Irina

Gjermania hap dyert me ligjin e ri, ja sa lehtë mund të punojnë emigrantët

Partitë e koalicionit gjerman ranë dakord për një ligj të ri të emigracionit ditën e martë, për të tërhequr punëtorë më të kualifikuar nga vendet jashtë Bashkimit Evropian, si një lëvizje e rrezikshme politike për të mbushur vendet bosh të punëve dhe për të stabilizuar sistemin publik të pensioneve.

Kancelarja e qendrës së djathtë Angela Merkel, Ministri i Brendshëm, Horst Seehofer dhe Ministri i Punës i Social Demokratëve, Hubertus Heil arritën një marrëveshje kompromisi që heq pengesat e tregut të punës për të gjithë qytetarët nga vendet jashtë BE-së, me kualifikime profesionale dhe aftësi të gjuhës gjermane.

Tre partitë e koalicionit ranë dakord për draftin, se kompanive do të lejohen të rekrutojnë punëtorë të huaj nga të gjitha profesionet, pavarësisht nga një listë zyrtare e sektorëve që kanë nevojë për punëtorë.

Drafti gjithashtu propozon që qeveria nuk do të këmbëngulë që kompanitë t’u japin përparësi vetëm shtetasve gjermanë në vendet e lira të punëve, para se të kërkojnë të huajt jashtë BE-së.

Gjermania hap dyert me ligjin e ri, ja sa lehtë mund të punojnë emigrantët Read More »

Djali i deputetit habit nga Gjykata, mesazhi i fortë që ka për Lulzim Bashën

Gjykata e Krujës ka lënë në burg djalin e deputetit të PS, Rexhep Rraja i akuzuar për dhunimin dhe përndjekjen e ish të dashurës së tij, Xhisiela Maloku.

Pas daljes nga gjykata, Rexhep Rraja ka dhënë një prononcim të shkurtët për mediat, ku kishte edhe një mesazh për kreun e PD, Lulzim Basha.

Ai mendon që situata ku ai ndodhet ka ardhur si pasojë e politizimit të çështjes.

“Lulzim Basha ta provojë në votime”, tha Rraja.

Djali i deputetit habit nga Gjykata, mesazhi i fortë që ka për Lulzim Bashën Read More »

Zbulohen fotot/ Si ishte jeta e Xhisiela Malokut para ndarjes nga djali i deputetit të PS

Publikohet fotot e Xhisiela Maloku, vajza që denoncoi djalin e deputetit të PS-së për dhunë ndaj saj dhe më pas e tërhoqi këtë akuzë me arsyetimin e xhelozisë.

Nga disa foto të publikuara ne rrjetet sociale, Xhisiela shfaqet e lumtur teksa ka marrë si dhuratë një buqetë të madhe me trëndafila të kuq, apo në një tjetër foto ku ka kaluar pushimet  e verës.

Nuk dihet saktë periudha se kur janë bërë këto foto, gjatë kohës që ajo ka qenë në lidhje me djalin e deputetit të PS-së, Rrahman Rraja apo pasi ata janë ndarë.

Megjithatë ajo çka vihet re nga këto foto është jeta e luksit që Xhisiela ka bërë, nisur që nga veshjet, (varëset e floririt, çanta Alviero Martini), e deri tek ambientet që ajo ka frekuentuar, pushimet verore në resorte klasi, apo studimet master në një universitet privat…

Zbulohen fotot/ Si ishte jeta e Xhisiela Malokut para ndarjes nga djali i deputetit të PS Read More »

610 mijë turistë vizituan Shqipërinë vetëm në shtator

Ministri shqiptar i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi deklaroi se “gjatë 28 ditëve të muajit shtator, Shqipëria është vizituar nga 610 mijë turistë, pra 34% më shumë se shtatori i 2017”.

Në takimin e organizuar në Pustec në kuadër të programit “100 fshatrat”, ministri Klosi tha se “kjo dëshmon edhe njëherë se ne kemi shumë mundësi që turizmin ta shtojmë, ta diversifikojmë, të mos jetë vetëm bukuria e detit, magjia e plazheve tona fantastike, por ta kombinojmë në mënyrë perfekte, ashtu si dhe turizmi e do në gjithë Europën për të pasur një përthyerje 50% me 50% ndërmjet bukurisë së deteve dhe magjisë që ka zona jonë e brendshme e Shqipërisë”.

“Zona e Prespës falë projektit të menaxhuar me shumë kujdes nga miqtë tanë të KFW me ekspertët shqiptarë të gjithë kësaj fushe, do të bëjnë të mundur që të kemi një zonë të parë që mund të shërbejë si shembull jo vetëm për zonat e tjera të Shqipërisë, por për gjithë rajonin, si një pikë ku mund të përthyhen shumë mirë politikat e zhvillimit të turizmit, biznesi i ri, si një ekonomi e re, si dhe më shumë mirëqenie e më shumë punësim”, nënvizoi Klosi, transmeton atsh.

Duke folur përsëri për shifrat e numrit të turistëve, Klosi bëri të ditur se gjatë muajit gusht u shënua një rritje prej 27% të turistëve, më shumë se në të njëjtin muaj të 2017″. /Telegrafi/

610 mijë turistë vizituan Shqipërinë vetëm në shtator Read More »

Xhisiela braktis studion e Opinion. Refuzon të përballet me alibinë e raportit mjeko-ligjor

Xhisiela Maloku ka braktisur LIVE studion e eimsionit Opinion, duke mos pranuar të dëgjojë të ftuarit në studio të diskutojnë për çështjen e saj.Pasi ka akuzua edhe Top Channel se i ka nxjerrë jashtë kontekstit intervistën për të, Xhisiela nga e ulur në pjesën e spektatorëve në “Opinion”, ka marrë mikrofonin duke deklaruar se kjo është dalja e saj në publik, njëkohësisht, intervista për gazetarin Blendi Feziu, e vetmja deklaratë e saktë dhe e vërtetë e saj.“Për atë që ka vlerë më të madhe se në media, do ta jap aty ku duhet.

Sa për hyrjet-daljet në holete nuk kam pasur lidhje dhe ato janë gjërat e mija personale dhe nuk kanë pse diskutohen këtu. Sa për telefonatat e mija me kushëririn e tij, Ramazanin, unë kam folur me të gjatë gjithë kohës se është një ndër miqtë e mi më të mirë. Kjo është deklarata ime e vërtetë, dhe e vetmja, ajo që dëgjuat, kjo është dalja ime e fundit. Faleminderit”, deklaroi Xhisiela Maloku dhe u largua nga studio.

Xhisiela braktis studion e Opinion. Refuzon të përballet me alibinë e raportit mjeko-ligjor Read More »

Enigma e taksisë që solli Xhisiela Malokun

Intervista e Xhisiela Malokut, vajzës së përdhunuar nga djali i deputetit të PS-së, shton akoma më shumë pikëpyetjet mbi vërtetësinë e saj. Një enigmë më vete mbetet çështja e taksisë që e çoi në Durrës, aty ku ajo dha intervistën për Eni Vasilin.

Kjo e fundit e pyeti Xhisielën se me çfarë kishte udhëtuar nga fshati i saj drejt Durrësit. Me taksi iu përgjigj, 25-vjeçarja. Duke këmbëngulur më tej gazetarja Eni Vasili e pyet se kush e pagoi taksinë, nisur nga fakti se vajza është e papunë.

Xhisiela i thotë se ishte ajo vetë që e pagoi, duke shtuar se familja saj ka të ardhura mesatare nga puna e nënës dhe ndihma e të afërmve në emigracion. Ndërkohë në studio, gazetarja tjetër, Anila Hoxha, e cila ishte në Durrës me Eni Vasilin, zgjodhi të fliste troç, duke treguar se në fakt Xhisiela nuk kishte mbërritur me taksi në takim, por e sollën dhe e morën persona të tjerë.

“Xhisiela jeton në Nikël të Krujës. Një fshat që edhe policia u mburr kur hyri me forca të shumta në një operacion të madh. Le ta themi kush e shoqëronte Xhisielën kur erdhi të bënte intervistën. Ne e pyetëm se me çfarë kishte ardhur dhe ajo tha: “Me taksi”, por ajo gënjeu sepse ne e pamë kush e solli me makinë. E pamë edhe kush e shoqëronte. Ajo tha se erdhi me taksi dhe gënjeu. Nuk e dimë kush ishin ata persona, por duhet ta themi që ajo gënjeu. Ajo gënjen sepse nuk mund të gabojë një ekspert mjeko-ligjor për plagët që ka në trup” – tha gazetarja duke dëshmuar në këtë mënyrë atë që tashmë askush nuk e dyshon më. Xhisiela Maloku u shfaq në televizion e detyruar të mohojë gjithçka, të fajësojë veten dhe mbrojë dhunuesin e saj, djalin e deputetit Rrahman Rraja.

Enigma e taksisë që solli Xhisiela Malokun Read More »

Horoskopi për ditën e sotme, çfarë kanë rezervuar yjet për ju

Dashi
Sot do të ndiheni të mbushur plot shpresë. Mos shpenzoni shumë për argëtim apo blerje jo të nevojshme, duke qenë se të ardhurat tuaja financiare nuk premtojnë shumë. Përpiquni të flisni me partnerin/partneren tuaj për problemet që ju mundojnë, pasi nesër do të jetë vonë.

Demi
Prindërit e kësaj shenje do të kënaqen pamasë për shkak të performancës së fëmijëve. Sot do të jeni në qendër të vëmendjes. Gjithashtu, do të kuptoni sesa shumë ju do partneri/partnerja juaj.

Binjakët
Bëni kujdes pasi ka gjasa të përballeni me disa vështirësi, të cilat mund të t’ju shkaktojnë probleme. Mbi të gjitha, kontrolloni inatin. Ndajeni lumturinë tuaj me prindërit. Sa i përket anës romantike, do të kaloni një ditë shumë të bukur.

Gaforrja
Sjellja e nxituar mund të shkaktojë probleme në jetën tuaj bashkëshortore. Gjendja juaj financiare do të përmirësohet gjatë ditës. Çiftet e dashuruar do të përjetojnë momente të vështira.

Luani
Do të ndiheni shumë mirë fizikisht. Shprehi mbështetjen partnerit/partneres suaj, pasi sot nuk do të ndihet i/e lumtur. Çiftet e martuara do të përjetojnë një ditë të mrekullueshme.

Virgjëresha
Pikëpamjet tuaja të sinqerta mund të lëndojnë një mikun tuaj. Kujtoni që duhet të tregoheni bashkëpunues si në shtëpi, ashtu edhe në punë. Ka gjasa të debatoni me bashkëshortin/bashkëshorten tuaj, pasi do të mësojë një të fshehtë, të cilën nuk e keni ndarë me të.

Peshorja
Do të arrini një marrëveshje financiare, e cila do t’ju sjellë mjaft të ardhura. Lidhja juaj romantike do të jetë e mbushur plot shpresë dhe momente të bukura. Sot do t’ju komplimentojnë për arritjet në punë.

Akrepi
Do të ndiheni mirë nga ana shëndetësore, pavarësisht stresit që keni kaluar në punë. Do të fitoni para, por përpiquni të mos shpenzoni shumë. Është koha që të merrni përgjegjësitë e duhura në familje dhe të komunikoni në mënyrë konstruktive.

Shigjetari
Bëni mirë të gjeni pak kohë për t’u relaksuar, pasi lodhja e tepërt do të ndikojë negativisht gjatë ditës. Në dashuri do të përjetoni momente shumë të këndshme. Nëse keni bërë ndërmend të investoni, nuk është dita e duhur.

Bricjapi
Duhet të nisni meditimin dhe jogën për t’u ndjerë sa më mirë si fizikisht, ashtu edhe mendërisht. Dikush që ka plane dhe ide të mëdha do t’ju tërheqë vëmendjen, por bëni kujdes. Verifikoni besueshmërinë e tij.

Ujori
Sjellja juaj e mirë do të kënaqë familjen, por sa i përket anës romantike, do të zhgënjeheni, pasi partneri/partnerja juaj do të ketë shumë kërkesa ndaj jush. Pritshmëritë e larta mund t’ju çojnë drejt trishtimit.

Peshqit
Të ardhurat financiare nuk do të përputhem me pritshmëritë tuaja. Përpiquni të mos i ofendoni personat rreth jush. Bashkëbisedimi me persona të rëndësishëm do t’ju sjellë ndërmend ide të ide të reja.

Horoskopi për ditën e sotme, çfarë kanë rezervuar yjet për ju Read More »

Nuk keni parë gjë akoma, çmimi i naftës rritet sërish

Çmimet e karburanteve kane shënuar një tjetër rritje me 5 lekë për litër, duke filluar nga dje pasdite. Në pikat e tregtimit të Kastrati, më e madhja në vend, një litër naftë tregtohet tashmë me 182 lekë dhe një litër benzinë me 183 lekë, nga 177 dhe 178 lekë që shiteshin përkatësisht më parë.

Eida Petroleum Albania, i dyti më i madh në vend e shet tashmë një litër naftë me 181 lekë dhe një litër benzinë me 182 lekë, po me 5 lekë për litër më shumë se më parë. Tek Gega Oil, si nafta dhe benzina tregtohet me 179 lekë. Alpet i kishte rritur me herët çmimet, në përkatësisht 184 dhe 185 lekë.

Ky është shtrenjtimi i dytë brenda një periudhe të shkurtër kohore. Në  mes të muajit maj, karburanti u rrit me 5 lekë për litër (mesatarisht nga 171-172 lekë arriti në 176-177 lekë).

Për të dyja rastet, operatorët e tregut pohojnë se arsyet lidhen me shtrenjtimin e naftës në tregjet ndërkombëtare. Në maj, nafta arriti në 80 dollarë për fuç, ndërsa aktualisht ajo është rritur më tej në 84.3 dollarë për fuçi (shih grafikun).

Në bursat ndërkombëtare, nafta ka arritur tashmë në nivelet më të larta që prej vitit 2014, pasi sanksionet e SHBA-së për Iranin do të hyjnë në fuqi në 4 nëntor dhe një marrëveshje tregtie në Amerikën e Veriut nxiti perspektivën e rritjes ekonomike. Indikacionet e investitorëve janë drejt rritjes së mëtejshme të çmimeve drejt 90 dollarëve në tetor, sipaas Reuters.

“Me rreth 1.5 milionë fuçi në ditë naftë iraniane që do të dalë nga tregu duke filluar nga 4 nëntori, çmimet mund ta kalojnë 100 dollarë për fuçi, nëse investitorët do të kenë dyshime për aftësinë e Arabisë Saudite për tu përgjigjur me prodhim shtesë, tha Stephen Innes, kreu i tregtimeve të kontratave të të ardhmes në Oanda në Singapore.

Reagimi në tregun shqiptar

Operatorët e tregut të brendshëm pohojnë se nëse nafta në bursa do të arrijë 100 dollarë për fuçi, në tregun e brendshëm do t’i kalojë 195-200 lekë për litër.

Niveli më i lartë rekord i arritur i naftës vendase ishte në vitin 2012, me 190-200 lekë për liitër, kur ari i zi në bursat ndërkombëtare u tregtua mesatarisht me 112 USD/fuçi, kuotat më të larta historike. Por, në atë kohë taksa e qarkullimit në Shqipëri ishte 17 lekë për litër, ndërsa aktualisht është 27 lekë për litër.

Operatorët vendas pohojnë se taksat e larta që paguajmë për naftën janë arsyeja kryesore se pse Shqipëria ka çmime kaq të shtrenjta të karburanteve, ku mbi 60% të çmimit e përbëjnë taksat. Në Shqipëri nafta taksohet si vijon: Akciza, 37 lekë për litër; Taksa qarkullimit, 27 lekë për litër; Taksa karbonit, 3 lekë për litër. Krahas tyre, vitet e fundit në kosto janë përfshirë dhe tarifa e markimit dhe ajo e skanimit, nga 1 lekë për litër secila, dhe taksa e rilicencimit prej 3 lekë/litër. TVSH totale i arrin 30-40. Nga 182 lekë që paguajnë për naftën sot konsumatorët, 100-110 lekë shkojnë si taksa për shtetin. Një tjetër koncesion është në horizont, ai për pompat e naftës, kosto e të cilit pritet të shkarkohet sërish tek çmimi final.

Operatorët vendas kërkojnë që të ulet barra e taksave mbi karburantet, përndryshe çmimet do të bëhen të papërballueshme për konsumatorët, nëse nafta do të vijojë të shtrenjtohet në bursa.

Për më tepër, që me projektin për rrugët me pagesë, që ka filluar tashmë të zbatohet për Durrës-Kukës (në plan janë dhe të tjera), shqiptarët po i paguajnë dy herë taksat, njëherë në çmimin e naftës si taksë qarkullimi dhe një herë direkt, kur kalojnë rrugën e Kombin, aktualisht, dhe më pas kur të fillojë taksimi tek të tjerat.

Sipas të dhënave të Global Petrol Price, të përditësuara në 17 shtator, Shqipëria renditej ndër 30 vendet më të shtrenjta në botë dhe më e shtrenjta në rajon../Monitor.

Nuk keni parë gjë akoma, çmimi i naftës rritet sërish Read More »