Irina

Opozita sërish bojkot Kuvendit. Të enjten mblidhen në qytetin e …

Edhe këtë të enjtë opozita do të bojkotojë punimet e Kuvendit. Vendimi është marrë nga grupi parlamentar, i cili ditën e enjte do të mblidhet në Durrës.

Po ashtu mësohet se grupi i PD ka ngritur 4 grupe pune për platformën  politike, përfshirë edhe vettingun në politikë.

Grupet e punës përbëhen nga deputetë që kanë eksperiëncë në fusha të ndryshme, por edhe ekspertë.

1-Dekriminalizimi i plotë përmes vettingut të politikanëve të lidhur me krimin. 2-Çlirimi i drejtësisë nga kapja politike në funksion të bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin. 3-Zgjedhje të lira të ndershme, demokratike ku qytetarët të jenë ata që vendosin. 4-Një ekonomi e çliruar nga monopolet, nga oligarkët dhe nga korrupsioni qeveritar, në funksion të mirëqenies së qytetarëve.

Opozita sërish bojkot Kuvendit. Të enjten mblidhen në qytetin e … Read More »

SHBA e BE të vendosur, prokurorët e gjyqtarët do tregojnë pasurinë. Nëse kanë vjedhur, para drejtësisë. Pas Llallës, Zaganjorit e Dedjes, radha e Mirela Fanës

Prokurorët dhe gjyqtarët të cilët menduan se do të gëzojnë paratë e tyre të përfituara në mënyrë të paligjshme dhe përmes abuzimit me detyrën, janë gabuar.

Partnerët tanë, SHBA dhe BE kanë treguar vendosmëri që të gjithë të korruptuarit në drejtësi të paguajnë “çmimin” e abuzimit, duke dalë jo vetëm nga sistemi i drejtësisë, por dhe duke marrë dënimin e merituar nga drejtësia e re dhe duke kthyer paratë në arkën e shtetit shqiptar.

Dhe të gjithë ata që kanë dhënë dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë pa kaluar në Vetting, apo që kanë hyrë në këtë proces dhe kanë mundur të “mbijetojnë”, kanë menduar SHBA dhe BE që të riverifikohen.

OMN që mbikqyr tërë procesin e Vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri, i riktheu të gjithë ata për të cilët dyshonin dhe kishin provat e duhura, për verifikim të pasurisë dhe më tej për t’i dërguar para drejtësisë që të marrin dënimin e merituar.

Kështu, ish kryeprokurori Adriatik Llalla dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë dhe për pasojë tentoi të mos futej në Vetting. Por SHBA dhe BE kërkuan me insistim që Llalla jo vetëm të kalojë në Vetting, por të bëhej dhe hetimi për pasurinë, të vënë përmes pastrimit të parave, abuzimit me pushtetit dhe të nxjerrë jashtë vendit përmes kufirit tokësor.

Ndonëse e fitoi të drejtën për të mos kaluar në Vetting pas disa muajsh, tashmë për Llallën ka një hetim penal për akuzat pastrimit të parave, kalimit të parave cash nga kufiri tokësor dhe refuzim të deklarimit të pasurisë, e nëse rezultojnë të vërteta një pjesë e tyre, do përballet me burgun.

Pas tij, SHBA dhe BE përmes OMN të stacionuar pranë komisioneve të Vettingut dhe që po mbikqyr me kujdes tërë procesin e Vettingut, riktheu në verifikim kreun e Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, me argumentin se ka paqartësi në lidhje mje pasurinë e burimin e të ardhurave.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit e ka shqyrtuar ankimimin e Komisionerit Publik dhe ka vendosur tashmë që sipas kërkesës së OMN Dedja ti nënshtrohet riverifikimit, ku gjasat janë thuajse të sigurta që ai të mos e kalojë këtë proces dhe për pasojë të largohet nga sistemi i drejtësisë.

Në të njejtën gjatësi vale, partnerët tanë të mëdhenj ndërkombëtarë, përmes OMN kanë kthyer për riverifikim dhe kryetarin e gjykatës së Lartë Xhezair Xaganjori dhe janë tërë elementët e duhur që ai të mos jetë më në sistemin e drejtësisë.

Dhe si kryetari i Kushtetueses Bashkim Dedja ashtu dhe kryetari i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori, nëse nuk justifikojnë të ardhurat e tyre dhe nuk kalojnë Vettingun, do të përballen me drejtësinë për t’iu nënshtruar ligjit dhe dënimit për abuzim me pushtetin.

Kështu janë një listë e gjatë gjyqtarësh dhe prokurorësh të cilët janë jashtë sistemit të drejtësisë dhe pritet që dhe të japin llogari për paratë e fituara përmes abuzimit, vetëm falë vendosmërisë së SHBA dhe BE, që përmes OMN kanë ankimuar të gjitha rastet e dyshuara.

Edhe ditën e sotme në KPA do shqyrtohet ankimimi i Komisionerit Publik për ish-anëtaren e Gjykatës së Lartë, Mirela Fana, për të cilën KPK vendosi të pushojë procesin e Vettingut.

Sipas Komisionerit Publik, Fana ka dhënë dorëheqjen për studime të thelluara akademike dhe paçka se është dorëhequr, ajo gëzon sërish statusin magjistrate.

“Me këtë status zonja Fana përfiton çdo të drejtë. Ajo gëzon statusin e gjyqtarit dhe i nënshtrohet procesit të rivlerësimit. Ajo ka bërë vetë dorëheqjen si gjyqtare në Gjykatën e lartë, por jo dorëheqje nga statusi i magjistratit” tha Komisioneri Publik, Florian Ballhysa

Po ashtu Komisioneri Publik tha se kur të mbarojë mandatin KPK, Fana ka të drejtën të paraqesë kërkesë për tu rikthyer në sistem, këtë herë si gjyqtare e Apelit.

Pra, qëndrimi i fortë i SHBA dhe BE, pritet që të sjellë kalimin në procesin e Vettingut për veriufikimin e pasurisë dhe Mirela Fanën, bashkëshorten e avokatit të familjes së Berishës, Neshat Fana.

Shqiptarët me sa duket si shpresë të vetme për pastrimin e drejtësisë kanë vetëm partnerët tanë ndërkombëtarë, SHBA dhe BE. Të cilët do të bëjnë dhe vettingun e politikës, për të pastruar njëherë e mirë politikën shqiptare nga korrupsioni, krimi dhe trafiqet./Pamfleti

SHBA e BE të vendosur, prokurorët e gjyqtarët do tregojnë pasurinë. Nëse kanë vjedhur, para drejtësisë. Pas Llallës, Zaganjorit e Dedjes, radha e Mirela Fanës Read More »

Çfarë po ndodh? Avionë luftarakë zbarkojnë në Rinas

Avionë të tillë ushtarakë kishte kohë pa u parë në Rinas… Avioni i llojit ZM408 ka zbarkuar këtë mëngjes në aeroportin tonë në mbështetje të “Luanëve shqiptarë”.

Lajmin e bën me dije kapiteni i këtij avioni, Adam Roche, pjesë e Forcave Ajrore Mbretërore krijuar në vitin 1918.

“ZM408 duke dërguar trupa dhe pajisje në Shqipëri në mbështetje të “Ex Albanian Lion“, shkruan kapiteni ndërsa ndan edhe emocionet e zbritjes në Rinas: “Peizazh i bukur në afrim! 32 gradë celcius”.

Çfarë po ndodh? Avionë luftarakë zbarkojnë në Rinas Read More »

Pas drejtorit të Ujësjellësit në Sarandë, nga Vlora vjen një tjetër mesazh për qytetarët: Njeriu pa ujë mund të jetojë 7 ditë!

Pas drejtorit të Ujësjellësit në Sarandë, Sheme Lulo i cili bëri xhiron e rrjetit me deklaratën e tij ndaj qytetarëve të Sarandës, Ujësjellësi i Vlorës po ecën në të njëjtat “gjurmë”.  Në faqen zyrtare të kësaj të fundit,  shkruhet se njeriu pa ujë mund të jetojë 7 ditë, ndërsa pa ushqim rreth një muaj.

Kujtojmë që para pak muajsh në emisionin ‘Skaner’ në ‘Saranda ëeb’, drejtori i Ujësjellësit Sheme Lulo, i pyetur nëse mjafton për qytetin furnizimi me 8 orë ujë në ditë, tha se ai i ka lënë edhe tri ditë pa ujë, për të parë kërkesat.

“Unë i kam lënë edhe tri ditë pa ujë për të parë sesa kërkesë ka. S’i ka rënë asnjëri telefonit që të thotë “shiko se jam pa ujë”, u shpreh ai.

Pas drejtorit të Ujësjellësit në Sarandë, nga Vlora vjen një tjetër mesazh për qytetarët: Njeriu pa ujë mund të jetojë 7 ditë! Read More »

Denoncimi/ “Solla babain në urgjencën e QSUT-së, na lanë në korridor”

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar një tjetër denoncim në faqen e tij të Facebook. Një qytetar i shkruan Berishës për trajtimin e keq në QSUT dhe kushtet jo të mira brenda pavionit të urgjencës.

“Pershendetje doktor. Jam nje qytetar kam sjell babin qe dje ne urgjence nga lezha drejt tiranes tek spitali nen tereza. na mbajten mbreme ne urgjence ndersa sot na kan nxjerr nga urgjenca edhe na kan lene ne korridorin e katit te katert”, shkruan ai.

Postimi i plotë

Kjo eshte shendetesia e Kallam Deshtakut dhe ndrikulles Manastirliu! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Pershendetje doktor. Jam nje qytetar kam sjell babin qe dje ne urgjence nga lezha drejt tiranes tek spitali nen tereza. na mbajten mbreme ne urgjence ndersa sot na kan nxjerr nga urgjenca edhe na kan lene ne korridorin e katit te katert. Ku eshte shendetesia ketu, ku jane spitalet edhe sherbimi per pacientet??!”

Denoncimi/ “Solla babain në urgjencën e QSUT-së, na lanë në korridor” Read More »

Ja si të përdorni farat e karafilit kundër ruadhave dhe për një shëndet të mirë

Aroma e ëmbël dhe pikante e farave të karafilit e bën këtë të fundit një nga katër erëzat e rralla dhe më të vlefshme për njerëzimin. Ky grupim përfshin edhe kanellën, specin djegës dhe lajthinë.

Farave të karafilit iu thuren lavde jo vetëm për vlerat medicinale por edhe për përdorimet shtëpiake dhe ato të bukurisë.

Përdorimet Shtëpiake Të Farave Të Karafilit

Farat e karafilit përdoren për të t’i dhënë aromë të mirë shtëpisë. AgroWeb.org ju këshillon të përzieni 5-10 pika nga vaji esencial i karafilit në një shishe spërkatëse të mbushur me ujë dhe freskoni shtëpinë.

Për të larguar mykun që mund të ketë zënë vend në një zonë të shtëpisë përzieni gjysëm luge çaji me vaj esencial karafili në dy gota ujë. Spërkateni zonën me këtë solucion dhe fshijeni me një pecetë të lagur.

Përdorimi I Farave Të Karafilit Për Shëndetin

Farat e karafilit janë përdorur në mjekësinë popullore të shumë qytetërimeve për shekuj me rradhë.

Kjo erëz bashkë me sherebelën dhe rigonin janë ndër burimet më të fuqishme të antioksidantëve të përqendruar.

Këto antioksidantë largojnë radikalet e lira dhe përmirësojnë imunitetin. Farat e karafilit dhe vaji esencial përdoren për të larguar gazrat dhe fryrjen e stomakut.

Karafili është një erëz që përmirëson nivelin e sheqerit në gjak por edhe ruan dendësinë kockore.

Studimet, të cilave i referohet AgroWeb.org kanë konfirmuar gjithashtu se farat e karafilit pengojnë zhvillimin e tumorëve veçanërisht atij të mushkërive.

Farat e karafilit rekomandohen kundër mykut por edhe për rikthimin e ekuilibrave të baktereve të mira dhe të këqija në stomak.

Këto fara qetësojnë nervat, largojnë stresin dhe ankthin. Ato gjithashtu kanë aftësi të zbusin dhimbjet dhe shpesh përdoren kundër dhimbjeve të dhëmbëve.

Përdorimet E Farave Të Karafilit Për Bukurinë

Farat e karafilit janë të pasur me vitaminat A dhe C ndaj duhen përfshirë në rutinën e përditshme të bukurisë.

Nëse përzieni karafilin në variantin pluhur me mjaltë dhe ta vendosni në lëkurë mund të zgjidhni problemin e akneve.

Kundër njollave që lënë aknet mund të përdorni 3 pika me vaj esencial karafili dhe një lugë çaji me vaj të arrës së kokosit.

Nëse përzieni një pikë të vajit esencial të karafilit me pak vaj të arrës së kokosit do të ushqeni lëkurën dhe ajo do të ketë një paraqitje më rinore.

Vaji esencial i farave të karafilit ka aftësinë të forcojë dhe trashë flokun por edhe të balancojë yndyrën në lëkurë

Ja si të përdorni farat e karafilit kundër ruadhave dhe për një shëndet të mirë Read More »

‘Unë jam një nga një milion e katërqind e tridhjetë e një mijë e shtatëqind e pesëmbëdhjetë gratë e Shqipnisë’

Nga Ada Halilaj

Unë jam një nga një milion e katërqind e tridhjetë e një mijë e shtatëqind e pesëmbëdhjetë gratë e Shqipnisë.

Jam bijë e gjakut malësor; fëmijë i dy prindërve me arsim 8-vjeçar, njerëz të një dinjiteti madhështor, të një thjeshtësie mallëngjyese, të një krenarie imponuese, punëtorë kooperativash, vjelës duhani, shitës kavanozash, shtëpijakë e në fund nëpunës shteti.
Jam vajza e një nane bujarisht të dashtun por edhe e sertë në rregulla dhe dirigjente në kërkesa dhe i një babai fjalëpaktë,mendjehapun e besimdhanës. Jam vetë mësuese e vetë nxanëse e lirisë teme, të cilën deri vonë,e kam mbrojt si kafsha këlyshin e vet. Një grua e gjykume për prejardhjen ‘joqytetare’, për tatuazhet, për udhëtimet vetëm, për pavarësinë e mendimit të ftohtë, për refuzimin e religjionit të prindërve, bindjet politike të vetëformume, për tërheqjen nga spektakli i traditave, për njeriun që dashurova, për poezitë erotike, për shkrimet feministe, për zanin e të drejtës, për vetëvendosjen, për guximin, për besimin e palëvizshëm në vedi.

Jam një nga ato gratë për të cilat flitni në pauzat e kafeve,në mbledhjet familjare,në vesh të njeni-tjetrit.Një nga ato gratë që ndeshni me bërryl,tregoni me gisht,shihni me bisht të synit,ua harroni emnin apo s’keni njoft kurrë.

Gra si nana jeme, e treta e 9 fëmijëve, e lindun dhe e rritun nën brinjë të malit; e ushqyme me racion buke; e veshun me tesha të qepuna e të shqepuna; e mësume me hap sytë pa lind dielli, me kullot bagëtitë,me mbledh shërbelë, me ec gjysëm ore për shi e borë deri në bankat e shkollës ,me andrru pak e me punu shumë. Pengu i saj ma i madh asht humbja e bursës së studimit në Shkodër për vendim të të atit e privimi nga një mundësi e dytë shkollimi për vendim të vjehrrisë.

Gra si kushrina jeme,e cila tentoi disa herë vetëvrasjen për shkak të dhunës sistematike të bashkëshortit dhe pikëllimit nga turpi i pafrenueshëm me kërku ndihmë nga familja.

Gra si Meli,e fejume me zor në moshën 12 vjeçare sepse trupi i saj, krahasu me shoqet,ishte ma joshës,ma trazues e kërkesat e dorës sa vinin e shtoheshin në shtëpi.

Gra si Ida,që pranon pasivisht bashkëjetesën me një burrë pijanec,të dhunshëm dhe të papunë sepse e zgjodhi vetë,me dashni e me ngulm,kundër gjithkujt e gjithçkaje, e i vëllai nuk e merr mbrapsht motrën e ndame me dy fëmijë të “huaj” në prehën.

Gra si Ola,babai i të cilës ka vite që nuk i flet me gojë,vetëm sepse lindi një fëmijë jashtë martese.
Gra si Ohrida,që duhet të fshihet nëpër kafene të errëta apo në lokale periferike me të dashtunin e saj, duhet t’i ruhet paditjes së kureshtarëve sepse vajzat e këtij vendi nuk mund ta jetojnë lirisht njohjen me një djalë. Ua fshehin prindërve nga frika. Ua rrëfejnë shoqeve nga ngazëllimi…sepse këtu, dashnia e pashpallun, e pazyrtarizume,e papërkrahun nga familjet përkatëse, shtrëngohet në turp, në marre, në koritje.

Gra si Xhulia,që mendon se virgjëria asht garanci për një martesë plot besim dhe krenari mashkullore…se kështu i kanë thanë, se kështu e kanë bind.

Gra si Lela,të brymosuna aq fort me frymën e nënshtrimit,sa besojnë plotësisht e verbnisht që urtësia dhe heshtja shiten mirë në tregun e opinionit të masës dhe se një grua e mençun nuk kundërshton, nuk e braktis vendin që i përket.
Gra si Artemisa,që detyrohet të organizojë dasmën në kohë rekord, me ngut dhe ankth sepse pret një bebe e familja nuk ia don barkun te goja në pragun e një shtëpie që s’asht ajo e të shoqit.

Gra si Pranvera që zgjohet e para e flen e fundit, që përgatit njëherazi mëngjesin e drekën nën dritën e vakët të kuzhinës, duke tregu kujdes maksimal që të tjerëve mos t’u cënohet gjumi, që punon mekanikisht 8 orë në një fabrikë këpucësh në anën e kundërt të qytetit,që kur kthehet e rraskapitun e me rrathët e syve të ramë,duhet t’ia fillojnë nga e para avazit të pafalshëm shtëpijak.Darka,pjatat në lavaman,detyrat e fëmijëve,rrobat e pahekurosuna në raft,mendimi se ça do gatuajnë të nesërmen,pa prit asnjë shenjë ndihme nga askush përveç duarve të saj.

Gra si Linda,e cila punon sa dyfishi i të vëllait në biznesin e familjes por paguhet sa gjysma e tij sepse djali,në ngushtësinë e mendimit patriarkal,asht shtylla e shtëpisë,trashëgimtari qëndror,andaj meriton ma shumë.

Gra si Inesi që dirigjon një organizatë të njohur,udhëton shumë,jeton vetëm,fiton mjaftueshëm para sa të mos ketë nevojën e askujt por që për tagrin publik karriera e saj asht fitu në këmbim të trupit të saj.

Gra si Luçiana,e cila prej 25 vitesh jeton me dy prindërit e bashkëshortit dhe nën ligjivënien e plotë të tynen përjashtohet nga vendimet familjare.Që nga emrat e fëmijëve e deri te blerjet ushqimore,Luçiana nuk ka zà me nxjerr.
Gra si Denisa,e cila pas lindjes së katër vajzave tenton kërkimin dëshpërues të djalit në një shtatzani të pestë dhe aborton me dashje sapo ekografia nuk ua përmbush pritshmëritë.

Gra si Jonida,dikur balerinë e një talenti premtues,e sot gruaja e një burri fanatik,xheloz e prepotent që e detyroi të hiqte dorë nga baleti,të vishte fundin nga gjuri e poshtë e të izolohej nga gjithkush në kullën e “artë”të vetmisë.
Gra si Ela,që nuk mundi të triumfonte karrierën si peshëngritëse sepse i ati nuk donte vajzë me profesion burrash.
Gra si Gonxhja,e cila mbasi ka pastru gjithë ditën stallën e lopëve,e këput gjumi duke parë telenovelën e preferume,të vetmen aventurë të lejueshme nga realiteti.

Gra si Kristina,e cila ka 3 javë që nuk takon prindërit,me urdhën të të shoqit,mbas një debati të cekët të këtij të fundit me burrin e motrës së saj.

Gra si Fatimja,e deklarume e vdekun nga familjarët pse u dashurua me një djalë të një feje tjetër.

Gra si Emanuela,që një pallat i tanë mezi pret ta fejojnë pas “turpit” të dështimit të fejesës së parë.

Gra si Nora,me shkollë,me profesion,me rrogë të mirë,me një burrë të pashëm që shihet me keqardhje dhe dyshim kur pyetjes se kur do bahet nanë,i përgjigjet:Jemi mirë kështu siç jemi!

Gra si Drita,e urtë,e butë,e sjellshme,punëtore,shembullore por “fatkeqësisht” e pabukur,e si e tillë e mëshirume kolektivisht.

Gra të palumtuna,të papërmbushuna,të paragjykume e të dhunume egërsisht.Gra me emën po pa identitet.Gra pamjaftueshmërisht të bukura,të mira,punëtore,nikoqire,pjellore…pamjaftueshmërisht të qeshuna,të dashtuna,të binduna…pamjaftueshmërisht bashkëshorte,nana,bija,nuse.
Gra të keqpagume,të keqtrajtume,të keqkuptume.

Për to,për nanen teme,për vedin…shkruej,luftoj,protestoj,qëndroj. Festa mund të presin.Rruga drejt saj nuk shtrohet me lule!

‘Unë jam një nga një milion e katërqind e tridhjetë e një mijë e shtatëqind e pesëmbëdhjetë gratë e Shqipnisë’ Read More »

Greqia ndez sërish ‘gjakrat’, vjen deklarata e fortë nga kryeministri Tsipras: Çështja çame nuk ekziston!

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras, ka reaguar sërish lidhur me marrëveshjen me Shqipërinë, e cila po mbahet peng nga Presidenti Ilir Meta.

Kryeminstri Tsipras është shprehur sot se Greqia mbështet hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, me kusht që vendi ynë të përmbushë angazhimet e veta.

Duke folur për negociatat mes dy shteteve, Tsipras është shprehur se  negociatat midis ministrave të Jashtëm janë në një nivel të mirë.

Tsipras ka folur edhe për çështjen çame, duke u shprehur: Disa insistojnë të shtrojnë çështjen çame, por një çështje e tillë nuk ekziston. Komentet Tsipras i beri gjate nje konference per shtyp në Selanik.

Greqia ndez sërish ‘gjakrat’, vjen deklarata e fortë nga kryeministri Tsipras: Çështja çame nuk ekziston! Read More »