Irina

U fol se i dha fund lidhjes me të dashurin ekonomist, Efi tregon si qëndron e vërteta

Efi pasi u bë pjesë e “BBV” ka treguar historinë e saj të dashurisë ku ka folur jo pak herë brenda ambjenteve për të dashurin e saj.

Duke mos dhënë shumë detaje ajo ka rrëfyer se partneri i saj është ekonomist.
Mirëpo, kohët e fundit pati aludime se ajo i ka dhënë fund lidhjes. Disa media raportuan se ajo dhe partneri i saj janë ndarë, duke mos i zbuluar shkaqet.

Gjë që mesa duket është e pavërtetë. Ditët e fundit ajo ka folur për të dashurin. Në një bisedë me Dean dhe Kristin, Efi përsëriti se ka dikë që e pret jashtë.

Po ashtu, mbrëmjen e djeshme bëri disa batuta me Luizin duke i thënë se ai ka Kiarën kurse ajo të dashurin e saj. Efi ka deklaruar se qetësia e partnerit e ka bërë për vete që në fillim dhe se ai i nxjerr anën e saj më të mirë.

“Me natyrën time mendoja se më duhej ndonjë njeri i ashpër. Por nuk ka lidhje fare një qetësi absolute, sa të bën të ndihesh keq. Thjesht respekt dhe më nxjerr më të mirën time. Thjesht ideja që nuk ma merr për dobësi atë që unë ndjej. Është një çun shumë i mirë, i sjellshëm, i edukuar ,”-tregoi Efi.

U fol se i dha fund lidhjes me të dashurin ekonomist, Efi tregon si qëndron e vërteta Read More »

‘Banori’ i ri futet në BBV, Luizi vrapon për ta nxjerrë

Katër finalistë në shtëpi: Luizi, Efi, Dea dhe Kristi janë në javën e tyre të fundit në shtëpi dhe për momentin po e shfrytëzojnë për tu kënaqur duke lënë mënjanë debatet.

Katër thamë? Ndjesë, janë pesë ose edhe më shumë sepse në shtëpi më shumë se njëherë kanë qarkulluar video ku minj vijnë vërdallë.

Një miush e ka parë Luizi të cilin në fillim e tremb dhe pastaj e ndjek por ai fshihet nën kanapet e kuzhinës epo kjo pikë e zezë, ai sa i premtoi nënës se nuk do bënte debate me banorët, tani i duhet të mendojë sërish se si të nxjerri miun nga dera e kuqe..

‘Banori’ i ri futet në BBV, Luizi vrapon për ta nxjerrë Read More »

Ak sident i rë ndë, makina përpl as një të mitur

Një ak sident është regjistruar mbrëmjen e sotme, pranë linjës hekurudhore, në aksin rrugor Mamurras-Fushë Mamurrës.

Mësohet se i mituri është go ditur nga një makinë, ndërsa është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Tra umës në Tiranë.

Nuk dihen ende rrethanat si ka ndodhur aks identi, ndërsa po punohet për zbardhjen e shkaqeve.

Ak sident i rë ndë, makina përpl as një të mitur Read More »

Loja para propozimit ishte provë për Kiarën? Luizi: Ajo e tregoi se më do kur…

Big Brother Vip-Live nga Shtëpia në Top Albania Radio vjen me një format ndryshe dhe sot në shtëpinë më të famshme në Shqipëri kanë shkuar dy prezantuesit e emisionit Wake Up, Blendi Salaj dhe Enxhi Nasufi.

Moderatorët kanë intervistuar ekskluzivisht banorët për rrugëtimin e tyre, që tashmë po i vjen fundi.

Gjatë intervistës së tij, Luizi ka folur për marrëdhënien e tij me Kiarën, duke folur për ndjenjat e tyre.

Ai ka thënë se Kiara nuk ka pasur nevojë për t’u vendosur në provë, për të vërtetuar që ndjenjat e saj ndaj tij ishin të vërteta, por e ka provuar duke pasur gjithë banorët dhe opinionistë kundër.

Loja para propozimit ishte provë për Kiarën? Luizi: Ajo e tregoi se më do kur… Read More »

Efit i del pija, pyet Dean se çfarë ka ndodhur mbrëmë: Nuk mbaj mend asgjë

Pasi Efi u deh natën e shkuar, i tha Luizit se ai do jetë fituesi i Big Brother si dhe shkëmbeu përqafime me të.

Këtë mëngjes ajo pyeti Dean se çfarë kishte thënë dje, pasi nuk mbante mend gjë.

Dea i tha se ajo kishte folur me Luizin dhe se i tha që do jetë fitues.

Efi u çudit nga kjo dhe duke qeshur u shpreh se ajo ‘gënjen’ kur pi.

Kujtojmë se Efi gjithashtu dhe dhe informacione nga jashtë, duke i thënë Luizit se ka folur nënën e tij Angjelinën dhe se në një nga primet, ka qenë ajo që i ka zgjedhur veshjen.

Efit i del pija, pyet Dean se çfarë ka ndodhur mbrëmë: Nuk mbaj mend asgjë Read More »

Kiara ‘konfirmon’ takimin me vjehrrën dhe poston ‘provën’

Ditën e sotme në media po bën xhiron një foto ku thuhet se është Kiara dhe nëna e Luizit.

Në foton e postuar moderatorja dhe Angjelina shihen teksa ecin së bashku në një park në Tiranë.

Duke qenë se fotoja është e kapur nga mbrapa disa prej ndjekësve kanë dyshuar se është Kiara me nënën e Luzit. Dhe për të gjithë skeptikët ka qenë Kiara e cila në një farë mënyre ka “konfirmuar” se vajza që është në atë foto është pikërisht ajo.

Në llogarinë e saj në “Instagram”, Kiara ka postuar një story ku shihet teksa mban veshur një xhaketë xhinse të ngjashme me xhaketën që ka të veshur vajza në foton ku thuhet se është me nënën e Luizit.

Kujtojmë që të shtunën e 6 majit është edhe finalja e madhe e këtij edicioni të dytë të Big Brother VIP Albania, ku garojnë Luizi, Efi, Kristi dhe Deamishel.

Kiara ‘konfirmon’ takimin me vjehrrën dhe poston ‘provën’ Read More »

Dje donte ta fitonte Kristi, sot papritur bëhet me Luizin.Nita ndërron mendje brenda pak orësh.

Pas eliminimit nga “Big Brother VIP 2”, Nita Latifi dhe Qetsor Ferrunaj teksa ishin në studio me Arbana Osmanin, u pyetën se kush mendojnë se do jetë fituesi i këtij edicioni.

Qetsori u shpreh se Luizi do fitonte BB VIP, ndërsa Nita tha emrin e Krist Aliajt. Por sot teksa ishin të ftuar në emisionin “Fan Club” në Top Channel, teksa iu drejtua kjo pyetje, këngëtarja ndryshoi mendim.

Nita tha se më shumë mundësi ka që të fitojë Luizi, duke hedhur poshtë mendimin e saj të parë pas largimit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Latifi është banorja më e fundit që i bashkohet grupit që sa dalin nga shtëpia e BB VIP bëhen me Luizin. Kjo ka ndodhur edhe më herët, ku banorët që fillimisht flisnin keq për të, më vonë ndryshonin mendim dhe bëheshin me të.

Dje donte ta fitonte Kristi, sot papritur bëhet me Luizin.Nita ndërron mendje brenda pak orësh. Read More »

Pas debateve të ashpra, a do i ftojë Arbrin dhe Zhaklinën në dasmë? Kiara jep përgjigjen e prerë

Kiara Tito ka dhënë një intervistë ekskluzive për rubrikën “Mos i bjer me top” në emisionin “E Diell”.

E pyetur në lidhje me debatet e fundit që pati gjatë spektaklit me opinionistet e “Big Brother VIP”, Zhaklin Lekatari dhe Arbër Hajdari, dhe nëse do i ftonte në dasmën e saj me Luizin, Kiara tha se do i ftojë të gjithë dhe padyshim opinionistet do jenë ndër të ftuarit.

“Unë thashë do i ftoj të gjithë në dasëm kështu që…”- tha Kiara.

Pas debateve të ashpra, a do i ftojë Arbrin dhe Zhaklinën në dasmë? Kiara jep përgjigjen e prerë Read More »