Irina

Ndriçim Xhepa nuk lejohet të hyjë në sallën e Kinemasë ku shfaqet filmi i tij: S’më fusin brenda se s’kam biletë

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në parapremierën e “Delegacionit” u shndërrua në një skenë fyese për të ftuarit, ku një prej tyre është edhe aktori i madh Ndriçim Xhepa. Ky i fundit, teksa shkonte për të parë filmin ku ka një ndër rolet kryesore, është ndaluar të hyjë nga rojet. Edhe pse i prezantua, ai nuk lejohej të hynte brenda ç’ka ka ngjallur irritimin e tij. Aktori ka dalë jashtë i fyer deri sa menjëherë kanë ardhur Agron Domin organizator i festivalit dhe Ilir Butkën kryetar i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë. Të dy i kërkonin Xhepës të hynte në sallë, sepse interpreton në filmin që shfaqej, por ai tanimë refuzon.

“Nuk hyj brenda se nuk kam biletë. E kam parë filmin tre herë, nuk dua ta shoh më. Do rri jashtë të pi një kafe”. Ndërkaq, Ilir Butka dëgjohej të thoshte se ia kish dhënë biletën e tij kryeministrit, e Agron Domi, premton t’i japë Xhepës, biletën e tij. Xhepa refuzon, ata i luten, e tërheqin për krahu, tanimë bashkë me hostess-en e kinemasë që ka dalë nga dera që u përplas të gjithëve. Gazetarët janë përkrah, shohin çdo gjë, dëgjojnë çdo gjë, madje edhe e xhirojnë skenën. Xhepa pranon të hyjë pas lutjeve, i kërkohet ndjesë dhe i thuhet “se nuk e njohën”, shkruan gazetarja e kulturës Fatmira Nikolli e cila raporton mbi situatën e krijuar.

Ndriçim Xhepa nuk lejohet të hyjë në sallën e Kinemasë ku shfaqet filmi i tij: S’më fusin brenda se s’kam biletë Read More »

Ministrja e Kulturës: Nëse shkon në shtëpinë e dikujt që s’ka libra…

Ministria e Kulturës, ka ndërmarrë së fundmi një lëvizje të quajtur “Lëvizja Kombëtare për Lexim”, që synon afrimin e lexuesve të çdo moshe tek libri.

Nismën në fjalë ministrja Kumbaro e ka prezantuar edhe në Kukës, pas mbledhjes së qeverisë, por ajo i ka habitur të gjithë me një postim në Twitter, ku shkruan: Nëse shkon në shtëpinë e dikujt që s’ka libra, mos u q* me të”.

“Ne duhet të kemi sërish libra të mirë. Nëse shkon në shtëpinë e dikujt që s’ka libra, mos u q* me të. Mos e lejo atë të të eksplorojë ty para se të eksplorojë universet sekrete të librit”, shkruan ajo në Twitter.

Pas kësaj deklarate të bërë 2 ditë më herët, qytetarët kanë reaguar, nsërsa një prej tyre shkruan: “Ministrja kultures: FUCK THEM??? Jeni mire????”

https://twitter.com/MirelaKumbaro/status/1058407936802865156

Ministrja e Kulturës: Nëse shkon në shtëpinë e dikujt që s’ka libra… Read More »

Rama: Lleshi zv/ministër, por nuk mbaron me kaq

Kryeministri Edi Rama konfirmoi të hënën se Sandër Lleshi do të drejtojë Ministrinë e Brendshme nga posti i zv/ministrit, por paralajmëroi se “nuk mbaron me kaq”.

“Dakordësi e plotë në Grupin Parlamentar. Kuvendi do të miratojë nesër dekretin e Presidentit për shkarkimin e ish-ministrit të brendshëm. Sandër Lleshi do të marrë drejtimin e MB si zëvendës ministër. Por nuk mbaron me kaq. Për më shumë do t’i drejtohem Kuvendit nesër në 10.00”, shkroi Rama në Twitter.

Rama: Lleshi zv/ministër, por nuk mbaron me kaq Read More »

Caktohet data, ja kur do të zhvillohen zgjedhjet vendore

Zgjedhjet vendore do te zhvillohen te dielen e fundit te qershorit. Presidenti Meta pas takimeve qe pati me kreret e partive parlamentare ka dekretuar sot daten kur do te mbahen zgjedhjet per pushtetin vendor. “Zgjedhjet do te mbahen ditën e diel, më datë 30 qershor 2019”- njofton presidenca.

DEKRET
PËR
CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE
PËR ORGANET E QEVERISJES VENDORE

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “gj” dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe në zbatim të rregullave të parashikuara në nenin 9, paragrafi 1 dhe 2 dhe nenit 10, paragrafi 1 dhe 2 të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar,

D e k r e t o j

Neni 1

Zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të zhvillohen ditën e diel, më datë 30 qershor 2019.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 10928
Tiranë, më 05.11.2018

Caktohet data, ja kur do të zhvillohen zgjedhjet vendore Read More »

15 kroçera gjatë 2018-ës me turistë nga 50 vende të globit

Në portin e Durrësit gjatë këtij sezoni veror kanë mbërritur me kroçera turistë nga rreth 50 vende të botës, por numrin më të madh e zënë vizitorët nga SHBA, Turqia, Japonia, Franca, Britania e Madhe dhe Holanda. 

Nga maji deri në nëntor të këtij viti në portin e Durrësit janë ankoruar 15 kroçera dhe velierë me 6.553 turistë gjithsej.

Vetëm kroçera “Ocean Dreams” ka sjellë në port 886 turistë nga Japonia, si dhe 187 të tjerë nga Kina dhe Taivani, duke shënuar edhe numrin më të madh të turistëve që mbërrijnë nga vendet e Azisë lindore me kroçera.

Nga Turqia u ankorua në portin e Durrësit dy herë radhazi kroçera “Gemini” me rreth 1400 turistë në bord.

Me tre kroçera të tjera kanë mbërritur rreth 1500 turistë nga SHBA, si dhe të tjerë nga Franca e Hollanda (përkatësisht 516 dhe 432).

Durrësi është kthyer prej vitesh në një destinacion mjaft të kërkuar nga turistët me kroçera dhe përveç qytetit antik bregdetar ata vizitojnë edhe qytete të tjera me rëndësi historike dhe administrative si Kruja, Berati, Tirana apo Apollonia.

Kroçerat me gjatësi nga 120 deri në 210 metra ankorohen kryesisht në kalatat 4 dhe 5 të Terminalit perëndimor, i cili administrohet nga APD.

Drejtoria Ekzekuve e APD ka marrë masa për lehtësinë dhe sigurinë e lëvizjes së turistëve dhe personelit të kroçerave në territorin portual./atsh

15 kroçera gjatë 2018-ës me turistë nga 50 vende të globit Read More »

Kuvendi shqyrton sot disa projektligje të rëndësishme

Kuvendi do të shqyrtojë në seancën e sotme plenare disa projektligje të rëndësishme.

Kështu sot do të shqyrtohet projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Zogaj (Republika e Shqipërisë) – Skje (Mali i Zi) për qarkullimin ndërkombëtar rrugor dhe të pasagjerëve në Liqenin e Shkodrës”.

Gjithashtu do të shqyrtohet projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë së Bashkimit Europian për bashkëpunimin e zbatimit të ligjit, mbi vendosjen e oficerit ndërlidhës të Europol-it”.

Po ashtu sot do të shqyrtohet projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, Republikës së Malit të Zi dhe Komisionit Evropian, për programin e veprimit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Mali i Zi – Shqipëri, alokimet e vitit 2016”.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektvendimin “Për zgjedhjen e dy anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe njoftimin dhe miratimin e kalendarit 3 javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 5 – 23

Ndërsa të mbartura për votim nga seancat e kaluara janë projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i cili kërkon  votim me shumicë prej 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit

Si dhe projektligji “Për një ndryshim dhe shtesë në ligjin nr. 8378, datë 22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”, që gjithashtu kërkon votim me shumicë prej 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit./atsh

Kuvendi shqyrton sot disa projektligje të rëndësishme Read More »

Pas Greqisë dhe Italisë, kroçera “Nautica” sjell 669 turistë në Shqipëri

Kroçera “Nautica”, me 669 turistë pritet të mbërrijë nesër në portin më të madh në vend.

Autoriteti Portual i Durrësit bën të ditur se kjo kroçerë vjen në Shqipëri në kuadër të një turi 1 javor në Itali, Greqi, dhe Mali i Zi.

Sipas qendrës së informacionit pranë APD-së, tre anije me 10 mijë ton mallra pritet të mbërrijnë gjithashtu nesër në Durrës.

Po ashtu edhe katër anije me 404 kontejnerë dhe 10 mijë ton mallra të tjerë po përpunohen sot paradite në kalata.

Gjatë muajit tetor në portin e Durrësit erdhën edhe korçerat “Ocean Majesty” dhe kroçerës “Berlin”, që erdhi fundjavën e kaluar me 377 turistë të huaj, shumica e të cilëve nga Franca.

APD është kujdesur gjithmonë të krijojë kushte shumë të mira sigurie dhe lëvizjeje për turistët dhe personelin e kroçerave në territorin portual./atsh

Pas Greqisë dhe Italisë, kroçera “Nautica” sjell 669 turistë në Shqipëri Read More »

Kryeministrja rumune: Mbështetje Shqipërisë për hapjen e negociatave me BE

Vitin e ardhshëm Rumania merr presidencën e radhës të BE-së, ndërsa thekson mbështetjen për integrimin e Shqipërisë.

Kjo u theksua nga kryeministrja e Rumanisë, Viorica Dăncilă e cila priti në një takim ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Në kuadër të vizitës zyrtare që po zhvillon në Rumani, Xhaçka u prit edhe nga homologu i saj rumun, Mihai Fifor.

Në bashkëbisedim me përfaqësues të lartë të Rumanisë Ministrja Xhaçka mori mbështetjen e Rumanisë për integrimin e Shqipërisë në BE.

Xhaçka dhe homologu rumun shprehën vullnetin për të forcuar bashkëpunimin MES Shqipërisë dhe Rumanisë , duke nisur një bashkëpunim të  ri Shqipëri-Rumani në fushën e mjekësisë ushtarake dhe për trajnimin e forcave speciale dhe ato detare

Rumania vlerësoi rolin e Shqipërisë si faktor stabiliteti në rajon dhe në takim Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka mori mbështetjen e kryeministres rumune për hapjen e negociatave me BE.

Gjithashtu, Ministrja Xhaçka u prit me duartrokitje edhe në Parlamentin rumun./atsh

Kryeministrja rumune: Mbështetje Shqipërisë për hapjen e negociatave me BE Read More »