Irina

Historia e trishtë e Luizit, nga humbja e babait deri te borxhet: ‘Kam tentuar vetëvr asjen…’

Mbrëmjen e sotme në prime u transmetua historia e jetës së Luizit, të cilën këngëtari e kishte rrëfyer mes lotësh. Ai u shpreh se ka lindur në Shkodër në vitin 1985. Luizi tha se ka nisur të flasë me vonesë, por që prej ditës kur nisi të flasë, nuk pushoi më së foluri.

Luizi rrëfeu edhe për kushtet e këqinja ekonomike dhe se nëna dhe babai i tij bënin dy punë. Ai shtoi se ka punuar kamarier për të ndihmuar familjen e tij. Pas kësaj, ai tha se u bë pjesë e programit “Ethet”, ku doli fitues. Në linjën e jetës, Luizi foli edhe për historinë e tij të kaluar të dashurisë.
Ai tha se la pas karrierën për dashurinë, por më pas i dhanë fund lidhjes 10 vjeçare, vetëm për një zënkë. Luizi foli edhe për licensën që iu hoq, pasi u tha se ishte e paligjshme dhe se për këtë arsye mbeti në mesin e katër rrugëve dhe mendoi t’i jepte fund jetës.

Ai shtoi se kur mendoi të bënte vetëvr asje, e ndihmoi një person në Shkodër që punonte te KEESH. Bëhet fjalë për Benet Becin dhe se ai e ndihmoi me një vend pune.

Banori foli edhe për momentin kur mori vesh lajmin e hidhur se babai i tij u nda nga jeta. Luizi tha se kur hyri në Big Brother la punën dhe se ka disa borxhe për të larë.

Ai u shpreh se tani është momenti që të bëjë hapa të sigurtë dhe u shpreh se do qëndroi në Shqipëri dhe se atyre personave që ia kthyen shpinën, ka dëshirë t’i thotë që lotët janë për zgjedhjet e gabura që ka bërë dhe jo për to.

Historia e trishtë e Luizit, nga humbja e babait deri te borxhet: ‘Kam tentuar vetëvr asjen…’ Read More »

Astrologia bën parashikimin e pazakontë për Luizin

Moderatorja e “Fan Club”, Megi Pojani, ka bërë një intervistë me astrologen e njohur, Laura, e cila ka folur për disa nga banorët e “Big Brother VIP 2”.

Kur po fliste për Luiz Ejllin, ajo u shpreh se ai i përket shenjës së Gaforres dhe ‘Gaforret dinë ndonjëherë me manipuluar situatën në favor të vetes’.

“Janë shumë të ndjeshëm, bien shumë keq në dashuri. Ka raste që nuk i pëlqen në pjesën e dashurisë që gjendet, por e ka shumë të vështirë të dalë. Në jetët e kaluara është martuar 4 herë. Kështu që i bie prandaj e ka si pikë të dobët pjesën e dashurisë”, tha ajo.

E pyetur nga Megi nëse e kanë lënë apo i ka lënë, astrologia përgjigjet:

“E kanë lënë. Nuk do me thënë se e ka traumë. Nënvetëdija e vet e tërheq gjithmonë pjesën e familjes, rehatisë, martesës”.

Sipas saj, qëllimi kryesor nuk është që të gjejë dashurinë e tij të vërtetë pasi ka edhe qëllime të tjera.

“Këtë vit e ka mirë, por edhe vitet në vijim. E ka shumë të lehtë me shëruar pjesën e traumës. Ka me pasur shumë fat dhe shumë sukses në dashuri”, tha Laura.

Astrologia bën parashikimin e pazakontë për Luizin Read More »

Ç’ndodhi me Efin e Luizin pas vendimit ‘nuk e dua më në jetën time’

Luiz Ejlli, Efi Dhedhes, Dea Mishel dhe Krist Aliaj janë katër finalistët e këtij edicioni të “Big Brother VIP”. Pas ‘Prime’-t të mbrëmjes së djeshme ata kanë festuar në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ata kanë kënduar, kërcyer dhe në festën e tyre nuk ka munguar as alkooli, ku duket se e kanë tepruar paksa.
Madje katër finalistët kanë harruar për një momentet debatet dhe hatërmbetjet mes tyre dhe ka pasur shumë përqafime.

Efi është afruar shumë me Luizin, edhe pse gjatë ‘Prime’-t i tha se kur të mbarojë “Big Brother VIP’: “Mos të pafsha më me sy”. Ndërkohë teksa po festonin ajo i tha se e ka shumë xhan dhe se do i vinte mirë nëse do fitonte BB VIP.

Nga ana tjetër, Luizi i tha që edhe ajo ta pranojë se ‘ai e ka dashur në finale’. Gjatë kësaj bisede nuk munguan shpullat nga ana e Efit si dhe përqafimet mes tyre.

Pjesë nga biseda:

Efi: Je plehrë

Luizi: Pse? Po çke, maksimumi o e fiton ti, o e fitoj unë. Pse mërzitesh?

Efi: Kjo është ideja, ne të dy jemi bashkë

Luizi: Po vari leshtë, kush ta fitojë

Efi: Unë jam shumë e lumtur nëse je ti. A e di këtë?

Luizi: Edhe unë

Efi: Të kam shumë xhan pavarësisht se më ke mërzitur

Luizi: Unë jam fituesi? Po pse je mërzitur?

Efi: Një nga fituesit…

Luizi: Se të kam thënë “Për’puthen”? “Për’puthen” i kam thënë Teas, Mikelës

Efi: Mua më ke shoqe. Pranoje që më ke shoqe?

Luizi: Edhe Teas i kam thënë “Për’puthen”

Efi: Edhe me mamin tënd kam folur

Luizi: Mirë, mirë mos jep informacion nga jashtë

Efi: Një gjë, unë të kam xhan me vërtetë, jo kështu kot, a e di këtë gjë? Mua nuk më intereson fare që thonë ‘kam interes’, unë të kam dashur vërtetë, ok?

Luizi: Po mirë

Efi: O unë, o ti

Luizi: Pranoje që të kam dashur në finale me tanë shpirt?

Efi: Edhe unë të kam dashur. Po pse më mërzite?

Luizi: Mos e çaj kryet, tash do ngacmohemi nga pak, por këtë javë paqe

Ç’ndodhi me Efin e Luizin pas vendimit ‘nuk e dua më në jetën time’ Read More »

Kiara zbulon për herë të parë çfarë i tha familja për propozimin

Kiara Tito ka dhënë një intervistë ekskluzive për rubrikën “Mos i bjer me top” në emisionin “E Diell” duke zbuluar se çfarë i tha familja pas propozimit që Luizi i bëri në BBVIP.

Ajo tha se familja e saj është shumë e lumtur, ndërsa shtoi se nënë Leta mezi pret të takojë dhëndrin.

“Familja është shumë e lumtur, e kishin pritur këtë ditë, erdhi më herët.

Nënë Leta është një fanse e zjarrtë e Luizit. Unë e kam gjithmonë gabim, ai ka të drejtë. Mezi pret të takojë dhëndrin”, tha Kiara.

Kiara zbulon për herë të parë çfarë i tha familja për propozimin Read More »

Nuk flet me Kiarën pas daljes nga BBVIP? Maestro sqaron gjithçka

Maestro Armaldo Kllogjeri ishte i ftuar ditën e sotme në rubrikën “Mos i bjer me top”, në emisionin “E Diell”.

Armaldo ka komentuar në lidhje me zërat që qarkullojnë se marrëdhënia e tij dhe Kiarës pas daljes nga “Big Brother VIP” nuk është aq miqësore sa ishte brenda shtëpisë, duke u nisur nga fakti që ata nuk e ndjekin nëjri-tjetrin në rrjetet sociale.

Maestro tha se ai e ka telefonuar Kiarën pas propozimit të Luizit për ta uruar dhe se ata vijojnë të jenë miq.

“Unë e kam telefonuar, e kam uruar për propozimin e Luizit. Dasma e tyre do jetë në qendër të vëmendjes. Po të më ftojnë për të kënduar sigurisht do këndoj. Unë jam daja. Me aq lekë sa ka bërë Luizi, nuk kam pse këndoj falas.”- tha Maestro.

Nuk flet me Kiarën pas daljes nga BBVIP? Maestro sqaron gjithçka Read More »

Bledi Mane: ‘Kur unë pija alkol, Luizi luante…’

Bledi Mane është rikthyer të sulmojë sërish Luizin, pas daljes nga “Big Brother VIP”.

Bledi deklaroi se gjatë kohës që ai ishte i alkoolizuar, Luizi luante bixhoz.

Po ashtu, ai shtoi se 60% e vajzave që pëlqejnë Luizin, janë të dhunuara nga meshkujt.

“Kur unë konsumoja alkol, Luizi luante lloto. Nu këhstë gjë negative por dëmton veten. Ai djalë kam shpresën dhe e meriton që do e fitojë. Të jemi realist. Për 10 vjet u zhduk, unë i kam thënë mos u zhduk më, kjo është koha jote e artë. 60% e femrave që pëlqejnë Luizin dhunohen nga meshkujt”- tha Bledi.

Bledi Mane: ‘Kur unë pija alkol, Luizi luante…’ Read More »

Përp lasen dy automjete në Vlorë, njëri përfundon brenda lokalit, pla gosen 2 persona

Dy automjete janë përpl asur me njëra tjetrën në një kryqëzim pranë ish shtëpisë së oficerëve në qytetin e Vlorës.

Si pasojë e aks identit, një prej automjeteve ka përfunduar brenda në një bar.
Dy persona janë transportuar në spital si pasojë e aks identit ndërkohë që po hetohen shkaqet e tij.

Përp lasen dy automjete në Vlorë, njëri përfundon brenda lokalit, pla gosen 2 persona Read More »

Efi i rrëfen Luizit një operacion që…

Prisni pak çfarë tha Efi mbrëmë nuk i flas Luizit?! Pa kaluar as dy orë nga deklarata e saj e fuqishme ajo është parë duke u përqafuar me Luizin.

Duke i thënë se do dëshironte që ai ta fitonte Big Brother dhe se kishte folur me nënën e tij kur kishte dalë nga Big Brother.
Por nga ekzaltimi i përqafimit me të Efi ka përplasur hundën tek dora e saj dhe aty është shprehur se ka lënduar pak hundën që ka bërë operacion.

Ja ku zbuluam një tjetër operacion të Efit meqë buzët e trajtimet e tjera të fytyrës janë dukshmërisht të dukshme.

Efi i rrëfen Luizit një operacion që… Read More »