Irina

Deputeti i PD sherr me kreun e IKMT: Hajdut, pse nuk e nxjerr vendimin… më tregon mua…

Deputeti i PD-së, Agron Shehaj u shkoi në mbrojtje banorëve të zonës së Jalës, të cilëve IKMT u shembi bizneset dhe shtëpisë. Por, gjatë një debati mes Shehajt dhe kreut të IKMT-së në Vlorë, Fatmir Meta pati akuza të forta mes tyre.

“Ju keni marrë shpirtin njerëzve. E bëni për paratë. Vini si hajdutë këtu. Jeni hajdutë dhe shembni shtëpi”, dëgjohet t’i drejtohet Shehaj inspektorit të IKMT.  “Hajdut je ti, hajdut brez pas brezi. Nuk më tregon ti hajdutin. Vini për politikë këtu ju. Politikën bëjeni andej se ju e keni katandisur këtë vend kështu”, i kthehet kryeinspektori IKMT Vlorë, deputetit Shehaj.

Deputetët e PD, Agron Shehaj dhe Nada Meçorapaj mbërrin në Jalë në mbështetje të qytetarëve dhe kundër shembjes së bizneseve të tyre. Sipas IKMT, banorët i kanë ndërtuar objektet pa leje dhe se janë njoftuar që në muajin korrik për aksionin e shembeje.

Deputeti i PD sherr me kreun e IKMT: Hajdut, pse nuk e nxjerr vendimin… më tregon mua… Read More »

“Mbaje mend këtë fytyrë. Nga Vlora jam unë”, kërcënohet deputeti

Partia Demokratike deklaron se Kryeinspektori i IKMT-së ka kërcënuar deputetin demokrat Agron Shehaj sot gjatë aksionit në Jalë.

Në një njoftim për mediat, PD thotë se deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj së bashku me deputeten Nada Meçorapaj ishin në Jalë në mbështetje të banorëve të cilët kundërshtojnë shembjen e objekteve nga ana e Inspektoratit Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.

“Gjatë ditës së sotme nuk kanë munguar as përplasjet ndërsa një moment, kryeinspektori IKMT-së në Vlorë, Fatmir Meta, ka kërcënuar deputetin demokrat Agron Shehaj. ‘Mbaje mend këtë fytyrë mirë. Nga Vlora jam unë’, i drejtohet kryeinspektori deputetit”, bën të ditur PD.

Më tej PD deklaron se krahas kërcënimit, kryeinspketori IKMT-së ka shkelur gjithashtu detyrën pasi nuk mund të pengojë deputetin apo t’i kërkojë atij llogari, pasi pengon punën e tij kushtetuese.

“Mbaje mend këtë fytyrë. Nga Vlora jam unë”, kërcënohet deputeti Read More »

Flamingot pushtojne Lagunen e Nartes(Foto)

Me qindra Flamingo kanë pushtuar lagunën së fundmi, diçka që nuk ishte parë të ndodhte prej kohësh.

Laguna e Nartës është laguna e dytë më e madhe nga rëndësia për shpendët e ujit (20000 shpendë dimëror të rreth 40 llojeve), duke e bërë atë një habitat shumë të pasur, gjithashtu vend ushqimi për Pelikanin dhe ku takohen rregullisht Flamingot.

Flamingot nuk gjenden kudo, ato kanë aftësi që ti mbijetojnë vendeve me kripësi të lartë, janë zogj që mund të përshkruajnë 700 kilometra brenda 24 orëve dhe po ashtu ngjyra e tyre karakteristike e bën këtë shpend kaq të bukur.

Burimi : Faqja Zvërnec

Fotografia e Welcome To Vlora - Albania

Fotografia e Welcome To Vlora - Albania

Fotografia e Welcome To Vlora - Albania

 

Flamingot pushtojne Lagunen e Nartes(Foto) Read More »

“Bomba” e Bashës: Ju tregoj pse u lirua Ermal Hoxha, ja çfarë bëri për Olsi Ramën

Lulzim Basha ka dalë ditën e sotme në një deklaratë për mediat dhe bashkëbisedim me gazetarët nga selia blu. Ai ka folur për vettingun në politike, i cili, siç tha, po kundërshtohet nga Rama, pasi krimi ka kapur politikën dhe ekonominë.

Lideri opozitar nuk nguroi të flasë as për lirimin e Ermal Hoxhës, i dënuar për trafik ndërkombëtar kokainë.

Basha tha se nipi i diktatorit Enver Hoxha, u liria për sjellje të mirë sepse nuk nxori emrin e Olsi Ramës, vëllai i kryeministrit Rama.

Kreu i PD-së u shpreh:

Doli për sjellje të mirë sepse nuk nxori emrin e Olsi Ramës. Fatmir Xhafaj dhe Saimir Tahiri kanë provat e përfshirjes së Olsi Ramës në dosjen e Xibrakës”.
Sipas Bashës, Olsi Rama është koka e laboratorit të kokainës në Xibrakë.

“Bomba” e Bashës: Ju tregoj pse u lirua Ermal Hoxha, ja çfarë bëri për Olsi Ramën Read More »

Jalë/ 10 të arrestuar, mes tyre edhe një e …

Deputeti i PD, Agron Shehaj thotë se policia ka shoqëruar 10 persona, pasi kanë kundërshtuar prishjen e objekteve të cilat thonë se i kanë me dokumente.

“Vazhdon terrori i policisë kundër popullit të pambrojtur.
Mbi 10 të arrestuar (përfshirë një 14 vjeçare?) në Jalë midis qytetarëve që protestojnë kundër prishjes së banesave në mënyrë arbitrare nga Qeveria.”- shkruan deputeti.

https://www.facebook.com/agronshehaj.al/videos/349243728951192/?t=0

 

Jalë/ 10 të arrestuar, mes tyre edhe një e … Read More »

PD rikthehet në Kuvend pas tre javësh bojkot, zbulohet arsyeja

PD do të rikthehet sot në Kuvend, pas tre javësh nga bojkotimi i saj.

Në mbledhjn e grupit të PD është vendosur që deputetët e kësaj force politike të marrin pjesë në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, ku do të diskutohet dekreti i Presidentit për ligjin e Teatrit  të ri.

Mbledhja e Komisionit është parashikuar të zhvillohet sot orën 15:00.

PD rikthehet në Kuvend pas tre javësh bojkot, zbulohet arsyeja Read More »

Zbulohet data kur nis Vettingu në politikë, ‘tërbohen’ Berisha-Meta-Kryemadhi, ju mbeten edhe 3 ditë liri!

Kreu demokrat, Lulzim Basha, ka zbuluar datën dhe ditën kur do të nisë Vettingu në politikë, duke ju futur tmerrin shumë politikanëve që i tremben në palcë këtij ligji, si Sali Berisha, Ilir Meta, apo Monika Kryemadhi.

Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, Basha tha se Vettingu në politikë do të nisë ditën e premte. Basha u shpreh se opozita ka kërkuar mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit për që projekt-ligji i vettingut në politikë të nisë rrugën e tij.

“Të premten Gramoz Ruçi duhet të mbledhë këshillin e legjislacionit dhe komisionin e ligjeve për të nisur pa vonesë procedurën kushtetuese të amendimeve kushtetuese.

Opozita ka vendosur të njëjtat definicone, i njëjti ligji si për gjyqtarët e prokurorët janë votuar nga Rama, Tahiri, Xhafaj dhe nuk ka pse të ketë alibira. Opozita nuk do të jetë fasadë e një qeverie që do të bashkëqeverisë me krimin, ndaj është emergjencë të nisë menjëherë procedura.

Nuk do të lejoj që për sa kam në dorë, të kapet të merret peng nga diskutime teksnike, që natyrisht do të bëhen pasi të merret vendimi politik. Procedurën sesi evidentohen faktet e kemi në Kushtetutë, modeli është ligji i Vetingut.

Jo para se Edi Rama dhe të tijtë të jenë shprehur jo më me fjalë me batutat apo me përralla, pro me vonë nëse janë pro. Ditën e premte do të mblidhet Këshilli i Legjislacionit dhe Komisioni i ligjeve dhe brenda tre javëve do të procedojmë me votë. Të sigurohemi që rrjeta e Vetingut në politikë të mos lërë as peshq as balena të shpëtojnë”, delkaroi Basha./korrieri

Zbulohet data kur nis Vettingu në politikë, ‘tërbohen’ Berisha-Meta-Kryemadhi, ju mbeten edhe 3 ditë liri! Read More »

Jalë/ Deputetët e PD nisen në mbështetje të banorëve

Deputetet e Partitë Demokratike të Vlorës nisen drejt Jalit në mbështetje të banorëve të cilët janë përplasur me policinë dhe forcat e IKMT për të mbrojtur pronat e tyre.

Deputetet Nada Mecorapaj dhe Agron Shehaj do të jenë në Jalë kundër prishjes së banesave të banorëve për interesa të klienteve të Ramës.Në një njfotim të publikuar nga opozitë, thuhet se PD dënon qëndrimin e Edi Rames kundër interesit të banorëve të Jalit në favor të interesave të tij private.

Jalë/ Deputetët e PD nisen në mbështetje të banorëve Read More »