Irina

“Shqipëri moj trime, të ka zili bota”, shikoni si ia merr këngës kryeministri

E ftuar pasditen e së premtes në “Ftesë për 5” në Top Channel ishte Anita Haradinaj, bashkëshortja e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Teksa po fliste për bashkëshortin e saj, ajo u shpreh se Haradinaj e provon shpesh të këndojë. Më pas, u shfaq një video, ku Kryeministri i Kosovës ia merr këngës ekskluzivisht për “Ftesë për 5”.

“Shqipëri moj trime, të ka zili bota”, këndon Haradinaj, ndërsa shprehet se ka dëshirë të këndojë, por nuk shquhet se e bën mirë këtë gjë.

Prezantuesja e emisionit i ka thënë se ishte e njoftuar se një prej pasioneve të kryeministrit të Kosovës është kënga.
“Kam dëshirë të këndoj, por nuk di, vetëm se kam dëshirë”, është shprehur Haradinaj.

Ndërsa më pas, prezantuesja i ka kërkuar atij që ta këndojë një fragment apo refren të ndonjë kënge të preferuar.

Kryeministri i Kosovës i ka treguar titujt e disa këngëve që i pëlqejnë t’i këndojë, ndërsa në atë emision e ka interpretuar këngën “Shqipëri moj trime, të ka zili bota”.

“Shqipëri moj trime, të ka zili bota”, shikoni si ia merr këngës kryeministri Read More »

Hipokrizia e Ramës në luftën me mediat

Nga Andi Bushati

Edi Rama i është rikthyer disa herë të enjten në mbrëmje, në emisionin e ri “Open”, diskreditimit të rolit të medias si pushteti i katërt. Ai ka dëshmuar me këmbëngulje, përballë Eni Vasilit, paaftësinë së TV-ve dhe portaleve për të për të qëmtuar faktet, deklaratat, qëndrimet dhe për t’i përcjellë publikut të vërtetën.

Fabula e Ramës tashmë është e njohur: “PD-ja thotë që unë jam hajut. Unë them që jam burrë i ndershëm. Cili e ka forcën, detyrimin, moralin për të parë nga peshon e vërteta??? Natyrisht mediat”.

Sipas kryeministrit ato kanë dështuar t’a luajnë rolin e fuqishëm të këtij kundërpushteti duke u mjaftuar me raportimin steril, “kështu tha X” kështu u përgjigj Y”.

Për hir të së vërtetës duhet pranuar se formalisht Rama ka të drejtë në konstatimin që bën. Pjesa më e madhe e medias shqiptare, mbi të gjitha TV e mëdha që pronarët i kanë vënë në dispozicion të bizneseve të familjeve të tyre, nuk i shkojnë asnjë historie deri në fund. Ata i tremben të vërtetës, po me të njëjtën zemërdridhje që i tuten edhe ata që duhet të ishin subjekte të investigimeve të tyre.

Por, kjo nuk është aspak një rastësi. Dhe ai që bërtet sot “kapeni hajdutin” nuk është kaq i pafajshëm në këtë histori.

Për t’a kuptuar më mirë këtë, mjafton të kujtojmë një ngjarje të ditëve të fundit. Jo nga ato që kërkon ndonjë investigim të madh se ku i gjeti Basha paratë që pagoi lobistët në SHBA, apo cilët janë ata që kanë ndërtuar vilën e Ramës në Surrel dhe sa kanë fituar pas kësaj. Këto mund të ishin vërtet investigime të vështira që kërkonin, kohë, para, guxim, profesionalizëm.

Por, shembulli i mëposhtëm nuk kërkon asnjë nga këto sakrifica. Fjala është për letrën që Komisioni Europian i dërgoi qeverisë shqiptare për ligjin për teatrin. Aty lexohej e zeza mbi të bardhë se procedura e ndjekur nga Rama, Fusha dhe Veliaj, ishte goditur ashpër. Se, për Brukselin, qe i paimagjinushëm, një ligj special, për një person të vetëm, duke përjashtuar nga gara këdo tjetër. Pikërisht këto argumenta e kishin bërë qeverinë shqiptare të zbythej me turp dhe të pranonte para autoriteteve të BE-së se do t’a amendonte ligjin.

Mirëpo sapo kjo shuplakë mbi metodat se si qeveris rilindja u bë publike, u shfaq menjëherë në treg një “artist” që e ka ngrënë me kohë turpin me bukë. Erion Veliaj, doli dhe bërtiti se kjo qe një fitore, se ata që donin t’a pengonin procesin tani duhet të heshtinin dhe se ligji që ishte shumë i mirë do të bëhej edhe më i mirë akoma.

Cilido që ka dy para mend në kokë, pas këtyre fjalëve do t’i vinte për të ulëritur.

Por në pjesën dërrmuese të mediave tona, lajmi u përhap sipas versionit të kryebashkiakut. Askush nuk u mundua të pyeste për inkoherencat e asaj që Veliaj kishte thënë më parë dhe si po dredhonte tani. Askush nuk u përpoq të shkonte përtej duke hedhur poshtë argumentat e pronarit të truallit dhe ofertës ë pakërkuar të ardhur nga Fusha që kishim dëgjuar më parë.

Ja pra ky shembull i thjeshtë, ku e vërteta nuk ka nevojë  – as për zotësi të madhe, as për profesionalizëm të tejskajshëm, as për kohë investigimi pa fund dhe as për shumë para –që të dalë në shesh, tregon se shumica e mediave tona janë të gatshme të nënshtrohen para pushtetit.

Problemi i tyre nuk është se nuk e kuptojnë të vërtetën -si në rastin e mësipërm kur ajo është fare e thjeshtë- halli i tyre qëndron në frikën për ta thënë atë.

Dhe pyetja që vjen nga pas është: po kujt i shkon për shtat kjo mjegullnajë e qëllimshme? Cili përfiton nga këto qëndrime sterile, që në vend ta qartësojnë publikun e trullosin atë?

Besoj se në këtë pikë nuk ka asnjë dyshim: relativizimi i të vërtetave i shkon për shtat gjithnjë qeverive, asaj Berisha dje dhe kësaj Rama sot. Pikërisht pëkëtë ata i kan dyndur me financime direkte dhe mbështetje okulte në formë kocesionesh për rrugë, lejesh ndërtimi, tenderash gjithfarësojësh, ata pronarë mediash që i kanë vetes mision të përhapin mjegull.

Prandaj Edi Rama vazhdon t’i quajë kazan dhe makineri balte, ato fare pak të tjera që përpiqen të përmbushin misionin e gazetarisë së vërtetë.

Dhe pikërisht në këtë paradoks qëndron problemi. Sepse Edi Rama ka të drejtë kur gjen me qindra shembuj të një gazetarie sterile që nuk luan rolin e pushtetit të katërt, por për fat të keq ai është një nga financuesit, mbështetësit dhe përfituesit e saj. Kjo është dhe arsyeja që kur ankohet ngjan më hipokrit se kurrë.

Hipokrizia e Ramës në luftën me mediat Read More »

Jo më ndryshim ore? Zbulohet propozimi i Komisionit Europian

Rituali i ndryshimit të orës dy herë në vit mund të hiqet, të paktën në Bashkimin Evropian. Komisioni Europian propozoi sot një ndryshim ligjor që do t’i jepte fund të ndryshimit të orës mes verës dhe dimrit.

Komisionerja e Transportit Violeta Bulc tha në një konferencë për shtyp se organi ekzekutiv i BE-së do ta linte në dorën e qeverive në mbarë bllokun për të rënë dakord nëse do të përdorin përgjithmonë kohën e verës apo atë të dimrit, raporton “VOA”.

Ajo shtoi se propozimi parashikon që tetori i vitit 2019 të jetë hera e fundit që evropianët do të duhet të rregullojnë orët e tyre:

“Nëse Këshilli dhe Parlamenti Evropian do të vendosin të mbështesin propozimin e Komisionit, tetori i vitit të ardhshëm do të jetë hera e fundit që ndryshojmë orën. Ose do të qëndrojmë me kohën e verës ose, ato vende që vendosin të përdorin kohën e dimrit, do ta ndryshojnë atë në dimër në tetor”.

Që nga viti 1996, sipas ligjit të BE-së ka lëvizur koha përpara me një orë të dielën e fundit të marsit dhe mbrapa me një orë të dielën e fundit të tetorit.

Por Finlanda, bëri thirrje këtë vit që BE të ndalë këtë praktikë, të cilën kritikët thonë se mund të shkaktojë probleme afatgjata shëndetësore, veçanërisht në mesin e fëmijëve të vegjël dhe të moshuarve. Studimet kanë treguar se ndryshimi i orës prish oraret e gjumit dhe mund të ndikojë në produktivitetin në punë. Më shumë se 80 për qind e shtetasve të BE-së duan të shfuqizohet ndryshimi i orës.

Çdo ndryshim do të kërkojë miratim nga qeveritë kombëtare dhe nga Parlamenti Evropian për t’u bërë ligj – një proces që mund të zgjasë deri në dy vjet.

Jo më ndryshim ore? Zbulohet propozimi i Komisionit Europian Read More »

Hapet dosja e korrupsionit me Hotel Dajtin, të përfshirë katër kokat e aferave dhe krimit në Shqipëri, dosja do të bëhet gati për BKH

Ka nisur zbatimi një skenari për të çuar drejt burgut Sali Berishën dhe Ardian Fullanin, duke u hapur një nga dosjet më flagrante të korrupsionit dhe abuzimit me pasuritë publike dhe paratë e shqiptarëve. Bëhet fjalë për hapjen e dosjes së korrupsionit me ish-Hotel Dajtin. Lëvizja vjen para ngrtitjes së Byrosë Kombëtare të Hetimit, Prokurorisë së Posaçme dhe Gjyktave Speciale, kundër të cilave po luftojnë prej tre vitesh Sali Berisha, Ilir Meta dhe ushtria e tyre e korrupsionit dhe krimit. Përveç Sali Berishës dhe ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, në lojë janë edhe Ilir Meta dhe Adriatik Llalla. Meta është pjesë e trekëndëshit me Berishën dhe Fullanin, ndërsa Adriatik Llalla ka mbyllur të gjitha dosjet e aferave fianciare të tyre, duke përfshirë edhe dosjen e rëndë të abuzimit me ish-Hotel Dajtin. Në këmbim, Llallës i është dhënë leje që të vjedhë dhe pastrojë para, siç bëri me pronat në fshatra të Tiranës, të cilat i janë sekustruar.

Kuvendi i Shiqpërisë ka urdhëruar Kontrollin e Lartë të Shtetit që të auditojë skandalin me Hotel Dajtin mes Sali Berishës dhe Ardian Fullanit, duke nxjerrë dëmin ekonomik dhe personat përgjegës. Sipas urdhërit, KLSH duhet të hapë letrat e këtij skandali mafioz brenda vitit 2018, me qëllim që Byroja Kombëtare e Hetitmit dhe Prokuroria e Posaçme ta kenë gati dosjen gjatë vitit 2019. Deri më sot, kjo aferë është mbajtur e dyllosur, për shkak të kontollit të drejtësisë nga Sali Berisha dhe Ilir Meta dhe të dertimenit të tyre në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, Adriatik Llalla. Edhe pas ardhjes së Arta Markut asgjë nuk ka ndryshuar, pasi ajo vetëm po shtyn ditët dhe pluhuros dosjet si Adriatik Llalla. Në këto kushte, dosja e Hotel Dajtit pritet të jetë një ndër dosjet e para që do të marrë në dorë SPAK-u, i cili është makthi më i tmerrshëm për kokat e krimit dhe korrupsionit në Shqipëri, për shkak se SPAK-u do të jetë në duart e amerikanëve.

Skandali i Bankës së Shqipërisë, kur drejtohej nga Ardian Fullani, me “Hotel Dajtin”, është unik në llojin e tij. Për të gjetur një mënyrë për të financuar Sali Berishën, Ardian Fullani i bleu qeverisë së tij, “Hotel Dajtin” me një vlerë prej 30 milionë eurosh. Nuk kishte ndodhur kurrë që shteti t’i blinte shtetit një ndërtetesë shtetërore. Nga ana e tij, Berisha, kur ishte kryministër, e shiti “Hotel Dajtin” pa ankand. Kjo përbën vepër penale. Ardian Fullani ka tejkaluar limitet e kreditimit dhe financimit të qeverisë, duke shkelur nenin 30 të ligjit “Për Bankën e Shqipërisë”. Fullani financoi qeverinë Berisha me paratë e shqiptarëve, pasi Berisha po e lejonte të abuzonte dhe gruan ia kishte emëruar në Gjykatën e Lartë. Në kohën me të vështirë për financat publike dhe Sali Berishën, Fullani u kthye në “garant” të shpëtimit të tyre. Fullani pranoi të blinte Hotel Dajtin, pronë shtetërore, për një shifër kolosale prej 30 milionë eurosh, që kaloi në buxhet. Nga ana tjetër, qeveria, me vendim të veçantë ia shiti ndërtesën Bankës së Shqipërisë, për 30 milionë euro.

Blerja e “Hotel Dajtit” ishte vetëm faza parë e një mega afere të projektuar nga Ardian Fullani dhe Sali Berisha. Pas blerjes, dhjetëra milionë euro nga paratë e shqiptarëve do të vidheshin me anë të rikonstruksionit. Vetëm për projektin do të shpenzoheshin miliona euro. Ndërkaq, klientë pranë Berishës ishin përgatitur për të marrë tenderin. Por, sipas burimeve, gjithçka u bllokua nga Këshilli Mbikqyrës. Shumica e anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës nuk aprovuan planin e Fullanit për rikonstruksionin e “Hotel Dajtit”, ku do të hidheshin në erë paratë e shqiptarëve. Të vetëdijshëm për përgjegjësinë penale, anëtarët e Këshillit Mbikqyrës bllokuan planin në fjalë. Më konkretisht, anëtarët kanë braktisur mbledhjet e Këshillit Mbikqyrës, ku në rend dite ishte projekti për rikonstruksionin e “Hotel Dajtit”.

Përsëri me prokurim të drejtpërdrejtë dhe pa garë, Fullani ka harxhuar dhe 1.5 milionë dollarë, për përshtatjen e pjesshme të godinës dhe për projektin e zbatimit të përshtatjes së hotelit në një bankë. Blerja e “Hotel Dajtit” nuk i mjaftoi,. Menjëherë shpërthyen shpenzimet e tjera, shtesë, dy vendime për para të tjera. Sipas të parit, Fullani miraton shpenzime për përshtatjen e pjesshme të hotelit në bankë, me vlerë prej 567 mijë dollarësh. Përsëri pa garë, por me procedurë të veçantë prokurimi. Sipas vendimit të dytë, Fullani ka miratuar shpenzime për projektzbatimin e përshtatjes së hotelit bankë ‘Dajti’ me një vlerë prej 1 milion dollarësh dhe ky pa garë, por me procedurë të veçantë prokurimi./Pamfleti

Hapet dosja e korrupsionit me Hotel Dajtin, të përfshirë katër kokat e aferave dhe krimit në Shqipëri, dosja do të bëhet gati për BKH Read More »

Eskobarët shqiptarë: Lulëzimi i trafikut të heroinës dhe lidhja e fortë e trafikantëve me krerët e shtetit dhe SHIK

Vitet 1994-95 ishin edhe më të lulëzuarit në aktivitetin e trafikut të heroinës në Shqipëri.

Siç e ka bërë të ditur edhe ish-truproja e Presidentit të atëhershëm Sali Berisha, ishin profilizuar baronët e parë të drogës në të gjithë vendin dhe që në fillim ata kishin lidhje të forta politike.

Shqipëria e vitit 1994 pati si shenjë të rëndësishme kjoskëzimin e Tiranës por edhe të gjithë vendit.

Parku Rinia u kthye në zonën ku gëlonin aktivitetet dhe bëheshin pazaret e trafikut të drogës.

Siç e përmend edhe Izet Haxhia, në intervistat e tij, nisin të profilohen edhe lidhjet e forta politike të trafikantëve më politikën.

Ata ishin lidhje të afërta, të ngushta, madje “vëllazërore”.

Haxhia ka deklaruar se djali i Sali Berishës ka marrë 30 milionë lireta nga Miri i Xhikes, alias Fatmir Rama, një nga njerëzit e njohur në ambjentin e trafiqeve, i cili vazhdoi lidhjen edhe me krerët e PS-së pas vitit 1997.

Po kjo lidhje nuk ishte e vetme. Pasi grupet e Shijakut që ndër të parët zunë Zvicrën si postacion të tyre për trafikun e heroinës, kishin si protektor politik deputetin e ndjerë Azem Hajdari.

Ndërkohë grupi i Beratit mbrohej as më pak e as më shumë por nga Ministri i Brendshëm i asaj kohe Agron Musaraj.

Madje tregoheshin edhe anekdota epike me djem berates që nga poshtë ministrisë së Brendshme thërrisnin me qesëndi: “O Goneee!”.

Trafiku i heroinës bëhej kryesisht nga Porti i Durrësit, me anë të ngarkesave të rregullta, por kjo solli një konflikt të madh me trafikantët e Vlorës dhe Sarandës, të cilët nisën aktivitetin e tyre me skafe dhe gomone.

Ky konflikt do të zgjerohej aq shumë sa do të bëhej një terren i luftës ndërmjet klaneve më të ashpra të mafias italiane.

Në Shqipëri zbarkojnë Gaspare Mutulo dhe Albino Prudentino, dy nga krerët e Sacra Corona Unita, një prej mafjeve më të egra në Itali dhe lidere e krimit të organizuar në Puglia.

Të dy kapot ishin në konflikt me njëri tjetrin. Flitet se Mutulo lidhi marrëveshje të forta me Mirin e Xhikes, i cili u konfliktua më pas me një prej grupeve të reja të drogës që ishin djem të lidhur me politikën e lartë të PD-së.

Pjesë e kësaj lufte ishte vrasja e Artur Grorit dhe më pas e legjendës së krimit të Tiranës Naim Zyberi, i cili u kthye në një prej killerave të parë me pagesë në kryeqytet.

Nuk kishte asnjë segment të tregtisë së heroinës që të mos ishte i lidhur me politikën, madje me politikën e të dy krahëve.

Në Parkun Rinia ishin të ndara lokalet e klaneve të ndryshme, ku palët bënin pazaret. Në një qoshe ishte edhe një lokal i SHIK-ut të Bashkim Gazidedes, i cili nëpërmjet doganës së Bllatës në Dibër të cilën e kishte monopol arriti të krijojë një kanal shumë të madh e të fortë të tregtisë së drogës.

Sasia e madhe e parave që u qarkulluan nisi të lëvizë nëpërmjet fondacioneve të ndryshme që themeluan gazeta e media që fshiheshin ndër emra të njohur Rilindasish si Faik Konica përshembull.

Këto para krijuan edhe një media ku do të shënjestroheshin armiqtë e regjimit dhe në krye të saj do të vendoset një figurë e rëndësishme që edhe sot mbush ekranet si analist i njohur./Pamfleti

Eskobarët shqiptarë: Lulëzimi i trafikut të heroinës dhe lidhja e fortë e trafikantëve me krerët e shtetit dhe SHIK Read More »

“Kush i shan i sharë është”, uniformat e Air Albania dhe fjalori i Ramës

Është mbajtur në aeroportin e Rinasit ceremonia e inaugurimit të kompanisë së parë ajrore shqiptare Air Albania. Avioni i kompanisë së parë shqiptare të fluturimeve me emrin Lasgush, është ulur në aeroportin “Nënë Tereza”.

Avioni është pritur me ceremoni të veçantë ku dy zjarrfikëse kanë hedhur ujë. Air Albania kryen nesër fluturimin e provës ndërsa pasnesër pritet të kryejë fluturimin e parë komercial.

Në ceremoni merrte pjesë dhe kryeministri Edi Rama i cili tregoi emrat e avionëve shqiptarë.
“I pari është Lasgushi, tjetri do të jetë Migjeni. Ambicia jonë është që deri në fund të vitit të ardhshëm të çojmë nga Tirana në New York Imzot Nolin”.

Po në fund Rama e këputi një të sharë kur foli për unfiformat.
“Veshjet nuk kanë të sharë, kush i shan i sharë është”, tha Rama.

“Kush i shan i sharë është”, uniformat e Air Albania dhe fjalori i Ramës Read More »

Mrekullitë e shegës, sipas mjekësisë tradicionale kineze

Në fillim të vjeshtës, shega është mbretëresha e frutave. Ajo përmban taninë, sheqer, proteina, vitaminë C etj. Shega përmban pothuajse dy herë më shumë vitamin C se molla. Sipas Mjekësisë Kineze ngrënia e shegës në vjeshtë na ndihmon të ruajmë lëkurën nga i ftohti I dimrit. Shega përdoret në forma të ndryshme si lëng, në gatim, në kokteje etj.

Shega është një frut që është përdorur që nga koha e Hipokratit. Mjekësia tradicionale përdor lëkurën, gjethet dhe farat e saj për të luftuar diarrenë, dizenterinë kronike dhe plagët. Farat e pabëra përdoren për temperaturën, ndërsa të pjekurat për kollën. Në Romën Antike, ajo ishte e njohur për cilësitë kozmetike të saj. Kleopatra përdorte lëngun e saj në fytyrë, në flokë dhe në thonj.

12 fakte mbi shegën:

1. Shega njihet si simbol i pjellorisë dhe i fatit të mirë 2. Brenda një shege ka rreth 800 kokrra të vogla ngjyrë të kuqe 3. Lëngu i shegës shton prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut dhe zvogëlon ngarkesën kardiake. 4. Ideale për fëmijët e vegjël që kanë kollë dhe temperaturë.

5. Lëngu i shegës është ideal për flokët, lëkurën dhe thonjtë falë përbërësve që ka 6. Shega është e mbushur me antioksidantë 7. Parandalon kancerin e mushkrive, të prostatës, të gjirit, gjithashtu diabetin, osteoporozën, etj. 8. Studimet e fundit tregojnë se konsumi i një shege si lëng rrit dëshirën seksuale.

9. Lëngu i shegës shuan etjen, hap oreksin dhe kthjellon mendimet 10. Shega reduktopn rrudhat në fytyrë dhe i jep freski asaj 11. Lëngu i shegës ka 3-4 herë më shumë antioksidantëve se rrushi i zi, çaji jeshil dhe vera e kuqe. 12. Është shumë e pasur me kalium, hekur dhe vitaminat A,C dhe E.

Shega është një ndër frutat më të rrallë në tokë për nga vlerat që ka për shëndetin. Ajo është fryti “shërues” i pasur me antioksidantë, gjithmonë vlerësuar si simbol i shëndetit.

Shumë studime kanë vërtetuar se shega është një nga frutat më shëruese në botë për shkak të ndikimit të dobishëm në sistemin kardiovaskular, nervor dhe eshtëror. Shkencëtarët konsiderojnë që ajo mund të reduktojë rrezikun nga sëmundjet e zemrës tek obezët me 17 për qind. Përveç dobive për zemrën dhe enët e gjakut, përbërësit e shegës pengojnë rritjen e kancerit të gjirit, prostatës, zorrës së trashë, leukemisë dhe parandalojnë ndryshimet të cilat nxisin rritjen e tumorit.

Shega është po ashtu e mbushur me vitaminë C dhe konsiderohet mjekim i shkëlqyeshëm kundër proceseve inflamatore, ndërsa është burim i shkëlqyer i vitaminës B5, kaliumit,etj. Ajo shërben për forcimin e imunitetit dhe parandalimin e çrregullimeve shëndetësore. Sipas specialistëve nëse konsumojmë një gotë lëng shege në ditë do të jetojmë gjatë dhe të rinj falë antioksidantëve me shumicë tek shega. Shega i kthen elasticitetin lëkurës, duke luftuar njëkohësisht kundër ekzemave, psoriazës dhe lëkurës të djegur nga dielli. Acidet yndyrore që përmban reduktojnë ënjtjet dhe dhimbjet e muskujve. Shega është e pasur me fitoestrogjene, të cilat lehtësojnë simptomat e menopauzës dhe paramenopauzës si djersitja gjatë natës dhe mungesa e libidos.

Përveç të gjitha këtyre që u theksuan, lëngu i shegës përmirëson edhe funksionin erektil dhe rrit cilësinë e spermës.

Studimet shkencore të ditëve të sotme po hedhin dritë mbi të vërtetat; përse kjo bimë është bërë kaq e dashur deri mitike nga të gjithë popujt e botës!? Që në lashtësi, rreth 3000 vjet më parë, njerëzimi i ka pikasur cilësitë e veçanta të kësaj bime në drejtim të luftimit të sëmundjeve dhe përmirësimit të shëndetit njeriut. Studime shkencore rreth përfitimeve mjekësore nga shega kanë qenë të pakta. Deri tani, shkencëtarët e mjekësisë moderne janë befasuar nga të dhënat e para që kanë zbuluar në drejtim të dobive shëndetësore për njeriun, dhe e kanë cilësuar si një bimë “çudibërëse”. Në kokrrat e shegës është zbuluar një lëndë që quhet punicalagins, një antioksidant që e përmban vetëm shega.

Përdorimi i shegës në mjekësinë popullore

Në mjekësinë popullore përdoren frutat dhe lëvozhgat e tyre, lulet, farat, rrënjët dhe lëvorja e degëve dhe e rrënjëve, e cila ka shije te athet dhe ere. Shega me farat e saj te kuqe si rubin është një frutë i shijshëm por edhe shume i vlefshëm për organizmin e njeriut. Ajo është konsideruar si frutë i fertilitetit. Lëngu i shegës përmban mesatarisht 12 për qind sheqer, acide organike, pektine, vitamine C etj. Lëngu dhe vaji i nxjerre nga farat e shegës është një antioksidant i fuqishëm. Vetëm 30 minuta pas marrjes se lëngut te shegës aktiviteti ynë rritet me 32 për qind. Lëngu i shegës shuan etjen, nxit oreksin dhe përmirëson tretjen e ushqimeve. Ai përdoret me sukses në sëmundjet e stomakut dhe te zorrëve, është freskues dhe mënjanon helmet e organizmit. Lëngu i shegës jep rezultate në luftimin e paraziteve që zhvillohen në zorre. Lulet e shegës përmbajnë tanine dhe kanë veti rrudhëse e tonike ; ato rekomandohen në dhimbjet e barkut, në hemorragji, në hemorroidet, si dhe për gargara të gojës, kundër ënjtjes se bajameve dhe acarimeve te mishrave te dhëmbëve. Lëngu i shegës përdoret me sukses në sëmundjet e stomakut dhe të zorrëve, është freskues dhe mënjanon toksinat (helmet) e organizmit. Ai (lëngu i portokallit) i jep freski mendimit të njeriut. Lulet e shegës përmbajnë tanine dhe kanë veti rrudhëse e tonike ; ato rekomandohen në dhimbjet e barkut, në hemorragji, në hemorroidet, si dhe për gargara (shpëlarje të gojës) kundër ënjtjes së bajameve dhe acarimeve të mishrave të dhëmbëve.

Kuron:
-Sëmundjet e stomakut -Sëmundjet e zorrëve -Dhimbjet e barkut -Hemorroidet -Ënjtjen e bajameve
-Acarimin e mishrave të dhëmbëve

Merren 20-30 gramë lule shege në një litër ujë dhe vihen të zihen për gjysmë ore. Nga ky çaj merren 2-3 gota çaji në ditë. Edhe lëvozhga e frutave të shegës ka veti regjëse. Lëvozhga e thatë, para se të përdoret, duhet të vihet në ujë për disa orë që të zbutet. Çaji i lëvozhgave të shegës përdoret kundër diarreve, si dhe për luftimin e krimbave parazitarë të zorrëve.

Mrekullitë e shegës, sipas mjekësisë tradicionale kineze Read More »

Lironi dhimbjen e kokës dhe stresin brenda 30 sekondave, përmes këtij gjestit

Akupresura është terapi alternative, e cila origjinën e ka nga mjekësia tradicionale kineze.
Kjo terapi parasheh se ekzistojnë disa pika të caktuara në trup, të cilat kur i shtypim i adresohemi një organi të veçantë. Organe të ndryshme të trupit janë të ndërlidhura me këto pika të caktuara me 12 kanale.

Prandaj, qëllimi kryesor i kësaj terapie është stimulimi i trupit dhe relaksimi i muskujve.
Veç kësaj, kjo teknikë e masazhit mund t’ju ndihmojë të lironi dhimbje të caktuara dhe ta përmirësoni shëndetin.

Si t’i lironi dhimbjet e kokës dhe stresit përmes akupresurës?
Ndër pikat më të lehta të akupresurës të cilat mund t’i adresoheni, është pika e masazhës që gjendet mes gishtit të madh dhe atij tregues. Kjo pikë ndryshe njihet edhe si “pika e shtrëngimit”.

Prandaj, duke e masazhuar këtë pikë, ju mund t’i zvogëloni nivelet e larta të stresit dhe t’i lehtësoni disa lloje të dhimbjeve të kokës.

Në këtë pikë (siç shihet në foton kryesore) aplikoni shtypje me gisht dhe lëvizeni gishtin në formë rrethore apo lart-poshtë për 30 sekonda deri në disa minuta.

Kjo teknikë mund të performohet disa herë në ditë, por duhet të siguroheni se jeni në një pozitë të relaksuar, të merrni frymë thellë dhe t’i mbyllni sytë.

Lironi dhimbjen e kokës dhe stresin brenda 30 sekondave, përmes këtij gjestit Read More »