Irina

Bledi Mane habit me komentin për moderatoren e njohur shqiptare

Gazetari Bledi Mane është i njohur për komentet dhe opinionet e tij paksa thumbuese për shumë nga personazhet e njohura.

Ai u vendos në qendër të vëmendjes me pjesëmarrjen e tij në formatin e njohur “Big Brother VIP”.

Shpesh herë gazetari e ka përmendur moderatoren e njohur, Bora Zemani duke e cilësuar atë si një moderatore të zonja dhe se shumë mundohen të ndjekin udhën e saj.

Së fundmi Bledi ka ndarë në llogarinë e tij në Instagram një foto me të, teksa shkruan:

“Borën e duam në çdo stinë!”.

Bledi Mane habit me komentin për moderatoren e njohur shqiptare Read More »

58 mijë nxënës më pak në një dekadë: Arsimi i mesëm po “braktiset” nga pamundësitë ekonomike dhe emigracioni

Shifrat për regjistrimet në vitin shkollor 2023-2022 zbuluan se gjithnjë e më shumë studimet në arsimin e mesëm po braktisen nga emigracioni dhe integrimi i hershëm në tregun e punës.

Të dhënat e fundit të INSTAT zbuluan se këtë vit shkollor regjistrimet në arsimin e mesëm shënuan rënie mbi 7.4 % për qind, gati dyfishi i rënies në arsimin 9 vjeçar.
Në vitin shkollor 2022-2023 kishte gjithsej 95.8 mijë të regjistruar në arsimin mesëm, nga 154 mijë në vitin 2012, me një rënie prej 38%, ose 58.5 mijë nxënës më pak. (shih grafikun: Ecuria e regjistrimit te nxënësve ne arsimin e mesëm 1991-2022)

Faktorët që kanë çuar në rënien nxënësve në shkollat e mesme më shumë se sa lindjet e ulëta janë ndikuar nga faktorët emigrimit dhe integrimi më i hershëm në tregun e punës.

Regjistrimet në arsimin 9-vjecar që ndikohen më shpejt nga rënia e lindjeve, vitin e kaluar kanë shënuan rënie me 3 për qind.
Rënia e regjistrimeve në arsimin e mesëm po ndikohet negativisht nga a faktorë komplekse, ku mbizotëron largimi i grup-moshave nën 18 vjeç nga vendi. Vitin e kaluar një kanal i ri emigracioni me gomone për në Britaninë e Madhe, nxiti emigracionin e të rinjve, të pashoqëruar me familje. Gjithashtu presionet në tregun e punës janë rritur nga mungesa e punonjësve kështu që shumë të rinj të joshur nga ofertat në tregun e punës, po mënjanojnë arsimin e mesëm.

Një studim i fundit i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal vë në dukje se Shqipëria ka përqindjen më të madhe të braktisjes së hershme të arsimit në Rajon.

Të dhënat krahasuese tregojnë se në vitin 2021 gati 17 për qind e popullsisë së moshës 18-24 vjeç nuk ishin as në arsim dhe as në trajnim. Kjo përqindje e lartë e 20 vjeçarëve pa asnjë angazhim në arsim ishte gati tre herë më e lartë se mesatarja europiane. Në Bosnje vetëm 4.7% e të rinjve 18-24 vjeç nuk ishin as në arsim as në trajnim, në Malin e Zi, 6.7% në Maqedoninë e Veriut 4.6% dhe në Serbi 6.2%.

Numri i atyre që largohen herët nga arsimi ka rënë në shumicën ekonomive të Ballkanit Perëndimor në 2021 dhe kryesisht mbetet nën mesataren e BE-së (9.7% në 2021), përveçse në Shqipëri ku fenomeni mbetet i lartë dhe me rritje në krahasim me vitin 2020.

Megjithëse të gjithë vendet e Ballkanit vazhdojnë përpjekjet për të përmirësuar programet e arsimit në nivelin e mesëm të lartë dhe të lartë, pjesëmarrja e të rriturve në arsim dhe trajnim mbetet e ulët në të gjithë rajonin.

Në Serbi, 4.8% e popullsisë se moshës 24-65 vjeç mori pjesë në trajnim në vitin 2021, që është shkalla më e lartë e pjesëmarrjes në rajon, pavarësisht se ende mbetet prapa BE- së (10.8%), ndërsa në vendet e tjera është shumë e ulët.

Mungesa e mundësive për arsimim e të rriturve dhe të mësuarit gjatë gjithë jetës ndikon në punësim dhe për rrjedhojë në mundësi më të mira për punësim në popullatën e rritur.

Mungesa e të mësuarit në vazhdimësi pengon rritjen e qëndrueshme ekonomike dhe adoptimin e modeleve të reja të zhvillimit, përhapjen e teknologjisë dhe zhvillimin ekonomik duke u kujdesur për mjedisin./Monitor

58 mijë nxënës më pak në një dekadë: Arsimi i mesëm po “braktiset” nga pamundësitë ekonomike dhe emigracioni Read More »

Berisha lëshon ‘bombën’: Ja arsyeja e vërtetë pse Anglia nuk e heq ‘non gratën’

Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë deklarata të forta, ku është shprehur se ka në dorë shkresat e autoriteteve britanike në lidhje shpalljen e tij non grata.

I ftuar në emisionin e Çim Pekës, Berisha tha se do të bëjë publike shumë shpejt shkresat ku thuhet se non grata nuk mund të hiqet për shkak se bie reputacioni i institucioneve britanike.
“Çështja shkon deri aty sa thuhet nuk ia heqim dot se na bie reputacioni. Komunikimi me qeverinë britanike është transparent, ka një sistem serioz transparence. E thotë shkresa: “Të mos ia heqim se na bie reputacioni”.

I kam të gjitha dokumentet, do t’ua paraqes shqiptarëve. Ata janë transparentë, janë shtet ligjor. Unë i kam të gjitha, do t’i bëj publike. E lash se ishte fushata, por do t’i bëj publike”, ka thënë Berisha.

Berisha lëshon ‘bombën’: Ja arsyeja e vërtetë pse Anglia nuk e heq ‘non gratën’ Read More »

Rishfaqet në skenë Xhoana Nano, dhe duket në superformë (foto)

Janë shkëputur prej vitesh dhe tashmë, e kanë rindërtuar jetën e tyre në Vjenë të Austrisë.

Por së fundi bashkëshortja e ish- kryeministrit Fatos Nano, Xhoana, është rikthyer në atdhe ku ka festuar dhe 50 vjetorin e lindjes.

Ka qenë artistja e njohur shqiptare e make up-it, Lili Ismaili që ka postuar në llogarinë e saj në “Instagram” një foto të zonjës Nano ku e uron për ditën e saj të lindjes.

“Happy birthday. Koha ka ndaluar për ty”, shkruan ajo në krah të fotos, dhe vërtet, kjo është e para gjë që i shkon ndërmend çdokujt kur shikon këtë foto: Vitet duket sikur nuk kanë asnjë efekt mbi të!

Xhoana dhe Fatos Nano lidhën kurorë në 9 nëntor 2002, pas ndarjes së tij nga bashkëshortja e parë, Rexhina.

Rishfaqet në skenë Xhoana Nano, dhe duket në superformë (foto) Read More »

Ylli Merja paralajmëron personat që vuajnë nga alergjia: ‘Kujdes nga polenat e rrapit dhe plepit, këto janë oraret më të rrezikshme’

Mjeku Ylli Merja tha se personat që janë alergjik duhet të bëjnë shumë kujdes ndaj poleneve të plepit dhe të rrapit, bimë të cilat janë mbjellë në shumë rrugë të Tiranës.

I ftuar në “Good Morning Albanians”, Merja tha se këto polena përhapen më tepër në ajër pas orës 10:30 ndërsa mëngjesi dhe pasditja vonë nuk janë shumë problematike.

“Ka plotë rrugë në Shqipëri, sidomos në Tiranë që janë mbjellë pemë rrapi. Polenet e saj dhe ato lulet e saj kur zhvishen lëshojnë ca si gjemba të cilat, sidomos kur të fiksohen nëpër qepalla japin kruarje të forta të syve, irritime skuqje e me radhë. Kjo bimë është një ngacmuese.

Kur mund të ecin njerëzit në këto rrugë, ku ka rrape? Mëngjesi dhe darka janë ideale, se nga ora 10:30 e me pas polenet lundrojnë në ajër, dhe për alergjikët është e tmerrshme. Edhe plepi është ngacmues, ai ka një push të bardhë që bëhet shumë problematik”,-tha Ylli Merja.

Ylli Merja paralajmëron personat që vuajnë nga alergjia: ‘Kujdes nga polenat e rrapit dhe plepit, këto janë oraret më të rrezikshme’ Read More »

Grupi i famshëm refuzon bashkëpunimin me Luizin

Të ftuar këtë episod të ‘Lancio’ ishin djemtë e grupit ‘Urban Band’. 4 artistët sapo kanë publikuar këngën e tyre të parë me videoklip. Për të folur për suksesin e ‘Në çdo hap’ dhe gjëra që nuk i dinim rreth tyre, çunat kanë zbuluar shumë në këtë intervistë për TAR.

Ata thanë se e kanë synim për t’u bërë pjesë e “Big Bropther Vip 3”, teksa thanë se nuk mund të ketë bashkëpunim mes tyre dhe Luiz Ejllit në muzikë, pasi nuk janë e njëjta rrymë.

Është e vështirë për ta të ruajnë një marrëdhënie të mirë mes tyre dhe të mos krijohen konflikte?

“Është pak e vështirë. Në qoftë se ke një miqësi me njëri-tjetrin, gjen një synim përfundimtar dhe ti do punosh vetëm për atë, gjërat e tjera janë shumë të vogla. Por dhe zihemi, jo më larg se dje u zume. Zihemi kur vonohet dikush.”
A do të bëheshin çunat pjesë e spektaklit më të ndjekur në Shqipëri ‘Big Brother VIP’ në edicionin e tretë?

“E kam synim të bëhem pjesë e ‘BBV 3’. Unë kam qenë fans i ‘Big Brother’ gjithmonë. Nuk kam studiuar ‘Big Brother-at’ nëpër botë sepse mendoj se filozofia është ndryshe. Luizi nuk është po e njëjta rrymë që ne kemi.

Luizi është mik i joni. Unë kam patur fatin të bashkëpunoj me të në Shkodër nëpër koncerte. Ne jemi mësuar që atë që arrijme ta marrim gjithmonë vetë. Ai është një artist shumë i mirë, ka merituar shumë kohë më përpara të jetë aty ku është tani dhe si djalë dhe si artist. Nuk duam të fitojmë në kurriz të dikujt tjetër sepse dhe nëse do bëjmë bashkëpunim do jemi ata çunat që bënë një bashkëpunim me Luizin.”

Grupi i famshëm refuzon bashkëpunimin me Luizin Read More »

Ronaldo i del në mbrojtje Luizit, thumbon Meridianin: Hajde gjejmë menaxherin e Deas se sa të rrish të vuash

Pak më parë, me anë të disa postimeve në InstaStory, Meridian Ramçaj ngriri dyshimet se “thumboi” sërish Luiz Ejllin, pasi ky i fundit tha se nuk janë miq bashkë.

“Zoti të dhëntë bereqet në tru”. “Përpiqu të jesh një vlerë, jo një sukses”, ishin këto dy postimet e Meridianit.
E teksa një reagim nga Luizi nuk ka ardhur, këtij të fundit duket se i ka ardhur në mbrojtje Ronaldo Sharka.

Teksa ka ripostuar InstaStory-n e Meridianit, Ronaldo shkruan:

“Meridian filozofi. “Zemra e thyer” së shpejti në çdo librari nga Meridian Ramçaj”.

Ronaldo nuk e lë me kaq, pasi në një tjerër postim shprehet:

“Qyqja Meridiano. Unë kështu statusesh kam parë kur njerëzit janë ndarë nga e dashura ose i dashuri. Çke, o bir? Hajde me lalin tënd gjejmë se kush është menaxheri i Deas se është më interesante sesa të vuash.”

Sa i përket deklaratave të Ronaldos, nuk ka ardhur një reagim nga Meridiani.

Ronaldo i del në mbrojtje Luizit, thumbon Meridianin: Hajde gjejmë menaxherin e Deas se sa të rrish të vuash Read More »