Irina

Pse më dhemb vendi im?!

Nga MARIN MEMA

Sigurisht nëse Shqipëria do të ishte një vend i shkretë apo i limituar në mundësi do të duhej të ngrinim supet e të pranonim realitetin. Fundja asgjë nuk ndryshohet me shkop magjik e as me fantazi të momentit. Për fat të mirë apo të keq ky vend ka gjithçka për të qenë një oaz i zhvilluar edhe pse sot nga mundësitë e tij shfrytëzon pak ose thuajse asgjë.

Shqipëria ka pasuri minerare, por askush nuk ka kuptuar kurrë me transparencë e vërtetësi çfarë ndodh realisht me këtë sektor. Investitorë që ikin e vijnë, falimentojnë, grabisin, kthehen, akuzojnë, zëvendësohen, shantazhohen; me pak fjalë një proces qe i përngjan një mish-mashi që nuk ka shembull të dytë.

Shqipëria ka një vijë të mrekullueshme bregdetare e cila sot shfrytëzohet keq, reklamohet edhe më keq, duke krijuar në këtë mënyre pamundësi për një zhvillim të sigurt e afatgjatë. I gjithë ky sektor mbështetet tek numrat e hyrje-daljeve të turistëve të huaj, pa përcaktuar qartazi cilat janë prurjet e tyre në ekonominë e vendit dhe si mund të përmirësohet ky raport. Për fat të keq mbështetja është e pamjaftueshme, investimet jo të qarta dhe projektet të mjegullta.

Pikërisht për këtë arsye turistët shikohen si një objekt fitimi i momentit dhe jo si një mundësi afatgjatë për të forcuar e stabilizuar në kohë këtë sektor. Vetë shqiptarët preferojnë në masë të udhëtojnë në Kolashin, Mavrovë apo edhe sa e sa destinacione të tjera, kur ky vend nga Vermoshi, Lëpusha, Valbona, e deri në Voskopojë, Dardhë, Kolonjë e me radhë ofron mrekulli të natyrës që të paktën në pamje nuk kanë asgjë mangët nga alpet e famshme të Zvicrës.

Për shkak të të qenit një kryqëzim, që në kohët më të hershme, Shqipëria ka sot territorin më të pasur me site arkeologjike. Është e pamundur të mos gjesh çdo kilometër katror një kala, një fortifikim të thjeshtë, një qytezë të lashtë apo mesjetare, një objekt kulti apo vendbanim prehistorik, legjenda, kulte, mite e gjithçka tjetër që e bën këtë vend unikal për ndërthurjen që ofron. Megjithatë shumica e këtyre jo vetëm nuk njihen, por edhe po rrënohen.

Në Gjirokastër, Berat e Krujë gërmime të reja nuk ka, për më tepër shumë shtëpi karakteristike po bien. Në Durrës betoni mbulon ç’të mundet, ndërsa në Fushë Krujë dergjet Albanopoli, në Mallakastër Nikaia, në Lezhë Lisusi, në Dibër Grazhdani, Dimali, Palokastra, Antigonea, Finiqi, Sarda, Danja, Drishti e kështu me radhë.

Më tej akoma, nëse kërkon të prekësh kaosin në Shqipëri mjafton të analizosh sektorin e bujqësisë. Dikush flet për halorë, dikush për shafran, dikush për mollë e dikush për dardha, në fund ajo që mbetet dhe unifikon gjithçka është se prodhimi hidhet në ndonjë kanal anës rrugës. Sigurisht këtu nuk llogaritet mungesa e tregut, e konkurrencës së drejtë, problemet e pronave, ngastrat e vogla, mungesa e bashkëpunimit mes fermerëve sepse këto janë një realitet i kudogjendur në Shqipëri.

Kështu ndodh me pyjet, me hapësirat e përbashkëta, me lumenjtë e me pasuri të tjera të jashtëzakonshme të këtij vendi, që nuk vlerësohen nga politika e aq më pak edhe nga vetë ne. Kështu ndodh me arsimin ku fëmijët tanë më shumë njohin telenovelat sesa kush është Petro Luarasi, Fan Noli, Isa Boletini apo Ismail Qemali, ku të rinjtë kanë diploma, por s’mund t’i përdorin për asgjë.

Sot ky vend, Shqipëria jonë, qëndron në dyert e Europës si një jetim që herë e merr dhe herë jo një përkëdhelje mbi krye. Është e njëjta Europë që vështirë se do të ishte e tillë pa Kostandinin e Madh, pa Justinianin, pa Gjergj Kastriotin, e sa e sa figura të tjera qe megjithatë nuk mundet të ndryshojnë fatin e sotëm. Për ketë sigurisht fajin e kanë ata që vetë i kemi zgjedhur, që shkojnë e baltosin njëri-tjetrin në dyert e Brukselit thjesht e vetëm për uzurpimin e poltronës.

Në një territor kaq të vogël sa jemi tkurrur, korrupsioni është gradë, është pushtet, është arritje, është tallje me të ndershmit dhe të pamundurit. Janë të njëjtët që fshehin kokën dhe shmangin drejtësinë duke u përdredhur e shitur dëngla, gjoja parimore.

Pikërisht kjo duhet ndryshuar, kjo mendësi që e ka kthyer Shqipërinë në një vend ku asgjë nuk kryhet pa u përlyer, pa patur miq e shokë, pushtet e mundësi. Ku i pamunduri është edhe më i pamundur, ky pensionisti konsiderohet barrë dhe ku përballë zyrtarëve të gjithëpushtetshëm, qytetari është një qenie pa zë.

Shqipëria ka nevojë për frymë, për energji, për pasion, mendësi, për më shumë dashuri, për më pak fjalë e me tepër punë. Për njerëz të vërtetë qe nuk duan ta ndukin e rrjepin, por te zhvillojnë e forcojnë këtë vend të bekuar nga perëndia, por të mallkuar nga politika.

Ndoshta këto ideale janë të tepruara, sepse e di që një bazë e mirë e tyre tallen me to, tallen me mua, me ty, me të gjithë ne që e duam pa interes këtë vend, që kërkojmë më shumë nga e sotmja dhe e ardhmja e tij.

Tallen me besimin tonë, me pamundësinë tonë, me ëndrrat e sotme e ato të së nesërmes. Kjo është e vërteta, ashtu siç është i vërtetë fakti se ne nuk reagojmë, nuk kërkojmë, nuk flasim, përkundrazi vazhdojmë pranojmë si çdo herë.

Jemi një vend i mrekullueshëm, me mundësi të pafundme, por qe nuk po dimë t’i përdorim siç duhet. Pikërisht për këtë më dhemb vendi im, Shqipëria që e dua kaq shumë dhe si unë edhe plot të tjerë gjithashtu!/JOQ.al

Pse më dhemb vendi im?! Read More »

1 në 4 persona të lojërave të fatit mendojnë vetëvrasjen

1 në 4 persona të lojërave të fatit kanë menduar të paktën një herë të vrasin veten, ndërsa 73 % e tyre pohojnë se përjetojnë stres dhe situata nervozizmi që i nxjerrin jashtë kontrollit.

Nga foltorja e Kuvendit, Kryeministri Edi Rama solli sot statistika të ndikimit negativ të  këtij fenomeni, i cili në Shqipëri, sipas tij, janë shumë më të rënda sesa mesatarja e vendeve të tjera.

“Gati gjysma e lojtarëve, pohojnë se jeta e tyre familjare është një stres i vazhdueshëm për të gënjyer e fshehur skedina dhe përfundojnë rëndom në skandale dhe divorce. Po ashtu, 68% e lojtarëve aktivë në botën e basteve e kanë nisur lojën nga 10-15 vjeç”, – tha Rama.

Vendimin për ndalimin e pikave të basteve dhe kazinove, sipas Ramës, e mbështet mbi 70% e popullsisë, por e mbështesin 92% e grave shqiptare.

“Domethënë nuk ka të majtë apo të djathtë. Ky është një vendim që shkon përtej të gjitha dallimeve të politikës dhe të debatit të përditshëm politik apo shoqëror në Shqipëri”, – tha Rama. /atsh

1 në 4 persona të lojërave të fatit mendojnë vetëvrasjen Read More »

92% e grave pro mbylljes së basteve dhe lojërave të fatit

Gjatë një takimi të zhvilluar pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit me gra dhe vajza të këtij qyteti, Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant balla deklaroi se 92% e grave e kanë mbështetur nismën për mbylljen e pikave të basteve dhe lojërave të fatit.

“E vërteta është që 92% e grave dhe nënave e kanë mbështetur këtë vendim që kemi marrë sot. Vëmendja jonë është tek familja dhe e kemi pasur këtë kërkese prej pjesës më të madhe të grave dhe nënave, për t’i dhënë fund kësaj mortje. Në fakt, funksionimi i këtyre lojërave të fatit na kishte shkatërruar vit pas viti me dhjetëra e mijëra familje”, – u shpreh Balla.

Më tej, deputeti socialist nuk harroi të dërgonte mesazhe drejt opozitës, duke deklaruar se Partia Socialiste ndryshon nga opozita, për shkak se ajo e para vëmendjen e ka që të luftoi krimin, ndryshe nga opozita.

“Pjesa më e madhe e pronareve të këtyre kompanive, ishin persona të dënuar për vepra të ndryshme kriminale. Ja ku ndahen ata që e kanë betejën me krimin, nga ata që krimin e kanë thjeshtë një alibi. Nuk është larg 2009-ta dhe se si Lulzim Basha nxori nga burgu kriminelët për intimidimin e qytetarëve të Elbasanit”, – përfundoi Balla.

Sipas Ballës, Partia Demokratike duhet të ishte e pranishme sot në Kuvend për të miratuar ligjin për mbylljen e basteve dhe lojërave të fatit, si një qëndrim për të mirën e vendit./atsh

92% e grave pro mbylljes së basteve dhe lojërave të fatit Read More »

Gjirokastër, klientët trajnohen për leximin e faturave

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka zhvilluar trajnimin e radhës për klientët në qytetin e Gjirokastrës.

Ky trajnim ka për qëllim rritjen e kontrollit dhe standardit të leximit të faturave. Integrimin në një platformë të vetme: Faturim dhe Arkëtim. Dhe përshpejtimin në kohë dhe cilësi për zgjidhjen e kërkesave dhe ankesave.
Sipas OSHEE-së, qëllimi final është klienti, si përfitues kryesor. /atsh

Gjirokastër, klientët trajnohen për leximin e faturave Read More »

Bebe Rexha me një tjetër rekord muzikor

Këngëtarja Bebe Rexha ka një vit që po gëzon suksesin me “Meant to be”, që e solli në bashkëpunim me Glorida Georgia Line.

Ajo ka treguar se projekti i saj ka arritur diçka të rrallë në industrinë e muzikës. Duke lënë pas 608 milionë klikimet në Youtube. Bebe tregon se kënga ka një vit që qëndron në listën e këngëve më të dëgjuara, Billboard Hot 100.

Për këngëtaren e njohur, ky është sukses tepër i rëndësishëm pasi është kënga e vetme që ka arritur këtë gjë dhe ndër të paktat në këtë dekadë që qëndron kaq gjatë në Billboard. /atsh

Bebe Rexha me një tjetër rekord muzikor Read More »

Balla: Në 2009, Basha nxori nga burgu të inkriminuarit, kërcënoi socialistët

Gjatë një takimi të zhvilluar me gratë e Elbasanit kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka lëshuar disa akuza në drejtim të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Sipas Ballës, Lulzim Basha ka bashkëpunuar me persona me të shkuar kriminale në zgjedhjet parlamentare të 2009-ës, madje sipas tij i nxori dhe nga burgu për t’i përdorur për intimidimin e socialistëve dhe qytetarëve të Elbasanit.

“Pjesa më e madhe e këtyre kompanive, sikurse e tha dhe Kryeministri në Kuvend ishin persona të dënuar për vepra të ndryshme kriminale. Ja ku ndahen ata që seriozisht e kanë betejën me krimin dhe ata që krimin e kanë thjeshtë dhe vetëm një alibi për si kanë bashkëpunuar ata me krimin. Nuk është larg 2009 dhe Elbasani e di fare mirë se si bashkëpunoi Lulzim Basha me persona me të shkuar kriminale, madje i nxori dhe nga burgu për t’i përdorur për intimidimin e socialistëve dhe qytetarëve të Elbasanit. Kjo është e vërteta e madhe”, – u shpreh Balla./atsh

Balla: Në 2009, Basha nxori nga burgu të inkriminuarit, kërcënoi socialistët Read More »

‘Gjuha shkon ku dhemb dhëmbi’, Grida Duma humb toruan: Po të kishte halla k…, po nuk ka asnjë shans

Grida Duma e ka nisur ditën mbarë me një shprehje popullore që i ka befasuar të gjithë që mund të thuhej nga ajo.

Deputetja demokrate duke komentuar iniciativën e qeverisë “Rama” për të bllokuar lojërat e fatit, u pyet nga “InTv” se si do të veprojë opozita nëse ky premtim do përmbushet.

Duma, doli nga situata duke kujtuar shprehjen e njohur “Sikur të kishte halla k*qe do t’i thoshim dajë“.

Mbase shumëkush, pas kësaj përgjigjeje që nuk i ka hije një politikaneje, ka menduar shprehjen tjetër po aq të njohur popullore se “Gjuha shkon ku dhemb dhëmbi”.

SHIKONI VIDEON KETU

‘Gjuha shkon ku dhemb dhëmbi’, Grida Duma humb toruan: Po të kishte halla k…, po nuk ka asnjë shans Read More »

11 ‘koka’ të policisë shqiptare dhe italiane në konferencë, kanë arrestuar një mësues pedofil

Këta zyrtarë të lartë të policisë shqiptare dhe asaj italiane kanë dalë në konferencë të përbashkët për shtyp.

Konferenca ishte lajmëruar më herët dhe shumë prisnin ndonjë arrestim të bujshëm në vazhdën e arrestimeve të fundjavës por e gjithë kjo dalje, ka qenë për të njoftuar se është arrestuar një i kërkuar në Itali.

I arrestuari është Masimiliano Masimilliano Croce, 45 vjeç, banues në Romë.

“Nga viti 2007-2014, shtetasi italian ka kryer krime kundër të miturve, abuzime, pedofili.

Gjatë periudhës së këtyre krimeve ka shërbyer si mësues për jetimët në Romë.

Pas shkëmbimit të informacionit, u lokalizua dhe arrestua autori në një banesë me qera në Tiranë pasi i fshihej drejtësisë prej 4 vitesh”, tha Edi Merkaj, Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale.

“Policia italiane ka krijuar një njësi operative me iniciativë të projektit që merret me kërkimin e njerëzve të kërkuar nga drejtësia italiane.

Në këto rrethana, bashkëpunimi me Shqipërinë ishte eficent, shpresojmë që të jetë në vazhdin e një bashkëpunimi më të mirë”, tha ndërkaq komisari italian.

Deklaratë e PLOTË e përbashkët për mediat e Policisë së Shtetit dhe Policisë Italiane – Edi Merkaj, Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale:

Jam sot këtu në këtë deklaratë për media së bashku me kolegët e mi nga Policia italiane, për t’ju bërë më dije një tjetër operacion të përmbyllur me sukses:

Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin e përbashkët me Policinë italiane duke arrestuar në Tiranë një shtetas italian, i cili ishte i dënuar nga gjykata atje për krime ndaj të miturve.

Operacioni u krye në bashkëpunim të ngushtë mes Policisë së Shtetit me Shërbimin Qendror Operativ në Drejtorinë e Përgjithshme Antikrim, skuadra e lëvizshme e kuesturës së Romës dhe Zyra e Interforcës pranë Ambasadës Italiane në Shqipëri. Hetimi ka nisur në mes të muajit Tetor dhe u mbyll me sukses në më pak se 15 ditë, falë bashkëpunimit intensiv ndërmjet agjencive tona dhe atyre italiane.

Shtetasi i arrestuar quhet Masimilliano Croce, 45 vjeç, nga Ciampino, Romë, i diplomuar për pedagogji për të mitur.

Sipas vendimit të gjykatës italiane, ky shtetas, në periudhën 2007 – 2014 ka kryer krime kundër të miturve, abuzime me fëmijë, pedofili. Në vitin 2017 është dënuar nga kjo gjykatë me vendim të formës së prerë, me 16 vite burg, për veprën penale “Dhunë seksuale ndaj të miturve”. Ky shtetas, gjatë periudhës së kryerjes së këtyre krimeve, ka shërbyer si mësues komuniteti për fëmijët e varfër dhe jetimë, në provincat e Romës dhe në qytetin e Romës.

Pas shkëmbimit të informacionit në kohë reale midis kolegëve italianë dhe Drejtorisë Hetimore Qendrore pranë Departamentit të Policisë Kriminale, është bërë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i autorit, i cili fshihej në një banesë me qira në një zonë periferike të Tiranës. Autori i arrestuar i fshihej drejtësisë italiane prej më shumë se 4 vitesh.

Operacioni i kryer është rrjedhojë e bashkëpunimit shumë të mirë mes dy vendeve, dhe tregon edhe njëherë rritjen e besimit reciprok mes palëve.

Policia e Shtetit është e angazhuar ndërkohë që prej mesit të muajit Shtator, siç jeni njohur, në një operacion të gjerë për kontrollin e territorit të koduar “Ndëshkimi i të fortëve”. Mbi 300 persona me precedentë dhe të skeduar janë arrestuar për disa javë në këtë kuadër, mes tyre mbi 160 vetë në kërkim kombëtar e ndërkombëtar.

Policia e Shtetit gjen rastin të përsërisë apelin për çdo qytetar të kontribuojë për rritjen e parametrave të sigurisë, mbrojtjen e rendit, qetësinë publike, respektimin e ligjit nga të gjithë, për vendosjen e autoritetit të shtetit duke telefonuar për çdo problematikë në numrin falas 112./korrieri

11 ‘koka’ të policisë shqiptare dhe italiane në konferencë, kanë arrestuar një mësues pedofil Read More »