Irina

Vlonjatja, një nga 200 të diplomuarit e trajnimit profesional nga USAID (Emri)

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka përzgjedhur si foto të ditës momentin e certifikimit të shqiptares Elvira Xhemalaj, e cila përfundoi programin e trajnimit profesional “Njerëzit të Parët Shqipëri”, një program i USAID. “Foto e Ditës -Gjatë ceremonisë së diplomimit të mbajtur këtë javë, Zv. Shefi i Misionit në Detyrë Daniel Koski i dorëzoi Elvira Xhemalajt certifikatën e përfundimit të programit të trajnimit profesional ‘Njerëzit të Parët Shqipëri’, një program i USAID/Albania, bashkëfinancuar me Ambasadën suedeze.

Elvira ishte një nga 200 të diplomuarit e këtij trajnimi profesional

Ambasada amerikane nëpërmjet historisë njerëzore nxjerr në pah jo vetëm pasionin e një gruaje në Shqipëri për të kontribuar në fushën e turizmit, por demonstron vlerat turistike dhe bukuritë natyrore të vendlindjes së Elvira Xhemalaj, që është Vlora. “Elvira Xhemalaj, u rrit në qytetin bregdetar shqiptar të Vlorës, i cili ndodhet përgjatë Rivierës së harlisur shqiptare midis detit Adriatik dhe Jon, të ndara vetëm me një kalim malor. Rritja e rrethuar nga fauna dhe flora e çoi atë për të studiuar biologjinë në një kolegj lokal”, shprehet ambasada. Po ashtu ambasada e SHBA-së vlerëson potencialin ekonomik të turizmit në Shqipëri. “Pas arritjes së diplomës së saj të dytë në biologji, Xhemalaj mori një kthesë të papritur dhe kërkoi stërvitje me projektin People First të USAID-it, i cili ofron profesionistëve të rinj dhe profesionistë të karrierës në trajnimin profesional në turizëm – një sektor i painvestuar që ka potencial të madh ekonomik në Shqipëri”, shprehet ambasada. /j.p/ ATSH.

Vlonjatja, një nga 200 të diplomuarit e trajnimit profesional nga USAID (Emri) Read More »

Vlorë/ Reagon Goro, vendgrumbullimi larg vendit ku u hodhën mbetjet (Video)

Problematika e mbetjeve në Bashkinë Himarë ende nuk ka gjetur zgjidhje.  I kontaktuar nga gazetarja Jerola Ziaj, kreu i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro tha : ” Bashkia e Himarës ne Situata aktuale është konstatuar nga inspektorët bashkiak në terren, të cilët kanë gjobitur Ushtrinë për hedhjen e inerteve.”

Goro tha gjithashtu se situata do të zgjidhet së shpejti. Pasi ushtria do të bëjë zhvendosjen e inerteve nga ana e rrugës.  Aktualisht masivë inertesh shihen të grumbulluara në anë të rrugës Nacionale Vlorë- Himarë.

Në rrugën panoramike të Palasës.e një vendim të këshillit bashkiak të vitit 2013. Ka miratuar një vend në brendësi te zonës ku shihen inertet si pikë të liçensuar vendgrumbullimi.

Vlorë/ Reagon Goro, vendgrumbullimi larg vendit ku u hodhën mbetjet (Video) Read More »

‘Fundoset’ gruaja e avokatit të Berishës, KPA i ha ‘kokën’ për pasurinë milionëshe, Vettingu e nxori të pastër

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka ndryshuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Apelimit, organit bazë të Vetingut, për ndërprerjen e Vetingut për ish-anëtaren e Gjykatës së Lartë, Mirela Fana. Kolegji i Posaçëm ka korrigjuar vendimin e KPK, duke vendosur përjashtimin për 15 vite nga sistemi i drejtësisë të Mirela Fanës, bashkëshortes së Neshat Fanës, i njohur si avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha.

Mirela Fana është emëruar në Gjykatën e Lartë nga Parlamenti, me mbështetjen Partisë Demokratike, me vendim nr. 248, datë 23.4.2009. Më vonë, përmes Këshillit të Lartë të Drejtësisë, po nën ndikimin e PD, u emëruar bashkëshorti i saj, Neshat Fana, në krye të Shkollës së Magjistraturës. Emërimi i tij prodhoi një debate dhe polemike, ndërsa u shkarkua pas largimit të Berishës nga pushteti, por me debate dhe polemika.

Dorëheqja
Anëtarja e Gjykatës së Lartë Mirela Fana paraqiti dorëheqjen pranë Presidentit më datë 30.01.2017, për t’i shpëtuar Vetingut. Më datë 23.03.2018, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, vendosi të pranojë dorëheqjen dhe të ndërpresë Vetingun për Mirela Fanën. Por, vendimi i KPK i jepte mundësi Mirela Fanës që të bëhej sërish pjesë e drejtësisë.

Në këto kushte, më datë 13.04.2018, Komisioneri Publik i kërkoi Kolegjit të Apelimit rrëzimin e vendimit të KPK, me argumentin se për zonjën Fana nuk ishte zhvilluar seancë dëgjimore si dhe nuk ishte marrë masa e përjashtimit me 15 vite nga drejtësia. Ndërkaq, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Rezarta Schuetz relatore si dhe anëtarët Sokol Çomo, Ardian Hajdari dhe Albana Shtylla vendosën më 10 shtator të 2018, ndryshoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke vendosur që Mirela Fana të mos ketë të drejtë për t’u bërë pjesë e drejtësisë për 15 vitet e ardhshme.

“Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në bazë të nenit G të Aneksit të Kushtetutës dhe të nenit 56, nenit 66, pika 1, germa “b” e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, vendosi: Ndryshimin e vendimit nr. 5, datë 23.03.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në këtë mënyrë: Të deklarojë se procesi i rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Mirela Fana, gjyqtare pranë Gjykatës së Lartë, është pushuar. Ndalimin e subjektit të rivlerësimit Mirela Fana të emërohet gjyqtare ose prokurore e çdo niveli, anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor ose e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë ose Prokurore e Përgjithshme për një periudhë 15-vjeçare”, thuhet në vendim.

Hileja e KPK
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, në vendimin e tij, nuk parashikonte masën e ndalimit për zonjën Fana për t’u bërë pjesë e drejtësisë për 15 vitet e ardhshme. “Trupa gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, mbështetur në nenin 56 dhe 57 të ligjit nr. 84/2016 ‘për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë’, vendosi të deklarojë se procesi i rivlerësimit kalimtar të znj. Mirela Fana, gjyqtare pranë Gjykatës së Lartë, është pushuar. Ky vendim u njoftohet znj. Mirela Fana, Komisionerëve Publikë dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Ankimimi kundër këtij vendimi bëhet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe / ose Komisioneri Publik, brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të tij dhe duhet të depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit”, thuhet në vendimin e KPK.

Një pjesë e pasurisë së deklaruar nga Mirela Fana
Apartament me sipërfaqe 143 m2 në Tiranë. Apartament me sipërfaqe 127 m2 blerë 170 000 euro.

Bashkëshorti Neshat Fana ka blerë një livadh në Himarë me 2000m2 me çmim 600 000 lekë.

Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, mbyllur për shkak të shitjes së kredisë në këmbim të vilës në ndërtim, detyrimi financiar i shlyer 335 500 euro.

Të ardhura nga depozitave bankare 78 568 lekë. Të ardhura nga qiraja 941 800 lekë. Të ardhura nga pagesa e qirasë studio ligjore 297 500 lekë.

Të ardhura nga paga 1 576 316 lekë. Të ardhura mësimdhënie në Universitetin Luarasi 139 046 Lekë.

Të ardhura në Shkollën e Magjistraturës 11 900 lekë. Neshat Fana të ardhura nga puna zyra e avokatisë 7 893 500 lekë. Bashkëshorti tërheqje nga një shoqëri tregtare 10 115 000 lekë.

Vajza Krisilda Fana të ardhura nga punësimi pranë Presidencës 807 560 lekë. Vajza Krisilda Fana të ardhura nga puna si pedagoge, 40 000 lekë. Djali Frenki Fana të ardhura nga puna 501 380 lekë.

Gjendje në llogari të bashkëshortit si person fizik 1 731 euro. Gjendje në llogari të bashkëshortit si person fizik 864 938 lekë. Bashkëshorti gjendje në llogari bankare 938 831 lekë. Bashkëshorti gjendje në llogari bankare si individ 831 euro.

Vajza gjendje në llogari bankare 30 134 lekë. Vajza gjendje depozitë bankare 400 000 lekë. Vajza llogari kursimi 21 513 lekë. Djali gjendje llogari rrjedhëse 82 774 lekë.

Arsyetimi i Kolegjit të Apelimit për pasojat e dorëheqjes
-Komisioneri Publik në ankim kërkon që Kolegji të analizojë e të shprehet, në rastet e paraqitjes së dorëheqjes nga subjekti i rivlerësimit, mbi zbatimin e pikës 2 të nenit G të Aneksit të Kushtetutës që ndalon emërimin për 15 vite në sistemin e drejtësisë për subjektin në fjalë pasi ky ndalim nuk ka gjetur pasqyrim as në bazën ligjore e as në pjesën arsyetuese të vendimit nr. 5, datë 23.03.2018 të Komisionit. Sipas arsyetimit të Komisionerit Publik, Kushtetuta dhe ligji nr. 84/2016, në nenin 56 dhe në nenin 58, pika 1, nuk i njohin Komisionit të drejtën për të vendosur si pjesë të dispozitivit të vendimit të tij parashikimin e pikës 2 të nenit G të Aneksit të Kushtetutës.

Konkretisht:“[…] Kompetencën e emërimit dhe rrjedhimisht edhe atë të ndalimit të emërimit për magjistratët, Kushtetuta ua njeh dy organeve të ngritura për këtë qëllim: Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë. […] pjesë e vendimmarrjes së këtyre dy organeve kushtetuese, që deklarojnë mbarimin e mandatit të magjistratit për efekt të nenit G të Kushtetutës, do të duhej të ishte dhe ndalimi i parashikuar në paragrafin e dytë të këtij neni. Komisioni do të duhej të kishte hetuar dhe arsyetuar mbi aktin që materializon ndalimin e parashikuar nga neni G, pika 2 e Kushtetutës duke e bërë atë edhe pjesë të bazës ligjore të vendimit përkatës […]”.

-Së pari, trupi gjykues vëren që ndalimi i shprehur në nenin G, pika 2 e Aneksit të Kushtetutës, nuk përbën kompetencë për vendimmarrje, por është pasojë që ligji krijon për dorëheqjet nga subjekte që zgjedhin të ushtrojnë këtë mjet procedural që garanton ndërprerjen e rivlerësimit, i cili në mungesë të dorëheqjes do t’i nënshtrohej ex officio procesit të rivlerësimit. Komisioni, në këtë aspekt nuk ushtron asnjë aktivitet diskrecional, por ka për detyrë të pasqyrojë pasojën që parashikon pika 2 e nenit G të Aneksit të Kushtetutës. Trupi gjykues çmon se në konkluzion të sa më sipër, ndalimi i emërimit në sistemin e drejtësisë për 15 vjet duhet të ishte pjesë integrale e vendimit të Komisionit. Bazuar në nenin 66, pika 2 e ligjit nr. 84/2016, Kolegji orienton Komisionin se në çështje të ngjashme ndalimi i parashikuar në pikën 2 të nenit G të Aneksit të Kushtetutës duhet të jetë pjesë përbërëse e vendimit të tij, si në pjesën arsyetuese edhe në pjesën urdhëruese të tij.

‘Fundoset’ gruaja e avokatit të Berishës, KPA i ha ‘kokën’ për pasurinë milionëshe, Vettingu e nxori të pastër Read More »

Kthimi i dënimit me vdekje/ Basha bën deklaratën e papritur

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shprehet pro një referendumi për rikthimin e dënimit me vdekje. Deklaratën e bëri mbrëmjen e djeshme pasi vizitoi familjet e 3 viktimave në Mat, të cilët u ekzekutuan në krye të detyrës.

Po ashtu kryedemokrati vizitoi edhe të plagosurin që ndodhet në spitalin e Burrelit, Astrit Hani, ndërsa pasi doli nga spitali ka dhënë edhe një deklaratë për mediat.

I pyetur nga gazetarët nëse duhet të ekzistojë dënimi me vdekje në Shqipëri, Basha u shpreh se ky vendim i përket popullit, por kur PD të vijë në pushtet do bëjë referendum mbi ketë çështje.

Me gjithë këto ngjarje që po ndodhin a duhet të jetë dënimi me vdekje?

“Kjo është një çështje që  i takon qytetarëve shqiptarë, por unë personalisht jam i gatshëm që këtë pyetje tja shtroj popullit shqiptar qoftë edhe si referendum në momentin që PD do marrë përgjegjësinë për të qeverisur vendin”, tha Basha.

Kthimi i dënimit me vdekje/ Basha bën deklaratën e papritur Read More »

“Komunisti që sabotoi demokracinë”, gazetari kryqëzon Muçin

Gazetari Arben Vata është shprehur, se Mustafa Nano është  shembulli se si Partia e Punës, sabotoi krijimin e Partisë Demokratike.

Në një postim në rrjetet sociale Vata shkruan se kur shikon Nanon në televizione, kupton se platformën e komunistëve për të sabotua demokracinë.

“Kur pas gati 20 vjetesh me radhe shikon kete tipin ne media ne menyre sistematike duke share e mallkuar PD dhe mbrojtur pa asnje pike morali PS, dhe nderkohe kur mendon se ky ka qene nje nga krijuesit e PD ne Skrapar dhe me vone i ngarkuar me detyra te rendesishme shteterore, e kupton qarte dhe dhimbshem platformen e komunisteve per te sabotuar demokracine qysh ne lindje. Imagjinoni qe ky zoteria hiqet tani si gazetar i pavarur dhe ka shume njerez qe kenaqen kur e shohin ne TV”, – ka vazhduar ai në postimin e tij.

Gjithashtu, ai e quan Mustafa Nanon si një gazetar pa shtyllë kurrizore.

Postimi i plotë

Mustafa Nano, nje shembull sesi Partia e Punes sabotoi krijimin e Partise Demokratike

Kur pas gati 20 vjetesh me radhe shikon kete tipin ne media ne menyre sistematike duke share e mallkuar PD dhe mbrojtur pa asnje pike morali PS, dhe nderkohe kur mendon se ky ka qene nje nga krijuesit e PD ne Skrapar dhe me vone i ngarkuar me detyra te rendesishme shteterore, e kupton qarte dhe dhimbshem platformen e komunisteve per te sabotuar demokracine qysh ne lindje. Imagjinoni qe ky zoteria hiqet tani si gazetar i pavarur dhe ka shume njerez qe kenaqen kur e shohin ne TV.

Sa gjynah per ta dhe demokracine e deformuar shqiptare, pjese e se ciles eshte edhe pjesa me e madhe e medias dhe “gazetareve” te ketij lloji pa shtylle kurrizore.

“Komunisti që sabotoi demokracinë”, gazetari kryqëzon Muçin Read More »

Ultimatumi i Edi Ramës lë pa punë prezantuesen superseksi

Para pak ditësh, Kryeministri Edi Rama paralajmëroi mediat që brenda 24 orësh të heqin nga transmetimi reklamat e kazinove dhe ato të basteve sportive.

gea braha

Ky vendim, u shpreh Rama, është masa e parë për të mbërritur deri në datën 31 dhjetor kur do të pushojnë së funksionuari kazinotë elektronike si dhe pikat e basteve.

Duket se ky vendim i Ramës prek një prej emisioneve të transmetuara nga “Supersport”. Bëhet fjalë për emisionin “Bar Skedina”. Ky emision bazohet te parashikimet e ndeshjeve, ku të ftuarit japin parashikimet e tyre për rezultatet e ndeshjeve, duke iu referuar kompanisë së lotos, e cila është pjesë e emisionit.

gea braha1

Mbetet për t’u parë nëse ky paralajmërim i Ramës do të çojë në mbylljen e emisionit, i cili këtë sezon drejtohet nga Gea Braha, ish-velina e “Fiks Fare”. Kujtojmë që në fillim programi është drejtuar nga Ilda Bejleri, më pas nga Bora Zemani dhe këtë sezon nga Gea.

Vetë Braha ende nuk ka bërë ndonjë prononcim, së ç’do të ndodhë me punën e saj në televizion. Katër vite më parë, Gea Braha preku botën e televizionit si velina brune e programit investigativ “Fiks Fare”. Prezantuesja, që ka studiur Financë, pas largimit si velinë, vazhdoi punën në po të njëjtën media si gazetare sporti, ku dhe krijoi miqësitë e saj me futbollistët.

gea braha4

Pak kohë më parë, ajo bëri një rrëfim ndryshe në media. Ajo nuk e fshehu që është e apasionuar pas televizionit dhe gjatë intervistës së saj shprehu dëshirën që në të ardhmen synon të ketë një emision të sajin.

“Nuk më pëlqen të kthehem aty ku e kam nisur, te kërcimi. Do të më pëlqente shumë të kisha një emision timin. Pse jo edhe një emision sportiv apo një emision që merret me showbiz. Nuk do të preferoja një emision politik, pasi nuk më tërheq aspak politika. Nëse më bëhet një ofertë për në fushën e modelingut, do të pranoja me kënaqësi. Unë si modele e kam nisur karrierën time dhe vijoj të jem e apasionuar pas modës. Unë aktualisht jam duke u marrë me një projekt timin. Ju them vetëm që do të qëndroj në ekran. Gjithçka që ka të bëjë me artin, mua më pëlqen”, citohet të jetë shprehur ajo.

gea braha3 gea braha2

Ultimatumi i Edi Ramës lë pa punë prezantuesen superseksi Read More »

“Dinakëria” e Ilir Metës dhe LSI në mes…

Nga Artur Zheji

Ilir Meta, është sot Presidenti më i pasulmuar ende nga palët. Kryeministri përfiton në çdo rast për ta marrë me të mirë. Meta buzëqesh, ngjitet në ndonjë mal të lartë dhe në qetësi, bllokon projektligjet më të diskutuara dhe më të debatuara në opinionin publik.

Mirëpo mazhoranca, nën regjinë e KM-së, nuk e sulmon dhe ndoshta i dërgon ndonjë buqetë me lule në fshehtësi. Porosia është e dukshme në qëndrimin ndaj Metës: “Mos e sulmoni! Duhet lënë gjithmonë një derë hapur drejt tij…”

Iliri, apo Presidenti nga ana e tij, nuk le asnjë shkak formal, për tu interpretuar si një President i anshëm dhe me plot kujdes, nuk bën asnjë “lajthitje” institucionale.

Mirëpo pa fare bujë, në një sinkronizim të habitshëm me Ministrin e Jashtëm, Bushati, e mbylli me kapak kushtetues, “Negociatën me Greqinë”, për Çështjen e Detit, duke u tharë pështymën në grykë, fjalimeve retorike dhe emfatike entuziaste, mbushur me kërcime të “Zorbës” dhe puthjet faqe më faqe, të palës shqiptare dhe asaj greke.

“Pa një Gjykatë Kushtetuese vepruese”, nuk ka si të ketë një Marëveshje të këtyre përmasave Kombëtare, është mesazhi Presidencial.

Përsëri asnjë replikë dhe asnjë kundërshti nga Qeveria.

Heshtje, ndoshta shtrëngim të padukshëm dhëmbësh, por asnjë reagim publik, asnjë vërejtje apo thumb.

Të jetë kjo një “Dashuri e Re”, Rama-Meta?

Askush nuk mundet ta besojë këtë, as edhe naivi më optimist, porse është thjesht një çështje përllogaritjesh politike nga ana e Mazhorancës, e cila, ndryshe nga sa shprehet, është në një periudhë vuajtjesh dhe djersitjesh, nga ato të fortat.

Skandalet ndjekin njera tjetrën dhe “alibia” e Lsi-së, si një parti politike mëkatare, nuk është më.

Pra mëkatarët, për të mos thënë hajdutët e Kupolës Rozë, ata që janë hajdutë kuptohet, pa dashur të përgjithsojmë, janë tashmë vetëm dhe lakuriq, e me hallate jashtë. Tepsia e gjitha për vete, pas fryrjes së parë të barkut më llokmat e byrekut të madh, të Parasë së Madhe, doli se të bën keq për dietën dhe rrit në mënyrë maramendëse anarkinë, luftën brenda llojit, krijimin e konflikteve dhe sëmundje të rënda në trupin e qeverisjes pa rezultate.

Duket se, brenda kornizës presidenciale, Meta, pret me durim dhe dinakëri, zhvillimin e hovshëm të këtij procesi kalbëzimi, derisa të shkojë në gangrenizim të plotë, diagnozë kjo, sot krejt e dukshme, të paktën në disa nga titullarët e rëndësishëm të PS, që ndezin purot me kartëmonedha 500 eurshe, e që priren drejt një aventurizmi seksual dhe abuzues, të përmasave legjendare.
Darkat dhe pothuajse orgjitë e disa ministrave, në lokale, të cilat mbyllen kur hyjnë brenda agallarët, janë sot, një temë e përditshme e kafeneve të shqiptarëve. Duke e ulur nën dhe, reputacionin e qeverisjes dhe deklaratizmit politik.

Sepse, si edhe vihet re, KM-ja, mbetet kampioni i daljeve Tv, si një gjitholog që jep përgjigje për çdo temë dhe merr në mbrojtje çdo çjerrje pantallonash që nxjerrin në diell, prapanicën e palarë të ministrave të tij, shpesh herë edhe idiotë të përsosur të komunikimit.

Meta, duket se informohet mirë dhe mban shënim, në kullën e vet presidenciale, edhe për këtë lëngatë të KM-së me disa nga ministrat e vet, që janë gjithashtu njohje të vjetra të qebabtores së PS, ku edhe i rekrutoi KM-ja i sotëm, me premtimin se do t’ju paguante borxhet e jetës së tyre të shthurur.

Edhe marrëdhënia e Metës, me PD-në është emblematike. Anti Lsi-stët e PD-së, sot janë më të pakët se dje, sepse kuptojnë sot, më mirë se dje, se ardhja e tyre në pushtet, pa Lsi, mbetet një ëndër e parealizueshme.

Meta, duket sikur e mban shënim edhe këtë.

Sepse askush nuk mund të thotë se ai, e ka mbyllur në Presidencë karierën e vet politike dhe se pas ushtrimit të kësaj detyre, do të shndrrohet thjesht në një alpinist pasionant dhe full time, si edhe do të ëndëronte shumëkush.

“Dinakëria” e Ilir Metës dhe LSI në mes… Read More »

Voglushja që i bëri gjithë publikun të qajë: S’kam faj që flas shqip (Video)

Voglushja që i bëri gjithë publikun të qajë:

S’kam faj që flas shqip, nje voglushe 8 vjece recitonte nje vjershe ku edhe vet femiu nuk mundeshte te ndalonte se qari duke recituar por i gjithe publiku lotonin nga recitimi aq emocional mirepo edhe diqka qe tha voglushja ne fund te recitimit ajo o la te hamendur gjithe publikun shtype rekla men e meposhtme dhe shiko videon…

Voglushja që i bëri gjithë publikun të qajë: S’kam faj që flas shqip (Video) Read More »