Irina

Zyrtarët e përdorur nga Meta e Berisha gati për t’u arratisur, shesin pasuritë dhe blejnë pasaporta të huaja

Zyrtarët e lartë të përdorur nga Sali Berisha dhe Ilir Meta gjatë kohës së tyre në pushtet, përfshirë dhe gjyqtarë e prokurorë, kanë nisur të shesin pasuritë e patundshme për t’u larguar më pas jashtë vendit si mënyrë për t’i shpëtuar drejtësisë. Por shërbimet e huaja vëzhgojnë të gjitha lëvizjet e tyre kriminale.

Tjetër moment dhe zhvillim i rëndësishëm për shqiptarët dhe kombin shqiptar. Ushtarët e Ilir Metës dhe Sali Berishës në gjykata dhe prokurori kanë humbur çdo shpresë se mund t’i shpëtojnë lakut të Vetingut. Edhe ata gjyqtarë të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese që shpëtuan nga komisioni i parë i Vetingut, do të kositen nga komisioni i dytë, pasi njerëzit e SHBA dhe BE në Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimin kanë kërkuar shkarkimin e tyre si persona të korruptuar, të lidhur me krimin dhe si vegla të dyshes mafioze Berisha-Meta. Ky është një mesash i qartë se edhe anëtarët e tjerë të bandës në drejtësi nuk kanë shpëtim.

Gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, ushtarë të dyshes Berisha-Meta, kanë nisur përgatitjet dhe lëvizjet për t’u arratisur nga Shqipëria, duke ndjekur strategjinë e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, një nga veglat e Sali Berishës dhe Ilir Metës, i shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe i kërkuar nga drejtësia shqiptare pas konfiskimit të pasurisë, produkt i parave të pista. Muajt e fundit, Gjyqtarët dhe prokurorët e dyshes Berisha-Meta kanë dërguar fillimisht familjet në vende të ndryshme të Evropës, pasi në SHBA u ndalohet hyrja si njerëz të korruptuar dhe të lidhur me mafien. Ata po zgjedhin vende ku ekstradimi është i vështirë.

Banda e gjyqtarëve dhe prokurorëve, pas largimit të familjarëve nga Shqipëria, kanë nisur që të pajisen vetë me pasaporta, për të pasur mundësi për t’u larguar dhe për të qëndruar pa afat në një nga vendet e BE, para se të ngrihet Byroja Kombëtare e Hetimit, e cila bashkë me Prokurorinë e Posaçme pritet t’i çojë para togave të zeza. Ata kanë blerë pasaportat me çdo kusht, duke përdorur paratë e korrupsionit dhe lidhjet e ndryshme. Një pjesë të tyre kanë blerë më shumë se sa dy pasaporta, nëse rast se në vendin e parë ku do strehohen, rrezikojnë që të ekstradohen për t’u përballuar me drejtësinë shqiptare.

Gjithashtu, muajt e fundit, gjyqtarët dhe prokurorët e korrupsionit kanë shitur pasuritë e paluajtshme, në shumë raste edhe me çmim të lirë, në kudër të përgatitjeve për t’u arratisur nga Shqipëria, por edhe për t’i shpëtuar pasuritë nga konfiskimi. Ata po shesin vilat, apartamentet, rezidencat, lokalet, karburantet, pronat, trojet etj., produkt i parave të krimit dhe korrupsionit. Sipas burimeve, paratë e krijuara nga shitja e pasurive të paluajtshme nuk po i qarkullojnë më në sistemin bankar, por po i largojnë jashtë shtetit në valixhe në mënyrë të paligjshme, ashtu siç veproi edhe ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, i cili po hetohet nga Prokuroria për Krimet e Rënda.

Me dërgimin e familjeve dhe parave të pista jashtë vendit, gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar po shtyjnë ditët, duke bërë pazaret e fundit me vendimet e tyre, në pritje të radhës për t’u përballur me Vetingun dhe në pritje të hapave të parë për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Në momentin kur të ndiejnë afrimin e prangave, do të arratisen si Adriatik Llalla. Sipas burimeve, të gjithë lëvizjet e tyre janë monitoruar dhe dokumentuar nga shërbimet vendase dhe të huaja në Tiranë, nga përfaqësuesit e Vetingut dhe organet e tjera ligjzbatuese./Pamfleti

Zyrtarët e përdorur nga Meta e Berisha gati për t’u arratisur, shesin pasuritë dhe blejnë pasaporta të huaja Read More »

Vendoset kufiri i ri mes Kosovës dhe Serbisë, shfaqen shenja misterioze në Mitrovicë

Në një kohë kur ende nuk ka asnjë marrëveshje për shkëmbim territori mes Serbisë dhe Kosovës, disa shenja të çuditshme janë parë në territorin e Mitrovicës. Askush s’ka dhënë shpjegime, madje KFOR mohon të ketë dorë. Ndërkohë, disa qytetarë kanë publikuar foto me këto shenja duke kërkuar sqarime prej institucioneve. Disa shenja, në formë koordinatash, janë shënuar në fshatin Vllahi të Mitrovicës. Shenja të tilla janë vendosur edhe në Shalë të Bajgores, pjesë këto që e ndajnë Veriun e Mitrovicës dhe jugun.

Çfarë kërkon kjo shenjë në pjesën Veriore të Republikës së Kosovës? Këto ditë është shënuar kjo shenjë më të bardhë në fshatin Vllahi -Mitrovicë , Shalë të Bajgores nga ketu kufiri deri në Jarinë ka 50 kilometra, shenjë e ngjajshme sikur kufiri Holandë-Belgjikë!”, ka shkruar një qytetar i Mitrovicës dha ka publikuar foto. “Kërkojmë sqarim nga Instucionet e Republikës së Kosovës së për qfarë arsye janë vendosur keto shenja në mesë të fshatrave shqiptare në pjesë Veriore të Kosovës!”, ka shtuar ai.

Ndërkohë, zyrtari i KFOR’it, Vincenzo GRASSO, i ka parë këto foto të shtunën. Është përgjigjur se me sa ka informacione këto shenja nuk janë të misionit ushtarak të NATO’s në Kosovë. “Me aq sa di unë, KFORI nuk ka të bëjë asgjë me këto shenja. Për herë të parë po i shoh. Jam i sigurt që këto shenja nuk janë vendosur nga NATO-ja. Unë pyeta nëse dikush di më shumë rreth kësaj dhe për çdo të re tjetër do të ju njoftoj”, ka thënë Grasso.

Shqetësimet e banorëve të Mitrovicës për ndarjen dhe vendosjen eventuale të ndonjë kufiri atje vijnë në kohën kur po flitet mes Kosovës dhe Serbisë për ndryshim të kufijve. Presidenti Thaçi e ka promovuar këtë ide prej fillimit të këtij viti, kur kishte dështuar të shfuqizonte Gjykatën Speciale dhe kishte nisur idenë e korrigjimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbise./korrieri

Vendoset kufiri i ri mes Kosovës dhe Serbisë, shfaqen shenja misterioze në Mitrovicë Read More »

Aeroplani më i madh në botë qëndron i fshehur në një magazinë (foto)

Në periferi të Kievit, diku në mes të stacioneve të metrosë të qytetit Nyvky dhe Sviatoshyn, ndodhet një ndërtesë e zymtë industriale ku mund të kaloni një mijë herë pa e kuptuar se përmban një sekret të jashtëzakonshëm.

Brenda mund të gjendet kapitulli i papërfunduar i njërës prej bëmave më të mëdha të aviacionit sovjetik, të konceptuar ndonjëherë.

I vetmi informacion është madhësia e ndërtesës. Është gjigande dhe kështu duhe ttë jetë.

Për shkak se ajo mban brenda diçka gjigande, aeroplanin më të madh në botë që nuk është përfunduar jyrrë,

Aeroplani është një Antonov An-225, i konceptuar nga inxhinierët sovjetikë në ditët e Luftës së Ftohtë, si një gjigant që sfidon gravitetit dhe që do ndihmonte në garën e vazhdueshme të komunizmit në hapësirë dhe doniminin e lindjes në ‘qielli’.

Vetëm një An-225 u ndërtua nga kompania Antonov me bazë në Kiev.

Me emrin Mriya, fillimisht mori fluturimin në vitin 1988 dhe ka qenë në shërbim që nga ajo kohë, duke tërhequr turmat e admiruesve kudo që fluturonin krahët e saj të mëdhenj.

U nis të ndërtohej një aeroplan i dytë, por mbeti i papërfunduar. Ndërsa Mriya po thyen rekordet botërore në qiell, binjaku i saj ende qëndron në copa, vetëm në gjendje ‘të ëndërrojë’ të largohet nga toka.

Por historia nuk mbaron këtu. Raportohet nga CNN se Antonov mbetet optimiste për të ngritur në qiell edhe An-225.

Nëse përfundon ndonjëherë aeroplani do të ketë një gjatësi prej 84 metrash, 9 metra më i gjatë se avioni më i madh i pasagjerëve Airbus A380.

Është një pamje mbresëlënëse, edhe pse është paksa dëshpëruese për të parë këtë avion potencialisht madhështor të ndarë në copëza.

Aeroplani më i madh në botë qëndron i fshehur në një magazinë (foto) Read More »

Leku letër, Sinan Hoxha mbulohet me euro në dasmën e këngëtarit shqiptar

Dy ditë më parë këngëtari nga Kosova Enis Bytyqi i dha fund beqarisë duke i martuar me partneren e tij, Rina. Ai organizoi dy ceremoni, një për familjarët dhe një për miqtë.

Në mesin e të ftuarve ishte edhe këngëtari Sinan Hoxha bashkë me bashkëshorten e tij, Andrra Destani.

Në një moment, këngëtari shfaqet me daulle në mes të dasmorëve, të cilët e mbulojnë përplot me para.

Atmosfera në dasmën e Enisit ishte në maksimum, kurse çifti dukeshin për mrekulli.

 

Leku letër, Sinan Hoxha mbulohet me euro në dasmën e këngëtarit shqiptar Read More »

SHBA ndërhyn fort, zgjatja e mandatit të Donald Lu jep rezultat: Drejtori i Metës për rrugët, Xhika rikthehet në qeli nga Krimet Rënda. Vodhi 54 mln USD

Prej kohësh kemi shkruar për zgjatjen e mandatit të ambasadorit në ikje të SHBA në Tiranë Donald Lu dhe vendosmërinë e tij për të parë “peshqit e mëdhenj” në burg. Dhe zgjatja e këtij mandati dha dhe impaktin e parë tek drejtësia shqiptare, duke rikthyer një abuzues në burg.

Dashamir Xhika, drejtori i rrugëve i Ilir Metës është rikthyer sërish në qeli për t’u hetuar nën arrest dhe për të marrë dënimin për abuzimin që ka bërë me rrugët në Shqipëri, sidomos për atë Tiranë-Elbasan.

Vendimin për ta rikthyer në burg, ish-drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika e ka dhënë Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda. Ajo vendosi masën e sigurisë “arrest me burg”.

Xhika kthehet në qeli pas kërkesës së prokurorisë për Krimet e Rënda, më 27 korrik. Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, e liroi Xhikën më 23 korrik, vendim që u mor në fshehtësi dhe u mësua nga media më 26 korrik.

Në vendim thuhej se Xhika mund të gjykohej nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, pasi nuk ndodhej në gjendje të mirë shëndetësore. Ish-kreu i Autoritetit Shqiptar të Rrugëve u prangos më 2 shkurt 2018, me akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.

Xhika, dhe zyrtari tjetër i ARRSH-së, Andi Toma përfaqësues i Berishës ky, janë nën akuzë se abuzuan me fondet e rrugës Elbasan-Gjinar në vlerën e 5 milionë eurove.

Xhika nuk akuzohet vetëm për këtë dosje. Mbi ish-numrin një të ARRSH-së, rëndon edhe akuza e shpërdorimit të fondeve për aksin Tiranë-Elbasan, një rrugë e nisur para shumë vitesh dhe e papërfunduar deri më sot, që ka thithur dhe 35 milionë euro të tjera para zgjedhjeve dhe tashmë po thith dhe 16 milionë euro, paratë këto që do merren hua nga qeveria e Ramës.

Ndërtimi ishte parashikuar të kushtonte 407 mln dollarë, por në auditin e ministrisë së Infrastrukturës, rezultoi se kishte një dëm prej 54 milionë dollarë. Pavarësisht se kishte një abuzim të tillë të rëndë në kurriz, ai u lirua një muaj më parë, ndërkohë që tashmë do të jetë në qeli ku do të rrëfejë se ku kanë shkuar paratë./Pamfleti

SHBA ndërhyn fort, zgjatja e mandatit të Donald Lu jep rezultat: Drejtori i Metës për rrugët, Xhika rikthehet në qeli nga Krimet Rënda. Vodhi 54 mln USD Read More »

Përplasje e fortë mes gazetarëve, Adriatik Doçi: Mentor Kikia merr në mbrojtje mafien për një sufllaqe

Ngjarja e rëndë e ndodhur së fundmi dhe që ka tronditur komunitetin e gazetarisë në vend është bërë shkak edhe për përplasje në mes gazetarëve. Të ndarë dhe me qasje të ndryshme kundrejt mënyrës se si bëhet gazetari, në qarqet e medias ka patur shkëmbime të forta replikash dhe akuzash.

I tillë ishte edhe statusi i gazetarit Adriatik Doçi, i njohur për linjën e ashpër dhe pakompromis përkundrejt Mentor Kikisë, i njohur si partizan i gazetarisë “kënetë”, megjithëse kontribuon fuqishëm në pastrimin e mjedisit natyror..

Statusi i Adriatik Doçit:

Zotëri, të kërkosh punë për një anëtar të familjeje të shkolluar, gjithnjë vetëm në rrugë të ligjshme, pa pranuar kurrë të japësh edhe 1 qindarkë në këmbim, nuk është gjobëvënie, por është një e drejtë themelore se sanksionuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Pas asaj juristes mendjelehtë, e cila ishte lehtësuar se plumbat e mafies kishin qenë (sipas saj) jo për Klodiana Lalën, por për vëllain e saj, në skenë doli edhe njëfarë Mentor Kikia, i cili me një stil kapsllëku rrekej të përligjte sulmin e mafias mbi gazetarët, me pretendimin se disa gazetarë qenkërkan gjobëvënës, të cilët dëmtojnë gazetarët e ndershëm.

Ndërsa nga ana tjetër, të përdorësh pozitën për të zënë dashnore, të vjedhësh lajmet ekskluzive tek Top Channel dhe t’i botosh më parë tek portali i xhepit, të të shkarkojnë me ceremoni dhe më pas të ankohesh tek televizionet e tjera, kjo është poshtërsi dhe abuzim me punën e kolegëve. 

Çështja e gazetarëve gjobëvënës është shumë e thjeshtë, por e komplikojnë ata që flasin “qesim” dhe që nuk kanë b… të flasin me emra konkretë, kush janë ata që kanë vënë gjobë dhe kujt i kanë vënë. 


Është shumë e thjeshtë sepse një gazetar që paguan kredi, nuk ka shtëpi të dytë, nuk ka makinë luksoze, nuk luan bixhoz, nuk bën udhëtime luksoze, nuk ka llogari të majme etj., pra një gazetar i varfër, nuk mund të jetë kurrsesi gjobëvënës.
Nejse Kiki, se ndoshta të kanë dhënë ndonjë sufllaqe ndonjë drejtor apo drejtoreshë e korruptuar…

Statusi i Kikisë

Për Klodiana Lalën dhe ata që abuzojnë me lirinë e fjalës

Mentor Kikia

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Rasti i sulmit me armë në shtëpinë e prindërve të gazetares Klodiana Lala duhet të zbardhet me urgjencë.
Sepse, ne duhet të dimë nëse ai sulm i adresohej asaj pesonalisht, për shkak të profesionit, pra për shkak të asaj që ajo ka shkruar apo ka folur?

Sepse, ne duhet të dimë nëse ka shkuar deri këtu reagimi i njerëzve të fortë, të politikës dhe krimit, që nuk lejojnë tu preket as imazhi publik? Apo për të mësuar që ka shkuar deri këtu kërcënimi ndaj punëtorëve të medias?
Sepse, nëse kjo është e vërtetë, atëherë jemi në një situatë të rëndë dhe alarmante dhe autorët duhet të dalin para drejtësisë në “mënyrë shembullore”, sa më shpejt.

Sespe, edhe nëse ai sulm ka arsye të tjera, duhet të zbardhet, sa më parë, për ti siguruar jetën atyre njerëzve që u paralajmëruan atë natë në mënyrë ”simbolike”, e për të davaritur panikun e krijuar mes tyre.

Ky nuk është rasti. Ngjarja ta do që sot të ngrejmë të gjithë zërin kundër asaj që ndodhi. Dhe unë e bashkoj të gjithë britmën time me ata që bërtasin për të siguruar lirinë e medias, lirinë e punës tonë për të informuar dhe denoncuar paudhësitë dhe maskarallëqet e pafundme në këtë vend. Ky pra, nuk është rasti, për të thënë gjëra të tjera, por unë mendoj se duhen thënë. Pikërisht në shërbim të asaj lirie që ne e kërkojmë me forcë, jo për vete, por si frymë dhe gjak për demokracionë tonë.

A e abuzojmë ne gazetarët lirinë tonë, apo, a abuzojmë ne me të tjerët, në emër të profesionit tonë? Të flasësh “qesim”, por guximshëm, nuk është gazetari investigative. Kjo dëmton imazhin tonë, profesionin e misionin tonë, dhe u shërben edhe më shumë atyre që duhen denoncuar, jo me fjalë të guximshme, por me fakte të forta. U shërben atyre që kërkojnë heshtjen tonë. U shërben, të na zhvlerësojnë dhe konsiderojnë si koshere që gumëzhin, pa pickuar.

Portalet e mediat online mbushen çdo ditë me lajme të tilla. Me saktë me shkrime ku nuk dallohet ku mbaron lajmi e ku fillon qëndrimi i autorit. Akoma më keq, çdo kush i jep të drejtë vetes të thotë çdo gjë, të sulmojë e shajë gjithkënd, dhe kjo në emër të gazetarisë, lirisë së medias. Padyshim, media duhet të jetë e lirë, pa asnjë kufizim. Por jo e lirë të llapë, të shajë e denigrojë, shpesh edhe njerëz krejt pa faj. Duhet të jetë e lirë të denoncojë, të informojë e investigojë.

Në emër të gazetarisë, edhe një syresh ndër ne, shkruan në median e tij dhe nëpër portale, duke sharë e shpifur ndaj një familjeje. Duke mos i lënë kusur, gruas e burrit, fëmijëve dhe farefisit, themeleve të shtëpisë dhe katundit të origjinës. Duke i nxjerrë në pazar deri edhe dhëmbët e dhëmballët të mbushura e të pambushura, recetën e ilaçeve të stomakut, zemrës e qetësuesit e gjumit. Kjo shitet si denoncim i korrupsionit. Në fakt është një përndjekje kriminale që bëhet, sepse gruaja-drejtoreshë arsimi, nuk i futi në punë si mësuese bashkëshorten gazetarit. Dhe gazetarit mos ia kthe fjalën, se ai të bën gjëmën. Dikush tjetër shkruan natë e ditë për dyqane e supermarkete që shesin ushqime të rrezikshme. Pa asnjë fakt, asnjë provë, pa asnjë emër artikulli. Vetëm duke abuzuar me ndjeshmërinë e njerëzve për sigurinë ushqimore e vetëm për të vënë gjoba ndaj tregtarëve. Nëse këta soj gazetarësh i rrahin nesër në ndonjë qoshe, a duhet vallë të protestojmë për cënimin e lirisë së medias?

Respektimi i lirisë është padyshim i dyanshëm. Ne e kërkojmë lirinë, jo për veten tonë, por në emër të demokracisë, për të përmbushur një mision, që nuk është në shërbimin tonë, por në shërbim të demokracisë dhe shoqërisë.  Të jesh gazetar nuk është një privilegj. Eshtë një detyrë, madje e vështirë, për ti shërbyer shoqërisë.

Përplasje e fortë mes gazetarëve, Adriatik Doçi: Mentor Kikia merr në mbrojtje mafien për një sufllaqe Read More »

“Nuk ke bërë asnjë punë konkrete”, Rama habit me përgjigjen ndaj gazetarit: Nuk më zë gjumi…

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka ndryshuar formën e përgjigjeve ndaj komenteve në rrjetet sociale. Për të kursyer kohë, Rama reagon përmes video, ku së fundmi i është përgjigjur komentit të një gazetari.

Rama ka zgjedhur t’i kthejë përgjigje gazetarit të MAPO, Leonard Bakillari, i fundit ky që shkruan “Bukuritë natyrore Shqipërisë nuk ja solli as Rilindja as ata që ishin para Rilindjes. Nëse doni të merrni merita për natyrën mund ta bëni, është e drejta juaj, Mendoj se është më mirë të merrni merita për ndonjë punë konkrete që duhet ta kishit bërë këto 5 vjet. Nuk është Shqipëria 3D z.Kryeministër!”

“Të gjithë shqiptarët të mos kujtojnë se unë fle rehat në fakt, se unë fitoj çdo krahasim me kundërshtarët, aspak. Unë miku im e di mirë dhe nuk më zë gjumi nga plehrat që mbeten ende një problem i madh, nga nevoja ulëritëse në disa zona me rëndësi të vijës tonë bregdetare për ujësjellësa dhe kanalizime. Janë standardet ende mizerabël të disa segmenteve rrugore, në rrugët e lëna rrugëve dhe sidomos shumë rrugëve të brendshme nga Velipoja e deri në Ksamil. Pa folur për nyjen e Fierit që më është bërë si nyje këtu në fyt çdo ditë”, shprehet Rama.

Per te pare videon klikoni KETU

“Nuk ke bërë asnjë punë konkrete”, Rama habit me përgjigjen ndaj gazetarit: Nuk më zë gjumi… Read More »

Ndryshon dinamika e ngjarjes: Arian Ferracaku u qëllua gabimisht, nuk ishte objektiv

Ndryshon dinamika e vrasjes së biznesmenit Arjan Ferracaku një ditë më parë në Shkodër.

Burimet nga policia bëjnë me dije për “BalkanWeb” se biznesmeni 30-vjecar është vrarë gabimisht teksa ishte duke kalëruar, pasi nuk ka qenë ai objektiv, por dikush tjetër që ishte me të. 30-vjeçari ka qenë i shoqëruar nga 5-6 persona të tjerë në zonën e Livadhes të cilët po bënin stërvitje për hipizëm.

Burimet bëjnë me dije për “BalkanWeb” se objektivi i vrasjes ka qenë një tjetër person, ndërsa autori i vrasjes ishte fshehur në shkurre dhe ka qëlluar nga 70-80 metra me kallashnikov. Mësohet se Ferracaku mbeti fillimisht i plagosur, por nga frika se e pa kush qëlloi, autori e vrau duke qëlluar sërish mbi të me kallashnikov.

Policia ka shoqëruar deri më tani 10 persona të cilët po merren në pyetje. Familjarët e viktimës shprehen se nuk kanë pasur konflikte me askënd dhe nuk i dinë arsyet se pse është vrarë Arjan Ferracaku.

Viktima nuk ishte i njohur si person problematik dhe ishte baba i dy fëmijëve. Familja e tij njihet në Shkodër si pronare e kompanisë së prodhimit të plastikës “Firma Ferracaku”, ndërsa kishte dhe disa biznese në Velipojë.

Njoftimi i policise:
Rreth orës 13:50, në breg të liqenit të Shkodrës, në livadh, tek hidrovori i fshatit Dobraç, Shkodër, është vrarë me armë zjarri shtetasi A.V. 30 vjeç banues në lagjen “Guerile” Shkodër.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të policisë, ku kanë rrethuar zonën në një perimetër të gjere dhe kanë filluar krehjen e saj për kapjen e autorit/ëve.

Ndërkohë shërbimet e tjera kanë ngritur pika kontrolli në akset rrugore rurale të asaj zone.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit.

Ndryshon dinamika e ngjarjes: Arian Ferracaku u qëllua gabimisht, nuk ishte objektiv Read More »