Irina

Këto ushqime nuk duhet t’i mungojnë tryezës së natës të Vitit të Ri pasi ju sjellin fat!

Kultura të ndryshme në botë tregojnë se ka disa ushqime që konsiderohen “fatsjellëse” që nuk duhet të mungojnë në tryezën e Vitit të Ri.

Ne të gjithë e dimë se Gjeli i detit, sallata ruse dhe bakllavaja nuk mungojnë në tryezën e çdo familjeje shqiptare, por një traditë në Francë specifikon se në tryezë nuk duhet të mungojnë frutat e thata. Më konkretisht duhet të konsumohen rreth 13 fruta të thata pasi janë simbol i fatit të mirë, të paktën në këtë vend.

Thjerrëzat

Thjerrëzat simbolizojnë paratë. Dhe përdoret kryesisht në traditën italiane daton që nga koha e romakëve.

Rrushi

Spanjollët konsumojnë 12 kokrra rrushi në mesnatë. Kjo traditë daton që nga viti 1880 dhe legjenda thotë që nëse ke arritur të hash 12 kokrra (1 për çdo muaj) para se ora të shkojë 12:01, fati i mbarë është me ty.

Shega

Shega konsiderohet si një fryt fatsjellës në nisjen e vitit të ri në kulturën greke. Sipas tyre, sa më shumë kokrra të dalin nga përplasja e shegës në derën kryesore të shtëpisë, aq më i mbarë dhe fatsjellës do të jetë viti që vjen.

Speci djegës

Në shumë kultura, speci djegës përdoret si urim për pjellorinë, jo vetëm në familje, por edhe në agrikulturë.

Spinaqi dhe lakrat jeshile

Gjethet e spinaqit apo lakrave simbolizojnë paratë. Ngjyra e shpresës i përfshin ato në listën e ushqimeve që duhen futur në pazarin e festive të fundvitit

Këto ushqime nuk duhet t’i mungojnë tryezës së natës të Vitit të Ri pasi ju sjellin fat! Read More »

Rrahu gruan, arrestohet 34-vjeçari

Një person është arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 34 vjeç, banues në Cërrik, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Rrahu gruan, arrestohet 34-vjeçari Read More »

73 vite suksesi në skenë, aktorja e madhe Margarita Xhepa: Nuk e harroj kurrë momentin më emocionues të karrierës sime

Ikonë e filmit dhe teatrit, Margarita Xhepa ka një vend special në listën e personazheve të vitit. E ftuar këtë të Enjte në “Opinion” ajo rrëfeu pak nga 73 vitet intensive të saj në skenë.

Për herë të parë para publikut ajo doli në moshën 15 vjeçare, e prej atëherë pati suksese të njëpasnjëshme.

-Kur ke dalë në skenë për herë të parë?

Margarita Xhepa: Në moshë shumë të re. Sa mbarova 7-vjeçaren.

-7 vjeçaren?!

Margarita Xhepa: Në 1950-ën, në Lushnje.

-73 vjet përpara ke dalë në skenë!

Margarita Xhepa: Me poezinë, aty kishim një shtëpi kulture dhe një pjesë ruse ma besuan mua, dola mirë në atë rol dhe seksioni i arsimit më nxori bursën për në Liceun Artistik. Erdha në Tiranë dhe aty fati më ndoqi, kryeregjisor i Teatrit Popullor atëherë ishte Pandi Stillo. Sikur lashë përshtypje të mira, unë dy poezi kisha.

-I mban mend poezitë?

Margarita Xhepa: Po si si mbaj mend?! “Malet e Shqipërisë” të Naim Frashërit dhe Gjuha jonë sa e ëmbël sa e bukur…Mbi të gjitha ishte ajo që më dhanë një ushtrim. Aty kuptonin se paska talent dhe u emocionova shumë. Më thanë do presësh te korridori e pastaj regjisori më tha “nesër do vish në teatër në 9 pa çerek”. Dola vërtetë.

-Ti se dije as teatrin rrezik ë?

Margarita Xhepa: Nuk e dija, me të pyetur. Imagjino, 15 vjeçe. Erdhi aty aktori i mirënjohur Lazer Filipi, ça është ajo vajzë tha që rri si zog aty në stol? Po pres i thashë kryeregjisorin. Shkova në drejtori dhe më thanë do vish aktore në Teatrin Popullor dhe gjatë kësaj kohe do bësh dhe Liceun Artistik. Ashtu ndodhi. Me një rrogë relativisht të vogël, 3800 lekë, m’u duk gjë e madhe. Hyra në teatër dhe rolin e parë bëra të kamerieres, me emocion dhe ajo krijoi besim te regjisorët.

Aktorja e madhe ka luajtur plot mbi 100 role në teatër dhe ka marrë pjesë në 40 filma.

Xhepa rrëfeu dhe momentin më emocionues të karrierës së saj.

“Nuk e harroj kurrë, në vitet ’60 isha 25 vjeçe. Vjen regjisori rus, do vinte në skenë “Hamletin”, ishte një fat i madh për teatrin tonë. Kam një moment shumë të bukur sa hyri regjisori. Duke takuar aktorët, sa më pa mua ndau rolin, Ofelia. Të gjithë erdhën më uruan sepse ishte një rol që është fat ta kesh në jetën artistike. E punova me dashuri”, tha aktorja./tvklan.al

73 vite suksesi në skenë, aktorja e madhe Margarita Xhepa: Nuk e harroj kurrë momentin më emocionues të karrierës sime Read More »

Vdekja misterioze e 34-vjeçares/ U hodh nga tarraca pas zënkës me të dashurin?

Hetimet për vdekjen e 34-vjeçares nga Gjakova, Artila Kamberi, e cila vdiq të enjten pasi dyshohet kërceu nga tarraca e katit të dytë në hotelin ‘Venus’, tashmë kanë nisur dhe Prokurori i Shtetit është në pritje të gjetjeve nga ekzaminimet që janë kryer.

Për rastin tashmë janë intervistuar edhe disa dëshmitarë, në mesin e të cilëve edhe 32-vjeçari që po qëndronte me të ndjerën, raporton Gazeta Sinjali. Prokurori i Shtetit, Armend Hamiti, në një prononcim për Sinjalin ka bërë të ditur se nuk ka të arrestuar dhe deri më tash nuk ka persona që janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve.

Hamiti tha se rasti po hetohet si “Hetim i vdekjes/ Vetëvrasje” dhe në bazë të rezultateve, do të zbulohen edhe rrethanat e tjera të rastit. “Rasti është duke u trajtuar me dyshimet si Hetim i vdekjes/vetëvrasje. Nuk ka persona të arrestuar. S’ka persona të dyshuar lidhur me rastin. Jemi në fazë të hetimeve. Jemi t’u këqyrë, tash po i pres rezultatet, ekspertizat, se a ka najsen tjetër” tha ai për Sinjalin.

Në kuadër të hetimit të rastit, është marrë deklarata e Asdren Begollit, 32-vjeçar nga Peja, i cili ishte bashkë me viktimën në momentin kritik, si dhe dëshmitë e dy personave të tjerë. E ndjera ishte e njohur në qytetin e Gjakovës, pasi kishte biznesin e saj privat për shërbime estetike, për çka në të kaluarën ka pasur dhe paraqitje publike në disa prej mediave në vend.

Por si ndodhi ngjarja tragjike?

Rreth orës 03:30 tashmë e ndjera, Artila Kameri dhe Asdren Begolli, dyshohet të jenë përfshirë në një konflikt verbal me njëri-tjetrin.

Si rrjedhojë, 34-vjeçarja dyshohet se ka kërcyer nga tarraca e hotelit dhe si pasojë ka marrë lëndime të rënda trupore që rezultuan të jenë fatale për të.

Ekipi mjekësor i Emergjencës ka dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur në trupin e viktimës dhe pas ekzaminimeve për shenjat vitale kanë konstatuar vdekjen e saj.

Lidhur me rastin nga Policia thanë për Sinjalin se me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Aktualisht policia në koordinim me Prokurorinë ka nisur dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do të ndihmonin hetimin dhe sqarimin e rastit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, tha zëdhënësja, Flora Ahmeti.

Ndërkohë Sinjali ka kontaktuar edhe hotelin ‘Venus’ për të marrë një prononcim lidhur me rastin, mirëpo të njëjtit kanë refuzuar të flasin, duke thënë se për çdo informatë duhet të kërkohet nga Policia.

Vdekja misterioze e 34-vjeçares/ U hodh nga tarraca pas zënkës me të dashurin? Read More »

Reshat Arbana humbet bashkëshorten, mesazhet plot dhimbje të miqve: Ishte ‘zemra’ e familjes! Një grua fisnike dhe e rrallë si në gojëdhëna

Reshat Arbana, një nga ikonat e filmit dhe teatrit vendas ka humbur sot gjysmën e tij më të mirë, bashkëshorten, Afërditën. Lajmin e trishtë e bëri së pari me dije ish-prokurori Shkëqlim Hajdari, mik prej më shumë se 3 dekadash i familjes. Siç shpjegon, shkas për largimin fizik të Dritës në moshën 79-vjeçare është bërë një sëmundje e rëndë nga e cila ajo vuante prej vitesh.

“Është ndarë nga kjo shtëpi “Lisi”, dera, tavolina, pasqyra, dritarja, çatia, kasaforta, mirësia e Reshat Arbanës që është bashkëshortja e tij Drita dhe zemra e familjes dhe e te gjithë neve, miqëve të kësaj shtepie. Teta Drita është ndarë sot nga kjo botë pas një sëmundje të rëndë. Deri sa ish pa rënduar gjendja e saj shëndetësore, jemi takuar, kemi ndejtur, folur e qeshur pa i rënë në sy. Por, në ditët e fundit, nuk gjenim forcën ta takonim as unë, as Mira e as fëmijët e mij, sepse e kemi dashur shumë fort Dritën”, shkruan Hajdari ndër të tjera në mediet sociale.
Publicisit nga Kosova Agim Sylejmani po ashtu ka ndarë dhimbjen e tij për humbjen e Dritës, siç ai e quan një grua e rrallë dhe bujare.

“Na njoftuan se qenka ndarë nga jeta një grua e mirë, e mrekullueshme, një grua bujare e fisnike, një grua mikpritëse që vetëm nëpër gojëdhëna na ka rënë ta dëgjojmë, Afërdita Arbana, apo siç e thërrisnin shkurt Drita, bashkëshortja e artistit të madh Reshat Arbana. Gjithmonë na priti e na përcolli e qeshur, siç dinte vetëm ajo. Buzëqeshjen e saj do ta ruajmë si një thesar të çmuar në kujtimet tona. Ajo më qepi shenjat e UÇK-së në uniformën që vesha në pranverë të vitit 1999 dhe më përcolli sikur djalin e saj derisa humba në rrugicën e shtëpisë së tyre. Të gjitha këto do i ruaj në thesarin e kujtimeve më të mira të jetës sime”, shkruan ndër të tjera Sylejmani, në emër të familjes së tij.

Reshat Arbana humbet bashkëshorten, mesazhet plot dhimbje të miqve: Ishte ‘zemra’ e familjes! Një grua fisnike dhe e rrallë si në gojëdhëna Read More »

‘Të duket vetja gjeneral që e vendos atë rripin’/ Rama tregon historinë e Ardian Klosit me policin rrugor

“Hë more profesor të duket vetja i rëndësishëm ty që e vendos atë rripin si me qenë gjeneral”

Kryeministri Edi Rama, tregoi historinë e Ardian Klosit me një polic rrugor, gjatë vizitës në shtëpinë e një prej inspektorëve të Policisë së Shtetit.

Duke bërë batuta ai tha se asokohe kur ishte kryetari i Bashkisë së Tiranës, Klosi i kishte treguar për një efektiv të uniformave blu, i cili e ndalonte vazhdimisht.

“Hë more profesor të duket vetja i rëndësishëm ty që e vendos atë rripin si me qenë gjeneral”, i drejtohej polici Ardian Klosit sipas kryeministrit Rama.

“Ai miku im i shkreti se u bë për ndjesë pastë, Ardian Klosi. Ai ishte njeri korrekt vetë. Atë e ndalonte, ishte një polic qarkullimi, më thoshte kur isha në bashki që çfarë t’i bëj unë atij se më ndalon e më thotë ‘hë more profesor të duket vetja i rëndësishëm ty që e vendos atë rripin si me qenë gjeneral’. O zotëri unë e vendos për sigurinë time. Ai e kishte stres që shihte Ardianin me rrip. Më thoshte, është njëri që ma bën, mos ma përsërite se po të kapa të vendos gjobë”, tregoi ai.

‘Të duket vetja gjeneral që e vendos atë rripin’/ Rama tregon historinë e Ardian Klosit me policin rrugor Read More »

Çifti me dy fëmijë të mitur strehohen në shpellë, të kërcënuar nga uria dhe i ftohti kërkojnë shtëpi: Ka raste që mbetemi 2 ditë pa ngrënë

E parë, por e padëgjuar ndonjëherë! Të braktisësh qytetin dhe të strehohesh në shpellë. Kjo ndodh me familjen Tralo në Tepelenë! Familja s’ka ardhur për atraksion por nga halli i madh, pasi pronari i shtëpisë ku jetonin me qira ka vendosur t’i dëbojë pasi do të ndërtohet një pallat.

Prej 5 muajsh Ervin Tralo me bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur jetojnë në një kasolle, pranë shpellës në mal. Në kushte të paimagjinueshme këta vogëlushë për festa nuk kërkojnë lodra, por bukë.

“Dua bukë për drekë”, shprehet djali i mitur, ndërsa e motra thotë “dua shtëpi”. Ata shkojnë në shkojnë duke bërë çdo ditë disa kilometra në këmbë, pa veshje dhe pa ushqim.

Ervin Tralo është i papunë. Ai mbledh bimë medicinale në lartësinë e malit Golik dhe ruan disa bagëti, të cilat i shet për të mbajtur frymën gjallë.

“Kam jetuar me qira në një shtëpi të vjeter në qytetin e Tepelenës. Shtëpinë e mori pronari, s’kisha të ardhura për të marrë shtëpi tjeter me qira dhe erdha tek kjo shpella. Mezi i ushqej fëmijët, duke mbledhur lule në mal. Dua një shtëpi, kush mundet të na ndihmojë”, shprehet kryefamiljari Ervin Tralo.

“Fëmijët duan të hanë të vishen, të lahen. Ka raste që rrinë dy ditë pa ngrënë”, tha bashkëshortja e tij.

Edhe pse kanë trokitur ne dyert e Bashkisë Tepelene nuk është ofruar ndihmë për familjen Tralo. Jeta e këtyre fëmijëve të paushqyer e në ftohtë është në rrezik. Përmes Report TV kërkojnë ndihmë nga donatorët dhe shoqatat bamirëse.

Çifti me dy fëmijë të mitur strehohen në shpellë, të kërcënuar nga uria dhe i ftohti kërkojnë shtëpi: Ka raste që mbetemi 2 ditë pa ngrënë Read More »

Ndërtonte pa leje në hotelin e tij, e pëson keq biznesmeni i njohur në Vlorë

Biznesmeni Vasil Bedinaj, njëheresh kreu i shoqatës së Operatorëve Turistikë në Vlorë është proceduar penalisht pasi po ndërtonte një kat shtesë pa leje në godinën në pronësi të tij në Radhimë – Orikum.

Policia bën me dije se po punohet për arrestimin e Altin Karalliu me detyrë drejtues i punimeve në një firmë, pasi gjatë kontrollit në terren është konstatuar se firma e Karalliut po ndërtonte pa leje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit A. K., banues në Vlorë, me detyrë drejtues i punimeve në një firmë, pasi gjatë kontrollit në terren, shërbimet e Policisë në bashkëpunim me IVMT Vlorë kanë konstatuar se në një objekt që po ndërtohej nga kjo firmë, punimet po kryheshin jashtë lejes së miratuar nga organet kompetente. Gjithashtu, për këtë rast, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. B., 51 vjeç, investitor në ndërtimin e këtij objekti”, thuhet në njoftimin e policisë./Shqiperiaime

Ndërtonte pa leje në hotelin e tij, e pëson keq biznesmeni i njohur në Vlorë Read More »