Irina

A Keni Ditur Se 8.414 Shqiptarë Luftuan Për Ushtrinë Amerikane Vetëm Në Luftën E Parë Dhe Të Dytë Botërore, Ja Emrat (Dokumente)

Prodani i ka zbuluar emrat pas një pune voluminoze në arkivat amerikane.

Gazeta Dita do të botojë në mënyrë ekskluzive të gjithë emrat 4973 shqiptarëve që luftuan në ushtrinë amerikane gjatë Luftës së Parë Botërorë, por edhe emrat e 3441 shqiptarëve që luftuan në ushtrinë amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërorë.

Nga Viron Prodani

Një historik i shkurtër i Luftës së Parë Botërore

Lufta e Parë Botërore apo Lufta e Madhe ishte lufta që përfshiu pothuajse gjithë botën, nga viti 1914 deri në vitin 1918. Kjo luftë i kushtoi njerëzimit humbjen 20 milionë njerëzve. “Lufta e Madhe” përfshiu gjashtë kontinentet e banuara të lëmshit tokësor: Evropën, Azinë, Afrikën, Amerikën e Jugut, Amerikën e Veriut dhe Australinë. Lufta e parë botërore ishte kryesisht e përqendruar në Gjermani dhe Francë e ndarë në bllokun qendror dhe Antantën. Lufta e I Botërore nisi me vrasjen e kryedukës Franc Ferdinandit, trashëgimtarit të fronit të Perandorisë Austro-Hungareze në Sarajevë të Bosnjës nga serbo-boshnjaku Gavrilo Princip me 28 qershor 1914.
Vrasësi Gavrilo Princip (majtas) dhe kryeduka Franc Ferdinandit. Të dy të fotografuar në vitin 1914

Në këtë konflikt mbarëbotëror të armatosur u përballuan dy fuqi të mëdha: Perandoritë qendrore (Perandoria gjermanike dhe Perandoria Austro-Hungareze) dhe nga ana tjetër Pakti i Trefishtë (me Mbretëritë e Bashkuara, Francën, dhe Rusinë). Lufta e Madhe filloi me 28 korrik 1914 dhe përfundoi më 11 nëntor 1918 me fitoren e Paktit të Trefishtë.

Lufta shkaktoi shpërbërjen e katër perandorive: Perandorisë Austro-Hungareze, Prusisë, Perandorisë Osmane dhe Rusisë. Gjermania humbi perandoritë koloniale dhe shtetet evropiane të Çekosllovakisë, Estonisë, Finlandës, Letonisë, Lituanisë, Polonisë dhe Jugosllavisë fituan pavarësinë.

Lufta e I Botërore shënoi mbarimin e rendit botëror që u vendos pas Luftërave Napoleoniane, dhe ishte një shkaktare e rëndësishme për shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore.

Hyrja e SHBA në luftë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë tre viteve të para të luftës ndoqën një politike neutraliteti. Në janar të vitit 1917, Gjermania filloi luftë te pakufizuar duke mbytur edhe 5 anije të SHBA. Për këto sulme dhe shkaqe të tjera, Amerika vendosi të hynte në luftë.

Në draft regjistrin e viteve 1917-1918, u regjistruan 24 milion vetë. Këta i përkisnin viteve të lindjes nga viti 1872 deri në vitin 1900, pra 18 deri 45 vjeç.

EMIGRANTËT SHQIPTARE NË LUFTËN E PARË BOTËERORE

Në dhjetor të vitit 1917, Faik Konica nga Londra i kërkoi Këshillit te Vatrës që të organizohet një regjiment shqiptar i cili nën komandën e kolonel Herbert dhe nën flamurin shqiptar do të luftoje bashkë me aleatët në Shqipëri. Anglia e pëlqeu planin e kolonelit Herbert, por problemi qëndronte nëse kishte mjaft shqiptarë sa për të formuar një regjiment. Edhe komisioni i Vatrës e pëlqeu ketë plan dhe ua beri të njohur të gjitha degëve me një qarkore.

Krijimi i këtij regjimenti, do te sillte disa të mira për Shqipërinë si:

-Simpatinë dhe përkrahjen e Shqipërisë për sigurimin e kufijve dhe integritetin e saj në Kongresin e ardhshëm të Paqes.

-Federata Pan Shqiptare Vatra do të merrte një rendësi ndërkombëtare dhe zëri i saj do të dëgjohej me mirëdashje nga aleatët.

-Pas çlirimit te vendit, Shqipëria do të kishte një ushtri kombëtare që të mbronte kufijtë e saj, e cila do të vendoste rregullin dhe paqen në vend.

-Do ti provohej popullit amerikan që jemi gati të bëjmë pjesën tonë në këtë lufte të madhe për vendosjen e demokracisë në të gjithë botën.

-Do t’i provohej botes, që jemi gati të luftojmë dhe të vdesim për lirinë e vendit tone.

Thirrja për përfshirjen e shqiptarëve të Amerikës në këtë luftë të madhe ishte:

-O burrani pra, le të organizojmë regjimentin shqiptar për nder dhe lavdi të kombit tonë.

-Na do nderi dhe detyra, të luftojmë për flamurin amerikan.

-Regjimenti do të jetë kurorë për mbi të gjitha punët që kanë bërë shqiptarët e Amerikës.

Më 3.6.1917, Federata Vatra kërkoi nga degët e saj që të mblidheshin 40.000 dollarë fonde ndihmë për shpëtimin e Shqipërisë. Deri në vitin 1919 kur u zhvillua Konferencën e Paqes u mblodhën 250.000 dollarë.

Kjo dëshirë e madhe e emigrantëve shqiptarë për të kontribuar në Luftën e Parë Botërore nën flamurin e SHBA u realizua kur Qeveria Amerikane beri regjistrimin e atyre që ishin të afte për luftë. Në këtë mobilizim, u regjistruan rreth 4.800 shqiptarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të mobilizuarve ishte 24 milion. Për çdo person, u plotësuan kartelat individuale ku shënohej numri i kartelës, data e mobilizimit, emri, mbiemri, viti i lindjes, vendi i lindjes, vendi i banimit dhe të tjera të dhëna.

Ushtarët shqiptarë sipas grup moshave në vjeç 18-20,  21-30,  31-40 dhe numrit te tyre ishte: 18-20, 350 vetë,  21-30, 4.340 vetë, dhe 31-42, 103 vetë. Gjithsej 4.793 vete.

Sipas shteteve ku janë regjistruar, ato janë: Massachusetts 1.410, Connecticut 730, Pennsylvania 500, Neë York 300, Ohio 270, Maine 235, Michigan 195, North Dakota 155, Utah 135, Missouri 115, Rode Island 110, Illinois 110, Nee Hampshir 95, Montana 80, Wisconsin 80, Neë Jersey 60, Indiana 53, Minessota 30, Californi 25, Arizona 25, Washington 20, dhe ne Virginia, D.Columbia, Nebraska, Oregon, Delavuare, Florida, Tennese, Virginia, Ioëa, Georgia, Colorado 60 vetë. Gjithsej 4.793 vetë.

Shtypi shqiptar i kohës që botohej në shqip në SHBA, jep pak informacion për ushtarët shqiptare që morën pjesë në luftë.

LISTA  EMERORE  E  USHTAREVE  SHQIPTARE  NE LUFTEN E PARE BOTERORE

A Keni Ditur Se 8.414 Shqiptarë Luftuan Për Ushtrinë Amerikane Vetëm Në Luftën E Parë Dhe Të Dytë Botërore, Ja Emrat (Dokumente) Read More »

Pilulat kundër shtatzanisë, mjekët japin alarmin

Pilulat kundër shtatzanisë po përdoren gjithnjë e më shumë dhe mund të gjenden lehtësisht në çdo farmaci. Ato merren pa një letër rekomandim nga mjeku. Por çfarë thonë mjekët gjinekologë për përdorimin e shpeshtë të tyre?

“Mund të çojë në probleme të tjera shëndetësore, jo direkt infertilitet, por ka ndikime anësore të pakthyeshme…”

Pilulat e emergjencës që merren 24 orë pas një raporti seksual janë edhe më të rrezikshmet sipas mjekëve.  “Ato sjellin dëme më të mëdha, pasi vajzat i marrin pa bërë ndonjë konsultë paraprake…”

Sipas mjekut Gjoni këto pilula po përdoren nga moshat e reja të cilat kanë edhe më tepër dijeni për to, por pikërisht në këto mosha mund të ketë edhe pasoja të pakthyeshme që veprojnë më pas si efekt ‘boomerang’. Megjithatë këto medikamente kanë ndikuar në uljen e numrit të shtatzanive të padëshiruara.

“Nuk mund të them një numër konkret, pasi ka edhe klinika private që e ofrojnë këtë shërbim, megjithatë prej tyre ka deri diku shpëtim nga aborti.”

Edhe pse pilulat jepen pa një recetë mjeku, specialistët sugjerojnë që vajzat të marrin informacion paraprak për pasojat që mund të sjellin këto medikamente në shëndetin riprodhues.

Pilulat kundër shtatzanisë, mjekët japin alarmin Read More »

Shkëlqimi dhe shkatërrimi i flotës tregëtare shqiptare, Janë të dhënat e 16 anijeve të shoqëruara me foto

Nga Leonard Veizi :Të dilje jashtë shtetit me një anije tregtare, për një shqiptar në breg të detit ishte ëndërr, padyshim. Por kjo nuk vlente vetëm për njerëzit e izoluar brenda klonit që kërkonin të dinin më shumë për pjesën tjetër të botës. Udhëtime të shpeshta, ankorime në porte të ndryshme dhe të prekurit e vendeve ekzotike, nuk të jepet rasti kaq lehtë t’i shijosh, veç në ke një llogari të mirë në bankë me të cilat duhet të prenotosh kabinë komode në një kroçiera moderne. E për më shumë se kaq duhet të blesh një jaht që të jetë në gjendje të përballojë dallgët e Paqësorit. Ndërkohë, këtë mundësi kanë pasur marinarët e Flotës Tregtare, që lundronin për llogari të shtetit shqiptar, nga Kuba në Kinë, nga Aleksandria në Roterdam, apo nga portet e Anglisë në ato të Libisë…

Në fakt, veç shkëlqimit 30 vjeçar, fort i trishtuar ka qenë epilogu i Flotës Tregëtare të Shqipërisë, i asaj që u ndërtua me kontributin e shtetit të para viteve ‘90. Transoqeanikët dolën jashtë përdorimit e u shitën për skrap. Sot, të pasurit e një anije transporti ka të bëjë me fuqinë blerëse të individëve apo kompanive private. Gjithsesi, Flota Tregëtare Shqiptare nuk e ka humbur traditën dhe vazhdon të ketë një grup anijesh në përbërjen e saj.

100 mijë ton ngarkesë

Në kohën e saj më të mirë, diku në vitet ‘80, Flota Tregtare Shqiptare kishte të paktën 20 anije cilësore me të cilat mund të transportonte në shumicën e porteve të botës një ngarkesë prej rreth 100 mijë tonësh. Sipas librit “Historia dhe Dinamika e Transportit në Shqipëri” shkruar nga ish-zv/sministri i Transporti, Sadedin Çelikut, flota tregtare numëronte rreth 40 anije respektivisht rreth 20 për transportin e jashtëm dhe 20 të tjera për transportin e brendshëm detar. Duhet pasur parasysh se rreth viteve 1980, kantieri detar në Durrës prodhoi disa anije transporti duke shtuar inventarin e flotës tregtare. Ndër anijet e inventarit janë dhe “Rinia”, “Boshtova”, “6 Shkurti”, “Shkumbini”, etj., të cilave tanimë thuajse nuk i gjendet asnjë gjurmë, madje as pas kërkimit në agjensinë “Shipspotting” e cila evidenton të gjitha anijet që qarkullojnë në botë.

Kapiteni i transoqeanikëve

Ndërkohë Fore Kureta, i cili të fshehtat e lundrimit detar i studioi në Bullgari, dhe punoi si kapiten anijesh tregtare për më shumë se 20 vite me radhë, gjatë një interviste të realizuar disa vite më pàrë u shpreh se flota shqiptare, oficerët drejtues e marinarët e thjeshtë, ishin tepër korrektë dhe për këtë kishin fituar besimin në të gjitha bankinat ku ankoroheshin anijet me flamurin kuqezi. Por kjo ishte vetëm njëra anë e medaljes. Sipas dëshmisë së Kuretës deri në vitin 1960, anijet e transportit shqiptar drejtoheshin nga kapitenë të huaj. Kryesisht, ata ishin bullgarë dhe rusë. Në vitin 1961, pas shkëputjes së marrëdhënieve të Shqipërisë me kampin socialist, ata u larguan, kështu që oficerët e rinj shqiptarë të porsa diplomuar në shkollat e Lindjes u detyruan të merrnim me urgjencë drejtimin e Flotës Tregtare. Karriera e Kuretës do të niste si Oficer i Parë në anijen 5-mijë tonëshe “Durrësi”, më pas si Kapiten i anijes 3.500 tonëshe “Skënderbeu” dhe së fundi merr drejtimin e anijes 12.000 tonëshe “Tirana”. Por ai ka drejtuar në disa lundrime edhe transoqeanikun 16.000 tonësh “Arbëria”.

Flota me anije hekuri

Në historia detarisë shqiptare shkruhet se lundrimi nisi që në kohët e lashta, por fill pas Luftës së Dytë Botërore u mendua për ngritjen e flotës tregtare. Deri në atë kohë, Shqipëria kishte vetëm anije të vogla prej druri. Në kuadër të rreshtimit ndër shtetet që pësuan dëme nga lufta, Shqipëria përfitoi mes të tjerave edhe tri anije tregtare. Dy prej tyre, “Sazani” dhe “Butrinti” 500 tonëshe erdhën krejt të reja në vitit 1961 nga Gjermania, ndërsa “Teuta” në po të njëjtën periudhë erdhi nga Italia. Por flota tregtare u furnizua dhe me avulloret, që viheshin në punë me anë të avullit të prodhuar nga djegia e mazutit. Të tilla ishin anijet “Durrësi”, “Partizani” dhe “Liria”, të cilat erdhën të reja në vitin 1961 nga Polonia.

Ngarkesat e madha

Sipas dëshmisë së kapitenit Fore Kureta, Shqipëria bënte tregti me shumë vende dhe anijet e shtetit hynin në më shumë se 100 porte të botës. Në rrëfimin e tij Fore Kureta kujton se rrugë shumë interesante kishte bërë në Vietnam dhe Kore ku në anijen 5000 tonëshe “Durrësi” u ngarkuan pjesë ndërrimi për avionë luftarak. Ndërkohë nga Anglia me po të njëjtën anije u transportuan 10 makina tip “Centaur” 40 tonëshe, që përdoreshin në ndërtimin e hidrocentraleve. Një nga problemet më të mëdha që Kureta ka hasur ka qenë transporti i dy kullave të mëdha, nga 52 ton, 54 metra të gjata dhe me diametër 4.70 metra, të cilat u montuan në Azotikun e Fierit.

“Tirana”, një anije moderne

Po çfarë të dhënash kishte një anije moderne që duhet të përballonte dallgët e detit Mesdhe por dhe ato të oqeanit Indian? Ja shpjegimi i ish-kapitenit Fore Kureta për transoqeanikut “Tirana”:  “Një nga kulmet e progresit teknik të asaj kohe në fushën e lundrimit detar ishte anija “Tirana”. Ndërtimi i saj mbaroi në fund të vitit 1970 dhe erdhi për herë të parë në portin e Durrësit më 26 mars 1971. Ishte një anije me një helikë dhe me një motor, e destinuar për transportin e të gjitha llojeve të mallrave të thata. Anija ishte e gjatë 153 metra, e gjerë 19,4 metra, lartësia e bordit 11,65 metra dhe zhytjen e ngarkesës së plotë e ka 9,07 metra. Në kuvertë ishin të vendosura mekanizmat e akostimit, vinçat dhe spiranca. Lokali i makinerisë ishte në mes të anijes. Kishte tre hambarë në bash dhe dy hambarët në kiç, me një kubaturë prej 17.865 metër/kub. Mbulesat e hambarëve ishin të mekanizuar, hapeshin dhe mbylleshin në bazë të sistemit hidraulik. Anija kishte 20 vinça elektrikë dhe biga 5-10 tonëshe. Më e madhja ishte biga e rëndë 60 tonësh. Anija kishte dy sanalle shpëtimi, secila për 72 veta, njëra prej të cilave me motor. Anija kishte depozita me ujë të pijshëm e karburant që siguronin autonomi lundrimi për 15 mijë milje detare. Ura e komandimit ishte e gjerë, e përshtatshme për punë dhe e pajisur me të gjitha instrumentet më modernë të drejtimit të anijes. Kishte dy radarë njërin tip “Deka” dhe dispazon 0.7 deri në 48 milje dhe tjetrin tip “Kelvin” me diapazon 0.7-64 milje detare. Anija veç hambarëve dhe kuvertës kishte dhe një hambar frigoriferik që shërben për transportimin e mallrave ushqimorë. Por ajo kishte dhe një aparaturë për kthimin e ujit të detit në ujë të pijshëm dhe prodhonte 12 ton në 24 orë”.

Anijet kryesore të Flotës Flota shqiptare kishte rreth 20 anije hekuri që përdoreshin për transporte jashtë vendit. Kjo flotë fillonte me anijet më të vogla “Sazani” e “Butrinti” me nga 500 tonë ngarkesë për të vijuar me më të madhen e modernen “Arbëria” me 16 mijë ton ngarkesë.

“Arbëria”

Transoqeaniku “Arbëria” ishte anija më e madhe dhe më moderne e Flotës Tregtare. U ble në vitin 1975 nga shteti shqiptar në Suedi për rreth 5 milionë dollarë dhe kishte kapacitet mbajtës 16 mijë ton. Ishte një kryevepër e teknologjisë më të avancuar të kohës, krejtësisht e automatizuar e me ajër të kondicionuar. Anija bënte kryesisht linjën e Kinës dhe Kubës. Ajo punonte me qira dhe për palët e treta.

“Tirana”

Kjo ishte një anije bashkëkohëse e “Arbërisë”, vetëm se e prodhuar në Poloni. Më saktë, anija u porosit nga qeveria shqiptare aty rreth vitit 1972 dhe ishte krejt e re kur mbërriti në Durrës. Kapacitetin mbajtës e kishte 12 mijë ton dhe konsiderohej nga më të mirat e flotës tregtare shqiptare. Anija përdorej për udhëtime të gjata dhe punonte edhe për llogari të të tretëve.

“Vlora”

Anija “Vlora”, 12.600 ton kishte vetëm një vit që ishte prodhuar, kur u ble në Xhenova të Italisë në vitin 1961, rreth 4 milionë USD. Anija punonte edhe me solar. Në vitin 1961, stafi i saj u kompletua me oficerë të marinës luftarake. Anija kujtohet nga njohësit e saj si shumë e fortë, pasi nuk kishte ndodhur të bënte asnjë defekt rrugës.

“Shkodra”

Kishte të gjitha parametrat e “Vlorës” dhe ishte prodhuar po në Xhenova të Italisë. U përdor me sukses nëpër linja të gjata. “Shkodra” ishte inkuadruar së bashku me anijen “Vlora” në një shoqëri të përbashkët shqiptaro-kineze të quajtur “CHAL Ship Company”, e cila kishte tre anije, por që pas shpërbërjes “Shkodra” dhe “Vlora” i mbetën shtetit shqiptar.

“Durrësi”

Anija avullore me emrin “Durrësi” përfundoi për skrap në vitin  1997. I blerë i ri, i sapondërtuar në vitin 1961 në kantierin detar “Stocznia Gdanska im. Lenina Gdansk”, në Poloni, “Durrësi” ishte një nga mjetet lundruese kryesore të flotës tregtare shqiptare në vitet 1960-1970. Në foto-arkivat ndërkombëtare anija është fiksuar disa herë, madje dhe me emrin “Dyrrahu”

“Gjirokastra”

Në evidencën e anijeve të çrregjistruara ekziston dhe “Gjirokastra” e cila pas privatizimit në vitin 1996 mori emrin e dytë: “Baxha”. Por anija pati dhe një shitje tjetër, kompanisë greke GT Shipping Inc, që i vuri emrin e tretë – “GT1” me flamur panamez. “Gjirokastra” u shit për skrap dhe u shpërbë më mars 2010 në kantierin e demolimit në Aliaga, Turqi.

 

Anijet e Flotës Tregëtare Shqiptare

Tani këto quhen ish-anijet e Flotës Tregëtare Shqiptare. Janë të dhënat e 16 anijeve të shoqëruara me fotot e 11 prej tyre

Arbëria                       16.350 ton,  prodhuar në Suedi më 1975 – bllokuar në Turqi

Tirana                         12.038 ton,  prodhuar në Poloni më 1972 – bllokuar në Greqi

Vlora                           12.341 ton,  prodhuar në Itali më 1961 – jashtë përdorimit

Shkodra                     12.501 ton,  prodhuar në Itali 1961, – jashtë përdorimit

Durrësi                        5.037 ton,   prodhuar në Poloni 1961 – jashtë përdorimit

Dajti                              4.581 ton,   prodhuar në Gjermani 1960 – jashtë përdorimit

Skënderbeu               3.600 ton,  prodhuar në Bullgari 1960 – peng në Itali pas eksodit

Mati                              3.500 ton,  prodhuar në Poloni 1960 – mbytur në Kostanca, Rumani

Partizani                     3.556 ton,   prodhuar në Poloni 1961- jashtë përdorimit

Gjirokastra                2.700 ton,   prodhuar në Durrës 1983- shitur më  2006

Liria                             2.500 ton,   prodhuar në  Poloni 1961- jashtë përdorimit

Teuta                          1711 ton,     prodhurar në Itali 1960 – jashtë përdorimit

Korabi                        1.500 ton,   prodhuar në  Itali 1965 – bllokuar më 2002 në Itali

Saranda                      1.100 ton,   prodhuar në Durrës 1984 – shitur më 2006

Sazani                            500    ton,  prodhuar në Gjermani 1960 – jashtë përdorimit

Butrinti                          500    ton,  prodhuar në Gjermani 1960 – jashtë përdorimit

Leonard Veizi/ DITA

Shkëlqimi dhe shkatërrimi i flotës tregëtare shqiptare, Janë të dhënat e 16 anijeve të shoqëruara me foto Read More »

Dashuri dhe para, e mërkura plot surpriza, njihuni me parashikimin e yjeve

Dashi
Beqarët do kenë disa mundësi për aventura. Buxhetin do e menaxhoni më me kujdes falë ndikimit pozitiv të planetëve. Sot do të tregoheni me kërkues ndaj partnerit.

Demi
Buxhetin nuk do të mund ta mbani nën kontroll, kështu që situata dhe për pasojë ankthi mund të bëhet kryefjalë e ditës. Stresi nuk i zgjidh problemet, por ju bën më kaotik.

Binjakët
Ditë e bukur për të dashuruarit. Pasdite dhe në mbrëmje do ndodhin gjërat më të bukura. Buxheti do stabilizohet vetëm falë ndihmës se njerëzve të afërt.

Gaforrja
Gjendja financiare për fat të do të jetë optimale. Ata që janë në një lidhje do e forcojnë bashkëpunimin në çift dhe e gjithë kjo falë disa projekteve të përbashkëta.

Luani
Financat do të jenë mjaft të mira. Puna e palodhur do të shpërblehet. Jeni shenjë që pas një durimi të gjatë, nuk toleroni padrejtësitë.

Virgjëresha
Beqarët duhet të përgatiten për një takim shumë të veçantë me persona pozitivë. Sa u përket parave, duhet të flisni sa më parë me disa specialistë që t’ju ndihmojnë të zgjidhni problemet.

Peshorja
Gjërat nuk do të ecin ashtu siç e kishit parashikuar. Sot mund të merrni disa propozime për punë. Mund të merrni një rritje page që do ju kënaqë.

Akrepi
Në planin financiar disa yje do ndikojnë pozitivisht dhe do bëjnë që gjendja të mbetet e qëndrueshme. Jeta juaj në çift nuk do jetë shumë e qetë gjatë pasdites.

Shigjetari
Shmangni debatet e kota në punë dhe mos lejoni që diskutimet të dalin jashtë kornizës së normales. Beqarët do kenë disa mundësi për të realizuar takime interesante.

Bricjapi
Yjet parashikojnë një shumë parash për ju. Kjo do jua bëjë ditën shumë të bukur. Nga energjia pozitive, gjërat do ju ecin mbarë edhe në dashuri.

Ujori
Dashuria kërkon më shumë angazhim nga ana juaj. Nuk mund të nxirrni asnjë justifikim përpara partnerit. Yjet do ju ndihmojnë tej mase që ta përmirësoni buxhetin.

Peshqit
Tregoni kujdes me një çështje ligjore që mund ta keni lënë pas dore. Dikush mund të përfitojë nga mungesa e vëmendjes, duke shkaktuar kaos në jetën tuaj.

Dashuri dhe para, e mërkura plot surpriza, njihuni me parashikimin e yjeve Read More »

Nga Luana tek Ilda, këta janë VIP-at tanë që bëjnë milionat vetëm me këto postime në Instagarm

Tashmë rrjetet sociale nuk janë vetëm për qejf, por ka shumë persona të cilët nxjerrin të ardhura dhe fitime të majme. Kështu, personazhe të njohur të showbizit shqiptar, parmes Instagramit arrijnë që të nxjerrin mjaft fitime.

Në listën botërore të “Pasanikëve të Instagramit” përfshihen një sërë të famshmish që kanë miliona ndjekës si Selena Gomez, Kim Kardashian apo Ronaldo, postimet teke të së cilëve kapin shifrën e 550,000 dollarëve.

Por nëse po vrisni mendjen sesa paguhen personazhet e njohur të ekranit shqiptar, kjo është lista e të famshmve që kanë zbuluar shifrat.

Luana Vjollca – 1.2 milionë ndjekës

Moderatorja shqiptare është një prej personazheve publikë që na tregon se, biznesi i rrjeteve sociale është një burim i mirë të ardhurash. Luana Vjollca është një prej të paktave të famshmeve që arriti 1 milion ndjekës këtë vit. Por nëse pyesni sa paguhet ajo për një postim, atëherë “iconstyle.al” arriti të merrte një informacion. Burime për median “iconstyle.al” treguan se moderatorja kërkon plot 1.200 euro për një postim dhe një “InstaStory” në rrjetin social të Instagram-it dhe duket se çmimi nuk është i diskutueshëm.

Roza Lati – 347 mijë ndjekës

Moderatorja Roza Lati ka qenë ndër të parat që ka folur troç se Instagramin e përdor edhe për qëllime fitimi. Në një intervistë në 2017-n, Roza ka treguar se merr 500 euro-600 euro vetëm me një postim, por mund të ketë edhe pagesë mujore. Mirëpo e ftuar dje në emisionin e pasditës “Rudina”, Roza ka treguar se është paguar edhe 1000 euro për një postim, sipas “Iconstyle”.

Arjon Muça – 44 mijë ndjekës

Arjon Muça ka zbuluar gjithashtu shumën e madhe që ka marrë për një postim në Instagram. I ftuar në Pop Culture, ish-banori i BB, ka ndarë disa sekrete nga jeta e tij private, mes të cilave edhe se është paguar 1000 euro për një publikim.

Ilda Bejleri – 333 mijë ndjekës

Burime për “iconstyle.al” kanë treguar se moderatorja simpatike paguhet afërsisht 500 euro për 5 postime, që i bie minimalisht 100 euro për një postim.

Rashel Kolaneci – 338 mijë ndjekës

Edhe pse e shkëputur tashmë nga ekrani, Rashel ka arritur të ketë 338 mijë ndjekës. Paga minimale që merr ajo për nëj postim në Instagram është 300 euro. Megjithatë rikthimi i saj në ekranin e televizionit “Klan” si konkurrente e “Dance With me”, pritet që të jetë një sukses i madh për ish-velinën edhe në këtë drejtim.

Olsi Bylyku – 263 mijë ndjekës

Aktori i humorit është i njohur ndryshe me pseudonim e rolit të tij, Kimikatit. Ai ka 263 mijë ndjekës dhe shfrytëzon famën e tij në televizion për të përfituar të ardhura nga rrjetet sociale. Nëse një biznes dëshiron që të bëjë një bashkëpunim me Olsin për të postuar një reklamë, burime për “iconstyle.al” treguan se duhet që t’i paguajë atij 500 euro.

Nga Luana tek Ilda, këta janë VIP-at tanë që bëjnë milionat vetëm me këto postime në Instagarm Read More »

Ngjarja në lokalin në Bllok/ Ervis Martinaj braktis spitalin, tashmë ndodhet…

Ngjarja e rëndë në Bllok, vazhdon të jetë një ngjarje e veshur me mister, ndërkohë që Ervis Martinaj, një nga protagonistët kryesore është transferuar në ambientet e burgut 302 në Tiranë.

Martinaj po qëndron në ambjentet e këtij burgu prej disa ditësh, ndërkohë që po pret të përmbushet dhe afati 30 ditor i qëndrimit në qeli, që vetë Gjykata e Tiranës ka vendosur për të. Burimet thanë se Martinaj vijon të mjekohet në ambjentet e burgut, pasi ende ka disa koplikacione me plagën që i është shkaktuar në qafë, nga goditja me pistoletë e Marviol Bilos. Transferimi i Martinaj, në ambjentet e paraburgimit 302, u realizua vetëm një ditë pasi qëndroi në spitalin e Burgut. Mjekimin Ervis Martinaj, e mer në qeli, ndërkohë që shpesh herë është vizituar në ambjentet e burgut nga doktorët e spitalit Amerikan në Tiranë.

Transferimi solli shkarkimin e Sulejmanit
Pas përplasjes së Policisë me mjekët e spitalit “Amerikan 2”, për pengesën që krijuan për transferimin e Ervis Martinajt në Spitalin e Burgut, Drejtoria e Burgjeve ka bërë kallëzim penal për spitalin. Ndërkohë nga ana tjetër, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Stefan Çipa ka shkarkuar nga detyra shefin e Policisë së Burgjeve, Enrik Sulejmani pasi nuk zbatoi dot urdhrin e transferimit.

Zyrtarisht, Ministria e Drejtësisë ka njoftuar masat e marra për pengimin e transferimit Ervis Martinit, duke konfirmuar si padinë penale ndaj spitalit ashtu edhe masat e marra ndaj punonjësve që nuk zbatuan në kohë vendimin e gjykatës. Sipas Ministrisë bazuar në vlerësimin e Institucionit të Mjekësisë Ligjore, ka rezultuar se në gjendjen shëndetësore në të cilën ndodhet i paraburgosuri, trajtimi i tij mund të kryhet në Qendrën Spitalore të Burgjeve.

Forcat Operacionale që kanë shkuar mëngjesin e datës 9 tetor 2018 në mjediset e Spitalit “Amerikan 2” për të kryer shoqërimin dhe marrjen në ruajtje të të paraburgosurit Martinaj kanë hasur në pengesat e shkaktuara nga personeli i spitalit, pasi mjekët nuk kanë plotësuar dokumentacionin e kartelës shëndetësore të të paraburgosurit. Policia kishte në dorë një epikrizë përcjellëse të printuar me emrat e 4 mjekëve, por që nuk kishte asnjë firmë të asnjërit nga mjekët. Për moszbatim të vendimit të gjykatës me masën e sigurisë “arrest në burg” 30 ditor për Martinajn është kryer shkarkimi i Drejtorit të Policisë së Burgjeve, Enrik Sulejmani, me motivacionin e mospërmbushjes së detyrave funksionale sipas ligjit në fuqi.

Humbja e ndjenjave pas goditjes me armë
Ervis Martinaj, personi që u plagos në një nga lokalet e zonës së bllokut, ka folur publikisht rreth ngjarjes se ndodhur në lokal “Metropol” në ish-bllok, të përshtjelluar nga misteri, ç’ka ka sjellë dhe ngritjen e një sërë alibive, për sa i përket motivit të kësaj ngjarje. Martinaj ka rrëfyer se është qëlluar me një plumb, pikërisht kur ka hyrë në mes dy personave që po kacafyteshin me grushta, Fabiol Gaxha dhe Marvil Bilo.

Në rëfimin e tij, Martinaj thotë se ka humbur ndjenjat dhe nuk është në gjendje të kujtojë se çfarë ka ndodhur, madje nuk ka qenë në gjëndje të dëgjojë krismat që kanë vijuar. Martinaj, thotë se kur është përmendur, ka shkuar tek banaku duke u zvaritur dhe aty ka parë Redi Popeskun me një shishe ëiski në dorë. I ka kërkuar ndihmë, dhe ashtu siç ishte i dehur ai e ka ndihmuar, duke e çuar deri tek taksitë, ku është nisur në spital.

Sipas Martinaj, kur ka mbëritur në spital, shikimi i tij është dobësuar,dhe gjëndja është përmirësuar vetëm pas ndërhyrjes së mjekëve. I plagosuri thotë se Eljon Haton, të plagosurin tjetër e ka kushëri. “Kur ka filluar debati, unë kam qënë me një gotë në dorë duke pirë bashkë me Ervin Matën. Sherri ishte mes Fabiolit dhe një personi që ishte ulur në tavolinën tjetër. Siç isha me gotë në dorë, kam hyre duke thënë “Mos, mos u zini!”, sepse kur hyra unë ata po ziheshin me grushte” – është shprehur Ervis Martinaj, biznesmeni i lojërave të fatit.

Ngjarja në lokalin në Bllok/ Ervis Martinaj braktis spitalin, tashmë ndodhet… Read More »

36-vjeçarja shqiptare rrëfen tmerrin: Si më përdhunuan dy policë serbë njëri pas tjetrit

Një 36-vjeçare shqiptare ka marrë për herë të parë guximin të rrëfejë tmerrin që ka kaluar kur e kanë përdhunuar.

Vasfije Krasniqi-Goodman e cila tashmë jeton në teksas të SHBA-ve, me lot në sy ka rrëfyer se si rreth 20 vite më parë kur ajo ishte vetëm 16 vjeç dy policë serbë e kanë përdhunuar.

Vasfija nga fshati Babimovic i Vushtrisë rrëfeu torturën që iu desh të kalonte gjatë luftës së Kosovës.

Ajo tregoi për Televiozionin publik të Kosovës:

“Më 14 prill të vitit 1999 kam qenë në oborr dhe kam hyrë brenda dhe i kam thënë nënës me dalë dikush te dera me qelë derën. Dikush jashtë derës na tha ‘qelne derën’… edhe është dashtë me qelë. Ne nuk e dinim nëse kanë hy me na vra apo kanë hy me bastisë, mirëpo ai pyti se ku e keni babën edhe vëllanë. Nana i tha që janë në Gjermani, e ai më tha: ‘Jo nuk janë në Gjermani, por kanë shkuar në luftë’.Ai hyri brenda dhe më pastaj më mori mua, më tha se do të shkojmë për të dhënë deklaratë në polici.Nuk doja të shkoja, por ai më kapi dhe më futi në një makinë 101-sh të kaltër. Ai nuk vazhdoi drejtë ku është stacioni i Policisë, por ka vazhduar në drejtim të Prishtinës. Unë e dija por se kuptoja se çfarë do të ndodhë me mua, sepse unë kam qenë fëmijë, 16-vjeç. Dhe ka ardhur në fshatin Babimovc, ka qenë një kishë aty, fshati ka pasur shumë serb. Në atë moment unë vetëm doja të vdisja me një plumb edhe kurgjo tjetër. Veç me më vra. E ka ndal makinen dhe më ka detyruar me dalë prej makines dhe aty kishte patur kallamoq. Më ka gjuajtur aty dhe çfarë ka ndodhur pastaj nuk mundesh me marrë me mend. E ka pasur dorën e majtë të lidhun edhe thoshte: ‘Nuk të vras sepse kështu hjekë më shumë’. Pastaj është kthyer në makinë dhe ka ardhur një tjetër; ai nuk ka qenë me rroba të policisë, por me rroba civile. Më ka dërguar në një shtëpi tjetër afër shitores së fshatit Babimovc. Kur është kthyer ky i vjetri prapë në makinë dhe ka kaluar një ushtar aty. I kam thënë që unë dua vetëm të shkojë në shtëpi. Ai më ka thanë ‘mos trego ku je kanë, thuaja në shtëpi se ke qenë me dhënë deklaratë në polici. Më ka thanë që nëse u tregon familjarëve ne kemi me të vra.”

36-vjeçarja, e cila kishte qenë vetëm 16-vjeçare në kohën kur i ishte nënshtruar torturave dhe dhunimit seksual, tanimë jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është nënë e dy fëmijëve.

36-vjeçarja shqiptare rrëfen tmerrin: Si më përdhunuan dy policë serbë njëri pas tjetrit Read More »

Djaloshi 13 vjeç i prek të gjithë me mesazhin dërguar Ramës: S’duroj dot lotët e nënës…

Kryeministri, Edi Rama ka marrë një koment në Facebook nga një 13-vjeccar, i cili i tregon historinë e nënës së tij që ende nuk ka gjetur punë. Ai thotë se është gati të braktisë shkollën për të gjetur punë, vetëm që nëna e tij të mos ketë më lot në sy pasi zyra e punës nuk po u zgjidh proiblemin.

“Miredita Xhaxhi Edi! Jam Amiri jam 13 vjec dhe jam ne klasen e 8-te.Jam djali i Valbona Xhikes para shkruesja qe kerkonte te punesohej. Kam menduar qe ta braktis shkollen me gjith deshiren e madhe qe kisha per ta vazhduar por jann me i madhi i femijeve dhe mendoj te dal e te shes cte mundem per ti perkrah te familjes.

Nuk e duroj dot me gjendjen ekonomike te familjes time.Nuk duroj dot me lotet e nenes time tek kthehet e pashprese nga zyra e punesimit. ju lutem me ndimoni duke zbutur gjendjen e familjes time qe dhe un si gjith femijet e tjere te arsimohem”, shkruan A.Pellumbi.

Djaloshi 13 vjeç i prek të gjithë me mesazhin dërguar Ramës: S’duroj dot lotët e nënës… Read More »