Irina

“Edi Rama, çfarë the për Fushën mund të përdoret kundër teje në gjykatë!”

Nga intervista e një dite më parë që Edi Rama dha në Top Channel, deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi ka shkëputur një deklaratë të kryeministrit që e nxjerr atë gënjeshtar në lidhje me çështjen e teatrit.

Kështu, zyrtarisht është thënë që ishte kompania Fusha sh.p.k që bëri ofertën e pakërkuar për të ngritur kulla në këmbim të ndërtimit të një teatri të ri. Kurse Edi Rama një natë më parë pranoi se në realitet ishte e kundërta: ishte ai që kishte bërë ofertën për Shkëlqim Fushën, për të ngritur kulla në pronën publike.

“Te gjithe e dimë që prapa Fushës fshihet Rama, por është hera e parë që pranon publikisht se është ai, vetë Edi Rama, që ia ka kërkuar Fushës të ndërtoje aty dhe jo e kundërta. Zyrtarisht, deri me sot, Edi Rama u ka thënë shqiptarëve se Fusha ka bërë një OFERTË TË PAKERKUAR që duke patur të veten vetëm 298 m2 truall, të merrte për zhvillim 9.000 m2 truall publik, të prishte Teatrin Kombetar e të ndertonte ‎një të ri me gjoja 30 milion euro, por mbi të gjitha do të ndertonte 92.000 m2 ndertim privat ne qendër të Tiranës me perfitim mbi 200 milion euro. Dhe mbi bazën e kesaj oferte, u mblodhen me nxitim Qeveri, Bashki e Parlament dhe hartuan ligjin “Fusha” sepse i mrekulloi oferta e tij” shkruan Bylukbashi në Facebook.

Sipas deputetit të PD-së, deklaratat e Ramës një natë më parë, paralajmërojnë fitimin e garës nga Fusha sh.p.k, e cila ka arritur të blejë një pronë në qendër dhe pa konsensusin e saj askush nuk mund të ndërtojë aty. Skema të tilla janë korrupsion i pastër thotë Bylykbashi, matërial për Prokurorinë Speciale dhe

Statusi i plotë:

Edi Rama mbremë e tha troç dhe live: Fusha nuk mund të ndertonte i vetëm në 298 m2 dhe se “ia kemi kërkuar ne që nuk ndërton dot për hesapin tënd por urdhëro dhe merr përsipër të kontribuosh për të ndërtuar teatrin‎” (?!). ‎

Te gjithe e dimë që prapa Fushës fshihet Rama, por është hera e parë që pranon publikisht se është ai, vetë Edi Rama, që ia ka kërkuar Fushës të ndërtoje aty dhe jo e kundërta.
‎‎
Zyrtarisht, deri me sot, Edi Rama u ka thënë shqiptarëve se Fusha ka bërë një OFERTË TË PAKERKUAR që duke patur të veten vetëm 298 m2 truall, të merrte për zhvillim 9.000 m2 truall publik, të prishte Teatrin Kombetar e të ndertonte ‎një të ri me gjoja 30 milion euro, por mbi të gjitha do të ndertonte 92.000 m2 ndertim privat ne qendër të Tiranës me perfitim mbi 200 milion euro. Dhe mbi bazën e kesaj oferte, u mblodhen me nxitim Qeveri, Bashki e Parlament dhe hartuan ligjin “Fusha” sepse i mrekulloi oferta e tij.

Madje ka më keq. Mbrëme ai deklaroi: ‎”Nuk ndërton dot nëse një pronar me pronë të vogël tek kufiri i pronës nuk të jep pelqimin. […]‎
Ne do ta hapim garën. Do ndodhë që një kompani tjetër që do të ndërtojë teatrin duhet të marrë prokurat e pronarëve. Nëse e merr bujrum, ne nuk kemi asnjë problem‎.”

‎Pra Kryeministri ka pregatitur edhe kurthin dhe mashtrimin tjeter për shqiptarët dhe BE. Gjoja do të hapë garë për zhvillimin e 9.000 m2 truall publik për ndërtim kullash duke prishur Teatrin, duke vënë si kusht për fitimin e garës marrjen e pëlqimit nga Fusha, si zotërues i pronës kufitare prej 298 m2‎.

Fushës, i cili garon edhe vetë, Rama i jep porosinë që të mos e japë pëlqimin e ndertimit ngjitur me të për të tjerët, edhe pse ata kanë oferta shumë herë më të mira. Keshtu, Fusha del i vetmi konkurent që plotëson çdo kusht edhe pse ka oferten me skandaloze. ‎

Pra zyrtarisht Edi Rama Kryeminister ka pranuar se ka mashtruar publikun. Mbrëmë ai pranoi që ka kryer vepër penale. Pranoi se ka bërë marrëveshje për partneritet si përfaqesues i pu‎blikut me një privat, që privati të bëjë sikur gjoja ka bërë ofertë të pakërkuar që të zhvillojë pronën publike me përfitim marramendës për privatin, por që çdo gjë e ka organizuar vetë ai, Edi Rama Kryeministri që firmosi ligjin Fusha.

Ky nuk është Partneritet Publik Privat (PPP‎). Ky lloj PPP quhet KORRUPSION klasik publik-privat. Edi Rama këtë e pranoi mbrëmë publikisht. Kjo nuk është çeshtje për prokurorinë e ngordhur të Arta Markut. Kjo është punë për SPAK, prokurorinë e re antikorrupsion, sapo të ngrihet!

“Edi Rama, çfarë the për Fushën mund të përdoret kundër teje në gjykatë!” Read More »

Habit Rama: Mësuesja kundërshtare bëri çmos që mos fitoja zgjedhjet

Gjatë një takimi me mësues të zgjedhur nga portali “Mesues per Shqiperine” , Edi Rama deklaroi se ka ikur koha e hakmarrjeve për bindjet politike. Ai  tha se mes mësuesve që foli në takim ishte dhe një ‘kundërshtare’ e tij që kishte bërë çmos që ai mos të fitonte zgjedhjet për kryetar bashkie.

Pavarësisht këtij fakti tha Rama, askush nuk e hoqi nga puna këtë mësuese që punon me devotshmëri.

“Më kujtohet një mësues që u thoshte nxënësve; Ismail Kadare ngriti flamurinnë Vlorë. S’ka qenë 100 vite më parë, pro vetëm para disa viteve. Qesha me ministren se këtu doli një mësuese që nuk ka lënë gjë që unë mos të fitoja si kryetar i bashkisë. Por ç’rëndësi ka kjo. Ajo është një mësuese që u jep nxënësve atë që duhet. Si ka mundësi që nuk bien edhe në kurthin e hakmarrjes që ramë në çerekshekullin e kaluar, që të degdiseshe në një shkollë tjëtër. Vetëm për arsyen e mos arsyes politike”, tha Rama.

Po ashtu ai solli në vëmendje edhe një episod që ka ndodhur me Drejtoreshën e Arsimit të Lushnjes, Liza Tabakun, e cila u arrestua më 22 nëntor të 2014-ës për korrupsion.

“Para disa vitesh u arrestua një drejtoreshë që ia gjetën paratë në wc. Merrte para nga vajza të reja për t’i punësuar”, pohoi Rama.

Habit Rama: Mësuesja kundërshtare bëri çmos që mos fitoja zgjedhjet Read More »

“Jemi k*r”, kush është deputeti që hutoi ministren Gjonaj në Kuvend (Video)

Një gafë e ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj në Kuvend është kthyer në virale.

“Ne kemi jo vetëm vullnetin politik , por kemi treguar me veprime konkrete se jemi k*r,  karshi kësaj shtrese të popullsisë që ka vuajtur pasojat çnjerëzore të një diktature komuniste”, tha ministrja teksa fliste për ndryshimin e ligjit mbi dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë.

Mësohet se ka qenë deputeti i qarkut të Fierit, Ismet Beqiri që ka hutuar Gjonajn teksa po fliste e më pas ajo është ngatërruar.

https://youtu.be/esACBcA5v9s

“Jemi k*r”, kush është deputeti që hutoi ministren Gjonaj në Kuvend (Video) Read More »

Evropa do të digjet sërish, meteorologët japin alarmin: Ja kur vjen vala e të nxehtit

Javën e ardhshmë Evropa do të përfshihet nga një valë të nxehti. Sipas parashikimit të meterologëve një valë e re e të nxehtit është nisur drejt Evropës, me temperatura nga 8 deri në 10 gradë Celsius më të larta se që janë zakonisht në mes-shtator në Evropën qendrore, perëndimore, lindore dhe jugperëndimore.

Kjo do të thotë se në Evropë do të kemi temperatura mbi 30 gradë Celsius, përkundër se do të jemi në pjesën e dytë të shtatorit.

“Një anomali e tillë e temperaturave kaq të larta do të thotë se në veri, pra në Gjermaninë veriore e Beneluks temperaturat do të arrijnë 30 gradë Celsius. Në jug, pra në Francë e Itali përfshirë pjesë të Hungarisë, Kroacisë dhe Serbisë, temperaturat do të shkojnë edhe më lartë se 30 gradë Celsius”- Thuhet në parashikimin e SWE.

Temperaturat e larta do ta përfshijnë edhe Kosovën dhe Shqipërinë, çka u jep turistëve edhe një mundësi të fundit për këtë vit që të pushojnë edhe për disa ditë në bregdetet shqiptare.

Evropa do të digjet sërish, meteorologët japin alarmin: Ja kur vjen vala e të nxehtit Read More »

“Babai në Shqipëri është rëndë, a mund të marrë vizë për mjekim në SHBA?”, avokati: Ja si veprohet

“Babai im ne Shqipëri ka një sëmundje serioze që duhet të kalojë një operacion kirurgjikal të vështirë. Unë dëshiroj që ai të vijë në Nju Jork dhe ta bëjë operacionin këtu. A mund të siguroj një vizë për të?”. Ketij shqetesimi, por edhe shume rasteve te ngjashme, i jep pergjkgje avokati Kieran Both, duke treguar gjithe proceduren dhe hapat qe duhet te ndiqni. 

Një lexues na shkruan:
Unë jam shtetas amerikan dhe jetoj në Bruklin, NY. Babai im ne Shqipëri ka një sëmundje serioze që duhet të kalojë një operacion kirurgjikal të vështirë. Unë dëshiroj që ai të vijë në Nju Jork dhe ta bëjë operacionin këtu. A mund të siguroj një vizë për të? Nëse po, ju lutem më spjegoni procesin.
ZK
Bruklin, Nju Jork.

Përgjigje: Babai juaj mund të bëjë kërkesë për vizë me qëllim trajtimi mjeksor në SHBA. Ju mund ta ndihmoni babain duke përgatitur gjithë dokumentacionin që nevojitet për këtë rast.
Viza B-2 i jep mundësi pacientit të huaj të hyjë në këtë vend dhe madje të përfitojë edhe zgjatje të vizës, nëse do të jetë e nevojshme për vazhdimin e trajtimit.
Babai juaj duhet të aplikojë për vizë në konsullatën amerikane apo në ambasadë. Konsullata mund t’i kërkojë dokumenta shtesë për intervistën në të cilat përfshihen:
• Diagnoza mjeksore e konfirmuar nga një mjek që është i aprovuar nga konsullata. Mjeku duhet të spjegojë detajet e sëmundjes, domosdoshmërinë e trajtimit në këtë vend duke përfshirë koston e trajtimit mjeksor , pagesën e mjekut, pagesën e spitalit dhe të gjitha shpenzimet e tjera medikale. Nëse babai juaj ka nevojë për një person që do të kujdeset për të duhet përfshirë emri i personit dhe te spjegohet në detaj përse është i nevojshëm ai/ajo për shoqërimin e babait tuaj.
• Ai gjithashtu duhet të provojë për mundësinë e transportit, dhe shpenzimeve në SHBA. Kjo bëhet me deklarata bankare, taksat mbi të ardhurat,të tijat ose të personit që e merr përsipër financimin e tij si shoqërues i babait tuaj.

Në marrjen e vendimit për dhënien e vizës, konsullata do të marrë parasysh faktorët e mëposhtëm:
• Faktin që babai juaj ka një banesë tjetër jashtë ShBA të cilën ai nuk ka ndërmënd ta braktisë. Babai juaj duhet t’i dorëzojë konsullatës amerikane dokumenta që vërtetojnë lidhjet e tij me Shqipërinë. Për shëmbull, që ai punon në Shqipëri dhe puna e tij është permanente, gjendjen financiare dhe lidhjet me familjen e tij atje, që i jep arsye të forta për t’u kthyer sërish në atdhe. Të krijojë bindje se në këtë shtet do qëndrojë vetëm për shkak të trajtimit mjeksor dhe deri në përfundimin e këtij procesi e jo të kërkojë të qëndrojë në SHBA.
• Të mos krijojnë asnjë dyshim që ata do të vijnë në këtë vend me qëllim për të emigruar.

Visa është një dokument udhëtimi që përfaqsohet nga një vulë që vihet në pasaportin e aplikantit që lëshohet nga Departamenti i Shtetit në zyrën konsullore jashtë Amerikës. Viza mund të jetë për një hyrje ose më shumë (M) me një datë skadimi, që shkon nga një ditë deri 10 vjet. Data e skadimit të vizës është edhe data e fundit për hyrje në Amerikë.
Me t’u dhënë, viza B-2 nuk i garanton personit të drejtën të hyjë apo të qëndrojë në Amerikë ose të marrë një vizë të re. Viza thjesht e lejon një person të aplikojë për t’u pranuar në pikën e hyrjes në SHBA, aeroport ose pikën e kufirit. E drejta për të qëndruar në këtë vend qëndron në duart e përfaqsuesit të (CBP) Departamantit të Sigurisë së Vendit.
Si pacienti edhe shoqëruesi i tij, janë të detyruar ta lënë këtë vend me të mbaruar trajtimi mjeksor.Qëndrimi i tyre mbaron në datën e shënuar në kartonin e bardhë I-94. Qëndrimi pas asaj date krijon probleme për të ardhmen e tyre, në rast se do të kërkojnë të vijnë sërish në SHBA .Kërkesa për shtim kohe qëndrimi duhet bërë pa mbaruar data e skadimit në I-94 ku thotë ”Admit Until”…
Është e rëndësishme të kujtohet se viza B-2 për trajtim mjeksor(medical treatment) si babai juaj, është e kufizuar në aktivitetet me karakter mjeksor , ndryshe shkelja e këtij regull i heq të drejtën për të kërkuar zgjatjen e vizës, ose edhe më e keqja mund të deportohet dhe t’i mohohet ardhja sërish në këtë vend.
Kur Departamenti i Shtetit përmes konsullatës i refuzon aplikantit vizën B-2, disa aplikantë mund të hyjnë në SHBA duke aplikuar për “Humanitarian parole”. Kjo lloj vize jepet nga DHS . Për të sponsor mund të bëhet një shtetas amerikan, ose rezident permanent. Informacioni për aplikimin për“Humanitarian parole” këtë proces gjendet në linkun
https://www.uscis.gov/humanitarian/humanitarian-or-significant-public-benefit-parole-individuals-outside-united-states
Humanitarian parole: Nuk rekomandohet me qëllim për zgjatjen e vizës nga pacientët që janë këtu me trajtim mjeksor.

“Babai në Shqipëri është rëndë, a mund të marrë vizë për mjekim në SHBA?”, avokati: Ja si veprohet Read More »

Berisha: Doja t’i shkruaja Linda Ramës, zonjë i thoni atij burri që keni në shtëpi…

Ish kryeministri Sali Berisha ishte i ftuar mbrëmë në emisionin ‘Opinion’, ku ndër të tjera ka folur edhe për masakrën e Selenicës, ku mbetën të vrarë 8 vetë. Berisha tha se ka dashur t’i shkruajë një letër bashkëshortes së kryeministrit, Linda Ramës.

Por sapo nisi nisi të flasë për bashkëshorten e Ramës, analistët nuk e kanë lejuar, duke i thënë se nuk duhet të merret me gratë.

Debati në studio:

Sali Berisha: Po ju them haptaz këtu, kam dashur t’i shkruaj Linda Ramës, por thashë po merret për ashtu, se Rama më ka hedhur njëher në gjyq (I referohet padisë që i ka bërë kryeministri Rama në vitin 2009 për shpifje), një shënim me i thënë: Zonjë e nderuar…

Lorenc Vangjeli: Zoti Berisha mos u merrni me gratë të lutem!

Sali Berisha: Tani nuk merrem me gratë, të nderuara thashë…

Lorenc Vangjeli: Mos u merrni me gratë!

Sali Berisha: E kuptoj respektin tuaj, thashë të nderuara dhe po them prapë të nderuara, por nëqoftëse burri i shtëpisë nuk gjen shpirt dhe zemër për të ngushëlluar një familje që rreshton 8 viktima, gjë më të paimagjinueshme nuk ka. Vetëm për kaq do ta do ta tërhiqin zvarrë në çdo komb të qytetëruar, përveç se në Shqipëri.

Berisha: Doja t’i shkruaja Linda Ramës, zonjë i thoni atij burri që keni në shtëpi… Read More »

Sa vite jetojnë shqiptarët?

Jetëgjatësia në shumë shtet të botës është rritur me ritme të shpejta duke ju afruar shumë popullsisë së Evropës së zhvilluar, por shqiptarët sipas studimit të fundit jetojnë më pak se mesatarja e BE.

Edhe pse mundësia për të pasur një jetë të shëndetshme në Shqipëri, ku ndotja dhe siguria ushqimore janë problematike, sipas studimit të Eurostat ka një tendencë të rritjes së jetëgjatësisë.

Në Shqipëri jetëgjatësia ishte 80,1 vjeç për femrat dhe 77 vjeç për meshkujt. Por, duket se femrat shqiptare jo vetëm punojnë më shumë, por kanë jetë më të gjatë në raport me meshkujt. Të dhënat e OBSH-së tregojnë se vdekshmëria nga kanceri i mushkërive në Shqipëri po ulet.

Ndryshimi midis meshkujve dhe femrave në jetëgjatësinë ndikohet fuqimisht nga ndryshimet në faktorët e rrezikut, duhanpirja, abuzimit me alkoolin dhe aksidentet.

Sipas të dhënave të Eurostat jetëgjatësia në Europë për gratë është mesatarisht 83.6 vjet, krahasuar me 78.2 vjet për meshkujt.

Ndër 10 rajonet me nivelin me të lartë të jetëgjatësisë për gratë në BE, gjashtë ishin në Spanjë, tre në Francë dhe një në Itali. Në vitin 1961, jetëgjatësia mesatare e shqiptarëve ishte 62.3 vite, teksa vitet e fundit shihet se jetëgjatësia ka rritur në 78 vjeç.

Sa vite jetojnë shqiptarët? Read More »

Sulmi i Thaçit, Rama “mbron” Berishën si rrallëherë: E dini shumë mirë se çfarë marrëdhënie të mirë dashurie kam me të!

Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin “Open” të Eni Vasilit në një diskutim të gjerë për kufijtë e Kosovës, ka komentuar edhe sulmin e Presidentit Hashim Thaçi ndaj Sali Berishës. Rama ka surprizuar kur i ka dalë në mbrojtje Berishës, duke theksuar edhe marrëdhënien e “dashurisë” me të.

“Ju e dini shumë mirë se çfarë marrëdhënie të mirë dashurie kam me Berishën. Nuk është rruga t’i kujtosh , ja po çfarë ke bërë në të shkuarën.

Ai është lideri de facto i PD, dhe është një zë. Si bëhet që të gjithë të kontribojmë.  Dhe mos ta bëjmë siç ja bëjmë vetes shpeshherë, merremi me njëri tjetrin në vend që të merremi me të ardhmen e të shqiptarëve. Të jemi me dinjitet, apo si një tufë njerëzit që çthonë sot se thonë nesër që shfrytëzojnë momentin për t’i rënë me gur njëri tjetrin”, tha Rama.

Sulmi i Thaçit, Rama “mbron” Berishën si rrallëherë: E dini shumë mirë se çfarë marrëdhënie të mirë dashurie kam me të! Read More »