Irina

A e dini si e dallojnë menjëherë qentë një person të keq

Gjithmonë e kemi dëgjuar këtë shprehje por mbase ende nuk e keni zbuluar enigmën. Qentë janë miqtë më besnikë të njerëzve dhe për këtë nuk kemi pasur ansjëherë dyshime. Por si e arrijnë këtë gjë? Si ja bëjnë që ta dallojnë ‘armikun’ e pronarit të tyre direkt?!

Dhe sa e bëjnë këtë dallim, ata sillen ndryshe me dy llojet e personave. Veç kësaj, hulumtimet sugjerojnë se qentë janë të aftë të nxjerrin konkluzione për besueshmërinë e një personi varësisht nga përvoja, dhe këtë aftësi e përdorin për ta përshtatur sjelljen e tyre dhe për të parashikuar se çfarë mund të bëjë dikush në situatat e ardhshme.

Autori i këtij studimi, Akiko Takaoka, për BBC ka deklaruar se vërtetë që qentë kanë një inteligjencë më të sofistikuar se ç’kemi menduar më parë.

A e dini si e dallojnë menjëherë qentë një person të keq Read More »

Çfarë do ndodhë nesër pas mbledhjes së PD me aleatët? Deputeti bën deklaratën e fortë

Deputeti i PD, Ervin Salianji ishte i ftuar në Ora News ku ka folur për ngjarjet e fundit kriminale si dhe për veprimet që do ndërmarrë opozita ndaj qeverisë. Ai tha se në çdo qytet ka nga një drejtues i cili është propozuar dhe zgjedhur nga krerët e bandave.

I pyetur se çfarë do të ndodhë nëse në mbledhjen e PD me aleatët, dhe nëse do të ketë protesta, ai u shpreh se kjo është një vendimmarrje që i takon grupit parlamentar, por nga ana tjetër tha se duhet një reagim i fortë ndaj qeverisë.

“Kjo është një vendimmarrje që i takon grupit parlamentar, por në këtë situatë të rëndë që ekziston, nuk ka ndodhur që banditët të largohen nga pushteti apo të shkatërrohet banda për shkak të argumenteve. Unë mendoj që duhet reagim më i fortë ndaj qeverisë, sepse nuk mundet një bandit të largohet me arsye”, deklaroi Salianji.

Çfarë do ndodhë nesër pas mbledhjes së PD me aleatët? Deputeti bën deklaratën e fortë Read More »

Salianji bën deklaraten bombë: Do të ketë zgjedhje vendore dhe të përgjithshme bashkë

PD-ja nuk ka filluar ende përatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale, por deputeti demokrat Ervin Salianji i ftuar në studion e lajmeve të ”Ora News” tha se referuar situatës, beson se do të ketë në të njëjtën kohë zgjedhje vendore dhe të përgjithshme.

”PD është në një proces për organizimin e dëgëve të saj në çdo strukturë. Do të ketë një përfundim të procesit dhe pastaj do të ketë një diskutim në lidhje me të gjitha aksionet politike apo vendimmarrjen për të gjithë lëvizjet që do të ketë PD edhe për zgjedhjet e ardhshme vendore. Besoj që nga situata që duket mund të ketë edhe zgjedhje vendore edhe zgjedhje të përgjithshme bashkë”,-tha Salianji.

Salianji bën deklaraten bombë: Do të ketë zgjedhje vendore dhe të përgjithshme bashkë Read More »

Fotot e rralla nga internimi: Ja si jetuan mijëra shqiptarë që provuan persekutimin e diktaturës gjakatare

Jeta në internim, ku mijera shqiptarë provuan persekutimin e diktaturës më të egër do të dukej si një legjendë, nëse do të kishim vetëm rrëfimet e të mbijetuarve.

Reliket e ruajtura nga ajo kohë janë shumë të vyera dhe sidomos fotografitë. Përmes tyre mund të shohim çaste që janë fiksuar nga aparati fotografik në dhjetra kampe internimesh përgjatë gjithë viteve të regjimit komunist.

Por si mund ti japim emër çdo personazhi të shfaqur në këto foto?

Fotot e rralla nga internimi: Ja si jetuan mijëra shqiptarë që provuan persekutimin e diktaturës gjakatare Read More »

Rudina Xhunga: Do bëhem ministre e Rendit!

Nga Rudina Xhunga

Para disa ditësh, në fund të pushimeve në Vlorë, që më mbushën me besim, se vendlindja ime do ia dalë të bëhet qyteti më turistik në Ballkan, u ndodha mes një situate dëshpëruese, që nëse nuk e ndaj, nuk do më lërë më të kthehem në Vlorë.

Një makinë na bllokoi makinën,  afër një klubi të vogël ku pinë kafe gjithë njerëzit e Flamurtarit. Një djalë u ofrua te na jepte numrin e telefonit të personit që e bllokoi.

E morëm dhe ai e kishte me nge. E lajmëruam qe do të kërkojmë policinë dhe na tha; merreni, po ju erdhi dhe na mbylli telefonin. Policia rrugore erdhi për katër minuta. Polici me motorr shkoi të sqarohet në klub, por e përzunë vlonjatce.

Erdhi dhe ishte gati te na kërkonte llogari neve, pse e kërkuam kot, kur unë me time bije për dore, mes një skene, ku polici ndiqej nga djemtë e klubit që i hakërreheshin, ndërsa im shoq mundohej të qetësonte situatën, iu ktheva policit;

Si guxojne ata të të poshtërojnë. E dinë ata kush je ti? Ti je shteti! Ah moj Rudina,- tha polici dhe befas, ndryshoi. Nxorri fletën e gjobës dhe nisi te shkruajë. Në çast erdhen çunat, edhe i zoti makinës, me ulërima e hakërrima.

Im shoq më largonte mua. Une nuk i ndahesha policit me vajzën prej dore. Sa më shumë bënin trimin ata, aq më shumë unë i jepja zemër policit. Ai nuk reagonte, mbushte fletën, derisa situata po i dilte nga kontrolli. Atëherë lajmëroi në radio për pengim pune dhe kërkoi përforcime.

Ndërsa dëgjohej nga larg sirena e policisë, ne ikëm. Por në mendje kisha poshtërimin e atij njeriu, që e beri punën e tij, sapo mori ankesën,  për 4 minuta. Vetëm pse bëri punën e tij, e benë të ndihej i pafuqishëm, i padobishëm, i mjerë.

I dhashë zemër, pastaj e lashë vetëm. Sepse ndonëse me armë e uniformë, ai  vetëm ishte. Bindja e djemve në kafe, se  përballë tij, qenë më të fortë, më trembi njësoj si mua dhe atë.

Mua më shumë. Sepse për mua , ai polic ishte shteti. Një shtet i trembur përballë të fortit nuk më mbron mua, por të fortin. Kjo më bën mua ose të tkurrem e fshihem, ose të guxoj e bërtas. Siç po bëj tani, duke e thënë shqip. Nuk kam besim te policia e drejtuar nga Fatmir Xhafaj.

Është efikase dhe e kudondodhur, por kokëulur. Sepse Xhafaj është i tillë. Efikas dhe i kudondodhur, por kokëulur.

Nuk e mori veten nga situata me të vëllanë. Nuk ështe peng i krimit si shumë para tij, por peng i vetes dhe i kompleksuar nga ata që i kujtojnë vëllanë.

Dhe një polic mes nje ministri te kompleksuar, dhe nje drogaxhiu, mafiozi, apo dhe të forti rruge, apo trimi stadiumi, do zgjedhë të dytin, ose do struket e do ulë kokën mos e kap reforma, apo ndonjë plumb i verbër.

Sepse ai që duhet të flasë i pari,  po hesht. Unë i dhashë zemër nje polici të bejë detyrën, unë harrova që isha nënë dhe po tërhiqja një fëmijë në sherr, ndaj e nis këtë shkrim me ofertën, me bëni mua, ministre rendi!

Që të jap shembull se guxoj të përfaqësoj dhe mbroj stafin që drejtoj. Nuk dua të bëhem vërtet, pa frikë kush ka vënë shishen në radhë. Dua vetëm, t’i them ministrit tim të rendit:  speak out, fol shqip dhe jepu zemër policëve të tu.

Tregoju që janë shteti, thuaji që shteti sado i dobët të jetë, pa shtet është 97, thuaji që droga do ju japë para që do u shënjojnë ditët, se vite nuk do kenë. Do i vrasin qëllimisht a gabimisht.

Thuaju që vëllain tënd e çove në burg dhe kështu do çosh cdo një prej tyre qe vesh uniformë dhe bëhet me të keqen. Thuaju qartë, kush është e keqja.

Thuaju që do i mbrosh dhe drejtosh, jepu të rinjve ëndrrën të hyjnë ne polici për respekt e karrierë, për t’u bërë të zotë e të çmuar për  vendin, jo pjesë e listepagesës së krimit.

Jepu burrave e grave me kapele,  reformën që i mbron nga politika dhe i bën të vlefshëm për shtetin dhe jo pushtetin e radhës.

Një polic që ka frikë për bukën e fëmijës, është nje qyqar që s’do më mbrojë dot kurrë, as mua, as veten, as ty, kur të mos jesh më në politike.

Qofshja naivja e fundit që besoj te Fatmir Xhafaj, por nëse nuk besoj do më duhet sot, të bëj valixhet e iki, jo të ulem e shkruaj këto radhë.

Por nëse ti nuk flet, nëse njerëzit vriten gabimisht ( kuje, kuje, gabimisht!) , nëse nuk gjendet kush dërgon plumba në beton, para se t’i derdhë në mish, në shtëpinë e gazetarëve, nëse do tregojmë legjenda vere, pa i shkruar e zbuluar për plagosje misterioze, nëse vrasësit shtohen e trimërohen, ndërsa të tutë e të mite, struken e s’duken, atëherë edhe po fole, s’do ketë kush të të dëgjojë.

Sepse ne do kemi ikur, ndërsa ata që do mbesin,  do të vëne ministrin e tyre.

Rudina Xhunga: Do bëhem ministre e Rendit! Read More »

Luana Vjollca tregon dhuratën më të bukur që mori për ditëlindje

Ditën e sotme moderatorja e njohur Luana Vjollca feston ditëlindjen e saj dhe mbush 27 vjeç. Në rrjetet sociale ka patur shumë urime nga miqtë, të afërmit dhe fansat e saj të shumtë. Ka qenë vetë Luana që na ka mbajtur të “update-uar” me foto e video të ndryshme ditën e sotme në Instagram dhe më në fund na ka zbuluar dhuratën më të bukur që ka marrë për diltëlindje. Ndoshta as nuk e keni çuar nëpër mend, por bëhet fjalë për këngën e saj me Bujar Qamilin, pikërisht “Mi dhe flakë mallit tim” që ka shkuar mbi 9 milion klikime në YouTube.

Luana u shpreh shumë e lumtur për këtë dhe tha në instastory që është dhurata më e bukur për të.

Luana Vjollca tregon dhuratën më të bukur që mori për ditëlindje Read More »

Shqiptarët protestë në Suedi, kërkojnë dorëheqjen e Hashim Thaçit

Një grup shqiptarësh në Suedi kanë protestuar mëngjesin e sotëm para ambasadës së Kosovës, duke shprehur qëndrimin e tyre kundër ndryshimit të kufijve.

‘Hashim ik, jo ndarje, dorëheqja nuk mjafton’, – shkruhet në disa nga parullat që ata mbajnënë duar.

Ata janë shprehur të shqetësuar me politikën aktuale në Kosovë dhe siç thonë janë kundër veprimeve të presidentit, Hashim Thaçi dhe kryeministrit, Ramush Haradinaj.

‘Politikat e tyre janë në kundërshtim të plotë me kushtetutën e Republikës së Kosovës’, – thuhet në deklaratën e bashkëatdhetarëve.

Përmes kësaj proteste ata po bëjnë thirrje për shkarkimin e Thaçit, dhe ndërprerjen e idesë për shkëmbim të territoreve etj.

Më poshtë peticioni i plotë i shqiptarëve në Suedi: 

Stockholm, Suedi

Më 02.09.2018

Kuvendit të Republikës së Kosovës

Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës

Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës

Ambasadës së Republikës së Kosovës në Suedi

Të shqetësuar për gjendjen e rëndë politike në Republikën e Kosovës, dhe për veprimet e pamatura e shumë të dëmshme për të tashmen dhe të ardhmen e vendit të Presidentit të Republikës së Kosovës, z. Thaçi dhe kryeministrit të Qeverisë së R. Së Kosovës z. Ramush Haradinaj, komuniteti shqiptar në Suedi përmes kësaj letre dhe proteste shpreh këto shqetësime.

Ka kohë që politikat e Presidentit Thaçi dhe Kryeministrit Haradinaj janë në kundërshtim të plotë me Kushtetutën dhe interesat e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Nënshkrimi i Asociacionit të komunave serbe me kompetenca ekzekutive, falja e 8200 hektarëve tokë të Kosovës Malit të Zi, udhëheqja e bisedimeve me palën serbe pa miratimin e Kuvendit, interferimi i drejtpërdrejtë në organet e drejtësisë, kapja e çdo institucioni shtetërorë nga bandat e klanet e qeveritarëve, kidnapimi i shtetasve turq, e tash së fundi edhe ideja për këmbim territoresh me shtetin serb, janë shkelje të rënda mbi Kushtetutën e Republikës së Kosovës, për të cilat jemi të shqetësuar dhe ftojmë të gjithë që ta parandalojmë dhe t’i kundërvihemi një të keqe shumë të madhe që rrezikon sovranitetin dhe ekzistencën e vendit.

Ideja e z. Thaçi për këmbim territoresh, me shtetin serb, është e dëmshme dhe e papranueshme për qytetarët e Republikës ë Kosovës, sepse është cenim i integritetit territorial dhe i rendit kushtetues të Republikës së Kosovës. Përderisa Presidenti Thaçi bën marrëveshje të fshehta, me Presidentin Vuçiç, ai është i papranueshëm për ta udhëhequr shtetin e Republikës së Kosovës, sepse me këto marrëveshje ai është duke e përçarë skenën politike në vend, duke e dërguar atë drejt një destabilizimi me përmasa të paparashikueshme. Duke i parë veprimet dhe shkeljet e vazhdueshme të Presidentit Thaçi mbi Kushtetutën, ne i kemi këto kërkesa:

– dorëheqjen e Presidentit Thaçi,

– dorëheqjen komplete të Qeverisë Haradinaj,

– shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme,

– ndërprerjen e ideve për këmbim territoresh, dhe

– mbylljen e derës për çdo qeveritar a bartës të institucioneve të kësaj nomenklature plëngprishëse e antidemokratike nga mërgata në Suedi e gjithandej në botë.

Këshilli organizativ i protestës

Shqiptarët protestë në Suedi, kërkojnë dorëheqjen e Hashim Thaçit Read More »

Defekt i madh në Tiranë, gjysma e kryeqytetit pa energji elektrike

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE njofton se për shkak të një defekti në linjën e OST do ketë kufizime në disa zona të Tiranës. OSHEE bën më dije se po punohet për riparimin e defektit dhe për furnizimin me energji nga linja të tjera.

Zonat pa energji elektrike: Kodër Kamëz, Paskuqan, Babrru, Rruga Siri Kodra, Laprakë, Rr Mine Peza, Lagj Allias, Bathore, Rruga e Dibres, Rruga 5 Maji, Rruga Niko Avrami, Rruga Ferit Xhajko.

“Për shkak te një defekti që dyshohet të jetë në linjën e OST, kanë mbetur pa energji disa fidera te nënstacioni Rajonal në Tiranë. Brigadat e avarisë së OSHEE janë në terren dhe sapo kanë vendosur në pune nënstacionin. Punohet për dhënie energji nga linja te tjera me qellim furnizimin me energji se pari objekteve te rëndësisë se veçantë siç janë spitalet. Zonat qe furnizohen nga ky nënstacion janë; Koder Kamez, Paskuqan, Babrru, Rruga Siri Kodra, Laprake, Rr Mine Peza, Lagj Allias, Bathore, Rr e Dibres, Rr 5 Maji, Rr Niko Avrami, Rr Ferit Xhajko. Per konsumatorët familjare do te jepet furnizim me skema alternative deri ne riparimin e defektit”- thuhet në njoftimin e OSHEE.

Defekt i madh në Tiranë, gjysma e kryeqytetit pa energji elektrike Read More »