Irina

Arrestuan dy ish-deputetët e PS-së/Merren në mbrojtje dy prokurorët dhe gjyqtari

Janë shtuar masat e sigurisë për dy prokurorët dhe gjyqtarin që firmosën urdhër-arrestet për operacionin “Volvo 4”, ku mes të arrestuarve ishin dhe dy ish-deputetët socialistë Arben Çuko dhe Arben Ndoka, si dhe pjesëtarë të grupit Avdylaj në Shijak.

Dy prokurorët që firmosën urdhërarrestet janë Vladimir Mara dhe Dritan Prençi, ndërsa gjyqtari që i miratoi është Bib Ndreca.

Burime nga Krimet e Rënda thonë për Fax News: Është vlerësuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë që të përfitojnë mbrojtje. Nuk ka kërcenim konkret, por vlerësim të një rreziku të mundshëm.
Kujtojmë se për aksionin Volvo 4, prokuroria kërkoi masën arrest me burg për 44 persona, kërkesë e cila u pranua nga gjykata. Po ashtu u kërkua kontrolli i banesave për këta 44 persona, si dhe 22 dy persona të tjerë, të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Autoritetet thanë gjithashtu se janë arritur të provohen 13 episode të trafikimit të lëndëve narkotike të kryera në të gjithë territorin e vendit dhe në Itali. Policia mësohet se ka kryer kontrolle në 100 banesa, përfshirë në shtëpinë e Lulzim Berishës, pas dyshimeve se mund të fshihej drogë, por nuk ka pasur urdhër-arresti për të.

Në pranga përunduan, Jasin Kala, alias Jasin Avdyli, me pseudonimin “Cine”, nga Shijaku; Shkëlqim Avdyli, me pseudonimin “Kiçi”, nga Shijaku; Denis Llaftiu, nga Shijaku; Fatos Llaftiu, nga Shijaku; Hajri Seferi, nga Shijaku; Petro Kuci, alias Abedin Kuçi, nga Delvina; Ilirjan Prifti, nga Fieri; Elton Shehaj, nga Tirana; Armand Spiro, nga Tirana; Astrit Balliu, alias Avdyli, Sulejmani, me pseudonimin “Titi”, nga Shijaku; Altin Avdyli, me pseudonimin “Niçja”, nga Shijaku; Saimir Gjepali, nga Shijaku; Gjevi Ndoka, alias Xhevahir, me pseudonimin “Xhevi”, nga Lezha; Esat Mehmeti, me pseudonimin “Çakja”, nga Fieri; Saimir Sulejmani, nga Fieri; Orges Jahelezi, alias Artan Elezi, me pseudonimin”Nita”, nga Tirana; Elis Bahushi, nga Elbasani; Elis Guri, nga Shkodra dhe Artur Balla, nga Elbasani. Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit me inicialet M. Z., dhe P. S. Në kuadër të këtij mega operacioni, ku u goditën katër grupe kriminale, është zbuluar edhe implikimi i tre punonjësve të Policisë së Shtetit.

Ata akuzohen për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufijve”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatës kriminale. Efektivët e arrestuar janë Ardit Gjyriqi, nga Tirana; Jasin Abduli, nga Saranda dhe Bledar Koçi, nga Lushnja. Gjatë kontrolleve të ushtruara u sekuestruan 3 pistoleta; armë gjahu, çifte dhe fishekë; një shotgan;Presë për lëndë narkotike të llojit heroinë; peshore elektronike; sasi lëndë narkotike heroinë e kokainë; 13 mjete, njëri i blinduar; sasi e konsiderueshme parash dhe rreth 75 telefona celularë./faxnews

Arrestuan dy ish-deputetët e PS-së/Merren në mbrojtje dy prokurorët dhe gjyqtari Read More »

Kjo ngjall dyshime, çfarë po paralajmëron Jozefina Topalli? “Ka një dritë në këtë vjeshtë…”

Një nga zërat dhe figurat më të fuqishme të Partisë Demokratike gjatë këtyre dy dekadave të fundit, Jozefina Topalli, kohët e fundit është bërë mjaft aktive në rrjetet sociale.

Edhe pse në pamje të parë që pas zgjedhjeve të fundit parlamentare ajo duket sikur është shkëputur përfundimisht nga politika, Topalli, herë pas here shfaqet ndryshe në ekranet televizive, por më së shumti në faqen e saj në rrjetet sociale.

Në një postim të fundit në Instagram, ajo ka ndarë një foto të ditëve të fundit të shoqëruar me një konstatim: ‘Ka një dritë ndryshe në vjeshtë’.

Pavarësisht se këto fjalë për stinën e vjeshtës, duket sikur nuk kanë të bëjnë fare me zhvillimet politike në vend, të thëna nga një politikane e vjetër si Jozefina Topalli gjithmonë marrin një kuptim të dytë.

Çfarë sheh përtej, politikania e sprovuar në këtë vjeshtë?

Image

Kjo ngjall dyshime, çfarë po paralajmëron Jozefina Topalli? “Ka një dritë në këtë vjeshtë…” Read More »

Bashkia Dropull vendos: Do paguajmë ceremoninë e Kaçifas

Një vendim i rëndësishëmm është marrë nga Bashkia Dropull në një mbledhje jashtë radhe ku do të paguajë të gjitha shpenzimet e varrimit për Konstandinos Kacifën. Deklarata eshte bere nga nënkryetari i Dopullit, Mihal Mano. Sipas tij, familja eshte e varfer dhe ne pamundesi per te paguar, nderkohe qe ngjarja është e ndjeshme për komunitetin e minoritatëve në jug të Shqipërisë.

“Jam nënkryetari i Dropullit Mihal Mano. Në mbledhjen jashtë radhe të Bashkisë së Dropullit të gjithë këshilltarët e bashkisë, njëzëri, si minoritet grek, vendosëm të mbajmë një qëndrim për ngjarjen e ndodhur. Vendosëm që të paguajmë zyrtarisht shpenzimet e varrimit dhe të qëndrojmë në lartësinë e situatës. Mbajtëm një minutë heshtje për Konstandino Kacifas. Do të mbështesim edhe me mikrofonë dhe foni zhvillimin e ceremonisë. Një këngëtar epirot do të jetë pjesë e ceremonisë me një këngë vajtimi”, ka thënë ndër të tjera nënkryetari i bashkisë.

Mengjesin e sotem, trupi i pajete i Kostandinos Kacifas mberriti ne Gjirokaster. Familjaret e te ndjerit u nisen dje drejt Tiranës, për të tërhequr nga morgu trupin e pajetë të 35-vjeçarit. Ndërkohë, prokurori i Krimeve të Rënda, Njazi Seferi ka firmosur vendimin që familja e Kacifas të tërheqë trupin e 35-vjecarit të vrarë nga RENEA në Bularat të Gjirokastrës, 10 ditë më parë. Së bashku me kufomën e 35 vjecarit, avokati Efthimios Navridis theksoi se do të marre një kopje të Institutit të Mjekësisë Ligjore në Shqipëri për tua dorezuar atë familjareve.

Mediat greke raportojne se ceremonia do te behet diten e enjte, gjate paradites. Nderkohe qe i kushtojne renesi edhe nje mesazhi te leshuar nga Kryeposhkopi Anastas Janullatos. Ai reagoi dje kur prokuroria firmosi lejen per terheqjen e trupit të Kostandinos Kaçifas. Reagimi i Janullatos: THIRRJEU lutemi të gjitha palëve që trupi i Konstandinos Kacifas të jepet për tu varrosur sipas traditës fetare. Të gjithë shpirtrat le të gjejnë paqen. Zhurma e papërgjegjshme le të ndalet dhe ngjarjet të shqyrtohen në vazhdim me objektivitet dhe respekt të ndërsjellë.

Bashkia Dropull vendos: Do paguajmë ceremoninë e Kaçifas Read More »

Aktori proteston i vetëm: Edi Rama të ardhsha për…! Pse më hoqe nga puna?!

Një protestë e pazakontë është bërë nga Aktori Alfred Zeneli, artisti i radhës i lënë në mëshirë të fatit nga “rilindja” e artit dhe kulturës. Protesta ka ardhur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, e cila ka publikuar edhe foton. Vetë aktori Zeneli, në profilin e tij tregon: “Sot protestova kundra kryeministrit hajvan që po na drejton!”.

Qeveria e punësimit hoqi nga puna një profesionist me arsim të lartë, aktor prej vitesh në Teatrin e Kukullave, me probleme të rënda sot në shëndet: qeveria e koncesioneve dhe e spitaleve falas, qeveria e traut të rrugëve.

Aktori proteston i vetëm: Edi Rama të ardhsha për…! Pse më hoqe nga puna?! Read More »

‘Idiot, palaço, dhi e zgjebosur’! Salianjit nuk i del inati me Nanon, ndez sërish gjakrat me një tjetër mesazh për të

Në ditët e para të muajit të shkuar, analisti dhe gazetari i njohur Mustafa Nano nuk u përmbajt kur në studion e “Opinion”, ku ishte i ftuar bashkë me deputetin e PD, Ervin Salianji, u shfaq një material filmik, ku shfaqet Fredi Alizoti, aktori ”aktori” i supozuar i ”çështjes Babale” i cili pranon se është kërcënuar dhe ofertuar nga eksponentë të lartë të mazhorancës dhe të Policisë.

Në emisionin live, ai u përplas me deputetin demokrat, madje edhe duke e fyer e duke e quajtur atë idiot, palaço, dhi e zgjebosur etj. Deputetit demokrat duket se nuk i del inati me Nanon, ndonëse në atë episod e ruajti qetësinë ndaj tij. I ftuar në emisionin “Kafein”, Salianji ka treguar se Nano e ka ftuar disa herë në emisionin e tij ”Provokacia”.

“Mustafa Nano më është lutur për të shkuar në emision gjatë. Unë kam shkruar vetëm një herë para disa kohësh. Janë njerëz që nuk i shërbejnë publikut, apo të vërtetës, por në momentin kur ka prova tentojnë të bëjnë zhurmuesin. Nuk është unë jam më pak i pafortë, nuk jam më pak jo me batuta, por në situata ku njerëz të caktuar zhyten vetë për tu bërë pis, për të marrë kostot e të tjerëve, pa diskutim e mëshiroj siç ka ndodhur në një emision televiziv para disa kohësh”, u shpreh Salianji.

Mustafa Nano në ‘Opinion’: Idiot, idiot je që më sulesh mua. C’të drejtohem ty personale mor zuzar i vogël, je një palaço bashkë me shokë të tjerë, je edhe dhi e zgjebosur edhe bishtin ma mban përpjetë se të shoh cfarë bën gjithë ditën.

Salianji: Do tërheqësh vëmendjen nga kjo, këtë do bësh?

‘Idiot, palaço, dhi e zgjebosur’! Salianjit nuk i del inati me Nanon, ndez sërish gjakrat me një tjetër mesazh për të Read More »

Konflikt në Vlorë, i riu në shënjestër, ja çfarë ka ndodhur

Një konflikt mes disa personave ka përfunduar me një të ri të shtrirë në tokë. Ngjarja ka ndodhur në Vlorë ku pas disa të shtënave me armë zjarri është plagosur një i ri. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e krimit.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi Brikelo Brahimaj, rreth 18 vjeç.

I plagosuri mësohet se është transportuar në spitalin Rajonal për ndihmë mjekësore, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar forca policore.

Konflikt në Vlorë, i riu në shënjestër, ja çfarë ka ndodhur Read More »

Pse duhen përdorur arrat për shëndetin e trurit dhe fuqizimin e kockave

Arrat janë në të vërtetë një minierë antioksidantësh efektive për shëndetin e zemrës, trurit dhe gjithë sistemit kockor.
Gjithashtu dhe për më tepër këto produkte përfshihen në listën e ushqimeve që ndihmojnë në parandalimin e kancerit.

Frutat e arrave janë një koncentrat i acidit linoleik, një substancë që mbron sistemin kardiovaskular, rregullon qarkullimin e mirë të gjakut, ul kolesterolin e keq dhe rregullon normat e tensionit të lartë.

Përdorimi i arrave forcon thonjtë dhe flokët, zvogëlon çrregullimet e organizmit gjatë vjeshtës dhe funksionon kundër artritit reumatoid.

Në këtë mënyrë mirëmbani shëndetin e kockave dhe largoni mundësinë e osteoporozës.

Studimet e fundit tregojnë se Acidet e Omega 3, ku bën pjesë acidi linoleik i arrave përmirësojnë energjinë tek personat që i konsumojnë.

Veprimi i arrave si produkt antitumor i atribuohet sinergjisë midis acidit elagjik dhe vitaminës E, efektive kundër inflamacionit dhe degjenerimit të qelizave.

Përfundimisht, Omega 3 që përmbajnë arrat veprojnë gjithashtu në tru, duke përmirësuar funksionet nervore, aftësinë e të mësuarit dhe kujtesën.

Pse duhen përdorur veçanërisht arrat natyrale shqiptare?
Për të përfituar maksimumin e fuqive shëruese të arrave, është e këshillueshme të konsumoni ato sa më naturale, të cilat nuk i janë nënshtruar trajtimeve kimike.

Mundohuni të mos blini arra të super të bukura të trajtuara me zbardhues ose kimikate të tjera.

Sigurohuni të blini dhe konsumoni arra shqiptare që kanë me një lëvozhgë më të errët dhe të “njollosur”, që sigurisht nuk i janë nënshtruar asnjë trajtimi kimik.

Arra më të mira kanë një madhësi të mesme, nuk kanë vrazhdësi të tepruar dhe fruti duhet të jetë i i freskët, i thatë dhe plot vaj.

Është mirë të shmangni edhe arrat e qëruara pasi kontakti i gjatë me ajrin i bën arrat të humbasin shumicën e antioksidantëve aktivë.

Konsumojini arrat në këtë mënyrë
Është mirë të mos e tejkaloni sasinë e 5-6 arrave të plota në ditë. Si çdo frut arror tjetër, arrat janë shumë të pasura me kalori (553 kcal për 100 gramë).

Ata mbahen në një vend të freskët, mundësisht në errësirë. Më të mira për t’u ngrënë ato janë në mëngjes ose gjatë ditës, si një ushqim i lehtë.

Arrat sigurojnë mbështetje të mirë natyrale për energji, një ndjenjë të mirë të ngopjes dhe një furnizim të rëndësishëm të vitaminës B6 dhe E, tiaminë dhe zink, shumë të dobishme për shëndetin e indeve nervore./AgroWeb.org

Pse duhen përdorur arrat për shëndetin e trurit dhe fuqizimin e kockave Read More »

Ja kura me 10 gjethe dafine për urthin dhe problemet me stomakun

Gjethet e dafinës janë fantastike për shëndetin e gjithë organizmit.

Ato janë përdorur që në lashtësi nga mjekësia popullore për trajtimin dhe kurimin e shumë sëmundjeve.
Më poshtë AgroWeb.org ju sjell një kurë të vjetër që përdoret për shërimin e sëmundjeve të stomakut dhe urthit gjithashtu.

Përgatitja e Kurës me Gjethe Dafina
Për përgatitjen e kësaj kure ju duhen 10 gjethe dafine të thata të grimcuara dhe 4 lugë gjelle me lëkura portokalli të grimcuara.

Përziejini bashkë, hidhini në një tenxhere me një litër ujë dhe ziejini në 10 minuta.

Pasi t’i keni zjerë AgroWeb.org ju udhëzon ta lini enën të mbuluar për 20 minuta dhe më pas kullojeni.

Ëmbëlsojeni me mjaltë dhe konsumojeni 3 herë në ditë pas vakteve të ngrënies.

Vlerat Shëndetësore të Dafinës
Shëndeti tretës
Gjethet e dafinës kanë një ndikim të fortë në sistemin tretës duke nxitur urinimin dhe si rrjedhojë duke ulur nivelin e toksinave në trup.

Dafina stimulon të vjellat në rastet se mund të jeni helmuar nga ushqimi. Përmbajtjet organike të gjetheve të dafinës ndihmojnë me tretjen dhe qetësojnë stomakun apo zorrët e trazuara.

Problemet me frymëmarrjen
Vaji i gjetheve të dafinës mund të përdoret për të lyer kraharorin për të kuruar disa nga problemet me frymëmarrjen. Nëse nuhasni avullin e gjetheve të ziera të dafinës do të ndiheni më mirë.

Avulli do të zbusë sekrecionet dhe shkatërrojë bakteret e bllokuara në aparatin e frymëmarrjes. Femrat shtatzënë nuk duhet ta përdorin vajin e dafinës.

Përmirëson shëndetin e flokëve
Nëse dëshironi të përmirësoni shëndetin e flokëve dhe të hiqni zbokthin atëherë përdorni gjethe dafine. Lagini gjethet në ujë dhë fërkoni skalpin e kokës pas larjes. Përbërësit kimikë të dafinës do të heqin zbokthin dhe zbusin lëkurën e thatë.

Kundër inflamacionit
Një nga vlerat më të çmuara të dafinës është aftësia për të pakësuar inflamacionin në organizëm.

Gjethet kanë në përmbajtjen e tyre një element unik të njohur si parthenolide që redukton irritimin në kyçe ose në zona të caktuara që mund të jenë prekur nga artriti.

Shëndeti i zemrës
Gjethet e dafinës përmbajnë acid kafeik dhe rutin, dy substanca që i përmirësojnë shëndetin e zemrës.

Rutini forcon kapilarët e gjakut në zemër ndërkohë që acidi kafeik largon kolesterolin e keq nga sistemi kardiovaskular.

Ankthi dhe stresi
Dafina ka një efekt lehtësues dhe qetësues.

Së bashku me trumzën, borzilokun dafina ka në përmbajtjen e saj linalool një substancë që ul hormonet e stresit në organizëm.

Hormonet e stresit që çlirohen në një përiudhë afatgjatë janë të dëmshme për trupin. Ndaj gjethet e dafinës të ndihmojnë të qetësoheni edhe në momentet më stresuese.

Kundër diabetit
Gjethet e dafinës kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak. Konsumimi i rregullt i gjetheve ul gjasat e shfaqjes së episodeve diabetike./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Ja kura me 10 gjethe dafine për urthin dhe problemet me stomakun Read More »