Irina

Procesi Shullazi në ngërç, prokurorët e Krimeve të Rënda nuk pranojnë shortin

Prokuroria e Përgjithshme nuk po gjen dot një prokuror të lexojë pretencën për Emiljano Shullazin dhe të akuzuarit e tjerë të të njëjtit proces. Pas komandimit të Elisabeta Ymerajt si drejtuese e Prokurorisë së Tiranës dhe pas “sëmundjes” që i ka rënë prokurorit Ened Nakuçi, prokuroria ka dështuar të zgjedhë një prokuror tjetër.

Shorti për caktimin e një prokurori i organizuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dështuar. 19 prokurorët e thirrur nga Donika Prela sot paradite nuk kanë pranuar të zgjidhen me short dhe kanë braktisur mbledhjen.

Në seancën e kaluar përballë të akuzuarve doli prokurori Besim Hajdarmataj, ndërsa prokurori Ened Nakuçi nuk u paraqit pasi dërgoi një raport që tregonte se ishte i sëmurë.

Por në intervistën e fundit që dha në media, ambasadori amerikan Donald Lu tha se Emiljano Shullazi ka kërcënuar gjykatës dhe prokurorë.

“Dhe jam i skandalizuar që këtë javë që keni gjyqin e Shullazit, ku Shullazi vetë ka kërcënuar gjykatës dhe prokurorë, aq sa prokurorët as nuk shkojnë në gjyq. Si ka mundësi që ky vend të ecë përpara kur ndodhin këto gjëra? ” u shpreh Donald Lu.

Procesi Shullazi në ngërç, prokurorët e Krimeve të Rënda nuk pranojnë shortin Read More »

Mund të duken të padëmshme, por këto zakone po na shkurtojnë jetën

Duhanpirja dhe mungesa e veprimtarisë fizike janë shkatërruese për shëndetin. Por ka edhe një sërë mënyrash të tjera sesi po e shkurtojmë jetën tonë çdo ditë. Fakti që jemi mësuar me to nuk do të thotë se nuk kanë pasoja tek shëndeti, madje edhe të rënda.
1. Të fjeturit vonë

Shumë të rinj dhe të rritur nuk flenë mjaftueshëm. Mundohen ta kalojnë lodhjen duke parë një film e duke ngrënë ushqime të konservuara. Por trupi e ka të domosdoshëm atë 8-orëshin e gjumit; mjekët nuk lodhen duke e përsëritur. Nëse fjetja më pak se gjashtë orë ndodh shpesh, rrit gjasat e vdekjes së parakohshme.

2. Të fjeturit më shumë se ç’duhet

Nga ana tjetër, edhe gjumi i tepërt është i dëmshëm. Ata që flenë më shumë se nëntë orë në ditë janë më të rrezikuar nga vdekja e parakohshme. E njëjta gjë vlen edhe për ata që flenë më pak se shtatë orë. Mesatarja e artë është mes 7-9 orë gjumë çdo natë.

3. T’i lash duart më shpesh se ç’duhet

Duket sikur kjo na ruan ndaj mikrobeve, por nëse i lajmë duart më shpesh se ç’duhet ka efekt të kundërt. Në këtë mënyrë shtohen vetëm bakteret rezistente ndaj antibiotikëve dhe këto lloj mikrogjallesash janë shumë të vështira për t’i eliminuar. Ato krijojnë një sërë problemesh të rënda shëndetësore.

4. Të mos punuarit
Puna e rëndë, e vazhdueshme të bën të mendosh se ora do të vijë më shpejt, por duke mos punuar nuk i bën vetes asnjë të mirë. Sipas kërkuesve, kjo ndodh sepse puna i mban organizmin dhe trurin në veprim. Në të kundërt, ato bien në gjendje të fjetur.

5. Të jetuarit në një qytet të zhurmshëm

Ekspozimi i përditshëm ndaj zhurmave të trafikut ul jetëgjatësinë. Zhurma e trafikut shkakton ngritje të presionit të gjakut dhe të hormonit të stresit, çka mund të çojë në probleme të rënda shëndetësore.

6. Të përdorurit të telefonit me orë të zgjatura

Teprimi me përdorimin e telefonit mund të shkaktojë dhimbje qafe, koke, shpine, për shkak të pozicionit jo të mirë të trupit, i cili njihet si një ndër faktorët që ulin jetëgjatësinë. Qëndrimi jo i mirë çrregullon enët e gjakut dhe organet e brendshme, madje edhe nervat. Ata që kanë dhimbje kronike kanë një jetëgjatësi më të shkurtër.

Mund të duken të padëmshme, por këto zakone po na shkurtojnë jetën Read More »

Sekuestrohen 1.2 mln euro në një bankë të nivelit të dytë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas referimit te Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, ka vendosur sekuestro mbi shumën 1,2 milionë euro, të depozituar në një bankë të nivelit të dytë për llogarinë e shtetasit me iniciale A.H.

Nga aktet paraprake, transaksionet bankare në lidhje me këtë shumë janë justifikuar me anë të kontratave të dyshimta që nuk përputhen me të dhënat e shoqërisë, aksionet e të cilës janë shitur në shumën 1.2 milionë euro, shkruan tch.

Deri në këtë fazë të hetimeve ka dyshime të arsyeshme se shuma e sekuestruar do të përdorej në aktivitet kriminal të personave të dyshuar dhe personave të tretë.

Sekuestrohen 1.2 mln euro në një bankë të nivelit të dytë Read More »

Historia e padëgjuar e drejtorit të Top Channel/ Kur Blushi të jepte leje që të ngeleshe me barrë

Ka dhjetëra e dhjetëra histori me drejtorin e Top Channel, apo me politikanin e dështuar Ben Blushi, i cili që kur ka shkuar në krye të këtij televizioni duket se i ka hapur një gropë të madhe pa kthim një nga mediave ikonë në vend.

Por, përtej kësaj ne shohim përditë një stil të Ben Blushit, atë që ka pasur këtu e 20 vite më parë për t’u imponuar e për të kapur atë që do për interesa krejt të ngushta dhe klienteliste. A thua se Ben Blushit i digjet barku për parime.

Njeriu që fliste e buçiste në parlament për varfërinë, për shqiptarët, për mjerimin, për nacionalizëm, me një parti të vogël që katandisi si mos më keq, kërkon tashmë të ketë protagonizëm, duke u kapur pas disa pikave të nxehta sociale.

Për shembull le të marrim si rast Valbonën, a thua se Ben Blushit i “digjet barku” për të. Askush të mos e mendojë këtë. E ka me qitje të largët. Ose kërkon pazare me biznesin që po ndërton HEC-et në Valbonë, ose kërkon ç’të mundet, ç’ti japin që të hajë, ose kërkon të dalë diku tjetër. Të nxjerrë inatin pse gazetarët kanë ikur nga televizioni i tij.

Askush të mos mendojë se Ben Blushit i “digjet barku” për Valbonën, kur atij nuk i është djegur asnjëherë shpirti për shqiptarët edhe pse në media apo në parlament fliste e buçiste.

Për këtë po sjellim një rast, gjatë kohës që Blushi ka qënë prefekt në Korçë.  Në vitin 2001 e solli Fatos Nano si prefekt i qarkut të Korçës, ku dhe u bë deputet.

Blushi në atë kohë erdhi si një djalë me profil të lartë, ish-kryeredakto i “Koha Jonë”, zv.ministër i Jashtëm, i larguar nga detyra pas skandalit dhe nxjerrjes së sekretit të takimit me Medllin Ollbrait, por gjithësesi performonte ndryshe një djalë i ri që vinte nga Tirana, një djalë me origjinë nga Korça, nga i cili diçka pritej.

Po sjellim një ngjarje që ndodhi gjatë kohës kur Blushi ishte prefekt. Një nënë shtatzënë, rreth 35 vjeç, pra në një moshë pak më të madhe, me një luftë për të pasur një fëmijë në jetën e saj, punonte thjeshtë si sanitare në një shkollë dhe në muajin e shtatë të shtatzanisë hiqet nga puna me barkun te goja. Kur afërsisht po hynte në muajin e tetë të shtatzanisë drejtohet tek prefekti dhe i kërkon pse drejtori i arsimit e ka hequr nga puna. I kërkoi që ta ndihmojë sepse ishte shtatzënë dhe pas disa javësh merrte lejen e lindjes, do të shkonte në shtëpi dhe vendi i punës do të ishte i lirë për të paktën një vit. Do të humbte ato pak para që merrte, ato pak të ardhura që i vinin nga leja e lindjes, atë rrogën për të ushqyer fëmijën e saj, për t’u ushqyer vetë. Për të rritur një fëmijë në shtëpi në kushte normale.

Pas shumë përpjekjesh e takon Ben Blushin në korridor, i cili fjalës së nënës shtatzënë “Ju lutem më ndihmoni se po më heqin nga puna, se jam dhe me barkun te goja. Do gelem pa bukë unë dhë fëmija im”, Ben Blushi i përgjigjet “A më pyete mua kur ngele shtatzënë që të të mbaj unë në punë”, e pra ky është Ben Blushi, fytyra e vërtetë e tij. Kjo histori ka gati 16 apo 17 vjet, dhe këtë Ben Blushi e mban mend shumë mirë.

Dhe mos kujtoni se Ben Blushit i “digjet barku” as për Top Channel-in, as për Vjollcën, as për Valbonën, as për gjë tjetër. Ben Blushi luan vetëm për xhepin e vet dhe interesin e tij personal. Për më tepër sot ai është një nga njerëzit që i urren edhe më shumë shqiptarët, pas “shpullës” që i dhanë dhe dështimit me projektin e tij “LIBRA” në zgjedhjet e vitit 2017.

Dhe tani për të dalë në sipërfaqe, për të shpëtuar dhe për të qëndruar në treg, del e luan me karta morale. Por, a mund të ketë moral dikush i cili nuk ka pasur ndjesi as për një nënë shtatzënë. Një njeri i cili e tha publikisht se fajtori që ai nuk u bë më deputet dhe nuk eci në politikë ishin shqiptarët. A thua po i “digjet” më barku Ben Blushit për shqipatët dhe Shqipërinë.

Historia e padëgjuar e drejtorit të Top Channel/ Kur Blushi të jepte leje që të ngeleshe me barrë Read More »

‘Policia na vodhi lekët e sendet më vlerë’, gruaja nga Jala qan me ngashërim: As gjermani nuk kishte aq mllef gjatë luftës

‘As gjermani nuk kishte aq mllef gjatë luftës’, kështu u shpreh për newsbomb.al Esmeralda Bala banore në Jalë.

E shkatërruar mes lotëve që mezi e linin të fliste ajo tregonte tmerrin që kishin përjetuar dje gjatë aksionit të IKMT nga i cili u shembën 9 ndërtesa pa leje.

Banorët e kësaj zone kanë hedhur akuza të forta ndaj efektivëve të policisë.

Esmeralda Bala është një ndër personat që pretendon se i kanë shembur pa te drejtë banesën e vjetër e cila ka qenë e ndërtuar në vitet 1990.

E kontaktuar nga newsbomb.al Esmeralda me zërin që i dridhej nga të qarat tregon se policia i ka vjedhur asaj dhe familjes lekë dhe sende me vlere brenda shtëpisë.

“Na plaçkitën, na kanë shkatërruar jetën, jemi në qiell të hapur. Policët nuk na lanë të marrim as rrobat e trupit. Na kanë vjedhur lekët që kishim të vendosura në dollap dhe gjithë sendet me vlere, ora syze varse.

Kërkojmë ndihmë për vete edhe për fëmijët, pasi nuk kemi ku të fusim kokën. Na katandisën në gjendje të mjerueshme. As gjerman nuk kishte aq mllef gjatë luftës”, shprehet duke qarë Esmeralda Bala.

Në fotot e siguruara nga newsbomb.al duket qartë situata e rëndë në banesën e Esmeraldës e cila është shkatërruar edhe plaçkitur.

‘Policia na vodhi lekët e sendet më vlerë’, gruaja nga Jala qan me ngashërim: As gjermani nuk kishte aq mllef gjatë luftës Read More »

Rama trondit ‘parazitët’ e administratës me këtë paralajmërim. Çfarë do ndodhë çdo të mërkurë?

Kryeministri Edi Rama ka parlajmëruar të gjithë ‘parazitët’ e administarës publike, se do ju publikojë emrat dhe do t’i vërë para përgjegjësive. Gjatë një takimi me koordinatorët e bashkëqeverisjes, kreu i qeverisë theksoi se çdo të mërkurë do bëhen publike emrat dhe përgjegjësve të korrupsionit, të cilët do të përballen me ndëshkimet.

Pas paraqitjes së disa rasteve të qytetarëve që kanë patur probleme me zyrat e ALUIZNI-t, Rama bëri me dije se nga e mërkura e javës tjetër, përveç rasteve të zgjidhura, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjoni, si kryesuese e Task-Forcës do të prezantojë edhe procedimet përkatëse për përgjegjësit e çështjeve të zvarritura.

Bashkëbisedimi i Kryeministrit Edi Rama me qytetarët:

Qytetari: Falenderoj kryeministrin dhe qeverinë nëpërmjet platformës. Ndoqa rrugën administrative, iu drejtova platformës. Gjeta zgjidhje menjëherë. Kam disa probleme të tjera me gjykatat dhe QKB-në për një hidrocentral. Platforma më zgjidhi hall, më herët me qeverinë e mëparshme më janë bërë shumë padrejtësi.

Rama: Detyrimet e zyrave të shtetit, duhet të kthehen në zyra shërbimi, dhe platforma jep zgjidhje. Por platforma s’është gjykatë, nuk mund të zgjidhë gjithçka. Flamuri do të na paraqesë një tjetër rast.

Koordinatori për bashkëqeverisjen: ALUZNI s’jepte certifikatën, Shehi e adresoi ankesën tek Shqipëriaqëduam.al dhe mori zgjidhje.

Qytetari: Në 2016 me VKM doli vendimi, dhe nga ajo kohë s’mora dot dokumentin në ALUIZN. Hera e fundit që shkova ishte në gusht por s’rregullova dot gjë.

Rama: Ajo që ka rëndësi të theksohet është se raste të mbetura pezull për vite, me kosto të mëdha, jo vetëm financiare por edhe morale, pasohet me një hetim administrativ. Përgjegjësit do të marrin ndëshkimin e merituar. Nga sot, çdo të mërkurë, paralelisht me rastet e zgjidhura, me ministren e Drejtësisë do të bëjmë me dije rastet e ndëshkimit dhe përgjegjësit.

Rama trondit ‘parazitët’ e administratës me këtë paralajmërim. Çfarë do ndodhë çdo të mërkurë? Read More »

Tmerr, shikoni si prodhohen salsiçet që hani çdo ditë

Salsiçet janë ushqimi më i njohur i shpejt në Amerikë dhe vetëm atje hahen rreth 7 miliardë salsiçe gjatë verës.
Por, pavarësisht se sa i shijshëm është ky ushqim, salsiçet janë me të vërtetë të dëmshme për shëndetin.

Zakonisht ato bëhen nga mishi pulës, mishi i lopës dhe i derrit, por procesi i prodhimit përfshinë shtimin e shumë mbetjeve të kafshëve si këmbët, lëkura, dhjami, kthetrat etj. Aditivët si shurupi i misrit, kripa dhe shumë tjerë shtohen për ta përmirësuar shijen, gjë e cila ndryshon nga shteti në shtet.

Gjëja më e keqe është se disa nga shijet të cilat shtohen gjatë procesit të prodhimit vijnë nga guaskat e insekteve të vogla që zihen në karbonat sodiumi dhe amoniak, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, asnjëherë nuk mund të jemi të sigurt për aditivët që përdoren për krijimin e salsiçeve pasi që asnjëherë nuk shkruhen në pakot e shitjes.

Në një emision televiziv të krijuar nga Gabriel Hoss dhe të shfaqur në kanalin e shkencës “Science Channel” në SHBA, Discovery Channel Canada në Kanada dhe Discovery Channel në Mbretëri të Bashkuar, tregohet i gjithë procesi i krijimit të salsiçeve, transmeton Gazeta Express.

Videoja e publikuar në YouTube ka më shumë se 80 milionë shikime, me komente të ndryshme të njerëzve të habitur. Një përdorues madje komentoi “Ky është filmi horror më i frikshëm që kam parë ndonjëherë”.

Tmerr, shikoni si prodhohen salsiçet që hani çdo ditë Read More »

Burri me 3 fëmijë dashurohet me shitësen e martuar. Kërkesa live: Tani dua…

Historia e pazakontë e Batin Dukës është bërë sot pjesë e emisionit ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’, ku burri kërkon djalin e tij që erdhi në jetë nga një lidhje jashtëmartesore. Emigranti shqiptar tregon live në studion e emisionit të birin e tij Kristjanin.

Batin tregon se ishte i martuar dhe baba i 3 fëmijëve kur filloi një lidhje jashtëmartesore. Gruaja, e cila i mori mendjen ishte po ashtu e martuar dhe nëna e një vajze. Ky raport vazhdoi për disa vite derisa ajo ngeli shtatzënë dhe pas rrëfimit të saj ku pranonte se ai ishte i ati, të gjitha dyshimet u vërtetuan pas bërjes së ADN-së.

Premtimi i fshehtë mes tyre ishte se Batini dhe i biri nuk do teë ndaheshin kurrë nga njëri-tjetri. Pas një zenke mes tyre ajo me të qara i ka rrëfyer bashkëshortit se ai e kishte gjuajtur e më pas e vërteta ka marrë dhenë dhe sigurisht që për të dyja familjet ishte një tronditje shumë e madhe. Filluan kërcënimet në telefon që burri i zonjës i bënte gruas së Batinit, dhe pas shumë diskutimesh i bëri të qartë atësinë e vërtetë të djalit.

Pas shume përplasjesh dhe padish në gjykate familja tjetër vendosi të arratisej, ikën nga Greqia dhe më pas në Itali. Ata kanë humbur çdo gjurmë dhe kjo e ka bërë të dëshpërohet. Batin Duka kërkon të birin, Kristjanin, nga i cili betohet se nuk do te heq dorë kurrë.

INTERVISTA
Si u njohët?
Ajo punonte si shitëse në një furrë buke. Unë punoja si taksist. Si fillim për 8 muaj kishim shoqëri. Më pas u lidhëm. Lidhëm shoqëri dhe me familjet tona. Më pas gruaja dyshonte për ne. Më pas ajo ngelet shtatzënë. Vajzën e saj e mbanim ne në shtëpi. U lidh akoma më shumë kjo shoqëri, u krijua miqësi. Kam bërë një libër me poezi për djalin tim.

Çfarë menduat kur nisët këtë lidhje? A e dinit që do të lëndonit të dy partnerët tuaj?
Ishim në dijeni, kishim diskutuar shumë herë. Kishim dalë në një konkluzion se familjet nuk do t’i prishnim, dhe do vazhdonim lidhjen dashurore. Ajo grua e kishte kapur burrin e saj teksa e tradhtonte. Ishte e lënduar. Ndoshta dhe më ka përdorur. Në lidhje me nusen nuk ka ndryshuar asgjë. Unë me nusen kam 27 vite. Zonjën tjetër e desha, se dashurova. Ajo u dashurova.

Si ka mundësi që një njeri të ketë dy ndjenja njëkohësisht?
Them se ka mundësi.

I merrje kohë familjes për t’ju përkushtuar asaj?
I merrja kohë punës time. Se isha duke punuar. Atje shfrytëzoja dhe momentin kur kaloja kohën me zonjën. Nusja ime u mundua, por unë se pranoja. Ai e shikonte që një grua të mungojë disa orë nga shtëpia. Ku është? Kur ky njeri e mëson këtë incident, më merr në telefon dhe më thotë; larg familjes time. I them që duhet të kujdesesh për vajzën dhe gruan tënde, dhe djalin.

Cfarë emri do i vije ti kësaj lidhje jashtëmartesore që kishte me zonjën në fjalë?
Përfundimi ishte zhgënjim. U nis si një lidhje e pastër.

Burri me 3 fëmijë dashurohet me shitësen e martuar. Kërkesa live: Tani dua… Read More »