Irina

E zbulon studimi anglez: Ja çfarë duhet të bëni për të fjetur si qengja

Për të fjetur mirë, duhet të relaksoheni para gjumit.

Sipas një studimi të Universitetit Durham në Angli, 2 persona nga 3 flenë keq.

Stresi dhe shumë aktivitete shoqërore shkatërrojnë gjumin.

Kështu që kujtoheni se pushimi përmirëson mirëqenien dhe cilësinë e jetës, e nuk është aspak sinonim i përtacësisë apo dobësisë.

Para se të shkoni në shtrat, është e dobishme të merrni disa momente për veten.

Përshembull, ju mund të lexoni një libër, të dëgjoni muzikë me qetësi, apo të bëni një shëtitje në natyrë të vetëm.

Gjëma më e rëndësishme, sipas studimit, është që ti kryeni këto aktivitete i vetëm.

Pra, dedikojini disa momente vetes suaj! /Shkodranews

E zbulon studimi anglez: Ja çfarë duhet të bëni për të fjetur si qengja Read More »

Shije e lehtë fantastike, një ëmbëlsirë mahnitëse, shumë kollaj ta bëni në shtëpi

Do kënaqeni me këtë gatim që është për të vegjël e për të mëdhenj.
Receta perfekte për ta përgatitur në raste festash ose dhe për ta shijuar çdo herë që nepsi godet.
Mund të jetë keku më i mirë që do të përgatisni dhe do të mrekulloheni me shijen e tij delikate.

AgroWeb.org ju tregon recetën shumë të thjeshtë për përgatitjen e kekut super të butë, kështu do të surprizoni familjen apo të dashurit tuaj.

Përbërësit
35 gr gjalpë, pak kripë, 3 lugë gjelle me qumësht, 20 gr sheqer, 6 lugë e gjysmë gjelle me miell për ëmbëlsira, 2 vezë që do t’i ndani veç të verdhat dhe të bardhat e tyre, Gjysmë luge çaji me lëng limoni
40 g sheqer, 2 të bardha vezësh

Përgatitja
Ngrohni furrën duke e vendosur në 170 gradë Celsius. Në një tigan shkrini gjalpin me zjarr të ngadaltë.
Shtoni aty pak kripë, qumështin dhe 20 gramë sheqer, përzjejini derisa të shkrihen plotësisht. Hiqeni tiganin nga zjarri dhe hidhni miellin, përsëri duke e përzjerë në mënyrë që të mos krijohen kokrriza.

Më pas kur të jetë ftohur pak masa, shtoni të verdhat e vezëve dhe përzjejeni me kujdes sa të bashkohen të gjithë përbërësit deri sa të bëhen brumë.

Në një tas hidhni të bardhat e vezëve dhe rrihini derisa të formohet shkuma e bardhë.
AgroWeb.org ju këshillon që të shtoni aty ngadalë lëngun e limonit dhe 40 gramë sheqer, gjithmonë duke përzjerë me rrahësen elektirke.

Me pas duhet të shtoni këtë masë me të bardhat e vezëve tek brumi që formuat. Duke përdorur një lugë, merrni pak e nga pak nga vëzët e bardha të rrahura dhe përzjejini ngadalë me masën e brumit.
Vazhdoni këtë proces derisa e gjithë masa të jetë homogjene.

Në një tavë hidhni pak gjalpë dhe lyejeni sipërfaqen e saj, më pas spërkateni me pak miell, kështu keku nuk do të ngjitet. Masën e formuar kalojeni në tavë, dhe me lugë përhapeni në mënyrë që trashësia të jetë e barabartë.

Tavën me brumin e kekut vendoseni brenda në një tavë më të madhe tek e cila shtoni ujë derisa të mbulohet përrreth 3 cm e saj. Proces që njihet si banjo-mari.

Piqeni kekun në temperaturë 150 gradë Celsius përreth 50 minuta. Për të kuptuar nëse keku është gati, mjafton që me një kunjë dhëmbësh apo thikë të shponi brumin.

Nëse sipërfaqja e thikës është e pastër, atëherë keku është gati. Pasi ta keni nxjerrë nga furra AgroWeb.org ju këshillon që ta kaloni në një pjatë që të ftohet pa nxehtësinë e tavës.

Mund t’i shtoni sipër pak sheqer pluhur për ta zbukuruar, dhe mjafton ta ndani dhe ta servirini për familjarët dhe të afërmit tuaj.

Nëse ruhet i mbuluar në frigorifer, mund të qëndrojë i freskët për dy ditë. /AgroWeb.org

Shije e lehtë fantastike, një ëmbëlsirë mahnitëse, shumë kollaj ta bëni në shtëpi Read More »

Kjo mësuese solli dy mollë në klasë dhe u shpjegoi nxënësve çfarë është ky fenomen

Një eksperiment social për të treguar një fenomen shumë shqetësues në ditët e sotme.

Një mësuese pati një ide të shkëlqyer për t’i bërë nxënësit e saj të reflektonin mbi bulizmin: duke mos dashur t’i nënshtroheshin diskutimeve të rënda apo shtjellimeve tepër të sofistikuara, ajo vendosi të sjellë dy mollë në klasë.

Si munden dy mollë t’i bëjnë fëmijët të kuptojnë rëndësinë e një problemi kaq të rëndë social në ditët e sotme si bulizmi?
Lexoni çfarë bëri kjo mësuese dhe do të kuptoni…

Para se të hynte në klasë, mësuesja e goditi njërën prej mollëve mbi një tavolinë, në mënyrë të tillë që ta nxinte nga brenda por që nga jashë nuk mund të vihej re asgjë.

Nxënësve të saj ajo u tregoi mollën e parë, të dëmtuarën dhe u kërkoi atyre që ta fyejnë atë me aq vrer sa mundnin. Pati nga ata nxënës që e quajtën atë “krimb”, dikush tjetër nuk ndalonte së thëni e “shëmtuar”, të tjerë ende që i thonin “nuk duhet të jesh në këtë botë, frut i keq dhe pa shije”.

Më pas, mësuesja mori mollën e dytë dhe u kërkoi fëmijëve t’i jepnin komplimente këtë herë: po kështu, klasa filloi të lavdërojë shkëlqimin e saj, madhësinë e saj dhe shijen e saj të ëmbël.

Pas përfundimit të eksperimentit, mësuesja njoftoi se tani do t’i bëjë nxënësit të kuptojnë rëndësinë e fjalëve dhe se si këto mund të shkaktojnë plagë të padukshme.

Ajo i pyeti, në fakt, fillimisht, nëse dy mollët kishin ndonjë ndryshim në pamjen e jashtme dhe të gjitha u përgjigjën jo: mësuesja pastaj i ndau në dysh mollët dhe i ngriti lart që t’i shihnin të gjithë.

Molla që kishte marrë fyerje, ajo që e kishte goditur më parë, e nxirë dhe aspak e mirë përbrenda, por tjetra ishte aq e shëndetshme sa dikush kërkoi të hante.

Bulizmi, ofendimet, sulmet verbale dhe fizike mund të shkaktojnë plagë të mëdha dhe dhimbje të thella për një fëmijë, edhe pse asgjë nuk mund të shihet nga jashtë.
Fakti i dëmtimit ndodh tek secili prej nesh kur ne jemi të keqtrajtuar, por në qoftë se nuk do ta kishim prerë mollën, nuk do ta kishim kuptuar kurrë si ishte ajo në të vërtetë.

Kur një fëmijë tha se donte të ishte si ajo molla më e bukur dhe se të gjithë duhet të ishin kështu, mësuesi e dinte se shembulli i thjeshtë e kishte përcjellur mesazhin.
Një ide e madhe e mësueses Rosie Dutton.

Shpërndajeni artikullin me të gjithë që ta njohin këtë shembull të vogël që jep një mësim kaq të madh, sidomos sot.

Kjo mësuese solli dy mollë në klasë dhe u shpjegoi nxënësve çfarë është ky fenomen Read More »

Elisa Spiropali “mbytet” nga kolla, gazetarja ndërpret emisionin

Elisa Spiropali duket se s’ka qenë në formën e saj më të mirë shëndetësore ditën e sotme.

Ndërsa ishte e ftuar në studion e lajmeve në “Neës 24” dhe sapo nisi të flasë për një nga çështjet më të debatuara të ditëve të fundit, përplasjen Rama-Meta lidhur me dekretimin e Sandër Lleshit në krye të Ministrisë së Brendshme, Spiropali është bllokuar, pasi “u mbyt” nga kolla.

“Jemi në periudhë gripi”, u shpreh Spiropali me zërin e ngjirur, ndërsa gazetarja Nisida Tufa është detyruar të ndërpresë emisionin, duke kaluar në publicitet.

Kjo nuk është hera e parë që Spiropali gjendet në një situatë të tillë të sikletshme.

Edhe në janar të këtij viti, kur ajo ishte e ftuara e mbrëmjes në edicionin e lajmeve drejtuar nga gazetarja Mirela Milori në abc news, nisja e intervistës u shoqërua me një incident të ngjashëm.

Por në një moment, Spiropali “mbytet” nga kolla dhe si për të të dalë nga situata regjia ndërpret intervistën.

Elisa Spiropali “mbytet” nga kolla, gazetarja ndërpret emisionin Read More »

Ish-studentja e Mirela Kumbaros i kërkon ringjalljen ministres: Je shndërruar, nuk të njoh më! Njeriu ka humbur brenda teje!

“Ne duhet të kemi sërish libra të mirë. Nëse shkon në shtëpinë e dikujt që s’ka libra, mos u q* me të. Mos e lejo atë të të eksplorojë ty, para se të eksplorojë universet sekrete të librit”!

Ishte kjo shprehja e shpërndarë nga ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, marrë nga një shkrimtar i njohur, John Water, pa e cituar, e cila ngjalli mjaft reagime në rrjetet sociale.

Përkthyesja Elona Caslli, ish studentja e Mirela Kumbaros, me anë të një postimi në rrjetet sociale, risjell në kujtesë ministren në rolin e pedagoges që ajo kishte njohur dikur.

Ajo rikujton momentet me pedagogen e saj, ministren Kumbaro, të cilën e përshkruan si atipike në sjellje, atipike në qëndrim, atipike në mësimdhënie, e lirë, e freskët, e bukur…….

Por sipas saj tashmë në kujtesën e këtij qyteti ajo do të gdhendet si individi që dontë të shembte Teatrin Kombëtar.

“Çfarë ka ngjarë me ty Prof?! Je shndërruar . Nuk të njoh më. Nuk dalloj më as sqimën e përzgjedhjes së fjalës kur shprehesh.

Në kujtesën e këtij qyteti do të gdhendesh si individi që donte të shembte Teatrin Kombëtar. Teatri Kombëtar do të jetë si një tatuazh mbi lëkurën tënde. Një nga ato tatuazhet që mund të jetë bërë në dehje e sipër dhe që do ta heqësh, por nuk ia del dot.” –shkruan ajo.

“E nëse për shkaqe të ndryshme nuk arrin të rigjesh një marrëdhënie të shkuar, konsideromë mua si një të tillë dhe besomë kur të them se je as më pak e as më shumë, mijëra kilometra larg të qenit Njeri.
Njeriu ka humbur brenda teje. E ke vrarë prej vitesh.” -shkruan ndër të tjera Caslli.

Shkrimi i plotë i Elona Casllit

Vetëvrasja e Mirela Kumbaros

Mund të kisha menduar gjithçka, por që do të vinte dita që do të shkruaja për vetëvrasjen tënde Prof., këtë gjë nuk e kisha menduar kurrë.
Kurrë nuk ish vërvitur në mendjen time, kjo metamorfozë e frikshme që të ka mbështjellë të tërën.

Kur ti hyje në auditor, dukej se gjithçka peshonte më pak. Atipike në sjellje, atipike në qëndrim, atipike në mësimdhënie.
E lirë, e freskët, e bukur…….

Kanë qenë Zgjedhjet e Përgjitshme. Një grup prej 4 vetash nga përkthimi u përzgjodh të shoqëronte disa të huaj. Mes tyre isha dhe unë. Të telefonova. Të thashë se nuk dija se çfarë të bëja, se ishte hera e parë dhe kisha frikë.
Do shkosh medoemos – m’u përgjigje.- Jam e sigurt se edhe nëse do të paraqitet ndonjë situatë e vështirë do të dish të dalësh prej saj. Ndaj pranoje dhe suksese!

Ishe pa protokoll ti dhe ndaj më pëlqeje. Nuk merrje mungesa dhe praninë e studentëve nuk e diktoje me autoritetin e regjistrit por me autoritetin e përmbajtjes.

Çfarë ka ngjarë me ty Prof?! Je shndërruar . Nuk të njoh më. Nuk dalloj më as sqimën e përzgjedhjes së fjalës kur shprehesh.

Në kujtesën e këtij qyteti do të gdhendesh si individi që donte të shembte Teatrin Kombëtar. Teatri Kombëtar do të jetë si një tatuazh mbi lëkurën tënde. Një nga ato tatuazhet që mund të jetë bërë në dehje e sipër dhe që do ta heqësh, por nuk ia del dot.

Vështirë se njerëzit do të kujtojnë faktin se ke përkthyer Milan Kunderën. Tejet e vështirë.

Vështirë se njerëzit do të besojnë faktin se u këshilloje gjithmonë studentëve të tu, të lexonin Mitrush Kutelin nëse donin të njihnin shqipen e bukur.
Shumë e vështirë…

Nuk e di se ç’mund të bësh për t’i kërkuar ndjesë popullit tënd dhe nuk e di madje as nëse populli yt do ta pranonte ndjesën tënde. Edhe ndjesa e humbet kuptimin kur nuk kërkohet në kohën e duhur.

Por, diçka e di me siguri. Nëse do të isha në vendin tënd Prof. do të takoja ndonjë mikeshë të hershme të fëmijërisë. Një nga ato mikeshat me të cilat je rritur dhe të ka qëndruar larg gjatë kohës që ke qenë në pushtet dhe nuk të ka kërkuar asnjë nder. Vetëm një njeri i tillë mund të të thotë të vërtetën dhe të të pohojë shndërrimin e frikshëm që ke pësuar.

E nëse për shkaqe të ndryshme nuk arrin të rigjesh një marrëdhënie të shkuar, konsideromë mua si një të tillë dhe besomë kur të them se je as më pak e as më shumë, mijëra kilometra larg të qenit Njeri.
Njeriu ka humbur brenda teje. E ke vrarë prej vitesh.

Post scriptum- Rrëfehet se vetëm Krishti u ringjall. Uroj të ringjallesh edhe ti Prof.

Ish-studentja e Mirela Kumbaros i kërkon ringjalljen ministres: Je shndërruar, nuk të njoh më! Njeriu ka humbur brenda teje! Read More »

Rama: Kemi një problem me Presidentin, që u krijua nga Presidenti

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga salla e Kuvendit se qeveria ka një problem me Presidentin e Republikës.

“Shumë nga ne në sallë kemi votuar për Ilir Metën si President. Atë ditë nuk e kishim shumicën absolute që kemi sot, por unë e kisha bindjen e plotë se Ilir Meta ishte kandidatura më e përshtatshme në rrethanat kur duhet ta zgjidhnim Presidentin e shtatë të Republikës. Që kur hyri në Presidencë pas dalldisjes fatkeqe me flamurin e LSI-së e ka justifikuar plotësisht votën tonë: ka respektuar Kushtetutën dhe ka peshuar fjalën. Por, qysh prej të shtunës mbrëma kemi një problem me Presidentin të krijuar nga Presidenti”, tha Rama.

“Nuk e ka të drejtën askush që të na pengojë në ushtrimin e mandatit tonë kushtetues”, shtoi kreu i qeverisë.

/TCH

Rama: Kemi një problem me Presidentin, që u krijua nga Presidenti Read More »

Deputetja e pafat, pas humbjes së djalit dhe vëllait, pëson një tjetër fatkeqësi(foto)

Deputetja e Partisë Socialiste për Lushnjën, është prekur nga një tjetër fatkeqësi në jetën e saj, pasi pak kohë më parë humbi djalin e saj. Tatiana Piro (Nurçe) ka humbur nënën e saj.

“Ngushëllime për humbjen e nënën deputetja Tatiana Piro”, shkruan Agim Rama në foton e publikuar, ku shfaqen pranë saj dy kolegët, deputetët Pjerin Ndreu dhe Flamur Golemi. Ndërkohë vetëm pak ditë më parë Piro humbi në të njëjtën ditë në një aksident automobilistik djalin dhe vëllain e saj.

Tatiana Piro (Nurçe) ka lindur në 20 Qershor 1958, në Lushnje. Në vitin 1981 ka përfunduar Universitetin Bujqësor Kamëz, dega Ekonomi. Në vitin 1982 ka punuar si normiste në Sektorin e Serave, ndërsa në 1993 ka punuar si ekonomiste tek Parku i Mallrave, Dega e Planit. Për dy vite, 1993-1995, ka punuar si Likuidatore e Ndërmarrjes Etero-Vajore. Nga viti 1995 deri 1999 ka qenë Kryetare e Degës së Karburanteve “Armo”, në Lushnje.

Më pas, nga viti 1999–2003 ka punuar si ekonomiste pranë Ndërrmarrjes së Karburanteve “Armo”, Lushnje. Nga 2003 e në vazhdim, Z. Piro është administratore e Kompleksit Turistik “Blerimi”, Lushnje. Gjithashtu, në 2005 ajo ka hapur firmën e ndërtimit “IBN” shpk.

Aktualisht është anëtare e Këshillit Bashkiak Lushnje. Në 2008 merr çmimin “Gruaja në ndihmë të komunitetit”, ndërsa në 2017 merr medalje “Për merita civile” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, për kontribut në fushën ekonomike, shembull frymëzyes dhe dinjitoz të gruas profesionale.

Deputetja e pafat, pas humbjes së djalit dhe vëllait, pëson një tjetër fatkeqësi(foto) Read More »

Pas dekretit të Metës, Drejtori i SHISH shkon në Parlament, Xhafa dorëzon letra…

Zhvillime të vrullshme kanë pasuar njëra tjetrën ditën e sotme pas dekretimit nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, kreu i ri i Shërbimit Informativ, Helidon Bendo është paraqitur sot në Komisionin e Sigurisë Kombëtare.

Bendo është prezantuar sot para deputetëve të maxhorancës, me funksionin e ri të Drejtorit të Përgjithshëm të SHISH dhe ka prezantuar në një mbledhje me dyer të mbyllura projektbuxhetin e SHISH për vitin 2019.

Ndërsa pas votimi të dekretit ka mbërritur në Ministrinë e Brendshme edhe Ministri Fatmir Xhafaj për të dorëzuar detyrën tek pasardhësi i tij, Sandër Lleshi. Ky i fundit ka mbërritur në insititucion së bashku me Kryeministrin Edi Rama.

Pas dekretit të Metës, Drejtori i SHISH shkon në Parlament, Xhafa dorëzon letra… Read More »