Irina

Pulë me kos dhe hudhra ,supa e lehtë e stinës

Aroma e mrekullueshme e kësaj recete të vjetër, traditë e nënave dhe gjysheve shqiptare mbush gjithë shtëpinë me dëshirën për ta konsumuar menjëherë sapo ajo shërbehet në tryezë.

E lehtë dhe plot shije, kjo pjatë tipike e kuzhinës tradicionale është ideale për gjallërimin e organizmit dhe shoqërohet në mënyrë të shkëlqyer me sallata të freskëta të stinës.

AgroWeb.org ju sugjeron më poshtë recetën e shijshme të përgatitjes së supës me mish pule dhe kos e hudhra në shtëpi.
Përgatitja e Supës me Mish Pule dhe Kos
(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)

4-5 thela mish pule

2 lugë gjelle miell gruri

Një filxhan çaji me kos

1 kokërr vezë

Vaj ulliri

Pak gjalpë i freskët

Piper

Kripë

Majdanoz

1-2 thelpinj hudhra të shtypura
Përgatitja
Si fillim, AgroWeb.org ju udhëzon të pastroni me ujë të rrjedhshëm thelat e pulës dhe më pas vendosini në një tenxhere ku keni hedhur pak vaj ulliri dhe pak gjalpë të freskët.

Kaurdisini për 1-2 minuta nga të dyja anët, shtoni kripë dhe mbulojini mirë me ujë.

Lërini të ziejnë derisa mishi i pulës të jetë zbutur.

Ndërkohë, në një tas më vete rrihni vezën, më pas shtoni kosin dhe përziejeni mirë masën derisa ajo të bëhet homogjene.

Në vijim, vendosni një tigan në zjarr. Shtoni pak gjalpë dhe pak vaj ulliri dhe kaurdisni miellin derisa të marrë ngjyrë të artë.

Në këtë moment hiqeni nga zjarri dhe nisni të hidhni nga pak masën e kosit dhe vezës duke e përzjerë masën në mënyrë të pandërprerë derisa e gjithë masa të bëhet e njëtrajtshme dhe të mos ketë kokërriza.

Pasi mishi i pulës të ketë zierë, i largojmë thelat nga tenxherja dhe i lëmë mënjanë.

AgroWeb.org ju udhëzon të shtoni masën e kosit me vezë dhe miell tek lëngu i pulës dhe përzjeheni mirë derisa masa të njëtrajtësohet me lëngun.

Vendoseni tenxheren në zjarr të ulët. Shtoni thelat e mishit të pulës dhe lëreni të zjejë për 5 minuta duke e përzierë herë pas here.

Në fund i hidhet piper, majdanoz, 1-2 thelpinj hudhra të shtypura sipas dëshirës.

Kur shërbehet i hidhet sipër sipas preferencës pak lëng limoni disa pika gjalpë të freskët të shkrirë./AgroWeb.org

Pulë me kos dhe hudhra ,supa e lehtë e stinës Read More »

Kejsi i drejtohet të fejuarit të saj, Stresit: Asnjeherë nuk do të…

Arrestimi i reperit të njohur Arkimed Lusha i njohur me emrin Stresi bëri bujë dhe u bë kryefjala e mediave.

Shumë e komentuan dhe faktin se Stresi u gjet në hotel me një 20 vjeçare dhe nisën aludimet se ai ka tradhtuar të fejuarën.

Pas këtyre thashethemeve reagoi Kejsi e cila tregoi se i qëndron pranë Stresit dhe në këto ditë të vështira.teksa ai qëndron në qeli.

Kejsi ka postuar disa video në Instastory ku degjohet duke kënduar këngën e tij, ku njera prej tyre dëgjohet dhe ‘Asnjeherë s’kom me t’lon’.

SHIKONI VIDEON KETU

Kejsi i drejtohet të fejuarit të saj, Stresit: Asnjeherë nuk do të… Read More »

Pse LSI po “i lëpihet” ministrit Xhafaj?

Ndryshe nga opozita, e cila vijon sulmet ndaj qeverisë edhe pas operacionit të së dielës, duke pretenduar se bosët e vërtetë të krimit po lihen të lirë, LSI është rreshtuar krah ministrit Xhafaj.

E para ishte Monika Kryemadhi që doli hapur në mbështetje të tij. Të martën ajo vlerësoi hapur operacionin e policisë, ndryshe nga sa e kritikoi PD.

“Kemi dëgjuar për arrestimet e fundit që kanë ndodhur në Shqipëri që është një sinjal shumë i mirë për hir të së vërtetës, për shkak të sigurisë, është një sinjal shumë i mirë për të rinjtë, për t rejat, për popullin shqiptar, si një mundësi për të parë që diçka do të fillojë dhe do të shkojë në vend”, tha ajo në një takim në Vlorë.

Po ashtu një tjetër eksponent i LSI fakton aleancën Meta-Xhafaj-Kryemadhi. Ish-deputeti i LSI, Flamur Çelaj, i cili mban postin e kreut të Komisionit të Sigurisë në LSI shkruan: “Përfitoj nga rasti të shpreh përkrahjen time për Policinë e Shtetit të cilët i inkurajoj të vazhdojnë operacionet e tyre për çrrënjosjen e krimit në mbarë vendin. Për ministrin Xhafaj, pastërtinë morale të të cilit nuk e kam vënë kurrë në dyshim, i jap të njëjtin inkurajim, por me një këshillë: Mos lejo kryeministrin të interferojë në drejtimin politik të dikasterit që ti drejton, pasi ai do sabotojë punën tënde dhe do komprometojë imazhin tuaj në sy të shqiptarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë”, ka thënë ai.

Reagimi i tij nuk ka kaluar pa kritika. Shumë komentues e kanë akuzuar, por Çelaj ka nxjerrë akoma dhe më tej detaje, ku sipas tij ka një luftë Rama-Xhafaj.

“Mëso të kuptosh, KM ka dashur gjithë këto muaj ta heqi Xhafën nga MB, por nuk e kanë lejuar ndërkombëtarët”, ju përgjigj ai një komentuesi duke treguar se LSI informohet për Xhafajn.

Këto deklarata nga eksponentët e LSI-së vijnë në një kohë që ndërkombëtarët dhe vetë Rama kërkojnë me “këmbëngulje” arrestimin e “Escobarit të Ballkanit”, Klement Balili. Ndërkohë Policia vijon me operacionet  “dështake”, jo për shkak të mos lokalizimit, por për shkak të mungesës së dëshirës për vënien në pranga të personit, i cili i shantazhon me video-orgjitë , në hotelin tashmë të sekuestruar “Santa-Quaranta”./korrieri

Pse LSI po “i lëpihet” ministrit Xhafaj? Read More »

Turqia bën kërkesë të prerë për Ramën… rrezikohet siguria nëse nuk merr masa

Shqipëria ka marrë një kërkesë të qartë nga Turqia për mbylljen e të gjitha institucioneve arsimore që qëndrojnë pas Fetullah Gylen. Kërkesa është bërë nga ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavushollu që përveç Shqipërisë i është drejtuar Kosovës dhe vendeve të Ballkanit.

Në një intervistë për agjencinë Anadollu, kryediplomati turk tha se institucionet arsimore të rrjetit FETO përbëjnë rrezik për sigurinë e këtyre vendeve.

Ankaraja i konsideron organizatat e Fetullah Gylenit si terroriste dhe organizatore të Grushtittë shtetit të 2016-ës. Çavushollu tha se deri më tani janë mbyllur 30 shkolla në vende të ndryshme të botës.

Shumë prej tyre do të administrohen nga një fondacion shtetëror i krijuar nga Turqia, që tani ka marrë nën administrim edhe shkolla në Shqipëri e Kosovë.

Turqia bën kërkesë të prerë për Ramën… rrezikohet siguria nëse nuk merr masa Read More »

Shqiptarja e njohur nuk përmbahet: E dua me Lamborghini, më mirë k*rvë sesa për mëshirë

“Preferoj që dikush të më thotë K*rv se sa të jem për gjynaf apo për mëshirë”, kështu është shprehur Linda Rei në një intervistë të dhënë së fundmi kur është pyetur nëse është apo jo në një lidhje.

Pak kohë pas ndarjes nga i dashuri i saj biznesmen, lidhje kjo që bëri bujë kohë më parë Linda ka zbuluar se tani është single dhe se nuk pranon të ketë të dashur pa Lamborghini.

“Jam single dhe kështu dua të rri se shumë herë kam ndërruar jetën time për dashurin dhe e kam “ ngrënë” deri në fund, prandaj sot nuk e kam në plan fare të dashurohem ahahahah kur më kërkojne “mund të njihemi” përgjigja ime është: Pa lamborghini nuk i bëj pis këpucët 1000€ për ty. Dikush mund të mendoj që jam e lehte, jo s’jam e lehte thjesht vendosa të bëhem e tillë se fundja fundit realiteti botës ky është, dashuria ekziston por është me afat dhe kur skadon njëri nga të dy humb unë jam ajo qe kam humbur gjithmonë por s’do ia lejoj më vetes këtë preferoj që dikush të më thotë K*rv se sa të jem për gjynaf apo për mëshirë”, është shprehur Linda.

    

Shqiptarja e njohur nuk përmbahet: E dua me Lamborghini, më mirë k*rvë sesa për mëshirë Read More »

“Ismail Qemali ishte agjent i Greqisë. Arkivi i Londrës ka dokumente që tregon se…”

Nuk ndalen provokimet e historianit kontrovers, Olsi Jazexhiu. Gjatë emisionit “Arena”, ai ka deklaruar se, historikisht politikanët shqiptarë kanë qenë në shërbim të agjenturave të huaja.

Jazexhiu: Pastaj kemi themeluesin e Shqipërisë, Ismail Qemali. Në Arkivin e Londrës, kush lexon debatet në Konferencën e Ambasadorëve, Venizelos mburrej që Ismaili ishte njeriu i Greqisë.

I grekëve, i britanikëve. Kush ka lexuar gjyqin osman ndaj Abdyl Frashëri, është paguar nga agjentura greke që Lidhja e Prizrenit të anashkalohej nga lëvizje islamike, në lëvizje laike dhe kombëtare.

Shqipëria ishte një vend i vogël dhe kur u krijua si shtet, ishte shumë i dobët. Influenca italiane ishte masive dhe kulmoi me pushtimin fashist.

Personazhet publik me influencë si puna e Shqipërisë. Po të bëhesh agjent në Amerikë e ke të vështirë jetën, apo në Rusi, apo në Turqi që kanë traditë shtetërore.

“Ismail Qemali ishte agjent i Greqisë. Arkivi i Londrës ka dokumente që tregon se…” Read More »

Lojërat e fatit, shpërthen Braçe: SMS kërcënuese,” Ju merreni me ne, ne do të merremi me fëmijët tuaj”

Duket se deputetët e mazhorancës janë përballur me një sërë kërcënimesh pas daljes hapur të tyre pro ligjit për mbylljen e lojërave të fatit. Kjo është bërë e ditur nga kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe deputetit Erion Brace. Në fjalimin e tij në seancën e sotme ai denoncoi këto kërcënime, por jo vetëm. Sipas tij janë kërcënuar me jetën e fëmijëve të tyre.

‘’Kemi marrë mesazhe kërcënuese, po ju lexoj njërin prej tyre. ‘’Ju merreni me ne, ne do të merremi me jetën tuaj”. Ne ligjin jo vetëm që e hartuam, po sot do ta kalojmë në Kuvend në mënyrë që ti japin fund njëherë e mirë kësaj historie. Kush nga ju mendon se ne jemi të dobët e keni gabim”, u shpreh Braçe.

Lojërat e fatit, shpërthen Braçe: SMS kërcënuese,” Ju merreni me ne, ne do të merremi me fëmijët tuaj” Read More »

Ora që zgjoheni natën, lidhet me problemet e shëndetit. Mos i anashkaloni këto paralajmërime serioze

Shpesh na ndodh që të zgjohemi disa herë natë, ose shpesh në thuajse të njëjtën orë. Mjekësia e lashtë kineze ka ndërtuar një mekanizëm të quajtur ora trupore, në bazë të secilës ju mund të identifikoni, problemet e mundshme shëndetësore, duke u nisur nga orari kur zgjoheni.

Orari kur ngriheni tregon dhe problemin që keni:

Ora 21.00-23.00: Gjatë këtij orari enët e gjakut dhe arteriet janë shumë aktive, gjë e cila tregon probleme shëndetësore që lidhen me sistemin imunitar, tiroidet dhe me lodhjen metabolike. Stresi, ankthi dhe lodhja e ditës ndikojnë ndjeshëm gjatë kësaj faze dhe ju lënë pa gjumë.

Ora 23.00-01.00: Duhet të tregoni kujdes me fshikëzën e tëmthit. Zgjimi i vazhdueshëm në këtë orë  ju paralajmëron të ndryshoni sa më parë mënyrën e të ushqyerit. Të hiqni dorën nga ushqimet e përpunuara dhe të konsumoni fruta, perime dhe drithëra integrale.

Ora 01.00-03.00 e mëngjesit: Mëlçia është një ndër organet më të rëndësishme të njeriut, e lidhur drejtpërdrejt me eliminimin e toksinave. Zgjimi në këtë orë sinjalizon një mbingarkesë të punës së mëlçisë, prandaj kujdes me dietën dhe reduktoni numrin e cigareve e konsumin e alkoolit.

Ora 03.00-05.00 e mëngjesit: Kjo është koha kur mushkëritë mbledhin oksigjen dhe e shpërndajnë në të gjitha sistemet e tjera duke përgatitur trupin për ditën e re. Gjithashtu ato eliminojnë toksinat e mbetura në gjak. Kujdes, nëse zgjimi në këtë orë shoqërohet me kollitje dhe vështirësi në frymëmarrje, keni nevojë të merrni ajër të pastër.

Ora që zgjoheni natën, lidhet me problemet e shëndetit. Mos i anashkaloni këto paralajmërime serioze Read More »