Irina

Mungesa e etikës dhe arroganca, jo më prezente në shkolla/Foto

Sjelljet devijante si dhuna, mungesa e etikës dhe arroganca nuk duhet të kenë vend në shkollat Shqiptare.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla gjatë takimit të zhvilluar me mësues në gjimnazin “Havzi Nela” në Kukës, ku u diskutua edhe mbi klasat kolektive, kurrikulën e re apo moslejimin e celularëve dhe alkoolit nënën moshën 18 vjeç.

“Shkollat duhet të kultivojnë përmasën sociale dhe askush më mirë se drejtuesit e tyre nuk mund ta realizojnë këtë. Sjelljet devijante si dhuna, mungesa e etikës dhe arroganca nuk duhet të kenë vend në arsim. Drejtuesit e mirë në shkolla mund të sjellin progresin e kërkuar”, ka thënë Nikolla./atsh

Mungesa e etikës dhe arroganca, jo më prezente në shkolla/Foto Read More »

Saimir Tahiri/“Kam heshtur gati një vit në respekt të hetimeve, duke zgjedhur të bëj qytetarin dhe jo politikanin para drejtësisë”

“Kam heshtur gati një vit në respekt të hetimeve, duke zgjedhur të bëj qytetarin dhe jo politikanin para drejtësisë”. Kështu shprehet Saimir Tahiri në konferencën e shumëpritur në ambientet e “Rogner”. Ish-ministri tha se nuk e ka pasur të lehtë të heshtë dhe se nuk e ka humbur në asnjë moment besimin se e vërteta do të dalë një ditë. “Sot jam i vetmi politikan shqiptar që vetëm pse përmendet, kërkova të hetohem. Jo një herë, por dy herë” – u shpreh Tahiri. “Kam heshtur në respekt të hetimeve.

Mund të bëja edhe unë politikanit dhe t’ua hedhja në sy atyre që kanë folur për mua, duke përfshirë edhe hetues e gazetarë. Kam heshtur në respekt të hetimeve. Të gjithë folën pa fund, vetëm unë heshta. Vendosa të bëj qytetarin e thjeshtë, vetëm para drejtësisë. Unë nuk bëja gjë tjerër, veçse qeshja. Do bërtas më fort se çdo gënjështër e thënë gjatë këtij viti. Nuk e kam patur të lehtë të hesht, por sot kam vendosur të thëm boll. Se kam humbur besimin që do të dalë e vërteta. Unë kërkova që të hetohem edhe në Itali.

Shumë politikanë kanë vjedhur dhe nuk janë hetuar. Politika çdo ditë bën gënjështra dhe hetime. Prokuroria kërkoi pushimin e hetimeve për Saimir Tahirin, pasi nuk ka asnjë provë ndaj meje. Sot kam vendim e gjykatës italiane që thotë të pushohen hetimet për Tahirin sepsë nuk ka asnjë provë që më implikon. Unë nuk bëra politikë, nuk u fsheha, nuk sajova, por u përballa. Sot jam i vetmi politikan në Shqipëri, vetëm se u përmenda në tabulatet e trafikantëve u hetova. Por Italia me vendim të formës së prerë ka mbyllur hetimet ndaj meje” – tha ish-ministri i Punëve të Brendshme.

Saimir Tahiri/“Kam heshtur gati një vit në respekt të hetimeve, duke zgjedhur të bëj qytetarin dhe jo politikanin para drejtësisë” Read More »

Vlorë / Policia ka arrestuar dy drejtues mjetesh

Policia ka arrestuar dy drejtues mjetesh të cilët drejtonin mjetet e tyre në gjendje të dehur.

Arrestohet shtetasi Albert Binaj, 44 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë në rrugën “Gjergj Arianiti” Vlorë, pasi ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “Ford” në gjendje të dehur ka goditur automjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin E.P, ku si pasojë ka shkaktuar dëme materiale të automjeteve.

Arrestohet shtetasi Denis Lalaj, 32 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë në lagjen “24 Maji” Vlorë, pasi ky shtetas është konstatuar duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip Volkswagen, ndërkohë që leja e drejtimit i është tërhequr më parë nga Policia Rrugore.

Materialet do ti referohen Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, neni 291 i Kodit Penal.

Vlorë / Policia ka arrestuar dy drejtues mjetesh Read More »

Berat/ Turistë nga Danimarka vizitojnë malin e Tomorrit

Një grup prej 9 turistësh kaluan paraditen e sotme në malin e Tomorrit, duke ecur në zonat përreth Çezmes së Tarikos, shkruan Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Berat. Ata u drejtuan për tek Ujëvara e Sotirës dhe me pas do të shkojnë drejt Gramshit. Tashmë ky korridor është një nga më të preferuarit e turistëve që me mjetet e tyre përshkojnë rrugën, ndoshta jo cilësisht nga ana teknike e mirë, por mjaft piktoreske nga Dardha drejt Ujëvarës së Sotirës e më pas në Gramsh./atsh

Berat/ Turistë nga Danimarka vizitojnë malin e Tomorrit Read More »

Projektbuxheti 2019, pagat e edukatorëve do të rriten me 9,1%

Me buxhetin e vitit 2019 pagat e edukatorëve do të pësojnë një rritje me 9,1% krahasuar me vitin 2018.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj gjatë prezantimit të projektbuxhetit 2019 dhe lajmin e mirë për edukatorët, duke theksuar se nga kjo reformë bashkitë do të kenë më shumë fonde për këtë shërbim.

“Për vitin 2019 fondet për pagat e edukatoreve do të rriten 9,1% në krahasim me vitin 2018. Në të njëjtën kohë do të përmirësohet edhe sistemi i ndarjes së fondeve ndërmjet bashkive. Në ndryshim me sistemin e mëparshëm, fondet ndaheshin sipas numrit të edukatoreve, konform praktikave më të mira ndërkombëtare, financimi i këtij funksioni në vitin 2019 do të bazohet kryesisht mbi numrin e fëmijëve deri në 6 vjeç, si një kriter më objektiv për përcaktimin e nevojave për shpenzime. Nga kjo reformë në buxhetin e vitit 2019 nuk do të ketë asnjë bashki që humbet fonde, përkundrazi, pjesa më e madhe e bashkive do të ketë më shumë fonde për këtë shërbim”, – u shpreh Ahmetaj.

Ministri u ndal edhe në shifra duke treguar edhe numrin e edukatorëve që do të punësohen, të cilët do të shpërndahen në 32 bashki të vendit.

“Përmes kësaj reforme do të punësohen 438 edukator më shumë sesa në vitin 2018 të cilët do të shkojnë në 32 bashki, të cilat kanë një nevojë më të madhe për shtimin e edukatorëve, duke marrë parasysh raportin fëmijë/edukator dhe jo e kundërta. Kjo reformë do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në uljen e numrit të kujdestarisë nga 26 në 18 fëmijë për edukator dhe madhësisë mesatare kombëtare nga 18 në 15 nxënës për edukator, duke krijuar kështu kushte për një sistem më efikas”, theksoi Ahmetaj./atsh

Projektbuxheti 2019, pagat e edukatorëve do të rriten me 9,1% Read More »

Peleshi viziton parkun e bletëve në Kolesjan të Kukësit

Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi, ka vizituar sot në Kolesjan të Kukësit, parkun e bletëve të Kadriut, fitues i masës së mbështetjes për bletarinë në skemat e këtij viti.

Sipas Ministrit: ”Puna e tij me bletët, e cila është e pamundur të ndahet nga pasioni, e ka kthyer këtë park në një nga më të mëdhenjtë në vend, rreth 350 koshere”.

/atsh

Peleshi viziton parkun e bletëve në Kolesjan të Kukësit Read More »

Shqipëri-Kosovë, Bushati: Në pak javë takimi i radhës, fokus bashkëpunimi ndërkufitar

Në kuadër të programit të bashkëpunimit ndërkufitar Shqipëri- Kosovë, financuar nga Bashkimi Europian, ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati deklaroi nga qyteti i Kukësit se së shpejti do të zhvillohet takimi i radhës mes dy qeverive.

“Në pak javë në do të kemi takimin e radhës mes qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë, që do të mbahet në Pejë, ku temë e diskutimit do të jetë edhe nevoja për lehtësimin e mëtejshëm përsa i përket bashkëpunimit ndërkufitar, për të krijuar më shumë lehtësi në këtë drejtim”, – u shpreh Bushati. Në përgjigje të zërave në Ballkan, të cilat ministri i cilësoi nacionaliste, ai tha se “ndëkohë që në Ballkan vijon të flitet për teza nacionaliste, ne shqiptarët është mirë që të fokusohemi në çështje sa më konkrete, të cilat impaktojnë jetën e qytetarëve”.

Sipas ministrit, përmes programeve të bashkëpunimit ndërkufitar, falë ndihmës së BE krijohet një mundësi dhe ndërlidhje jo thjesht mes dy zonave të ndryshme të Shqipërisë dhe Kosovës, por mbi të gjitha mes popullatave që jetojnë në këto zona e krahina, të cilat në rastin e Shqipërisë dhe Kosovës, ka një specifikë të veçantë, sepse sipas tij, në fund të ditës jemi një komb dhe flasim një gjuhë.

3 programet e financuara nga BE janë: pika doganore Shishtavec-Krushevë, mbrojtja mjedisore dhe manaxhimi i mbetjeve, si dhe programi i shtrirjes së vijës Dinarika, që ka të bëjë më rajonin ndërkufitar Shqipëri-Kosovë.

Duke prekur procesin e anëtarësimit në BE, kjo e fundit sipas tij është proces që fillimisht nis me ndryshimin e dinamikës së komuniteteve lokale.

“Anëtarësimi në Bashkimin Europian nuk është një proces që ka të bëjë me zbatimin e Reformës në Drejtësi, nuk është një proces që ka të bëjë me luftën kundër krimit të organizuar, të flasim edhe për tema që janë shumë konkrete dhe përmes disa projekteve konkrete, por domethënëse të ndryshojmë pak nga pak dinamikën e komuniteteve të ndryshme lokale”, – tha ndër të tjera ministri./atsh

Shqipëri-Kosovë, Bushati: Në pak javë takimi i radhës, fokus bashkëpunimi ndërkufitar Read More »

A mund t’i gjeni për dy minuta, shtatë dallimet në imazhe? (Foto)

Një vizatim i publikuar në internet ku shihen një grup gjykatësish brenda sallës së gjykatës, ka habitur të gjithë.

Nga autori i saj kërkohet që të gjithë ata që kanë shikim të mirë, të gjejnë shtatë dallimet që shfaqen në foton e parë dhe në të dytën, transmeton Telegrafi.

Madje ai i sfidon që këtë ta bëjnë për dy minuta për ta dëshmuar se kanë përqendrim dhe shikim si pakkush që e ka.

Se për çfarë bëhet fjalë shikoni fotografitë e publikuara më poshtë që në shikim të parë duken të lehta, por që në fakt kërkojnë koncentrim për t’i gjetur dallimet.Së fundmi është bërë trend që imazhe të ndryshme që po publikohen në rrjetet sociale, të sfidojnë qytetarët anembanë botës, nga të cilët kërkohet t’i zgjedhin enigmat siç është rasti i vizatimit me gjykatësit. /Telegrafi/

A mund t’i gjeni për dy minuta, shtatë dallimet në imazhe? (Foto) Read More »