Irina

Ja përse shqiptarëve u është grisur xhepi gjatë tre viteve të fundit…

Shqiptarët janë varfëruar çdo vit gjatë periudhës së fundit 3-vjeçare. Kjo pasi inflacioni nul është zëvendësuar me rritjen e rrogave, thënë më troç: çmimet janë rritur, ndërsa pagat jo.

Sipas INSTAT, në tremujorin e dytë të këtij viti, paga mesatare në Shqipëri arriti në 50 392 lekë nga 48 107 lekë që ishte në tremujorin e dytë të vitit 2015.

Rrjedhimisht në tre vitet e fundit paga mesatare e një punonjësi shqiptar është rritur në total me 4.7 për qind. Por për të njëjtën periudhë, kostoja e jetesës e matur sipas treguesit të inflacionit është shtrenjtuar me 6 për qind.

Kjo do të thotë se në qershor të këtij viti, paga reale e një të punësuari në ekonominë shqiptare ishte 1.3 për qind më e ulët se sa tre vjet më parë. Ose e thënë ndryshe, një punonjës sot ble me rrogën e tij, 1.3 për qind më pak produkte dhe shërbime se sa blinte tre vjet më parë.

Ekonomia në spirale negative

Rënia e pagave reale ka përkeqësuar standardin e jetesës për familjet shqiptare që kanë si burim kryesor të të ardhurave punën. Prej disa vitesh pagat në Shqipëri janë në stanjacion të plotë ose rriten më pak se sa çmimet duke bërë që punonjësit të varfërohen.

Rënia e fuqisë blerëse të familjeve është arsyeja kryesore se pse konsumi në ekonomi mbetet i ndrydhur. Kjo e ka futur ekonominë në një spirale negative, ku rënia e rrogave sjell rënien e konsumit dhe anasjelltas, pasi duke shitur më pak bizneset ulin edhe më shumë rrogat.

Pas vitit 1990 rrogat në Shqipëri janë rritur me ritme dyshifrore. Në vitet e para të tranzicionit, rritja ishte e diktuar nga inflacioni i lartë. Përballë rritjes së shpejtë të çmimeve në ato vite, qeveria por edhe bizneset rritën ndjeshëm pagat si një masë kompensuese.

Në vitet 2000, rritja e çmimeve u stabilizua në nivele të ulëta. Por pavarësisht kësaj, bizneset dhe qeveria kanë vazhduar të rrisin pagat në rend dyshifrorë duke përmirësuar standardin e jetesës për familjet shqiptare.

Kjo tendencë pozitive zgjati deri në vitin 20113, kur ecuria e pagave mori drejtimin e kundërt. Qeveria e majtë e dalë nga zgjedhjet e vitit 2013, ngriu për tre vjet rritjen e pagave në shtet. Kjo masë nxiti të njëjtën sjellje edhe tek biznesi, që vendosi të ngrijë pagat ashtu si qeveria, ndërkohë që kostoja e jetesës ka vazhduar të rritet duke sjellë përkeqësimin e standardit të jetesës për shumicën e familjeve shqiptare./korrieri

Ja përse shqiptarëve u është grisur xhepi gjatë tre viteve të fundit… Read More »

I troket në derë e keqja, Zonja Meri paralajmëron këtë shenjë horoskopi

“Dielli përballë me asteroidin Astea nna tregon se si duhet te kalisim durimin dhe kembenguljen me qellim qe te arrijme qellimet tona.

Analiza dhe menyra Metodike do jene nje force levizese. Astrea nga simbolikat e Mitologjise perfaqeson drejtesine. Do tregojë mashtrimin pseudot utopine dhe atmosferen e mjegullt qe shkaktojne qellimisht disa njerez per te mbuluar qellimet e verteta te tyre”, njofton Meri.

Dashi

Mund te behet shume enderrimtar dhe utopik apo pseudo hero per te perfituar ne çeshtje pune dhe perditshmerie

Demi

Do kete kujdes ne shoqeri apo ne jeten sociale pasi mund te futet ne rruge pa krye apo te ndryshoj gabimisht destinacion

Binjaket

Do perdorin menyra manipuluese per te arritur nje pozicion ne pune apo per te fituar terren ne lidhje me jeten personale

Gaforrja

Mund te shkaktoj deshmi te rreme vetem e vetem te mos mbaj pergjegjesi per veprimet e bera apo per te arritur nje qellim qe lidhet me ligjin

Luani

Nuk duhet te qaj fatin e vet ne nje moment ku ndjenjat i ka te paqarta dhe nuk duhet te bej levizje ekonomike pasi do rrezikoj shume

Virgjeresha

Duhet te kete parasysh, qe perballe vetes mund te kete nje enderr, e cila para se te behet realitet rezulton nje utopi

Peshorja

Ne jeten e perditshme do kuptoj pse nje pune nuk ecen dhe nuk ndjehet ne forme Dikush i shkaterron ne fshehtesi ate qe ka ndertuar

Akrepi

Mund te jete manipulues e joshes ne dashuri por ngelet nje enderrimtar dhe kjo mund te jete pika e dobet pasi nuk ka rendesi cfarre je por çfarre bene

Shigjetari

Te ndertosh nje bote te bukur per vete nuk do te thote se je jashte realitetit Mjafton ne boten tuaj mos lejoni te futen keqdashes

Bricjapi

Perrallat qe do tregoni sot mund tu pelqejne edhe te rriturve dhe mund ti fusin ne nje bote me te bukur Por kujdes se rolet mund te ndryshojne papritur

Ujori

Nuk ka yll ne qiell qe juve nuk ju intereson ne koncept Sado larg ju mendoni se nje dite do ti perkisni nje bote me te madhe

Peshqit

Nese dikush ju tregon te drejten dhe arsyen ne diten e sotme ju nuk do ti jepni te drejte sepse pikerisht keni vepruar sipas ndjenjave dhe instiktit.

I troket në derë e keqja, Zonja Meri paralajmëron këtë shenjë horoskopi Read More »

Trondit raporti/ Rritet ndotja dhe sasia e mbetjeve në Shqipëri në një vit

Kanë shënuar rritje sasia e mbetjeve, por aftësitë për menaxhimin dhe përpunimin e tyre kanë shënuar rënie në raport me vitin 2016. Sipas të dhënave të INSTAT në vitin 2017 rezulton të jenë menaxhuar 1,2 milionë ton mbetje nga 1,3 milionë ton në vitin 2016, duke shënuar një rënie me rreth 3,6 %. Sasia vjetore e mbetjeve të gjeneruara për banorë, në shkallë vendi, në vitin 2017 ishte 386 kg/banor, nga 373 kg/banor që ishte në vitin 2016.

Në vitin 2017 sasia e mbetjeve jo urbane të menaxhuara bashkë me ato urbane ishte 11,0 % ndaj totalit, nga 17,0 % që ka qenë në 2016, duke shënuar një rënie me 6,0 %. Niveli i mbulimit të popullatës me shërbime komunitare për menaxhimin e mbetjeve urbane ishte 68,9 % në vitin 2017, duke shënuar rritje prej 0,2 %, krahasuar me të njëjtin tregues në vitin 2016. Në përbërjen e mbetjeve urbane komponent kryesor janë mbetjet organike. Në vitin 2017 mbetjet organike përbënin rreth 45,9 % të sasisë totale të mbetjeve, kundrejt 49,5 % që ishte ky tregues në vitin 2016.

Në vitin 2017 u depozituan 77,5 % e sasisë totale të mbetjeve në landfille, ndërsa në vitin 2016 u depozituan 77,7 %, duke shënuar një rënie rreth 0,2 % të sasisë totale të mbetjeve të menaxhuara në shkallë vendi. Në vitin 2017 u ricikluan 17,4 % e sasisë totale të mbetjeve, në vitin 2016 u ricikluan 17,2 %. Në vitin 2017 janë trajtuar me djegie në incenerator për qëllime energjetike rreth 1,8 % e sasisë totale të mbetjeve, duke shënuar kështu rritje të këtij treguesi me 1,1 %, krahasuar me të njëjtin tregues në vitin 2016.

Në vitin 2017, janë gjeneruar afërsisht 1,8 milionë ton mbetje urbane, në vitin 2016 kjo shifër ishte 2,2 milionë ton. Struktura e subjekteve që menaxhojnë mbetje mbështetur në fonde publike në vitin 2017 ishte 47,0 % të nga 52,7 % që ishte në vitin 2016. Nga ana tjetër, vërehet rritje e menaxhimit të mbetjeve me 2,8 % të subjekteve persona juridikë privatë krahasuar me 2016. Gjithashtu, në menaxhimin e mbetjeve subjektet persona fizikë privatë kanë shënuar një rritje me 2,9 % kundrejt vitit 2016.

Trondit raporti/ Rritet ndotja dhe sasia e mbetjeve në Shqipëri në një vit Read More »

Ligji për Teatrin në Kuvend, Basha deputetëve socialistë: Kush ngre kartonin nesër do trajtohet si …

Ndërsa dita e enjte pritet të jetë me debate të nxehta në Kuvendin e Shqipërisë ku do të jetë në diskutim do të jetë cështja e shembjes së Teatrit Kombëtar. Por një paralajmërim i fortë ka ardhur nga kreu i opozitës. “Kushdo që ngre kartonin për të shembur teatrin do trajtohet politikisht nga opozita si termosit shtetëror”, paralajmëroi sot kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

Ligji për Teatrin Kombëtar/ Basha takon artistët/ Aktivistë dhe artistë nga “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit” kanë zhvilluar një takim me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha. Takimi është zhvilluar pasditen e sotme, në ambientet e selisë së PD. Në qendër të diskutimit ka qenë ligji për teatrin, që shqyrtohet nesër në Parlament. Pas takimit, Basha pritet të dalë një konferecë për mediat..

Mazhoranca, një ditë më parë pranoi në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese dekretin e Presidentit Meta, i cili ktheu për rishqyrtim ligjin për teatrin dhe ndryshoi projektligjin duke hapur garën për projektin e Teatrit, siç rekomandoi KE. Nga ana tjetër opozita e konsideron ligjin antikushtetues dhe kërkon rrëzimin e tij.

Ligji për Teatrin në Kuvend, Basha deputetëve socialistë: Kush ngre kartonin nesër do trajtohet si … Read More »

Blenë antibiotikë duke shkelur ligjin, ndalohet ish-drejtori dhe juristi i spitalit të …

Autoritetet e policisë në kuadër të një procedimi penal të vitit 2018, Prokuroria e Përgjithshme ka ndaluar ish-drejtorin e Spitalit të Beratit, Idlir Frashëri së bashku me juristin e po të njëjtit spital, Alfred Lulajn. Ata dyshohen për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës në bashkëpunim” dhe “Falsifikimi i dokumenteve i kryer në bashkëpunim”.

Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë Frashëri dhe Lulaj “kanë bërë blerje të mallrave mjekësore (antibiotikë) në kundërshtim me ligjin. Më pas për të justifikuar veprimtarinë e paligjshme të tyre kanë futur në dosjet e blerjeve një kërkesë gjoja sikur mjekët e spitalit kërkonin ilaçe”.

Organi i akuzës thotë më tej se hetimet vazhdojnë, pasi do të verifikohen të gjitha procedurat në lidhje me mënyrën se si kanë dale medikamentet mjekësore nga Farmacia e Spitalit të Beratit.

Blenë antibiotikë duke shkelur ligjin, ndalohet ish-drejtori dhe juristi i spitalit të … Read More »

Skema e mashtrimit, Prokuroria kërkon rikthimin në burg të menaxherit të ‘Gulf’

Prokuroria e Tiranës ankimon vendimin për Alban Alikon, të njohur si menaxher i kompanisë “Gulf”. Më 13 shtator Gjykata e Tiranës liroi menaxherin e kompanisë Gulf, Albano Aliko, i cili po hetohet për mashtrim me pasoja të rënda. Ndaj tij u dha masa e sigurise “arrest shtepie”

Aliko u arrestua nga policia me 10 shtator por më pas u lirua nga gjykata e Tiranës.

Sipas hetimeve, dëmi i shkaktuar qytetarëve dhe shtetit nga mashtrimi me tollonat e naftës kap vlerën e 5 milion eurove.

Skema e mashtrimit, Prokuroria kërkon rikthimin në burg të menaxherit të ‘Gulf’ Read More »

Udhëtimi i dytë i “Lasgushit”, 100 pasagjerët e përzgjedhur nga Rama

Pas fluturimit të parë ditën e shtunë me studentët e ekselencës, udhëtimi i radhës i “Air Albania”, ka ndodhur ditën e sotme dhe të përgjedhurit këtë herë janë 100 pensionistë.Në një video të shkurtër të publikuar në Instagramin e kryeministrit Edi Rama, dëgjohet teksa një stjuard iu uron udhëtim të mbarë, ndërsa mes tyre shihet edhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Udhëtimi i dytë i “Lasgushit”, 100 pasagjerët e përzgjedhur nga Rama Read More »