Irina

Prefekti i Vlorës Flamur Mamaj, në një takim me tregëtarë që merren me mbjelljen e Bimëve Medicinale

Takime me modele suksesi – kultivo bimë medicinale e fillon shkrimin Prefekti i Vlorës Flamur Mamaj në një takim me tregëtarë që merren me kultivimin dhe mbjelljen e Bimëve Medicinale.
Natyra dhe toka shqiptare zotërojnë potenciale natyrore për të kultivuar bimësi të ndryshme.

Cdo ditë dhe më tepër po shtohen rastet kur iniciativa për të shfrytëzuar tokën për mbjellje, mbështetur edhe nga politikat e qeverisë shqiptare, i shndëron këto inicitiva në modele suksesi të ekonomisë shqiptare.
Shoqëria Salvia Nord e cila merret më së shumti me prodhimin dhe grumbullimin e bimëve medicinale, kryesisht sherebel, në Shkodër, dërgon 80% të prodhimit në SHBA me një cilësi tejet të lartë.

Kultivimi i sherebelës bëhet nga 3000 familje duke ndikuar direkt në ekonominë e tyre, ndërkohë që në Shqipëri janë rreth 25 tregëtarë të fuqishëm të sherebelës dhe të vajit esencial të saj.

Prefekti i Vlorës Flamur Mamaj, në një takim me tregëtarë që merren me mbjelljen e Bimëve Medicinale Read More »

Hallvasia e shtëpisë , sekreti i recetës së ëmbël me shije të mrekullueshme

Origjina e kësaj ëmbëlsire flitet të jetë Perandoria Bizantine, më pas është trashëguar dhe përhapur në të gjithë orientin.

Fjala ‘halvah’ në arabishten e vjetër do të thotë ‘ëmbëlsi,’ dhe pse mënyrat e përgatitjes janë të larmishme, diçka që mbetet e njëjtë është shija e mrekullueshme.

AgroWeb ju sjell metodën më të lehtë për ta përgatitur kurdoherë për familjarët e miqtë tuaj hallvasinë.
Përgatitja e Hallvasisë në Shtëpi
Përbërësit
2 filxhanë çaji me mjaltë

1 filxhan e gjysmë çaji me fara susami

3-4 lugë me vaj ulliri

2 filxhanë çaji me bajame të pjekura dhe të shtypura (por mund të përdorni dhe arror të tjerë sipas dëshirës)
Përgatitja
Hapi i parë
Sekreti dhe përbërësi kryesor i hallvasisë është pikërisht salca e farave të susamit. Kjo salcë nuk është gjë tjetër vetëm fara susami të bluara me pak vaj ulliri.

Në një tigan pa yndyrë vendosni në zjarr farat e susamit, sa për t’i pjekur pak.

AgroWeb.org ju këshillon që t’i përzieni me një lugë druri, kështu do të marrin një ngjyrë të artë.

Nëse e preferoni hallvasinë më të hidhur, mund ta anashkaloni hapin e pjekjes në tigan, duke i përdorur farat e susamit të njoma.

Më pas hidhini në grirësen elektrike dhe shtoni vajin e ullirit që nevojitet.

Bluajini derisa farat të jetë tretur plotësisht dhe të jetë formuar një salcë jo shumë e trashë.

Kalojeni masën në një xhezve dhe vendoseni në ngrohet.
Hapi i dytë
Ndërkohë në një tenxhere të thellë vendosni mjaltin të zjarr mesatar.

AgroWeb.org ju këshillon që të tregoni kujdes, mjalti duhet lënë në zjarr derisa të ketë filluar të karamelizohet.

Për të kuptuar nëse mjalti është gati, mjafton që me një lugë druri të hidhni disa pika mjalti në një gotë me ujë. Nëse formon një masë të butë dhe të ngjitshme kur e shtypni, largojeni tenxheren nga zjarri.
Hapi i tretë
Shtoni aty salcën e farave të susamit, të cilën e keni ngrohur, dhe me një lugë druri duhet ta përzieni ngadalë në mënyrë që masat të bashkohen.

Nësë doni të përdorni arra, bajame, stika apo lajthi ky është momenti kur duhet t’i shtoni. Vazhdoni të përzieni derisa masa të fillojë të forcohet, përreth 6-8 minuta.

Kalojeni masën në një tavë të lyer mëparë me vaj ulliri, mbulojeni me qese kuzhine dhe futeni në frigorifer për 36 orë.

Koha e përcaktuar do të mundësojë krijimin e kristaleve të sheqerit, që i jep hallvasisë dëndësinë dhe trashësinë e saj unike.

Më pas mjafton që ta ndani në pjesë me një thikë të mprehtë, dhe ta mbështillni me qese plastike kuzhine dhe mund ta ruani gati për 4-5 muaj në frigorifer.

Hallvasia mund të jetë shoqëruesja e mëngjesëve për t’i dhuaruar atyre shijen e saj unike pak të hidhur dhe të ëmbël.

Por dhe për t’ua servirur miqëve apo të afërmve tuaj bashkë me çajin apo kafen, si për t’i ëmbëlsuar ditën./AgroWeb.org

Hallvasia e shtëpisë , sekreti i recetës së ëmbël me shije të mrekullueshme Read More »

Qumështi ja pesë arsye përse duhet të përdorni në lëkurën e fytyrës

Kleopatra, Mbretëresha E Egjiptit, besohet të ketë pasur një bukuri të pashoqe.

Për mirëmbajtjen e saj, thuhet që Kleopatra ishte fanatike e qumështit me të cilin bënte rregullisht banjë.

Qumështi është një burim i pasur i kalçiumit dhe proteinës dhe renditet në ushqimet më të shëndetshme për njeriun.

Qumështi jo i pasterizuar dhe i paskremuar i vjen në ndihmë lëkurës në mënyra nga më të ndryshmet, të cilat AgroWeb.org i sjell mue poshtë.
Kundër Rrudhave
Me kalimin e moshës, lëkura e fytyrës hollohet dhe humbet elasticitetin.

Rrudhat shfaqen më shpejt ndërsa lëkura vuan pasojat e ekspozimit në diell.

Qumështi përmban acid laktik që përmirëson shëndetin e lëkurës dhe zbut rrudhat.

Falë qumështit, lëkura bëhet më e lëmuar dhe më e plotë.
Qumështi Për Heqjen E Qelizave Të Vdekura
Heqja e qelizave të vdekura të lëkurës është e domosdoshme.

Acidi laktik ndihmon në heqjen e tyre pa e dëmtuar më tej lëkurën siç ndodh me eksfoliantët e tjerë me bazë kimike.

Qumështin mund ta vendosni direkt në lëkurë.

Nëse ajo është e yndyrshme, kura me qumësht duhet përdorur 3-4 herë në javë.

Lëkurat e ndjeshme duhet të fërkojnë lëkurën me qumësht një ose dy herë në javë.
Kundër Dëmtimeve Nga Dielli
Ekspozimi në diell shkakton dëme të shumëta në lëkurë.

Një gjë e tillë e hollon lëkurën dhe zbeh elasticitetin e saj.

Acidi laktik zhbën dëmin e shkaktuar nga djelli dhe trash shtresën e jashtme të saj.

Për më tepër, ky acid nxit prodhimin e kolagjenit, një proteinë që i jep lëkurës paraqitje të shëndetshme.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, antioksidantët tek qumështi janë shumë të mirë edhe për të lehtësuar dhimbjet nga të djegurat prej diellit dhe inflamacionin.
Qumështi Kundër Njollave
Pigmentimi i lartë i lëkurës, njollat dhe çrregullimet e tjera në paraqitjen e saj vijnë si pasojë e melaninës, një pigment që prish njëtrajtshmërinë e lëkurës.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, qumështi dhe acidi laktik ulin sasinë e depozitave të melaninës në lëkurë duke e zbardhur atë dhe ofruar një paraqitje më të rregullt të saj.
Qumështi Ushqen Lëkurën
Acidi laktik e ushqen lëkurën për aq sa ajo ka nevojë.

Yndyrnat tek qumështi krijojnë një shtresë mbrojtëse për lëkurën dhe e zbusin atë.

Qumështin mund ta vendosni çdo ditë në lëkurë për një ushqyerje të mirë e të plotë të saj.

Ekspertët thonë se përtej përfshirjes së qumështit në përkujdesjen ndaj lëkurës, njeriu duhet ta pijë atë rregullisht.

Qumështi i skremuar ndihmon kundër akneve dhe konsumi për mbi 3 muaj i tij përmirëson dukshëm paraqitjen e lëkurës./AgroWeb.org

Qumështi ja pesë arsye përse duhet të përdorni në lëkurën e fytyrës Read More »

Petulla me miell misri dhe djathë të bardhë – Receta me shije unike

Përgatitja e petullave është një nga traditat më të dashura për amvisat.

Të ëmbla, me djathë apo fruta, mënyrat e përgatitjes janë të pafundme, mjafton vetëm që të zgjidhni se cilën dëshironi.

AgroWeb.org ju shton dhe një tjetër recetë për përgatitjen e petullave, kësaj radhe mielli i misrit është përbërësi kryesor.

Të shpjeta dhe me pak mundim, këto petulla janë perfekte për t’i përgatitur në çdo orë të ditës.
Përgatitja e Petullave me Miell Misri
Përbërësit
200 gr miell misri

50 gr miell gruri

2 vezë

Gjysmë gotë më qumësht

djathë i thërmuar

Vaj për skuqje
Përgatitja
Në një tas përzjeni miellin e misrit dhe miellin e grurit.

Në mes hapni një vend me dorë dhe hidhni vezët dhe djathin e thërmuar dhe përzjejini me ndihmën e telit të kuzhinës.

Më pas shtoni qumështin e nevojitur për recetën dhe përsëri përzjejini me telin e kuzhinës në mënyrë që të krijojnë një masë homogjene.

Brumi i formuar do të ketë trashësinë e petullave të zakonshme, por nëse e gjykoni që e leni pak më të trashë mund t’i shtoni dhe pak qumësht.

Po ashtu edhe nëse brumi ju duket pak i lëngshëm, atëherë AgroWeb.org ju këshillon të shtoni dhe pak miell misri.

Pasi brumi të ketë formuar një masë të plotë, mbulojeni me një pecetë dhe lëreni përreth 30 minuta.

Në një tenxhere shtoni vajin për skuqje dhe vendoseni në zjarr.

Me ndihmën e një luge merrni brumin e përgatitur dhe hidheni në tenxhere kur vaji të jetë në temeraturën e duhur.

AgroWeb.org ju këshillon që petullat t’i ktheni nga të dyja anët, në mënyrë që të marrin një ngjyrë të artë.

Në një pjatë të madhe vendosni disa letra kuzhine dhe vendosni aty petullat që skuqni.

Letrat e kuzhinës do të përthithin yndyrën e tepërt, duke i lënë petullat krokante dhe të shijshme.

Këto petulla mund t’i shërbeni për mëngjes, por nëse dëshironi mund t’i konsumoni për çdo vakt./AgroWeb.org

Petulla me miell misri dhe djathë të bardhë – Receta me shije unike Read More »

Horoskopi ditor, zbulo parashikimin e yjeve për shenjën tënde

DASHI

Sot do të kuptoni çdo bisedë që bënë partneri. Nëse nuk jeni çift, do të keni takime interesnate. Në aspektin financiar ju do të mendoni në mënyrën e duhur, për të kryer shpenzime.

DEMI

Sot do të shprehni gjithçka që mendoni te partneri juaj. Nëse nuk jeni çift, nuk do të keni dëshirë të takoni persona të rinj. Në aspektin financiar do të keni më shumë të ardhura.

BINJAKET

Sot disa gjëra nuk do të realizohen ashtu siç doni ju në aspektin afektiv. Nëse nuk jeni çift, do të keni një ditë të zakonshme. Në financë nuk duhet të bëni shumë blerje.

GAFORRJA

Sot do të jetë një ditë pozitive në aspektin afektiv. Nëse nuk jeni çift, do të keni një takim që do të ndryshojë disa gjëra te ju. Në financë mund të bëni shpenzimet që doni.

LUANI

Sot nuk do të keni një komunikim të duhur me partnerin tuaj. Nëse nuk jeni çift, do të takoni persona të rëndësishëm. Në aspektin financiar kryeni shpenzimet që ju duhen më shumë.

VIRGJERESHA

Sot do të jetë një ditë e zakonshme për aspektin afektiv. Nëse nuk jeni çift, do të keni një surpiza të këndshme nga takimi që do të keni. Meanxhoni siç duhet financat tuaja.

PESHORJA

Sot do të tregoheni tolerant me partnerin tuaj. Nëse nuk jeni çift, do të dilni për t’u argëtuar me shoqërinë. Ju i keni realizuar me sukses financat tuaja, prandaj do të investoni.

AKREPI

Sot duhet të keni një sjellje të mirë me partnerin tuaj. Nëse nuk jeni çift, do të përfitoni nga ftesat që do t’ju bëhen. Në aspektin financiar ju nuk duhet të bëni shpenzime.

SHIGJETARI

Sot do të mendoni ndrsyhe nga partneri juaj. Nëse nuk jeni çift, do të takoni njerëz të rinj në një aktivitet social. Aspekti financiar ju favorizon, për të bërë blerjet që doni.

BRICJAPI

Sot do të dilni për t’u argëtuar me partnerin tuaj. Nëse nuk jeni çift, do të takoni një person që do t’ju përshtatet në çdo gjë. Në aspektin financiar ju do të keni sukses.

UJORI

Sot do të realizohen ato gjëra që doni në aspektin afektiv. Nëse nuk jeni çift, do të takoni një person që mund të bëhet partneri juaj. Në financë do të kryeni investimet që duhen.

PESHQIT

Sot do të merrni një surpriz të bukur nga partneri juaj. Nëse nuk jeni çift, do të dilni me një person të ri. Në financë do t’i shpenzoni në mënyrë pozitive të ardhurat që ju keni.

Horoskopi ditor, zbulo parashikimin e yjeve për shenjën tënde Read More »

Një vit pa të atin, fëmijët e Dritan Priftit rrëqethin me dedikimet e tyre

Në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta të të atit, fëmijët e ish-ministrit Dritan Prifti e kujtojnë atë me mesazhe prekës.

Çdo ditë unë shoh jashtë në botë dhe të shikoj ty në çdo gjë dhe kudo. Ti u bërë drita ime udhërrëfyese çdo ditë dhe çdo natë, më mungon kaq shumë baba”, shkuan në një postim në rrjetet sociale e bija e Dritan Priftit. Një emocion të veçantë përcjell edhe përmes fotografisë së publikuar, ku shfaqet përballë me një pikturë të të atit, e nga sytë e saj rrezaton dashuria dhe del në pah malli, për njeriun e dashur.

Edhe djali i Dritan Priftit i kushton një mesazh prekës të atit: “Më i lumturi në botë në prehrin tënd ba! Më mungo pa fund çdo gjë e jotja”.

324ba2ce-1fe8-43eb-9a96-86894345cd61

Postimin e shoqëron me një fotografi të kohëve të largëta, kur të dy, babë e bir, shfaqen të lumtur në përqafimin e njeri-tjetrit.

Një vit pa të atin, fëmijët e Dritan Priftit rrëqethin me dedikimet e tyre Read More »

Futni kripë brenda shampoos që lani kokën. Të nesërmen do habiteni nga ajo që del në flokët tuaj

A e dini se mbajtja e një floku të bukur kërkon kohë dhe përpjekje. Përveç kësaj shumë prej nesh kanë probleme me lëkurën e kokës, shpesh ne duhet të luftojmë zbokthin dhe yndyrën e tepërt, për të mos përmendur rënien e flokëve që na shqetëson shumë.

Në treg ka shumë produkte që premtojnë t’i zgjidhin këto probleme, por që shpesh na zhgënjejnë me rezultatin që marrim prej tyre.

Përveç kësaj, shumë nga këto produkte gjithashtu kanë efekte anësore. Kjo është arsyeja pse ne vendosëm t’ju tregojmë për një “ilaç të gjyshes” që shumë gra kanë testuar në flokët e tyre me rezultate të shkëlqyera.

Ka të bëjë me përzierjen e kripës brenda shampos që ne zakonisht përdorim për të larë flokët. Të duket një çmenduri? Përkundrazi, metoda ka një shpjegim shkencor.

Kripa është e përkryer për të bërë një pastrim të shpejtë dhe shpesh përdoret për njerëzit me probleme të frymëmarrjes.

Edhe për flokët, kripa ka provuar të jetë një ilaç efektiv. Duke e përzier me shampon, ajo eliminon zbokthin, zvogëlon sebumin e tepërt dhe stimulon qarkullimin e gjakut. Kjo do të sigurojë që flokët tuaj të rriten të shëndetshëm dhe të fortë.

Kripa më e mirë për t’u përdorur në këto raste është ajo e detit, për shkak të vlerave të saj minerale. Çfarë po prisni për ta provuar?

Futni kripë brenda shampoos që lani kokën. Të nesërmen do habiteni nga ajo që del në flokët tuaj Read More »