Në një fushë vetëm 15 km larg Vlorës kanë nisur matjet gjeologjike për ndërtimin e impiantit të përpunimit të mbetjeve të Qarkut Vlorë.Por projekti në fshatin Sherisht ka shqetësuar arkeologë e historianë.
Novruz Bajrami thotë: “Kjo fushë e bukur ka mbetje arkeologjike. Gurin, veglën e parë të prodhuar nga njeriu”.Bajrami shton se ky është vendi i gabuar për të gërmuar për plehrat, pasi fusha ende fsheh mbetje të tjera, por arkeologjike.Vizitorët të cilët do të shkojnë në Kalanë e Kaninës do të ndeshin këtë impiant nga pjesa lindore.
Bajrami sugjeron që të paktën grupet e punës për impiantin duhet të kenë edhe arkeologë: “Punimet kanë filluar, por unë jam i shqetësuar pasi nuk shoh arkeologë”.Banka Gjermane është investitori i projektit prej 12 milionë eurosh. Ndërkohë që pritet të përzgjidhet me prokurim firma që do të kryejë punimet.TCH
Policia Kufitare e Rinasit ka dhënë detaje për bllokimin e një avioni në Rinas dhe shtyrjen e udhëtimit me 5 orë, pasi piloti ishte i dehur duke shmangur edhe një tragjedi të mundshme.
Policia bën me dije se në kohën kur pasagjerët kanë hipur në avion, një koleg i pilotit të alkoolizuar ka njoftuar Policinë Kufitare të Rinasit se kolegu i tij me shtetësi spanjolle kishte konsumuar alkool. Policia Kufitare ka ndërhyrë menjëherë duke bllokuar fluturimin dhe ka kthyer pasagjerët në tranzit.
Njoftimi nga policia:
Bllokohet nga Policia Kufitare fluturimi i një avioni, pasi kapiteni kishte konsumuar alkool.
Procedohet penalisht në gjendje të lirë shtetasi spanjoll E. L., 47 vjeç.
Shtetasi E. L., është kapiteni dhe në kohën që pasagjerët kanë qenë duke hipur në avion kolegu i tij ka njoftuar Policinë Kufitare të Rinasit dhe kompaninë që kapiteni ka kosumaur akoool në masë të madhe.
Policia Kufitare ka ndërhyrë menjëherë duke bllokuar fluturimin dhe ka kthyer pasagjerët në tranzit.
Shtetasit E. L., pas kërkesës së kompanisë ajrore i është bërë testi i alkoolit dhe nga bërja e testit të alkoolit kapiteni ka rezultuar pozitiv, pasi kishte konsumuar alkool në masën 0.35 mg/l testi i parë dhe 0,31mg/l testi i dytë.
Për sa mësipër pas konsultës me Prokurorin, shtetasi E.L, u procedua penalisht në gjëndje të lirë dhe materialet ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale ”Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.
Kompania ka marrë masat duke zëvendësuar kapitenin (pilotin) me një tjetër dhe për këtë shkak është shtyrë fluturimi për 5 orë më vonë.
Policia e Shtetit gjen rastin të falenderoj stafin e avionit të linjës së radhës, si dhe kompaninë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin, si dhe pasagjerët e avionit për vonesën, por më mirë vonë po destinacion të sigurtë.
Një profil në “Snapchat” me emrin e Robert Berishës ka bërë që këngëtari i njohur të shpërthejë sot duke treguar se nuk i përket atij. Roberti ka bërë një postim në Instastory ku shkruan se nuk ka “Snapchat” dhe s’ka për të pasur kurrë.
“Kushdo që ka hapur snap në emrin tim mutin ma hëngërt s’kam snap dhe s’kam me pas kurrë”, ka shkruar këngëtari.
Ismail Shima është vetëm 39 vjeç, por jeta e ka mundur. Jeton në Kashar me bashkëshorten Flutura, e cila është e sëmura dhe 3 djemtë. Gëzimi 13 vjeç, Arbeni 11 vjeç dhe Ergysi 8 vjeç. E vetmja e ardhur e tyre janë kanaçet. Ku shpesh herë Policia Bashkiake ia merr karrocën për t’i çuar në landfillin e Sharrës. Por, kjo do të thotë një ditë më shumë pa ngrënë bukë.
“Unë jetoj në mizëri. Marr një ndihmë ekonomike prej 40 mijë lekë të vjetra. Por, edhe ajo më shkon për drita e ujë. Unë me të vërtetë që nuk kam shkollë e nuk di të shkruaj, por një punë për mua nuk e paska ky shtet?!
Unë jetoj me kanaçe dhe atë karrocë e kam punë. Të cilën policët Bashkiakë shpesh herë marrin. Madje fusin edhe ndonjë shqelm, ose ka pasur raste që më kanë tërhequr zvarrë. Vetëm sepse nuk doja t’ia jepja karrocën.
E si t’ia jap unë atë karrocë, po fëmijët e mi çfarë do hanë?! Të cilët kanë ndenjur me net të tëra pa ngrënë.”
Nuk ka prind në botë që ta marrë fëmijën e vetë dhe ta fusë me kokë nëpër kazanë të plehrave. Nuk kam ndonjë mbështetje tjetër unë, se nëse do të kisha edhe unë do ta lija fëmijën në shtëpi. Ai nuk ka kohë të mësojë, sepse sapo mbaron shkollën, vjen me mua e kthehemi në darkë vonë.”
Edhe pse shtëpia është në pronësi të Ismailit, të cilën ia ka lënë babi, ajo është në gjendje të shkatërruar. Pasi çfarë bie jashtë, hyn brenda. Dhe 39-vjeçari nuk ka mundësi për ta rregulluar.
“Dhoma mbushet plot me ujë dhe në dimër bën shumë ftohtë. Sidomos në darkë, pasi ne të tre mbulohemi me një batanije. Unë dua të na rregullohet shtëpia dhe të kemi krevate të reja, sepse të ato që flemë na dhembin kockat”, rrëfen me lot në sy Ergysi.
Gëzimi, djali i madh i familjes, prej moshës 6 vjeçare dilte në kazanë, për të marrë atë çka të tjerët hidhnin. Sepse nëse për dikë është mbeturinë, për këta fëmijë është luks.
“Nuk kam çfarë të bëj, më duhet të dal me babin. Mbi tre herë më kanë rënë të fikët në shkollë, pa ngrënë e pa pirë, si edhe mësuesja më gjuante pasi nuk bëja detyrat. Jo se nuk dua, por nuk kam kohë. Po ashtu edhe shokët më shajnë e më thonë ‘zhulanjos’. Mua më vjen shumë keq, edhe për babin sepse ai lodhet e mundohet çdo ditë të na gjejnë neve diçka për të ngrënë.”
Fëmijëria e tyre nuk është aspak si e të tjerëve, ata nuk i shijuan pushimet si shumë fëmijë të tjerë. Ata as nuk e njohin detin.
“Nuk kemi shkuar asnjëherë në plazh, nuk e dimë si është deti. Do të donim shumë ta njihnim, por nuk kemi mundësi’, thonë me zërin e mekur.
Mes dëshirës për t’u arsimuar dhe skamjes në të cilën jetojnë, për djemtë shkolla është kthyer në një ferr. Sepse të gjithë i përbuzin.
“Në shkollë nuk kemi asnjë shok, sepse nuk na duan dhe nuk na afrojnë fare. Më kanë shtyrë disa herë dhe unë i kam thënë mos më ngacmoni se jam gjynah. Kurse mësuesja prapë ma ka shkulur mua veshin, e më rreh mua. Mësuesja na lë të ulur në bankë vetëm, sepse jemi të varfër dhe nuk jemi si ata. Unë kam qejf të ulem me shokë, kurse ata nuk pranojnë. Prandaj edhe unë nuk duam të shkojmë në shkollë. Kemi turp. Ne nuk kemi lekë as për të blerë librat apo mjetet që na duhen.”
Ata nuk kanë dëshira të mëdha, as ëndrra për të ardhmen, këta fëmijë kërkojnë veç të hanë dhe t’i duan. Kaq mjafton që edhe ata të jenë të lumtur.
“Veç të hamë bukë”, me këtë fjalë largohemi nga familja Shima. Duke lënë pas sytë e tre djemve të cilët po humbasin çdo shpresë se nesër do të kenë një jetë më të mirë. /Tirana Today
Dashi
Kushtojani kohën dhe energjinë tuaj të tjerëve – por mos merrni pjesë në çështje që nuk ju shqetësojnë aspak. Bëni më shumë kujdes për problemet shëndetësore.
Demi
Mos u shqetësoni dhe mos e humbni besimin tuaj teksa takoni disa persona të profilit të lartë. Disa plane të rëndësishme do të nisin të vihen në zbatim duke ju sjellë përfitime të reja financiare.
Binjaket
Mos shpenzoni shumë për çështjet e argëtimit. Kjo është një kohë e shkëlqyer për vendosjen e kontakteve profesionale në vende të tjera. Disa tensione mund të shfaqen në sfond në jetën bashkëshortore.
Gaforrja
Investimet janë të rekomanduara, por kërkoni këshilla të përshtatshme. Asgjë nuk është e pamundur për sa kohë që ekziston një vullnet për të kapërcyer çdo vështirësi.
Luani
Shmangni tejkalimin e shpenzimeve nëse shkoni për pazar. Jetë në çift do të nisë të përmirësohet, por duhet më shumë angazhim nga ana juaj. Parashikohet të merrni disa ditë pushimi dhe relaksi.
Virgjëresha
Mundohuni të relaksoheni duke kaluar më shumë momente në shtëpi si dhe duke shmangur netët e vonshme jashtë. Asnjë shpresë për romancë sot, por ju mund të merrni një lajm të mirë në punë.
Peshorja
Mundohuni të përdorni energjinë tuaj të lartë për të mirën personale. Ju do të keni një dëshirë për të fituar para të shpejta. Të afërmit dhe miqtë mund të vijnë për një mbrëmje të mrekullueshme.
Akrepi
Kultivoni një qëndrim bujar ndaj jetës. Nuk duhet të mendoni negativisht lidhur me kushtet e jetesës. Është mendimi i varfër që shkatërron aromën e jetës dhe vret shpresën për të jetuar një jetë të kënaqshme.
Shigjetari
Nuk jeni në gjendje të bëni ndonjë përparim për shkak të qëndrimit tuaj pesimist. Është koha për ju që të kuptoni se shqetësimi ka vonuar fuqinë tuaj të të menduarit. Mendoni pozitivisht dhe gjërat do të shkojnë mirë.
Bricjapi
Përjetoni dashuri të devotshme dhe të pastër. Sot do të kaloni mbrëmjen më të mirë të jetës tuaj me bashkëshortin. Edhe situata ekonomike do të jetë e mirë ndaj mund të bëni blerjet që dëshironi.
Ujori
Ndryshimi i vendit të punës do t’ju japë kënaqësi mendore. Dikush nga e kaluara juaj ka gjasa t’ju kontaktojë dhe t’jua bëjë ditën të paharrueshme. Që nga ajo kohë, presioni i punës e kishte penguar jetën tuaj në çift.
Peshqit
Sot mund të merrni disa lajme të mira. Nëse keni aplikuar për një vend të ri pune gjasat janë që të keni sukses. Në dashuri jo gjithçka është rozë. Mund të ketë luhatje në çift, por ato janë brenda normales.
Pas aksionit të policisë, së solli në shkatërrimin e një bande kriminale në Shkodër, vjen reagimi nga ministri Ditmir Bushati, njëherësh dhe deputet në këtë qark. Përmes një postimi në Twitter Bushati iu kundërpërgjigj akuzave të opozitës, se ka lidhje me bandën ‘Bajrit’.
“Sot është një ditë e mirë për #Shkodrën falë vendosmërisë sonë në luftën me krimin. Gjuhët e përdala të atyre që krimin e duan për politikë dhe politikën e bëjnë për të kriminalizuar kundërshtarin, konfirmojnë suksesin e sotëm. #eGjithëVëmendjaShkodranëve”, shkruan Bushati.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “TVSH” duke vënë në pranga 4 persona që kishin krijuar një skemë mashtrimi dhe akuzohen se i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 350 milionë lekësh të reja.
Sipas të dhënave zyrtare, operacioni është zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Hetimin Tatimor.
Të arrestuarit janë:
– Gëzim Çela, 59 vjeç banues në Tiranë
– Flamur Zoto, 67 vjeç, banues në Tiranë
– Xhemal Kushova, 58 vjeç, banues në Tiranë
– Ylber Molla, 58 vjeç banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Mashtrim”
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin kishin krijuar një skemë mashtrimi duke krijuar gjashtë firma fiktive me nipte shëtitës, me seli në qytetin e Tiranës, me qëllim shmangien e pagesave të TVSH dhe tatimfitimin, duke i shkaktuar shtetit dëm në vlerë TVSH-je dhe tatimfitimi në vlerën e 350 milionë lekë të reja.
Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe 6 shtetas të tjerë për të cilët për shkak të hetimit nuk bëhen me dije të dhëna të tjera.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprat penale të “Fshehje të ardhurash”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” dhe “Falsifikimi i vulave stampave dhe formularëve”, parashikuar nga nenet 180, 181, 144/a dhe 190 të Kodit Penal./korrieri
Antioksidantët janë substanca themelore për mirëqenien tonë. Në fakt, ata ndihmojnë për të luftuar veprimin e radikalëve të lirë, parandalimin e plakjes dhe mbajtjen e trupit të shëndetshëm. Për të marrë ato ju duhet të konsumoni disa ushqime, zbuloni se cilët janë.
Domatet janë të pasura me likopen, një substancë e çmuar antioxidante që mbron trupin nga iktusi. Ngrënia e këtyre perimeve gjithashtu ndihmon për të parandaluar sëmundjet kardiovaskulare dhe për të kontrolluar kolesterolin e lartë.
Çokollata është një burim i shkëlqyer i antioksidantëve. Në fakt, kakao është e pasur me flavonoide, të cilat përmirësojnë gjendjen shpirtërore, rregullojnë presionin e gjakut dhe neutralizojnë rritjen e kolesterolit. Zgjidhni çokollatë ekstra-të zezë dhe të hidhur, të ulët në sheqerna të rafinuara.
Frutat e kuqe dhe manaferrat janë një koncentrat antioksidantësh. Këto ushqime parandalojnë sëmundjet kardiovaskulare dhe metabolike, duke na mbrojtur nga kanceri. Për të qëndruar të rinj më gjatë dhe për të marrë substanca të dobishme shijoni manaferra, boronica, por edhe luleshtrydhe e qershi.
Shega është e pasur me antioksidantë, veçanërisht lëngu i saj përmban flavonoide, substanca me cilësi të mëdha gastroprotektive dhe anti-inflamatore, të cilat janë të dobishme për të mbrojtur zemrën dhe arteriet. Jo vetëm: në sajë të acidit ellagik ky frut gjithashtu lejon për të luftuar veprimin e radikalëve të lirë.
Çaji jeshil është një koncentrat natyral i antioksidantëve. Kjo pije përmban kryesisht taninet, polifenolet dhe bioflavonoidet, të cilat sjellin shumë përfitime për trupin. Gjithashtu forcon sistemin imunitar, zvogëlon absorbimin e sheqerit dhe përmirëson tretjen. /bota.al