Arbnora Dobraj është gjetur disa ditë pas denoncimit si e zhdukur nga nëna dhe vëllai i saj. Lajmi është dhënë nga autoritetet maqedonase të cilët i kanë dorëzuar vajzën familjarëve të 22-vjeçares nga Kosova.
Burime të Agjencisë së lajmeve Zhurnal jozyrtarisht tregojnë se Arbnora Dobraj para pak çastesh është dorëzuar tek autoritetet kosovare pra pranë familjes së saj të cilët ishin vënë në kërkim të saj pas informacioneve që ajo kishte kaluar kufirin.
Ndonëse nuk janë zbuluar ende arsyet e largimit të saj nga shtëpia, familjarët e dinin se ditën që ajo kishte dale nga shtëpia, kishte pasur një takim pune e më pas nuk ishte kthyer në shtëpi. Pas disa ditëve ajo kishte nisur një porosi tek familjarët e saj se ishte shëndosh e mirë mirëpo nuk kishte zbuluar vendndodhjen. Për të gjetur Arbnorën, ishte vënë në lëvizje vëllai dhe i fejuari i saj e më pas përmes autoriteteve policore ajo ishte zbuluar se kishte kaluar kufirin drejtë Maqedonisë.
Ajo u shfaq e dobët, e nëse do e masje me sy nuk do i jepje më shumë se 40 kg.
“Jam dobësuar 12 kilogramë që pas publikimit të kësaj ngjarjeje. “Jeta ime është bërë traumatike”. Këto ishin fjalët e Xhisiela Malokut në intervistat e dhëna dy ditë më parë në media, ku ajo nuk ngurroi të dilte me zë e figurë dhe të përgënjeshtronte denoncimet e bëra po prej saj në adresë të ish-të dashurit për dhunë.
Xhisiela u paraqit mjaft e dobët dhe e zbehtë, krahasuar me disa foto e video të publikuara po prej saj para pak kohësh në rrjetet sociale, në të cilat ajo dukej krejt ndryshe. Trëndafila, gota vere, udhëtime, foto të shkrepura në ambiente komode, varëse të shumta floriri në qafë dhe veshje që kalojnë standardin e studentëve të tjerë me prindër buxhetorë, janë disa prej fotove të Xhisielës.
Mesa duket, 25-vjeçarja, e rritur jetime me të motrat dhe vetëm të ëmën të punësuar, ka pasur mbështetje te të afërm të saj, të cilët e kanë ndihmuar që të ndjekë studimet e larta në degën Shkenca Politike në një universitet privat, e më pas edhe masterin. Të paktën kështu pohoi vetë ajo, duke mos përmendur në asnjë moment si mbështetës të mundshëm financiar ish-të dashurin e saj, djalin e deputetit të PS-së, Rrahman Rraja. Jeta e Xhiselës mori kthesë pas publikimit të pak ditëve më parë në media, të denoncimeve të njëpasnjëshme të saj ndaj ish-të dashurit, Rexhep Rraja.
E gjendur në trysninë mediatike, deklaratave politike, por, siç duket, edhe të kërcënimeve të mundshme ndaj saj, Xhisela vendosi të dalë me zë e figurë dhe të mohonte gjithçka. Ajo çka ekspertët psikologë konstatuan, ishte pozicioni disi vetëmbrojtës i saj para gazetarëve, me përgjigje mjaft mekanike, të paramenduara dhe aspak spontane.
Gjuha e trupit shfaqte lëvizje dhe mimika që nuk korrespondojnë me logjikën verbale dhe as me situatën e dhunës së dokumentuar tashmë me prova nga Prokuroria dhe ekspertët e Mjekësisë Ligjore. Xhisela duket se shmangu me koshiencë të plotë lotët dhe përjetimin e asaj çka ka denoncuar vetë nëpër komisariate dhe u fokusua vetëm tek ajo çka donte të përcillte.
Më vëmendje mjaft të madhe ndaj pyetjeve të gazetarëve, ajo çka u përpoq të vinte në dukje dhe ta ripërsëriste disa herë ishte se “kam ardhur me vullnetin tim të lirë”, “kjo që them unë është e vërteta”, “nuk jam kërcënuar”. Xhisela pranoi se ishte koshiente për atë çka vinte më pas në rast të një dëshmie të rremë, duke ngulmuar se ish-i dashuri i saj është i pafajshëm.
Madje, ajo shkoi më tej, teksa theksoi se shenjat e cigareve në trupin e saj i kishte bërë vetë. Por, me gjithë tentativën për t’u shfaqur e qetë dhe për të mos rënë pre e emocioneve dhe ngarkesave psikologjike, ajo u “dorëzua”, duke braktisur studion televizive kur gazetarët e ballafaquan me provat dhe të dhënat e dosjes.
21% e familjeve shqiptare blejnë artikuj konsumi me listë në dyqane. Sipas anketës së Bankës së Shqipërisë për gjendjen financiare dhe huamarrjen e familjeve, blerja e mallrave me pagesë të vonuar nga dyqanet është një zërat kryesorë të borxhit të familjeve shqiptare.
Gjithsej, familjet që kishin një hua për të paguar në gjysmën e parë të këtij viti përbënin 28% të totalit të familjeve të anketuara, peshë kjo e njëjtë me vitin e kaluar.
Qëllimet kryesore të huamarrjes së familjeve janë blerja apo riparimi i pronave, zhvillimi i biznesit dhe konsumi. Vlerësimet e Bankës së Shqipërisë tregojnë se ngarkesa me borxh është e përballueshme. Për 77% të familjeve kësti mujor i huasë zë më pak se 30% të të ardhurave mujore, raporton SCAN TV.Raporti prej 30% mes këstit të kredisë dhe të ardhurave është afërsisht kufiri që përdoret nga bankat në përcaktimin e aftësisë paguese të familjeve për të marrë kredi.
Duket se familjet shqiptare nuk kanë ndonjë prirje për të rritur huamarrjen, pavarësisht se statistikat tregojnë një rritje të vazhdueshme të kredisë për individë. 62% e familjeve kanë deklaruar se nuk parashikojnë të marrin hua gjatë pjesës së mbetur të këtij viti.Vrojtimi i Bankës së Shqipërisë është kryer mbi një kampion rastësor prej 1210 familjesh, ku rreth 56% jetojnë në zonat urbane dhe 44% në zonat rurale të vendit.
Fjalimi i rrallë i Fan Nolit në Lidhjen e Kombeve në 10 shtator 1924 dhe pyetja e përfaqësuesit të 400 milionë kinezëve: – A s’më thoni hirësi, ç’popullsi përfaqësoni?
Sot është 135-vjetori i lindjes së Fan Nolit, kolosi i kulturës shqiptare, atdhetar, demokrat, burrë shteti, klerik i lartë, poet, shqipërues, publicist, historian e muzikolog. Është një ndër personalitet më të rëndësishme të historisë së Shqipërisë. Kemi zgjedhur një ndër fjalimet e tij më të famshme, atë të 10 shtatorit 1924 në Lidhjen e Kombeve, atje ku mahniti përfaqësuesit e gjithë botës me oratorinë e tij e ku e bëri Shqipërinë e 1 milion shqiptarëve të njohur në gjithë botën.
Në ditët e punimeve të sesionit të Lidhjes së Kombeve është botuar në shtypin e kohës, në disa vende, por kryesisht fjalimi i tij u evidentua fuqishëm, madje edhe me komente, në faqet prestigjioze të “New York Times”, në “Gazette de Lausante” dhe në “Daily Telegraph”. Oratori shqiptar që ka ditur të flasë me mjeshtëri në mbledhjet e voçkëla të Shqiptarëve t’Amerikës në kishat t’ona në metingje të ndryshëm, në Parlamentin e Shqipërisë e në mes të Shqiptarëve, Fan Noli që paraqiti mir’ e bukur Willsonin e Amerikës, ai që i bëri njerëzit të përloten në Vlorë për Avni Rustemin, shkon në Lidhjen e Kombeve dhe këtu flet sikur t’ishte në shtëpinë e vet. Këtu ai mban një nga fjalimet e tij më të bukur, më të zgjuar, aq sa fletorja “Gazette de Lausante”, me plot arsye e quan “një fjalim infiniment spiritual, të hollë sa s’bëhet më!”.
Fjalët tona në këtë rasë janë të tepërta. Arsyetimet e Fan Nolit, Fuqija e Fjalës së tij volkanike të rrëmben osh e s’të lë ta komentosh, se i humbet bukurinë. Ay, sikurse e quan një gazetë e madhe e huaj, e lëçiti me një forcë logjike aqë të fortë Ungjillin e vëllazërimit të botës, sa që diplomatëve të huaj u mbeti fryma. Bota e jashtme pa atëhere se Shqipëria e Vogël 500 vjet ndënë Turkun e shtypur dhe e dërmuar kombëtarisht, kishte burra të mëdhenj. Të huajt dëgjuan një oratori burri, fjala e të cilit ra si bombë, sikurse thotë haptas “Daily Telegraph-i”. Dhe përfaqësuesi i 400 milionë kinezëve që dëgjonte me vëmendje Nolin e një milion shqiptarëve duke mos ditur se ç’popullsi ishim ne, e pyeti Nolin:
– A s’më thoni hirësi, ç’popullsi përfaqësoni?”.
Noli i përgjigjet:
– Një milion, por mos harroni se janë një milion shqiptarë.
Shqipëria e voçkël tregoi se kishte një burrë të madh. Raca jonë dëftoi haptas se ruante një fuqi kryemendje në gjirin e sajë.
Shikoni pra si flet Shqiptari, Demostheni ynë në Lidhjen e Kombeve. Aq e rrjedhshme është fjala e tij, aq lirisht flet ky në këtë kuvend, sa që njeriu kur e lexon kujton se Peshkopi flet në ndonjë mbledhje shqiptarësh. Por jo! Fan Noli i flet ajkës së botës diplomatike botnore, me ca shprehje si të apologjisë së Sokratit që na ka lënë Platoni e me një zgjuarsi që rrallë fort vihet re. Lexojeni fjalën e tijë, adhurojeni, mësojeni përmendësh. Ja tek e keni Fan Nolin, që po ju flet me zërin e tij engjëllor.
(Në fillim flet Z. Motta)
Kryetari M. Motta: Para se të kërkoj leje t’i flas Asamblesë, Folësi i fundit Imzot Fan Noli, i pari delegat i Shqipërisë, mar nderin ta përshëndosh si kryeministër dhe kryetar të qeverisë shqiptare. Shqipëria si dhe Svicra, është një shtet i vogël, dhe përfitoj nga khjo rasje të shtoj se tërë shtetet anëtarë të Lidhjes së Kombeve janë të njëshmë para ligjit. (Duartrokitje).
Imzot Fan S. Noli (Shqipëria).
Duke Rishikuar punën që ka mbaruar Lidhja e Kombeve në këto pesë vjetët e jetës së sajë, kam frikë se edhe unë i nxehti paqedashës do t’i ngrehë duart përpjetë në dëshpërim dhe do të thresë:“Më mirë të kemi luftë se sa fjalë të mërzitshme për paqe”. Ç’kemi bërë për paqe? Ç’po bëjmë tani në këtë Asamble? Ajo që është bërë në të pesë vjetët çlodhet në paqe, në paqe të përjetshme e kyçur në dosjet e vjetra të sekretariatit dhe ruhet me kujdes prej atijë të mirit gentleman, Sekretarit të Përgjithshëm të Lidhjes së Kombeve. Është e vërtetë se Lidhja ka bërë disa shërbime të vogëla për paqën përgjithësisht, dhe veçanërisht e shpëtoi Shqipërinë prej copëtimit, duke shiguruar kështu paqe dhe urdhër në Ballkan.
Si e dini Shqipëria ishte një kaçkë e fortë për të thyer dhe m’e rëndë për ta ndarë, kështu që Lidhja e Kombeve me mençuri vendosi të mbetet atje ku është të njomet lirisht në detin Adriatik. Po thuamëni zoti Sekretar i Përgjithshëm përse refuzoni t’i jepni Shqipërisë një hua, me të cilën të mund të ngrihet në këmbë? Tuntni kokën? Shumë thoni?
Mirë do të zbres me elegancë në shumën e matur prej 200.000.000 frangash. Tundni kokën? Ahere jam gati të hyj në marrëveshje për një shumë më të vogël, thuaj 100.000.000 franga. Kërkoj ndjesë. Doni të thuani që nuk më takuat kurrë në jetën tuaj dhe që nuk do të muntni të më huani një dhjetësh? Ahere merrni kërkesën t’ime për një hua dhe vereni në dosjet e vdekura të Sekretariatit dhe kyçeni mirë, po mbyteni sigurisht para se ta varosni në nekropolin t’uaj se munt të ngjallet prej të vdekunëve.
Ndofta Sekretari i Përgjithshëm kish në mend të thotë që nuk kish dëshoron të hyjë në marrëveshje për hua me një guvernë kryengritëse, pa një parlament si atë që kryesohet prek të përunjurit prift. Po e dini se ç’është parlamenti?Pa fjalë e dini. Po do të kuptohet më mirë, kur t’ju yjem, se çmendoj për të. Parlamenti është një sallë ku mblidhen politikanë pa shport që bënë prova operate në trupin e gjallë të racës së vetë. Një sallë plotë me gaz të helmuar. Gazi mbytës, gazi që sjell lot, qeshje tangoje dhe gjithë gazet e tjerë, me të cilët u lëftua luft e fundit që t’u jepte fund tërë luftrave dhe të vendoste paqë, paqen për të cilën bëjmë fjalë.
Po, e që shkelni këmbë, jemi gati të bëhmë zgjedhje të ra, dhe ta bthresim atë plagë, atë fatkeqësi të madhe, atë superticje të mallkuar parlamentin pas dy ose tre vjetësh qeverimi atëror. Do të kini mirësinë atëherë zoti Sekretar i Përgjithshëm, pas tre vjetësh të më jepni huan prej 400 000 000 frangash të cilën m’u zotuat disa minuta më parë? Thuani “jo”? Përse? E dinja.
Ahere, mirë, le të flasim për paqe. Më duket se nuk lemi asgjë më të keqe se sa të bëjmë këtë. Thom “Më duket” se dua që të gjithë juve të dini që kam qenë shumë vjet në Amerikë, në Boston, një qytet diku në Irrlandë plot me 0′ Connors dhe 0′ connelis dshe fitzgeralds. Të gjithë folës të mirë, folës fort të mirë, të cilët bashkë me Irrlandezë të tjerë prej qytetesh të tjerë të Irrlandës bëjnë të tërë të folurit në fushata elektorale t’Amerikës. Do të dëshironja që sivëllezërit e nderuar të Republikës Irrlandeze të kishin sjellë këtu ca nga këta folës trima të flisnin e të flisnin për vdekje për punën e paqes.
Nuk është për të çuditur që Amerikanë, gjermanë dhe Rusë nuk janë të paduruar të hyjnë në Lidaje. Duket që nuk çmojnë fjalët tona. Donë më mirë për bemërin e Perëndisë zoti Kryetar. Pse nuk pushoni këtë të folur dhe të më jipni atë huan prej 500 000 000 frangash që mu zotuat para se të nis të flas.
Tani që ju përgjigja në pyetjen e parë “Ç’ka bërë Lidhja e Kombeve në pesë vjetët e fundit?”. Munt të vij në çështjen e dytë dhe të fundit: Ç’po bëjmë tani në këtë asamble? Përgjigja është fare e lehtë. Do ta gjeni te Shekspeare-i. “Fjalë, fjalë, fjalë” domethënë në inglishten popullore erë të nxehtë. Kjo është gjithë puna. O është një përrallë e thënë prej një idioti plot me bujë dhe tërbim pa kurrfarë kuptimi”.
Ç’është përfundimi i gjithë këtyre bisedimeve të mençme e të thella mi çarmatimin dhe traktate arbitrazhi? Çështjet ju referian një komisioni, o co; o ju referoj një nënkomisionit i cili do ta raportojë në komisjon. Dhe ky përfundimet do tja paraqitë ndonjë konference që do të mbahet ndo një herë në të pritmen. Kjo konferencë do tja raportojë këtë çështje përsëri një komisioni . Ky do ta referojë në nënkomision. Ky përsëri në Komision Dhe ky me radhë e me radhë në Konferencën. Konferenca do ta pasojë me një votë të njëzëshme e cila do ti referohet Këshillës së Lidhjes së kombeve e cila do të shfaqë një lutje të përbashkët në i Madhi Perëndi në qiell. Pasi të shkojnë çështjet përmes këtij rrotullimi poetik të konferencave dhe kundër-konferencave, të raporteve dhe kundër raporteve dhe këshillave, më në fund do ti referohet Sekretarit të Përgjithshëm të Lidhjes i cili do t’i kyçë me kujdes në dosjet e pashpirt të Sekretariatit dhe do t’i mbajë këto për brezat e arthmë.
Kështu e tërë puna do të mbarojë si mbarojnë gjithë flluskat prej sapuni. Dhe of! Fjalët e bukura dhe fjalët e gjëmuara dhe stërgjëmuara, të cilat do ti shoqërojnë këto rezoluta dhe ato lutje! I dua, i dua, “Si erën e pellgut dhe si të kërmave të të vdekurve të pambuluar që molepsin erën”. Për këtë arsye po jap këtë fjalë sot.
Nër kohë që po mendojmë për fuska le të më jipet leje të bëj disa vërejtje për mi fuskën më kolosale që prodhoj historinë moderrne: Kuptoj pallatin e Dwes-it. Po është pikërisht një fuskë? Jo është një lidhje fuskash, e mërzitur, e koklavitur, diabolike, dhe infernale. Është më tepër se një fuskë, është një superfuskë. Po nuk duhet të trembeni nga kjo. Do të mbarojë si dhe fuskat e tjera që ngjallëm këtu. Është fort e koklavitur kjo punë. Mund ti shigurojë ndo një fron nënkryetari auktorit të shënuar po kam frikë se do të sjellë vetëm disa miliardë çpagime për Francën dhe për Belgjikën. Këta të dy shtete shpresojnë të nxierrin me anën e tij disa miliardë dhe miliardë. Unë uroj që të munden t’i marrin, po është një fatalitet. Ajo superfuska e gjeneralit Dawes s’ka veç të referohet Lidhja e Kombeve.
I dashuri im Sekretar i Përgjithshëm, Ju lutem gatuani një vënt të thatë, fort të thatë, në dosjet t’uaj të vdekura se si dini, mr Dawes është Amerikan dhe Amerika është një vend i thatë (pa të pira) qoftë se prej kohe në kohë, me mënyra të nëndheshme, njomet, njomet me të vërtet shumë, vetëm me shaka… . Me përpjekjet mirëdashëse të çizme sjellësve (kontrabandistëve).
Duke folur për fuska përsëri më vjen në mend ajo huaja e bekuar 600 000 000 për të cilat kryetari i nderuar i kësaj Asambleje dhe Sekretari i Përgjithshëm i dashur m’u zotuan të më japin për Shqipërinë disa minuta më parë. Tani kjo hua është një fuskë paqeje, një fuskë paqeje fort e shëndoshë. Jo nuk është fuskë aspak. Atë që desha të thosha ish: Do të forcojë paqen në Ballkan. Mund të gatisë udhën për të realizuar Konfederatën Ballkanike, Po nuk ka një dobi të flasim për të. Zoti Sekretar i Përgjithshëm, merre në dosjet e pashpirt të mekropolit t’uaj.
Pasi u përgjigja të dy pyetjeve që më ishin bërë më mbetet tani të nxjerr përfundimin të cilin do ta bisedoj në formën e dy pyetjeve të reja. Pikësëpari, nga çkoqitjet që u dhanë më parë, a e vlen barra qeranë që të kemi një shoqëri të kombeve? E dyta, në rast që e vlen, cila do të jetë methoda për t’i arrirë qëllimit që është paq e përbotshme? Pyetjes së parë do ti përgjigjem: Po. Edhe Shoqëria e Kombeve të jetë një ëndër, një utopi që i bën skeptikët të buzëqeshin dhe të shtrembërojnë buzët, kjo (Shoqëria e Kombeve) duhet të qëndrojë atje si një sfidë kundër lavdisë groteske militariste. Kjo duhet të qëndrojë atje si një vërtetim solemn i dëshirës së përbotshme për paqe. Kjo duhet të qëndrojë atje gjer sa bukuria e sajë, fisnikëria e sajë, shpirita njerëzore e sajë, nevoja e domosdoshme e qënies së sajë të kuptohen nga gjithë bota. Pse fundi i fundit me gjithë mungesat që ka sot për sot, kjo meriton të pritet me këto fjalë.
“Verreite Doch. Du bist so choen!
” Oh! Qëndro, ti je kaq e bukur!
Pse të jemi kaq pesimistë? Aspirata për paqe, janë kudo, kjo është e padyshimshme, ndryshe nuk do të kishim komedin e fuskave dhe superfuskave të paqes që na kanë mbuluar. Kjo vjen nga shkaku që popujt dëshirojnë paqen. Që burrat e shtetit, politikanët e servirin kohë pas kohe, fuska arbitrazhi, fuska çarmatimi, fuska sigurimi dhe superfuska shpërblimi.
“Po paqia nuk do të vijë prej traktateve, këto janë të destinuara të hidhen shpejt a von në shportë. Paqia do vijë nga shkollat. Duhet t’u mësojmë fëmijve që vrasja toptan është po ashtu një gjë kriminale sa edhe vrasja e veçantë. Duhet t’u mësojmë se perënditë t’ona të bajrakeve janë burimi i gjithë të këqijave, të cilat shekuj me radhë po e mundojnë njerëzinë. Duhet tu mësojmë se ka veç një perëndi të vërtetë, që duhet ti shërbejmë. Perëndia e njerëzisë, Perëndia e të gjitha tribuve. Duhet tu mësojmë të bëhen anëtarë të nderçmë të super-shtetit që duhet të përmbledhë të gjitha tributë. Të bëhen qytetarë fisnikë të federatës së përbotshme e cila është në realizim e sipër, e cila do të realizohet me doemos. Kur djemtë tanë do të kenë mësuar këto të vërteta, atëhere do të kemi vetëm çarmatosjen morale e cila duhet të bëhet më parë nga çarmatosja matëriale, po do të kemi bashkëpunimin e vërtetë e të gjithë fiseve të botës për paqen, përparimin dhe mbarë vajtjen ndërkombëtare, të cilat s’janë tjetër veç sende që vijnë rrotull subjektit.
“Po para se të vijnë atje, le ta njohim një herë se jemi që të gjithë bajrak të egër sa kohë që i bëjmë kurbane njerëzish Moloh-ut të tribusë. Oh! I vritni, i varni. Ndiqini në të katër anët e botës këto perëndira barbare dhe anthropofage që kanë mbushur historinë e njerëzisë me kaq vuaje, me kaq urrejtje, me kaq rrënime, me kaq tmerr, me kaq gjak me kaq frikë. Ah! Do ti kapim gjakatëratë e vjetër! Vështroni sytë e njerëzisë që vuan pas rrënimeve të luftës së përbotshme. S’ka dhimbje mbi dhimbjen e sajë, asnjë theori nuk do të ishte tepër e madhe për të shpëtuar djemtë tanë nga luftra të reja dhe lot të reja.
“Përpara o shokët e mij, bota është gati për ungjillin e ri. Flamuri i Shoqërisë së Kombeve është më fisniku që është ngritur gjer më sot! Ushtarët e sajë janë më trimat që ka nxjerrë bota gjer tani. Qëllimi i sajë është maja e përparimit të njerëzisë. Shpirti i Willsonit, ati dhe profeti i sajë na udhëhiq. Mundimet janë të mëdha, po shtrini kurajën t’uaj gjer në pikën e fundit dhe nuk do të venë mundimet kot”.
Ribotuar nga Ismail Mal’ Osman në vitin 1944
Mbledhur nga Lefter Lame Dilo
Shënim:
Materiali është i zbardhur me dialektin e përkthyer në gjuhën e kohës kur ka ndodhur ngjarja, ku dhe është botuar në shqip. Redaksia ka ndërhyrë në momente të veçanta për të rregulluar shenjat e pikësimit, me qëllim që të kuptohet mirë ideja e fjalisë.
Vendimi për shpalljen e gatishmërisë së plotë luftarake të Ushtrisë së Serbisë mbetet në fuqi.
Se kur do të tërhiqet dekreti, vendimi do të merret pas vlerësimit të përbashkët me kryetarin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar për rts ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin.
Ai ka shtuar se vendimi për shpalljen e gatishmërisë luftarake do të jetë në fuqi derisa të vlerësohet “se sa dhe në ç’masë janë zvogëluar kërcënimet”.
Shpalljen e gatishmërisë më të lartë luftarake të Ushtrisë së Serbisë është gjatë vizitës së presidentit të Kosovës Hashim Thaçi në Ujman.
Vulin ka thënë se KFOR-i e ka ditur në tërësi se çfarë po ndodhte në Liqenin e Ujmanit, por po shtiret të mos ketë pasur njohuri.
Gjendja e vështirë e Çamërisë, asnjëherë nuk i stepi çamët si burrat dhe gratë për t’i dalë zot vendit të tyre. Ja se çfarë shkruan ne letrën e tij Hamdi Bej Filati, komandat i fuqive vullnetare të Çamërisë, drejtuar Ismail Qemalit dhe Qeverisë së Përkohshme të Vlorës më 27 dhjetor 1912.
“Çamëria është lënë pa ushtarë e pa municione. Ka tetë ditë që po luftohet deri brenda në qytete. Në vend të shumë burrave me famë nga populli që dhanë jetën, po shtrëngohen gratë të rendin në luftë. Ndihma që qe shpresuar nga vëllezerit tanë të Gjirokastrës e të Beratit, nuk na erdhi.
Kështu Çamëria, nga lajmet e fundit që na erdhën s’andejmi, është shkelur prej armikut. Në fund, komanda e Armatës së Perëndimit ka pranuar, mbas përçapjeve tona të shpeshta, të dërgojë ndihmë për të nxjerrë prej dorës së armikut Prevezën, që i qe dorëzuar me arsye. Mirëpo, për ç’arsye s’dihet, vendimit të Komandës së Perëndimit është duke u kundërshtuar nga Komanda e Janinës.
Duke parë se atdheu i dashur ndodhet në këtë gjendje, me 9 të këtij muaji erdha në Gjirokastër në emër të Çamërisë, simbas autorizimit zyrtar të Komandës së Armatës së Perëndimit. Ju raportoj, gjendjen e Çamërisë që ndodhet në agoni dhe pres këtu në zyrën telegrafike të më jepni mendimin tuaj”.
Një vizitë e gjerë nëpër trojet shqiptare , do të më bëj mirë , por gjithashtu do të më bëj të kuptoj se sa është përafërsisht numri i varrezave ilire në trojet shqiptare . Udhëtimi në këtë pjesë të Ilirisë , ku kanë jetuar më parë fiset ilire të Dardanëve , Paionëve , Epirotëve , Ardianëve , Taulantëve etij ., gjithashtu do të shuante kureshtjen time për varrezat ilire .
Eshtë e pamundur , që të mos ketë varreza të karakterit ilir në trojet shqiptare . Thjesht është e pamundur . Nëse një varr (çfarë do lloji) ka simbole pagane (shembull konkret dielli) , atëherë padyshim se është varr i një iliri .
Në Ballkan janë zbuluar shumë varre , të cilat janë me qindra e mijëra vjet të vjetra . Por nuk duhet të harrojmë sepse nëntoka jonë ilire , mund të ketë edhe shumë varre të tjera ilire , e që nuk janë zbuluar ende nga arkeologët shqiptar . Zbulimi i këtyre varreve dhe sendeve të popullatës së kohës , do të ishin një plus shumë i madh dhe do të ndikonte drejtpërdrejt në kulturën e lashtë ilire . Njëkohësisht , këto do të ishin trashëgimi do të ishin trashëgimi për shqiptarët .
Meqë jemi tek varret ilire në Ballkan , duhet të përmendim edhe llojet e varrimeve që bënin të parët tanë në atë kohë .
Njëri ndër varrimet më të shpeshta që kryenin ilirët ishte varrimi nën tuma (grumbull , tumulus) .
Ngritja e tumës mbi varrin e të ndjerit është zakon në të gjitha viset qysh në epokën e bronzit , ndërsa në epokën e hekurit kjo shndërrohet më pas në një rregullore të zakonshme , pavarësisht se nuk ishte e vetmja mënyrë varrosjeje në Dalmaci , në Mal të Zi , në Shqipëri e sidomos në Gllasinc të Bosnjës . Ajo që e bënte më interesante këtë zakon është se varret e personave të vdekur , kishin forma me madhësi të ndryshme në varësi të nivelit social .
Njëra ndër varrezat më misterioze të periudhës ilire , janë edhe varrezat në Vuksanlekaj , më konkretisht në Hot të Malësisë së Madhe .
Janë diku rreth 30 varre të gdhendur në gurë , të larta prej 1 metri deri 1,50m të kthyera me kokë nga perëndimi . Gdhendja është bërë në pjesën e përparme dhe të pasme , si edhe në vet pllakën mbuluese . Këto varreza janë të vjetra deri 800 vjet , por ato mund të përkojnë më të lashta .
Në to gjen të gdhendura simbole nga më të ndryshmet , si të femrave të stolisura , me parzmore , kryqa që janë të lidhur me simbole të tjera , kryqi i trefishtë , hëna e plotë , gjysmëhëna , dielli , ylli gjashtëcepësh , rrathë ciklike , trekëndëshi , katrorët , shkop barinjsh , elemente nga bota shtazore dhe bimore , nëna me foshnje , fëmijë pa kokë etj . Disa nga këto simbole kanë qenë edhe simbole pagane të ilirëve . Nga kjo , mund edhe të themi se këto janë varre ilire .
Do të ishte mrekulli , nëse këto varre do të zgjonin interesim tek historianë , studiues dhe arkeologë sepse këto varre janë shumë të rralla dhe banorët e Vuksanlekajt i kanë ruajtur më së miri këto varre për 200 vjet . Kjo mund të jetë një pasuri e trashëgimisë sonë kulturore . Të gjitha sendet tona të lashta janë shpirti i lashtësisë sonë .
Ndërkohë … Ka edhe raste kur një stuhi shiu apo një fenomen natyror nxjerr një mori të vërtetash për një popull të lashtë sikur populli ynë . Këto janë vërshimet e gati dy viteve , të cilat vërtetojnë se në Tetovë , më saktë në fshatin Shipkovicë ka gjurmë të varrezave ilire . Kur ne jemi të mirë me popullin e tokën tonë , atëherë edhe zoti na e shpërblen me pasuri të madhe të trashëgimisë sonë kulturore .
“Nga pamjet e vërshimeve të 4 gushtit 2015 është vërejtur edhe një varr , i cili ka bërë kureshtar jo vetëm banorët , por edhe shumë vizitor të tjerë ” – shkruan Abdullah Mehmeti nga Universiteti Shtetëror i Tetovës .
Ka të dhëna se në këtë hapësirë , në vitet e 60-ta është gjetur edhe një rrasë me mbishkrim dhe gjetje të tjera arkeologjike , të cilat nga bashkëpunëtorët e pushtetit komunist sigurisht kanë përfunduar në Beograd . Nga kjo përfundojmë se një pjesë e madhe e gjetjeve ilire janë në dorë të sllavëve .
Po pra popull pellazgo-ilir . E shihni , nëntoka e Shqipërisë etnike , frymon vetëm në gjuhën dhe jetën e të parëve tanë . Harresa historike ç’rrënjësohet atëherë kur zoti e kupton se shqiptarët , duhet të zbulojnë rrënjët e tyre të vërteta . Mos e lejoni që sllavo-grekët të grabisin më shumë tokën e pasur pellazgo-ilire . /ikvi.at
Une jam shqiptar Kosove sepse stergjysherit e mi kane dhene shpirtin per kete vend . Une jam shqiptar kosove sepse stergjysherit e mij nuk shihnin kufij mes Shqiperise. Une jam shqiptar kosove sepse e kam njohur çdo element te masakrave te tmerrshme te bera mbi vellezerit e motrat e mija kosovare !
Une jam shqiptar kosove sepse respektoj Haxhi Zeken, Hasan Prishtinen, Isen e madh, Azem e Shote Galicen, Sulejman Vokshin, Idriiz Seferin, Bedri Pejanin, Ahmet Deline, Shaqir Smaken e shume te tjere.
Ata jane heronj per mua !! Ata kane nje gjak me mua !!! Une jam shqiptar kosove sepse Adem Jashari, Zahir Pajaziti e shume te tjere, luftuan per te njejtin flamur, sepse ne shpirtin e tyre ishte i njejti vrull si burrat e qemoti !!!
Une jam shqiptar Kosove sepse kurre nuk do te pranoj qe historine te ma beje ndonje burracak Enver apo Enverush, sido u quajt, Albert , Hashim apo diçka tjeter.
Une jam shqiptar kosove sepse gjaku nuk behet uje, sepse gjakun edhe pse une jam nga Kolonja e kam te njejte me çdo shqiptar kosove !!
E kete nuk e ndalon askush !! Nuk prishet e perçudnohet historia sepse disa tuafer ( me qellim) duan te ngrene pengesa e biles edhe”arme” moderne duke ndezur armiqesi mes te njejtit komb.!!
Nuk dua te di nese ne pushtet eshte Edi apo Lulzimi (sepse per çeshtjen kombetare nuk ka te majte e te djathte, nuk ka as flamuj politike), por ate qe s’mundet ta ndaloje askush nga keta BURAT me nje R eshte te qenit shqiptar, te menduarit bashke, te ecurit bashke, drejt nje historie qe do apo s’do Enverushi eshte e perbashket !!
Historia nuk eshte loder, nuk eshte telekomande ku çdo kush mund te shtype stacionin qe deshiron, por eshte identitet, pasion, ndjenje, eshte gjak, eshte e mbetet HISTORI !!
Ndaj shpesh eshte me mire te heshtesh se te broçkullisesh !! Hesht Enverushke eshte me burrerore se te hollosh zerin e te besh si burre !
Ti nuk behesh kurre burre duke mohuar historine !! Une e kuptoj se te jesh pushtetar si keta, nuk te intereson identiteti kombetar, por kjo s’do te thote se ne, njerezit e thjeshte duhet te hapim rruge, e te lejojme keta pseudoshqiptare te hapin goje e te nxjerrin te vjella antikombetare !!
Historine e bejne burrat e jo gjysme burrat !! Une jam shqiptar kosove dhe i tille do te mbetem !!!
Ndaj Enverusherit dhe gjithe çeta pas tij duhet te kafshojne gjuhen nese nuk u pelqen, duhet ta bejne me zorr, sepse fatin e shqiptareve te Kosoves nuk e vendos askush tjeter perveç historise qe ka dritheruar çdo shtepi ne ate toke !!
I ndjeni klithmat ? I ndjeni vuajtjet ? po masakrat , vrasjet, ndyrsite , i ndjeni ???
E pra ato jane shpirtera, shkuan per te qene te lire, e jo per tu drejtuar nga askush qe per interesa personale shpik, mohon, hedh poshte, shkel identitetin, siç po bejne ca nga pushtetaret xhepa plote e shpirt te boshatisur !!!
Une jam shqiptar kosove e kete s’ma ndalon askush !! Historia eshte per burrat e jo per dallaveraxhinjte !!