Irina

Degjeneron sherri mes nuses dhe ish-vjehrrës, tension në emision

Emisioni me “Me zemër të hapur” në ‘News24’ ka vijuar sot përballjen e dytë mes ish-vjehrrës Natasha me ish-nusen e djalit të saj, Eglantina. Gruaja nga Saranda pretendon se nipi i saj, i cili tashmë është nën kujdestarinë e nënës së tij, dhunohet nga babai i Eglantinës. Natasha ka akuzuar ish-nusen e saj se dokumenti i paraqitur për vlerësimin e fëmijës nga psikologu, është i falsifikuar.

Kaq ka mjaftuar që situata të tensionohej mes tyre në emision, kur ish-vjehrra Natasha, shpërtheu në akuza të ashpra duke e akuzuar se ka falsifikuar dokumentin, ndërsa nuk nguron që të ngrihet në këmbë në mes të emisionit. Kjo situatë detyroi drejtuesen e emisionit Evis Ahmeti që të ndërpriste emisionin, pasi gjyshja dhe babai nisën të nxjerrin video të fëmijës nga telefoni i vet. Ndërkohë, pjesë e emisionit ‘Me zemër të hapur’ u bë edhe edukatorja e Argentinit që ai kishte pasur në Sarandë, gjatë kohës që jetonte me babain. Ajo tha se fëmija në 10 ditëshin e dytë të muajit shkurt shfaqi sjellje jo të hijshme dhe shqetësonte fëmijët e tjerë. Ajo tha se me nënën e fëmijës, Eglantinën nuk ka pasur asnjë lidhje shoqërore, por marrëdhënie edukatore-prind, shkruan ‘BalkanWeb’.

“Në 10 ditëshin e dytë të muajit shkurt shfaqi sjellje jo të hijshme, shqetësonte shokët nuk i binte rregullave. Kërkova një komision që të dija si të punoja me fëmijën, në periudhën që fëmija ishte në kopësht, fëmija ishte me gjyshen. Më pas e mori nëna. Me Eglantinën nuk kam asnjë lidhje, vetëm marrëdhënie, prind edukatore. Unë e kam ndjerë si nënë, e kam lejuar djalin të komunikojë si nënë, edhe pse nga gjyshja e babai më thuhej mos ta lejoj”, tha edukatorja e kopshtit në Sarandë, Valbona Mehmeti.

Degjeneron sherri mes nuses dhe ish-vjehrrës, tension në emision Read More »

Berisha: Opozita bën vetëvrasje, nëse shkon në zgjedhje me Ramën Kryeministër

Ish-kryeministri Sali Berisha  deklaroi se me Edi Ramën në krye të qeverisjes, opozita nuk vjen kurrë në pushtet.

Sali Berisha: “Unë për vete do të bëja gjithçka që Edi Rama “të kthente patkonjtë” edhe me mjete që ju mund t’i kritikoni. Cilat mjete? Në kushtet e grushtit të shtetit nuk ka asnjë justifikim. Sot Rama po qeveris në kushtet e grushtit të shtetit.”

Me Ramën në pushtet opozita nuk vjen dot me votë. Armik më të egër se Edi Rama në pushtet nuk ka opozita. Ai është më keq se Ramiz Alia.

Ai duhet nxjerrë për leckash nga zyra. Si mund ta mundësh me zgjedhje? Shko bëj zgjedhje në Kiras! Shko bëj zgjedhje në Dobraç! Shko bëj zgjedhje në Vlorë!

Sot janë 4 djem nënash të grabitur. Kjo polici në bashkëpunim me kriminelët, po fsheh krimet. Janë marrë deponime të fshehta në komisariatin e Fierit sepse njërëzit kanë pasur frikë ti bëjnë në Vlorë.

Zgjedhje me këtë në pushtet nuk mund të ketë. Populli duhet të kthehet në uragan që duhet ti thotë “ik qërrohu nga zyra”. Qytetarët duhet të ngrihen me guxim. Këtu jemi në kushtet e një grushti shteti.”

Deklarata u bë gjatë një interviste dhënë mbrëmë në emisionin “Opinion” në TV Klan.

I pyetur njëse opozita do të hyjë në zgjedhjet lokale ai tha se do të ishte gabim fatal nëse kjo ndodhte me Ramën kryeministër.

“A do të hyjë opozita në zgjedhje me Edi Ramën? Duhet të ikë Rama. Me Ramën në pushtet nuk ka zgjedhje. Është vetëvrasje për opozitën nëse shkon në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër. Kjo është thirrje për mosbindje civile” – e mbylli Berisha.

Berisha: Opozita bën vetëvrasje, nëse shkon në zgjedhje me Ramën Kryeministër Read More »

Vlorë/ Aksion blic i policisë në lagjen …

Aksioni nga policia e Vlores dhe forcat e FNSH-se,ne lagjen Partizani,te qytetit bregdetar,prane spitalit rajonal te qytetit te Vlores.

Aktualisht nuk ka ende asnje informacvion zyrtar nga policia e Vlores,ndersa dyshohet per arme dhe droge te gjetur ne nje banese tre kateshe ne lagjen Partizani.

Nderkohe forcat e policise kane shoqeruar nje person,teksa aksioni vijon. Burim enga policia e Vlores kane saktesuar per gjetjen e rreth 50 kg droge Canabbis Sattiva. Forca te shumta policie jane perfshire ne aksionin blic te zhvilluar ne Vlore,ndersa kontrollet kane qene te shumta.

Pritet qe policia ne oret ne vijim te dale me nje informacion zyrtar rreth aksionit blic te kryer ne qytetin e Vlores.

Vlorë/ Aksion blic i policisë në lagjen … Read More »

Euro shënon rritje në tregun e brendshëm, po i afrohet …

Monedha e përbashkët ka shënuar një rritje të fortë sot në tregun e brendshëm valutor, duke arritur në nivelin më të lartë që nga fillimi i qershorit, e ndihmuar dhe nga forcimi i saj në bursat ndërkombëtare në dy javët e para të shtatorit.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 126.74 lekë, duke u rritur me 0.1 lekë në krahasim me ditën e mëparshme.

Ky është niveli më i lartë në tre muaj, që nga koha kur euro kërceu në 128 lekë, si rrjedhojë e ndërhyrjeve të Bankës së Shqipërisë, që tërhoqi valutë nga tregu, pasi monedha e përbashkët nisi një rënie të pakontrolluar, duke zbritur deri në 124.17 lekë, niveli më i ulët ë 10 vjet.

Euro shënon rritje në tregun e brendshëm, po i afrohet … Read More »

Gënjeshtra e madhe e Sali Berishës, frika nga Vettingu i ‘errëson’ sytë dhe mendjen ish-kryeministrit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka gënjyer mbrëmjen e kaluar qytetarët shqiptarë, teksa i shihte në sy. Duke folur për herë të parë për propozimin e Lulzim Bashës për Vetting në politikë, Berisha tha se është i gatshëm të hetohet nga të huajt për të vërë Vettingun.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu nëse ka frikë nga vettingu në politikë, ish-Kryeministri mohoi diçka të tillë.

Në fakt, të gjithë e dimë se Sali Berisha është politikani që i frikësohet më së shumti Vettingut, pasi mban mbi supe një sërë veprash kriminale dhe mund të cilësohet pa frikë si njeriu që shkatërroi Shqipërinë dhe krimineli më i madh, që ju ka pirë gjakun shqiptarëve.

Berisha është politikani i parë që do të bëhet ‘kurban’ i Vettingut dhe që pas këtij procesi do të kalbet në burg.

Gënjeshtra e madhe e Sali Berishës, frika nga Vettingu i ‘errëson’ sytë dhe mendjen ish-kryeministrit Read More »

“Kush e donte Azemin të vdekur dhe e vërteta e grushtit të shtetit”

Ish-shefi i Shërbimit Informativ njëzet vite më parë, Prof. Fatos Klosi flet për ngjarjet që tronditën vendin në shtator 1998, vrasjen e deputetit demokrat Azem Hajdari dhe grushtin e shtetit.

Duke folur për gazetën Dita, Klosi thotë se ai ishte një grusht shteti i mirëfilltë, pasi i kishte të gjithë elementët për t’u quajtur i tillë.

Zoti Klosi, jemi 20 vjet pas vrasjes së Azem Hajdarit, dhe tentativës për grusht shteti. Ju jeni një prej njerëzve për shkak të funksionit që keni pasur, keni disponuar edhe një informacion tjetër të detajuar. Sot është kjo çështje po diskutohet akoma. Kush e nxori Azemin në pritë?

– Kjo është një pyetje  aq e vjetër sa  dhe ngjarja. Ngjarja është trajtuar me hollësi në një proces gjyqësor me të dyja shkallët . Unë nuk mund të shtoj asgjë mbi çka është thënë në atë proces.

A ishte vërtetë tentativë për grusht shteti ai i 14 shtatorit?

– Sipas meje po, në planet e kryengritësve ishte rrëzimi i pushtetit me anë të dhunës. Në këtë kuadër ata morën me dhunë pothuaj të gjithë institucionet kryesore të shtetit. Dolën dhe në TV publik dhe e deklaruan këtë gjë. Faktorë të jashtëm i bindën që ta ndërprisnin këtë maskaradë dhe kështu ikën me bisht ndër shalë dhe u barrikuan në selinë e PD.

Izet Haxhia ka ardhur në Shqipëri dhe kërkon rihapjen e dosjes. A është e mundur që të rigjykohet kjo çështje?

– Izet Haxhia ka ardhur dhe me të drejtë kërkon hapjen e dosjes për rishikimin e pozicionit të tij në këtë ngjarje, pasi është dënuar në mungesë. Në këtë kuadër rihapja e çështjes është e ligjshme. Por po kalon shumë kohë dhe kurrkush nuk po merret me këtë kërkesë të Izet Haxhisë. Me sa duket politika, që gjithmonë ka komanduar në këtë vend, nuk është e interesuar për këtë gjë.

Cilat janë pikat e errëta që ende nuk janë zbardhur?

Për mua më e errët ka mbetur situata pas ngjarjes, se si u eliminuan pothuaj të tërë ata që  mund të hidhnin dritë mbi ngjarjen dhe kurrkush nuk mbajti përgjegjësi për këto ngjarje.

– Cili ka qenë roli i Sali Berishës në vrasjen e Azemit?

– Ka qenë roli i një të interesuari për vrasjen dhe për shfrytëzimin e mëpastajmë politik të saj.

Besoni se reformimi i sistemit të drejtësisë do të zbardhë të vërtetën e ngjarjeve tragjike të 20 viteve më parë?

– Unë shpresoj që reformimi i Sistemit të Drejtësisë do të krijojë premisat që të gjitha ngjarjet e mëdha të periudhës së tranzicionit të rishihen, larg interesave të klasës politike, që gjithmonë ka qenë e implikuar në to dhe ka penguar zbardhjen e drejtë të tyre.

“Kush e donte Azemin të vdekur dhe e vërteta e grushtit të shtetit” Read More »

Krimi prek majat, RENEA e FNSH blindojnë Vlorën e bandave mafioze por…

Forcat RENEA dhe të FNSH kanë zbarkuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës, për të goditur kriminelët. Vlora është një ndër qytetet më të rrezikshëm, që komandohet nga bandat kriminale.

Aksioni i RENEA-s, ashtu si në vendet e tjera nga Elbasani, Shkodra e Kruja, ka rezultuar një flluskë sapuni edhe në Vlorë.

Policia është mjaftuar me një të shoqëruar, i cili me shumë gjasa do të lihet i lirë shumë shpejt. I shoqëruari dyshohet se përdorte armë dhe drogë, ndërsa policia nuk prek kokat e krimit, edhe pse në Vlorë kanë ndodhur mjaft vrasje mafioze.

Ndërkohë, RENEA duekt se do të largohet kokëulur nga qyteti bregdetar, pasi kriminelët kanë ngritur dorë ndaj uniformave blu. Në Divjakë, RENEA u përball me plumba ‘shotgun-i’, teksa ishte vënë në kërkim të dy vrasësve./korrieri

Krimi prek majat, RENEA e FNSH blindojnë Vlorën e bandave mafioze por… Read More »

Shteti në gjunjë para “Besos së Taivanit”: Si u lirua Albano Aliko i “Gulf”, njeriu që ja “nguli” shqiptarëve me tollona nafte

Në ditët e sotme Polici, Prokurori dhe Gjykata janë kthyer në instrumenta të një estrade, ku çdo ditë dëgjon qyfyre dhe skenarë që të bindin se ky shtet është i kapur nga krimi dhe biznesmeno-mafiozët.

Rasti më i fundit është ai i lirimit të Albano Alikos, ish-kryemenaxherit të kompanisë “Gulf”, i akuzuar nga prokuroria e Tiranës për akuzën e “Mashtrimit më shumë se njëherë” dhe “Fshehje të falimentit”.

Për lirimin e Alikos, që në fakt nuk ka qënë asnjëherë në burg, por për shkak se prej dy muaj gjykata e Tiranës me kërkesë të prokurorisë kishte vendosur masën e arrestit në burg në mungesë,është dashur të angazhohen policë, biznesmenë, prokurorë dhe gjyqtarë.

Aliko njihet si bashkëpunëtor i Beso Sulajt ose Besos së Tajvanit, person ky me mjaft influencë në qeverinë Rama dhe tek drejtorët e policisë së Xhafajt.

Po kështu Aliko, ka njohje të hershme dhe me prokurorin e Tiranës Sokol Malaj, që dikur ka drejtuar prokurorinë e Vlorës dhe që besohet se me ndërhyrjen e Besos së Tajvanit tek Bamir Topi, ish-kryeprokurorja Ina Rama e emëroi në krye të prokurorisë së Tiranës.

Në fakt për zbutjen e masës së sigurisë nga arrest në burg në arrest shtëpie për Albano Alikon, duket se ka vepruar treshja Beso Sulaj, Sokol Malaj dhe gjyqtari Arben Micko.

Por në këtë skemë nuk kanë munguar dhe kanë nxituar që të jenë protagonistë dhe policët e Xhafaj.

Aliko prej muajit korrik 2018 rezultonte si person që duhet të arrestohej pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arresti, dhe bashkë me të në kërkim ishte dhe shtetasi gjeorgjian  Irakli Svanidze, me detyrë ish-administrator i kompanisë “Sun Petroleum Albania”, që zotëronte karburantet Gulf në shumë akse rrugore në vend.

Përgjatë tre muaj, me sa duket treshja e mësipërme, përfshirë dhe policët e Xhafaj, kanë krijuar skenarin se si Aliko të paraqitej pranë organeve të rendit dhe të dorëzohej dhe më pas të dilte pa shumë bujë përpara gjykatës, ku do të njihej me masën e sigurisë, që sigurisht Aliko e kishte ditur përpara vetëdorëzimit.

Operacioni për të zbutur masën e sigurisë, ka filluar në datën 10 shtator 2018, ku Aliko është paraqitur tek policët e Fatmir Xhafaj në policinë e Tiranës, duke shprehur vullnetin se kërkonte të vetëdorëzohej.

Me këtë rast policët e Xhafajt, në fund të fundit korrën dhe një sukses duke ekzekutuar një tjetër vendim të rradhës për arrestimin e një keqbërësi, që ua ka futur dhjetëra e dhjetërave shqiptare me shitjen e tollonave të naftës fallso.

Por çuditërisht policët e suksesshëm të Xhafaj, këtë supër arrestim të këtij mega-mashtruesi, këtë ushtar të Besos së Tajvanit nuk e propogandojnë fare në komunikatën e shtypit, por as nuk ja japin shtypit qofte edhe me zëra jo zyrtarë.

Plani për lirimin ende pa u kryer arrestimi i Albano Alikos deri këtu shkon shumë mirë, pasi heshtja është mjeti që do sjelli suksesin.

Pa kaluar shumë orë në zyrën e drejtorit të krimit ekonomik në policinë e Tiranës, Albano Aliko shoqërohet me furgon policie në drejtim të gjykatës së Tiranës, ku do të njihej me masën e sigurisë, që klani i kishte premtuar, se do e merrnin nga duart e gjyqtarit Arben Micko.

Gjyqtari Micko, gjatë senacës për verifikimin e kushteve të arrestit, e cilësoi arrestimin e policisë si të ligjshëm, por urdhëroi që Albano Aliko të mos qëndrojë në arrest me burg por në arrest shtëpie. Pra Micko hodhi poshtë vendimin e tij të dhënë në korrik 2018, ku caktonte masën e sigurisë arrest me burg për Alikon.

Skenari i kurdisur nga Sulaj, Malaj, Micko dhe policët e Xhafaj ka shkuar sipas parashikimeve, duke çuar në shtëpi me furgon policie Albano Alikon, i cili tashmë mund të vijojë i qetë kontrollin e bizneseve dhe të pijë kafe tek “Tajvan” në qëndër të Tiranës./Pamfleti

Shteti në gjunjë para “Besos së Taivanit”: Si u lirua Albano Aliko i “Gulf”, njeriu që ja “nguli” shqiptarëve me tollona nafte Read More »