Irina

Artan Hoxha sqaron një herë e mirë përfshirjen e tij në historinë e Xhisiela Malokut: Më duhej prova…

Ka sqaruar edhe një herë pozicionin e tij dhe përfshrijen në ngjarjen e Xhisiela Malokut Gazetari investigativ, Artan Hoxha thotë se ai e dinte edhe më parë historinë, por atij i ka interesuar deri në momentin që në media është denoncuar përfshirja e deputetëve të PS-së dhe kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

“Historia më ka interesuar deri aty ku mund të jenë përfshirë politikanë. Është përfshirë deputeti, Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së.

Ky ishte denoncimi që doli në media. Shkoj për të bërë verifikimet, për fat në policinë e Fushë Krujës qëlloi që i njihja drejtuesit, dhe ato qe pyeta në Prokurori dhe mora vesh cila ishte ngjarja. Është dhunuar një vajzë që ka bërë kallëzim, dhe ka pasur problematika sepse në momentin që është bërë kallëzimi është pezulluar oficeri. Më duhej prova që të fajësoja ata lart, nuk isha angazhuar në asnjë televizion, thjesht mora vesh implikimin e zyrtarëve”, është shprehur ai.

Artan Hoxha sqaron një herë e mirë përfshirjen e tij në historinë e Xhisiela Malokut: Më duhej prova… Read More »

Publikohen foto nga e shkuara, “Kur s’kishe bukë të haje, sa u bëre kurvë”, reagon Genta e BB

Ajo është një nga personazhet e Big Brother më të përfolura ndër vite.

Për këtë Genta Gjalpi ka investuar duke bërë nga postimet më provokuese , të cilësuara sit ë ekzagjeruara nga ndjekësit t e saj. Genta ka ndarë një foto të vjetër në Instagramin e saj dhe një prej ndjekësve I ka lënë një koment ofendues.

‘Me mir ta shkruash te kjo foto skam pas buk me hanger deri sa fillove me lujt rolin e bitchit”, i shkroi ai.

“Po pse ta them kur un kam pas me henger me pi,e me plotsu qefet e mia gjith jeten”, ia ktheu ajo si gjithmonë me sportivitet.

Image

Publikohen foto nga e shkuara, “Kur s’kishe bukë të haje, sa u bëre kurvë”, reagon Genta e BB Read More »

Ja kush është ‘Elvis Roshi’ i dytë i Edi Ramës/Foto

Kryetar i i Partisë Socialiste në njësinë 3, figuron me 3 emra dhe i dënuar me 7 vite burg në Itali. Kjo nuk është hera e parë që zyrtarët e lartë socialistë dalin të dënuar në shtete e tjera për krime të rënda, si dhe të kenë ndryshuar nga 3 herë emrin.

Denoncimi i qytetarit është bërë publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha në facebook.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri:
Njeriu me tre emra; Marjels/Mariel/Artan Kroj Skroj, që u arrestua në flagrancë, është i dënuar me 7 vite në Greqi, mik i Kallam Dështakut dhe xhan i Brisit! sb

“Përshëndetje doktor. Kryetari i PS i njesise 3 i arrestuar dje ka qene i denuar ne Greqi me 7 vjet burg për trafik nderkombetar droge. Emrin e ka pas Marjels Kroji, pastaj Mariel Skroj dhe tani nderruar ne Artan Kroi. Ka qene aktiv shume me PS se eshte me origjine nga Korça dhe i njoh mire. Ka pas nderhyrje dje dhe nga Klotilda Bushka dhe nga prokuroret per ta liruar”

Ja kush është ‘Elvis Roshi’ i dytë i Edi Ramës/Foto Read More »

Zbulohet SMS e Xhisielës për Eni Vasilin: Kalova në depresion! Nuk di si dy femra arritën…

Xhisiela Maloku dha pardje dy intervista për dy nga televizionet më të ndjekura në vend, Top Channel dhe Tv Klan.

Por teksa po qëndronte në studion e TV Klan, Xhisiela duket se u pendua për intervistën e dhënë për gazetaren Eni Vasili në Top Channel, dhe nuk i kurseu as kritikat “live nga studio e “Opinion”.

“Intervista ime e vërtetë është kjo në Klan, Top Channel më ka nxjerrë deklaratat jashtë kontekstit”, deklaroi Xhisiela.

Gazetarja Vasili reagoi menjëherë duke u shprehur se Xhisiela dha edhe një intervistë tjetër për një gazetar të Top Channel, por Eni Vasili vendosi të mos e transmetojë duke thënë se Xhisiela kishte dhënë intervistë duke lexuar nga një deklaratë që kishte në letër.

Shqetësimin për intervistën e dytë, nga e cila pretendon se ka kaluar në depression, Xhisiela e ka komunikuar edhe përmes një mesazhi, të transmetuar në rubrikën “Fol me psikologen”.

Aty ajo kritikon ashpër si Eni Vasilin dhe Anila Hoxhën, duke thënë se e intervistuan si të ishte në hetuesi. “Jam ndjer si nën presion dhe në gjendje shumë të rëndë emocionale me ndërhyrjet e njëpasnjëshme të gazetares tjetër Anila Hoxha”, shkruan ndër të tjera Xhisiela, duke pranuar se në intervistën e parë për Top Channel ishte ndjerë rehat. Mesazhi i publikuar nga GSH:

Zbulohet SMS e Xhisielës për Eni Vasilin: Kalova në depresion! Nuk di si dy femra arritën… Read More »

Ja si ka qene ne moshen 15-vjecare Rike Roci/Foto

Nuk kishit parë 15 vjeçare kaq sexy. Dhe është pikërisht vajza e njohur shqiptare, Rike Roçi ajo që ka hapur arkivat. Me anë të një fotoje të vendosur në kornizë, ish banorja e Big Brother na ka surprizuar me pamjen e saj në adoleshencë.

‘Unë 15 vjeç’ shkruan Rikja në postimin e saj ku duket një bionde shumë sexy, që kishte në gjak pozat sensuale. Nga ajo që shohim sot, duket se bukuroshja ka qenë e njëjta prej kohësh me ndryshim të ngjyrës së flokut.

Image

Ja si ka qene ne moshen 15-vjecare Rike Roci/Foto Read More »

Ditë e mirë apo e keqe, çfarë ka parashikuar horoskopi për ditën e sotme

Dashi
Kujdesuni për shëndetin dhe vendosni rregull në jetën tuaj. Ekzistoni mundësia që të fitoni para përmes burimeve të paparashikuara. Ju mund të merrni një surprizë të këndshme nga partneri juaj.

Demi
Do të shijoni kënaqësinë e kohës së lirë. Investimet në aksione dhe fonde të përbashkëta do të sjellin përfitime afatgjata. Miqtë do t’jua ndriçojnë ditën, duke planifikuar diçka emocionuese për mbrëmjen.

Binjakët
Kaloni një mbrëmje me miqtë, pasi do t’ju bëjë shumë mirë. Nuk është koha e duhur për të ndarë ndjenjat dhe sekretet tuaja me njerëzit e afërt. Përgjithësisht parashikohet një ditë e qetë.

Gaforrja
Shëndetit duhet t’i jepni prioritet. Një mik i vjetër mund t’ju telefonojë në mbrëmje dhe të sjellë kujtime nostalgjike. Duhet të kaloni kohë me të dashurit tuaj për të njohur dhe kuptuar njëri-tjetrin më mirë.

Luani
Do ta keni të vështirë të përqendroheni në punën tuaj, për shkak të ndonjë problemi të lehtë shëndetësor. Parashikohet një periudhë me shumë propozime për pune. Teknikat dhe aftësitë tuaja të komunikimit do të jenë mbresëlënëse.

Virgjëresha
Kontratat e reja mund të duken fitimprurëse, por nuk do të sjellin fitime sipas planit. Mos merrni vendime të nxituara kur bëhet fjalë për çështjen e parave. Koha e mirë për të hyrë në një aleancë të re.

Peshorja
Sytë kurrë nuk gënjejnë dhe sytë e partnerit tuaj do t’ju tregojnë diçka të vërtetë dhe të veçantë sot. Jo një ditë shumë e mirë për të udhëtuar. Sa u përket parave, tregoni më shumë kujdes!

Akrepi
Jini optimistë dhe shikoni anën e ndritshme. Përmirësimi i financave do t’ju lejojë të bëni blerje të rëndësishme. Do të merrni një ftesë të rëndësishme nga burime të papritura.

Shigjetari
Është koha për të rifreskuar miqësitë tuaja të vjetra. Pas një faze të vështirë, dita do t’ju habisë me diçka të bukur në punë. Sot ju do të jeni plot ide të mira dhe do të kuptoni se të gjitha premtimet e marra në martesën tuaj ishin të vërteta.

Bricjapi
Suksesi është padyshim i juaji, nëse bëni ndryshime thelbësore në jetën tuaj. Në jetën bashkëshortore do të përballeni me konfuzion nga ana e partnerit tuaj. Mos krijoni grindje në çift!

Ujori
Mos hezitoni të shprehni pikëpamjet tuaja në punë. Përmirësimi i financave është i sigurt. Një ditë plot lumturi në çift. Ju do të jeni në gjendje të krijoni marrëveshje të rëndësishme që ju sjellin shumë përfitime.

Peshqit
Besimi do të jetë pika juaj më e fortë sot. Magjia dhe personaliteti juaj do t’ju ndihmojë të bëni disa miq të rinj. Puna juaj do të vlerësohet shumë dhe dashuria do të jetë në rrugën e duhur.

Ditë e mirë apo e keqe, çfarë ka parashikuar horoskopi për ditën e sotme Read More »

Eli Fara nuk e njeh plakjen, e bukur si 18 vite më parë (Foto)

Edhe pse një jetë në skenë, vitet kalojnë, Eli Fara vazhdon të mbetet më e bukur edhe se në të 20-at e saj. Këngëtarja shqiptare ka arritur t’i mbijetojë tregut edhe në ditët e sotme ku çdo ditë sa vijnë e shtohen këngëtare të reja.

Së fundmi këngëtarja e njohur ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” disa foto të 18 viteve më parë. Në to shfaqet këngëtarja me flokët e gjatë e të drejtë si gjithmonë dhe me nje fustan me rripa.

Sic e shihni koha për të duket sikur ka ndaluar sepse ajo edhe sot kur i ka kaluar të 50-at është po aq e freskët dhe e bukur si 18 vjet më parë. Eli Fara ka publikuar disa foto nga spektakli “12 ëndrra të një nate vere” ku ka performuar 18 vite më parë, ndërsa ka etiketuar producenten Vera Grabocka.

Rezultate imazhesh për foto eli fara

Eli Fara nuk e njeh plakjen, e bukur si 18 vite më parë (Foto) Read More »

MIKPRITJA SHQIPTARE

Shkruan: Zymer MEHANI

-Çaste të paharrueshme nga vizita në Familjen REXHA…

Tani më dihet se vlerat kulturore janë tepër të rëndësishme për një popull, janë tregues të kulturës, personalitetit, identitetit të një kombi. Çdo vend duhet të ruajë, të vlerësojë traditat, normat, kulturën e kombit të tij. Karakteristikë e shqiptarëve dhe me vlerë të madhe, veç të tjerash është edhe mikpritja. E një mikpritje të tillë e përjetuam sot, më 9 janar 2017 në Familjen Rexha. Është kjo një familje me tradita kombëtare që dha dhe bëri shumë për Kombin tonë. Konkretisht është Familja e të paharrueshmit, Komandantit të UÇK-së Abedin Rexha-SANDOKANI-T. Ne sot vërtet u ndjemë mirë në këtë Familje, ku me dorë në zemër na pritën e nderuara zonja Sanije (bashkëshortja e Dëshmor Abedinit) dhe çuni i Sanijes dhe i Abedinit, SOKOLI.

Populli ynë thotë se i ndershmi di të të nderojë. Po, s’ka dilemë, kjo është e vërtetë. Respekti, nderi, ngrohtësinë që gjetëm në këtë familje dhe nga këta njerëz do të na mbetet gjatë në kujtesën tonë. Të bëhej zemra mal kur e dëgjoje zonjën Sanije duke diskutuar për atdheun dhe kombin. Të kaplonin dhe emocionet kur e shikoje SOKOLIN, në sytë e të cilit shihnim figurën e Abedin REXHËS…… Vërtet emocionet tona ishin të përziera me dhimbje dhe krenari….sepse jemi njerëz dhe nganjëherë s’mund të qëndrojmë, por u nënshtrohemi emocioneve.

S’po e zgjas më shumë, sepse për Familjen Rexha ka çfarë të thuhet me ditë të tëra, por në emrin tim dhe të dy miqve të mi z. Murat Fetahu dhe Prof. Enver Llumnica, shoqes sonë të idealit, kësaj motre shqiptare dhe djalit të saj, SOKOLIT, me dorë në zemër u themi: Zoti ju dhashtë mirëqenien dhe Ju faleminderit për pritjen që bëtë për ne.

Poezi: Zymer Mehani

NË FAMILJEN REXHA

1.

Si duhet atdheu dhe kombi,

Nëse doni ta mësoni,

Ju lutem, mos vononi,

Në FAMILJEN REXHA Shkoni!

2.

Nëse doni të kuptoni

Çfarë është NDERI dhe BESA,

Ju lutem, mos hezitoni,
Shkoni në Familjen Rexha-

Portë e hapur për mikun,

Emër i lavdishëm nderi dhe krenarie.

Vatër e Heroit,

Shembull atdhetarie.

3.

Nëse doni ta dini

Ç’është MIKPRITJA E BESA SHQIPTARE

Ju lutem, shkoni, shkoni Te  Rexhajt-

Te kjo Familje e madhe-

Emër që s’pat frikë,

Me zemrën çelik,

Kështjellë e dëshmorit,

Besëlidhje e malësorit.

4.

Nëse doni ta dini

Si duhet Kosova dhe Nënë Shqipëria,

Ju lutem, rendni e shkoni

Te MOTËR Sanija-

Tmerr për armikun

Dhe dridhje për tradhtinë,

Besnike e Komandant ABEDINIT,

Shqipe, gjeraqinë.

E betuar me besa-besë,

Në Pushkë të SANDOKANIT,

Burrneshë me gjithë zemër

Motër e NUHI LUANIT.

5.

Nëse doni ta dini

Si duhet Liria dhe Flamuri

Ju lutem, sa më parë shkoni,

Te trim SOKOL BURRI-

Te Familja e tij shkoni,

Të kaluarën ta mësoni

6.

Dje, në stinën e trazuar,

Me gjëmba e shpuar,

Me therra e përgjakur,

Me dhembje e përflakur.

7

E sot, plot krenari

Shembull i qëndresës

Për mua dhe për ty

8

Dje, në ditët plot stuhi,

Nën çati t’shtëpisë reja e zezë vërtitej,

Jua përmbysi bukën e kripën

nga mllefi i pabesisë

9

Ju, FAMILJE ATDHETARE

I hapët kraharorët para tytave të barbarit,

Mburojë dhe istikam iu bëtë vatanit,

Derdhët gjak dhe zjarrin në grusht e shtrënguat,

E plumbat e gjaksorëve i shkritë nëpër duar

10

Kundër jush hapën zjarr

çetnikë të urrejtur me disa tradhtarë

11

Ju, FAMILJA REXHA,

Me trimëri dhe guxim,

Armiq dhe tradhtarë,

Të atdheut tim,

Me turp i dëbuat,

I shporrët në pakthim.

Sot me ju jem’ krenarë,

Ju do Kombi im.
Me respekt të veçantë: Zymer Mehani, Besianë/njekomb

MIKPRITJA SHQIPTARE Read More »