Irina

Festat po afrohen, si të zbukuroni pemën e Krishtlindjeve (foto)

Të vogla apo të mëdha, të ngarkuara apo të thjeshta: shumë ide për simbolin e festave të Krishtlindjeve që nuk duhet të mungojë kurrë … madje edhe në zyrë! Pema e Krishtlindjeve është me të vërtetë simboli i festave dhe njihet kudo në botë edhe në ato vende ku 25 dhjetori është verë dhe bora as nuk dihet se çfarë është.

Por kështu është: dëshira për të festuar është gjithmonë shumë dhe ideja për mbledhjen e dhuratave nën pishën e zbukuruar është gjithmonë shumë e madhe. Pra, le të shqyrtojmë llojet dhe madhësitë e pemëve që mund tu pëlqejnë të gjithëve… ose pothuajse!

Festat po afrohen, si të zbukuroni pemën e Krishtlindjeve (foto) Read More »

Nuk është trillim, trashemi nga ajri, thonë shkencëtarët

Shkaku i epidemisë së trashjes, përveç faktorëve tjerë, gjendet edhe në lirimin e rritur të dyoksid karbonit në atmosferë, sepse ai vepron në hormonin i cili kontrollon oreksin.

Lëshimi i rritur i gazrave të dyoksidit të karbonit është i lidhur me rritjen e peshës së njerëzve, kanë zbuluar shkencëtarët danezë duke analizuar të dhënat për sasinë e CO2 në atmosferë dhe shkallën e trashjes në shoqëri. Shkaku i këtij efekti gjendet tek oreksini, lloji i hormonit i cili stimulon vigjilencën dhe shpenzimin e energjisë te fëmijët, ndërsa në të ndikon dyoksidi i karbonit. Ai hormon dikton ritmin trupor, si dhe apetitin tonë.

Sipas rezultateve të studimit i cili në këtë vend përcjell rritjen e sëmundjeve kardoivaskulare, shkencëtarët kanë vërtetuar që gjatë 22 viteve janë trashur të gjithë pjesëmarrësit e studimit në mënyrë proporcionale, madje edhe ata më vitalët, bën të ditur Daily Mail.

“Është shtresuar teoria që njerëzit trashen sepse lëvizin pamjaftueshëm, por nëse merren faktorët e ushtrimeve dhe ushqimit, koncentrimi i CO2 po ashtu është rritur në proporcion të njëjtë si dhe pesha e njerëzve”, ka konkluduar udhëheqësi i studimit, Lars-Georg Hersoug.

Si argumente shtesë për teorinë e vet, Hersoug përmend të dhënat e rritjes së trashjes në SHBA në periudhën prej vitit 1986 deri në 2010, në Bregun Lindor, ku koncentrimi i CO2 është më i madh.

Po ashtu ai përmend edhe rezultatet e studimit të vitit 2010, në të cilin 20.000 kafshë laboratorike janë trashur edhe pse kanë qenë në kushte tërësisht të kontrolluara. Shanset që të trashen kafshët për shkak të shkaqeve të rastësishme janë pothuajse inekzistente.

Për të testuar teorinë daneze një studim eksperimental amerikan ka vënë gjashtë meshkuj në një hapësirë ku i kanë ekspozuar ndaj niveleve të rritura të dyoksidit të karbonit. Shtatë orë pas kësaj u kanë dhënë të hanë aq sa kanë dëshiruar, ndërsa kanë ngrënë rreth gjashtë për qind më shumë se vullnetarët në grupin kontrollues. /Telegrafi

Nuk është trillim, trashemi nga ajri, thonë shkencëtarët Read More »

Bllokohen mallra dhe ilaçe kontrabanë pikën e kalimit kufitar të Morinës

Specialistë të strukturave të Shërbimit Doganor Shqiptar kanë bllokuar në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinës një sasi mallrash dhe ilacesh kontrabandë.

Gjatë kryerjes së procedurave të kontrollit në automjetin furgon të tipit Volksëagen, në pronësi të shtetasit me inicialet R.LL, pas kontrollit në scanner ka rezultuar se në brendësi të mjetit ishin fshehur mallra të padeklaruara.

Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar ka rezultuar se ishin fshehur një sasi e konsiderueshme ilacesh. Menjëherë strukturat e Doganës kanë bërë bllokimin e këtij shtetasi dhe të mjetit. Procedurat i janë percjellë Hetimit Doganor dhe Policisë për ndjekje të mëtejshme.

Bllokohen mallra dhe ilaçe kontrabanë pikën e kalimit kufitar të Morinës Read More »

Ku shkoi Ismail Qemali pas dorëheqjes nga qeveria (dokumenti)

“Le Matin” ka botuar, të martën e 27 janarit 1914, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me largimin e Ismail Qemalit nga Shqipëria pas dorëheqjes nga qeveria e përkohshme, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Image

Ismail Qemal Beu rrugës për në Côte-d’Azur

Romë, 26 janar.
Nga korrespondenti i veçantë i “Matin” (me telefon):
“Ish-kryetari i qeverisë së përkohshme të Vlorës, Ismail Qemal Beu, mbërriti këtë mëngjes, në orën 4, në Brindizi, me avulloren Cita-di-Bari, i shoqëruar nga djali i tij dhe disa shërbëtorë.
Ai u nis sonte për në Milano, ku dhe deklaroi se dëshiron të shkojë në Nice, për të pushuar për pak kohë.”/Darsiani.com

Ku shkoi Ismail Qemali pas dorëheqjes nga qeveria (dokumenti) Read More »

Policisë së Vlorës i janë shtuar 18 mjete te reja(video)

Policia e Vlorës kompletohet sot me 18 mjete të reja në ndihmë të sektorit te rendit dhe të qarkullimit rrugor.

Në Vlorë do jenë 11 mjete nga të cilat 8 i përkasin rendit ndërsa 3 prej tyre i ka qarkullimi rrugor.

Në Sarandë do jenë 7 mjete, prej te cilave 4 rendi dhe 3 prej tyre i ka qarkullimi.

Do te zhvillojne nje parade duke filluar nga hyrja e qytetit deri tek rrapi, e me pas do te pershkruajne unazen nga Prokuroria per tu kthyer ne destinacion prane ambienteve te policise.

Policisë së Vlorës i janë shtuar 18 mjete te reja(video) Read More »

Helmimi në rrobaqepësi, 2 prej grave nisen me urgjencë drejt Tiranës. Policia jep versionin zyrtar

Paraditen e sotme një ngjarje e rëndë është raportuar në një biznes fason në Durrës, ku 40 gra kanë paraqitur shenja të helmimit.

Në biznesin ‘’Deni Factor” i cili operon në zonën e Fllakës, punonjëset pas konsumimit të drekës kanë nisur të ketë një sërë shqetësimesh, dhe 8 prej tyre janë drejtuar në spitalin e Durrësit për të marrë ndihmë.

Ende nuk dihen shkaqet e helmimit, paraprakisht flitet për rrjedhje gazi, ndërsa shumica prej grave janë paraqitur me marrje mendsh, kollë, dhe humbje ekuilibri.

Për shkak të disa komplikacioneve 2 prej grave që janë në gjendje më të rëndë shëndetësore janë nisur drejt Tiranës për një mjekim më të specializuar.

Për të zbuluar shkaqet disa prej pacienteve u është marrë gjaku për ekzaminim. Kjo është një situatë e përsëritur në qytetin e Durrësit, pasi dhe pak muaj më parë snjë numër shumë i lartë punonëjsesh u helmuan në një tjetër biznes fasonerie.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Më datë 24.11.2018, rreth orës 13 : 30 , në një rrobaqepësi në Fllakë janë ndjerë keq 8 punëtore, të cilat ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Nga veprimet paraprake ka rezultuar se disa punëtorë kanë çmontuar një kondicioner, i cili ka lëshuar gaz.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Helmimi në rrobaqepësi, 2 prej grave nisen me urgjencë drejt Tiranës. Policia jep versionin zyrtar Read More »

Zbardhet dëshmia e Ina Nukës: Ja si më shpërtheu kapsolla në duar

Zbardhet dëshmia e polices 24-vjeçare Ina Nuka, e cila mbeti e plagosur rëndë në protestën e së enjtes para parlamentit. Ajo ka rrëfyer si ndodhi përplasja me protestuesit para prokurorëve që kanë marrë në dorë çështjen. Nuka është shprehur se ka qenë me shërbim në hyrje të Parlamentit, në rreshtin e dytë dhe gjatë protestës ka parë që protestuesit kanë ardhur me pankarta në duar si dhe me bidona plastike e kapsolla. 24-vjeçarja thotë se në momentin e përplasjes në një moment ka ndjerë djegie në pjesën e qafës dhe njëkohësisht një erë tymi dhe menjëherë ajo ka vendosur dorën e djathtë në pjesën e qafës dhe në këtë moment ka dëgjuar një shpërthim dhe dhimbje në pjesën e qafës dhe në dorën e djathtë. Nuka është shprehur se kapsolla ka ardhur përballë në drejtim të Komunitetit Myslyman.

Ndërkohë nga organi i akuzës thuhet se në trupin e 24-vjeçares janë konstatuar dëmtimet në pjesën e qafës nga ana e djathtë, dëmtime në dy gishtat e dorës së majtë, si edhe dëmtime masive të dorës së djathtë.

Zbardhet dëshmia e Ina Nukës: Ja si më shpërtheu kapsolla në duar Read More »

S.ulmohet ambasada e Serbisë

Një shtetas serb s.ulmoi ambasadën e vendit të tij në Athinë, gjatë orëve të paradites së sotme në kryeqytetin grek. Me një th.ikë në dorë, shtetasi arriti të hyjë me forcë në ambientet e ambasadës, por u izolua më pas nga forcat e sigurisë, deri në mbërritjen e forcave të policisë.
Aktualisht shtetasi serb është shoqëruar në një rajon policie në Athinë dhe po merret në pyetje për shkaqet që e çuan drejt këtij akti.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka lidhje me ndonjë pakënaqësi personale dhe nuk dyshohet për sfond t.errorist. Në ambientet e ambasadës ndodheshin personeli diplomatik, por asnjëri prej tyre nuk u dëmtua nga s.ulmi.

Lidhur me këtë ngjarje ka folur ambasadori serb në Athinë, Dusan Sapsojevic, i cili ka konfirmuar se nuk asnjë të l.ënduar

S.ulmohet ambasada e Serbisë Read More »