Irina

Blindohet gjykata, pritet masa e sigurisë për 5 ‘të fortët’ e Niklës

Gjykata e Krujës është blinduar nën masat  e forta të sigurisë, pasi sot pritet të jepet masa për 5 të arrestuarit nga oepracioni në Nikël. Nga aksioni i pak ditëve më parë nga forcat RENEA u arrestuan pesë persona, konkretisht Lutfi Haka 67 vjeç, Marklen Haka 27 vjeç, Ylli Çangu, 42 vjeç,  Skënder Leza, 34 vjeç, Valter Bami,.32 vjeç.

Në banesat e tyre policia gjeti dhe sekuestroi armë dhe para. Më herët Prokuroria kërkoi masën ‘Arrest me burg’ për 5 të arrestuarit.

Aksioni i policisë në Nikël të Fushë-Krujës nisi rreth orës 05:00 të mëngjesit të 12 shtatorit dhe pati si qëllim goditjen e një prej grupeve më të përfolur për disa ngjarje të rënda në Tiranë.

Blindohet gjykata, pritet masa e sigurisë për 5 ‘të fortët’ e Niklës Read More »

Xhamia e Plumbit vizitohet nga qindra vizitorë gjatë sezonit të verës

Një nga gjërat e bukura, dhe që e bën më të veçantë Xhaminë e Plumbit Vlorë, është se gjatë gjithë vitit, dhe në veçanti gjatë sezonit të verës, vizitohet nga qindra dhe mijëra vizitorë Shqipëtare dhe të huaj të cilët vijnë nga qytete dhe shtete të ndryshme të botës.

Vizitorët njihen me:

– Historinë e Xhamisë.
– Funksionin e saj.
– Roli që Xhamia ka në qytet.
– Njihen nga afër me Kur’anin, Librin e Shenjtë.
– Njihen në terma të përgjithshme me Fenë Islame.
– Gjithashtu u jepet informacion mbi çdo pyetje që vizitorët mund të kenë.

-Në bazë të mundësive gjithashtu shpërndahen edhe fletushka në gjuhë të ndryshme, ku gjithsecili që ka nevojë për informacione të ketë ku mund të lexojë.
Padiskutim meritë kryesore marin të gjithë ato që kontribojnë në punë të tilla

Fotografia e Welcome To Vlora - Albania

Fotografia e Welcome To Vlora - Albania

Fotografia e Welcome To Vlora - Albania

Fotografia e Welcome To Vlora - AlbaniaFotografia e Welcome To Vlora - AlbaniaFotografia e Welcome To Vlora - AlbaniaFotografia e Welcome To Vlora - Albania

 

Xhamia e Plumbit vizitohet nga qindra vizitorë gjatë sezonit të verës Read More »

Ultimatumi i PE shtang politikanët e korruptuar shqiptarë, zbulohet urdhëri

Së shpejti në Shqipëri do të nisin goditjet në nivele të larta.  Procesi i integrimit nuk  lë më vend për lojrat e poltikanëve shqiptarë, Parlamenti Europian kërkon që të mos ketë më asnjë vonesë sa i takon ngritjes së Byrosë Kombëtare të Hetimit, Strukturës së Posaçme Antikorrupsion dhe goditjes së korrupsionit në nivele shumë të larta. Çdo vit PE miraton një rezolutë për vendin tonë, ku jepen direktivat mbi zbatimin e kushteve me qëllim integrimin e vendit në BE.

Në draftin paraprak të propozuar nga raportuesi për Shqipërinë Knut Fleckenstein, të cilit i janë bashkangjitur plot 174 amendamente të siguruar nga “Sot”,  eurodeputetët kanë kërkuar të ndryshojë rezoluta e një viti më parë dhe të jepen një sërë direktivash për qeverinë dhe politikën shqiptare. Këto amendamente do të diskutohen në Komisionin për Politikën e Jashtme dhe më pas rezoluta bashkë me to do i shkojë Parlamentit Europian.

Por ajo që bie në sy është se PE kërkon më tepër vëmendje te reforma në drejtësi, lufta antikorrupsion, reforma zgjedhore dhe te konsensusi politik. Ajo që bie në sy është se rreth 20 amendamente kanë të bëjnë me luftën antikorrupsion dhe ngritjen e SPAK dhe BKH. BE kërkon të mos ketë më asnjë zvarritje të tyre, por të ngrihen sa më shpejt.

“PE mirëpret ndryshimet e fundit ligjore për luftën anti-korrupsion; thekson nevojën për të përfunduar sa më shpejt ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Gjykatës Speciale dhe Prokurorisë Speciale për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; përsërit rëndësinë thelbësore të zbatimit të procesit të vetingut në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe të paanshme; thekson se zbatimi korrekt ka influencë pozitive në rritjen e besimit të popullit te trupat gjyqësorë; i bën thirrje qeverisë të veprojë kundër zyrtarëve të lartë që nuk kanë deklaruar të dhënat e tyre kriminale; bën thirrje për përmirësim të bashkëpunimit institucional dhe këmbim të informacionit mes policisë dhe prokurorisë; mirëpret rivlerësimin e personelit të organeve të rendit sipas ligjit të vetingut në polici”, thuhet aty.

Më tej BE kërkon që të ashpërsohet lufta antikorrupsion. Aty theksohet se parimisht mbështetet hapja e negociatave në qershor 2019, pasi sipas tyre, sapo të ndodhë kjo do rritet monitorimi për të çuar para drejtësisë “peshqit e mëdhenj”.  Kjo do të thotë se me ardhjen e qershorit nisin goditjet në nivele të larta.

“Mbështesim plotësisht rekomandimet e Komisionit se negociatat e aderimit duhet të hapen në formë njohjeje për përpjekjet e reformave të bëra nga Shqipëria; vërejmë vendimin e Këshillit për rivlerësimin e situatës në qershor 2019 dhe mirëpresim rrugën e qartë që është hartuar drejt hapjes së negociatave, duke theksuar faktin se procesi përgatitur screening ka nisur; i bëjmë thirrje Këshillit të vlerësojë me rreptësi dhe objektivitet progresin e arritur nga vendi dhe të mbajë konferencën e parë ndër-qeveritare në fund të vitit, në rast të vazhdimit të progresit të reformës në drejtësi dhe të rezultateve në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke inkurajuar Shqipërinë të ruajë ritmin e reformave; konsiderojmë se hapja e negociatave është një tjetër nxitje për reformat dhe thellimin e tyre”, thuhet aty. Eurodeputetë kërkojnë që lufta ndaj korrupsionit të mos tolerojë asnjë, madje dhe pushtetarët e lartë. “Kërkojmë një vëmendje më të madhe për të luftuar korrupsionin në sektorin publik dhe privat. Të forcohen të dhënat proaktive në ndjekjen penale dhe dënimin përfundimtar për korrupsionin dhe krimin e organizuar, përfshirë dhe nivelet e larta”, citohet në draft./korrieri

Ultimatumi i PE shtang politikanët e korruptuar shqiptarë, zbulohet urdhëri Read More »

Me grusht e këngë për Enver Hoxhën, PD thirrje Ramës: Të shkarkohet Tërmet Peci

Përmes një postimi në Facebook, deputeti i PD, Tritan Shehu i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të shkarkojë kryebashkiakuan e Tepelenës, Tërmet Peci, pasi ky i fundit ka shkelur ligjin duke bërë simbolin komunist me grusht dhe kënduar këngë për Enver Hoxhën.

Postimi i plotë në Facebook:”

“I kerkoj Kryeministrit, si deputeti Qarkut, te shkarkoje menjehere Kryetarin e Bashkise se Tepelenes ,Termet Peci. Gjithashtu Prokuroria duhet te veproje ndaj tij per shkelje te ligjit.

I bej thirje opinionit publik, mediave, shoqatave te ish te perndjekurve politike te reagojne me force ndaj ketij skandali e turpi te vertete!

Termeti i “bemave te medha”, mbreme ne darken zyrtare te shtruar nga Bashkia e Tepelenes me rastin e 75 vjetorit te clirimit te saj, i thurr lavde e kendon per diktatorin Hoxha, gje qe me tej e publikon.

Nje sfide e vertete kjo ndaj ligjit, demokracise, nje ofendim ky per proceset tona demokratike, nje arrogance e pa kufi ndaj ish te persekutuarve, ndaj gjithe ketij populli, qe e pagoi shume shtrenjte ate diktature te eger.

Nje perbaltje kjo edhe e te gjithe atyre, qe rane apo luftuan fashizmin e nazizmin, per nje Shqiperi te lire, demokratike, te begate, pavaresisht nga menyra se si ata e perceptonoin kete ne vitet e asaj lufte epokale.

Ishte ai diktator e ajo diktature, qe tradhtoi e shkeli edhe mbi gjakun e sakrificat e tyre, qofte edhe te popullit atdhetar e liridashes te Tepelenes, qe njohu gjate saj vecse vuajtjet, persekutimet, varferine.

Cdo te ndodhte ne Gjermani apo Itali sikur nje Kryetar Bashkie t’i thurte lavde ne nje ceremoni zyrtare Hitlerit apo Musolinit!? A mund te me pergjigjeni per kete ju Z.Kryeminister?,”, ka shkruar ai.

Me grusht e këngë për Enver Hoxhën, PD thirrje Ramës: Të shkarkohet Tërmet Peci Read More »

Shpërthen Spartak Ngjela: Të arrestohet Sali Berisha, budallai po “dridhet” nga reforma në drejtësi

Ish-kryeministri Sali Berisha kërcënoi pak ditë më parë se ishte i gatshëm ta rrëzonte qeverinë edhe me grusht shteti. Por të tilla thirrje janë hapur në kundërshtim me ligjin. Për avokatin Spartak Ngjela dhe deputetët e PS, ai ka shkelur Kushtetutën me Kodin penal dhe duhet të hetohet. Kodi Penal në nenin 223 e ka përcaktuar qartë se çdo thirrje për dhunë dënohet deri në 3 vite burg.

Për këtë arsye, avokat Ngjela tha në një prononcim për gazetën “SOT” se Berisha duhet të arrestohet.

“Çfarë grusht shteti do bëjë ai aman. A e keni parë sesi është bërë ai, apo jo? Ai duhet të arrestohet. Këto janë budallallëqet e Saliut nga frika e reformës. Nuk bën dot grusht shteti ai. Grushti i shtetit do gjë reale, kolonelë, ushtri, ku i ka këto ai budalla. Askush nuk i shkon më pas”, tha avokati Spartak Ngjela.

Edhe Përfaqësuesi i PS në qarkun e Vlorës, deputeti Andrea Marto, i cilësoi thirrjet e ish-kryeministrit si antikushtetuese. Për këtë arsye ai kërkoi nga prokuroria që ta vërë para drejtësisë.

“Thirrjet e Berishës janë antikushtetuese dhe antiligjore. Megjithëse i ka përsëritur vazhdimisht, drejtësia nuk e ka thirrur kurrë. Dikur ishte i rrezikshëm, tani nuk e merr njeri seriozisht”, tha ai për gazetën.

Shpërthen Spartak Ngjela: Të arrestohet Sali Berisha, budallai po “dridhet” nga reforma në drejtësi Read More »

Vlorë, pastrohen 2 km plazhe të qytetit bregdetar

Plazhet e qytetit të Vlorës ishin sot në qendër të një aksioni për pastrimin e tyre, në kuadër të ditës ndërkombëtare të pastrimit të plazheve.

Ky askion u organizua nga institucioni i Prefektit, së bashku me bashkinë e Vlorës, si dhe drejtoritë rajonale të qytetit bregdetar.

Prefekti i qarkut të Vlorës, Flamur Mamaj, tha për ATSH-në se “ishte një aksion sensibilizues, ku u pastrua një sipërfaqe e gjatë prej 2 km në plazhet e Vlorës dhe një pjesë e pyllit të Sodës”.

“Pas përfundimit të aksionit u hoqën të gjitha mbeturinat e grumbulluara me rreth 200 thasë me plehra nga firma e pastrimit “Duka shpk”, u shpreh Mamaj.

Sipas prefektit, pas këtij aksioni ne do të bëjmë një plan të detajuar për pastrimin e plazheve, që mund të jenë ndotur gjatë sezonit të verës.

“Do të fillojmë të bëjmë pastrime një javore, dy javore dhe një mujore të ndarë sipas institucioneve të qarkut të Vlorës, në mënyrë që të pastrojmë të gjitha plazhet nga mbeturinat e hedhura nga njerëz të papërgjegjshëm”, theksoi Mamaj.

Në kuadër të ditës ndërkombëtare të pastrimit të plazheve në qytete bregdetare janë organizuar aksione për pastrimin e plazheve./atsh

Vlorë, pastrohen 2 km plazhe të qytetit bregdetar Read More »

Shëtitorja e Dhërmiut, me një shesh të ri panoramik

Shëtitores së Dhërmiut, fshatit me një bukuri madhështore pranë bregdetit të Jonit, do t’i shtohet një shesh panoramik, që do të shërbejë si një pikë takimi për njerëzit.

Duke folur për fazën e ndërtimit të shëtitores buzë detit, kryetari i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, shprehet se “shëtitorja e Dhërmiut do jetë më fantastikja në Dhërmi”.

“Vazhdojmë në Dhërmi në fazën më të bukur të projektit të një prej Shëtitoreve më fantastike në Mesdhe. Kur të përfundojë Dhërmiu të gjithë do mahnitemi dhe do të përgëzojmë arkitektët tanë për këtë dhuratë të çmuar për Himarën tonë dhe një falënderim Qeverisë Shqiptare për të gjithë vëmendjen e dedikuar”, thekson Goro.

Shëtitorja e re, do ta kthejë Dhërmiun në një destinacion akoma më të kërkuar nga turistët.  Ajo do të jetë akoma më shumë atraktive për turistët e huaj, që ende se kanë eksploruar Shqipërinë.

Dhërmiu i shtrirë buzë detit Jon, midis gjelbërimit të ullinjve dhe agrumeve të shumta, ka një bukuri madhështore. Dhërmiu gjendet në fund të një plazhi më tepër se pesë kilometra të gjatë, plazh i cili përfundon në një kodër, mbi të cilën ngrihet manastiri i Shën Theodhorit. Fshati përbëhet nga tre lagje: Kondraqa, apo Kallami që është lagja e parë për ata që vijnë nga Llogoraja; vijuar nga Gjileku dhe Dhërmiu – lagja e tretë dhe më e madhja që i ka dhënë edhe emrin fshatit.

Fshati i Dhërmiut ndodhet 52 km në jug të Vlorës, 72 km në veri të Sarandës dhe rreth 210 km nga kryeqyteti, Tirana. Nga ana administrative, Dhërmiu bën pjesë në bashkinë e Himarës./atsh

Shëtitorja e Dhërmiut, me një shesh të ri panoramik Read More »

Dita Botërore e Pastrimit, qindra vullnetarë dhe qytetarë i bashkohen aksionit

Në Ditën Botërore të Pastrimit, Tirana iu bashkua aksionit për largimin e mbetjeve dhe ruajtjen e mjedisit. Qindra vullnetarë dhe qytetarë, të mbështetur edhe nga punonjësit e ndërmarrjeve të pastrimit të Bashkisë së Tiranës, nisën që në orët e para të mëngjesit aksionin për largimin e mbetjeve në të gjitha njësitë administrative, kryesisht pranë shkollave.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj iu bashkua vullnetarëve në zonën e Pezës, ku vlerësoi angazhimin e tyre për të kontribuar në mbajtjen pastër të mjedisit.

“Sot iu bashkuam një nisme që po ndodh në 150 vende të botës, por ajo që na intereson më shumë është mënyra se si nisma funksionon në Shqipëri, ndaj jam shumë i lumtur që vullnetarët na janë përgjigjur në çdo cep të Tiranës. Kemi organizuar 27 skuadra në të 27 njësitë administrative, me një fokus të veçantë shkollat, kopshtet, çerdhet, pra hapësira publike ku do të presim të ardhmen e Tiranës, ditën e hënë, por edhe vendet tona historike”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku nënvizoi se “Tirana sot është shumë herë më e pastër se më parë dhe se kujdesi për mjedisin shtrihet jo vetëm në qendër, por edhe në zonat rurale”.

Sot Tirana është shumë herë më e pastër, por e mira s’ka fund, mund të jetë edhe më pastër; nuk ka asnjë arsye që nëse është e pastër qendra, të mos jetë e pastër periferia dhe Peza, ku ne këtë fundjavë do të presim mijëra njerëz, të cilët nëse e gjejnë pastër, me gjasë edhe do ta lënë pastër, pasi të mbarojnë aktivitetet që përkujtojnë Festën e Pezës”, u shpreh ai.

Veliaj theksoi se është shumë e rëndësishme që ky aksion të jetë i suksesshëm, veç angazhimit të Bashkisë së Tiranës, duhet edhe pjesëmarrja dhe angazhimi i qytetarëve. Ndaj ai u bëri thirrje  edhe prindërve që të japin shembullin e tyre personal për fëmijët e vegjël.

“Dua t’i ftoj të gjithë qytetarët, që teksa përgatitemi t’i çojmë fëmijët në shkollë të hënën, mësimi më i madh është mësimi që japim me shembull personal. Nëse prindërit pastrojnë vetë, mbajnë pastër vetë, nuk lënë plehrat në ashensor, nuk ndotin poshtë pallatit, sigurisht që fëmijët e kanë marrë leksionin e parë para se të shkojnë në shkollë. Kështu që, mësimet më të mira janë ato që japim me shembull personal. Bashkia e ka dhënë shembullin e saj personal, do vazhdojmë ta bëjmë përditë, por na duhet aleanca e një milionë qytetarëve”, deklaroi Veliaj.

Sipas tij, puna e bërë këto kohë ka dhënë rezultate pozitive duke pasur tashmë një mjedis më të pastër.

“Dua të falënderoj shumë ‘Green Line’ që si çdo vit është nismëtare për pastrimin e Tiranës në një ditë. Nga viti në vit për shkak të aksioneve ka pasur më pak plehra për të pastruar. Do të thotë se mund të përmirësohemi, mund të emancipohemi, mund të zhvillohemi dhe kulturohemi. Kjo është shumë pozitive”, deklaroi Veliaj.

Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një sërë nismash me qëllim sensibilizimin e qytetarëve dhe edukimin e tyre mbi hedhjen apo menaxhimin e plehrave./atsh

Dita Botërore e Pastrimit, qindra vullnetarë dhe qytetarë i bashkohen aksionit Read More »