Irina

“Më në fund gjeti burrë”, kolegia i nxjerr sekretin këngëtares

Marsela Çibukaj dhe Kamela Islamaj përveçse këngëtare të suksesshme, janë edhe mikesha të mira.

Me zërin e tyre të mrekullueshëm, ato shoqërojnë mbrëmjet e së mërkurave në “Top Channel”, gjatë emisionit “Soiree”.

Në fund të programit, dy vajzat iu bashkuan kolltukut së bashku me një gotë verë dhe folën për miqësinë mes tyre.

Pyetjes së moderatores Jonida Shehu, nëse ato ishin mikesha të mira, nuk nguroi t’i përgjigjen e para Kamela Islamaj, e cila tha: “Ndonjëherë”.

Kamela e argumentoi përgjigjen duke treguar se Marsela është një njëri shumë pesimist që ankohet gjithmonë për gjithçka.

“Po ja në fillim, thonte nuk kam burrë, e tani që gjeti burrë, ankohet për tjetër gjë” – tha Kamela, duke nxjerr kështu zbuluar lidhjen e Marselës.

“Më në fund gjeti burrë”, kolegia i nxjerr sekretin këngëtares Read More »

Shqipëria i jep tjetër goditje pas shpine SHBA-ve, zbulohet vota në OKB

Zëvendës kryetari i Komisionit të Jashtëm parlamentar, deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu përmes një postimi në ‘Facebook’ deklaroi se qeveria shqiptare i dha një tjetër goditje pas shpine SHBA-së në Asamblenë e OKB.

Shehu theksoi se të martën përfaqësuesi i Shqipërisë votoi përsëri kundër SBBA, duke miratuar Projekt Rezolutën e paraqitur nga Egjipti për të njohur në OKB Palestinën si drejtuese të Grupit 77.

“Ky veprim, krejt në kundërshtim me interesat tona kombëtare, është ne vazhdën e te tilla qëndrimeve të Qeverise sonë në Dhjetor në OKB, Konferencën Islamike e me tej ne Gjeneve”, shkruan Shehu.

MESAZHI I SHEHUT
Qeveria shqiptare i jep tjetër “goditje” mbas shpine ShBA ne Asamblene e OKB.
Diten e marte Perfaqesuesi i yne votoi perseri kunder ShBA, duke miratuar Projekt Rezoluten e paraqitur nga Egjipti per te njohur ne OKB Palestinen si drejtuese te Grupit 77.
Kjo behet megjithese ne nuk jemi pjese e atij grupi dhe as Palestina nuk eshte antare e plote e OKB.
Ndaj kesaj Rezolute kishte vota kunder si ajo e ShBA dhe te tjera absenime, ku benin pjese vende te BE, si dhe vete Bosnja qe eshte antare e Grupit 77.

Reagimi amerikan ishte i menjehershem, duke e konsideruar kete Rezolute si nje akt te demshem dhe qe do te veshtiresoje procesin e paqes ne Lindjen e Mesme.
Ky veprim, krejt ne kundershtim me interesat tona kombetare, eshte ne vazhden e te tilla qendrimeve te Qeverise sone ne Dhjetor ne OKB, Konferencen Islamike e me tej ne Gjeneve.
Te tilla veprime pa asnje dyshim vecse bejne te dobesohet mbeshtetja e madhe dhe thelbesore per kombin tone nga ShBA, te vihen ne rrezik ceshtjet tona madhore kombetare, inkluziv dhe te Kosoves.
Ne kete menyre ne duke “mbeshtetur” te detyruar Palestinen, e njohur kjo per qendrimet e forta kunder Kosoves, jo vetem qi i kundervihemi pozicioneve amerikane, por realisht demtojem dhe proceset e paqes ne ate Rajon, procese, qe nuk mund te zhvillohen pa ShBA-te.

Shqipëria i jep tjetër goditje pas shpine SHBA-ve, zbulohet vota në OKB Read More »

Ambasada e SHBA i sqaron sot ‘Live’ qytetarët për Lotarinë Amerikane

Në një kohë kur ende vijojnë aplikimet për lotarinë amerikane, Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka një njoftim të rëndësishëm.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ ambasada bën me dije se sot në orën 15:00 personeli i Konsullatës do t’u përgjigjet në kohë reale të gjitha pikëpyetjeve të atyre që kanë paqartësi për procesin.

🇦🇱️ | Bëhuni gati të postoni pyetjet tuaja mbi Lotarinë Amerikane, sot në orën 15:00. Personeli i Konsullatës do t’ju përgjigjet në kohë reale mbi çdo gjë që duhet të dini mbi aplikimin e Lotarisë Amerikane”, shkruan në ‘Facebook’ ambasada. Kujtojmë se aplikimet për lotari do të mbyllen më 6 nëntor, në orën 18:00.

Ambasada e SHBA i sqaron sot ‘Live’ qytetarët për Lotarinë Amerikane Read More »

INTERVISTA/ Aktori i njohur turk e pranon: Jam me origjinë shqiptare

Së fundmi, aktori Sertan Erkaçan është kthyer në një yll në Turqi me perfomancën e tij në serialin “Koca Koca Yalanlar”.

Gjatë një interviste dhënë së fundmi për një media lokale, Erkaçan ka pranuar se është me origjinë shqiptare, shkruan Shkodranews.

“Ju jeni përfshirë në shumë projekte deri më tani, por shumë pak dihet për ju. Mund të na tregoni disi më shumë për vetën”, është një pyetjet që iu bë Erkaçan gjatë një intervistë transmetuar online dy ditë më parë,  shkruan Shkodranews.

Aktori u përgjigj: “Kam lindur në Stamboll, për u rrita në Antalya. Jam fëmija i tretë dhe i fundit i një familjeje emigrantësh shqiptarë. Kur isha 17 vjeç, pasi lashë gjithçka për të ardhur në Stamboll për të studiuar, jeta më solli në pikën ku jam tani”. /Shkodranews

INTERVISTA/ Aktori i njohur turk e pranon: Jam me origjinë shqiptare Read More »

Përgjimet që fundosën Stresin, zbulohet roli që kishte në grupin kriminal

Një ditë pas arrestimit të reperit të njohur shqiptar Arkimed Lushaj, detaje të tjera dalin në dritë.
Policia deklaroi mbrëmjen e kaluar se Stresi u arrestua pas një hetimi disa mujor në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë me metoda speciale të hetimit.

Ndërkohë mësohet se Arkimend Lushaj ishte prej 1 viti në përgjim. Ai është përgjuar teksa komunikon me disa persona për trafikun e drogës. Po kështu në përgjimet ambientale dhe ato telefonike Stresi është kapur duke orientuar shitësit të çojnë drogë në disa vende kryesisht lokale.

Po kështu mësohet se në grupin kriminal Stresi nuk ka rol drejtues por periferik.
Urdhër arresti ndaj tij u ekzekutua mbrëmjen e kaluar pasi kishte informacion se do ikte jashtë shtetit.

Ndërkaq burime nga policia bëjnë të ditur se në ditët në vijim të ketë arrestime të tjera në Tiranë, të dyshuar si pjesë e grupit kriminal ku bënte pjesë dhe Stresi.

Ky grup dyshohet se vepronte me shitjen e drogës në zonën e bllokut, por edhe ne periferi të Tiranës. Policia po mban në vëzhgim edhe disa persona të tjerë./korrrieri

Përgjimet që fundosën Stresin, zbulohet roli që kishte në grupin kriminal Read More »

Lulja më e bukur e kopshtit nuk çelte, kur ajo mori ta ç’rrënjoste, i moshuari e ndaloi!

Një grua e re krenohej shumë në rritjen dhe kujdesin e luleve në kopshtin e saj plot ngjyra dhe aromë të freskët.

Ajo ishte rritur nga gjyshja e saj e cila i mësoi t’i donte dhe të kujdesej për lulet ashtu siç kishte bërë edhe vetë.

Pra, ashtu si gjyshja e saj, kopshti i saj i luleve vinte i dyti për të, pas familjes.

Një ditë duke parë në një katalog për lulet që porosiste shpesh, fotografia e një luleje ia kapi menjëherë syrin asaj.

Ajo kurrë nuk kishte parë një lule të çelte aq bukur si ajo.

“Unë duhet ta kem atë,” tha ajo me vete.

Kur lulja mbërriti në adresën e shtëpisë së saj, ajo nuk priti aspak dhe nxitoi ta mbillte. Ajo e mbolli pranë një muri buzë kopshtit të saj.

U rrit me vështirësi ajo lule, me gjethe të bukura të gjelbra kudo, por nuk çeli asnjë lule.

Ditë pas dite, ajo vazhdonte ta shihte, ta ujiste, ta vadiste, dhe madje edhe i fliste asaj me dashuri duke dashur ta merrte me të mirë lulen. Por, ishte e kotë, ajo nuk çelte.

Një mëngjes pas shumë javësh, ndërkohë që ajo i kishte humbur të gjitha shpresat qëndronte e mërzitur përballë bimës, ajo ndjehej keq që nuk kishte lulëzuar.

Po e mendonte seriozisht mundësinë që ta çrrënjoste dhe në vend të saj të mbillte diçka tjetër aty.

Ishte pikërisht ky moment kur fqinji i saj i moshuar, po ia bënte me shenjë asaj duke tundur dorën nga kryet e shkallëve të ndërtesës së tij, i cili më pas zbriti afër saj… dhe i tha:

“Faleminderit shumë, nuk mund ta imagjinoni se sa shumë gëzim dhe sa ëmbëlsi u ka falur syve të mi kjo lule e bukur që ka çelur rrëzë murit”.

Vajza e re eci përmes derës drejt oborrit të fqinjit të saj, dhe me siguri, e pa që në anën tjetër të murit ishte mbushur me lule.

Ato ishin me të vërtetë lulet më të bukura që kishte parë ndonjëherë.

Ajo lule i kishte shtrirë rrënjët e saj përtej murit dhe kishte lulëzuar në të çarat e murit të fqinjit dhe jo në anën e saj të murit, dhe dukej aq e bukur.

Kjo është bukuria e kësaj bote.
Kudo që e mbjellim të mirën në këtë tokë, me dijeni ose padijeni, duhet të përgatitemi t’i shohim lulet e mirësive tona të çelin aty ku më pak e presim… nuk ka pengesa, e mira e gjen gjithnjë të çarën për të shpërthyer.

Lulja më e bukur e kopshtit nuk çelte, kur ajo mori ta ç’rrënjoste, i moshuari e ndaloi! Read More »

“Ta lypi shefi”/ Zbulohet arsyeja e largimit nga televizioni i Anjeza Majës, askush nuk e priste këtë

Largimi i saj nga televizioni ishte një vendim që i befasoi të gjithë dhe fansat e saj sigurisht që u mërzitën.

Anjëza Maja ka shumë vite në televizion, dhe ikja e saj ishte e papritur, ShkodraNews,

Edhe pse u aludua shumë për ikjen e saj, ku nuk u përjashtua edhe mundësia që ajo të ketë pasur ndonjë ngacmim nga shefi në punë, gjë të cilën e hodhi poshtë, e ftuar në emisionin ‘Rudina’, ajo foli për karrierën e saj dhe planet për të ardhmen.

Moderatorja rrëfeu se tashmë po meret me një projekt të ri dhe afatgjatë të kryeministrisë, si edhe tregoi se po përgatitet që të heqë dorë nga televizioni.

“Puna në televizion të merr shumë kohë, nga mëngjesi deri në darkë, aktivitetet, eventet, ato qokat që duhet të kryejmë. Je gjatë gjithë kohës i stërmunduar. Tani po mundohem shumë të shkëputem pak nga pak nga televizioni që të kem më shumë kohë për veten dhe për gjërat e mia personale”, tha ajo./ ShkodraNews

“Ta lypi shefi”/ Zbulohet arsyeja e largimit nga televizioni i Anjeza Majës, askush nuk e priste këtë Read More »

Sjellja dhe kërcënimet e Xhisielës, gazetarja: Në shtëpi ha bukë e djathë, nga i dashuri kërkon karkaleca!

Ditën e djeshme Xhisiela Maloku, vajza që denonconte pak muaj më parë dhunën ndaj saj, u shfaq në ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë në tentativë për të marrë në mbrojtje ish-të dashurin e saj Rexhep Rraja.

Maloku tha që nuk është viktimë, dhe shkoi edhe më tej duke thënë se ajo do të padiste çdo media që tani e tutje do të merrej me jetën e saj.

Qëndrimi dhe sjellja paksa arrogante e Xhisielës, që vuri në lëvizje një shtet të tërë ka hasur dje në një sërë reagimesh në rrjetet sociale mes të cilave, një nga më interesantet është ajo e gazetares Danja Bono. Ajo shprehet se të gjithë ne e kemi një Xhisiela afër, pasi ajo është shembulli i vajzës së bukur, që beson vetëm te leku dhe te pasqyra.

‘’ “Xhisiela” edhe pse në shtëpi ha bukë me djathë, nga i dashuri kërkon karkaleca, hotel. Që i thotë nënës “mos më ça kokën”, nëse ajo e pyet ku i gjete paratë që bleve këtë makinën dhe që korrupton tërë familjen, madje fut në thes edhe vëllain bob me një orë “Rolex””, shkruan mes të tjerave Bono.

Reagimi i plotë i gazetares:

E kuptoj që inatoseni me Xhisielën. Sidomos ju vajza e gra që shembull keni pasur Zhan D’Ark, Hilari Klinton, Meril Strep Ledi Diana po Cat Woman. Teknologjia, modernizimi, fukarallëku apo maskarallëku ka vite që prodhon një kontaminim të çuditshëm vajze. Nuk është as Lady Makbeth, as Zonja Bovari. Kjo është “Xhisiela”.

Të gjithë kemi njohur në shkollë, lagje, punë nga një vajzë të tillë. Është ajo goca e bukur, me ose pa para, me ose pa familje që beson vetëm tek leku e pasqyra. Pikë kureshtjeje apo lodhje truri sesi i fitojnë lekët prindërit apo i dashuri. Është ajo goca tipike që nuk ka durim të hapë librin sepse është duke hapur sytë nga kangjellat e shkollës se cila fuoristradë kaloi dhe nëse ai laci me leke ia shkeli syrin. Është ajo që vajza apo djali jot sot e ka në shkollë, është ajo goca e para 20 viteve që dhe ti e ke pasur shoqe dhe i ke marrë një fustan borxh.

“Xhisiela” edhe pse në shtëpi ha bukë me djathë, nga i dashuri kërkon karkaleca, hotel. Që i thotë nënës “mos më ça kokën”, nëse ajo e pyet ku i gjete paratë që bleve këtë makinën dhe që korrupton tërë familjen, madje fut në thes edhe vëllain bob me një orë “Rolex”.

“Xhisiela” është ajo vajza që pa ditur sesi troket tastiera e kompjuterit, ta sjellin në vendin e punës të komanduar dhe që ndërsa ty të kullon djersa nga stresi e lodhja, ajo i lyen thonjtë qetë-qetë e po aq qetë fut në xhep rrogën e në shtrat shefin.

Mos u çudit por “Xhisiela” me X5 është pikërisht ajo goca që e ke sharë në semafor se të parakaloi keq, ajo vajza që dje ngrysej e gdhihej me një palë tuta e sot drejton një butik me rroba firmato ose ndonjë drejtori shteti dhe nën zë të gjithë e dinë që ishte Ai pas gjithë kësaj.

Është ajo goca që nuk ka pikë zeri, por sot shfaqet tek Arjan Çani me buzë e mollëza silikon si fenomen në muzikë.

Një vajzë e tillë që pasi bën pakt me djallin edhe nëse një moment sekondar kthjellohet e humb sërish gjykimin nëse ia kërcet dhëmbet një mashkull. Arriviste por me “a” te vogël, Xhisiela është tipja e vajzave që shou biz e adhuron. Tabloidet sot ‘jetojnë’ me Xhisiela. Nuk kanë të mbaruar “Xhisielat”, as historitë e tyre të vogla apo të mëdha. “Xhisielat” armatim kanë bukurinë e trurin e vajisin vetëm po u dhe dru.
E di që ju inatos Xhisiela, e dashura e një djali deputeti tipik province, tipja që ju kujton atë vajzën në lagje, shkollë, punë apo pronaren e butikut për të cilën ju lind gjithmonë pyetja: Po kjo si i paguan taksat kur xhiron ditore e ka zero?

Sjellja dhe kërcënimet e Xhisielës, gazetarja: Në shtëpi ha bukë e djathë, nga i dashuri kërkon karkaleca! Read More »