Irina

SHBA sjell në Tiranë ‘tmerrin’ e bandës së korruptuar politike, përballje sy më sy me politikanët e korruptuar e kriminelë

Banda e korruptuar politike po dridhet nga frika, teksa po ‘nuhat’ fundin. Ndërkombëtarët duken të vendosur për të shkatërruar krimin dhe korrupsionin në vendin tonë, ku ka ndyrë duart dhe politika.

Në përfundim të mandatit të tmerrit të politikanëve të korruptuar e kriminelë, ambasadorit Donald Lu, në Tiranë ka zbarkuar një tjetër ‘zonjë e hekurt’ e Amerikës, e cila pritet të përcjellë mesazhe të forta kundër krimit e korrupsionit.

Bëhet fjalë për Krye Zv.Ndihmës Sekretaren e Shtetit, Elisabeth Millard, e cila do të zhvillojë takime me krerët e politikës shqiptare, për t’i përcjellë secilit prej tyre mesazhe të forta dhe konkrete në goditjen e krimit, si dhe për t’i njohur me ‘dosjet e zeza’ të politikanëve të inkriminuar, që duhen goditur një orë e më parë.

“Mirëseerdhe në Shqipëri, Krye Zv. Ndihmës Sekretarja e Shtetit Elisabeth Millard! Gjatë vizitës së saj tre ditore në Tiranë, Krye Zv. Ndihmës Sekretarja për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit Elisabeth Millard do të takohet me udhëheqës të lartë shqiptarë, do të vizitojë projekte amerikano-shqiptare, si dhe do të njihet me historinë dhe kulturën shqiptare”,thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA.

SHBA sjell në Tiranë ‘tmerrin’ e bandës së korruptuar politike, përballje sy më sy me politikanët e korruptuar e kriminelë Read More »

OKB nxjerr faktin trishtues për Shqipërinë: Vendi më i rrezikuar nga…

Harta e Sigurisë Ushqimore dhe Ndryshimeve Klimatike, prodhuar nga Programi Botëror i Ushqimit të OKB-së (WFP) dhe Qendra e Hadley Center Met, ilustron se sa përpjekjet e fuqishme të adaptimit dhe zbutjes do të parandalojnë ndikimet më të këqija të ndryshimeve klimatike mbi urinë në nivel global dhe do të ndihmojnë njerëzit të jenë më pak të prekshëm për pasigurinë në ushqim.

Sipas kësaj harte, Shqipëria rezulton si vendi me premisat më të mëdha të prekjes nga ndryshimet klimatike, në terma të sigurimit të ushqimit. Shifrat tregojnë se në ditët e sotme, pra 2018, vendi ynë bën pjesë në një grup shtetet mesatarisht të rrezikuara në këtë kontekst. Ndërsa me kalimin e viteve, projeksionet për Shqipërinë janë të errëta. Sipas hartës, në 2050 Shqipërisë do t’i shtohet risku për akses në ushqim me 23%, ndërsa për pjesën tjetër të Ballkanit risku është më i ulët. Përkatësisht, 22% për Malin e Zi, 21% për Serbinë dhe Maqedoninë dhe 19% për Bosnjën.

Ndërsa, projeksionet e vitit 2050 sugjerojnë se Shqipëria do të rriskohet me më shumë se 48% nga efektet e ndryshimeve klimatike mbi ushqimin. Shifrat sërish flasim për risk më të ulët në Ballkan, përkatësisht Maqedonia 45 %, Mali i Zi 38 %, Serbia 36 % dhe Bosnja e Hercegovina me 33 %.

Gjatë dy dekadave të fundit, 200 milionë njerëz janë shpëtuar nga uria dhe prevalenca e kequshqyerjes kronik dhe tek fëmijët është zvogëluar nga 40 në 26 për qind.

Megjithë këtë progres, sipas Bankës Botërore, 702 milionë njerëz ende jetojnë në varfëri të skajshme dhe sipas raportit të këtij viti mbi gjendjen e pasigurisë ushqimore në botë (SOFI), 793 milionë njerëz janë të rrezikuar.

Ndryshimi i klimës shton rreziqet e urisë dhe kequshqyerjes përmes disa faktorëve:

  1. Ngjarje ekstreme të motit

Ndryshimi i klimës rrit frekuencën dhe intensitetin e disa katastrofave siç janë thatësirat, përmbytjet dhe stuhitë. Kjo ka një ndikim negativ në jetesën dhe sigurinë e ushqimit. Fatkeqësitë që lidhen me klimën kanë potencialin për të shkatërruar të korrat, infrastrukturën dhe asetet kyçe të komunitetit, prandaj përkeqësojnë mjetet e jetesës dhe varfërinë.

  1. Rreziqet afatgjata dhe graduale të klimës

Niveli i detit do të rritet si rezultat i ndryshimeve klimatike, duke prekur jetesën në zonat bregdetare dhe shtratet e lumenjve. Shkrirja e akullnajave do të ndikojë gjithashtu në sasinë e ujit në dispozicion dhe në ndryshimin e modeleve të përmbytjeve dhe thatësirës.

  1. Disponueshmëria e ushqimitNdryshimet në kushtet klimatike kanë prekur tashmë prodhimin e disa kulturave kryesore, dhe ndryshimet e ardhshme klimatike kërcënojnë ta përkeqësojnë këtë. Temperaturat e larta do të kenë ndikim në rendimentin ndërkohë që ndryshimet në reshjet mund të ndikojnë në cilësinë dhe sasinë e kulturave tw ndryshimin.
  2. Qasja në ushqim
    Ndryshimet klimatike mund të rrisin çmimet e kulturave të mëdha në disa rajone. Për njerëzit më të prekshëm, prodhimi bujqësor më i ulët do të thotë të ardhura më të ulëta. Nën këto kushte, njerëzit më të varfër – të cilët tashmë përdorin shumicën e të ardhurave të tyre në ushqim – sakrifikojnë të ardhura shtesë dhe pasuri të tjera për të përmbushur kërkesat e tyre ushqyese ose përdorin strategji të dobëta përballuese.
  3. Shfrytëzimi i ushqimit
    Rreziqet që lidhen me klimën ndikojnë në marrjen e kalorive, veçanërisht në zonat ku pasiguria ushqyese kronike tashmë është një problem i rëndësishëm. Ndryshimi i kushteve klimatike gjithashtu mund të krijojë një cikël vicioz të sëmundjes dhe urisë. Ushqimi ka të ngjarë të preket nga ndryshimet klimatike përmes ndikimeve të lidhura me sigurinë ushqimore, diversitetin dietik, praktikat e kujdesit dhe shëndetin.

Stabiliteti i ushqimit
Ndryshueshmëria klimatike e prodhuar nga ngjarjet më të shpeshta dhe intensive të motit mund të shqetësojë stabilitetin e strategjive të sigurisë ushqimore të individëve dhe qeverisë, duke krijuar luhatje në disponueshmërinë, qasjen dhe shfrytëzimin e ushqimit, shkruan Monitor.

OKB nxjerr faktin trishtues për Shqipërinë: Vendi më i rrezikuar nga… Read More »

Kjo është dieta speciale që ju ndihmon të jetoni më gjatë

Është bërë e zakonshme të shohim se aktivitetet e ndryshme i zvogëlojnë rreziqet e vdekjes së parakohshme, siç është gjumi i mirë gjatë fundjavës apo konsumimi i tre kafeve në ditë.

Sidoqoftë, tani një studim i ri pohon se një dietë antipezmatuese e cila përfshin çokollatë, verë të kuqe dhe birra mund të jetë çelësi për një jetë të gjatë, transmeton Telegrafi.

Hulumtuesit polakë kanë kryer një studim me 70,000 persona, stilet e jetesës të të cilëve janë ekzaminuar për një periudhë 16-vjeçare.

Studimi, i cili është publikuar në ‘Journal of Internal Medicine’, ka krahasuar shkallën e vdekshmërisë të atyre që kanë ndjekur një dietë antipezmatuese dhe atyre që nuk e kanë bërë të njëjtën gjë.

Ekipi ka konstatuar se ata të grupit të parë, pra ata të cilët hanë rregullisht pemë, perime, çaj, kafe, arra, çokollata dhe sasi të moderuar të verës së kuqe e birrave, kanë 18% rrezik më të ulët të vdekjes nga cilido shkaktar.

Veç kësaj, ata kanë 20% rrezik më të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare dhe 13% rrezik të reduktuar nga vdekja nga kanceri.

Kjo është dieta speciale që ju ndihmon të jetoni më gjatë Read More »

“Po preke deputetët do mbash përgjegjësi me kokën tënde”, paralajmërimi i fortë i Bashës për Ramën

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se nëse i preket një fije floku deputetëve apo përfaqësuesve të opozitës do të mbajë përgjegjësi me kokën e tij.

Në një deklaratë nga selia e PD, Basha denoncoi ngjarjet e ndodhura sot në Jalë gjatë aksionit të IKMT.

“Jam këtu për të denoncuar dhunimin barbar të të rinjve dhe madje e fëmijëve që u ngritën në mbrojtje të shtëpive të tyre nga banditët e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës.
Ka vetëm një qëllim për të grabitur trojet e çmuara të Jalës. Dëshmitarët, banorët kanë dëshmuar se toka do ti kalojë në pronësi MM për tu shndërruar më pas në pasuri të miqve të Edi Ramës. Është e njëjta skemë si ajo me Teatrin Kombëtar.
Kompleksin e Alban Xhillarit që ka zaptuar gjithë bregdetin e Jalës nuk e ka prekur ky aksion.

Deputetët tanë u nisën menjëherë sapo nisi konflikti. Policia dhe IKMT janë sjellë si banditë me banorët. Fatmir Meta, ose Fatmiri i Nasibesë kërcënoi deputetin e PD-së Agron Shehaj.
Fatmiri i Nasibesë është ish-shefi i komisariatit të Tropojës, me makinën e tij udhëtoi më 12 shtator për në Tiranë banda që ekzekutoi Azem Hajdarin. Po atë ditë banda u kthye në Tropojë.
Rama dhe Xhafaj e kanë hedhur policinë në sulm kundër popullit për të mbrojtur grabitjen, oligarkët.
Ramës po i jap një paralajmërim: Një fije floku po iu prek çdo deputeti apo përfaqësuesi të opozitës nga banditi Fatmir Meta, përgjegjësinë do ta mbash ti Edi Rama në kokën tënde”, deklaroi Basha.

“Po preke deputetët do mbash përgjegjësi me kokën tënde”, paralajmërimi i fortë i Bashës për Ramën Read More »

Teatri/ Sherr mes artistëve e deputetëve: Jeni të paguar. Vokshi: S’jam pjesë e opozitës së paguar

Ndërsa ishin mbledhur për të diskutuar për hapat që do të ndiqen me çështjen e Teatrit Kombëtar, një grup artistësh dhe përfaqësuesish të shoqërisë civile, kanë shkëmbyer replika të ashpra me anëtarë të opozitës të gjendur në këtë takim. Pjesëmarrës në mbledhje, studiuesi Aurel Plasari ka akuzuar opozitën se është e paguar për të ndjekur çështjen e Teatrit Kombëtar, ç’ka nuk është pritur aspak mirë nga përfaqësuesja e tyre, Albana Vokshi, raporton CNA.al. Vokshi është shprehur se ajo vetë nuk është opozitë e paguar, duke lënë të nënkuptohet se një pjesë e mirë e kolegëve të saj paguhen për këtë kauzë.

Më poshtë debati Vokshi: …Ne na interesojnë të dyja, juve vetëm teatri. Plasari: Ju patjetër se jeni opozitë e paguar, për këtë paguheni. Albana Vokshi: Unë s’bëj pjesë tek të paguarit. Vokshi: Mos fyeni se unë nuk u kam fyer. Plasari: Çfarë ka fyerje? Vokshi: Unë nuk jam pjesë e opozitës së paguar dhe jam këtu që ditën e parë si deputete dhe si kryetare komisioni. Plasari: Në orar të punës je…

Teatri/ Sherr mes artistëve e deputetëve: Jeni të paguar. Vokshi: S’jam pjesë e opozitës së paguar Read More »

Ambasadori i ri i BE prezanton veten e përshëndet në shqip (Video)

Ambasadori i sapo emëruar i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, është prezantuar përmes një video-mesazhi të bërë publik në faqen zyrtare të Bashkimit Europian. Përshëndetja e tij është shqip, ndërsa prezantimi në anglisht.

Ai thekson se mirëpret bashkëpunimin për të ndihmuar Shqipërinë në rrugën e saj drejt strukturave të Bashkimit Europian.

“Besimi i këtij posti në këtë moment jetik për Shqipërinë, është privilegj dhe nder i madh për mua. Mirëpres bashkëpunim me të gjithë ju, për arritjen e ambicies sonë të përbashkët për ta sjellë Shqipërinë në familjen e Bashkimit Europian”, thuhet mes tjerash në këtë video.

https://www.facebook.com/eu.delegation.albania/videos/1687240504719759/?t=0

Ambasadori i ri i BE prezanton veten e përshëndet në shqip (Video) Read More »

Vlera e 20 mijë lekëshit, zbulohet skandali, bëhesh ish-i përndjekur, merr edhe azil në …

Ndërsa është dëgjuar nën zë për dëshmi të rreme si të përndjekur apo në gjakmarrje, me zë dhe figurë një situatë e tillë vjen në emisonin “Stop”. Një qytetar iu drejtua Shoqatës Kombëtare të ish-të Burgosurve dhe të Persekutuarve Politikë të Shqipërisë, për një dëshmi që do ta përdorë për azil politik jashtë vendit.

Qytetari – Ça bëre si je? Unë desha me marr diçka, një shkresë si i përndjekur. Roja i shoqatës – Vërtetim? Qytetari – Po! Për azil. Roja i shoqatës – S’e ato s’jepen ashtu, vetëm kush ka status. Ta japin ato. Kanë një kuotë për dy-tre vjet, që paguan kuotat e atyre. A kupton? Vetëm nga shoqata mund ta marrësh. Qytetari – S’bëhet fjalë me ndonjë të njohur të na nderojë, të na i bëj si nder? Roja i shoqatës – Ore unë punoj ktu, jam i dënum vetë. Qytetari – Njeh ndonjë shoqatë kshu?

Roja i shoqatës – Janë ato, po tani s’i ke ato. Janë këtu, te “1 Maji” rrinë ato. Qytetari – “1 Maji”. Roja i shoqatës – Ee…, është një Ylli, Ylli. Iku tani me gjithë atë sekretaren. Me një fjalë, si ta duash, e ciklos me të dhënat me një fjalë. Qytetari – Thjesht ta bëjë ai sa më efikase, që unë të përfitoj atë që dua, se dua të marr azil. Roja i shoqatës – Po të kuptoj, kuptoj. Hajde nesër në mëngjes këtu. Qytetari – Ça ore? Roja i shoqatës – Në orën 9:00.

Ditën tjetër: Roja i shoqatës – Çkemi, ça bën? Qytetari – Si të kam. Roja i shoqatës – Fola një çikë me atë, çikë me atë… çunin. Qytetari – Hëë… Roja i shoqatës – Ky thotë e bëjmë, po janë ato kuotat që ç’paguajnë se s’bën… do shkojë ca lekë ajo. Qytetari – Sa lekë? Roja i shoqatës – Te 200 mijë lekshi. Si të quajnë ty? Qytetari – xxxxx. Roja i shoqatës – xxxx. Po mbiemri? Qytetari – xxxxx. Roja i shoqatës – Emri i babës?

Qytetari – xxxxx. Pas negociatave fillimisht me rojen, qytetari pagoi 200 mijë lekë të vjetra dhe arriti të marrë dëshminë nga funksionari i shoqatës, Agron Talo. Ky i fundit tha se paratë do t’i ndajë me persona të tjerë dhe se dokumente të tilla ka lëshuar për në Kanada, Australi, Francë etj. Agron Talo – Si kalove? Mbaje, mbaje! Qytetari – Apo qenkan dy, të njëjtat. Agron Talo – E njëjta, e njëjta është, po e ke dy kopje. Agron Talo – S’e di për Amerikë, këtë kemi dhënë për Kanada, për Australi, për në Francë, këto lloj dokumentesh kemi dhënë. Qytetari – Vetëm këto?

Agron Talo – Vetëm kaq! Qytetari – Këtë porosinë ta lej ty apo…? Agron Talo – Po, po, porosinë po, porosinë! Porosia do shkojë andej-andej, do ndahet porosia. Nuk i numëroj unë, i numërove? Qytetari- Jo, jo! Kaloji, kaloji të lutem! Rrofsh! Të falenderoj shumë! Agron Talo – S’ka gjë fare, po të ashtu..,ndonjë gjë… Qytetari – Do të them për çdo gjë tjetër që mund të më duhet. Qytetari – Të falenderoj! Agron Talo – S’ka gjë! Ma kalofsh mirë! Telefonin e ke, si qysh tek, ndonjë ashtu. Moderatorët e emisionit “Stop”, Saimir Kodra dhe Gentian Zenelaj u shprehën se në çdo institucion nevojiten para për të marrë një vërtetim, certifikatë etj

Vlera e 20 mijë lekëshit, zbulohet skandali, bëhesh ish-i përndjekur, merr edhe azil në … Read More »

Tërmeti shkund Shqipërinë, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet ka rënë mbrëmjen e sotme rreth orës 21:05 në Shqipëri sipas qendrës europiane sizmiologjike. Lëkundjet janë ndjerë pjesërisht në disa zona.

Epiqendra ka qenë në detin Adriatik ose rreth 31 km nga Tirana. Lëkundjet kanë qenë me mganitudë 3 dhe me thellësi 27 km.

Edhe Instituti i Gjeoshkencave Ujit dhe Mjedisit bën të ditur se epiqendra ka qenë në Adriatik, pranë gjirit të Lalzit.

Tërmeti shkund Shqipërinë, ja ku ishte epiqendra Read More »