Irina

E shkarkuan nga puna si tenor? Armaldo sqaron të vërtetën

Tenori dhe ish-banori i Big Brother VIP Albania, Armaldo Kllogjeri ka sqaruar sesi qëndron e vërteta për shkarkimin nga puna pranë Teatrit të Operas dhe Baletit.

I ftuar mbrëmjen e sotme në “Më lër të flas”, Armaldo tha se u shkarkua nga institucioni pasi kishte mbaruar afati i lejes që kishte kërkuar, por do të rikthehet sërish.

“Jam ende pa punë në Institucionin e Teatrit të Operas dhe Baletit. Qëlloi një situatë dhe periudhë paksa e ndërlikuar se ishin zgjedhjet dhe nuk kisha mundësi të rifilloja përsëri. Duke qenë se kishte mbaruar afati lejes që unë kisha kërkuara, automatikisht drejtoria apo administrata zbatuan ligjin për të më pezulluar nga puna.”

Kur ke ndërmend të rikthehesh?

“Sapo të rihapet audicioni, do jem sërish në punë.”

E kupton ca të bëri Bigu, të la pa punë

“Për të arritur qëllimet në jetë duhet të sakrifikohesh. Qëllimi im të njihesha më shumë në publik që kishte një shikueshmëri të jashtëzakonshme, por edhe për të përçuar disa vlera familjare apo njerëzore që nuk po i përmend sepse besoj janë vënë re brenda shtëpisë”-tha Armaldo.

E shkarkuan nga puna si tenor? Armaldo sqaron të vërtetën Read More »

Këngë me Luiz Ejllin? Maestro ‘plas’ deklaratën epike

Tenori dhe ish-banori i Big Brother VIP Albania, Armaldo Kllogjeri u pyet sonte në “Më lër të flas” nëse ka kërkuar bashkëpunim me Luiz Ejllin.

Armaldo, i njohur si Maestro tha se kjo nuk është e vërtetë, madje mes tyre nuk ka pasur fare komunikim.

A është e vërtetë që i ke kërkuar Luizit një bashkëpunim?

“Nuk është e vërtetë se ne nuk kemi komunikuar fare me njëri tjetrin. Unë pres që Luizi të kërkojë bashkëpunim me mua, jo unë me Luizin.”-tha Armaldo.

Pagesa që ti merr për një koncert është 10 mijë euro?

Këngë me Luiz Ejllin? Maestro ‘plas’ deklaratën epike Read More »

Tan Brahimi shfaqet me sy të nxirë dhe zbulon si qëndron e vërteta

Tan Brahimi zgjodhi emisionin ‘Glamour Zone’, për të dhënë intervistën e tij të parë pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP.
Ai vendosi tu përgjigjej të gjitha pyetjeve ngacmuese të moderatores Ester Bylyku, një ndër të cilat lidhej dhe me një aksident që kishte ndodhur pak dite më parë, por mbeti enigmë për publikun.

Aktori i humorit, përgënjeshtroi se kjo ndodhi në koncertin e Luiz Ejllit në Kosovë.

Ester Bylyku: Je përfolur shumë në portale kohët e fundit për një aksident që të ka ndodhur gjatë qëndrimit tënd në Kosovë, e më konkretisht në koncertin e Luizit. Madje po të shoh edhe syrin e nxirë. Çfarë ka ndodhur?

Tan Brahimi: Natën e daljes nga Big Brother dola me shoqërinë dhe konsuamuam alkool, por unë nuk pi asnjëherë. Mua më rrëshkiqi këmba, më doli shpatulla nga vendi, u nxita te syri dhe një pjesë e krahut. Kjo ndodhi përpara se të shkoja në Kosovë. Dua të sqaroj se në koncertin e Luizit, shkova sepse më ftoi klubi ku ai këndonte.

Isha me familjen. Njerëzit u afruan për foto dhe ma dhanë dorën shumë fort, më doli prap shpatulla nga vendi. Mu desh të shkoja në spitalin e Kosovës, dhe postova një foto me humor.

Tan Brahimi shfaqet me sy të nxirë dhe zbulon si qëndron e vërteta Read More »

Së shpejti pjesë e ekranit? Ish-banorja e BB VIP zbulon planet për të ardhmen

Ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, Efi Dhedhes, është gati për t’u bërë pjesë e botës së televizionit. Kjo dëshirë është shprehur nga ajo edhe kur ishte brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, e mesa duket tani po pret ofertat.

Ajo ka bërë së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj, ku dikush e ka pyetur:
“A do të shohim së shpejti me ndonjë program televiziv?”.

Efi është përgjigjur: “Në pritje, në pritje të gjërave të bukura.”

Së shpejti pjesë e ekranit? Ish-banorja e BB VIP zbulon planet

Një person e ka pyetur në se në cilin program televiziv e sheh më shumë veten. Kësaj pyetjeje, Efi i është përgjigjur duke thënë:

“Nuk është se e shoh veten në një program për të më inspiruar. Thjesht unë jam një natyrë që do doja diçka me humorin, ose nga ana tjetër një gjë sentimentale. Më pëlqen shumë t’i dëgjoj njerëzit, të zgjidh një problematikë pse jo, t’i ndihmoj pse jo. Ajo është gjëja që bëj me kënaqësinë më të madhe”.

Së shpejti pjesë e ekranit? Ish-banorja e BB VIP zbulon planet për të ardhmen Read More »

Ledri Vula banor i Big brother Vip 3? Këngëtari zbulon si qëndron e vërteta

Në një intervistë, këngëtari i famshëm shqiptar Ledri Vula tregoi nëse do të ishte pjesë e Big Brother Vip 3.

Ledri Vula organizoi një mbrëmje me miqtë dhe kolegët e tij për promovimin e albumit të ri, “1 G.O.A.T për ty” teksa u pyet nëse do të jetë një banor i edicionit të tretë të BBVA.
Ai tha se do të ishte një eksperiencë e lehtë por shtoi se nuk është intrigant.

“Se di, ndoshta do më donin shumë, ose s’do më donin hiç.

Të tregoj të drejtën në BB do ta kisha pas të lehtë sepse jam tip introvert, po intrigat, lojërat e fjalët… e kështu, s’jam i tillë.“- u shpreh kengetari.

Ledri Vula banor i Big brother Vip 3? Këngëtari zbulon si qëndron e vërteta Read More »

Olsa Muhameti: ‘Lidhjen e mban s*eksi’

Diferenca ideale e moshës mes dy partnerëve ka qenë temë diskutimi këtë të premte në “Më lër të flas”.

Autorja Olsa Muhameti u shpreh se nuk është dashuria ajo që ka rëndësi në një marrëdhënie por edhe marrëdhëniet seksuale.
“Është pak klishe të themi është e rëndësishme dashuria, nuk e mban vetëm dashuria një marrëdhënie e mban edhe seksi. Nëse e merr partnerin si Dua Lipa 14 vite më të madh do të çedosh te kjo pika kryesore. Nëse ke një partner 14 vite më të madh, detyrimisht do të çedoje kjo pjesa e seksit.”- tha Olsa.

Olsa Muhameti: ‘Lidhjen e mban s*eksi’ Read More »

Rama nuk kursen as të vetët: Kemi nga ata që kanë marrë gjithçka nga PS, por turpëruan familjen tonë

Kryeministri Edi Rama, takimin e radhës e ka zhvilluar me qytetarët në Durrës, duke i falënderuar për mbështetjen e dhënë më 14 maj.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama u shpreh se niveli i ekonomisë do të pësojë ndryshime, duke shtuar se pavarësisht se Partia Socialiste ka bërë gjëra për të cilat ai nuk është krenar, ka ende shumë punë për të bërë në të mirë të qytetarëve.

“Ne kemi hyrë në një borxh shumë të madh duke i kërkuar votën njerëzve dhe duke i kërkuar të na besojnë ne se vetëm me ne shkohet përpara. Ajo që kemi marrë prej tyre është një sfidë shumë e madhe, e jashtëzakonshme”, u shpreh ai.

Megjithatë Rama nuk la pa shigjetuar as figurat nga radhët e Partisë Socialistë, edhe pse pa përmendur emra u shpreh se ka pasur edhe nga ata që kanë marrë detyra të larta, por nuk kanë mbajtur përgjegjësitë që u takojnë.

Më tej Rama tha: “Kemi bërë gabime. Kemi bërë edhe gjërat për të cilat unë nuk jam krenar dhe do të dëshiroja shumë që të mos i kishim bërë. Nuk flas për ju që jeni këtu, as për Anin, as për Entonin. Flas për udhëheqës të Partisë Socialiste. Flas për njerëz që kanë marrë gjithçka nga PS, por i kanë dhënë kosto në të gjithë këto vite. Flas për njerëz që kanë marrë detyra të larta, drejtimin e agjencive të rëndësishme dhe kanë turpëruar besimin dhe mbështetjen, flamurin tonë, familjen tonë”.

Rama nuk kursen as të vetët: Kemi nga ata që kanë marrë gjithçka nga PS, por turpëruan familjen tonë Read More »

‘Shpërthejnë’ ndjekësit pas deklaratës së Bled Manes: Borën e duam në çdo stinë

Me siguri e mbani mend se sa herë Bled Mane ka ironizuar Kiara Titon në “Big Brother VIP”, ku thoshte se ajo do të jetë si Bora Zemani, të ketë karrierën e saj etj.

Gazetari ngrinte një paralele mes Borës dhe Kiarës duke krahasuar eksperiencën e kësaj të fundit në “Big Brother” dhe ndikimit që ky format pati te Bora një vit më parë, pa qenë pjesë e tij.

U bë viral një moment kur ai në dhomën e rrëfimit tek jepte nominimet me ironi tha se donte të nominonte Bora Zemanin e më pas u vetëkorrigjua duke thënë se ishte Kiara ajo që donte të nominonte.

Së fundmi, Blendi ka ndarë një foto me Borën në Instagram duke thënë se “Borën e duam në çdo stinë” dhe e ka shoqëruar më hashtagun “unike”.

Kjo nga një pjesë e fansave është parë edhe si ironi ndaj Kiarës, duke shperthyer ne komente.

‘Shpërthejnë’ ndjekësit pas deklaratës së Bled Manes: Borën e duam në çdo stinë Read More »