Irina

Ndodh skandali në Shqipëri: Djali shkon tek doktori për një puçërr në shpinë, ata i heqin apandesitin

Një skandal I rëndë ka ndodhur në spitalin e Peshkopisë ku një pacient është operuar tjetër për tjetër. Sipas një qytetari, dëshmia e të cilit është publikuar nga ish-Kryeministri Berisha, një 20 vjecar shkon te mjeku për një puçërr në shpinë dhe ata I thonë të hyjë në operacion, por në vend që ti heqin puçrrën I heqin … apandesitin. Sipas qytetarit, mjek në këtë rast ishte burri I një deputetje të PS të Qarkut Dibër.

Ja postimi I plotë I ish-kryeministrit Berisha

Kjo eshte mjeksia e Kallam Deshtakut! I semuri operohet tjeter per tjeter!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Zoti Berisha.! Per te mos u indetifikuar po te shkruaj anonim.

Ne spitalin e Peshkopise me dt 20.9.2018 eshte paraqitur ne spitalin e Peshkopise nje djal rreth 20 vjeç te cilit i.kishte dalur nje puçer pas shpine. Pasi e kontrollon kirugu Gazmir Xhembulla i cili eshte dhe burri i deputetes se PS Almira Zebi Xhembulla i thote qe do te operohesh. Pasi e fut ne sall te operimit ne vend qe ti heq puçrren i ka hequr opendesitin.

Kur djalit i ka dalur narkoza ka pare plagen ne bark dhe u ka spjeguar se çka ndodh me te. Mjeku i ka thene te hoqem opendesitin se ti me the per ate apendesitin. Ka plasur sheri me familjaret e djalit dhe familja ka vajt ne kom per kallzim po e kan mbajt te fshehur kete rast budallek te mjekeve tane. Drejtoria e Spitalit esht ne dijeni dhe gjith Peshkopia e din kte budallek.Ju lutem publikojeni se po mbahet fshehur kjo maskarade pasi kirurgu esht burri deputes se PS dhe rin tap me alkol.

Per ta verefikuar me sakt personi ndodhet aktualisht ndodhet ne repartin e kururgjise dhoma tre

Ndodh skandali në Shqipëri: Djali shkon tek doktori për një puçërr në shpinë, ata i heqin apandesitin Read More »

Deputetja: Turp për këtë qeveri, mjekët e Shkodrës futen në burg por ja çfarë i jepet banditëve

Pas akuzavem arresitmit dhe lirimit te mjekëve të Shkodrës ka reaguar edhe deputetja demokrate Orjola Pampuri. Në një shenim në rrjetet sociale ajo shkruan se “të arrestosh mjekët pa asnjë analizë të përshkallezuar të situatës e cila në fund çon drejt marrjes së vendimit final është njëlloj si të dënosh dikë pa gjyq, e kjo ndodh vetëm në vendin tonë, tëe kapur tashmë kokë e këmbë nga bandat në qeveri e në drejtësi”.

Ja shenimi i plotë i deputetes demokrate në fecebook:

E paprecedentë, goditja e qeverisë mbi dinjitetin, profesionalizmin dhe misionin e bluzave të bardha.

Gjykata e Shkodrës liroi 7 mjekët, për të cilët koha dhe faktet vertetuan që ata thjesht po kryenin detyren e tyre. Ata u arrestuan para pak ditësh tek kryenin misionin e tyre human, ndërkohe ish ministra e banda, janë sot jashtë hekurave.

Stafi i hemodinamikes të spitalit të Shkodrës, u arrestua në kundërshtim të raportit të KLSH, i cili nuk pretendonte një vendim kaq të ashper, e ku emri i mjekut Dragusha, nuk permendej fare.

Image

Të arrestosh mjekët pa asnjë analizë të përshkallëzuar te situates e cila ne fund con drejt marrjes se vendimit final është njelloj si të denosh dikë pa gjyq, e kjo ndodh vetem në vendin tonë, të kapur tashmë kokë e kembë nga bandat në qeveri e në drejtësi.
E gjitha kjo lë vend për shumë hamendesime për inskenime të vetë ministrisë së Shendetësisë. E keto lloj manovrimesh ndodhin rëndom në sistemin shendetesor, dhe kjo jo pa qellim, por për t’i lehtësuar vijimin e planit apo projektit në favor të klientëve të qeverisë. Ashtu siç ndodh me listen e barnave, ku për të kënaqur miqtë apo klientë të ministrit apo kryeministrit vendosen edhe barna shumë të shtrenjta, por kur mjekëve u duhet t’i perzgjedhin për të përmbushur nevojat e pacienteve ata marrin verejtje deri me pezullim nga puna, nga ana tjetër nese nuk ua japin këto medikamente pacientëve, përballen me ankesat e pacienteve të cilat shpesh, mund të shkojne edhe në zyrat e ministrisë, e mund të nxisin këta të fundit tu tërheqin verjetje për shoë, mjekëve.

Pra mjekët sot janë” hip se të vrava, zbrit se të vrava”. Fati i pacienteve ka mbetur jetim, e fshihet në deklaratat e shëmtuara të zyrtareve të QSUT- se, të cilat trumbetojnë bollek me barna, e komoditet në pavione e qendra shendetësore. Sot të bësh shkelje me tendera, koncensione, të transportosh drogë, para të pista, të rrëmbesh, të vrasësh, të shantazhosh, të shpifesh, e të fyesh, jeton i lirë e me miq shumë, ndërsa ata të cilët studiuan, sakrifikuan, e sot na sherbejnë në kushtet me mizerabel se kurrë, denigrohen duke i telendisur edhe në burgje….
Turp për ketë qeveri, turp për ketë kryeminister, të cilëve çdo padrejtësi në kurriz të hallexhinjve, profesionisteve e mjekëve, do tu kthehet në boumerang.

Deputetja: Turp për këtë qeveri, mjekët e Shkodrës futen në burg por ja çfarë i jepet banditëve Read More »

Tjetër tërmet në vend, ja sa ballë ishte dhe epiqendra

Shqipëria vijon të jetë një zonë  sizmike aktive, ndërsa një tjetër tërmet është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas IGJEUM, mësohet se lëkundjet sizmike janë ndjerë në fshatrat e Vlorës më epiqendër Vermikun.

IGJEUM në faqen zyrtare shkruan se  tërmeti ka pasur magnitutë 2.6 ballë në një thellësi 11 kolometër.

termet

Tjetër tërmet në vend, ja sa ballë ishte dhe epiqendra Read More »

Plas skandali në drejtësinë shqiptare. ‘Peshqit e mëdhenj’ lënë qelitë, ju kthehen pas milionat

Një skandal i madh ka përfshirë ditët e fundit sistemin e drejtësisë shqiptare. Teksa SHBA e BE i kanë shpallur luftë krimit e korrupsionit, një ‘urdhër’ i çuditshëm, skandaloz dhe i pakuptueshëm ka hapur dyert e burgjeve për ‘peshqit e mëdhenj’ të kapur më parë.

Disa prej ‘kokave’ të mëdha të krimit e korrupsionit janë liruar ditët e fundit nga qelitë, duke u lënë të lirë të vijojnë ‘profesionin’ e tyre. Por, sikur të mos mjaftonte vetëm lirimi i tyre, duket se ata do të vijojnë zhvatjen e shtetit, teksa kanë kërkuar dhe dëmshpërblime.

Rasti i parë është ai i gjyqtarit Shkëlqim Miri, i cili u arrestua pasi ju gjet një banesën e tij një shumë prej gati 30 milionë lekë të reja të pajistifikuara prej tyre. Tashmë, kur gjyqtari po bën vitin në qeli, Prokuroria ka urdhëruar t’i hiqet sekuestro për 30-milionëshin, që e çoi atë në burg.

Një tjetër vendim skandaloz i drejtësisë ishte dhe lirimi nga burgu i ‘peshkut të madh’ të burgjeve, që mbushi xhepat nga abuzimi me tenderat e ushqimeve të të dënuarve. Bëhet fjalë për ish-drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Artur Zoto, i cili la qelinë pak ditë më parë. I pakënaqur me lirimin, Zoto pritet të kërkojë edhe dëmshpërblim për qëndrimin 1 vit e 9 muaj prapa hekurave.

I liruar nga burgu ditët e fundit është edhe ‘bosi’ i kokainës së Xibrakës, Ermal Hoxha. Nipi i Enver Hoxhës deri më tani po shijon lirinë, por me siguri do të kërkojë ndonjë dëmshpërblim nga shteti për mbajtjen në brug, ndonëse u kap me rreth 100 kg kokainë që kapte vlerën e mbi 10 milionë eurove, në laboratorin modern të ndërtuar prej tij. Në vendet e tjera të botës një trafikant i tillë do të kalbej në burg, por te ne nuk është çudi që Ermali të kërkojë edhe dëmshpërblim për burgosjen.

Këto janë disa nga ‘peshqit e mëdhenj’, që janë liruar nga burgu, dhe që kërkojnë t’iu kthehen edhe milionat e tyre të paligjshme, ndërsa pritet që në vijim të kemi lirimin e të tjerë ‘peshqve të mëdhenj’, që siç duket kanë liruar frerët pas largimit të ambasadorit të tmerrshëm të kriminelëve shqiptar, Donald Lu./Pamfleti

Plas skandali në drejtësinë shqiptare. ‘Peshqit e mëdhenj’ lënë qelitë, ju kthehen pas milionat Read More »

Habit Bleona Qereti: Nëse i dashuri im do kishte tre femra të tjera në krevat, do ta…

Këngëtarja Bleona Qerreti është gjithmonë kryetema e mediave rozë, pasi daljet e saj publike janë gjithmonë ta bujshme.

Së fundmi Bleona ka udhëtuar drejt Shqipërisë dhe si gjithmonë ka tërhequr vëmendjen.

E ftuar në “Prive” këngëtarja ka habitur me deklaratën e saj teksa pyetet se çfarë do të bënte nëse i dashuri i saj do të kishte tre femra të tjera.

“Nëse i dashuri im do të kishte tre femra të tjera, unë prap do ta lija të vazhdonte me to vetëm e vetëm që ai të bënnte diferencën”, tha Bleona.

Habit Bleona Qereti: Nëse i dashuri im do kishte tre femra të tjera në krevat, do ta… Read More »

Nëse nuk keni mundësi të ndihmoni, të paktën shpërndajeni që ta ndihmojmë Jetmirin

Vuan nga sëmundja e njëjtë e cila i mori babanë pak muaj më parë.

Por, një 27 vjecar nga Hajvalia dhe familja e tij, po shpresojnë shumë se ai mund t’i shpëtojë më se keqes.

Veçse këtë shpresë e mbështesin edhe në vullnetin e mirë të njerëzve, që do të mund t’ua mblidhin paratë për operimin urgjent.

Nëse nuk keni mundësi të ndihmoni, të paktën shpërndajeni që ta ndihmojmë Jetmirin Read More »

U filmua duke kryer korrupsion në Prokurori, çfarë vendosi gjykata për avokaten

Pas zbulimit të një rasti korrupsioni në Prokurorinë e Tiranës, ku për ndryshimin e akuzës së një të pandehuri kërkohej 2 mijë euro është dhënë sot masa arrest me burg për avokaten Donada Lepenica, bën me dije Report Tv.

Po ashtu është dhënë masa “arrest me burg” për shtetasin Yzeir Bala, 32 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa për bashkëshortjen e tij Megi Naksi, 31 vjeçe, banuese në Tiranë është dhënë masa ‘arrest shtëpie’.

Lepenica sipas policisë është filmuar në ambientet e Prokurorisë teksa jepte ryshfet prokurorit.

U filmua duke kryer korrupsion në Prokurori, çfarë vendosi gjykata për avokaten Read More »

Alarmi i mjekëve: Ulcera mund t’ju rrezikojë jetën, ja si ta dalloni në kohë

Ulcera është një lezion i mukozës/cipës gastrike të stomakut. Në parim, është një shtresë e hollë e mukusit që mbron stomakun nga lëngjet tretëse, që janë super acidike. Në çdo moment që ka një thatësirë të mukozës, lëngjet gërryejnë indet që rrethojnë stomakun, duke shkaktuar kështu ulcerë.

Shkaqet kryesore të sëmundjes ulceroze janë dy: infektimi nga bakteri helikobakter-pylori dhe përdorimi apo abuzimi me aspirinën dhe barnat antiinflamatore josteroidiale, si për shembull ibuprofeni. Ndryshe nga besimet popullore, ushqimet pikante nuk shkaktojnë ulcerë në stomak. As stresi. Megjithatë, nëse vuani nga ulcera, të dyja këto mund të përkeqësojnë simptomat. Living ju njeh me 5 simptomat kryesore të ulcerës

  1. Dhimbje stomaku: Simptoma më e zakonshme e ulcerës në stomak është padyshim dhimbja, zakonisht një ndjesi djegieje në pjesën abdominale. Duke qenë se ulcera është fjalë për fjalë plagë në sipërfaqen e stomakut ose zorrën e hollë, dhimbja zakonisht shoqërohet edhe me sekrecione të acideve në pjesën e brendshme. Dhimbja mund të përkeqësohet mes vakteve dhe gjatë natës, kur acidi sekretohet në stomak.
  2. Urth dhe gromësira: Dhimbjet e stomakut mund të shoqërohen edhe me urth (thartirë e stomakut) dhe gromësira e rikthim të lëngjeve në gojë. Simptoma të tjera janë fryrja e barkut, kollë, probleme me fytin dhe erë të keqe të gojës. Nëse merrni antacide OTC, ato thjesht mund të lehtësojnë simptomat përkohësisht, prandaj duhet të bëni patjetër një vizitë tek mjeku që të merrni trajtimin e duhur.
  3. Të përziera dhe të vjella: Dhimbjet e stomakut mund të shoqërohen edhe me urth (thartirë e stomakut) dhe gromësira e rikthim të lëngjeve në gojë. Simptoma të tjera janë fryrja e barkut, kollë, probleme me fytin dhe erë të keqe të gojës. Nëse merrni antacide OTC, ato thjesht mund të lehtësojnë simptomat përkohësisht, prandaj duhet të bëni patjetër një vizitë tek mjeku që të merrni trajtimin e duhur.
  4. Të vjella dhe jashtëqitje me gjak: Ulcerat mund të shkaktojnë vjellje me gjak, që duket si llum kafeje (është gjaku i patretur në stomak). Jashtëqitja gjithashtu duket më e errët, edhe kjo si pasojë e gjakut të patretur. Të dyja janë shenja që duhet të kërkoni vëmendje mjekësore të menjëhershme.
  5. Dhimbje në shpinë ose në kraharor: Dhimbja mund të përhapet edhe në shpinë ose kraharor. Nëse ulcera ka depërtuar edhe në muret e zorrës, dhimbja mund të bëhet më intensive, zgjat më shumë dhe është e vështirë për t’u lehtësuar. Nëse dyshohet për ulcerë, mjeku mund t’ju rekomandojë të bëni një endoskopi për ta diagnostikuar dhe trajtuar siç duhet.

Alarmi i mjekëve: Ulcera mund t’ju rrezikojë jetën, ja si ta dalloni në kohë Read More »