Kohët e fundit doni të bëni gjithçka sipas planit. Mos harroni se jo gjithmonë gjërat ecin në këtë mënyrë, ndaj përpiquni të jeni më i shkujdesur në këtë drejtim.
Demi
Së fundmi jeni ndjerë i stresuar dhe madje herë pas here i dëshpëruar. Mos ndoshta trupi po ju tregon se ka nevojë për pushim? Mësoni të dëgjoni nevojat e fizikut.
Binjakët
Me kurajë do të mund të kaloni edhe ato momente të vështira që ju dalin në punë. Mbështetja e një personi do të jetë vendimtare.
Gaforrja
Lini pak pas dore çështjet e dashurisë dhe përqendrohuni më shumë te paratë. Rrezikoni të shpenzoni më shumë nga sa keni buxhetin, duke bërë që të merrni borxh.
Luani
Ka ardhur momenti që të hiqni barrë nga vetja. Mos e lodhni veten me gjëra për të cilat nuk vlerësoheni si duhet. Të tjerët do të nisin të kuptojnë se kush je ti.
Virgjëresha
Gjatë kësaj periudhe yjet ju favorizojnë për të gjetur një vend të ri pune. Nëse keni aplikuar, shanset janë që të keni sukses. Në dashuri gjërat janë në vendnumëro.
Peshorja
Nëse jeni duke planifikuar një udhëtim, mundësitë janë që planet të mos realizohen. Një pengesë mund t’ju dalë papritur dhe t’ju prishë çdo parashikim.
Akrepi
Nëse nuk jeni i bindur për suksesin e një projekti, mos e nisni atë. Yjet nuk ju favorizojnë, veçanërisht në transaksione financiare.
Shigjetari
Një lidhje dashurie po nuk ecën me ritmet e duhura. Ndoshta problemet në punë ju pengojnë që të kaloni më shumë me partnerin.
Bricjapi
Përpara se ta drejtoni gishtin ndaj një miku apo aleati, përpiquni të analizoni të gjitha rrethanat. Nuk është mirë të lëshoni akuza pa fakte.
Ujori
Keni nevojë për ndryshim si në aspektin profesional, ashtu edhe në atë romantik. Duhet të lëvizni. Mos qëndroni në një vend deri sa këto ndryshime të ndodhin vetë.
Peshqit
Tregoni shumë kujdes me një çështje ligjore. Nëse nuk e ndiqni nga afër, gjasat janë që të përfshiheni në probleme edhe më të mëdha.
Tonelata të tëra me ushqime të skaduara, mish i shoqëruar me dokumente jo konform ligjit, thertore e magazina janë bërë së fundmi pjesë e kronikave ditore televizive, debateve të gjera në rrjetet sociale, duke ngritur, mes të tjerave, pikëpyetje mbi sigurinë ushqimore në vend. Mes të tjera qëndrimeve të hasura më shpesh janë ato se çfarë po hamë sot?
Sa i sigurt duhet të ndihet konsumatori shqiptar? Deri ku duhet të shkojë transparenca në publik për kompanitë që nuk kanë respektuar rregullat? Por mbi të gjitha, a jemi sot përpara një lufte që synon të vendosë një standard të ri në treg apo përpara një beteje, efekti i së cilës mund të shuhet papritur, duke mbetur vetëm kujtesë e disa titujve bombastikë në lajme.
AKU: Po bëjmë punën e përditshme, nuk jemi përballë një aksioni
Të paktën 313 tonë produkte që u ka kaluar afati i skadencës janë asgjësuar gjatë periudhës 1 qershor 2018-15 gusht 2018. Nga këto, 1/3 janë produkt i kontrolleve që janë kryer nga ana e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe ku është konstatuar shkelje ligjore. Ndërkohë 2/3 janë produkte që janë njoftuar nga vetë bizneset se u ka mbaruar afati i konsumit dhe se duhet të asgjësohen. Për çdo rast të tillë, AKU duhet të vihet në dijeni, në mënyrë që edhe pse kostot dhe procesi kryhet nga biznesi lidhur me shkatërrimin, ai të mbikëqyret e dokumentohet nga ana e autoritetit.
Një sasi e tillë konsiderohet si sasi rekord nga ana e institucioneve publike të cilët, ndër të tjera, theksojnë se pas vullnetit të mirë të biznesit për të njoftuar mbi sasitë e produkteve të skaduara fshihet pikërisht ndërgjegjësimi nga zëri që ju është dhënë së fundmi aksioneve në terren të AKU.
Në fakt, sipas këtij institucioni, nuk është se së fundmi po ndiqet një aksion i veçantë. Drejtori i Përgjithshëm i këtij institucioni, Agim Ismaili, konfirmon për Monitor se po respektohet ligji, pa bërë asnjë ndryshim në kuadrin ekzistues dhe mbi të gjitha po zbatohet plani i kontrolleve me bazë riskun miratuar në fillimvit. Pra sot jemi përpara një pune rutinë dhe jo përpara një aksioni sikurse mund të jetë krijuar ideja.
Rritet numri i subjekteve që ndëshkohen, piku në sezonin turistik
Të dhënat zyrtare tregojnë se nga janari në gusht të këtij viti janë penalizuar me gjobë mbi gjurmueshmërinë e produkteve 298 subjekte ndërkohë që për të njëjtën periudhë të një viti më parë, numri i gjobave ishte vetëm 27.
Për sezonin turistik duket se ka pasur një vëmendje të veçantë lidhur me inspektimet, ku rezultojnë të jenë kryer 6543 të tillë në terren në harkun 1 qershor-15 gusht. Nga këto janë paralajmëruar 1896 subjekte për shkak të parregullsive që mund të jenë konstatuar dhe sipas hapësirave që parashikon ligji.
Po kështu janë penalizuar me masa administrative gjobë 328 subjekte me një vlerë totale të gjobave prej 98 milionë lekësh. Për 58 subjekte të tjera është vendosur mbyllje e aktivitetit.
Shkeljet që konstatohen më shpesh te subjektet
Kontrollet e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë nxjerrë në pah edhe shkeljet më të zakonshme që hasen brenda subjekteve që kontrollohen, sidomos tek ato që tregtojnë mishin apo baxhot dhe prodhimi i bulmetrave. Kështu, referuar kontrolleve te grupi i produkteve me origjinë shtazore, ndër shkeljet e konstatuara janë ato që lidhen me mungesën e vulës dhe certifikatës veterinare. Janë hasur raste kur produktet e peshkimit janë pa dokumentacion shoqërues. Të tjerë subjekte nuk kanë reflektuar lidhur me kërkesat që u janë bërë në fazën e paralajmërimit. Konstatohet mungesë e sistemit të gjurmueshmërisë, mungesë e kushteve higjieno-sanitare, mungesë etiketimi apo mospajisje me NIPT nga QKB.
Për rastet e tjera të kontrolleve të përfshira nga sektori me origjinë joshtazore shkeljet që janë hasur më shpesh përfshihen në 11 pika. Së pari, mungesë e kushteve higjieno-sanitare. Së dyti mungesë e sistemit të gjurmueshmërisë, mungesë e sistemimit të ambientit të brendshëm, mangësi në etiketimin e produkteve ushqimore, mungesë e planit DDD, apo edhe mungesë e analizës bakteriologjike të ujit. Më pas, vijnë mungesa e librezave shëndetësore të punonjësve, prishja e shenjave dalluese dhe ushtrim aktiviteti nën masën e bllokimit, mungesa e planit të vetëkontrollit HACCP, mungesa e raportit të analizave të disa produkteve dhe në fund, mosrealizimi i detyrave të lëna nga inspektimi paraardhës.
Në fokus të inspektimeve kanë qenë edhe farmacitë veterinare ku, jo në pak raste, ka pasur gjobitje për shkak të riambalazhimeve të gabuara, apo tregtim në këto farmaci nga persona që nuk mbajnë diplomën përkatëse./Monitor.
Kuçi shtrihet në amën jugperëndimore të krahinës së Kurveleshit. Ai kufizohet nga gjerësia gjeografike 40° 14′ dhe 40° 14′ dhe gjatësia gjeografike 19° 45′ dhe 19° 55′.
Kuçi ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 180 km² ose 350 km² sipërfaqe të sheshtë. Kuçi ka 350 ha tokë arë, 77–80 km² pyje, pjesa tjetër është sipërfaqe kullosëse malore, sipërfaqe të zhveshura e përrenjësh.
Kuçi është 620 m mbi nivelin e detit dhe 62 km larg Vlorës. Nga Kuçi në Vlorë shkon duke përshkruar fshatrat Kallarat 11 km, Vranisht 15 km, Tërbaç 24 km, Brataj 30 km, Lepenicë 35 km, Gjorm 40 km, Kotë 47 km, Drashovicë 53 km, Shashicë 60 km.
Kuçi është një nga fshatrat më të njohura të Labërisë, është fshati më i madh i krahinës së Kurveleshit, si nga sipërfaqja dhe nga popullsia. Në vitet 1431 Kuçi ka patur 49 shtëpi me 180 banorë; në vitin 1942 rreth 500 shtëpi me 4000 banorë ndërsa sot ka rreth 400 shtëpi më 3500 banorë. Në Kurvelesh janë përfshirë fshatrat Bolenë, Kallarat, Kuç, Çorraj, Fterra që bëjnë pjesë në Kurveleshin e Poshtëm; Vërmik, Rexhin, Nivicë, Gusmar, Progona, Lekëdush, Golem, Kaparjel, Kolonjë, Picar bëjnë pjesë në Kurveleshin e sipërm. Në kohën e Lidhjes së Prizrenit 1878 deri në vitin 1912, së bashku me fshatrat që janë sot në Kurvelesh janë përfshirë edhe fshatrat Koron, Kardhiq, Humelicë, Fushë-Bardhë, Zhulat, Rrëzomë, Palavli, Kalasë, Nivicë-Bubar, Shenvasil, Lukovë, Sasaj, Piqeras, Borsh. Këto fshatra në kohë lufte janë përfshirë në krahinën e Kurveleshit, ashtu siç ndodhi në luftën antifashiste Nacional-Çlirimtare të vitit 1942-1944, ku këto fshatra u përfshinë në një komitet krahinor me qendër në Kuç. Kuçi gjatë luftës së dytë botërore luajti një rol vendimtar me rëndësi të veçantë historike në të gjithë këtë krahinë dhe në krahinat përreth. Për këtë rol të veçantë u shpall edhe fshat MARTIRE i Luftës së Dytë Botërore1) dhe i vendeve Martire e të Paqes në Botë me qendër në Bolonja Itali. Kuçi, duke qenë edhe në kohët e vona kryeqendër e Kurveleshit dhe e Labërisë, ku një vend të dukshëm mori tregëtia me 13 dyqanet që kishte, bluarja e drithit dhe derstila me 12 mullinjtë, njëkohësisht pazari e panairet janë zhvilluar në Kuç, por ato janë zhvilluar edhe në Himarë, Delvinë, Gjirokastër e Vlorë, ku tregëtoheshin bagëtitë, punimet e artizanatit, si sixhadet, velenxat, qylimat, punimet e drurit, si lugë, çibuqe, longare etj. gurët e gdhendur, sidomos gurët e qosheve të shtëpive dhe ato të portave e të dyerve, të cilat gdhendeshin me shije e mjeshtëri.
Kuçi shtrihet në Kurveleshin e Poshtëm, atje ku ka zanafillën e vet lumi i Shushicës, i njohur edhe me emrin Lumi i Vlorës. Pikërisht këtu fillon lugina e Shushicës, një nga më të rëndësishmet e Shqipërisë jugore, e begatë dhe e banuar qysh nga lashtësia.
Pak më në jug të Kuçit shtrihet qafa e Dërrasës, me lartësi 640m mbi nivelin e detit, e cila ka rëndësi të madhe gjeografike e strategjike, pasi lidh Bregun e Detit dhe rrethet Sarandë, Delvinë me luginën e Shushicës e rrethin e Vlorës. Rruga Sarandë – Kuç është e gjatë 60 km dhe kalon në fshatrat Nivic-Bubar 15 km, Shenvasi 17 km, Lukovë 22 km, Sasaj 25 km, Piqeras 30 km, Borsh 35 km, Fterrë 45 km, Kuç 60 km. Përmes kësaj qafe shkon rruga automobilistike në gjithë këtë anë të Shqipërisë Jugore. Prandaj në këtë qafë dhe përreth saj janë shtjelluar ngjarje të rëndësishme historike që nga koha e Gjolekës së Kuçit deri tek LANÇ, gjatë së cilës këtu janë zhvilluar beteja të ashpra midis UNÇ dhe forcave armike pushtuese e bashkëpunëtorët e tyre.
Lugina e Shurit në Kuç dhe gryka e Zarelit e lidh Kuçin me Kurveleshin e Sipërm (Golemin). Kuçi nëpërmjet grykës së Shurit lidhet me rrugë automobilistike (verore), me Gusmarin dhe me gjithë Kurveleshin e sipërm, rrugë e cila është e gjatë 15 km dhe, po të ndërtohet përfundimisht është një nga rrugët turistike më të bukura të vendit, pasi kalon në gjithë kanionin mahnitës të Grykës së Lepushkës, përroit të Dushoberit e të Zarelit dhe përroin e Shurit që zbret nga buza e Dervenit dhe Qafa e Gomarthit. Kjo luginë është shumë e ashpër, e pjerrët dhe nëpër të në dimër mund të kalojnë vetëm këmbësorët. Në këtë anë të Kuçit ka edhe qafa të tjera malore në lartësi 800-1000m, si Buza e Dervenit e Qafa e Gomarthit etj, që e lidhin atë me fshatra të veçanta të Kurveleshit të sipërm.
Nëpërmjet luginës së përroit të Kudhësit dhe qafës së Grashecit, qafës së Mretes e të qafës së Shkallës (610m mbi nivelin e detit), Kuçi lidhet më rrugë këmbësore e me kuaj me bregdetin e Himarës. Ky kalim hëpërhë është i vështirë por në të ardhmen këtej mund të çelet një rrugë automobilistike, rreth 15 km e gjatë që do të bashkonte në rrugën më të shkurtër Kuçin me bregdetin e Himarës. Ajo do të çonte çdo ditë për banjë deti në bregun e bukur të Himarës, gjë për të cilën do të mjaftonte një urban. Kjo do të jepte mundësi dhe për zhvillim në terrenin malor të agroturizmit me klimë të pastër, e të gjuetisë së kafshëve e të shpendëve të egra./wikipedia
Miranda Haxhia – “E butë dhe e egër” – Kështu e përshkruan ajo veten në një letër. Ndoshta ajo nuk ka nevojë të shkruajë dikush pas kaq shumë vitesh për profilin e saj. Ka lindur në një botë tjetër, është rritur në një familje që sot, imagjinata e mangët na pengon ta përfytyrojmë me tërë fisnikërinë, hirshmërinë dhe zakonet. Por, jam e bindur se po të kishte jetuar gjatë, do të kishte një jetë të shënjuar nga ana intelektuale ose do ishte fundosur si të tjera, si ajo, në burgjet e komunizmit. Sapo mbarova së lexuari “Ditari Intim” të shkruar nga Bedi Pipa. Atë libër e mora shkarazi nga rafti në prag udhëtimi, para disa ditësh. ‘Meqë është i hollë’ mendova, duke e zbehur vlerën e librit në numra faqesh. Meqë më kishte ngacmuar mbiemri i autores, ditën kur e bleva dhe meqë intuita më thoshte se është libër që do të zinte vend në skutat e kujtesës sime. Nuk u gabova. Prej ditësh, ky libër i përfunduar po rilexohet në nënvetëdijen time. Dhe kam kuptuar se njerëzit që kanë jetuar në Shqipërinë e viteve ’30- 40’ e deri në ’50 kanë pasur një lloj vlage etike, kulture dhe prezence që është për t’u pasur zili.
HISTORIA E BOTIMIT
Vëllai i Bedi Pipës, Arshi Pipa, kujton në –Paraqitje lexuesit- në faqet e fillimit të librit se, pasi ishte kthyer nga burgu, po merrej me sistemimin e shënimeve, shkrimeve, botimeve që gjeti në shtëpi e që disa nuk ishin të tijat. Ishin pa emër, por nga shkrimi, ai e kuptoi se i përkitnin motrës së tij të vdekur: tri fletore, të mbushura me shkrim, diku të shpeshtë, diku të qartë, diku të ngatërruar. Ndër to, kishte edhe fletë të shkëputura.
E papritura, pasi i lexoi, ishte jo gjetja e tyre, por ajo çka shkruhej. Dhe ai rrëfen: “Më ka qillue me vërejtë gjatë burgimit natyna të mbylluna, të cilat nuk ndiejshin nevojë për shoqni; veç vrejshin në botën e tyne, në mes të moris gjithë zhurmë e poterë, e jetojshin ashtu, të ndrymë mbrenda kullës së hekurt të vetvetes në nji mendim të qëndrueshëm ose në nji andërr të vazhdueshme. E kam ndeshë edhe natyra, të cilat, pa u shty deri ktu, nuk ja çelshin as shokut botën e tyne të brendshme. Ti rrijshe me ta, flitshe e qesheshe me ta, por ndjenjat e qëllimet e tyne të thella të ngeleshin të panjoftuna. Kam vërejtë se shoqnia e burgut ka shumë pikëtakime me jetën familjare. Prandaj, tue lexue kto fletore, nuk u çudita fort që nuk e kisha njoftë motrën time.”
PËR AQ SA JETOI…
…Sepse ajo u nda nga jeta kur ishte njëzetë e katër vjeç, në vitin 1948, nga një sëmundje e papritur e mushkërive. E goditi përfundimisht ridënimi i vëllait të saj të dashur, me të cilin qe e lidhur fort, pasi ishin rritur bashkë, ishin pranë njeri – tjetrit kur ajo ndiqte shkollën Normale në Tiranë, pastaj, sërish bashkë në Shkodër e mandej në Tiranë, ku u transferuan në vitin 1943. Burgu i Arshiut i ndau. Arshi Pipa kujton letrën e saj të mbrame, të mbuluar me njolla lotësh, ku edhe shkrimi dukej i thyer, ishte letra përgjigje e Bedit, ndaj letrës që vëllai i kishte shkruar, ku i tregonte se e kishin dënuar rishtazi për dhjetë vjet (e që nuk do t’ia falte kurrë vetes që ia tregoi).
E kishte ëndërr shkollimin në një universitet jashtë vendit. Por kjo ëndërr i mbeti e parealizuar për shkak të pështjellimeve politike. U emërua mësuese në qytet, detyrë që nuk e kishte fort për zemër e mbas pak kohe u sëmur.
Arshi Pipa kujton se nuk ka mundur të ruajë letrat e saj të fundit. Në shënime nuk flitet gjëkund për lëngatën e saj pasi, siç shpjegon A.P., ‘intimiteti i lëngatës nuk asht një pamje e mirë për sytë e tjetrit, dhe ka gjana që vetëm heshtja mund t’i shprehë’.
PËRSE “DITARI INTIM” KA NJË PËRMASË PËRTEJ INTIMES?
Ditari i Bedi Pipës fillon me përshtypje të kohës kur ajo jetonte, të përshkruara nga një melankoli e theksuar që mbërrin deri te ideja e vdekjes. Shenja si: kujdesi i një introspekcioni, konstatimi i variabilitetit psikik dhe i fazave të tij, kërkimi i shkakut për gjendjen, zbulimi i dy natyrave të ndryshme në veten, orvatja për të sunduar vuajtjen duke e fshehur, mendimi origjinal i paralelizmit psiko- fizik i vuajtjes përshkojnë shënimet e këtij Ditari.
Bedin e kupton se është një lexuese e Baudelaire-it, Leopardi-t, Schopenhauer-it, Dostojevski-t, Migjenit, të cilin e kishte njohur herët nga i vëllai, Chopin-it. Bedi nuk e pranon se ka “preteza letrare”, por pasi e lexova librin e saj, jam e bindur se po të kishte jetuar, ose më saktë, po ta kishin lënë të bënte jetën e saj, me gjithë formimin e duhur, ajo do ishte një emër i çmuar në kulturën letrare. Pasi, mënyra e të shkruarit, logjika, arsyeja dhe filli i mendimeve të kësaj vajze njëzet vjeçare diktojnë një mendje që ka prirje për t’i dhënë vlera shoqërisë.
Pas leximit, përfytyrova Bedi Pipën: e brishtë, e mbyllur, me vullnet dhe me kurajë për të eksperimentuar detaje që lodhen me të menduarit, varësinë e vullnetit me inteligjencën. Por ajo që më tërhoqi është një tis i hollë, i bukur dhe i paparë i një sjelljeje të përkorë. Mënyra si e përjeton ajo dashurinë, forma me të cilën i merr apo kthen përgjigjet, ka kaq shumë ëndje dhe të ngacmon të kuptosh se edhe ajo Tirana e asaj kohe, me shtëpi të ulëta e rrugica të ngushta, po mbushej me njerëz dhe familje që e meritonin plotësisht qytetarinë.
Ajo eksploron vetveten në ditarin e saj intim. Nuk është vetëm ëndja e soditjes së një objekti, as një ëndje estetike që mund të krahasohet me atë të një gruaje të bukur kur sodit trupin e vet para pasqyrës. Qëllimi i shkrimeve të saj është njohja e vetvetes, dëshira e pandalshme për të ditur caqet e veta, forcën dhe dobësinë e vetes, thelbin e vërtetë të vetes dhe lëvoret që e mbulojnë. Ajo arrin të dyzojë shpirtin duke krijuar objektin dhe subjektin. Kjo njohje nga një qëllim teorik, shndërrohet në një qëllim moral. “Unë nuk jam një femen e jashtëzakonshme, jam para së gjithash nji kenje qi mendon e ndien në mënyrën e vet” shkruan ajo, duke na dhënë çelësin e personalitetit të saj. E më tej shtjellon: “Zot, sa vuej kur ndokush, edhe padashtun, edhe pa paramendim, më krahason ose më tipizon!”
Ajo vdiq në një dhomë spitali, larg të dashurve të vet, ndër vuajtje të mëdha. Pasi ka shkruar këto fletë, ndoshta ka patur një ngushëllim: ngushëllimin që ka njeriu kur i ngre një varr të bukur të dashurit të vet.
Arshi Pipa shkruan plot dhimbje: “Se vorri i saj nuk asht aty ku gjindet. Asht një vorr i thjeshtë, me dy gurë mermeri në skaje. Por ash gjithmonë një vorr, ndërsa aj i tim vëllai nuk ka qenë kurr. Çka kam shkrue në këtë botim, është epitafi i atij vorri që ajo vetë i kishte përgatitë vetes….O motër, varri yt asht brenda meje!”
PËR VETE DHE PËR TË TJERAT
Bedi Pipa ndoshta nuk ka nevojë që ne ta lexojmë, apo ta përmendim. Besoj se kemi ne nevojë për të, për modelin e saj, për historinë që sillet rreth familjeve shqiptare dhe vlerave të humbura në kohë, për pasurinë e paçmuar gjuhësore që sjell gegnishtja e Ditarit dhe së fundmi, për të kuptuar se të njohësh veten është gjithmonë shenjë e një vullneti të epërm, por të kapshëm.
Kur ishim të vegjël, shikonim më të rriturit që mblidheshin grupe – grupe dhe i dëgjonim si këndonin aq mirë, aq bukur, aq natyrshëm. Na dukej se konkuronin me biblibat e malit. M’u kujtua një burrë i asaj kohe. Pa sy qe. Po Zoti, në vend të gurmazit, i kishte vënë një bilbil në fyt, thoshnin pleqtë. Prënjo Xhaka quhej. Ishte biblbil gjyzar, siç thoshnin lisat e moçëm në vitet ’65 -‘70 të shekullit XX për këtë banor të Tërbaçit, që s’ kishte sy, po zë kënge si ai s’kam dëgjuar deri më sot. Ata burra, kur bëheshin tok, sidomos pasdarkeve apo nëpër dasma e festa tradicionale, këndonin këngë të shtruara, në shtrat, këngë tabani, këngë burimi, që të kënaqnin shpirtin me atë karakterin e tyre sinkretik, që e bën folkorin krijimtari artistike specifike. Me ato fjalë që ngjitnin, që zinin vend e mbaheshin mend, që i krijonin në moment, si të zgjedhura me dorë, si bleta zgjedh nektarin nëpër lule, vargje të atypëratyshme, sa të thjeshta aq sublime, me bukuri estetike, me melodi të pëlqyeshme, me një akustikë magjike, me veshjen karakteristike, që u kishte hije, në atë mjedis, në atë kohë dhe hapësirë praktikmi, kënga e atyre burrave të lartë e hijerëndë më dukej se vinte tek ne e kulluar nga një burim hyjnor. Me të drejtë gjeniu Kadare (vetëm burokratikisht ende i pashpallur si Nobelist nga Akademia Suedeze) e cilëson folkorin shqiptar “Autobiografia e popullit në vargje” (1971, 1980, 2002). Kur ishim të vegjël e të rriturit na merrnin pas, dëgjonim që flisnin për Këngën Himarioçe, për Këngën smokthinjoçe dhe për këngën Tërbaçioçe. Kuptuam më vonë që, në vijë kronologjike, se këto tre variante, melodi, apo avaze, si flitej nëpër lokalitetet përkatës, ishin tre stilet muzikore që e pasuruan dhe e ngritën artistikisht këngën labe në veçanti dhe shtuan një shufër floriri në minierën e artë të Folkorit Shqiptar. Në atë kohë, (ende pa dalë televizioni) Radio Tirana kishte një program, Radio Posta quhej dhe jepte këngë që të zbukuronin botën e brendshme, të mbushnin shpirtin me dashuri, me ndjenja të larta se ishin kënëg të ngrohta, të bukura si thëllëza, jo si ca laraska e sorra që dalin fatkeqësisht sot (edhe ndër këto vise), kishte një emision me këngë popullore, i cili realizohej dhe me një nënndarje të titullura: Këngë labçe, vënçe, himarioçe, që më vonë nga studiuesit e folkorit u emërtuan këngë polifonike labe (Spiro Shituni, Agron Xhagolli, 1986: ndër figurat më të spikatura të folkoristikës shqiptare, me që kënga labe këndohet nga shumë zëra – shën im: A. H). Këngët labe himariote të Neço Mukës deri te Dhimitër Varfi, ato smokthinjote të Qazim Ademit deri te Hysen Ruka dhe Këngët labe tërbaçiote të Kujtim Micit me Sinan Hoxhën e Syrjat Hodon janë tre maja malesh me trëndelinë në diell e suferinë, në Vargmalin Folkorik Madhështor të Folklorit Shqiptar, që shkëlqen në Etnokulturën Kombëtare. Shkëlqyen në ato vite stile e variante, si një mozaik ylberor, që e ngritën në nivele artistike të larta këngën labe me grupe të mëdha nga pesha specifike, si grupi i Pilurit me të madhin Lefter Çipa, i Bënçës me Maliq Lilën e paharruar, i Vranishtit me Muhamet Tartarin e papërtuar, i Tragjasit me Hamdi Pulon vargbrilant, “Violinat” e Lapardhasë me ustain e labërishtes Feti Brahimi. Në sotshmëri është grupi i Dukatit me Fatosh Likën etnopërbashkues që është ngjitur në majë të Malit Folklorik. Dhe të tjerët ecin, fushave, brinjave, kodrave të shpirtit të gjerë të Folkorit Shqiptar, që kemi si visar ne labët, si pjesë e së tërës etnokulturore. Një jetë të gjallë folkorike bëjnë këngët lirike të të paharruarit Lefter Haxhiraj në Armen me Rramën Nuredinin dhe këngët e epikës historike të Meleq Kapllanit në Kaninë me Piro Bregun, etj.Të gjithë e duan majën, por jo të gjithë arrijnë. E rëndësishme është që rrjedh e nuk shteron kurrë ujët e kulluar nga Gurra Popullore.
***
– Janë mbi 400 këngë të kënduara nga grupi i Madh i Tërbaçit, ku përveç teksteve të Dragoit të Këngës Kujtim Mici – Mjeshtër i Madh, këndohen këngët e bardëve të traditës edhe të autorëve të njohur jotërbaçiotë.
– Grupi i parë që bëri emër doli në skenë në vitin 1967, si vijim i grupit të vjetër të Riza Beqirit, Sefer Bilbilit, Tahir Lilos me shokë.
– Grupi i valleve qe një meteor që shndriti me Mujo Gjondedën, Mejdi Skëndon, Kujtim Micin, Rexhep Abazin, Abaz Abazin, Qazim Çelon, Ago Rustemin (Beqiri), Qazim Abazin, Asllan Nikën dhe Izet Skëndon e Rrapush Mehmetin që mbyllin Harkun e Vetëtimave me 11 valltarë sa 11 male, që mbetën të paharrueshëm, të papërsëritshëm, të paarritshëm!
– Kur flasim për këngën polifonike, në qoftë se është një Tërbaç (për këngën), gjysma është një Nebi Xhakë.
– Syrja Hodo është pasuri kombëtare.
– Sinan Hoxha është themeli i këngës së re të Tërbaçit.
– Endri S. Hodo duket si filiz i gjelbër i këngës labe.
***
E di që këto rreshta që po shkruaj për Tërbaçin dhe këngën e tij janë më të thjeshta se sa e ndiej unë brenda shpirtit polifoninë labe të vendlindjes time. Nisa një ndërmarrje të vështirë, por duke qenë i bindur se një punim sado modest për këngën e madhe Tërbaçiote është kurdoherë më i dobishëm se heshtja nuk ngurrova t’i përvishem një diskutimi të tillë nëpërmjet këtij studimi në maket, i cili shpresoj të ngjallë interesim. Kënga si transmetuese gojore, zanore e traditave, zakoneve, e vlerave njerëzore, e mënyrës së jetesës bëhet zëdhënëse në breza, duke realizuar një mision të lartë fisnik sa që mund të përdoret seriozisht si një dëshmi historike me ngjarje, data, personazhe, periudha e bëma të të parëve tanë. Vini re sa qartë, në pak fjalë na kthjellon origjinën tonë kënga e Tërbaçit të Kujtim Micit (është fjala për këngën “Lindi luania luanë” kënduar në Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës më 1973, me tekst të Kujtim Micit, kënduar nga grupi i burrave me marrës Sinan Hoxhën e papërsëritshëm, kthyes Rexhep Abazin me famë, sepse futi për herë të parë të kthyerit me grykë në Tërbaç, me hedhës Bilbil Xhakën e mrekullueshëm, që çeli një periudhë të artë të hedhjes së këngës së Tërbaçit sikurse Sinan Hoxha, duke kujtuar e ngritur në një stad të ri hedhjen hyjnore himarjote të incizuar në pllakat disqet “Pathe” të Parisit, qysh në vitet 1929 dhe 1930 me Koço Çakallin, Neço Muko (H. Marjoti), Tula Paleologu, Tefta Tashko, Llambi Turtulli, Kleo Georga, Dhimitri Rumbo, P. Kokaveshi, A. Bala*, që u dritëroftë shpirti atje ku prehen të qetë si fisnikë të trëndafiltë të këngës së shkëlqyeshme lirike që bënë! Të rikthehemi tek kënga e Tërbaçit të Kujtim Micit që thotë: “Nëna shqipëtare,/ Mbes’e ilireshës,/ Ke lind’ e ke rritur/ Trima dhe të besës”. Ja si bëhet kënga e popullit e respektuar dhe e vlerësuar jo vetëm nga komuniteti qytetar, por e përfillur, edhe nga elita intelektuale, studiues, historianë e gjuhëtarë, sepse ka peshën e vërtetë të një burimi autentik. Nëna shqiptare është mbesë e ilireshës. E thotë qartë, saktë dhe e sigurt kënga faktin historik, prejardhjen tonë ilirjane. Gjuha u mbrujt bashkë me këngën dhe të dyja mbajtën njëra-tjetrën. Kur plagosej gjuha luftonte kënga, dhe, atje ku kënga mundohej të vritej, gjuha lëshonte ilaçin e shërimit e të mbijetesës. Për fat kënga “Lindi luania luanë” është e regjistruar edhe nga Instituti i Kulturës Popullore: Bob. 982/6. Po e japim për lexuesin tonë dhe dashamirësit e polifonisë si buqetë këtë këngë të transkriptuar nga specialistët e folklorit shqiptar: (Shih: Neço Muko (H)Marjoti: Zemra kërkon miqësinë: Vepra letrare, përgatitur prej Andrea Varfit;Tiranë: Toena, 1996). Në guidën folklorike “Vlora nëpër festivale” – Festivali Folklorik Kombëtar Gjirokastër, 2004 bëhet edhe një paraqitje e shkurtër e grupeve pjesëmarrëse të qarkut të Vlorës. Në këtë festival, gjë që plotëson historikun e këngës popullore të trevës. Ndër të tjerë, patjetër që jep profilin edhe të grupit tonë. Në këtë manual shkruhet “Grupi i Tërbaçit është një nga grupet më të hershme të polifonisë labe të trevës së Vlorës. Kënga për ta ka qenë si ushqim i shpirtit. Rapsodët e mirënjohur të këtij grupi që nga Xhebro Gjika, Arshi Xhelili, Hyso Salati, Sinan Mullahu, Izet Skëndo e deri tek i mirënjohuri Kujtim Mici kanë qenë furnizuesit kryesorë me tekste po në këtë grup. Grupi është pjesëmarrës pothuajse në të gjithë Festivalet Folklorike Kombëtare dhe në disa prej tyre dhe është vlerësuar me çmime e medalje. Vlen të përmendet marrësi kryesor i këtij grupi Syrja Hodo, i cili me zërin e tij kumbues dhe mjaft melodioz di të transmetojë emocionet e këtij repertori të shumtë që ruan ky grup” (Shih: “Vlora nëpër festivale”, Vlorë: Triptik; 2004, f. 18).
Kuptohet që ndryshimet e sistemit pas viteve ’90 shkaktuan edhe çorientime deri në prishjen e traditës së organizimit të Festivaleve që bëheshin në kalanë e Gjirokastrës një herë në pesë vjet, ku tundej kalaja e gjëmonte Mali i Gjerë. Përveç një harrese të plote 7 vjeçare për visaret e folklorit, edhe sofra e festivalit u zhvendos nga kalaja e Gjirokastrës në atë të Beratit. Edhe pse Vlora nuk u vlerësua (nuk po merremi me arsyet e ditura apo të paditura) por Vlora polifonike e shfaqi përsëri gjallërinë, freskinë dhe origjinalitetin e folklorit të trevave të saj, saqë në koncertin përfundimtar në Tiranë, në Pallatin e Kongreseve, nga grupi i Vlorës u muarën shtatë materiale muzikore, nga më të mirat kur rrethet e tjera kishin vetëm nga një apo fare asnjë. Viti 2000 na gjen përsëri në kalanë e Gjirokastrës, por në bazë Prefekture këtë radhë, ku Vlorës i shtohen Saranda, Delvina dhe rrethinat e tyre. Në guidën që cituam përmendet një fakt interesant, që të bën të ndihesh mirë e krenar për vlerat e pashtershme të gurrës sonë popullore. “Nëse Vlora çoi në festivalin Folklorik të Gjirokastrës një sasi vlerash të spikatura, shkruhet në këtë historik – në Vlorë mbetën po aq vlera të tjera”. (Shih: “Vlora nëpër festivale”, vep. e cit., f. 13). Ky fakt na kujton një thënie lapidare të enciklopedistit Sami Frashëri:…”Banorët e Labërisë, kanë prirje dhe aftësi natyrore për poezi dhe këngë…”. Grupit polifonik të Tërbaçit i ra shorti të hap tiparin për grupin e prefekturës së Vlorës. Kënga “O shokë do zëmë një këngë” vjen si një oshtimë nga malet e Labërisë si një shpalosje e fustanellës labe, me zërin plot kumbim të këngëtarit të mirënjohur e poetit Syrja Hodo” shkruhet në këtë historik të Vlorës së Festivaleve Kombëtare të Folklorit. (Po aty, f.13). Janë kuptim plotë vargjet e kësaj kënge që ka bërë Sinan Mullahu:” O shokë, do zëmë një këngë, /Do ma mbani a ta lëmë!/ Medet ne për mëndjen tënë,/ Mbetëm shamata e grënjë./ Nga e gjithë puna që bëjmë,/ Një metër vend do zëmë/ Dhe ajo gur e shkëmbënjë,/ O baltë e kuqe këlkënjë./ Këngët-o, dertet – o/ Këngë e derte pambarim…”. Kjo është bëra para një gjysmë shekulli e më shumë, që më 1945, pra 65 vjet më parë. E këndoi grupi polifonik i Tërbaçit në Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës. Sa aktuale, ç’mesazhe të qarta që na përcjell. As ke ç’u shton, as ke ç’tu heqësh edhe pse 65 vjet s’janë pak. Lum kush ka fat të gdhendë vargje të tilla. Faleminderit, xha Sinan! (Shih: gazeta “Labëria”. Albert Habazaj: “Një tufë me lule”, data 15 gusht 2002, f. 7, 11). Edhe në FFK Gjirokastër 2004, së bashku me grupet e tjera pjesëmarrëse të Qarkut të Vlorës, Tërbaçi u paraqit siç i ka hije. Ja çfarë shkruan studiuesi e poeti Kozma Billa: “Me mjeshtëri të pazakontë vjen tema e atdhetarisë, e cila përcillet bukur me vargjet e Çajupit të madh “Mëmëdheu”, nga grupi i mirënjohur i Tërbaçit. Ajo ka një vlerë të madhe dhe aktuale edhe sot ku një pjesë e madhe e popullsisë ka emigruar. Dihet që historia përsëritet dhe si e tillë kjo këngë është një grishje, një thirrje e fortë popullore, ku në refren të çdo strofe ajo të ngjeth dhe të krijon një emocion të thellë për ta dashur dhe për të mos e harruar mëmëdheun” (Shih: “Guida e situar, f. 21).
Sipas Prof. Dr. Bardhosh Gaçes – Mjeshtër i Madh: “Vlora dhe Shkodra janë dy qytete shqiptare të kënduara më shumë nga bardët popullorë dhe kjo edhe nga ndikimi i vjershërimit të Ali Asllanit e të Gjergj Fishtës….Në vitet 1990-2000, vargjet poetike të Ali Asllanit kanë marrë një përhapje edhe më të gjerë në jetën folklorike labe…Edhe kënga: “Më lejon ta puth njëherë” është kënduar nga grupi polifonik i Tërbaçit, sipas vargjeve të poezisë me të njëjtin titull…(Shih:Gaçe, Bardhosh: “Përkime poetike midis poezisë popullore dhe poezisë së shkruar shqipe; Vlorë: Triptik, 2010).Përveç teksteve të Pelivan Bajramit, që është tërbaçiot me rrënjë, grupi i Tërbaçit ndër vite ka kënduar tekste të autorëve të njohur, por jo tërbaçiotë. Fjala vjen kënga “O ju nëna tërbaçiote” është e Lefter Çipës – Mjeshtër i Madh dhe e këndon si shenjë mirënjohjeje grupi i Tërbaçit. Kjo tregon që përveçse këto këngë janë futur natyrshëm në Tërbaç dhe kanë fituar autoktonicitet në të tëra përmasat, Kujtim Mici si udhëheqës vizionar i grupit e si autor i fuqishëm e i pazëvendësueshëm për këngën e madhe të grupit të tij tekstet mbresëlënëse që i kanë dhuruar miqtë e mëdhenj të këngës si Lefteri etj. Kjo tregon botën e begatë shpirtërore, frymën e hapur përfshirëse që ka tërbaçioti dhe Tërbaçi ynë.
Kënga “Dy vajza, të dyja labe” kushtuar heroinave Persefoni Kokëdhima e Bule Naipi është tekst i Kujtim Micit, që e mirëpriti dhe e këndoi me grupin e Himarës bilbili Dhimitër Varfi në Festivalin Kombëtar të Gjirokastrës në vitin 1973, vit kur Vlora fitoi çmimin e parë për folklorin. Shumë këngë të tij janë interpretuar nëpër skena lokale e kombëtare edhe nga grupi i Bratit, Bolenës e janë transmetuar mbarë Labërisë… I frymëzuar nga këto vlera të padiskutueshme, shkruaj në kohë të reja himnin e Tërbaçit në një trajtë të re: “Marr frymë Tërbaçi/ të ngrohtë, të ëmbël,/ një mëllë kulaçi,/ një rreze për ëndërr./ Lavdia merr qiell/ mirësisë tënde./ O Tërbaç, me diell/ i mbush këto vende./ Ne – trojet spërkatur/ me dritë dashurie,/ o Tërbaç i dashur,/ o vëlla me yje!/ Foleja e Shpresës,/ buza e besimit,/ o gurra e besës,/o drita e Trimit!”.
Kam dëshirë, që nga gurra e kulluar e Kujtim Micit, krijuesit të këngës labe të Tërbaçit të bëj të njohura për njerëzit e artit dhe të kulturës dy njësi folkorike: “Shqipëri nuse bregdeti” është kënga e parë, në të cilën autori i ka qëndisur portretin Shqipërisë dhe vargjete tij vijnë si shprehje e së bukurës estekike në folkorin e sotëm të Vlorës. Ja teksti: “Shqipëri, moj shtatëhollë,/ Alpet e larta kurorë,/ Nga lindja malet – ë rrinë/ Gërsheta me trëndelinë…/ Shqipëri, moj shtatëgjatë,/ Moj bukuroshja me fat – ë, / U skuqe pëllëmbë e gjak – ë,/ Shkrove histori të artë./ Shqipëri, Nën’shekullore/ Ç’trimëri nga gjaku nxorre,/ Ç’kokrra të lindi kalliri,/ Lumthi ç’të ushqeu gjiri!/ Shqipëri, nuse bregdeti/ Sa bukur të shkon shëndeti,/ Sa larg të shikojnë sytë,/ S’përdore kurrë gjyslykë…/ Shqipe, nuse që flet rrallë – / Fjala jote peshon mal – ë,/ Shqipëri, deti me valë/ Të ligën e nxjerr’ në anë!”. Kënga e dytë i kushtohet Miro Tërbaçes me histori në këngë dhe legjenda. Ndërtuar mbi shtratin tradicional të folkorit tërbaçiot, krijuesi ka bërë një tekst lartësisht të hijshëm dhe sinkretikisht harmonik, me këngëtarët burra të Tërbaçit, realizoi një nga këngët më të arrira karakteristike të labërishtes, duke e ngritur në një majë artistike. Mjafton të theksojmë, që vallja e Vranishtit “O trima vallen ma mbani” dhe kënga për Miro Tërbaçen i dhanë grupit polifonik të Tërbaç – Vranishtit çmimin e madh ndërkombëtar “Europa për Zhvillimin e Folkorit” në vitin 1986. Ja dhe teksti i këngës së Miro Tërbaçit: “TËRBEÇTË HARAÇE S’DHANË: Miro, të vranë vëllanë/ Turqit pashallarë, / Se tërbeçt’ haraçet/ Hasmit nuk ia dhanë./ Ref.: Moj trimja Miro Tërbaçe,/ O Miro, trimja Mirë,/ Moj e rritura bonjake,/ O Miro, trimja Mirë/ Nëpër dyer të tërbaçe!/ Për Berat hipur mbi kalë/ Mirua nis revanë,/ E stolisur djalë,/ Ngjeshur-ë dogranë./ Mirua ormisi pashanë-/ Dy dogra në ballë,/ Tronditi dynjanë/ Tërbaçiotja vajzë!”
Ndrek Ismaili ,president i shoqates se tetrapelgjikeve dhe paraperlegjikeve ne Shqiperi ka ngritur problematiken qe ekziston aktualisht per kete kategori. Mungesave e ramave ne infastrukture,por edhe ne institucionet kryesore si spitale,ambulanca apo dhe institucione te tjera.
Ky eshte vetem hapi i pare,pasi nje situate e tille po evidentohet ne te gjitha qytetet e tjera te vendit,ndersa hapi i rardhes do te vijohet me protesta te ashpra.
Problematika ne shume qytete,si Himara ,Saranda,Vlora dhe te tjera,ku edhe pse ka investime te rendesishme,mungojne kushtet ndihmese per personat me aftesi te kufizuar
Adivie Hoxha perfaqesuese e kesaj shoqate ka theksuar se reagimim do te jete deri agresiv,per ta vene ne vemendje problematiken mbi aftesine e kufizuar
Pavarsisht investimeve te kryera,ka ende shume probleme per kete kategori qe vuan mungesen e ndihmes ndaj tyre,problematika te cilat hasen ne te gjithe vendin.
Arben Kristopulli i paralizuar nga këmbët jeton vetëm prej vitesh pa asnjë njëri që të kujdeset për të. I vetmi që e viziton dhe e ndihmon është një djalë, i sëmurë mendor.
Kushtet e këqija në të cilat jeton e kanë detyruar që para disa ditësh të tentoj vetëvrasjen. “Fiks Fare” e takoi nga afër Arbenin dhe zbuloi gjendjen e mjerueshme në të cilën ai jeton.
Dhoma ku ai banon është e mbushur me bidonë me urinën e tij të një viti. 54-vjeçari kërkon vetëm një karrocë që të mund të lëviz nëpër banesë. E pas interesimit të Fiks Fare, ka reaguar Shërbimi Social Shtetëror i Fierit, që i ka garantuara karrocën e invaliditetit, si edhe ka bërë edhe dezinfektimin e banesës ku ai jetonte.
Misri është një produkt me shumë vlerë që duhet të jetë gjithmonë pjesë e vakteve tuaja. Asnjëherë mos harroni që misri ka një përmbajtje të lartë në karbohidrate dhe shumë fibra.
Kështu që konsumojini sa herë që të keni mundësi pasi i bëni vërtet një favor organizmit tuaj. Misri gjithashtu siguron një pjesë të madhe të vlerave ditore në acid folik, një vitaminë shumë e rëndësishme që luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e duhur të fetusit në shtatzëninë përgjatë tremujorit të parë.
Ky lloj ushqimi është një burim i pasur i vitaminave A, B, E, thiamine dhe niasin, acid pantotenik dhe është burim shumë i mirë i mikroelementeve dhe ka një përmbajtje shumë të lartë në fibra. Gjithashtu misri përmban një vlerë shumë të lartë antioksiduesish duke ndihmuar në parandalimin e sëmundjeve tumorale, alzheimerit dhe në uljen e inflamacionit.