Irina

Familjarët e Kiarës kanë kërcënuar Zhaklinën?! Reagon Gent Hazizi: Dhe ti moj Zhak the diçka që…

Mbrëmjen e djehsme në “Post Big Borther VIP 2”, mes shumë diskutimesh, u cek sërish tema e “kërcënimit nga ana e familjarëve të Kiarës” dhe Zhaklina konfirmoi se ishte kërcënuar dhe tha se në publik kishte edhe njerëz të tjerë që e dëshmuan momentin e kërcënimit. Opinionistja përmendi si shembull aktorin Gent Hazizi.

Ky i fundit, në një postim në Instastory, e mohoi një ngjarje të tillë dhe shkroi: “Për të qenë korrekt si kam qenë gjithmonë dhe të kam dhënë të drejtë kur ke pasur të drejtë, në këtë rast, meqë më përmende dhe kam qenë prezent, (ajo) çka ka thënë tezja e Kiarës ka qenë: “Si nuk the një herë një fjalë të mirë për këtë vajzë?”.

Zhaklina, e bëri repost në Instastory-n e saj dhe shkroi: “Po burri i tezes çfarë tha? Kemi edhe Diolën dhe Enin që mund ta konfirmojnë. Mjaft lëpive, Gento!”.

Loja e reposteve vijoi dhe Genti u shpreh: “Po duhet të kesh thënë diçka ti (emoji me shkelje syri), mbasi tha (tezja e Kiarës) kështu…Tani, le të flasin dëshmitarët e tjerë të seancës”.

Akuzat për kërcënimin nga ana e familjarëve të Kiarës i bëri fillimisht Tea, në “Më lër të flas”, ku u shpreh:

“Mua më kanë kërcënuar. I gjithë produksioni i “BBVA” është në dijeni për këtë. Ndërkohë që po dilja nga “BBVA”, pasi mbaroi spektakli, nja 2 javë më parë, ndërkohë që po dilja, po më prisnin te dera Kiara bashkë me familjarin e saj dhe më kërcënuan “do të të vras”. Ndodhi para dy javësh”, tha Tea, duke shtuar se i kishin thënë se familjari në fjalë ishte burri i tezes së Kiarës dhe theksoi se ndodhi te dera e “BBVA” dhe se kishte edhe dëshmitarë prezentë, madje edhe Ronaldo, i cili i kishte kërkuar që të mos fliste për këtë tematikë.

Më pas, Zhaklina i konfirmoi në rrjetet sociale, duke shkruar: “E vërtetë”.

Familjarët e Kiarës kanë kërcënuar Zhaklinën?! Reagon Gent Hazizi: Dhe ti moj Zhak the diçka që… Read More »

Tha se nuk flasin, Luizi shoqërohet nga Jurgena në koncertin në Kosovë? (foto)

Një profil në Instagram me emrin e Jurgena Tushës, vajzës që menaxhoi për shumë kohë Luizin në rrjetet sociale, teksa ai ndodhej brenda shtëpisë së Big Brother, ka trazuar rrjetin.

Në profilin e Tushës gjatë ditës së djeshme dhe sot janë postuar disa foto, që hedhin dyshime në lidhje me raportin mes Kiarës dhe Luizit.

Fillimisht është një foto e këmbëve të saj, dhe të Luizit, ku sipas faqes pretendohet që po bëhen thashetheme, dhe më pas Tusha ka postuar një foto nga Gjakova, ku dje këngëtari ka qenë i ftuar.

Në koncertin e parë të Luizit në Kosovë ka munguar Kiara, ose të paktën asnjë gjurmë e saj nuk është parë në rrjetet sociale.

Më pas në një postim Jurgena shkuar se në vijim ajo do të japë disa sqarime, dhe të gjithë sytë e ndjekësve janë drejt saj.

Luizi pranoi pak ditë më parë në një intervistë televizive, se përpara se të futej në Big Brother me Jurgenën kishin dalë disa herë dhe ishin në një njohje, por gjithçka që pason mbetet për t’u parë.

Tha se nuk flasin, Luizi shoqërohet nga Jurgena në koncertin në Kosovë? (foto) Read More »

Voton edhe Olta Gixhari, kush është kryebashkiaku që zgjodhi ish-banorja e BBV

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Olta Gixhari ka treguar se e ka dhënë votën e saj sot.

“Votoni”, ka bërë thirrje aktorja në Instagramin e saj. Kujtojmë se pak ditë më parë Gixhari tregoi se vota e saj shkon për kandidatin e PS, Veliajn.

Por nuk harrohet kur pak vite më parë Olta shprehte publikisht simpatinë për Berishën e madje ajo ka një miqësi të ngushtë me nusen e tij, Armina Mevlanin.

Voton edhe Olta Gixhari, kush është kryebashkiaku që zgjodhi ish-banorja e BBV Read More »

Luizi bën dedikimin e veçantë nga Gjakova për moderatoren

Pas fitores së “Big Brother VIP”, Luizi është tepër i angazhuar me koncerte jo vetëm në vendin tonë, por edhe në Kosovë.

Ditën e djeshme këngëtari ishte i pranishëm në një koncert në Gjakovë, ku ka performuar disa nga këngët e tij.
Mes tyre ishte dhe kënga e realizuar brenda shtëpisë së BBVIP, si dedikim për Kiarën, tashmë bashkëshorten e tij.

Në Instagramin e tij, Luizi ka postuar një pjesë të performancës së tij, ndërsa ia dedikon partneres duke shkruar “Kiara ime” shoqëruar me një zemër.

Luizi bën dedikimin e veçantë nga Gjakova për moderatoren Read More »

E quajti fanse, Balina Bodinaku i përgjigjet Arbanës: Nuk mund ta marr seriozisht

Mbrëmë u mbajt Post Big Brother VIP2 dhe në studio nuk munguan diskutimet dhe përplasjet kur Arbana Osmani risillte ndërmend debatet brenda shtëpisë.

Zhaklina dukej shumë e indinjuar me Kiarën dhe Efin e cila kerkonte një ‘më fal’ prej tyre dhe Arbana ndërhyn duke thënë:

“Ndoshta do e kishit pasur më të lehtë të bëheshit fansa,vitin e kaluar kemi pasur edhe opinionistë që janë bërë fansa…”Ok edhe një fëmijë do e kuptonte se e kishte për Balina Bodinakun që u përfol aq shumë për preferencën e saj kundrejt Donald Veshaj.

Por nga ana e Balinës nuk mungoi një koment. Nëpërmjet një video në profilin e saj në Instagram, Balina shprehet:

“Në lidhje me komentin e Arbanës, unë personalisht e kam të vështirë ta marr seriozisht, pasi ka qenë vetë Arbana ajo që më ka ftuar për të qenë sërish pjesë e BBV 2, si opinioniste. Kshuqë në rrethana të tjera, mbrëmë do më kishte pasur në stduio. Kështu që qetësohuni, them se ka qenë shaka”, shprhehet Balina.

E quajti fanse, Balina Bodinaku i përgjigjet Arbanës: Nuk mund ta marr seriozisht Read More »

Vijon procesi i votimit në të gjithë vendin, ja sa është pjesëmarrja

Sot mbahen zgjedhjet vendore në vendin tonë, ku pritet të zgjidhen 61 kryebashkiakët e rinj.

Të dhëna nga KQZ deri në orën 10:00, tri orë nga hapja e procesit të votimit tregojnë që pjesëmarrja është 8.08%. Pjesëmarrjen më të lartë e shënon Pusteci me 15.65 për qind. Ndërsa pjesëmarrjen më të ulët Vlora me 5.42 për qind.
Nga 61 bashki, tri prej tyre, Vorë, Kamzë dhe Elbasan do të ketë votim dhe numërim elektronik dhe rezultati pritet të dalë 30 minuta pas përfundimit të votimit të qytetarëve.
Janë 3.650.550 zgjedhës me të drejtë vote, ndërsa 122.545 janë votues për herë të parë. Sipas informacioneve janë 5211 qendra votimi të ngritura në të gjithë vendin.
44 parti janë regjistruar në zgjedhje nga të cilat 38 janë jashtë koalicioneve. Dy koalicione janë në zgjedhje, “Bashkë Fitojmë” me kryetar Ilir Metën dhe “Aleanca Liberale e Djathtë” me kryetar Artur Roshin.
Këtë të diel garojnë 144 kandidatë për kryetar bashkie, kurse për këshilla bashkiakë garojnë 23.762 kandidatë. Votimi dhe numërimi elektronik do të zbatohet në tre bashki me 401 qendra votimi.
Në Elbasan janë 224 qendra votimi dhe pritet të votojnë 171.225 qytetarë. Në Kamëz janë 133 qendra votimi dhe pritet të votojnë 108.799 qytetarë. Në Vorë janë 44 qendra votimi dhe pritet të votojnë 30.822 qytetarë.

Vijon procesi i votimit në të gjithë vendin, ja sa është pjesëmarrja Read More »

Zgjedhjet në Shqipëri, fluks emigrantësh në pikën kufitare të Kakavijës

Një pjesë jo të vogël të votuesve ditën e sotme në zgjedhjet vendore, e përbëjnë edhe emigrantët që kanë ardhur nga jashtë për të votuar.

Burime bëjnë me dije se vetëm në pikën kufitare të Kakavijës ka pasur 4452 hyrje nga jashtë dhe 1400 dalje nga vendi ynë.
Pjesëmarrja në votime nuk ka qenë shumë e lartë gjatë paradites, por pritet që deri në orën 19:00 të rritet numri i personave që ushtrojnë të drejtën e votës.

Zgjedhjet në Shqipëri, fluks emigrantësh në pikën kufitare të Kakavijës Read More »

75-vjeçari ng acmon vajzën e re brenda dyqanit të tij

Një 75 vjeçar ka ngacmuar se ksualisht një vajzë të re në Durrës. Këtë rast e ka raportuar sot nga qyteti bregdetar, Dhurata për “Aldo Morning Show” në Tv Klan.

Ajo thotë se i moshuari përveçse e ka nga cmuar 21 vjeçaren, i ka mbyllur dhe derën e dyqanit të tij, por kjo e fundit ka arritur të largohet.

“Një 75-vjeçar ka nga cmuar një 21-vjeçare. Dhë në fakt ai ka shkuar në dyqanin e tij për të riparuar diçka, e ka ngacmuar dhe madje, madje i ka mbyllur derën. Por fatmirësisht ajo e shkathët, me lezet, ka hapur derën dhe ka ikur, është larguar menjëherë. Këtë gjë e ka treguar te familjarët e saj dhe ata do shkojnë atje dhe patjetër do e sqarojnë mirë”, raportoi Dhurata. /tvklan.al

75-vjeçari ng acmon vajzën e re brenda dyqanit të tij Read More »