Irina

“Shqiptarë zgjohuni! Po burgosem pa të drejtë”- Berisha: Po kyçem sepse i kam ngjallur tmerrin Edi Ramës

“Gjykata sot do të vendosë për masat ndaj Sali Berishës. Dakord, u shkel Kushtetuta duke u kërkuar heqja e lirisë për Berishën pa kaluar në Kuvend, pse duhet kyçur në shtëpi Sali Berisha pas asnjë fakt e provë, për shkak se i ka ngjallur tmerrin
Do i perifrazoj një fjalë zonjës Rama, e cila u lecoi gazetarëve fjalimin e gjilpëra të helmuara “ju me artikujt i bëni gjilpëra helmi, burrit tim dhe mua”.

Problemi i tij është se denoncimit tona i ka si helm se është mëkatar.

Duke më hequr të drejtën e komunikimit mendojnë se do të shpëtojnë nga kritikat dhe sulmet e merituara.

Shqipëtarë zgjohuni! Kjo nuk është betejë e Sali Berishës, ndonjëse po burgosem pa të drejtë. Kjo s’është betejë për opozitën ndonjëse partisë më të madhe opozitare iu është vjedhur simboli dhe i arrestohet lideri.

Është betejë për lirinë e shqiptarëve. Një betejë për ekzistencën e Shqipërisë, këtë betejë do e fitojmë.

“Shqiptarë zgjohuni! Po burgosem pa të drejtë”- Berisha: Po kyçem sepse i kam ngjallur tmerrin Edi Ramës Read More »

Berisha para Gjykatës së Lartë: Zgjohem dhe fle me ligjin, armiqtë s’kanë gjetur asnjë provë…

Sali Berisha i është bashkuar protestuesve në afërsi të Gjykatës së Lartë, aty ku do të zhvillohet gjyqi për vulën e PD.

Gjatë fjalës së tij para mbështetësve, Berisha tha se ka zbatuar gjithmonë ligjin dhe se vështirë të gjendet dikush tjetër që ka më shumë konsideratë se ai për ligjin.

“ Në jetën time unë kam pasur privilegjin që tëi shërbej Shqipërisë me poste më të larta, si President, kryeministër. Kjo karrierë e gjatë me poste publike zhvillon tek njeriu natyrën e dytë të ligjit, zgjohesh me ligjin, fle me ligjin dhe me ligjin vazhdojnë jetën publike.

Një porosi kam patur për bashkëpunëtorët e mi ‘repektoni ligjin’. U bënë vite që armiqtë e mi kanë nxitur hetim shteruese ndaj meje, pse pas kaq kohës nuk kanë gjetur asnjë fakt, asnjë provë, sepse unë gjithnjë kam respektuar ligjin.

Kam respektuar ligjin me bindjen më të thellë se ai respekt është mënyra më e sigurtë për garantimin e lirive tuaja për funksionimin e shtetit ligjor.

Në këtë aspekt mund t’ju them se vështirë të gjindet një tjetër të ketë konsideratë me të lartë se unëpër ligjin. Ky është fakt.

Por sot, më shumë se kurrrë është koha që secili prej nesh të kujtojë diçka thelbësore që duhet se është harruar, çfarë është ligji?

Ligjet Kushtetutat Gjykata janë instrumenta për garantuar liritë dhe të drejtat e njeriut. Ashtu si kirurgu që ka në dorë bisturinë për të shpëtuar jetën e të sëmurit, zyrtari ka ligjin në dorë për të garantuar jetën e njerëzve. ”, tha Berisha para mbështetësve të tij.

Berisha para Gjykatës së Lartë: Zgjohem dhe fle me ligjin, armiqtë s’kanë gjetur asnjë provë… Read More »

Aksident tragjik në Greqi, makina bie nga humnera, i përfshirë dhe një shqiptar

Një aksident ka ndodhur mesditën e së martës, 26 dhjetor, në rrugën provinciale Veria-Sfikia, rreth tre kilometra larg fshatit Pieri.

Automjeti në të cilin udhëtonin dy gra, i cili shkonte në drejtim të Sfikisë, ka rënë nga një shkëmb rreth 80 metra i lartë. Për pasojë pasagjerja 73-vjeçare ka humbur jetën dhe drejtuesja e mjetit ka mbetur e plagosur.

Sipas informacioneve të verianet, shoferja ishte nusja e viktimës dhe ato po ktheheshin nga spitali i Verias ku e moshuara i ishte nënshtruar hemodializës.

Njësia e Zjarrfikëses ka nxjerrë dy të aksidentuarat nga makina dhe i ka dërguar në spital, por për të moshuarën mjekët nuk mund të bënin më asgjë.

Në të njëjtën kohë, sipas mediave vendase, është ndaluar edhe drejtuesi i makinës, me origjinë shqiptare, mjeti i të cilit dyshohet se i ka bllokuar rrugën makinës me të cilën udhëtonindy gratë.

Gruaja që po kthehej në Sfikia, me vjehrrën për të shmangur një përplasje kokë më kokë, ka devijuar rrugën e saj dhe ka përfunduar në humnerë.

Autoritetet po kryejnë hetimet për ngjarjen, ndërsa eksperti në vendngjarje pritet të zbardhë shkaqet e sakta të tragjedisë.

Aksident tragjik në Greqi, makina bie nga humnera, i përfshirë dhe një shqiptar Read More »

E rëndë/ Bie në kanalin me ujë, humb jetën 77-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Divjakë, ku sipas burimet policore, bëhet me dije se një 77-vjeçar është mbytur në një kanal me ujë, në fshatin Goriçaj.

Dyshohet se shtetasi S.B., është vetëhedhur në kanal pasditen e djeshme.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes.

Grupi i posaçëm hetimor vijon të punojë për të dokumentuar rrethanat.

Njoftimi i policisë:

“Divjakë/Pasditen e djeshme, dyshohet se është vetëhedhur në një kanal me ujë, në fshatin Goriçaj, shtetasi S. B., 77 vjeç, i cili si pasojë është mbytur. Grupi i posaçëm hetimor vijon të punojë për të dokumentuar rrethanat e ngjarjes”, njofton policia.

E rëndë/ Bie në kanalin me ujë, humb jetën 77-vjeçari Read More »

Sot protesta e fundit? Berisha: Çfarë thua…kush e tha këtë?!!!!

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se kryeministrit Edi Rama nuk i kishte ngelur asgjë tjetër veçse ta burgoste atë pa asnjë provë. Berisha tha se askush nuk mund ta pengojë atë në misionin e tij dhe shprehu bindjen se Shqipëria nuk do të ngelet kurrë pa opozitë.

“Gabimi më i madh që mund të bëjë qytetari është që ta marrë ligjin të mirëqenë, liritë e tij të mirëqena. Kosto e këtij gabimi është vetë liria.

Njeriu i lirë është ai që zbaton ligjin, por duke qenë vigjilent se mos ai ligj po përdoret kundër tij.

Vetëm skllavi do pranonte që gjykatat, që shkelin ligjin, që shtypin lirinë e tij, të përcaktojnë fatin e tij. Kjo është diferenca mes njeriut të lirë dhe skllavit.

Kështu që a ka njeri të lirë sot të mos pranojë se shumica e demokratëve kanë zgjedhur si kreun e tyre, si lider të PD-së, Sali Berishën.

Kjo është e faktuar me dy palë zgjedhje dhe me tre votëbesime. Kjo është e faktuar me mbi 500 mijë vota jo më larg se 7 muaj më parë. Kjo është e faktuar nga një proces votëbesimi jo më larg se një muaj më parë” tha ai.

Sot protesta e fundit? Berisha: Çfarë thua…kush e tha këtë?!!!! Read More »

Sherri për vendparkimin, 60-vjeçari vret djalin e xhaxhit dhe nusen

60-vjeçari ka plagosur më pas dhe veten.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Çellopek të Tetovës brenda një familje, ku janë vrarë dy persona.

Sipas mediave vendase, shkak është bërë një zënkë për vendparkimin, ku një 60-vjeçar ka vrarë djalin e xhaxhait me nusen dhe ka plagosur të birin e tyre.

Sakaq, sipas policisë, 60-vjeçari ka plagosur më pas dhe veten. Raportohet se ata janë dërguar menjëherë në spitalin klinik të Tetovës.

“Zyrtarët policor të SPB Tetovë kanë ndaluar 60 vjeçarin me inicialet I.I nga ky fshat, pas një njoftimi se në ora 14.00 me armë zjarri ka vrarë dy familjarë të tij dhe një ka plagosur. Edhe dorasi po ashtu ka mbetur i plagosur të shkaktuara nga armë zjarri. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit”, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.

Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ku po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sherri për vendparkimin, 60-vjeçari vret djalin e xhaxhit dhe nusen Read More »

Berisha paralajmëron Ramën: Nuk do t’i ndahemi derisa ta qërojmë nga pushteti

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar Edi Ramën se do të bëjnë gjithçka për ta rrëzuar atë nga pushteti, pasi sic u shpreh ai Rama është një armik i votës së lirë.

I vetëdijshëm se kjo është e vështirë, Berisha tha se duhet guxim dhe sakrificë, por siguroi që do ta realizojnë.

Sot tha Berisha, ‘nisëm protestën kundër institucioneve të shndërruara në armë të diktaturës! Ky fillim do shndërrohet në ortek’.

“Sot të gjithë shqiptaret e trembur, të struktura, të frikësuar, sytë i kanë tek ju dhe vetëm tek ju. Natyrisht ne sot fillojmë një kapitull të ri, por ju garantoj se forcë në botë që të më ndajë mua nga ju nuk ka.

Çdo minutë, çdo orë dhe çdo ditë unë do bëj gjithçka që të ecim të sigurt drejt fitores.

Besimin që më dhatë ju unë e pranova, me dy qëllime. E pranova sepse ju ishit demokratët dhe demokratet që doni që të qëndroni si opozitë e vërtete, për idealet tuaja të lirisë.

Ne pranuam të futemi në zgjedhje në kushtet më të paparbarta, por donim ta kapnim për fyti armikun e votës për t’iu betuar se nuk ndahemi kurrë derisa të qërojmë nga pushteti.

Ndaj dhe kaloi në masa ekstreme, por përsëri ju siguroj se do të dështojë, ne nuk mashtrohemi nga Edi Rama. Ne nuk mashtrohemi nga Edi Rama. Ne nuk jemi nga ata që u themi shqiptarëve se me Edi Ramën mund të fitohen zgjedhjet. Ne u themi shqiptarëve të rrëzohet Rama që të fitojmë zgjedhjet dhe shqiptarët të votojnë të lirë. Ne do ta realizojmë këtë, por kjo kërkon, guxim dhe sakrificë”, tha Berisha.

Berisha paralajmëron Ramën: Nuk do t’i ndahemi derisa ta qërojmë nga pushteti Read More »

Kujdes, mund të rrezikoni shëndetin/ A duhet larë gjeli i detit para gatimit, ja disa këshilla për mënyrën e përgatitjes!

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve CDC, kanë nxjerrë disa këshilla për mënyrën më të sigurt e përgatitjes së gjelit të detit.

Para së gjithash, ju duhet të dini se ai nuk duhet të lahet ose të shpëlahet.

Kjo mund të tingëllojë e çuditshme, por në këtë mënyrë ju mund të përhapni mikrobet dhe bakteret në të gjithë kuzhinën tuaj.

Dhe kjo praktikë gatimi mund t’ju sëmurë ju dhe familjen tuaj.

Më poshtë do njiheni me disa nga këshillat më të vlefshme për sigurinë e mirqënies tuaj dhe të familjes.

Çfarë duhet të keni parasysh tjetër?

Një nga këshillat më të rëndësishme është të lani duart me sapun për 20 sekonda pas trajtimit të gjelit të detit.

Për të prerë gjelin duhet të përdorni një dërrasë të veçantë.

Mos vendosni kurrë ushqime të tjera në një pjatë ose dërrasë që ka mbajtur gjelin e pagatuar.

Lani enët ku ka qëndruar mishi dhe enët e tjera që mund të jenë kontaminuar me ujë të nxehtë dhe detergjentin larës të enëve.

Në vend që ta lini gjelin e detit të shkrijë në temperaturë dhome, këshillohet ta lini në një enë në frigorifer ose në një qese plastike që nuk lejon rrjedhjen të cilën duhet ta vendosni në një lavaman me ujë të ftohtë.

Ju gjithashtu mund të përdorni një mikrovalë, nëse hapësira e saj jua lejon.

Kur gjeli të jetë gati për t’u pjekur ai duhet të vendoset në një furrw të nxehur në 170 gradë Celsius ose më të lartë.

Për të qenë më të sigurtë ju mund të përdorni edhe një termometër ushqimi dhe sigurohuni që gjeli të arrijë nxehtësi të paktën 70 gradë edhe në pjesët e trasha si gjiri, kofshët dhe krahët.

Përpara se ta prisni lëreni gjelin të qëndrojë për rreth 20 minuta./AgroWeb.org

Kujdes, mund të rrezikoni shëndetin/ A duhet larë gjeli i detit para gatimit, ja disa këshilla për mënyrën e përgatitjes! Read More »