Irina

E shkruar në dorë që nga lindja: Sa fëmijë do të keni dhe a do të jenë të shëndetshëm!

Ekspertët thonë që hiromantia mund të parashikojë madje, edhe të ardhmen e largët, vdekjet e fëmijëve dhe abortet.

Linja e fëmijëve është një ndër linjat më kontroverse, kur është fjala për leximin e fatit nga shuplaka, përkatësisht për hiromantinë, sepse i kanë edhe femrat, edhe meshkujt, edhe ata të cilët nuk kanë parterë edhe/ose kurrë nuk do të kenë fëmijë, si edhe ata të cilët fëmijët do t’i kenë me ndihmën e fekondimit artificial. Prandaj saktësia e asaj që na flet hiromantia ndonjëherë është vënë në dyshim, transmeton Telegrafi.

Sipas teknikës së vjetër të shikimit në shuplakë, linjat e pasardhëseve gjenden nën gishtin e vogël, mbi të ashtuquajturën linjë e martesës.

Ato tregojnë se sa fëmijë do të keni, por edhe diç më shumë se kjo:

1. Linjat e fëmijëve meshkuj dhe fëmijëve femra
Numri i linjave tregon numrin e fëmijëve, mirëpo nuk është më pak e parëndësishme çfarë janë ato linja. Në të vërtetë, linjat e thella do të thonë që do të lindni djem, ndërsa të shkurtrat dhe/ose linjat e zbehta tregojnë që fati ju ka paracaktuar të keni vajza. Mirëpo, nëse linjat janë shumë të shkurtra, të cekëta apo të ndërprera, hiromantia paralajmëron abortet dhe humbjen e fëmijëve të sapolindur.

2. “Ishull” ose rreth i vogël në linjën e fëmijëve
I ashtuquajturi “ishull” në fillim të linjës së fëmijëve sugjeron shëndet të ndjeshëm në fillim të jetës së fëmijës, ndërkaq “ishulli” në fund të linjës do të thotë që fëmija do të jetë i trazovaç dhe i pa marrë vesh.

3. Yjet e vogla apo pika e zezë
Ylli apo pika e zezë në linjën e fëmijëve do të paraqesë tashmë problemet e përmendura nëse ke “ishull” apo madje edhe vdekje të fëmijës.

4. Linja e binjakëve
Nëse dy linja bashkohen dhe vazhdojnë në njërën (si “Y” e kthyer mbrapsht) është e mundshme që do të lindni binjakë.

5. Numër i madh i linjave mbi linjën e martesës
Kjo mund të thotë që do të kemi familje shumë të madhe, por edhe atë që jeni person i cili thjesht i adhuron fëmijët, të vetët apo të huajt. 

E shkruar në dorë që nga lindja: Sa fëmijë do të keni dhe a do të jenë të shëndetshëm! Read More »

Shtabi “anti-drogë” PD-LSI, emëron Dash Alikon e drogës së Lazaratit, përfaqësues në Qarkun-Gjirokastër

Votat qyl, që PS i dha LSI-së më 2017-ën, për mandatin e Kryetares së Bashkisë dhe këshilltarët bashkiakë në Gjirokastër, Iliri dhe Monika i shitën tek PD, pas përzënies nga pushteti, duke lëpirë “gëlbazën rrëke”, që kishin hedhur gjatë fushatës, kundër kandidatëve të PD në këtë qark dhe kundër kupolës së krejt “partisë së krimve njerëzore”, siç e quanin PD para një viti.

Këto janë pazare, që LSI nuk i ka bërë për herë të parë, kur është fjala për pushtet e pasuri, por më i rëndë është fakti, që Iliri, Monika dhe vasil-vasalët me kokë të ngjyer e të rruar, nga njëra anë çirren për oligarkët e drogës, nga ana tjetër, këshilltarët e LSI, bashkë me këshilltarët e PD, firmosin vendime, për emërime ekzempalarësh të drogës, si përfaqësues në këshillat e qarqeve.

Këtë ka bërë LSI, 3 muaj më parë në Këshillin Bashkiak-Gjirokastër, ku ka bashkuar votat me PD, duke emëruar si përfaqësues të PD-LSI në Këshillin e Qarkut, ish-kryekomunarin e drogës së Lazaratit, Dashnor Aliko, “taksidarin” dhe mbrojtësin e bandave të drogës në Lazarat, i cili në vitin 2014, kur policia ndërhyri për të zhdukur fermat e hashashit, ky kryetar komune, shkëputi bashkëpunimin me shtetin dhe vërsuli bandat e “vandamëve” të drogës kundër policisë, prej të cilave u vra një polic i “Renea”.

Pas asaj vrasjeje, LSI që në atë kohë ishte në pushtet me PS, dënoi rëndë këtë vrasje, duke akuzuar direkt, kryetarin e komunës Dashnor Aliko, si shkaktar të lejimit të kultivimit të drogës dhe organizator të sulmit mbi policinë e shtetit, duke kërkuar ga drejtësia, arrestimin dhe dënimin e tij.

Ndërsa tani, LSI e “anti-drogës”, propozon dhe voton bashkë me PD, që “kapobanda i drogës së Lazaratit” (siç e kanë quajtur Ilir Meta e Monika Kryemadhi), të emërohet përfaqësues i tyre në Këshillin e Qarkut Gjirokastër, madje në “CV”-në, që ka “qëndisur” Kryetarja e Bashkisë LSI-ste të Gjirokastrës, mësuese Zamira Rami, thotë: “Dashamir Aliko, plotëson kriteret për të përfaqësuar denjësisht, këshilltarët e LSI-PD në Këshillin e Qarkut, mbasi është person me integritet, njohës dhe zbatues korrekt i ligjit, i dalluar për zbatim të ligjit dhe integrimin e komunitetit, në çdo detyrë e funksion që ka pasur, si i zgjedhur i popullit”./Pamfleti

Ja Vendimi Këshillit Bashkiak Nr. 45, datë 24. 05. 2018

Shtabi “anti-drogë” PD-LSI, emëron Dash Alikon e drogës së Lazaratit, përfaqësues në Qarkun-Gjirokastër Read More »

Këto citojnë Borsellinon dhe kanë në mendje Adriatik Llallën. Pse shqiptarët duan që kjo kupolë politike të shporret

Politika në përgjithësi tjetër gjë mendon, tjetër gjë thotë dhe tjetër gjë bën, dhe ky është një sindrom i saj në të gjitha vendet. Diferencën e bën fakti se sa i thellë është hendeku mes asaj që mendohet, asaj që thuhet dhe asaj që bëhet.

Nëse në vendet e zhvilluara e demokratike, qoftë dhe në vendet e rajonit tonë, ky hendek është shumë i vogël, sa herë-herë mezi dallohet madje, në Shqipëri hendeku ka trajtat e një humnere, aq i thellë është.

Nëse do të bësh një “inventar” të artikulimit politik për një vit sëpaku të të gjithë liderëve në Shqipëri, sheh me sy të lirë se kupola politike në vend nuk ka asnjë lidhje me realitetin.

Madje flet sikur kanë zbritur në këto momente nga kozmosi, nuk kanë qeverisur kurrë këtë vend. Për më tepër që tashmë këtij kontigjenti të “kristaltë” i është shtuar dhe qeveria aktuale, e cila i ka dhënë vetes luksin që të kritikojë dhe të sillet sikur të ishte në opozitë dhe jo se është votuar për të qeverisur vendin dhe që ka në dorë mirëqenien e qytetarëve në Shqipëri.

Dhe në thelb si mazhoranca ashtu dhe opozita, mendojnë, flasim dhe bëjnë gjithçka në mënyrë të njëjtë, të ngjashme dhe në sinkron të plotë me njëri tjetrin.

Mjafton të krahasosh deklaratat e fundit të Lulzim Bashës kreut të opozitës dhe të kryeministrit Edi Rama, njëherësh dhe kryetar i mazhorancës për Vettingun e politikanëve dhe arrin direkt në konkluzionin se kupola politike shqiptare vepron në sinkron.

Flet Basha, miraton Rama, dhe kryeministri madje thotë si të vetat dhe ato që dëshiron Basha e mbështetësit e tij. Fjala është për përjashtimin nga Vettngu i pasurisë së politikanëve dhe verifikimi i lidhjeve të tyre me krimin.

Dhe kur Basha fillon dhe flet me fjalë të mëdha, duke përmendur madje dhe ish prokurorin e ndjerë të antimafias italiane Paulo Borselino, i cili u ekzekutua nga një bashkëpunim i mafias italiane me segmente të caktuara të politikës dy muaj pas ekzekutimit të të famshmit gjykatës italian Xhovali Falkone në vitin 1992, duket sikur kreu i PD ka në mendje Adriatik Llallën.

Basha e ka mbrojtur publikisht ish kryeprokurorin Adriatik Llalla dhe këtë gjë e bëri dhe Edi Rama, i cili po të mos kishin ndërhyrë shpejt partnerët tanë ndërkombëtarë, sidomos SHBA dhe ambasadori Donald Lu që sollën të kopsitur dosjen e ish kreut të akuzës, do ta kishte emëruar Llallën ambasador të Shqipërisë në ndonjë vend të rëndësishëm të BE.

Pavarësisht se ishte akuzuar nga DASH se ka korrupsion të cilësuar, ka shpëtuar politikanët e lidhur me krimin dhe ka dokumente e prova për pastrim parash dhe vepra të tjera penale.

Pra, kur flet Basha për Borsellinon, bashkë me Ramën kanë në mendje Tik Llallën.

Kështu ka vepruar kreu i PD, ku me anë të një postimi në rrjetet sociale ka vijuar edhe sot shpjegimin pse duhet vetting në politikë. Me një citim nga Prokurori italian Paulo Borselino, Basha tregon se pse duhen larguar politikanët e lidhur me krimin.

“Pse është detyra jonë të largojmë politikanët e lidhur me krimin?”, shkruan Basha në FB, dhe përgjigjen e jep me një foto ku është shkruar citimi i Borselinos.

“Ekziston një keqkuptim bazë sipas të cilit politikani që shoqërohet me mafiozë, nëse nuk dënohet nga gjykata, është i ndershëm! JO!

Gjykata mund të bëjë vetëm vlerësime të natyrës gjyqësore. Është detyrë e institucioneve që TË FLAKIN politikanët e afërt me Mafian, për të qenë të ndershme dhe për t’u shfaqur si të tilla”, janë këto fjalët e Paolo Borselinos të cituara nga Basha.

Dhe në të vërtetë shqiptarët janë dakord me këtë pasazhin e fundit: Duan që të flakën nga politika duke filluar nga Sali Berisha, Ilir Meta, Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, Edi Rama dhe deri tek politikani më i vogël që ia kanë nxirë jetën këtij vendi për 28 vite me radhë./Pamfleti

Këto citojnë Borsellinon dhe kanë në mendje Adriatik Llallën. Pse shqiptarët duan që kjo kupolë politike të shporret Read More »

Ish-deputetja kërcënon Ramën: Ne nuk harrojmë

Ish-deputetja e PDIU-së Mesila Doda ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit grek Aleksis Tsipras që tha se çështja çame nuk ekziston dhe nuk është në tryezën e bisedimeve me Shqipërinë.

Doda shkruan në një status në “Facebook” shpërthen nga qeverisë së kryeministrit Edi Rama ndërsa thotë se ‘bijtë e etërve të kuq në Shqipëri që persekutuan popullsinë e martirizuar të çamëve sot vendosin t’i zhdukin dhe emrin’.

Ish-deputetja më pas ka një porosi për pushtetarët përgjegjës.

STATUSI I MESILA DODËS
Ekstremisti i majte Cipras, tashmë i garantuar nga Rama edhe si partner strategjik, sot ka deklaruar se çështja çame nuk ekziston, se do marrë detin, varrezat, të drejtat për të gjallët e të vdekurit e tyre në këtë vend.
Po sot partneri strategjik i Edi Ramës deklaron se nuk njeh masakrat, dëbimet, rrëmbimet, vrasjet e vjedhjen e pronave në Çamëri, madje guxon e shkon deri aty sa thotë se do heqë emrin Çamëri nga tekstet shqiptare…
Rilindja si vazhdimësi e politikës së kuqe të diskriminimit dhe krimit mbi popullsinë çame po ridimensionohet bindshëm. Bijtë e etërve që vranë popullsinë çame në Çamëri së bashku me bijtë e etërve të kuq këtu në Shqipëri që persekutuan për gjysmë shekulli popullsinë e martirizuar që erdhi të gjente strehë në shtetin amë, sot vendosin t’i zhdukin edhe emrin…
Por sot duhet ta dinë mirë, e ta mësojë çdo pushtetar përgjegjës në këtë vend, se para se të zhdukni emrin, të drejtën e historinë e Çamërisë, do zhduket shumë më shpejt mbrapshtia edhe fara e urrejtjes dhe tradhtisë që ata vetë mbollën e po rrisin përditë mbi kurrizin e Çamërisë martire. Ne nuk harrojmë!!!

Ish-deputetja kërcënon Ramën: Ne nuk harrojmë Read More »

Trazirat në Kosovë, reagon ashpër BE, thirrje të fortë politikës: Siguroni qarkullimin gjatë gjithë ditës!

Bashkimi Evropian ka dënuar ngjarjen e ndodhur sot në Kosovë, ku u anulua vizita e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në fshatin Banjë të Drenicës.

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka thënë se BE-së i vjen keq që presidenti Vuçiç nuk u lejua të shkonte në Banjë. Në një përgjigje për mediat kosovare, Apostolova ka thënë se i vjen keq që vizita u desh të anulohej, ndërsa ju ka bërë thirrje politikanëve të ruajnë rendin dhe të sigurojnë qarkullimin gjatë gjithë ditës.

“Këtë mëngjes u bllokuan të gjitha rrugët që çojnë në fshatin Banjë, përpara vizitës së planifikuar të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç. Kur vizita, deri në ato qaste po zhvillohej në nj atmosferë të qetë, me mbështetjen e plotë të të gjitha autoriteteve përgjegjëse, BE-së i vjen keq që ajo pjesë e vizitës u desh të anulohej. Ne i kërkojmë të gjithë atyre që janë përgjegjës, të ruajnë rendin dhe të sigurojnë qarkullimin e sigurt gjatë gjithë ditës”,ka thënë më tej ajo.

Trazirat në Kosovë, reagon ashpër BE, thirrje të fortë politikës: Siguroni qarkullimin gjatë gjithë ditës! Read More »

Grida Duma hyn shpesh në zyrën e Berishës, zbulohet pasioni që i bashkon

Barbi’ i selisë blu është parë të hyjë shpesh në zyrën e Berishës, ndërsa mësohet se dy figurat e PD i lidh një pasion i përbashkët. Si Berisha, ashtu edhe Duma, duan shumë poezinë, ndaj dhe Grida ka shtuar vizitat e saj në zyrën e ish-kryeministrit, pasi ata lexojnë së bashku poezi
Deputetja e re e Kuvendit, Grida Duma, duket se ka normalizuar sërish marrëdhëniet me liderin historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Kohët e fundit, deputetja sharmante e PD ka shtuar vizitat e saj në zyrën e ish-kryeministrit Berisha.

‘Barbi’ i selisë blu është parë të hyjë shpesh në zyrën e Berishës, ndërsa mësohet se dy figurat e PD i lidh një pasion i përbashkët. Si Berisha, ashtu edhe Duma, duan shumë poezinë, ndaj dhe Grida ka shtuar vizitat e saj në zyrën e ish-kryeministrit, pasi ata lexojnë së bashku poezi.

Pasioni për poezinë mban lidhur dy emrat e njohur të PD, ndërsa me rënien e gjetheve të para të vjeshtës takimet pritet të shtohen edhe më shumë. Pavarësisht përplasjeve politike, Grida e ka pohuar gjithnjë vlerësimin maksimal për Berishën, duke e quajtur atë dhe mentor politik.

“Unë e quaj mentor politik, nga i cili marr eksperiencë dhe së paku përsa i përket dijes politike që ai ka, duhet të pranojmë plotësisht se është fat të kesh një njeri që mund të këshillojë ndonjëherë aq sa ai ka mundësi apo ka pasur mundësi ta bëjë me mua dhe i jam mirënjohëse për këtë. Unë mendoj se Berisha njihet për një kualitet të madh të tij, ai  ka mbrojtur njerëzit dhe bashkëpunëtorët e tij”, thoshte Duma më parë./Pamfleti

Grida Duma hyn shpesh në zyrën e Berishës, zbulohet pasioni që i bashkon Read More »

Varfëria e papunësia boshatisin Shqipërinë, braktiset Torovica në Lezhë, banorët nxjerrin banesat në shitje dhe kërkojnë azil në BE

Mungesa e infrastrukturës rrugore, papunësia dhe varfëria e thellë janë tri shtyllat kryesore që po çojnë drejt boshatisjes totale të Shqipërisë. Këto tre arsye kanë detyruar banorët e fshatit Torovicë në Lezhë të lënë banesat e tyre.

Banorët të fundit thonë se e kanë humbur shpresën, ndaj e cilësojnë si të pashmangshëm këtë largim. Në zonë konstatojnë se shumë shtëpi janë vënë në shitje, pasi banorët duan të ikin.

Torovica ndodhet 17 km larg qytetit të Lezhës, por udhëtimi është mjaft i vështirë, pasi rruga ka degraduar plotësisht, duke e bërë thuajse të pakalueshme. Teksa largohesh nga Torovica merr me vete këto pamje të rinjsh që presin pak para për të blerë një biletë e të largohen si azilkërkues në vendet e BE-së.

Varfëria e papunësia boshatisin Shqipërinë, braktiset Torovica në Lezhë, banorët nxjerrin banesat në shitje dhe kërkojnë azil në BE Read More »

Denoncimi/ “Njeriu i Safet Gjicit goditi shefin e Rendit në Kukës, ja çfarë po ndodh”

Një denoncim i rëndë vjen nga ish-kryeministri Sali Berisha. Ai thotë se njeriu i Safet Gjicit ka goditur një drejtues policie në Kukës. Sipas qytetarit që denoncon se situata kriminale në Kukës ka dalë jashtë kontrollit.

STATUSI I BERISHËS
Shefit te Komisariatit te Kukesit i çahet koka nga njeriu i Gjicit!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“Miremengjes Doktor duke mos dashur te zgjatem shume po ju informoj si me poshte vijon:
Situata kriminale ne qytetin e Kukesit ka dale jashte kontrollit gje qe vertetohet me se miri sepse para kater ditesh eshte goditur shefi i rendit te kom pol kukes Komisar Adem Visha nga nje mbeshtetes i zotit Gjici me te shkuar kriminale disa here i arrestuar per disa vepra penale, me respekt”

Denoncimi/ “Njeriu i Safet Gjicit goditi shefin e Rendit në Kukës, ja çfarë po ndodh” Read More »