Irina

Shpallet rezultatit përfundimtar, PS merr një tjetër bashki të vendit

Përfundon procesi i numërimit të votave në bashkinë e parë në vend. Janë numëruar kutitë në 7 qendrat e votimit në bashkinë Pustec.

Në këtë bashki kanë votuar gjithej 1606 qytetarë nga 4366 gjithsej. PS ka marrë në total 868 vota, ndjekur nga PD me 473 vota kurse LSI me 168.
Në qendrën e parë, përkatësisht në Kallamas, rezultati është: PS me 118 vota, PD me 114 dhe LSI me 13 vota; në qendrën e dytë PS ka siguruar 159 vota, kundrejt PD me 68 vota dhe LSI me 9 vota, ndërsa në qendrën e tretë rezultati është: PS me 245 vota, PD me 109 vota dhe LSI me 61.

Në fshatin Goricë e Vogël, PS kryeson me 88 vota, PD me 43 kurse LSI me 8 vota. Kurse në Diellas, PS fiton me 94 vota, PD me 47 dhe LSI me 22.

Ndërkohë PD ka arritur të fitojë në qendrën e gjashtë, atë të fshatit Gollomboç me 40 vota, PS ndjek me 34 kurse LSI ka marrë vetëm 7 vota. Edhe në qendrën e shtatë, Lajthizë-Zaroshkë, PS fitoi me 130 vota, PD ndjek me 473 kurse LSI me 168.

Shpallet rezultatit përfundimtar, PS merr një tjetër bashki të vendit Read More »

Përmbyset rezultati në këtë bashki, kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ kalon në avantazh

Kanë dalë rezultatet e para të zgjedhjeve lokale në Memaliaj, ku gara duket e ngushtë mes kandidatit të PS-së, Gjolek Myslym Guci dhe atij të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Albert Abedin Malaj.

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” po udhëheq me 51.1 % të votave, kundrejt kundërshtarit të PS-së.

Ndërkohë vijon procesi i numerimit edhe në kutitë e tjera të votimit.

Përmbyset rezultati në këtë bashki, kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ kalon në avantazh Read More »

Dalin rezultatet e para edhe në 10 bashki të vendit, ka surpriza

Pak para mesnatës nisi numërimi i votave në disa bashki të vendit duke sjellë rezultatet e kutive të para që zakonisht janë tregues i rezultatit final.

Në bashkinë Has ka nisur numërimi i votave. Deri tani janë numëruar 2 qendra votimi dhe udhëheq kandidati i Partisë “Bashkë Fitojmë” Miftar Dauti me 264 vota kundrejt kandidatit të Partisë Socialiste Beqir Mulaj që ka 239 vota.
Në Bashkinë e Tropojës që duhet të ishte bastion i Berishës, surpriza është se deri më tani janë numëruar kutitë e 3 qendrave të votimit nga 38 që janë në total dhe dominon thellë PS.

Kandidati i Partisë Socialiste Rexhe Byberi kryeson me 604 vota, ose 60.70%, ndërsa kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Besnik Dushaj ka marrë 391 vota.
Në bashkinë e Lushnjës, palët janë afër, në dy kutitë e para, kandidatja e PS Eriselda Sefa ka marrë 280 vota kundrejt rivalit të “Bashkë Fitojmë”, Eduart Sharka, i cili ka marrë, 204 vota. Bashkia e Lushnjës ka gjithsje 156 qendra votimi.

Në Pustec, komunë e minoritetit maqedonas, kandidati i Partisë Socialiste ka siguruar fitoren ndaj kandidatit të “Bashkë Fitojmë”.

Në Memaliaj, nga një kuti e numëruar rezulton se në avantash është kandidati socialist Gjolek Guci. Në total janë 27 kuti.

Në Mat që njihej si bastion i Berishës, spas rezultateve paraprake nga KQZ, kandidati i PS, Agron Malaj ka marrë deri më tani 119 vota, ose 62.63 %. Ndërkohë kandidati i Bashkë Fitojmë, Skënder Gjuci ka marrë 71 vota ose 37.37 %.

Në Poliçan janë numëruar 2 qendra votimi. Adriatik Zotkaj i cili është kryetar bashkie atje prej shumë vitesh, ka marrë 229 vota, ndërsa kandidati i Berishës 17 vota. Surprizë përbën fakti që kandidati i PD zyrtare Florian Qamame ka marrë 60 vota ose gati 4 herë më shumë se emri i Berishës.

Në Bashkinë e Këlcyrës ka nisur numërimi i votave. Deri tani janë numëruar 2 qendra votimi dhe udhëheq kandidati i Partisë Socialiste Klement Ndoni me 145 vota kundrejt kandidatit të Partisë “Bashkë Fitojmë” Arjan Kasaj me 106 vota dhe kandidatit të Partisë Demokratike Adriatik Spahiu me 25 vota.

Në bashkinë Skrapar janë numëruar kutitë nga 2 qendra votimi dhe udhëheq kandidati i Partisë Socialiste Adriatik Mema me 89 vota kundrejt kandidatit të “Bashkë Fitojmë” Euglen Mustafallari me 71 vota.

Në Bashkinë e Devollit, deri tani janë numëruar votat në 3 qendra votimi, kryeson kandidati i Partisë Socialiste, Eduard Duro i cili ka marrë 484 vota, ose 53.60%. Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Elvis Hajdërlli, ka marrë 414 vota, ose 45.85%.

Dalin rezultatet e para edhe në 10 bashki të vendit, ka surpriza Read More »

Luiz Ejlli voton Benet Becin: ‘Njerëzit që më kanë ndihmuar dua t’i shoh sa më lart’

Pas presidentit, kryeministrit dhe figurave të larta politike, i ka ardhur radha fituesit të “Big Brother VIP” që të bëhet lajm.

Luiz Ejlli ka votuar në Shkodër ku ka edhe vendbanimin.

“Kjo është shtëpia ime, po të mos kisha le ktu sdo kisha fitu. Unë nuk merrem me pjesën e politikës. Njerëz që më kanë ndihmu dua t’i shoh sa më lart”-tha Luizi.

Fillimisht, në “BBV” ai kishte shprehur konsiderata të larta për Berishën, por më pas kaloi te Benet Beci i PS-së, që e kishte futur në punë dhe me të cilin u takua, pasi doli nga shtëpia e BB-së, për ta mbështetur publikisht në garën për bashkinë e Shkodrës, përballë Bardh Spahisë.

Luiz Ejlli voton Benet Becin: ‘Njerëzit që më kanë ndihmuar dua t’i shoh sa më lart’ Read More »

Dy vëllezërit votojnë për herë të parë: S’na intereson vota, erdhëm me mik

Dy vëllezër kanë votuar bashkë për herë të parë sot në Lushnje. Të pa informuar për rregullat e procesit të votimit, ata thanë se kishin qëndruar sëbashku në dhomën e fshehtë.

Indiferentë ndaj kësaj shkelje, gjimnazistët u shprehen se për ta vota nuk kishte rëndësi, pasi thanë se kanë votuar me mik.

Pjesë nga biseda me gazetarin e Top Channel:

Gazetari: Votoni për herë të parë?
Gjimnazisti: Po, për herë të parë.

Gazetari: Sa e rëndësishme është për ju vota?

Gjimnazisti: Nuk është aspak kemi ardhur me mik, nuk është se na intereson shumë.

Gazetari: Ju shkuat të dy në kutinë e votimit për të votuar së bashku, e di që nuk lejohet?

Gjimnazisti: Pse?

Gazetari: Nuk lejohen dy persona, vota është e fshehtë.

Gjimnazisti: Nuk ka lidhje ka ne jemi vëllezër.

Dy vëllezërit votojnë për herë të parë: S’na intereson vota, erdhëm me mik Read More »

Votimi në Eurovision, ja shteti i vetëm që shpërbleu me 12 pikë Shqipërinë

Albina Kelmendi dhe familja e saj me këngën “Duje” përfunduan në vend të 22-të në Eurovision 2023 të shtunën mbrëma.

Festivali i këngës u mbajt të shtunën mbrëma në Britani të Madhe.

Në televotimin e publikut Shqipëria që u përfaqësua nga Kelmendi e familja e saj mori 59 pikë. Prej tyre vetëm nga një shtet mori pikë maksimale, 12, nga Zvicra.

Në total Shqipëria i mori 17 pikë nga votat e jurisë e 59 nga të publikut.

Nga televotimet, Shqipëria mori tetë pikë nga Gjermania, ndërsa nga shtatë pikë i mori nga Sllovenia, e Italia. Nga Kroacia dhe pjesa tjetër e botës, ku hynin shtetet që nuk kishin pjesëmarrës në Eurovision, mori nga gjashtë pikë. Greqia ia dha 4 pikë, ndërsa nga tri i mori nga Malta, Austria, Belgjika.

Votimi në Eurovision, ja shteti i vetëm që shpërbleu me 12 pikë Shqipërinë Read More »

Ja cili qytet kryeson listën me më shumë pjesëmarrës në votim

Pjesëmarrja e votuesve për zgjedhjet vendore në rang vendi kanë arritur në 32.19% deri në orën 16:00.

Në 5 bashki të vendit numri i votuesve është mbi 50%.

Ndërsa në Has deri më tani regjistrohen pjesëmarrja më e lartë e qytetarëve që kanë votuar e cila pasohet nga Puka dhe Fushë Arrëzi.

Bashkia Has 52.70
Bashkia Pukë 52.36%

Bashkia Fushë Arrëz 51.69%

Bashkia Pustec 50.38%

Bashkia Kukës 50.30%

Ja cili qytet kryeson listën me më shumë pjesëmarrës në votim Read More »