Irina

“Intervista në TCH është e montuar”, Xhisiela përplas televizionet, reagon Eni Vasili

Xhisiela Maloku është vajza që ka bërë lëmsh poltikanët ditët e fundit sidomos pas deklarateve të saj kontradiktore në lidhje me dhunimin dhe përndjekjen nga djali i deputetit Rrahman Rraja. Por duket se vajza nga Kruja ka krijuar një përplasje edhe mes dy televizoneve kryesore në vend, Top Channel dhe Tv Klan.

Gjatë kohës që mbrëmë tranmetohej intervista e saj në Top Channel me Eni Vailin, Xhisiela fliste live edhe nga emisioni ‘Opinion’ ne Tv Klan, ku deklaroi se intervista në Top Channel ishte e montuar.

“Nga ajo intervistë në Top Channel është gjithçka e montuar. Ata kanë thënë kontekstin që donin të thonin”, ka thënë 25 vjeçarja në Opinion, ndërsa ka reaguar menjëherë dhe Eni Vasili.

“U gjet e papërgatitur përballë fakteve dhe provave. Dëshmoj që kam bërë një intervistë profesionale, dëshmoj këtu që gjithcka u transmetua është jo vetëm e pamanipuluar por gjatë intervistës kemi qenë unë dhe Anila Hoxha”, ka thënë Eni Vasili.

Xhisiela Maloku është vajza që ka bërë lëmsh poltikanët ditët e fundit sidomos pas deklarateve të saj kontradiktore në lidhje me dhunimin dhe përndjekjen nga djali i deputetit Rrahman Rraja. Por duket se vajza nga Kruja ka krijuar një përplasje edhe mes dy televizoneve kryesore në vend, Top Channel dhe Tv Klan.

Gjatë kohës që mbrëmë tranmetohej intervista e saj në Top Channel me Eni Vailin, Xhisiela fliste live edhe nga emisioni ‘Opinion’ ne Tv Klan, ku deklaroi se intervista në Top Channel ishte e montuar.

“Nga ajo intervistë në Top Channel është gjithçka e montuar. Ata kanë thënë kontekstin që donin të thonin”, ka thënë 25 vjeçarja në Opinion, ndërsa ka reaguar menjëherë dhe Eni Vasili.

“U gjet e papërgatitur përballë fakteve dhe provave. Dëshmoj që kam bërë një intervistë profesionale, dëshmoj këtu që gjithcka u transmetua është jo vetëm e pamanipuluar por gjatë intervistës kemi qenë unë dhe Anila Hoxha”, ka thënë Eni Vasili.

“Intervista në TCH është e montuar”, Xhisiela përplas televizionet, reagon Eni Vasili Read More »

Xhisiela nuk ‘fshihet’ më, del me zë dhe figurë/Foto/Video

Xhisiela Maloku nuk “fshihet” më. Vajza e dhunuar nga djali i deputetit të PS Rrexhep Rraja del sonte me zë dhe figurë për të folur në emisionin e Eni Vasilit, “Open” në Top Channel.

Eni Vasili ka publikuar videon me fytyrën e vajzës dhe paralajmëron daljen e bujshme.

“Asnjë oficer policie nuk duhet të favorizojë asnjërën palë”, thotë Xhisiela në video-rrëfim ndërsa ngre pyetjen:“Kur ekspertiza ime është bërë 2 muaj më parë pse duhet të shkoj më datë 25”?!

“Mbrëmjen e sotme, në një rrëfim ekskluziv, Xhisiela Maloku do të flasë në “Open” me Eni Vasilin. Të thënat dhe të pa thënat e vajzës që i tronditi të gjithë. Arrestimi i Rexhep Rrahjës, misteret e ngjarjes dhe pikëpyetjet e hetimit.Sonte, ora 21:00, në Top Channel, në “Open”, shkruan Eni Vasili.

Xhisiela nuk ‘fshihet’ më, del me zë dhe figurë/Foto/Video Read More »

Vetëm Qumësht Dhe Hudhra, Ja Çfarë Shëron Kjo Recetë E Çuditshme

Për një shëndet të mirë dhe pa ilaçe farmaceutike.

Kjo recetë e publikuar në artikull bën mrekulli me këto sëmundje dhe është fare e thjeshtë. Kërkon vetëm 3 përbërës që gjenden në çdo familje. Përveç se është e thjeshtë ajo nuk ka shumë kosto.

Qumështi me hudhër ndihmon në shërimin e astmës, pneunomisë, bronkitit dhe sëmundjeve tjera.

Përbërësit: Dy gota qumësht, 8 hudhra, një gotë ujë.

Hapi i parë që duhet të bëni është të pastroni dhe t’i qëroni hudhrat dhe në një tas t’i hidhni qumështin dhe ujin, pastaj ia shtoni hudhrat dhe i zieni, por pa i përzier.

Kjo pije duhet të përdoret e nxehtë dhe preferohet të konsumohet para gjumit.

Vetëm Qumësht Dhe Hudhra, Ja Çfarë Shëron Kjo Recetë E Çuditshme Read More »

Oh, sa e trishtë o Zot. Ky burrë jeton vetëm prej 22 vitesh, djemtë nuk shkojnë ta shohin, kurse vajza …

Me lot ne sy, i braktisur nga te gjithe dhe mbi te gjitha i mbetur i ve prej 22 vitesh, ketij burri i dalin keto fjale nga goja e cila pak i flet gjate dites, e me sy te perlotur qe nuk jane thare prej kohesh.

“Vetmia është e keqe për burrin”. Këto janë fjalët e pikëllimit të 80-vjeçarit nga Elbasani, i cili prej 22 vitesh jeton i vetëm, qëkur bashkëshortja ndërroi jetë. Kjo nuk është thjesht jeta e Abdurrahman Buzit, por realiteti i kohës kur fëmijët largohen për të ndërtuar jetën e tyre, ndërsa të moshuarit përjetojnë plagën më të rëndë të jetës, vetminë.

“Unë vetëm kam mbetur. Një gotë ujë, kush e sjell?!”, thotë ai.

Abdurrahmani ka dy djem, por asnjëri nuk shkon për ta parë babanë e vetmuar, ndërsa për shkak të një aksidenti, vajza ka mbetur e paralizuar dhe me të gjitha kursimet e jetës, Abdurrahmani sistemoi vajzën në një qendër kujdesi.

Prej disa vitesh ai bën kërkesë për t’u strehuar në shtëpinë e të moshuarve.

“E kam bërë kërkesën, nuk është realizuar. Kam bërë 2-3, herë dhe tani kam bërë të fundit dhe të shohim se çfarë do të bëhet”, tregon ai mes lotësh.

Kohët e fundit në Elbasan është ndërtuar shtëpia e të moshuarve, pritet që dita-ditës ajo të bëhet funksionale, ndërsa kapaciteti i saj do të jetë 24 persona, e konceptuar si një vatër familjare.

Oh, sa e trishtë o Zot. Ky burrë jeton vetëm prej 22 vitesh, djemtë nuk shkojnë ta shohin, kurse vajza … Read More »

Historia/ E braktisi para 40 vitesh, babai përballet live me vajzën

Për vite me radhë ai nuk rreshti duke kërkuar për vajzën e saj, e cila erdhi në jetë nga një martese të dështuar. Historia e Fadil Vrionit, 70-vjeçari nga Tirana është bërë sot pjesë e emisionit ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’. I moshuari tregon në studio se nuk ka hequr dorë prej gati 20 vitesh për të gjetur Ermirën, e cila sipas tij jeton në Itali me familjen e saj dhe sot është 43 vjeçe.“Pasi u ndava me gruan, shkuan në gjykatë. U ndamë për mospërputhje. U ndamë me mirëkuptim, ku shkak u bë një debat me babain tim. Ajo ishte shumë e lidhur me nënën dhe babain e saj. Ne nuk flinim as në një dhomë, unë flija në dysheme. Mund të kem fjet me të 4-5 herë. Nuk vuajta nga divorci. Pas dy seancash u ndamë. Ajo kërkoi që unë mos ta takoja vajzën. E kam takuar për herë të fundit vajzën kur ishte 3 vjeçe. Di që Ermira është martuar me një durrsak. Kur pash sot foton e vajzës, ishte si ëndërr. E imagjinoja të vogël, me flokë të gjata. Djali im i madh ka tentuar që të takohet me vajzën. I ka shkuar djali im edhe Viotelës, ish-gruas time, në shtëpi dhe ai e ka përzënë. Nëse Ermira më ndjek, unë e shpjegova se si u martuan, dhe se si shkoi puna me gjyqin. Isha i detyruar që të mos ta takoja, që ish-gruaja ime mos të ndahej nga burri. E ëma e Ermirës është në dijeni që unë e kërkoja. Më ka marrë malli edhe për thonjtë e saj, dhe flokët e zinj”, -tha 70-vjeçari, shkruan ‘BalkanWeb’.Kaq mjaftoi që emisioni ‘Me zemër të hapur’ të lidhej me vajzën e Fadilit, e cila u bë pjesë e studios me një lidhje live përmes rrjeteve sociale. Ajo tha se deri në moshën 17-vjeçare kishte qenë në Tiranë dhe se babai i saj mund ta kishte takuar. Ajo tha se për babain e saj nuk kishte ndjenja, pasi nuk e njihte.

Pavarësisht këtij qëndrimi, Ermira la një rreze drite në fund të tunelit.

“Faleminderit që u interesuat për mua. E kam të dëgjuar këtë person si emër, por se njoh. Nuk arrij dot të flas përmes telefonit. Kishte shumë mundësi të tjera për të më kërkuar dhe gjetur. Pasi deri në mes të moshën 16-17 vjeçare kam qenë në Tiranë. Kam jetuar prej kohësh deri tek ‘Rruga Barikadat’. Nuk ekziston lumë, apo det që ndan prindërit nga fëmija. Skam fjalë më tepër. Çfarë kam për t’i thënë, do doja që t’ja thoja në sy atij personi. Se kuptoj se çfarë është thënë. Unë jam rritur në një familje ku ka taban, respekt dhe familja është e shenjtë. S’di se si mund ta thërras atë. Kur se njeh një person, s’di ça të thuash. S’kam çfarë fsheh, mund të dal edhe në kamera. Nuk di nga të filloj dhe nga ta mbaroj. Por dua ta pyes se ku ishte ky njeri? Ishte gjithmonë në Vorë, unë kam qenë deri në moshën 17 vjeçare në Tiranë. Si di pengesat dhe justifikimet. Unë fëmijën time, vetëm po isha poshtë tokës, nuk mund ta takoj dot fëmijën tim. Skam fjalë që të përshkruaj se çfarë kam kaluar unë që në fëmijëri, deri në ditët e sotme. S’kam asnjë lloj ndjesie për atë njeri. Nëse është e mundur ai të lërë një kontakt tek ju. Do doja t’i thoja çdo gjë që kisha përbrenda. Por për momentin nuk jam gati..”, -tha Ermira. Ndërkohë, babai i saj tha se kishte shumë gjëra për t’i thënë vajzës së tij, ndërsa e thirri disa herë atë live ‘bija ime’. “Ti je bija ime. As qielli, as toka s’të ndalon për të qenë se je bija ime. Ke dy vëllezër në Itali”, pohoi Fadili. Sakaq, Ermira iu kthye babait të saj, ndërsa shtoi; “Mua më vjen të qesh, pasi vjen më thua pas 40 vitesh; bija ime”.

Nga martesa tek divorci
70-vjeçari tregon se u martua në vitin 1975 në Tiranë dhe ndërtoi familjen e re në banesën e prindërve të nuses. Nga kjo martese lindi një vajzë të cilës i vunë emrin Ermira. Kur ajo ishte ende foshnje ai dhe e shoqja shkuan në gjykatë për të bërë ndarjen. Ndërkohë vajza iu la nënës, ndërsa ai si baba thotë se nuk kishte të drejte ta takonte. Arriti ta takonte fshehurazi vetëm pak herë kur ishte shume e vogël, me pas ish-gruaja u rimartua në Durrës dhe aty u shkëputen të gjitha lidhjet mes tyre.
Jeta vazhdoi për të dyja palët, dhe sot Fadili është babai i 2-djemve. Ai u ka rrëfyer te vërteten ata me insistim kane kerkuar te njohin motrën. Pavarësisht tentativave, ata nuk mundën të lidheshin me Ermirën, e cila është e martuar dhe jeton ne Itali se bashku me bashkëshortin dhe 2 femijet. Tashmë babai i saj kërkon veç një takim me Ermirën, për të shpjeguar gjithë të vërtetën asaj./BalkanWeb)

Historia/ E braktisi para 40 vitesh, babai përballet live me vajzën Read More »

Ka nisur një aksion në Vlorë për goditjen e varkave të paligjshme

Inspektoriati i Peshkimit ka nisur një aksion në Vlorë për goditjen e varkave të paligjshme.

Aksioni është shoqëruar me tensione pasi peshkatarët e paligjshëm tentojnë të mbrojnë me forcë varkat e tyre.

Megjithëse peshkatarët kanë bërë rezistencë, inspektorët kanë bllokuar gjatë paradites së sotme 2 varka.Gjatë këtij aksioni në total janë sekuestruar 11 varka

Ka nisur një aksion në Vlorë për goditjen e varkave të paligjshme Read More »

MJEKËSI – Zbulohet proteina që i bën tumoret më agresive

Quhet Nuak2 proteina, ekzistenca e së cilës u zbulua kohët e fundit nga një ekip i kërkuesve të Universiteti të Torontos, që është në gjendje për të përshpejtuar rritjen e tumoreve, duke i bërë ata më agresive, shkruan e përditëshmja italiane ”Il Giornale”.

Në mënyrë specifike, Nuak2 mundëson  sabotimin e molekulave që përbëjnë motorin gjenetik të qelizës duke modifikuar molekulat shkaktare për përhapjen e kancerit.

Një seri eksperimentesh,  të kryhera në kushte laboratorike dhe me minj laboratori, tregoi se mekanizmi i bllokimit të kësaj molekule ndalimin e avancimit të tumoreve.

Proteina, në të vërtetë, lehtëson hyrjen në bërthamën e proteinave të ashtuquajtura ”sabotuese” Yap dhe Taz, që lidhen tek ADN duke rrotulluar jonormalisht gjenet që kontrollojnë ciklin qelizor. Ndër këto është i njëjti gjen, Nuak2, që pasi bëhet hiperaktiv, prodhon sasi më të mëdha të proteinave, duke sjellë edhe më shumë molekula ”sabotuese” në bërthamë.

Ndërpreja e tyre është e mundur, dhe kërkuesit e bënë duke mos aktivizuar Nuak2 përmes përdorimit të ilaçeve apo nëpërmjet manipulimit gjenetik.

Në këtë mënyrë ata ishin në gjendje për të zvogëluar volumin e kancerit të gjirit tek minjtë, si edhe të ngadalësojë përhapjen në ”in vitro”./atsh

MJEKËSI – Zbulohet proteina që i bën tumoret më agresive Read More »

Vlorë, dy kroçera vizituan qytetin bregdetar gjatë fundjavës

Edhe pse sezoni turistik është drejt mbylljes, qyteti bregdetar i Vlorës me bukurinë dhe historinë e tij ka bërë për vete turistët e huaj, të cilët kanë zgjedhur të zbulojnë më shumë rreth tij.

Drejtori i portit të Vlorës, Admir Malaj, tha për ATSH-në se “gjatë fundjavës në portin e Vlorës u ankoruan dy kroçera me turistë, “E bukura e Adriatikut” dhe “Panorama””.

Sipas tij, të dy korçerat sollën një numër të konsiderushëm turistësh që kanë vizituar pikat atraktive dhe turistike të Vlorës.

“Kroçera “E bukura e Adriatikut” kishte 180 turistë që ishin shtetas gjermanë, ndërsa tek “Panorama”, ishin 40 turistë grekë, spanjollë dhe anglezë”, tha Malaj, duke shtuar se kroçera “E bukura e Adriatikut” ka ardhur edhe herë të tjera në portin e Vlorës.

Porti i Vlorës është kthyer tashmë në një pikë të rëndësishme të itinerarit të anijeve turistike që përshkojnë Mesdheun. Bashkëpunimi i frytshëm mes “Portit Detar” Vlorë sh.a, dhe kompanive turistike vendase e të huaja ka rritur në mënyrë të ndjeshme numrin e turistëve që mbërrijnë në portin e Vlorës./atsh

Vlorë, dy kroçera vizituan qytetin bregdetar gjatë fundjavës Read More »