Irina

Berisha: Do të vazhdojë të punojë dhe të luftojë çdo minutë, me të gjitha format dhe mjetet për të rikthyer demokracinë

Reagimi i Berishës: Të nderuar miq, demokratë, shqiptarë kudo ku ndodheni. Sot ndodhi ajo që të gjithë e dinim, izolimi dhe heqja e të drejtës së fjalës të liderit të opozitës nga narko-regjimi më mafioz i bastardit të ish-xhelatëve shqiptarë Kristaq Rama dhe Spiro Koleka, Edi Ramës që është dhe regjimi diktatorial më i korruptuar në Europë dhe më gjerë. Kjo masë arresti politik, dëshmi e një hakmarrje politike të verbër të Edi Ramës, nuk shpreh vetëm urrejtjen e tij të trashëguar ndaj kundërshtarit, por mbi të gjitha shpreh frikën, tmerrin që ne të dashur miq i kemi kallur atij deri në palcë dhe botës së tij të krimit me betejën tonë pa kthim. Ai që mendon se asgjesoi pluralizmin dhe opozitën do ketë fatin që populli opozitar i rezervon armiqve të lirisë, diktatorëve. Të dashur miq, Sali Berisha është dhe do të jetë ai që ka qënë gjithmonë.

Me apo pa arrest shtëpie, me apo pa policë tek dera, asgjë nuk do mund ta ndajë dot atë nga ju, jo vetëm demokratë, por edhe shqiptarë kudo që ata ndodhen. Sali Berisha do të vazhdojë të punojë dhe të luftojë çdo minutë, me të gjitha format dhe mjetet për të rikthyer demokracinë që aktualisht është e shpërfytyruar: Më shumë nga të gjithë që e kupton se litari i kalbur po i këputet është vetë Edi Rama. Unë jam i bindur se sot jemi sëbashku jo thjesht ata demokratë që janë në krah të Sali Berishës, por dhe ata shqiptarë që e ndjejnë dhe e përjetojnë se Shqipëria është në rrezik. Ata janë shumica e qytetarëve të këtij vendi, ndaj a e dini pse fitorja jonë është e padiskutueshme? Është e tillë sepse ata që duan Shqipërinë janë më shumë se ata që duan thjesht Sali Berishën. Së fundmi, çdo masë që merr ky pushtet ndaj meje dhe opozitës është e përkohshme. Ajo që mbetet e pamposhtur është mosdorëzimi ynë dhe vendosmëria jone që izolimin e opozitës ta kthejmë në betejë lirie dhe në fitore për shqiptarët. Ndaj dhe ju ftoj të vazhdojmë me moton “O SOT O KURRË” betejën tonë pa kthim edhe më të fortë, të vendosur dhe më me pasion e guxim se kurrë më parë.

Berisha: Do të vazhdojë të punojë dhe të luftojë çdo minutë, me të gjitha format dhe mjetet për të rikthyer demokracinë Read More »

‘Miss Earth’, Drita Ziri: Ndiqni ëndrrat tuaja

18-vjeçarja Drita Ziri është përzgjedhur si mbretëresha e bukurisë, duke rrëmbyer kurorën e “Miss Earth 2023”. Në një konferencë për shtyp sëbashku me producentin e “Miss Shqipëria” Petri Bozo, ajo tha ngritja e flamurit Shqiptarë ka qenë momenti më emocionues në jetën e saj.

“Një emocion i paparë kur dëgjoja “Albania” që thirrej në atë skenën madhështore në Vietnam dhe shikoja veten pastaj prapa skenave kur bëheshin reklamat. Ishte diçka e bukur. Nuk e prisja që pas top tetëshës të isha në top katër. Doja shumë që të isha, por nuk e prisja. Mendova që nuk do të ndodhë. Është shumë e bukur, është diçka shume e veçantë që të ndodhë. Nuk mund të jetë kaq e mrekullueshme, por që ndodhi dhe kur isha në top katërshe në atë moment thash, ‘nuk dua më, kaq jam shumë e lumtur’ dhe jam shumë falenderuese ndaj të gjithëve që më suportuan sepse do të ishte shumë e vështirë. Kisha nevojë për shumë suport emocional sepse ishte vështirë të ishe vetëm në një kontinent tjetër.”

Producenti i Miss Shqipëria Petri Bozo vlerësoi Drita Zirin për arritjen dhe punën e shkëlqyer të saj.

“Ngjarje historike për të gjithë eventet e bukurisë në Shqipëri dhe fitorja që ka marrë gjithashtu është e veçantë sepse asnjë vajzë shqiptare që nga viti ’91 që është zhvilluar konkursi i parë i bukurisë në Shqipëri që ka fituar Valbona Selimllari nuk ka mbërritur dot në këtë shkallë suksesi. Drita konkurroi në Vietnam mes 85 shteteve të botës dhe arriti që të triumfonte ‘step by step’. U zgjodh në fillim në top 20, pasataj në top 12, pastaj në top 8 dhe pastaj në katërshe deri në fitoren e kurorës duke mposhtur në katërshen e fundit tre shtetet aziatike që për hir të së vërtetës kanë një super vlerësim për figurën femërore dhe për figurën e missit në shtetet e tyre.”

Bozo vlerësoi faktin se “Deliart” për herë të parë këtë vit ka marrë të drejtën për ‘Miss Earth’ dhe u kthyen me çmim të parë.

“Ku ka më mirë sesa që në vitin e parë që ne marrim të drejtat zyrtare për të përfaqësuar Shqipërinë në një kompeticion kaq të madh të vijmë me kurorën e madhe në Shqipëri. Është sukses gjithashtu për Shqipërinë sepse me këtë rast vëmendja i shtohet vendit tonë.”

Drita Ziri, 18-vjeçarja nga Kruja, u përzgjodh Miss Earth 2023 mes 85 shtetesh pjesmarrëse dhe është misi me moshën më të re në këtë kompeticion bukurie në nivel botërorë.

‘Miss Earth’, Drita Ziri: Ndiqni ëndrrat tuaja Read More »

Grida Duma opinioniste e Big Brother VIP Albania 3?

Mbrëmjen e djeshme Olti Curri, Fatma Haxhialiu, Andi Vrapi dhe Altin Berisha kanë realizuar një video Live në Instagram. Aty ka patur shumë hipoteza dhe biseda mbi Big Brother VIP Albania 3.

Ndonse Olti Curri ka thënë se Arbër Hajdari do të vazhdojë të jetë opinionist në BB VIP, teksa Fatma ka treguar se nëse Arbri shkon pa pagesë, kjo është e leverdisshme. Teksa Olti shprehet se më shumë se çështje pagese është çështje PR.

Ndērkohë ka përmendur edhe emrin e Grida Dumës, nisur nga fakti që i kemi parë shumë së fundmi me Lori Hoxhën.

“Kam përshtypjen se gjithmonë këto të zotët e bizneseve kanë një marramendje ndaj një vartësi, në një moment ose një tjetër e duke qenë se është dashuria profesionale dhe pse jo e intelektuale. Unë mendoj se do ishte bërë një gjë shumë e bukur e do ngjante me Mediaset në qoftë se do ishte Grida Duma. Në qoftë se ka kohë, në qoftë se pranon kushtet e të gjitha”- ka thënë Olti.

Grida Duma opinioniste e Big Brother VIP Albania 3? Read More »

Vasili: Rama e Veliaj vjedhin, Berisha arrestohet, drejtësia varroset!

Nga Petrit Vasili

Rama e Veliaj vjedhin, Berisha arrestohet, drejtësia varroset!

Drejtësia është vetëvrarë dhe vetëvarrosuar tashmë.

Rama, Veliaj janë provuar me mijëra prova si hajdutë, janë nëpër zyrat më të larta të shtetit dhe bredhin rrugëve ndërsa Berisha arrestohet.

Mbi Ramën rëndojnë përgjegjësi shumë të rënda penale individuale dhe ai është akoma në zyrë, nuk është thirrur asnjë sekonde nga SPAK.

FAJET E PROVUARA TE RAMES PER:

1-Aferen e INCENERATOREVE, per firmat e tij fap fap, ndekohe afera eshte certifikuar tashme nga vete SPAK.

2-Ne aferen Mc Gonigal, ku pergjegjesite e tij jane shume te renda dhe te certifikuara ne SHBA.

3-Ne Ceshtjen Beçheti ku per shkak te Rames humben 150 milion euro e ku deklarat e tij ishin percaktuese ne humbjen e arbitrazhit.

4-Ne mosveprimet e tij te qellimshme, kur u informua me shkrese zyrtare nga Ministri i Drejtesise ne prill 2017 per rrezikun e humbjes se 2 miliard euro ne arbitrazhe.

5-Ne aferen e shembjes se Teatrit Kombetar, per te cilin ka vendim te Gjykates Kushtetuese, ku ai miratoi ligj te personalizuar per nje kompani, ne shkelje te hapur te interesit publik dhe duke e prishur ne kulmin e pandemise dhe te gjendjes se jashtezakonshme duke rrezikuar ne menyre kriminale shendetin e njerezve.

6-Ne Aferen e Portit te Durresit ku u shkel cdo ligj, ku u shkel marreveshja e stabilizim asocimit dhe ku Parlamenti Europian dhe BE u shprehen qarte dhe nderprene edhe kredite.

7-Ne aferen e Bordit te cmimeve teushqimeve dhe naftes ku bashke me oligarket kliente te tij te ulur ne tavolinen e Bordit grabiten qindra milion euro qyetareve e te cilin Gjykata Kushtetuese e rrezoi.

8-Ne kercenimin e oficerit te policise Emiljano Nuhu per denoncimet e tij ndaj Taulant Balles e qe e detyruan te largohej nga Shqiperia e te merrej ne mbrojtje nga nje shtet i huaj.

9-Ne veprimet e tij gjate pandemise kur deklaroi se maskat dhe testet jane te panevojshme, nderkoheqe OBSH kerkonte ” testim, testim testim”, si dhe mos dhenien per muaj me radhe te asnje rimbrsimi per ilacet per qindra mijra shqiptare qe vuanin covidin ne shtepi.

Ne koncesionin e sterilizimit ku ai me ndergjegjegje vazhdoi te mashtronte me ndergjegje opinionin publik jo vetem perpara por edhe me pas kur SPAK kushte filluar arrestimet per kete afere.

11Ne dosjen 184 te zgjedhjeve ne Diber ku vete Rama me zerin e tij vertetohet si pjese aktive e krimit zgjedhor.

12-Ne Ligjin per dividentin te bere per interesat e klienteve te tij, duke i dhene fuqi prapavepruese dhe shkelur Kushtetuten per faqe te zeze.

13-Ne deklaratat qe policia e shtetit te hiqte uniformat dhe te bente vota per partine e Rames.

FAJET E PROVUARA TE VELIAJT:

1-Erion Veliaj, ka qenë pjesë themelore e realizimit të vjedhjes së shekullit përmes inceneratorit të Tiranës; ka qenë pjesë e konceptimit të këtij projekti.

2-Erion Veliaj, ka rrëmbyer kompetencat e Këshillit Bashkiak, duke dhënë miratimin në parimin për studimin e fizibilitetit të inceneratorit të Tiranës.

3-Erion Veliaj ka futur ne borxh per 30 vjet qytetaret e Tiranes per nje vjedhje 500 milion euro.

4-Erion Veliaj ka lejuar zaptimin e 15 ha toke jashte teritorit te Lejes se Ndertimit te Projektit te firmosur nga Edi Rama.

5-Erion Veliaj ka firmosur me dorën e tij dokumente të paligjshme dhe po kryen edhe aktualisht me fondet publike, pagesa të paligjshme për shërbime publike të pakryera.

6-Erion Veliaj, ka rrëmbyer kompetencat e Këshillit Bashkiak, duke dhënë miratimin në parimin për studimin e fizibilitetit të inceneratorit të Tiranës.

7-Erion Veliaj a refuzuar kerkesen zyrtare te Partise se Lirisë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, që të ndërpritet menjehere financimi i inceneratorit qe nuk ekziston si dhe te ndalet kjo vjedhje flagrante e taksave të qytetarëve permes projektit super korruptiv të inceneratorit të Tiranës.

8-Zyrtarët e Veliajt, ndaj të cilëve SPAK ka ngritur akuzë, nuk kanë vepruar të vetëm; ata kanë zbatuar urdhrat direkte të kryetarit të tyre dhe si një grup i strukturuar kriminal, ata duhet të ishin të gjithë sëbashku përpara akuzave shumë të rënda për inceneratorin e Tiranës.

PERFUNDIM:

Rama dhe Veliaj ne zyre dhe Berisha i arrestuar eshte vetgroposje e drejtesise.

Askush nuk mund te pranoje nje drejtesi te tille te paligjshme.

Kjo drejtesi e kapur dhe me regji eshte riprpdhim i neveritshem i sigurimit te shtetit dhe nenit te agjitacion dhe propagandes.

Kete drejtesi nuk e beson me askush.

Vasili: Rama e Veliaj vjedhin, Berisha arrestohet, drejtësia varroset! Read More »

Bardh Spahia: Si demokratë, ne e kemi të qartë betejën tonë, asnjë hap pas!

Anëtar i kryesisë së PD,Bardh Spahia, ka reaguar në rrjetin social Instagram mbi vendimin e fundit të GJKKO për lënien në arrest shtëpie, të kreut demokrat Sali Berisha.
Këtë vendim, Spahia e cilëson se një vendim të derigjuar politikisht.

“Askush prej nesh nuk mund të ketë një jetë të mirë për vete dhe familjen, kur shteti i së drejtës ka rënë, pluralizmi po synohet të zëvendësohet me partinë-shtet dhe demokracia me diktaturën e bandave”, shkruan Spahia ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Idetë as nuk burgosen, as nuk eliminohen! Akti kundër Sali Berishës nuk i përket një drejtësie të pavarur, por një drejtësie të dirigjuar politikisht.

Pa prova, pa fakte, pa i marrë kurrë një dëshmi, me procedura antikushtetuese dhe antiligjore, dosja e sajuar kundër Sali Berishës përbën një gur në qafë për çdo shqiptar, demokrat, socialist apo pa parti. Ky standard antidemokratik do t’i trokasë në derë kujtdo nesër, por do të jetë vonë, nëse nuk e ngremë zërin sot.

Askush prej nesh nuk mund të ketë një jetë të mirë për vete dhe familjen, kur shteti i së drejtës ka rënë, pluralizmi po synohet të zëvendësohet me partinë-shtet dhe demokracia me diktaturën e bandave.

Si demokratë, ne e kemi të qartë betejën tonë: asnjë hap pas!

Bardh Spahia: Si demokratë, ne e kemi të qartë betejën tonë, asnjë hap pas! Read More »

A do e respektojë Sali Berisha arrestin e shtëpisë? Flet avokati i tij

Gjykata e Posaçme ka miratuar mesditën e sotme kërkesën e SPAK-ut për të mbyllur Sali Berishën në arrest shtëpie për dosjen “Partizani”.

Gjyqtarja Irena Gjoka vendosi që ish-kryeministri do të ruhet me policë tek dera dhe nuk do të lejohet që të komunikojë me asnjë person tjetër veç familjes me të cilën jeton.

Pas këtij vendimi ka folur dhe avokati i tij Genc Gjokutaj i cili u pyet nëse ish-kryeministri do e zbatonte masën e vendosur nag Gjykata e Posaçme.
‘Kjo nuk është pyetje… do ta zbatojë apo jo, ai ndodhet në banesë. Tani bëni pyetje që është për të bërë. Do të ketë mbikëqyrje policore.’- tha avokati.

Ndër të tjera avokati shtoi ”

Ajo që është shqetësuese është që ky vendim shoqërohet e ndalimin e komunikimit dhe liria e shprehjes është një e drejtë kushtetuese dhe SPAK duhet të kishte marrë autorizim nga Kuvendi.

Gjykata jep një shkurtim vendimi, ekzekutohet nga SPAK.

Vendimi ishte i thatë, ndalimi i komunikimit përveç personave të familjes. Ai ndodhet në banesë, ne do të ndjekim rrugën e ankimit.”

A do e respektojë Sali Berisha arrestin e shtëpisë? Flet avokati i tij Read More »

Rama në konferencë me gazetarët: Viti 2023, më i mirë në të gjitha aspektet!

Kryeministri i vendit Edi Rama, është në një konferencë me gazetarët, ku ka bërë bilancine vitit 2023, duke e cilësuar si një ndër vitet më të mira për Shqipërinë.

Kreu i qeverisë shqiptare, e konsideron një vit të suksesshëm në të gjitha aspektet këtë vit që po lëmë pas.

“Viti më i mirë në aspektin ekonomik. Duhet pasur parasysh paranteza me vitet e shkuara dhe jo në raport se sa duhet bërë edhe më shumë në raport me zhvillimin kombëtar dhe ekonominë familjare. Viti më i mirë në aspektin e pozicionit ndërkombëtar të Shqipërisë.

Faktikisht, ky vit do të mbyllet me një arritje ekonomike që e tejkalon ndjeshëm çdo parashikim të bërë qoftë nga qeveria shqiptare qoftë nga institucionet ndërkombëtare.

Turizmi është një nga kanalet më të rëndësishme të zhvillimit ekonomik. Po ashtu ky vit ka pasur rënie të mëtejshme të papunësisë reale dhe sot jemi me një pamundësi që është më e ulëta e të gjitha viteve, pra 10.5% dhe synimi është vitin e ardhshëm të zbresim nën këtë shifër. Investimet e huaja direkte kanë arritur në mbi 1 miliardë ose 60 euro mbi vitin e shkuar.

Paga minimale këtë vit u rrit në vlerën e 40 mijë lekëve që praktikisht përkon falë forcimit të monedhës vendase si asnjëherë më parë me 400 euro. Po ashtu kanë filluar të gjitha programet e mbështetjes dhe kompensimeve, qoftë për rritjen e kontributeve qoftë edhe për pensionet që kanë arritur një rritje me vlerë 9 për qind”, tha ai gjatë konferencës me gazetarët.

Rama në konferencë me gazetarët: Viti 2023, më i mirë në të gjitha aspektet! Read More »