Irina

Rama përmbush betimin e tij, miratohet ligji për mbylljen e lojërave të fatit

Me 75 vota pro Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ligjin për mbylljen e lojërave të fatit, basteve sportive dhe kazinove.

Pas një debati të gjatë publik por edhe politik, si një betim i Kryeministrit Edi Rama, tashmë duket se çdo gjë ka marrë fund.

Deri në 31 dhjetor të këtij viti të gjitha pikat e basteve dhe aktivitetet e lojërave të fatit do të mbyllin biznesin e tyre.

Rama përmbush betimin e tij, miratohet ligji për mbylljen e lojërave të fatit Read More »

Katër shenjat e horoskopit që nuk ua hedh dot njeri, janë tejet të zgjuara dhe të mprehta

Disa karakteristika, cilësi apo dobësi, mund t’i mësoni fare lehtë edhe nga parashikimi i astrologëve për secilën shenjë.

Nëse ju pyesin se cilat janë ato shenja, më të shkathëta dhe që nuk ua hedh dot njeri, padyshim që janë Binjakët, akrepi, ujori dhe shigjetari, shkruan ShkodraNews.

Më poshtë keni të shpjeguara edhe arsyet dhe karakteristikat e këtyre 4 shenjave të mprehta…

Binjakët

Gemini by christy-mac

Personat e shenjës së Binjakëve cilësohen si njerëz racional. Ata mendojnë se vendimet duhet të merren vetëm pas një analize logjike e që emocionet duhet të shmangen dhe të kontrollohen.

Çdo ditë e tyre është e planifikuar dhe e studiuar në detaje, si në punë ashtu edhe në jetën private.

Akrepi

Scorpio by christy-mac

Të lindurit në shenjën e Akrepit kanë një sens të shkëlqyer kontrolli racional mbi emocionet e tyre. Aq fort sa të japin idenë se ata kanë një jetë gri dhe pa një kuptim.

Në disa raste do të ndjejnë një zbrazëti brenda vetes dhe do të ketë vështirësi të krijojnë dhe të mbajnë lidhje sentimentale, për shkak të kësaj natyres së tyre për të mos llogaritur emocionet.

Ama këta persona, zakonisht janë shumë efiçentë në punë. Por këta persona janë ndër më të prekurit nga depresioni dhe ankthi.

Ujori

Aquarius by christy-mac

Të lindurit e shenjës së Ujorit janë persona shumë racionalë. Kanë për detyrë të zgjidhin edhe problemet më të komplikuara, sepse këta persona kanë një mendje shumë të qartë.

Janë shumë praktikë si natyra dhe të shkëlqyer në hartimin e strategjive. Me këta persona pranë, puna shkon “vaj”.

Shigjetari

Sagittarius by christy-mac

Personat e lindur në shenjën e Shigjetarit, janë persona që reflektojnë shumë. Duhet të vlerësojnë gjithmonë të gjitha “pro” dhe “kundër” të çdo situate që i del përpara.

Kjo gjë i bën shpesh që të humbasin mundësi të mëdha, por në të njëjtën kohë i mban larg aventurave të pakëndshme.

Katër shenjat e horoskopit që nuk ua hedh dot njeri, janë tejet të zgjuara dhe të mprehta Read More »

Nuk i erdhi askush në ditëlindje, prindërit e 6-vjeçarit: U penduam për foton, nuk e bëmë për vëmëndje!

Prindërit e 6-vjeçarit të cilit nuk i erdhën shokët për ditëlindje, thanë sot se ishte ditëlindja e parë që i kishin planifikuar me shokë, ndaj dhe ai ishte mërzitur shumë që nuk i shkoi njeri.

Megjithatë, ata thonë që djali e kapërceu mërzitjen, pasi prindërit e nxorën shëtitje dhe e çuan nëpër lodra e argëtime të tjera. Mamaja thotë se do të donte të mos e kishte hedhur kurrë foton në rrjete sociale, për shkak të vëmendjes së madhe që mori fëmija. Ajo tregon se bashkëshorti i kishte thënë të mos e bënte, por ishte diçka çasti, pasi ndihej shumë e zemëruar.

“Nuk e bëmë as për vëmendje, as për dhurata”, thotë mamaja. “15 nga prindërit e ftuar më kishin shkruar se do të vinin, ndërsa të tjerë kishin thënë që nuk mundeshin. Ishte diçka momenti. E postova foton në rrjetet sociale e kur ma kërkoi një media lokale, nuk prisja që prej aty të përhapej në gjithë botën”, thotë ajo.

Prindërit thonë që vitin tjetër nuk kanë ndërmend t’ia bëjnë ditëlindjen me shokë, por do ta çojnë në ndonjë vend të bukur që të argëtohet.

Nuk i erdhi askush në ditëlindje, prindërit e 6-vjeçarit: U penduam për foton, nuk e bëmë për vëmëndje! Read More »

Nga migrena te hundët e bllokuara, të gjitha lehtësirat që ju sjell konsumimi i specave djegës

Lehtëson dhimbjet e migrenës: Nëpër farmaci shiten spray me përmbajtje të specit djegës të cilët mund të lehtësojnë dhimbjet e migrenës. Ata kanë një formulë të veçantë të kapsaicinës, një pjesë përbërëse e specit që mban farat. Gjatë testimit të këtij spray, rezultoi që 7 në 10 njerëz me dhimbje të forta të kokës patën lehtësime të dhimbjeve.

Pastron hundët e bllokuara: Ju janë bllokuar hundët dhe teshtini shpesh, por nga ana tjetër nuk jeni ftohur, nuk keni ndonjë alergji apo nuk pini duhan. Në gjuhën mjekësore kjo gjendje quhet rinit jo-alergjik. Nëse keni këto simptoma, atëherë aroma e specit të kuq djegës mund t’ju ndihmojë.

Përshpejton metabolizmin: Përshpejtimi i metabolizmit ndihmon në rënien në peshë. Kapsaicina, përbërësi pas kësaj erëze pikante, përshpjeton procesin e ngrohjes dhe djersitjes në trup. Ky përbërës aktivizon gjithashtu një sensor të neuronit, i quajtur TRPV1, që parandalon zhvillimin e dhjamit dhe kontrollon oreksin.

Lehtëson dhimbjet e artritit: Kapsaicina është një nga përbërësit kryesorë në shumë kremra, locione dhe produkte që përdoren për lehtësimin e dhimbjeve të shkaktuara nga artriti dhe fibromialgjia. Studime të tjera kanë treguar se kapsaicina funksionon më mirë nëse përdoret së bashku me ilaçe të tjera për lehtësimin e dhimbjeve.

Lufton kancerin: Testet laboratorike kanë treguar se kapsaicina mund të vrasë qelizat që lidhen me më shumë se 40 lloje kanceri, përfshirë kancerin e zorrës, mëlçisë, mushkërisë dhe pankreasit, si dhe leuceminë. Ky përbërës kimik ndryshon mënyrën e veprimit të gjeneve të lidhura me qelizat kancerogjene , duke parandaluar zhvillimin e tyre.

Forcon imunitetin: Specat djegës janë të pasur me një sërë lëndësh ushqyese të rëndësishme për trupin e njeriut. Ato janë të pasura në vitaminë C, A, B dhe E. Disa studime kanë treguar se kapsaicina vepron si një antioksidues që mbron qelizat dhe parandalon inflamacionin./Burimi ”SHËNDETI”

Nga migrena te hundët e bllokuara, të gjitha lehtësirat që ju sjell konsumimi i specave djegës Read More »

Nuk keni aplikuar akoma për Lotarinë Amerikane? Ambasada: Plotësojeni…

Ambasada Amerikane në Tiranë ka dhënë sot një këshillë për plotësimin e Lotarisë Amerikane për këtë vit.  Me nje shenim ne faqen e vet ne Facebook, ambasada amerikane kujton gjithe te interesuarit ta plotesojne vete formularin dhe te mos paguajne apo besoje asnje tjeter.

“Plotësojeni vetë formularin tuaj. Lexoni në shqip udhëzimet e Lotarisë Amerikane për këtë vit 👉https://bit.ly/2l7myjg dhe shihni këtë video që ju tregon në shqip hap pas hapi si të plotësoni formularin tuaj 👉 https://bit.ly/2RC6zZI“- shkruan ambasada.

SHIKONI VIDEON KETU

Nuk keni aplikuar akoma për Lotarinë Amerikane? Ambasada: Plotësojeni… Read More »

Shtatë Trajtimet natyrale që parandalojnë plakjen e shpejtë dhe të parakohshme të lëkurës

Frigoriferi është streha më e mirë e disa prej recetave ideale për kujdesin e lëkurës.

AgroWeb.org ju sugjeron më poshtë disa metoda efikase në përpilimin e disa kurave të thjeshta nga ushqime të freskëta që i bëjnë lëkurës një transformim të mirëfilltë.
Kura për lëkurë të thatë
Përbërësit

Një Avokado

2 Lugë gjelle me kos

Një lugë gjelle me vaj ulliri

Një lugë gjelle me mjaltë

Kjo kurë e pasur me acide yndyrore omega-3 forcon qelizat e lëkurës.

Falë mjaltit dhe kosit, fytyra do të jetë më e tendosur dhe e butë.

Kjo përzierje aplikohet në të gjithë fytyrën dy herë në javë  dhe mbahet për rreth 15-20 minuta. Më pas shpëlahet me ujë të ftohtë.

Kura për lëkurat problematike

Përbërësit

Një banane

Gjysëm luge çaji me sodë  buke

Gjysëm luge çaji me shafran indie

Nëse lëkura juaj është problematike dhe ka tendencën të ketë akne të shumëta, atëherë provojeni këtë kurë.

Bananet janë të pasura me vitaminë A që rigjallëron qelizat dhe pastron poret.

Shafrani shkatërron bakteret që shkaktojnë akne, ndërsa soda e bukës përthith yndyrën e tepërt në lëkurë.

Aplikohet pasi të keni pastruar fytyrën me ujë të vakët vetëm një herë në javë.
Kura për lëkurë të ashpër
Përbërësit

Gjysëm kastraveci i bërë pelte

Çerek gote me qumësht

Një lugë gjelle me mjaltë

Një lugë gjelle me sheqer kaf

Kastraveci largon skuqjet.

Për më tepër, ai përçon një aromë freskie sa do ju duket sikur jeni në një qendër estetike.

Kjo maskë e zbut lëkurën ndjeshëm vetëm pas një përdorimi.

Aplikohet në fytyrë dy herë në javë.
Maskë për lëkurë të ndjeshme
Përbërësit

Një lugë gjelle  me kos

Një lugë çaji me mjaltë

Një lugë çaji me kakao pluhur

Një lugë me rozmarinë të grimcuar

Lëkurat e ndjeshme kanë tendencën të përjetojnë më shumë skuqje.

Kosi është baza e maskave të suksesshme.

Ai është i pasur me probiotikë dhe proteina që qetësojnë lëkurën.

Mjalti ngushton puret dhe largon infeksionet.

Kakaoja përmban flavonolë qetëson lëkurën nga irritimet e ndryshme.

Këtë kurë mund ta përdorni një herë në javë.
Kura për lëkurë të yndyrshme
Përbërësit

Gjysëm filxhani me tërshërë të gatuar e të ftohtë.

Një vezë

Një lugë gjelle me lëng limoni.

Acidi tek lëngu i limonit largon yndyrën e tepërt dhe qelizat e vdekura ndërsa tërshëra e zbut lëkurën dhe heq skuqjen.

Kjo kurë aplikohet në fytyrë një herë në javë.
Kura për lëkurë me njolla
Përbërësit

Një kungull dimri nga ato që rritet në vreshta.

Kungulli duhet bërë pelte në një mikser

Një lugë gjelle me mjaltë

Dy pika nga vaji i pemës së çajit

Kjo maskë jo vetëm që largon aknet por edhe nxit prodhimin e kolagjenin.

Mjalti në veçanti zbardh lëkurën.

Kura duhet bërë një herë në javë.
Kura për lëkurë të lodhur
Përbërësit

Lëngu i një limoni

Dy lugë gjelle me sheqer

Një lugë gjelle me vaj ulliri

Me këtë maskë fytyra juaj do të jetë e freskët dhe e qetë.

Limoni dhe sheqeri do të ndihmojnë në largimin e qelizave të vdekura.

Vaji i ullirit do të hidratojë lëkurën dhe do t’i japë shëndetin dhe freskinë e munguar.

Kjo kurë mund të përdoret 2-3 herë në javë./AgroWeb.org

*Shënim: AgroWeb.org ju këshillon që në aplikimin e secilës kurë të evitoni zonën përreth syve.

Shtatë Trajtimet natyrale që parandalojnë plakjen e shpejtë dhe të parakohshme të lëkurës Read More »

Kungulleshkat për shëndet të mirë .Ja pse duhet t’i konsumoni patjetër

Një ditë, e gjeta veten duke mbajtur një qese plot me kungulleshla, por nga ana tjetër nuk ia kisha aspak idenë se si t’i gatuaja përpara se të vyshkeshin.

Nisa të kërkoj dhe u befasova. A keni dëgjuar ndonjëherë për makarona me kunguj të njomë?

Po për bukë me kungulleshka, ose kungulleshka turshi? Kjo perime në dukje e mërzitshme ju lejon të eksperimentoni dhe të pasuroni menunë tuaj verore.

A e dinit që kungulleshkat, të cilët e kanë origjinën në kontinentin Amerikan, janë në të vërtetë një frut botanik, ndonëse ato konsiderohen si një perime në mbarë botën.

Kungulleshkat i përkasin varitetetit Cucurbita pepo, që përfshin edhe kungujt edhe trangujt.
Lulet e kungulleshkave janë të ngrënshme.
Në kulinarinë Franceze dhe atë Italiane do të gjeni një sërë recetash që përfshijnë këto lule. Mbani mend që as lulet as kungulleshkat nuk mund të ruhen për shumë kohë, vetëm nëse zgjidhni t’i ruani në ngrirje në qese me vakum.
Vlerat e Kungulleshkave
Ndihmon në mbajtjen nën kontroll të peshës
Kungujt e njomë kanë pak kalori. Ato janë një zëvëndësues i mirë për ushqimet e pasura me kalori. Për më tepër, kombinimi i fibrës dhe ujit (95%) që gjenden tek kungujt e njomë mbajnë nën kontroll oreksin tuaj, ju ndihmojnë të digjni kalori dhe ju japin shumë energji.
Përmirëson shëndetin e syve, Ul kolesterolin
Kungujt e njomë ju ndihmojnë me qeskat poshtë syve. Kanë të njëjtin funksion si trangujt për shkak të nivelit të lartë të beta karotenit dhe vitaminës A dhe C si edhe zinkut.

<Përmirëson shëndetin kardiovaskular dhe ul tensionin e gjakut

Falë përmbajtjes së lartë të magnezit, kungujt e njumë ulin rrezikun e atakut në zemër dhe ishemisë. Kungujt e njomë përmbajnë acid folik që është thelbësor në shkatërrimin e amino acideve të dëmshme që shkaktojnë atak në zemër dhe trombozë.
Parandalon inflamacionin
Kyçet dhe gjymtyrët e njeriut preken nga inflamacioni i shkaktuar nga acidi urik në organizëm. Kungujt e njomë janë një burim i pasur me acide yndyrore Omega-3 dhe karotenoidë anti-inflamator që kundërshtojnë efektet e acidit të tepërt urik.
Kundër azmës, forcon dhëmbët dhe kockat
Vitamina C luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e sistemit imunitar dhe zgjidhjen e problemeve respiratore.
Vlerë e shtuar për trajtimet e diabetit
Kompleksi i vitaminave B dhe prania e zinkut dhe kaliumit ndihmojnë në shpërbërjen e sheqerit në trup. Fibra dhe pektina janë thelbësore në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak./AgroWeb.org

*Agroweb sjell Shqipërinë me sytë e një Ruseje që jeton në Tiranë prej dy vitesh. Liana Suleymanova ka studiuar për histori në Universitetin Amerikan në Bullgari ku u njoh me Shqipërinë, e shkuara e të cilës e tërhoqi në mënyrë të veçantë. Interesi për këtë vend u zhvillua më tej gjatë studimeve master në Central European University në Budapest dhe në Akademinë Diplomatike në Vienë, ku ajo studioi në detaje historinë e Shqipërisë, veçanërisht periudhën nga sistemi komunist në demokraci.

Kungulleshkat për shëndet të mirë .Ja pse duhet t’i konsumoni patjetër Read More »

Alarmi i Bankës Botërore: Shqipëria e Para Në Evropë Me Mungesë të Theksuar të Sigurisë Ushqimore

Në artikujt e AgroWeb.org është trajtuar gjerësisht çështja e sigurisë ushqimore, qoftë për produktet vendase ashtu edhe për ato të importuara.

Raste si ai i mishit të Brazilit, orizit plastik apo perimeve a frutave të thata me aflatoksinë të bllokuara nga vende të BE-së, kanë marrë një vëmendje të madhe nga lexuesit.

Në komentet e tyre ata kërkojnë që Autoritetet Kombëtare të Kontrollit të jenë më vigjilentë, pasi jo gjithçka duhet t’i lihet në dorë fermerit apo tregëtarëve.
Alarmi Për Sigurinë Ushqimore – Banka Botërore: Shqipëria e Para Në Evropë Dhe E Gjashta Në Botë Me Mungesë të Theksuar
Sipas informacioneve të AgroWeb.org, Banka Botërore në një studim të fundit për statusin e Sigurisë Ushqimore në vendet në Zhvillim e ka renditur Shqipërinë të 6-tën në mesin e 90 vendeve nga e gjithë bota.

Kjo në lidhje me hendekun e kapaciteteve për të menaxhuar sigurinë ushqimore, sidomos nga ushqimet me origjinë shtazore.

Indeksi i “Hendeku i kapaciteteve” në menaxhimin e sigurisë ushqimore pasqyron hendekun ndërmjet nevojave për siguri ushqimore dhe  kapaciteteve për të menaxhuar situatën.

Banka Botërore vëren se mangësitë më të mëdha në drejtim te menaxhimit të sigurisë ushqimore i ka Mauritania, Mongolia, Nikaragua, Libia, Venezulea dhe Shqipëria.

Ndërkohë disa vende si Nigeria, Guinea madje edhe Serbia kanë kapacitete më të larta se nevojat për menaxhimin e sigurisë ushqimore sidomos nga burimet shtazore.
Mungesa e kapaciteteve
Mungesa e kapaciteteve shihet në praktikat e dobëta të mbarështimit, administrimi në mënyrë të papërshtatshme me shërbime veterinare.

Po ashtu edhe te kafshët e keqpërdorura gjatë transportit, therja duke mos respektuar parimet bazë shëndetësore, objekte dhe metoda të papërshtatshme të therjes dhe transport i papërshtatshëm i mishit.

Banka Botërore bën thirrje se, përveç investimeve më të mëdha dhe më të zgjuara në sigurinë e ushqimore, ekziston gjithashtu një nevojë kritike për qasje të reja rregullatore që vënë më shumë theks mbi angazhimin e konsumatorëve.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, Banka Botërore thekson se vendet kanë nevojë për ushqim të sigurt për të zhvilluar kapitalin e tyre njerëzor.

Gjithashtu për të ushqyer një fuqi punëtore të shëndoshë, të arsimuar dhe elastike, dhe qe të ushqejnë një ekonomi të gjallë.

Banka bën thirrje se është e rëndësishme të kuptohet se konsumatorët mund të jenë në rrezik nga ushqimi që ata zgjedhin për të konsumuar dhe mënyrën në të cilën ata zgjedhin si burim.

Konsumatorët mund të marrin masa për të zbutur rrezikun për shembull, duke ruajtuar dhe gatur sic duhet ushqimin në mënyrë që të zvogëlohet konsumi i mikrobeve.

 

Burimin e informacionit nga Banka Botërore e gjeni në këtë link dhe nga Monitor në këtë link.

Alarmi i Bankës Botërore: Shqipëria e Para Në Evropë Me Mungesë të Theksuar të Sigurisë Ushqimore Read More »