Irina

Papunësia në Vlorë dhe mundësitë që ofrohen për të papunët

Agim Allushi është vetëm një nga mijëra 50-60-vjeçarët e papunë në Vlorë, grupmoshë që mbush trishtueshëm rregullisht sheshin “Omonia”.

Ai ka tre pjesëtarë të familjes, që presin në shtëpi.

“Bashkëshortja nuk punon dot! Njëri nga fëmijët tanë është i sëmurë dhe ajo duhet t’i shërbejë. Po nuk çova unë për të ngrënë në shtëpi, nuk kemi si hamë bukë. Një ditë punoj e një ditë jo, ndërtimi pothuajse është mbyllur si sektor. Punojmë aq sa për të mbajtur frymën gjallë dhe shtojmë listën e borxheve”. – thotë burri 50 -vjeçar.

Bashkëmoshatarë të shumtë të tij pohojnë me kokë. Punojnë një ditë ose një javë e pastaj mund të qëndrojnë pa punë me muaj të tërë. Ata nuk kanë profesione të mirëfillta, përveç punëve të krahut. Në shesh I mban vetëm shpresa se dita e sotme do t’u qëllojë me fat. Mjetet e punës I mbajnë gjithnjë me vete, mbështetur pas pemëve përgjatë rrugës. Në degët e të cilave varin çantat e vjetra ku mbajnë ushqimin dhe ujin.

Në Zyrën Rajonale të Punësimit të Vlorës rezultojnë 11 mijë të papunë të përhershëm.

Numri rritet ndjeshëm po të mbahet parasysh se shumë nuk e deklarojnë papunësinë e tyre. Dhe grupmosha50-60 vjeç është ndër më të prekurat. “Ka kërkesa punësimi nga fasonët, call center dhe nga sektori turizmit, por këto biznese kanë kërkesa specifike. Ata kërkojnë njohjen e gjuhës së huaj, përdorimin e teknologjisë ose profesione specifikë. Ndaj e kemi të pamundur të punësojmë grupmoshën 50-60 vjeç”. -thotë drejtoresha e Zyrës Rajonale të Punësimit, Marjana Cani.

As formimi profesional përmes kurseve falas nuk I ndihmon edhe aq shumë. Ata nuk mund të shkojnë nëpër kurse e të marrin një profesion sepse kanë nevojë urgjente për punë. Janë të gjithë kryefamiljarë.

Po për specialistët e zhvillimit ekonomik, zgjidhje ka dhe ato janë të thjeshta. Mjafton të merren përvojat më të mira të vendeve të tjera. “Në Shqipëri duket sikur përpiqemi që këtë grupmoshë ta nxjerrim në pension përpara kohe. Nuk I ndihmojmë realisht të rrinë në tregun e punës, e kemi tërësisht të munguar si kulturë. Ndërkaq, punësimi I tyre mund të arrihet si në vendet e tjera, ku hapen kurset profesionale për të rritur. Të përshtatura me kërkesat e tregut dhe me interesat e punë kërkuesve, këto kurse mbështeten nga shteti dhe janë efikase”. – këmbëngul Mirela Koçi, drejtore e Agjensisë së Zhvillimit Ekonomik Lokal.

Kjo strategji quhet është pjesë e “Edukimit të vazhdueshëm gjatë gjithë jetës”. Ajo u jep mundësinë të rriturve mbi të 50-at që të ngelen në tregun e punës. Pasi zhvillimi I shpejtë I teknologjisë, edhe kur ata janë të mirëarsimuar, I kërcënon vazhdimisht me papunësi. Koçi shton se shteti duhet të hartojë politika të veçanta punësimi për këtë grupmoshë seriozisht të rrezikuar. Ashtu siç ka bërë për nxitjen e punësimit të të rinjve, grave dhe komunitetit rom dhe egjiptian.

Papunësia në Vlorë dhe mundësitë që ofrohen për të papunët Read More »

A e dini se cigareve u shtohet sheqer?

Ka pak duhanpirës që e dinë se sheqeri shtohet në cigare, sipas një sondazhi të ri amerikan.

Në të njëjtën kohë, pak prej tyre janë të vetëdijshëm se shtimi i sheqerit në duhan rrit sasinë e toksinave në tymin e cigareve, shkruajnë autorët e hulumtimit në revistën “Nicotine and Tobacco Research”.

“Cigaret përmbajnë sheqerna natyrale dhe shtojcë që të zvogëlojnë “hidhësinë” e tyre, gjë që e bën më të lehtë thithjen e tymit. Por ato në të njëjtën kohë rrisin sasinë e kimikateve të dëmshme në tym të duhanit, si dhe potencialin e pirjes së duhanit”, thotë Andrew Seidenberg, nga Shëndeti Publik në Universitetin e Karolinës së Veriut. “Një numër i madh i pjesëmarrësve thanë se duan të dinë më shumë për sheqerin në cigare dhe ky është një shans,” tha ai për Reuters. Ai dhe kolegët ndoqën 4,350 duhanpirës të rritur, si pjesë e një eksperimenti të cigareve.

Në fund të eksperimentit, pjesëmarrësit iu përgjigjën dy pyetjeve rreth sheqerit të shtuar në cigare: “A po shtohet sheqeri në cigare?” dhe “Shtimi i sheqerit në cigare rrit toksina në tymin e duhanit. A keni dëgjuar ndonjëherë për këtë pasojë të shtimit të sheqerit para fillimit të studimit?”

Rezultatet e studimit treguan se 5.5 pjesëmarrës në sondazh e dinin se sheqeri ishte shtuar në cigare dhe vetëm 3.8 për qind e dinin se shtimi i toksinave në sheqer rrit tymin e duhanit. Seidenberg thotë se rezultatet e sondazhit e befasuan atë. Ai vendosi me kolegët që të fillonin të punonin në mesazhe rreth ekzistencës së sheqerit në cigare.

Në një fushatë të organizuar në Australi, Seidenberg dhe kolegët paralajmërojnë këtë në këngën “Sugar, Sugar”, ndërsa në ekran thuhet: “Shtimi i sheqerit dhe mjaltit mbulon shijen e hidhur të duhanit, por dëmtimi i pirjes së duhanit dhe cigareve nuk mund të fshihen”.

Duhet të mbahet mend se nikotina që përmban në cigare shton varësinë pasi stimulon dopaminën në tru të duhanpirësve dhe atyre iu japin një ndjenjë të përkohshme të relaksimit dhe qetësisë. Për shkak të qetësisë së përkohshme, duhanpirësit shpejt ndezin cigaren e re. Megjithatë, disa nga aditivët në cigare stimulojnë receptorët e nikotinës, gjë që i bën shumë duhanpirës të rastësishëm të bëhen duhanpirës të pasionuar.

A e dini se cigareve u shtohet sheqer? Read More »

Viti 1997, Policia e Shtetit dhe Delta Forcë, përkutojnë Oltion Sulovarin, sot dëshmor i atdheut

Viti 1997 dhe ngjarjet qe pasuan,vitin e mbrapsht,vijojne te na risjellin ne kujtese ngjarjet e dhimbshme te asaj kohe. Ngjarje,te cilat rregjistruan me humbje jetesh ,ne luften per te goditur grupet kriminale dhe vendosjen e shtetit,mbik te gjitha ne nje nga zonat me te nxehta te asaj kohe,ne Vlore. Ura e mifolirt ka rregjistruar en vitin 1997 ,por edhe ne vitin pasardhes,ngjarje nga me te shumtat,ku u rregjistruan,humbje jetesh dhe ngjarja te jahstezakonshme.

Nje prej tyre mbetet ajo e 29 tetorit te vitit 1998,ku sot 20 vjet me vone,policia e shtetit dhe delta force perkujtojne ne vendin ku uniformat blu zhvilluan nje nga betejat e pergjakshme me bandat ne zonen e ures se mifolit,ku mbeti i vrare ish efektivi Oltian Sulovari dhe u plagosen dy punonjes te tjere policie. 20 vjet me pas policia e shtetit dhe delta force,perkutojne ngjarjen dhe Oltion Sulovarin,sot deshmor i atdheut. Ish drejtori i policise se shtetit ne ate kohe Hasan Ahmetaj ka risjelle para bustit te deshmorit qe perkujton edhe ngjarjen,ne kujtese te te gjitheve kete ngjarje te rende.

Ish kreut i delta force ne ate kohe Artut Selimaj,ka kerkuar qe sot policia te vijoje me ate perkushtim,si ne ate kohe ne ringritje te shtetit,edhe sot ne lufte k,under krimit te organizuar
sinkron

Delta force perkujton 20 vjet me vone,nje nga ngjarjet e dhimbshme te atyre viteve,ne kohen e luftes per ringritjen e shtetit dhe luftes se ashper me bandat e krijuara ne ate kohe. Ngjarje qe solli humbjen e jetes se deshmorit Oltian Sulovari,tashme nderi i bashkise Vlore dhe Elbasan,ndersa dy te tjere mbeten te plagosur./atsh

Viti 1997, Policia e Shtetit dhe Delta Forcë, përkutojnë Oltion Sulovarin, sot dëshmor i atdheut Read More »

Vlorë u shfaq ekspozita “Handle with Care”

Në Galerinë e Arteve pranë Pallatit të Kulturës në Vlorë u shfaq ekspozita “Handle with Care”, mbështetur nga Ambasada e Vendeve të Ulëta në Tiranë, organizuar nga Qendra “Tirana Art”.

Ky aktivitet i pasqyruar në Kalendarin Kombëtar të muajit kundër trafikimit njerëzor, bashkoi disa institucione, ndër to dhe SHSSH Vlorë si pjesë e KRAT në misionin anti-trafikim.

Ky aktivitet synon ndërgjegjësimin mbi tafikimin e qenieve njerëzore dhe pasojat e dhimbshme që kanë tek gratë dhe vajzat të cilat kanë rënë viktima të trafikimit apo shfrytëzimit. SHSSH Vlorë si institucion në mbrojtje të kategorive të veçanta mbështet dhe përkrah çdo iniciativë që u jep mundësi rehabilitimi dhe riintegrimi vajzave apo grave të shfrytëzuara apo në rrezik shfrytëzimi.#SHSSHVLORE#MuajiKundërTrafikimitNjerëzor.

Vlorë u shfaq ekspozita “Handle with Care” Read More »

Dorëheqja e Demos, emërohet zv. ministri i ri i Arsmit

Taulant Muka do të zëvendësministri i ri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë, pas dorëheqjes së Ervin Demos. Muka kishte akuzuar Demon për plagjiaturë në doktoraturë, gjë që çoi në dorëheqjen e Demos.

Në vendimet e miratuara sot nga Këshilli i Ministrave, shihet se është miratuar lirimi nga detyra i Ervin Demos dhe zëvendësimi i tij me Taulant Mukën.

Taulant Muka

VENDIMET E PLOTA

V E N D I M PËR LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Ervin Demo, zëvendësministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

***

V E N D I M PËR EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Taulant Muka emërohet zëvendësministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Dorëheqja e Demos, emërohet zv. ministri i ri i Arsmit Read More »

Moda, pikat tendencë edhe në vjeshtë

Cila është fantazia që më së miri përzien popin amerikan me elegancën franceze? Padyshim ajo me pika.

Ky motiv, zakonisht një gur themeli i koleksioneve të pranverës, mund të jetë një aleat i shkëlqyer për veshjet e vjeshtës, duke i bërë ato më të ngrohta dhe më të gjalla.

Veshjet me pika mund t’i kombinoni me nuanca neutrale dhe modele me fantazi për t’i dhënë një pamje magjepsëse veshjes tuaj.

Nëse është një fund xhins me pika të vogla të qëndisura ose një fund i shkurtër me prerje të viteve ’50, me pika me ngjyrë të kuqe, rezultati do të jetë pa dyshim elegant.
Edhe një aksesor ose një bizhuteri do të japin një prekje të këndshme veshjes; nga balerinat tek atletet, ose tek rripi.

Fjala kyçe për një veshje të freskët dhe të ëmbël janë pikërisht pikat.

Le të frymëzoheni, por mbi të gjitha të tundoheni me pikat, sepse dihet që janë gjithmonë ‘topi’ i vërtetë i modës… /atsh

Moda, pikat tendencë edhe në vjeshtë Read More »

Itali, shkollë e gjuhës shqipe për të ruajtjen e identitetit kombëtar

Shkolla shqipe “Naim Frashëri“ në Macerata, Itali, e hapur dy vjet më parë, ka për qëllim ruajtjen e identitetit kombëtar nëpërmjet mësimit të gjuhës shqipe.

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko thekson sot se “shkolla shqipe “Naim Frashëri“ në Macerata, Itali ka festuar dyvjetorin e hapjes së saj. Misioni i kësaj shkolle është mbajtja gjallë e traditave dhe ruajtja e identitetit kombëtar nëpërmjet mësimit të gjuhës shqipe si dhe të elementeve të tjerë të kulturës dhe traditave”.

Interesimi i prindërve për regjistrimin e fëmijëve të tyre në shkollën shqipe “Naim Frashëri” ka qenë i lartë, kjo ka sjellë rritjen e numrit të nxënësve dhe është motivi madhor, i cili po çon përpara këtë iniciativë.

Stafi i kësaj shkolle punon për të dhënë më të mirën e mundshme që nxënësit të mësojnë gjuhën shqipe për të ruajtur identitetin si shqiptar pavarësisht integrimit në shoqërinë e vendit ku këta fëmijë jetojnë, në Itali./atsh

Itali, shkollë e gjuhës shqipe për të ruajtjen e identitetit kombëtar Read More »

Llogaridhënia për buxhetin, 20 km kanale kulluese u pastruan në Orikum

Në Orikum dhe Dukat të Vlorës u organizua llogaridhënia për zbatimin e buxhetit për vitin 2018, si dhe vazhdimi i buxhetimit me pjesëmarrje të komunitetit për vitin 2019.

Në këtë takim të organizuar nga kryetari i bashkisë, Dritan Leli, së bashku me përfaqësues të bashkisë Vlorë morën pjesë banorët e Orikumit dhe Dukatit, si dhe zonave përreth.

Në takim u diskutua rreth ecurisë së investimeve të kryera gjata vitit 2018, si dhe problematikave në këtë zonë.

U trajtuan disa nga investimet që janë duke u zbatuar në këtë zonë si, rikonstruksioni i shkollës “Balil Pelari”, ndërtimi i një sistemi të ri për furnizimin me ujë për fshatrat brenda njësisë administrative Orikum, përkatësisht Dukat, Tragjas, Jonufer dhe Radhimë, Kullimi dhe Ujitja ku janë pastruar rreth 20 km kanale dhe janë spostuar më shumë se 20 mijë metra kub inerte, ndriçimi etj.

Banorët paraqitën kërkesat e tyre për buxhetin e vitit 2019. Të gjitha këto kërkesa do të prioritizohen dhe do të merren parashikohen ne hartimin e buxhetit 2019.

Në këtë dëgjesë ishte i pranishëm edhe drejtori i Ujësjellës Kanalizime, Dorian Xhelili, i cili foli edhe për projektin madhorë për ujësjellësin dhe kanalizimet për këtë zonë./atsh

Llogaridhënia për buxhetin, 20 km kanale kulluese u pastruan në Orikum Read More »