Irina

Shpartallohet LSI, Manjani del hapur kundër Metës dhe bën paralajmërimin alarmues: Deklaratat e Presidentit janë shqetësuese!

Lëvizja Socialiste për Integrim po shpartallohet dita-ditës, teksa po dalin kundër njëri-tjetrit edhe njerëzit më të afërt të partisë. Vetë themeluesi i kësaj partie, Presidenti Ilir Meta, duket se ka humbur besimin e njerëzve përeth, të cilët janë lodhur nga skandalet, vjedhjet dhe krimet e tij.

Ilir Meta është kthyer në njeriun më të urryer kohët e fundit për shqiptarët, grekët, por edhe më gjerë der i në Bruksel, për shkak se po mban peng marrëveshjen e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë. Për këtë arsye, ka dalë kundër Metës edhe ish-ministri i Drejtësisë, njeriu i LSI, Ylli Manjani.

Meta tha dje në një intervistë për “Zërin e Amerikës” se është dakord me kryeministrin Edi Rama për paktin me Greqinë për kufirin detar dhe cështjet e tjera të vjetra që po diskutohen në paketën mes dy vendeve, por marrëveshja duhet të kalojë në Kuvend në momentin që të ngrihet Gjykata Kushtetuese, pasi aktualisht ky institucion është jashtë funksionit për shkak të përjashtimeve që kanë ardhur nga vettingu.

Kjo gjë ka shqetësuar ish-ministrin Manjani, i cili në një postim në Facebook, shkruan se deklarata e Metës është shqetësuese dhe se presidenti nuk duhet të presë Gjykatën Kushtetuese për një proces fals negociatash.

Reagimi i plotë i Ylli Manjanit:

Është shqetësuese deklarata e Presidentit të Republikës që:”marrëveshja e detit me Greqinë të kalojë pas krijimit të Gjykatës Kushtetuese”… Presidenti si kryetar i shtetit, nuk ka pse të presë Gjykatën Kushtetuese për të denoncuar një proçes fallco negociatash, totalisht të diktuar nga qeveria Greke!

Ai proces diktati, i pranuar paturpësisht nga Qeveria jonë, ka prodhuar një draft marrëveshje dhe një hartë skandaloze që është shkëmbim i pastër territori. Jepet shelf continental për të marrë ujë me kripë!!

Presidenti, si përfaqësues i unitetit të popullit, duhet thjesht ta denoncojë këtë farsë dhe produktin e saj anti kombëtar. Në vijim Ai duhet të na sigurojë se nuk do të autorizojë nënshkrimin e asaj marrëveshje, pavarësisht ka apo jo Gjykatë Kushtetuese!

Autorizimi (Plotfuqishmëria) është detyrë kushtetuese e Tij, jo e Gjykatës. Ndaj ska pse të fshihet pas argumentit (jo të pa drejtë) që ska gjykatë, por të garantojë popullin Shqiptar që sdo lejojë shkëmbim territori me Greqinë!

Kaq i kërkohet të bëjë! Shqipëria dhe Greqia janë prej mëse 1 viti në një proces intensiv negociatash, për të arritur një marrëveshje për kufijtë detar dhe të tjera çështje që ndajnë të dy vendet.

Shpartallohet LSI, Manjani del hapur kundër Metës dhe bën paralajmërimin alarmues: Deklaratat e Presidentit janë shqetësuese! Read More »

7 vite bashkëjetesë, shihni si ia shprehte Rudina Magjistari dashurinë Edi Ramës/Foto

Proverbat që thonë se njeriu mund të dashurojë vetëm një herë në jetë, janë hedhur poshtë në shumë raste. Dhe ai që e vërteton më së miri këtë fakt është kryeministri Edi Rama, i cili njihet për disa dashuri publike, martesa, dhe ndarje.


Një ndër të dashurat e kryeministrit Rama ka qenë edhe moderatorja e njohur shqiptare, Rudina Magjistari. Lidhja e tyre nisi në verën e vitit 1999 dhe Rudina ishte 11 vite më e vogël se ai. Në një intervistë të 4 viteve më vonë, Rudina Magjistari rrëfen njohjen dhe ndjenjat e saj për Ramën.

“Jam e dashuruar me çdo gjë të tijën, edhe me defektet”, ka shprehur ajo.

Historia me Rudina Magjistarin, një ikonë e ekraneve në atë kohë, u bë shpejt një histori publike nga më të komentuarat në Shqipëri.  Rudina Magjistari u shfaq në videoklipin “Tirona” të Edi Ramës, realizuar nga Liri Begeja, në vitin 2003.   Në fushatën e vitit 2003, ata u puthën në skenë.

“Dashuria mund të lindë, mund të transformohet, mund të rilindë… Jeta është shumë e gjatë vetëm për një dashuri”- ka deklaruar Rudina Magjistari në atë kohë.


Lidhja e tyre ka zgjatur plot 7 vite, lidhje e bashkëjetesë, dhe u ndanë pa vënë kurorë./pamfleti

7 vite bashkëjetesë, shihni si ia shprehte Rudina Magjistari dashurinë Edi Ramës/Foto Read More »

Ja një “shpifje”: Rama i firmosi deputetit Alket Hyseni, resortin 11 mijë m2 në Himarë, për ta ndërtuar mbi tokë të vjedhur

Në raportin e “Taskë Forcës”, nuk publikoi vjedhjen 90 hektarë toka në Panaja, Mifol, Darëzezë  e deri në bregdetin e  Semanit, të zhvatura me falsifikime nga Pëllumb Petritaj e Artur (Genc) Shehu, nga të cilat ka marrë 12 hektarë, si “shpërblim”
Bëhet fjalë, për Alket Hysenin, i cili, pasi klani Rama, përzuri “pashain” Koço Kokëdhima, u bë “aga” i bregdetit Vlorë-Sarandë dhe po grabit në çdo milimetër.

Kujtojmë, që në vitin 2014, kryeministri “i vari mëlçitë e pronave në qafë”, duke e caktuar kryetar të “Taskë Forcës”, për zbulimin e tokave të vjedhura, kur vetë Alket Hyseni është krye-falsifikatori i dosjeve dhe kryehajduti i tokave në bregdet, së bashku me dy mafiozët Pëllumb Petritaj, në favor të të cilit, deputeti Hyseni, në raportin e “Taskë Forcës”, nuk publikoi vjedhjen 90 hektarë toka në Panaja, Mifol, Darëzezë  e deri në bregdetin e  Semanit, të zhvatura me falsifikime bashkë me Artur (Genc) Shehun, nga të cilët ka marrë 12 hektarë, si “shpërblim”.

“Shpifja” që po publikojmë sot, është kjo:

Me Vendim nr. 11, datë 7 qershor 2016 të KRRTSH, kryetari dhe kryeministri Edi Rama, ka miratuar lejen për ndërtimin e kompleksit turistik “Ionian Olea”, me vila e apartamente në bregdetin e Dhërmiut, mbi tokë bujqësore në plazhin e Drimadhes, ZK. nr. 1481, nr. 1481  dhe nr. 1739, kërkuar nga Mirela Papuli e Artan Dumi, si ndërtues.

Prapa këtij resorti, fshihet deputeti Alket Hyseni, me profesion “falsifikator e hajdut tokash”, mbasi dy parcelat me sipërfaqe 5 mijë m2 dhe 6 mijë m2 tokë bujqësore, janë prona të Zyrës ligjore private “Hyseni & Associates”, regjistruar në QKR, në janar 2006, në emër të babait të tij 80 vjeçar, Namik Hyseni, administruar prej Alket Hysenit deri në vitin 2014, kur u emërua drejtor i “Taskë Forcës për pronat në bregdet”, zëvendësuar nga kunati i tij Idajet Çelaj.

Sipas dokumenteve ligjore (vendim gjykate), toka 11 mijë m2, pronë e studios ligjore “Hyseni&Associates”, rezulton e përfituar nga deputeti Hyseni, me falsikim dosjesh pronësie, të pronarëve legjitimë.

Për t’i shpëtuar sekuestros së mundshme, kur të mos jetë ky pushtet hadutësh, me leje të qeverisë “Rama” dhe Vendim nr. 11, datë 7 qershor 2016, të KRRTSH, deputeti bëri tjetrësimin me klering (vila e apartamente), te firma ndërtuese  e resortit “Ionian Olea”.

Këto 11 mijë m2 tokë, që ka vjedhur deputeti Hyseni, kryeministri Rama e di që nuk është shpifje, por vjedhje me falsifikim dokumentesh, dosje false e shit-blerje fiktive, që kanë kaluar nga duart e Pëllumb Petritajt, tek deputeti Alket Hyseni, i cili është organizatori i gjithë këtij skenari vjedhjeje me falsifikim, mbasi kishte në dorë lejen dhe vulat e qeverisë./Pamfleti

Ja një “shpifje”: Rama i firmosi deputetit Alket Hyseni, resortin 11 mijë m2 në Himarë, për ta ndërtuar mbi tokë të vjedhur Read More »

Paolo Fox sapo dha parashikimin e fundit: Këto shenja Horoskopi sot duhet të kenë shumë kujdes

Astrologu Paolo Fox ka listuar shenjat që do të jenë më pak të favorizuara ditën e sotme nga yjet.

Peshqit/ Nganjëherë besoni se dhimbja juaj është unike, që brengat që përjetoni dhe situatat e vështira që jetoni nuk mund të kuptohen nga të tjerët. Por edhe nëse ka vështirësi, kjo është një kohë e mirë. Por ka disa ngatërresa që mund t’ju shtyjnë të bëni disa pyetje.

Ju po përpiqeni të kuptoni nëse ajo që ju po bëni vërtet ju bën të lumtur dhe është në gjendje t’ju kënaqë në të ardhmen. Tejkalimi i një vështirësie është i mundur, vetëm nëse keni një person simpatik në anën tuaj që mund t’ju tregojë dashuri. Në dashuri ka një gjendje pozitive astrologjike falë edhe aspektit të shkëlqyer të Venusit.

Ujori/ Ju po kaloni një moment të veçantë nga i cili duket i vështirë për të dalë, por horoskopi sot sinjalizon një shërim të mirë. Mundohuni të jeni më pozitiv dhe të mos derdhni këto tensione në dashuri.

Në fakt, ju jeni një shenjë shumë pozitive, e bukur dhe optimiste. Por kini kujdes në këtë ditë që të jeni të qartë. Mos kini një qëndrim të luhatshëm dhe jo miqësor që mund të krijojë siklet dhe konfuzion.

Dashi/ Duhet të kesh kurajo, veçanërisht nëse ke filluar kohët e fundit në nisma dhe projekte të reja. Në përgjithësi ju jeni një shenjë mjaft e drejtpërdrejtë dhe e guximshme dhe nuk i frikësoheni sfidave të reja. Ndonjëherë ju merrni një qëndrim të çuditshëm.

Preferoni të largoheni nga ata që nuk ju kuptojnë ju ose nga mjediset dhe njerëzit që nuk e konsiderojnë lartësinë tuaj. Por ky është një kusht i përkohshëm sepse nuk mund të qëndrosh i vetëm. Në dashuri do të rimëkëmbemi sidomos para fundit të vitit.

Paolo Fox sapo dha parashikimin e fundit: Këto shenja Horoskopi sot duhet të kenë shumë kujdes Read More »

Braçe nxehet keq me Ahmetajn: Është tallur… Ruçi: Ka qenë me shërbim në…

Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka sulmuar ministrin e Financave dhe të Ekonomisë, Arben Ahmetaj gjatë seancës së sotme parlamentare. Bëhet fjalë për një interpelancë të kërkuar nga Bracce lidhur me bilancin fiskal të Federatës së Futbollit, që në fakt është një çështje personale e deputetit me Armando Dukën.

“Kërkoj interpelancë për një çështje konkrete me interes publik. Kanë kaluar 2 javë dhe unë akoma pres. Është neni 80 i Kushtetutës jo pika 80 e dëshirave të mia. Kemi 6 muaj që komunikojmë me shkresa, me lejoni të them se përgjigjet që kam marrë janë tallje. Bëhet fjalë për ligjshmërinë fiskale të një institucioni të caktuar, për detyrimet që përcakton ligji për sportin që duhet të ishin arkëtuar në buxhetin e shtetit prej vitesh”, tha Bracce.

Kërkesës së Braçes i është përgjigjur kryeparlamentari Gramoz Ruçi, i cili e ka justifikuar ministrin Ahmetaj. “Është kthyer mbrëmë vonë ministri. Ka qënë jashtë shtetit për Eurobondin, ka qënë i ngarkuar. Kërkesa juaj do reflektohet”, u shpreh Ruçi.

Braçe nxehet keq me Ahmetajn: Është tallur… Ruçi: Ka qenë me shërbim në… Read More »

Në vështirësi nga zhgënjimi i qytetarëve, Rama zbulon një shpikje nga Izraeli…

Kreu i qeverisë, Edi Rama në përpjekje për të larguar vëmendjen nga skandalet dhe problemet e qeverisë, ka nisur të flasë sërish për reforma në sistemin arsimor. Këtë herë, Rama foli për krijimin e “Shkollës së Drejtorëve”. Shkolla e Drejtorëve, është një institucion i ri në sistemin arsimor në Shqipëri, që do të trajnojë rreth 3 mijë drejtorë dhe nëndrejtorë të arsimit parauniversitar.

Vendimi ka qenë i qeverisë, ndërkohë që Fondi Shqiptaro-Amerikan ka nënshkruar sot kontratën me autoritetet shqiptare. Fondi prej 6.2 milionë dollarë, do të ndahet për ndërtimin dhe zbatimin e këtij projekti. Shkolla e drejtorëve do të nisë shumë shpejt nga puna, ndërsa Kryeministri ka thënë se ky projekt do të bëjë të mundur që reforma në Arsim të thellohet dhe të shkojë më tej.

“6.2 mln dollarë sot për shkollën e drejtorëve, nuk e tregojnë vlerën e madhe të dijes që sjell fondi përmes këtyre tre ndërhyrjeve. Paratë në këtë rast, s’duhen për të ndërtuar mure dhe rrugë, por për të sjellë këtu një dije të sigurtë. Shkolla e drejtorëve është burim dijeje. Mund të gjenim paratë por jo dijen. Do të jetë operacion i rëndësishëm për reformën në arsim. Ndahet shkolla nga politika. Nuk është vetëm institucion, por është vendi ku fondi ka kaluar me ekspertizë ndërkombëtare. Kemi shumë drejtorë dhe nëndrejtorë të cilat nuk janë për këtë punë, por shkolla do të sigurojë metodologjitë më të mira të trajnimeve ndërkombëtare Këtë që ne bëjmë sot, bota e ka bërë shumë herë më parë. Nga Izraeli do të marrim një pjesë të rëndësishme të kësaj dijeje, aty është praktikë e konsoliduar. Vendi me mungesën më të madhe të burimeve natyrore, s’ka ujë, s’ka naftë, por e ka gjetur ujin dhe naftën duke investuar tek dija”, tha Rama.

Kryeministri foli edhe për merito-kracinë që ka pasuar në sistemin arsimor, pas ndryshimeve dhe reformimit. Rama tha se sistemi i ri i konkurrimit dhe provimeve, siguron që “djali i një ministri, të mos i marrë dot hakun djalit të një çobani”. Rama ka folur sërish për efektet e reformave të qeverisë në Arsim. Sipas kryeministrit, në këto 5 vite, është bërë e mundur sigurimi i librave më cilësorë, dhe është se është bërë e mundur që arsimi të ndahet nga politika.

Në vështirësi nga zhgënjimi i qytetarëve, Rama zbulon një shpikje nga Izraeli… Read More »

Xhisiela Maloku dorëzohet më në fund, ja çfarë ka pranuar vajza nga Fushë-Kruja…

Xhisiela Maloku, vajza 25-vjeccare nga Fushë-Kruja ka pranuar një fakt domethënës publikisht. Ajo pranoi se kishte humbur 12 kg që nga dita e publikimit të historisë së saj me djalin e deputetit të PS.

“Jam dobësuar 12 kilogramë që pas publikimit të kësaj ngjarjeje. “Jeta ime është bërë traumatike”. Këto ishin fjalët e Xhisiela Malokut në intervistat e dhëna dy ditë më parë në media, ku ajo nuk ngurroi të dilte me zë e figurë dhe të përgënjeshtronte denoncimet e bëra po prej saj në adresë të ish-të dashurit për dhunë.

Xhisiela u paraqit mjaft e dobët dhe e zbehtë, krahasuar me disa foto e video të publikuara po prej saj para pak kohësh në rrjetet sociale, në të cilat ajo dukej krejt ndryshe. Trëndafila, gota vere, udhëtime, foto të shkrepura në ambiente komode, varëse të shumta floriri në qafë dhe veshje që kalojnë standardin e studentëve të tjerë me prindër buxhetorë, janë disa prej fotove të Xhisielës.

Mesa duket, 25-vjeçarja, e rritur jetime me të motrat dhe vetëm të ëmën të punësuar, ka pasur mbështetje te të afërm të saj, të cilët e kanë ndihmuar që të ndjekë studimet e larta në degën Shkenca Politike në një universitet privat, e më pas edhe masterin. Të paktën kështu pohoi vetë ajo, duke mos përmendur në asnjë moment si mbështetës të mundshëm financiar ish-të dashurin e saj, djalin e deputetit të PS-së, Rrahman Rraja. Jeta e Xhiselës mori kthesë pas publikimit të pak ditëve më parë në media, të denoncimeve të njëpasnjëshme të saj ndaj ish-të dashurit, Rexhep Rraja.

E gjendur në trysninë mediatike, deklaratave politike, por, siç duket, edhe të kërcënimeve të mundshme ndaj saj, Xhisela vendosi të dalë me zë e figurë dhe të mohonte gjithçka. Ajo çka ekspertët psikologë konstatuan, ishte pozicioni disi vetëmbrojtës i saj para gazetarëve, me përgjigje mjaft mekanike, të paramenduara dhe aspak spontane.

Gjuha e trupit shfaqte lëvizje dhe mimika që nuk korrespondojnë me logjikën verbale dhe as me situatën e dhunës së dokumentuar tashmë me prova nga Prokuroria dhe ekspertët e Mjekësisë Ligjore. Xhisela duket se shmangu me koshiencë të plotë lotët dhe përjetimin e asaj çka ka denoncuar vetë nëpër komisariate dhe u fokusua vetëm tek ajo çka donte të përcillte.

Më vëmendje mjaft të madhe ndaj pyetjeve të gazetarëve, ajo çka u përpoq të vinte në dukje dhe ta ripërsëriste disa herë ishte se “kam ardhur me vullnetin tim të lirë”, “kjo që them unë është e vërteta”, “nuk jam kërcënuar”. Xhisela pranoi se ishte koshiente për atë çka vinte më pas në rast të një dëshmie të rremë, duke ngulmuar se ish-i dashuri i saj është i pafajshëm.

Madje, ajo shkoi më tej, teksa theksoi se shenjat e cigareve në trupin e saj i kishte bërë vetë. Por, me gjithë tentativën për t’u shfaqur e qetë dhe për të mos rënë pre e emocioneve dhe ngarkesave psikologjike, ajo u “dorëzua”, duke braktisur studion televizive kur gazetarët e ballafaquan me provat dhe të dhënat e dosjes./ PANORAMA

Xhisiela Maloku dorëzohet më në fund, ja çfarë ka pranuar vajza nga Fushë-Kruja… Read More »

Paditet në Prokurori kryeministri Rama, ja kush e akuzon

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të padisin në prokurori kryeministrin Edi Rama.

Burime zyrtare nga PD pohuan se dy forcat opozitare kanë gati dosjen dhe padia do të dorëzohet në orën 11:00 kryetaret e grupeve parlamentare Edmond Spaho dhe Petrit Vasili do të jenë tek Prokuroria e Tiranës për të bërë publik padinë penale kundër Edi Ramës.

Kryeministri është akuzuar nga opozita për shumë ngjarje dhe nuk dihet konkretisht se për cilin rast do kërkojë ndjekjen penale të tij.

Paditet në Prokurori kryeministri Rama, ja kush e akuzon Read More »