Irina

“Mjaft i kemi larë muret me gjak”, publikohet letra e të burgosurve të Fierit, akuzojnë drejtorin nga Tepelena

Në redaksinë e emisionit “Stop” kanë mbërritur shumë letra nga persona që vuajnë dënimin në burgun e Fierit apo familjarë të tyre. Ata ankohen për sjellje të padenja nga ana e drejtorit Arjan Hasani, i cili i dhunon dhe nuk u lejon të burgosurve të drejtat më minimale.

Në një nga letrat shkruhet…
“Ju kërkojmë ndjesë për shqetësimin. Po ju shkruajmë nga burgu i Fierit. Saimir dhe Genti, për shoqërinë jashtë ne jemi llumi i shoqërisë, por edhe pse jemi në burg, kemi dhe ne të drejtat tona. Dhe në burg nuk ka vetëm përdhunues dhe pedofila, por ka dhe (persona) pa patentë, ndërtim pa leje, mospagim dritash dhe uji.

Problemi jonë është sesa herë ky burg drejtohet nga Arjan Hasani këtu mbizotëron dhuna dhe asgjë nuk funksionon. Ky në punë fut kushërinjtë e vet dhe të zonës së vet dhe këtu nuk funksionon më asgjë, përveç se dhuna, druri, izolimi, hakmarrja dhe arroganca.

Ne nuk kërkojmë privilegje në burg, se ky është burg i sigurisë së ulët, ku ka krime të lehta. Ne kërkojmë që të mos ketë dhunë dhe që drejtori të mos bëjë me ne si të dojë ai dhe kundra ligjit, se para ligjit jemi të gjithë njësoj.

Na vjen në 2 të natës kontroll, ushtrojnë dhunë fizike e psiqike, na tallin, na shajnë. Dhe kështu ne i hymë në grevë. E di si na tha me atë arrogancën prej tepelenasi? ‘Shkoni ankohuni te Stopi’. Ne ndodhemi në katin e parë, godina e paraburgimit. Pse u ngritëm në grevë, vetëm neve na ka mbyllur dyert. Në asnjë godinë nuk është kështu, vetëm te ne, pse u ankuam kundra këtij.

Ju lutemi na ndihmoni që të trajtohemi si të gjithë të dënuarit e burgut e të burgjeve të tjera. Mjaft i kemi larë muret me gjak! Ju lutem na sillni përfaqësues të Avokatit të Popullit që ta shikojnë gjendjen këtu”.

Ndërsa në një tjetër thuhet…

“Urojmë që letra t’ju gjejë mirë. Ne që po ju shkruajmë jemi të dënuarit e burgut të Fierit, godina e paraburgimit, kati i parë. Jemi në grevë qysh nga e premtja. Problemet tona ia shkruajtëm dhe ia thamë në sy pronarit të burgut, Arjan Hasanit. Themi pronari, se nga dita që është rikthyer në punë e ka kthyer burgun në privat.

Sapo iu ankuam në sy dhe i dhamë dhe letrën me firma, grisi letrën dhe na ka mbyllur dyert që të mos takohemi me njëri-tjetrin. Ka bllokuar telefonatat që të mos ankohemi te gazetarët, Avokati i Popullit dhe Komiteti i Helsinkit.

Pika jonë e parë e grevës është të hiqet dhuna fizike dhe psiqike që ka instaluar Arjan Hasani me kushërinjtë e vetë, që i ka punësuar në grupin e gatshëm!

Të na lejohen ilaçet që na sjell familja se këto të burgut nuk i kemi parë asnjëherë. Mos harrojmë se në këtë burg kanë vdekur 3 të dënuar, për sa kohë e ka drejtuar drejtori Arjan Hasani.

Duam që të funksionojnë dushet e uji i nxehtë që të lahemi. Duam që shitësi nga Tepelena, njeriu i drejtorit, të ulë çmimet. Një kos 1 mijë e 500 lekë të vjetra.

Duam që të mos na terrorizojnë me kontrolle që na bëjnë në 1, 2 ose 3 të natës. Sa i ankohemi ky njeri hakmerret. Duam që burgu të kthehet si ka qenë me drejtorët e mëparshëm, institucion edukimi dhe jo institucion xhunglimi dhe druri.

Shpresojmë të na mirëkuptoni se nuk duam luks, as pishina në burg, por duam që të mos të na rrahin më tek izolimet se aty nuk ka kamera. Ju lutemi na çoni përfaqësues të Avokatit të Popullit dhe Komitetit të Helsinkit ta shikojnë gjendjen vetë”.

Po ashtu për këtë burg është ankuar edhe e ëma e një të burgosuri nëpërmjet një letre, ku shkruhet…

“Përshëndetje Saimir dhe Genti. Jam një shqiptare e jo serbe. Kam djalin në burgun e Fierit për aksident me makinë dhe jo për terrorizëm dhe krime lufte. Kur shkova para 2 ditësh te djali e pashë me shenja në fytyrë e të trembur. Plaçkat që nxori jashtë që t’ja laj ishin me gjak. Më tregoi djali që janë në grevë kundra dhunës që ushtron drejtori Arjan Hasani.

Saimir të keqen nëna, sa është rikthyer ky drejtor kemi frikë të shkojmë në takim se na dalin fëmijët të trembur dhe gjithë shenja.

Policët janë ndërruar të gjithë dhe këta të rinjtë nuk sillen mirë dhe me ne familjarët. Ju lutemi Saimir na ndihmoni, të keqen nëna. Me respekte, anonim se na rreh çunin prapë”.

Një ish-efektiv policie pohoi gjithashtu dhunën e ushtruar nga drejtori Arjan Hasani ndaj të dënuarve dhe tregoi se është i papunë vetëm pse e kundërshtoi këtë fakt.

“Tani jam i papunë sepse me rikthimin e drejtorit Arjan Hasani nuk pranova të dhunoj të dënuarit. Ai më hoqi nga puna dhe ka futur në punë kushërinjtë e vetë dhe tepelensa. Ky drejtor e ka kthyer burgun në privat. Sa erdhi filloi të hakmerret kundër të gjithë personelit duke i hequr nga puna dhe duke vendosur njerëzit e tij. E ka kthyer burgun e Fierit në ferr të vërtetë. Na thoshte: ‘Mos komunikoni me të dënuarit se janë armiqtë tanë’. Po puna ime e tillë është se i dënuari te polici shkon për çdo gjë.

Ju lutem, ju bëj thirrje që në burgun e Fierit të hyjë për kontroll Shërbimi i Brendshëm i Burgjeve që quhet SHKBB dhe varet nga Ministria e Drejtësisë e do shikojnë shkeljet që ka bërë e po bën drejtori Hasani. Ky të heq nga puna sikur ta ketë pronë të babës”.

Moderatori i emisionit “Stop”, Saimir Kodra i bëri thirrje Avokatit të Popullit dhe SHÇBA-së së Ministrisë së Brendshme për të kryer një kontroll në burgun e Fierit, pasi drejtori Arjan Hasani nuk mund t’i trajtojë të dënuarit në këtë mënyrë./ TVKlan.al

“Mjaft i kemi larë muret me gjak”, publikohet letra e të burgosurve të Fierit, akuzojnë drejtorin nga Tepelena Read More »

Banka e Shqipërisë e shqetësuar, ekonomia hapa pas, Sejko: Të lëmë ndërtimin, përparësi eksporteve

Guvernatori i BSH Gent Sejko, ka ngritur shqetësimin se ekonomia shqiptare ka ulur produktivitetin e saj, duke u përgjysmuar me 2% krahasuar me të njëjtën përiudhë të një viti më parë. Këtë deklaratë ai e bëri gjatë prezantimit të Drejtorit Ekzekutiv të Bankës Botërore për Shqipërinë, Patrizio Pagano, ka theksuar se ekonomia shqiptare ka ulur produktivitetin. Si një gjetje e studimit të titulluar “Ngadalësimi i produktivitetit dhe hipoteza e stanjacionit shekullor”, Sejko argumentoi se produktiviteti dhe roli i tij në rritjen ekonomike është një temë kryesore diskutimi mes vendimmarrësve të ekonomisë.

“Studimet tona kanë gjetur se shkalla e zgjerimit të produktivitetit në ekonominë shqiptare – i përcaktuar gjerësisht si aftësia e ekonomisë për të shfrytëzuar punën dhe kapitalin fizik për gjenerimin e prodhimit – është përgjysmuar në këtë periudhë, nga 2% në 1%”, tha Guvernatori. Ai shtoi më tej se zhvendosja e burimeve financiare, njerëzore dhe manaxheriale, midis sektorëve të ekonomisë, kërkon kohë dhe shoqërohet me ngadalësim të përkohshëm të produktivitetit. Sejko sugjeron se sipas studimit të mësipërm, duhet kaluar nga ndërtimi te eksportet. “Megjithatë, ribalancimi i burimeve të rritjes, nga ndërtimi e tregtia drejt industrisë dhe shërbimeve të eksportit, është një proces i cili tashmë ka nisur. Kjo zhvendosje graduale vihet re dhe në ribalancimin simetrik të portofolit të kredisë bankare”, u shpreh guvernatori i BSH-së.

Guvernatori shton më tej se produktiviteti dhe roli i tij në rritjen ekonomike ka qenë dhe është një temë e cila ka patur vëmendje të madhe në Bankën e Shqipërisë. “Studimet tona sugjerojnë se, përtej rënies ciklike të kërkesës agregate, ngadalësimi ekonomik në Shqipëri në periudhën pas krizës, ka patur dhe një element të fortë strukturor. Me fjalë të tjera, përgjysmimi i ritmit të rritjes në periudhën para dhe pas krizës, pasqyron si ngadalësimin e zgjerimit të kërkesës për mallra dhe shërbime, ashtu dhe ngadalësimin e kapacitetit të ekonominë për të ofruar këto produkte. Në veçanti, studimet tona kanë gjetur se shkalla e zgjerimit të produktivitetit në ekonominë shqiptare – i përcaktuar gjerësisht si aftësia e ekonomisë për të shfrytëzuar punën dhe kapitalin fizik për gjenerimin e prodhimit – është përgjysmuar në këtë periudhë, nga 2% në 1%. Për këtë arsye, rritja e produktivitetit ka qenë dhe duhet të mbetet një udhërrëfyes për axhendën e reformave strukturore në vend”, tha z. Sejko.

Duke argumentuar më tej mbi konkluzionet e studimit, guvernatori Sejko shton niveli dhe shpejtësia e zgjerimit të produktivitetit ka një lidhje të drejtë me shkallën e edukimit dhe të kualifikimit të fuqisë punëtore. “Reforma e sistemit të lartë arsimor dhe rritja e theksit në arsimin profesional, janë dimensione esenciale të ristrukturimit të ekonomisë, frytet e të cilave do të bëhen gjithnjë e më të dukshme në afatin e gjatë. Megjithatë, Shqipëria ka ende punë për të bërë në këtë drejtim, në veçanti drejt frenimin të emigrimit të fuqisë

Së treti, Guvernatori vijon argumentin duke thënë se produktiviteti është i lidhur ngushtë me përmirësimin e aftësive manaxheriale të biznesit. Fushata për rritjen e formalizimit, rritja graduale e konkurrencës, si dhe ri-shikimi i ligjit për falimentin, do të krijojnë stimujt e duhur në këtë drejtim. Në veçanti, jam i bindur se përmirësimet ligjore e nënligjore të bëra në drejtim të respektimit të kontratës së kredisë bankare, do të ndihmojnë jo thjesht e vetëm shëndetin e bankave, por do të stimulojnë dhe rritjen e disiplinës dhe efektivitetit në përdorimin e fondeve nga bizneset shqiptare.

“Së fundi, dëshiroj të theksoj se, në ndryshim nga ekonomitë e zhvilluara, të cilat ndodhen në kufirin teknologjik dhe të cilat, për këtë arsye, e shohin progresin të lidhur me aftësinë e tyre për inovacion, Shqipëria ka hapësira të mëdha zhvillimi nëpërmjet adoptimit të teknologjive e praktikave ekzistuese. Në këtë prizëm, detyra jonë mbetet të zgjedhim dhe të zbatojmë modelet e provuara të zhvillimit. Duke u bazuar në sa më sipër, jam i bindur se Shqipëria i ka të gjitha premisat për rritjen e produktivitetit dhe, në këtë mënyrë, për përshpejtimin e ritmit të rritjes ekonomike dhe rritjen e mirëqenies. Ajo që duhet tashmë, është një konsensus mbi vizionin e zhvillimit të vendit dhe një vullnet i gjithanshëm i zbatimit të tij”, përfundoi ai.

Banka e Shqipërisë e shqetësuar, ekonomia hapa pas, Sejko: Të lëmë ndërtimin, përparësi eksporteve Read More »

Mos të kenë çfarë të bëjnë pa ty/ Grida Duma më në fund tregon sekretin si ia doli në politikë

Deputetja demokrate Grida Duma herë pas here godet me fjalimet e saj filozofike. Këtë herë Grida ka deliruar deri aty, sa thotë se njeriu duhet të arrijë në atë pikë sa të tjerët “mos të kenë çfarë të bëjnë pa ty”.  Sigurisht nuk imagjinohet selia blu pa Grida Dumën, sepse është shembulli se si falë lidhjeve të duhura ka arritur aty ku është. Njihuni më poshtë me ‘sekretet’ e karrierës së Grida Dumës.
Fjalimi i plotë:

Të dashur miq, Po ndaj me ju pjesëza të një komunikimi, shpresoj, të ndryshëm, por sidoqoftë prej kohësh të munguar, që pata së fundmi me qindra të rinj, të aftë dhe të vendosur t’ia dalin mbanë.

Me të rinj që stërvisin zakonet e tyre të jetës për të prekur suksesin që meritojnë, pa u dorëzuar.

Së bashku diskutuam fillesat e suksesit, pikënisjet e tij në jetën reale, në eksperiencat vetjake: “çfarë ndodhi”, “ku dështova”, “cilat janë arritjet”, “si kam ecur deri sot”, pra çfarë sekretesh na mëson jeta përtej bankave të shkollës.

Në një komunikim të drejtëpërdrejtë gjurmuam shtysat dhe teknikat e suksesit dhe arritjes, duke ndjekur një model që zhvillohet prej kohësh në botën perëndimore.

Nuk mjafton thjesht të bësh disa gjëra mirë, dhe “do gjesh” mirë; në realitetin tonë të shumtë janë njerëzit që shumë gjëra i bëjnë mirë, por nuk ia dalin mbanë në fund.

S’mjafton të kesh rezultate të mira në kartona diplomash, s’mjafton as t’ia hedhësh fajin sistemit që funksionon keq, e pastaj të përfundosh vetë akoma më keq; suksesi, kur e arrin, është shumë më tepër se kaq.

Që t’ia dalësh mbanë sot nuk mjafton të ëndërrosh, as të bësh ca gjëra mirë; duhet të stërvitesh fort në mendje dhe në zakonet e përditshme. Zakone fare të vogla -nga ngrënia e mëngjesit, tek ecja në rrugë, tek veshja e duhur, e më pas stërvitja e trurit si qendër force.

Të stërvitësh zakonet, të stërvisësh forcën, të bëhesh i domosdoshëm; “mos të kenë çfarë të bëjnë pa ty”; kjo është çështja.

Duket disi e pabesueshme që edhe në më të keqin e sistemeve ti mund ta kontrollosh fatin tënd. Kjo mund të ndodhë vetëm nëse ti vendos tia nisësh sot, pa çuar kot asnjë minutë.

Suksesi nuk është fat -është teknikë; është bashkimi i disa gjërave që mund të stërviten brenda teje dhe më pas fitoren nuk e sheh më në dritare, por në pasqyrë.

Sistemet do të jenë gjithmonë të padrejta; të tjerët mund të duan të mos ia dalësh kurrë, aleati i vetëm është vetja jote – mos u dorëzo, mos e lër veten vetëm!
Vetja duhet stërvitur në mendje dhe në zakonet e përditshme.

Nuk mund të jesh i varur nga të tjerët pa fund, përkundrazi suksesi duhet të jetë varësia jote; pas kësaj do të udhëheqesh ti!

Mos të kenë çfarë të bëjnë pa ty/ Grida Duma më në fund tregon sekretin si ia doli në politikë Read More »

BE 6.3 mln euro për të rritur furnizimin dhe riciklimin, shqiptarët paguajnë për ujë jo të pijshëm

Në fillimi të këtij viti uji u rrit me 44%, por mesa duket shqiptarët paguajnë për ujë jo të pijshëm. Edhe pse një fakt i rëndë ky që nuk u pranua drejtpërsëdrejti nga të pranishmit në një takim me përfaqësues të BE, gjithsesi u tha se ky sektor ka nevojë imediate për reformim.

Tema kryesore e këtij takimi ishte projekti i BE-së për të siguruar ujë të pijshëm dhe për të rritur riciklimin e tij. Ndërkohë, zëvendëskryeministrja Senida Medi tha se do të nisin aksionet konkrete për ujë të pijshëm në të gjithë territorin e vendit.

“Është koha që të japim shembull konkret dhe me aksione konkrete të adresojmë një çështje të tillë kaq jetike. Toka, ajri dhe uji nuk janë një trashëgimi nga etërit tanë, në fakt na është dhënë me kredi që t’ia kalojmë fëmijëve tanë.” – tha Mesi.

Nga ana tjetër, bashkëfinancuese e këtij projekti me vlerën 6.3 mln euro është edhe qeveria gjermane. Për këtë çështja foli ambasadorja gjermane e cila tha se po punohet që Shqipëria të furnizohet me ujë të pijshëm.

“Bashkërisht po punojmë që Shqipëria të furnizohet me ujë të pijshëm. Gjermania, përveç ndihmës financiare në këtë projekt, do ta ndihmojë Shqipërinë edhe me eksperiencën e saj teknike.” – tha ambasadorja gjermane.

BE 6.3 mln euro për të rritur furnizimin dhe riciklimin, shqiptarët paguajnë për ujë jo të pijshëm Read More »

Maxhoranca kthen rrugë, pranon dekretin e Presidentit për teatrin

Maxhoranca ka pranuar dekretin e Presidentit të Republikës në lidhje me ligjin që i hap rrugë prishjes së Teatrit Kombëtar dhe ngritjes së një teatri të ri.

Deputeti socialist Eduard Shalsi tha në mbledhjen e komisionit të veprimtarive prodhuese se ky nuk është rasti i parë i pranimit të dekretit të Presidentit. Në komisioni ishin të pranishëm edhe deputetët e opozitës.

“Kemi arritur në konkluzionin e pranimit të dekretit të presidentit. Nuk është rasti i parë që Kuvendi pranon dekretin e presidentit. Kemi rastin kur është kërkuar të rrëzohet dhe kemi rastin kur me argumente është pranuar.

Kemi ndërmarrë edhe disa diskutime me individë të ndryshëm apo disa sugjerime që kanë ardhur në vëmendjen e komisionit, psh afatet për një thirrje të hapur. Në diskutime me grupe të ndryshme kemi arritur sot në një draft propozim që do ta shqyrtojmë në komision në lidhje me ndryshimet në ligj”, tha Shalsi.

Më herët dekreti i Presidentit nuk kaloi në Kuvend por u shty dhe vetëm pas deklaratës së KE-së maxhoranca ktheu rrugë.

Maxhoranca kthen rrugë, pranon dekretin e Presidentit për teatrin Read More »

Deputeti sulmon gazetarin e njohur: Mos u merr me mua se të këpus ndonjë… ik rruaj ndonjë lek

Deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi ka tërhequr jo pak herë vëmendjen me deklaratat e tij. Por, këtë herë Murrizi ka sulmuar gazetarin Mentor Kikia dhe familjen e tij.

Postimi i Myslim Murrizit

DY FJALE PER MENTOR KIKINE.

Une o Mentor te kam ditur per gazetare, por jo si mendje e madhe qe paske te drejte te japesh vleresime per intelektin e atyre qe nuk te ferkojne bishtin. Nese duke mbrojtur nje ngjarje kriminale si ajo e fshatit Remas, rregullon biografine qe te kthehesh aty ku ke qene (tek tv topi), une te mirekuptoj. Nese ju si grup” shokesh” e keni shpallur veten si komision shteterore qe ndani me ” intelektin” tuaj, se kush eshte intelektual e kush jo, kjo eshte fix ajo qe thone Shkodranet: te hipt vetja ne qejf. Deputeti o Tore eshte perfaqesues i atyre qe votojne.

Dhe duhet te jete burre me karakter, jo hajdut, jo spiune, jo i pabese , qe te tradhtoj zgjedhesit per nje tender, jo mashtrues, jo servil, jo dhjaks e frikacak perballe pushtetit. Meqe ra fjala, Ti Mentor a je spiun??? Te jete kurajoz e te flasi per hallet e tyre ne kuvend me fjale te thjeshta te kuptueshme e per probleme konkrete,e jo broçkulla per te treguar se eshte ” intelektual”

Parlamenti eshte i perfaqesueseve te qytetareve, edhe pse me kete ligj eshte si vend punesimi i servileve te kryetareve te partive. Ngjitur me parlamentin Mentor, eshte akademia e shkencave, qe eshte nje institucion fix per intelektual madhore si soji juaj.

Dhe “ besoj” se i perket vetem shoqnise tuaj qe i ” keni” dhene ketij vendi kaq shume, nga qenia intelektual, sa pa Ty, apo ate shokun tend, qe besoj do te kete qene parjeter ish spiun i sigurimit, ose ish kapterr ushtrie , kete vend do ta kishte mare lumi. Ka kohe qe nga ju hartuesit e modelit intelektual, ka ndryshuar jo pak edhe kuptimi i vertete i kesaj fjale.

Ne metrin tuaj, qe te jesh intelektual, duhet te jesh : i perdorshem, te jesh servil i pushtetit, ti lepihesh padronit te radhes qe te paguan ,te shash ne studio ke te duash se nuk mban pergjegjesi, meqenese ke nje karte ne qaf si gazetare, ti besh biografine dynjase, te maresh neper goje ke te japin porosi, ti besh fresk kujt te thone, te jesh trendi ne te veshur , te perkrahesh lgbq, dhe e fundit fare patjeter qe duhet te kesh ndryshuar nenen e feminjeve, se perndryshe quhesh shume i prapambetur dhe ” anadollak”

E duke i pare te gjitha keto ” kritere” o Mentor, une po ta deklaroj qe nuk jam. ” INTELEKTUAL”, por NJERI i zakonshem qe rroj me punen time e jo rrogen e deputetit. Jam njeri qe nuk shtirem duke mbledhur kanaçe nga njera ane, e te loboj per inceneratoret e plehrave nga ana tjeter. Deputet me kane zgjedhur per here te dyte, ATA qe me pranojne keshtu siç jam.

Ju dhe shoqnise Tende, rrini pa frike se nuk ju kerkoj kurre vote, ngaqe nuk jam i rangut tuaj. Ju keni nder 140 deputete, jo pak te SOJIT tuaj. Keshtu qe me ata meruni, se kuptoheni me shikim te pare. Mire te ka thene ai shoku, qe mos u mer me Myslimin, se mua me ka dasht ZOTI fort qe nuk me ka bere ” intelektual” sipas çertifikates qe leshoni Ju. Te fala bej ” shoqnise” tende TORE, dhe lere kete punen e “ komisionit” per intelektualet, por hap syte rruaj ndonje lek si “ambientalist”.

“Intelektuale” te rangut tuaj nuk ka nga ajo treve nga vij une. Ju me siper shkumbinit Tore, e keni “ zanat” qe nga ushtarak , beheni gazet….ARE, pastaj i kepusni nje te ndare nenes se kalamajve, dhe hop bëheni. “INTELEKTUAL”. Ehhhh sa “larg” jush jame une i shkreti. Prandaj degjoje “ shoqnine” tende Tore, mos u mer me mua te prapambeturin, se une nuk di shume, dhe te kepus ndonje te lenduar pa dashje.

Deputeti sulmon gazetarin e njohur: Mos u merr me mua se të këpus ndonjë… ik rruaj ndonjë lek Read More »

Banori i Jalës fëlliq Edi Ramën: Ja ku e ke Alban Xhillarin, sa ndërtime pa leje ka?!

Banorët e Jalës kanë kundërshtuar me forcë prishjen e hoteleve dhe shtëpive të tyre, të cilat pretendojnë se janë ndërtuar mbi tokën e trashëguar nga të parët.

Një prej tyre, duke folur para deputetes së PD-së, i është drejtuar direkt Ed Ramës, për t’i treguar disa ndërtime të tjera, që nuk preken nga policia.

“Zoti kryeministër, po të jetë për ndërtime pa leje, ja ku është miku juaj Alban Xhillari dhe mund të vini ta verifikoni sot, sa ndërtime pa leje ka. Zoti kryeministër, veproni siç duhet nëse keni vënë qytetarin të parin, vini qytetarin. Nëse keni vënë ndërtuesit tuaj të parë, bravo ju qoftë!”

Policia ka ushtruar dhunë gjatë aksionit të IKMT. Në një prej videove të publikuara nga PD, shfaqen 7 polic që gjenden mbi një të ri, duke tentuar ta prangosin. Gjithashtu në komisariat është shoqëruar, një e mitur 14 vjeçare.

Banori i Jalës fëlliq Edi Ramën: Ja ku e ke Alban Xhillarin, sa ndërtime pa leje ka?! Read More »

Rama nis kurimin e imazhit me këtë foto pas akuzave në lidhje me oligarkët dhe avionëve charter

Kreu i qeverisë, Edi Rama pas akuzave të shumta se është i lidhur me oligarkët dhe pasanikët, ka nisur një fushatë për kurimin e imazhit të tij. Ndryshe nga më parë ku binte në sy veshja klasike dhe e shtrenjtë Rama tani vishet keq. Jo vetëm kaq por, pas vizitave të familjavet e varfër, ka publikuar një foto ku tregohet duke udhëtuar si të gjithë të tjerët me avion.

Rama ka filluar të vizitojë familjet në nevojë duke e paraqitur veten si kryeministri që kujdeset për ta ndërkohë që në të vërtetë, qeveria nuk shërben si lëmoshëdhënëse, por kujdeset që të hapë vende pune dhe krijojë mundësi zhvillimi lokal, rajonal dhe kombëtare në mënyrë që individët ta ndërtojnë vetë të ardhmen.

Së fundmi, kryeministri Rama ka hedhur në media përmes kanaleve të tij të Marrëdhënieve Publike një foto ku duket thuhet se po udhëton me economy class nga Tirana për në Romë me shpresën se do të harrohet se udhëtoi nga Tirana për në Ankara apo nga Tirana për në Torino me charter të posaçëm.

Rama nis kurimin e imazhit me këtë foto pas akuzave në lidhje me oligarkët dhe avionëve charter Read More »