por periodike, ciklike. Do të thotë përgjatë zonave aktive ku ka ndodhur në të kaluarën tërmete pritet që të ndodhin në të ardhmen. Kur kemi një historik pastaj të monitorimit të tyre ne e kemi më të qartë në aspektin statistikor sesi është ky cikël. Për territorin e vendit, me studimet e para viteve 2000-2002, mund të themi që mund të kemi njëlloj periodiciteti 30 deri në 40 vjet, të përsëritjes së lëkundjeve, të periudhave me aktivitet të lartë sizmik, ku nuk përjashtohen dhe tërmetet e fortë. Kjo ka qenë evidente dhe për shkak të historikut. Mjaftojnë vitet 60-80 ne kemi pasur disa tërmete të fuqishme në territorin e vendit që kanë ndodhur në zona të caktuara”.
Efi Dhedhes është një nga katër ish-banorët e rifutur brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Mbrëmë gjatë spektaklit të “Big Brother VIP” u hap një televotim, ku publiku do votonte të rikthente në shtëpi 4 ish-banorë. Bashkë me Efin, u bënë sërish pjesë e BB VIP edhe Bledi Mane, Kiara Tito dhe Ronaldo Sharka.
Por nuk ishte vetëm kjo e papritura që ndodhi mbrëmë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, pasi fillimisht Olta Gixhari dha vendimin e saj përfundimtar për t’u larguar nga aty.
Edhe pse banorët tentuan që ta bindnin aktoren që të mos largohej, ajo nuk mundi të rrinte më pasi takoi edhe djalin e saj. Luiz Ejlli ishte ai që i tha që të qëndronte pasi nuk do kishte kuptim loja pa të. Madje këngëtari edhe u emocionua kur pa Oltën me të birin dhe qau.
Lidhur me këtë, Efi i tha Luizit se si mund të qash për Oltën, duke qenë se në lojë ishin shumë kundërshtarë me njëri-tjetrin.
Pjesë nga biseda:
Efi: Po si qave për Oltën
Luizi: Po qava se thashë me kë do merrem
Efi: Po si nuk të erdhi turp mo, po ti ke qarë për mua, ke qarë për gruan dhe qanë për Oltën?
Luizi: Do qaj për Oltën, se i thashë po të kishte me nominim kokë më kokë me mua, do kisha hapur verë duke festuar, por mënyra se si iku
Efi: Të bën të lotosh
Luizi: Mua më këputi shpirtin, reagimi i djalit, më bëri të ndihem keq. Pa thënë gjë ajo, unë shkova duke i rënë ziles me dalë. Njëherë mendova se është 1 prilli, por pastaj e bëra lidhjen se ka qëndruar 5 orë te dhoma e rrëfimit.